Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Risalet Ibn Asakir (shpjegimi)

    Autori: Fahrudin ibn Asakir

    Ka thene:
    " (Allahu) ka krijuar te gjithe boten "el-Ulwij" dhe "es-Suflij", Arshin, Kursijun, qiejt dhe token, cka ne to dhe cka mes tyre"
    Shpjegimi: Bota "el-Ulwij" - e siperme jane qiejt dhe cka mbi to, "es-Suflij" jane tokat dhe cka nen to. Kuptimi eshte se cdo gje ne kete bote nese eshte ne qiej apo ne toke, ose mbi qiej apo mes qiejve dhe tokes, te gjitha jane te krijuara nga Allahu xh.sh. dhe Ai i ka nxjerre prej "Hicit" ne "Ekzistence", ne ekzistence hyjne te gjitha veprat e roberve gjithashtu edhe qellimet e tyre, perderisa ato jane nje pjese e kesaj bote. ka thene Allahu : (}وخَلَقَ كُلَّ شىء) "dhe ka krijuar cdo gje", qellimi: cdo gje qe ka ne qiej, sic jane engjejt, dhe cdo gje qe ka mbi to sic eshte Xhenneti, si dhe mes qiejve dhe tokes sic eshte hena dhe dielli, si dhe ne toke sic jane njerezit, si dhe "nen toke" sic eshte xhehenemi qe ndodhet nen shtate tokat. (ka thene el-Hakim: transmetimet per kete jane Sahih)

    ka thene:
    "te gjitha krijesat jane te mizoteruara ndaj percaktimit te Tij (Allahut), nuk leviz as edhe nje grimce pa "lejen" e tij, nuk ka me Te asnje bashkautor ne Krijimin e Tij, dhe as bashkpronesi ne Mbreterine e Tij."
    shpjegimi: Arshi si trupi me i madh i krijuar eshte i mbizoteruar nga Allahu xh.sh., Allahu eshte Ai i cili e krijoi ate, dhe e vendosi ate ne ate vend te larte shume, dhe Ai eshte qe e mban te jete i tille dhe nuk mundet te perplaset me qiejt dhe token per ti shkaterruar. Duke e pare nga ky kendveshtrim te perderisa Arshi si krijesa me e madhe eshte i mbizoteruar nga Allahu, krijesat e tjera jane te parallogjikuara qe te mbisundohen nga Ai. Thote Allahu: (}وهو ربًُّ العرش العظيم) "Ai eshte Zoti i Arshit te madh", Allahu eshte pergatitesi i cdo gjeje, pra ai i cili i trajtopn krijesat sipas deshires dhe dijes se Tij te amshuar. Nuk ndodh ne bote ndonje aktivitet ose pasivitet vetem se nepermjet autoresise se Tij. Ai eshte i cili i trajton gjithashtu edhe zemrat sic te doje sic thote ne Kur'an: (ونُقَلِّبُ أفئدتهم وأبصارهم) "Dhe i kthejme zemrat dhe shikimet e tyre", sic thote edhe profeti: "Allahu drejtuesi i zemrave tona, na i drejto ato drejt adhurimit Tend", trns. Muslim dhe Bejhekiju, nuk ka pergatites dhe autor ne krijimin e gjithshkaje pervec Allahut xh.sh.
    Ceshtja nuk eshte ashtu sic thone Mu'tezilet se robi eshte ai i cili krijon veprimet e veta dhe s'eshte Allahu krijuesi i tyre, i proshterofte Allahu, Allahu thote: (}الله خالقُ كُلِّ شىء), "Allahu eshte Krijuesi i cdo gjeje", dhe "gjeja" hyn nen trupa dimensione dhe vepra, te njerezve, dhe njeriu merr nga e gjitha kjo vetem perfitimi i cili gjithashtu eshte i krijuar nga Ai.
    Kuptimi i "perfitimit" lidhet me deshiren dhe fuqine e njeriut (njerezore) te cilat gjithashtu jane te krijuara nga Allahu. Allahu e krijon kete veper pra e incidenton prej hicit ne ekzistence nuk mundesohet vetem se nepermjet gjindjes qe Allahu i jep.

    Vazhdon...........................
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Ka thene Ibn Asakir:
    " (Allahu) eshte i Gjalle, Vetekzistent, nuk e kap as kotja e as gjumi"
    Shpjegimi: el-Hajj (Jetusi ose i Gjalli) nese shprehet per Allahun do te thote se ai ka jeten e Tij te Amshuar, e cila nuk eshte me shpirt, as me mish dhe as me gjak. Ndersa el-Kajjum Vetekzistuesi do te thote se Allahu u jep ekzistence cdo krijese dhe s'ka kuptimin se ai eshte ekzistent tek robet e tij te shkrihet tek ata.
    Disa e kane komentuar el-Kajjum si i Perhershem i cili nuk zhduket.
    Gjumi eshte atehere kur shkon (humbet) mendja e nje personi dhe s'degjohen fjale prej tij. Allahu xh.sh. eshte larg kesaj te mete sic thote ne Kur'an:
    "}الله لا إله إلا هو الحيُّ القيوم لا تأخذه سنةٌ ولا نوم" Allahu eshte ai i cili s'ka Zot tjeter pervec Tij, eshte i Gjalle, Vetekzistent, nuk e kap kotja e as gjumi"
    vazhdon....................................
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Tema tė Ngjashme

  1. Shpjegimi i emrave të qyteteve shqiptare
    Nga rili nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 08-03-2023, 18:43
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Shpjegimi i IP-sė tek TCP/IP
    Nga erisa_djana nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-01-2009, 13:44
  4. Shpjegimi i Stineve, Ditet e Javes, Vitit etj.
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-06-2006, 11:51
  5. Shpjegimi i endrres sime
    Nga FierAkja143 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-11-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •