Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Anemia

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Anemia

    Rrepat e kuqe dhe domatja, efikase pėr sėmundjen

    Bimėt jeshile qė kurojnė aneminė

    Mungesa e hekurit ėshtė shkaku mė i shpeshtė i anemisė, madje e shfaqjes sė saj ėshtė mė e shpeshtė tek femrat, dhe kjo pėr shkak tė menstruacioneve (qė natyrisht shoqėrohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Nė moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shumė mundėsi tė jetė pasojė e kancerit nė gjak, ndėrkohė qė tek fėmijėt mundet qė mungesa e hekurit tė jetė pasojė e sasisė tė pamjaftueshme nė dietė.

    Shenjat
    Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhė e lėmuar, thonj tė deformuar dhe tė thyeshėm (koilonychia). Nė ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite tė vogla dhe me pak hemoglobinė. Niveli i hekurit nė serum ėshtė i ulėt. Niveli i transferinės (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) ėshtė i rritur. Biopsia e palcės tė kockave ėshtė analiza mė e besueshme pėr sasinė e hekurit nė organizėm. Mjekėt kėshillojnė qė nė kėtė rast, kjo mungesė tė trajtohet me sulfat hekuri, 325 mg, 3 herė nė ditė. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinės normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund tė jetė sideroblastike dhe nė kėtė rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janė qeliza eritrocitike qė kanė njė unazė "prej hekuri" nė citoplazmė. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore tė shfaqjes sė sėmundjes janė alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si ēdo anemi tjetėr, shenjat mė tė dukshme janė lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore ėshtė niveli i hekurit nė serum ėshtė i rritur. Niveli i transferinės (TIBC) mund tė jetė normal ose i rritur. Niveli i ferritinės ėshtė i rritur. Nė biopsinė e palcės tė kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekėve specialistė, kjo sėmundje mund tė trajtohet me piridoksinė (vitaminė B6).

    Kėshillat
    Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t'i marrin dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje, nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha perimet dhe tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe hurma ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė. Gjithashtu karota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt qė vuajnė nga anemia. Karota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marret gjithashtu ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė. Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė. Fiku ėshtė njė frutė, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi.

    Shenjat e sėmundjes

    1- Lodhje
    2- Takikardi
    3- Zbehje
    Ushqimet
    1- Anemikėt duhet tė konsumojnė fruta me vitaminė C
    2- Anemikėt duhet tė konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile
    3- Fiku, shalqini dhe luleshtrydhja, efikase pėr tė trajtuar aneminė
    4- Anemia shkaktohet si pasojė e njė ushqimi tė keq
    5- Anemikėt duhet tė pinė 150 gram lėng karotash nė ditė
    6- Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t'i marrin tri orė pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėson tretjen.
    7- Pacientėt duhet tė pinė ēdo ditė 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke
    8- Kėshillohet tė konsumohet sa mė shpesh domatja
    9- Tė sėmurėt duhet tė marrin gjithashtu ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė.

    Anemia

    Kurat me bimė mjekėsore, ndikim tė madh

    Anemia vjen shpesh pas njė gjakderdhjeje tė madhe dhe tė fuqishme, mirėpo ērregullime mund tė vijnė edhe si pasojė e ushqimit tė dobėt dhe tė keq. Tė sėmurėt anemikė duhet tė konsumojnė ushqime tė shumėllojshme .

    Anemia, transfuzione tė rregullta gjaku
    Anemia mund tė shkaktohet edhe nga helmimi me plumb, i cili frenon enzimėn ALA dehidratazė (dehidrataza e acidit aminolevulinik); kjo ėshtė njė nga enzimat e sintezės tė helmit). Sipas shkencėtareve, simptomat si ēdo anemi tjetėr janė tė njėjta: lodhje, takikardi, zbehje, etj.

    Anemia shfaqet 7 muajt e parė tė jetės
    Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 tė jetės (nė 6 muajt e parė bebja ka akoma hemoglobinė fetale alfa2gama2). Sipas mjekėsisė moderne, njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve tė vogla nė ditė nga masa e pėrftuar me shalqin, karafil, mastikė dhe sheqer.

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Anemi nga hekuri te fėmijėt, si ta trajtosh

    • Pakėsimi i hekurit nė lindje, sėmundjet parazitore, mungesa e hekurit nė ushqime, janė disa nga shkaqet qė ēojnė nė shfaqjen e anemisė nga hekurit te fėmijėt.

    AIDA MALAJ

    Nė njė intervistė pėr "Panorama", mjeku hematolog, Sotiraq Lako, shpjegon se si shfaqet dhe si mund tė trajtohet kjo formė anemie te fėmijėt:
    Ēfarė ėshtė anemia nga mungesa e hekurit?
    Kjo ėshtė njė anemi qė karakterizohet nga ulja e tė gjithė treguesve tė serisė sė kuqe (MCV, MCH, MCHC, por rritje tė RDW) dhe nė strishon e gjakut periferik paraqiten eritrocite hipokrome, mikrocitare. Shkaku ėshtė defekt nė sintezėn e Hemit (mungon Fe), ndryshe nga Talasemia ku defekti ėshtė nė vargjet e globinės.
    Cilat janė shkaqet qė ēojnė nė deficitin e hekurit tek fėmijėt?
    Shkaqet e deficitit tė hekurit tek fėmijėt janė nga mė tė ndryshme. Shkak i parė mendohet tė jetė pakėsimi i hekurit tė pėrgjithshėm tė trupit nė lindje. Nė lindje sasia e hekurit nė organizmin e fėmijės ėshtė rreth 78 ml/kg (65-90 ml/kg), prej tė cilės 60 ml/kg ėshtė nė pėrbėrje tė hemoglobinės. Njė lidhje lineare ekziston midis peshės sė trupit dhe sasisė totale tė hekurit. Fėmijėt e lindur nė kufijtė e sipėrm tė peshės kanė 80% mė shumė hekur se fėmijėt e lindur nė kufijtė e poshtėm tė saj. Tek fėmijėt prematurė (e lindur para kohe) sasia totale e hekurit ėshtė akoma mė e vogėl. Deficiti i hekurit ėshtė mė i madh tek binjakėt, sepse ata kanė tendencė tė kenė peshė mė tė vogėl dhe nga ana tjetėr ka kalim tė gjakut nga njė placentė nė tjetrėn. Shkak tjetėr ėshtė varėsia e fėmijės ndaj qumėshtit tė lopės pa suplement hekuri. Jo vetėm se qumėshti i lopės ėshtė i varfėr me hekur, por ai mund tė shkaktojė humbje gastrointestinale tė gjakut. Shkak tjetėr janė humbjet e gjakut gjatė fėmijėrisė. Humbjet okulte tė gjakut (tė padukshme, pa njė lesion anatomik tė dukshėm) janė vėrejtur tek njė sėrė fėmijėsh qė zhvillojnė anemi ferriprive. Procesi ėshtė i lidhur me njė prekje difuze tė zorrėve, me enteropati me humbje proteinash dhe me pakėsim tė thithjes tė disa substancave ushqimore. Akoma nuk dihet nėse ky sindrom intestinal ėshtė shkak apo pasojė e deficitit tė hekurit. Shkak pėr shfaqjen e kėsaj anemie bėhet dhe mungesa e hekurit nė ushqime. Eshtė mė e rrallė sė shkaqet e mėsipėrme dhe ėshtė matur se duhen mesatarisht 8 vjet qė njė njeri normal qė nuk merr hekurit nė ushqim tė zhvillojė anemi. Mė tepėr mungesa e hekurit nė ushqime ndihmon nė zhvillimin e anemisė nga shkaqet e mėsipėrme. Por shkak pėr shfaqjen e anemisė bėhen dhe parazitėt, sidomos Ancylostoma duodenale (Necator americanus). Ēdo parazit nė kėtė rast mund tė shkaktojė njė humbje gjaku prej 0.05 ml/ditė. Tek femrat mund tė zhvillohen deri nė 100 parazitė (5 ml gjak/ditė) dhe tek meshkujt deri nė 250 (12.5 ml gjak/ditė).
    Anemia te fėmijėt e porsalindur mund tė vijė si pasojė e anemisė tė shfaqur te nėna?
    Pakėsimi i rezervave tė hekurit tek nėna shtatzėnė, ndikon pak ose aspak nė rezervat totale tė hekurit nė organizmin e fėmijės. Nuk ka diferenca nė vlerėn e hemoglobinės tė fėmijėve tė lindur nga nėna me anemi nė lindje, nga ata tė lindur nga nėna qė nuk kanė qenė anemike (nė lindje ose mė vonė). Suplementi i hekurit gjatė shtatzėnisė nuk ka efekt mbi njė anemi ferriprive qė mund tė zhvillohet tek fėmija pas lindjes. Rezervat e hekurit tek nėna nuk kanė lidhje me rezervat e hekurit tek fetusi.
    Nė procesin e lindjes tek 50% e rasteve (grave shtatzėna), njė sasi gjaku fetal kalon tek nėna dhe ky mund tė luhatet nga 0.5 -40 ml dhe nė 1% tė rasteve nė sasi tė mėdha deri 80 ml.(qė mund tė shkaktojė anemi tek i porsalinduri).
    Si ndikon dieta nė aneminė e shkaktuar nga mungesa e hekurit?
    Depozitat e hekurit tek fėmija i porsalindur mund tė harxhohen pėr njė periudhė 2-6 muaj pėr shkak tė rritjes sė shpejtė. Nė kėtė periudhė njė fėmijė i lindur nė normė mund tė absorbojė 0.4-0.6 mg/ditė nga dieta. Pėr tė arritur kėtė nivel absorbimi duhet qė marrja e hekurit tė bėhet nė dozėn 1 mg/kg/ditė pėr fėmijėt e lindur nė normė dhe 2 mg/kg/ditė pėr fėmijėt e lindur prematurė, me njė dozė maksimale ditore prej 15 mg hekur. Kėto sasi hekuri nuk mund tė arrihen pa u pėrdorur hekur suplementar tek ushqimet. Nga viti i parė deri nė moshėn 6 vjeē sasia e hekurit rekomandohet 15 mg/ditė, nga mosha 6 vjeē deri nė moshėn 11 vjeē rekomandohet 10 mg/ditė dhe gjatė pubertetit 18 mg/ditė. Qumėshti i nėnės dhe i lopės kanė sasi tė paktė hekuri (rreth 1 mg/litėr). Qumėshti i nėnės ėshtė mė i vlefshėm, sepse 49% e hekurit qė gjendet nė qumėshtin e nėnės absorbohet (pėrthithet), nė krahasim me 10% tė hekurit nė qumėshtin e fėmijės. Fėmijėt qė marrin qumėshtin e nėnės nė 6 muajt e parė tė jetės kanė njė nivel ferritinemie (depove tė hekurit) mė tė lartė se ata qė ushqehen me qumėshtin e lopės dhe rrjedhimisht mundėsia pėr zhvillimin e anemisė ėshtė mė e vogėl. Aktualisht pėrdoren qumėsht pėr fėmijėt qė pėrmbajnė hekur shtesė. Disa nga kėto lloje qumėshti pėrmbajnė 10-12 mg/litėr ferri sulfat qė thithet deri nė masėn 4 %. Cerealet me shtesa hekuri janė njė burim tjetėr pėr marrjen e hekurit. Kėto pėrmbajnė 0.45 mg/gr hekur qė thithet nė masėn 45. 3-6 lugė gjelle me tė tilla cereali sigurojnė 3-6 mg hekur dhe dy marrje tė tilla nė ditė do tė sigurojnė nevojat ditore pėr hekur tek shumica e fėmijėve.

    trajtimi
    Hapi i parė i trajtimit ėshtė eliminimi i shkakut. Sė dyti rekomandohet trajtimi me preparate hekuri. Pėr fėmijėt pėrdoren solucione me Fe dhe dozat
    ndryshojnė nė vartėsi tė pėrmbajtjes sė tij dhe tė peshės sė fėmijės. Zakonisht preferohet
    1.5-3 mg/kg/ditė hekur elementar e ndarė nė
    2-3 marrje. Preferohet pėrsėri rritja graduale deri nė arritjen e dozės sė plotė pas disa ditėsh. Duhet tė kihet gjithmonė parasysh se po u shfaq anemia, ajo nuk korrigjohet nga doza fiziologjike e hekurit qė gjendet nė ushqime tė ndryshme (mish, shpretka, fasule etj).

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sėmundjet e gjakut dhe pasojat nė shėndet


    Sėmundjet e qarkullimit tė gjakut janė rezultat i mosfurnizimit tė mirė me gjak tė organeve. Zemra, organi kryesor i qarkullimit, ashtu si gjithė organet e tjera, mund tė preket nga kėto sėmundje, domethėnė problemet e zemrės mund tė jenė edhe shkak, edhe pasojė e sėmundjeve tė qarkullimit. Funksioni i sistemit qarkullues ėshtė qė tė furnizojė me lėndė ushqyese indet, tė largojė qė andej mbeturinat, tė pėrhapė nxehtėsinė nė periferi, dhe tė shėrbejė si rrugė pėr produktet e sistemit endokrin dhe tė sistemit imun. Zemra ėshtė pompa. Pėrbėhet nga katėr dhoma, dhe ka katėr valvula. Barkushja e majtė (ventrikuli i majtė) pompon gjak nė qarkullimin sistemik, ku presioni ėshtė rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtė pompon nė qarkullimin mushkėror, ku presioni ėshtė rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janė pompa tė fuqishme me mure tė trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t’i tendosė. Veshoret (atrium) janė dhoma me mure tė holla e tė tendosura, qė shėrbejnė si rezervuarė pėr gjakun venoz, por qė njėkohėsisht mund tė tkurren e ta pompojnė gjakun me njėfarė presioni pėr nė drejtim tė barkusheve.

    Funksioni
    Nė mėnyrė qė pompa (zemra) tė kryejė funksionin e saj duhet qė: muskuli i zemrės tė jetė shėndoshė e mirė; sistemi elektrik i zemrės tė koordinojė tkurrjen e veshoreve dhe tė barkusheve; dhe duhet qė muskuli tė furnizohet rregullisht me gjak. Gjatė tkurrjes (sistolės) tė barkushes tė majtė, presioni brenda barkushes natyrisht ėshtė mė i lartė sesa presioni nė aortė. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut nė shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatė sistolės mbyllet nga kuspet e valvulės tė hapur tė aortės. Si rrjedhojė, enėt koronare nuk mund ta furnizojnė me gjak barkushen e majtė gjatė sistolės. Barkushja e majtė furnizohet me gjak vetėm gjatė diastolės. Nėse diastola shkurtohet, barkushja e majtė ka mė pak kohė pėr t’u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrės duhet tė jenė tė afta tė hapen plotėsisht dhe tė mbyllen plotėsisht. Stenoza ėshtė ngushtim i vrimės tė valvulės. Mbyllja jo e plotė pėrbėn pamjaftueshmėri tė valvulės. Pasojė e pamjaftueshmėrisė ėshtė regurgitimi (rikthimi i gjakut).

    Enėt e gjakut
    Enėt e gjakut duhet tė kryejnė disa funksione. Arteriet duhet tė jenė nė gjendje tė durojnė presione tė larta dhe tė pėrballojnė rrjedhje tė shpejta tė gjakut. Problemi ėshtė se rrjedha e shpejtė e gjakut i merr me vete ca nga qelizat e endotelit tė arterieve, sidomos nė pikat e degėzimeve ku rrjedha bėhet turbulente; dhe presioni i lartė brenda arterieve paraqet probleme pėr furnizimin me gjak tė murit arterial nga vasa vasorum.

    Kapilarėt
    Kapilarėt janė enėt mė tė vogla tė gjakut. Funksioni i tyre ėshtė shkėmbimi i lėndėve, lėvizja e lėndėve midis enėve tė gjakut dhe indeve. Qė tė kryejnė kėtė punė, sipėrfaqja totale e gjithė kapilarėve ėshtė shumė e madhe (sipėrfaqja e madhe lehtėson difuzionin). Si pasojė, rrjedha e gjakut nė kapilarė ėshtė e ngadaltė dhe kapilarėve u duhet tė prodhojnė lėndė antikoagulante pėr tė parandaluar trombozėn (rrjedhja e ngadaltė ėshtė njė nga tre faktorėt qė predispozojnė pėr trombozė; dy tė tjerėt janė dėmtimi i endotelit, dhe rritja e aftėsive koaguluese tė gjakut). Muret e kapilarėve janė shumė tė holla dhe mure tė tilla tė dobėta nuk mund ta pėrballojnė presionin e lartė arterial. Presioni kapilar ėshtė shumė mė i vogėl sesa presioni arterial. Ulja e presionit bėhet e mundur nga arteriolat.
    Venat
    Venat rikthejnė gjakun nė zemėr. Qė tė kryejnė kėtė funksion, venat janė tė pajisura me valvula qė nuk lejojnė kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve tė gjymtyrėve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrės (pompa muskulore). Po ashtu, presioni negativ gjatė frymėmarrjes ndihmon kthimin e gjakut pėr nė zemėr.
    Gjaku
    Gjaku (lat. Sanguis) ėshtė njė ind i lėngshėm, i cili me ndihmėn e zemrės dhe enėve tė qarkullimit tė gjakut mirėmban funksionet e organeve tė tjera tė trupit nėpėrmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit tė zemrės nėpėr enėt e gjakut. Trupi i njeriut pėrmban 5-6 litra gjak. Gjaku pėrmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocitė (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, nė tė cilėn notojnė qelizat. Pjesėt e ngurta pėrbėjnė 45 pėr qind, kurse pjesa e lėngėt 55 pėr qind. Eritrocitet pėrmbajnė hemoglobinė. Kjo proteinė ėshtė pėrgjegjėse lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Nė tė vėrtetė pėrbėhet prej globinės dhe hem-it, i cili me hekurin formon njė kompleks.

    Funksionet
    Gjaku sė bashku me pjesėt pėrbėrėse tė tij pėrmbush njė sėrė funksionesh:
    Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
    Rregullim (baraspeshėn e ujit, elektroliteve, temperaturės, vlerės sė pH-sė)
    Mbrojtje (nėpėrmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisės)

    Enėt e gjakut
    Enė gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet njė strukturė nė formė gypi nė tė cilėn qarkullon gjaku. Tė gjitha enėt e gjakut sė bashku formojnė Sistemin e qarkullimit tė gjakut.
    Nė kushte normale enėt e gjakut e transportojnė gjakun prej zemrės nė periferi dhe e kthejnė atė pėrsėri nė zemėr.
    Enėt e gjakut ndahen nė:
    Arterie
    Arteriole
    Kapilare
    Venole
    Vena
    Ndėrtimi
    Shtresat e murit tė enėve tė gjakut
    Muri i enėve tė gjakut pėrbėhet prej tre shtresave:
    Tunica externa (Adventia)
    Tunica media
    Tunica interna (Intima)

    Sėmundjet inflamatore
    Inflamacioni mund tė shkaktohet nga agjentė tė jashtėm infektivė; agjentė tė jashtėm joinfektivė; procese autoimune; shkaqe tė tjera.
    Infeksionet
    Infeksionet e zemrės
    Miokardit, kryesisht viral
    Valvulat - endokardit infektiv
    Perikardi - perikardit infektiv
    Infeksionet e enėve tė gjakut
    Sifilisi (terciar), prek kryesisht pjesėn e parė tė harkut tė aortės
    Infeksionet e qelizave endoteliale nga Rickettsia
    Infeksionet e enėve limfatike
    Limfangit-zakonisht nga bakteret, shpesh nga Streptocoēus
    Limfadeni-bakteret me kapsula
    Sėmundje autoimune
    Ethja reumatike - 2 javė pas infeksionit me Streptocoēus pyogenes
    Llojet e ndryshme tė vaskuliteve
    Arteritis-Takayasu, Ėegener, PAN, etj.
    Shkaqe tė tjera
    Infarkti i miokardit-pasohet nga infiltrate inflamatore
    Uremia
    Tromboza e venave-shpesh pasohet me tromboflebit

    "Gazeta Albania"
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •