Autori: Fahrudin ibn Asakir
Ka thene:
" (Allahu) ka krijuar te gjithe boten "el-Ulwij" dhe "es-Suflij", Arshin, Kursijun, qiejt dhe token, cka ne to dhe cka mes tyre"
Shpjegimi: Bota "el-Ulwij" - e siperme jane qiejt dhe cka mbi to, "es-Suflij" jane tokat dhe cka nen to. Kuptimi eshte se cdo gje ne kete bote nese eshte ne qiej apo ne toke, ose mbi qiej apo mes qiejve dhe tokes, te gjitha jane te krijuara nga Allahu xh.sh. dhe Ai i ka nxjerre prej "Hicit" ne "Ekzistence", ne ekzistence hyjne te gjitha veprat e roberve gjithashtu edhe qellimet e tyre, perderisa ato jane nje pjese e kesaj bote. ka thene Allahu : (}وخَلَقَ كُلَّ شىء) "dhe ka krijuar cdo gje", qellimi: cdo gje qe ka ne qiej, sic jane engjejt, dhe cdo gje qe ka mbi to sic eshte Xhenneti, si dhe mes qiejve dhe tokes sic eshte hena dhe dielli, si dhe ne toke sic jane njerezit, si dhe "nen toke" sic eshte xhehenemi qe ndodhet nen shtate tokat. (ka thene el-Hakim: transmetimet per kete jane Sahih)
ka thene:
"te gjitha krijesat jane te mizoteruara ndaj percaktimit te Tij (Allahut), nuk leviz as edhe nje grimce pa "lejen" e tij, nuk ka me Te asnje bashkautor ne Krijimin e Tij, dhe as bashkpronesi ne Mbreterine e Tij."
shpjegimi: Arshi si trupi me i madh i krijuar eshte i mbizoteruar nga Allahu xh.sh., Allahu eshte Ai i cili e krijoi ate, dhe e vendosi ate ne ate vend te larte shume, dhe Ai eshte qe e mban te jete i tille dhe nuk mundet te perplaset me qiejt dhe token per ti shkaterruar. Duke e pare nga ky kendveshtrim te perderisa Arshi si krijesa me e madhe eshte i mbizoteruar nga Allahu, krijesat e tjera jane te parallogjikuara qe te mbisundohen nga Ai. Thote Allahu: (}وهو ربًُّ العرش العظيم) "Ai eshte Zoti i Arshit te madh", Allahu eshte pergatitesi i cdo gjeje, pra ai i cili i trajtopn krijesat sipas deshires dhe dijes se Tij te amshuar. Nuk ndodh ne bote ndonje aktivitet ose pasivitet vetem se nepermjet autoresise se Tij. Ai eshte i cili i trajton gjithashtu edhe zemrat sic te doje sic thote ne Kur'an: (ونُقَلِّبُ أفئدتهم وأبصارهم) "Dhe i kthejme zemrat dhe shikimet e tyre", sic thote edhe profeti: "Allahu drejtuesi i zemrave tona, na i drejto ato drejt adhurimit Tend", trns. Muslim dhe Bejhekiju, nuk ka pergatites dhe autor ne krijimin e gjithshkaje pervec Allahut xh.sh.
Ceshtja nuk eshte ashtu sic thone Mu'tezilet se robi eshte ai i cili krijon veprimet e veta dhe s'eshte Allahu krijuesi i tyre, i proshterofte Allahu, Allahu thote: (}الله خالقُ كُلِّ شىء), "Allahu eshte Krijuesi i cdo gjeje", dhe "gjeja" hyn nen trupa dimensione dhe vepra, te njerezve, dhe njeriu merr nga e gjitha kjo vetem perfitimi i cili gjithashtu eshte i krijuar nga Ai.
Kuptimi i "perfitimit" lidhet me deshiren dhe fuqine e njeriut (njerezore) te cilat gjithashtu jane te krijuara nga Allahu. Allahu e krijon kete veper pra e incidenton prej hicit ne ekzistence nuk mundesohet vetem se nepermjet gjindjes qe Allahu i jep.
Vazhdon...........................
Krijoni Kontakt