Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    AMC humbi çështjen në gjyq, Vodafone tërhoqi padinë ERT: Mbaroi anarshia, tarifat

    AMC humbi çështjen në gjyq, Vodafone tërhoqi padinë


    ERT: Mbaroi anarshia, tarifat i vendos Shteti

    AMC e Vodafone “me fuqi të ndjeshme”


    Armando Meta
    a.meta@gazetashqiptare.com

    Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT) vendos që të klasifikojë si organizma me fuqi të ndjeshme në treg dy kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri, AMC dhe Vodafon. Vendimi i ERT është marrë pak ditë më parë, duke i dhënë fund në këtë mënyrë përpjekjeve të këtyre dy kompanive për t’iu shmangur klasifikimit si operator me fuqi të ndjeshme në treg. Nga ky moment është ERT ajo që kontrollon mënyrën e vendosjes së tarifave të telefonisë celulare, të cilat sipas ligjit të telekomunikacioneve nuk mund të jenë më të larta se ajo që përcaktohet me ligj. Formula është kosto+40% të saj. Nga ana tjetër pranë ERT është një kompani gjermane e cila po bën një studim të hollësishëm të kostove, duke paralajmëruar kështu surpriza në fushën e telefonisë celulare.
    Tre vitë më parë ERT i klasifikoi këto dy kompani si operatorë të këtij karakteri, por ato e dërguan çështjen në gjyq. Pas një odiseje gjyqësore, në përfundim të saj, gjykata vendosi se ERT kishte të drejtë ta klasifikonte AMC, si organizëm me fuqi të ndjeshme në treg. Në proces gjyqësorë ishte dhe Vodafon, i cili në fund të 2005 tërhoqi padinë e bërë ndaj ERT për të njëjtën çështje. Ekspertë të ERT deklaruan për “Gazetën” se nuk presin që vendimi për ti klasifikuar dy kompanitë celulare si organizma me fuqi të ndjeshme në treg, të dërgohet në gjyaktë, pasi, sipas tyre, “precedenti tashmë i qartë, pasi ERT ka dalë fitues”.

    Çmimi
    Pavarësisht nga vendimi i ERT për të klasifikuar AMC dhe Vodafonin si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg, shqiptarët nuk duhet të presin ulje të shpejtë të çmimeve të telefonisë celulare. Kjo për faktin sepse duhet pritur edhe publikimi i raporti të depozituar tashmë në qeveri nga një kompania gjermane, e cila ka bër studimin e kostos. Për këtë studim kompania gjerame është paguar rreth 250 mijë euro. Në këtë raport mësohet se janë dhënë edhe rekomandimet se cilat duhet të jenë çmimet etelefonis celulare. Ekspertë të ERT sqaruan se nuk është ky Ent ai që vendos çmimet, por është Këshilli i Ministrave mbi bazën e raportit që ka dorëzuar kompania gjermane. Gjithsesi, vendimi i ERT për të klasifikuar AMC dhe Vodafonin si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg, është marrë për ti hapur rrugën zbatimit të rekomandimeve të bëra nga firma gjermane për tarifat e reja të çmimeve të telefonis celulare.

    Vendimi
    Vendimi i ERT që AMC dhe Vodafon të klasifikohen si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg, do të thotë se ato nuk do të kenë më mundësi që të vendosin për një politikë personale sa i përket çmimeve të telefonis celulare. Siç është bërë e ditur, Shqipëria vendi më i varfër i Europës, ka çmimin më të lartë të telefonis celulare në Europë, por dhe më gjerë. Çmimet e larta lidhen me faktin se këto dy operatorë kanë krijuar një treg monopol. Konkurenca mungon plotësisht. Klasifikimi i këtyre dy organizmave me fuqi të ndjeshme në treg do të thotë se shteti do të mund më në fund të ketë akses në kontrollin e këtyre dy kompanive. AMC dhe Vodafon nuk kanë dorëzuar asnjë dokument pranë ERT, lidhur me koston e trafiva e të telefonis celulare dhe për çmimet e larta që ato aplikojnë. Ishte kjo mungesë dokumentacioni që detyroi shtetin shqiptarë për pajtuar kompanin gjermane, e cila ka hartuar metodikën e çmimeve të telefonis celulare në vend. Mbi bazën e vendimit të ERT qeveria do të ketë të drejtë për një politikë çmimesh për telefonin celulare, politik e cila sipas specialistëve do të synojë uljen e trafiva të çmimeve aktuale të telefonis celulare. Ekspertë të telefonis celulare vlerësojnë se vende fqinje me Shqipërinë aplikojnë tarifa çmimesh të përgjysmuara, krahasuar me tarifat që këto dy kompani aplikojnë në Shqipëri. Sipas tyre, mjafton të hedhësh vështrimin në Mal të Zi ku tarifat janë mesatarisht 20 lekë për minut, për të kuptuar se sa të larta janë çmimet në Shqipëri, ku këto tarfia shkojnë në 40 lek për minut.

    Debati
    Vendimi i ERT për të klasifikuar AMC dhe Vodafon si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg, vjen në momentin kur midis këtyre dy kompanive dhe Albtelekomit dështuan negociatat për marrëveshjen e re të interkoneksionit. Albtelekom i dërgoi një letër ERT ku e vinte në dijeni për ecurinë e bisedimeve dhe mosgjetjen e një konsensusi për çështjen e çmimit. Albtelekom, i kërkon ERT këtij enti të ndërhyjë për zgjidhjen e problematikës së krijuar.



    DETYRIMET E OPERATORIT me fuqi te ndjeshme

    1- Operatori publik i telekomunikacioneve, i vlerësuar OFNT, duhet të zbatojë gjithë detyrimet përkatëse të parashikuara në ligjin për telekomunikacionet, aktet në zbatim të tij dhe në liçensë, si dhe:
    1.1 Detyrimet për interkoneksionin:
    a. T’u japë subjekteve, që kërkojnë interkoneksion, shërbime të njëjta, në kushte dhe në rrethana të njëjta.
    b. T’u japë operatorëve të tjerë pajisje dhe linja interkoneksioni, me cilësi dhe tarifë të njëjtë me atë që ai ofron për shërbimet e veta dhe të filialeve, partnerëve ose ortakëve të tyre.
    c. T’u japë subjekteve, që kërkojnë interkoneksion, një ofertë interkoneksioni.
    d. Të publikojë çdo vit kushtet teknike dhe tarifat e interkoneksionit.
    e. T’i paraqesë ERT një kopje të marrëveshjes të interkoneksionit të lidhur me subjektet e tjerë, jo më vonë se një muaj nga data e nënshkrimit të saj.
    1.2 Detyrimet për kontrollin e tarifave:
    a. Tarifat e vendosura nga operatori i përcaktuar OFNT janë subjekt i kontrollit nga ERT.
    b. Subjekti i përcaktuar OFNT paraqet në ERT çdo vit kalendarik të dhënat në përputhje me kërkesat e metodologjisë së kontrollit të tarifave.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    me ne fund.........
    Liberté, égalité, fraternité

Tema të Ngjashme

  1. Albtelekom ul 25% tarifat për telefonatat ndërkombëtare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •