TIRANE (17 Maj) -Zyra e komisionerit evropian per Zgjerim, Oli Rehn ka marre ne shqyrtim dosjen e marredhenieve te Shqiperise me Greqine, ne lidhje me ceshtjen came.
Dosja eshte perpiluar nga Partia per Drejtesi dhe Integrim dhe fillimisht i eshte percjelle zevendespresidentit te Komisionit Evropian, Franko Fratini, i cili eshte njekohesisht edhe Komisar per te Drejtat e Njeriut dhe Drejtesi. Ne nje korrespondence mes zyres se komisarit Fratini dhe PDI-se thuhet se ceshtja e te drejtave te popullesise came po shqyrtohet me seriozitet, per t’i dhene zgjidhje ne perputhje me standartet nderkombetare.
Nga ana tjeter Partia per Drejtesi dhe Integrim ka njoftuar me ane te nje memorandumi ne lidhje me kete ceshtje edhe disa kryetare te komisioneve dhe parlamentit Evropian dhe deputete greke

(News24/Balkanweb)