Olldashi kërkoi dëbimin e minoreneve te pashoqeruar
Si skandaloze e e cila shënon një goditje e drejtperdrejte që i behet komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe. Kështu është cilësuar deklarata e ministrit të brendshëm Sokol Olldashi për rikthimin e minorenevë të pashoqëruar nga Britanie e Madhe e cila ju Kim Howell ministrit të Shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe javën e shkuar në Tiranë.
Reagon komuniteti shqiptar ne MB
Nga Muhamed Veliu
korrespondent i TopChannel
Londer
Kërkesa e ministrit të brendshëm Sokol Olldashi për rikthimin e minorenevë të pashoqëruar bërë gjatë takimim me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe Kim Howells, javën e shkuar në Tiranë, ka ngjallur pakënaqëesi në komunitetin shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Ministri Olldashi gjatë takimit është shprehur se “Pak kohë më parë, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për rikthimin e fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar. "Një gjë e tillë do të ishte mirë të bëhej edhe me Britaninë e Madhe, pasi atje ekziston një komunitet i madh shqiptarësh"
Një kërkesë e tillë bërë nga një ndër ministrant më të rëndësishëm të kabinetit Berisha, vjen si rrufe në qiell të hapur, për ata qindra minorenë të cilët kanë vite që jetojnë në Britaninë e Madhe, duke ndërtuar një jetë të re.
Thënë ndryshe, tani atyre u legjitimohet dëbimi nga Britania e Madhe nga ministri i shtetit amë, i cili nuk u garanton kushtet më minimale të jetësës nëse ata do të ktheheshin në Shqipëri.
E nëse minorenët shqiptarë përdoren si lypsa apo për të larë xhamat e makinave në shtetin Helen, në Britaninë e Masdhe, ata janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Këta minorënë janë integruar në jetën britanike, duke u shkolluar dhe bërë një jetë normale.
“Kthimi në Shqipëri i minorenëve do tu krijonte atyre një shqetësim mjaft të madh, pasi tani ata kanë ndërtuar një jetë të re krejt ndryshe nga ajo që kanë pasur përpara se të vinin në Angli. Unë e shikoj kthimin e tyre si një shkak për të krijuar trauma më të thella, tek ata “ tha për TopChannel Tomorr Kokona i kompanisë së produksioneve artistike me fëmitë shqiptarë Kuluturë Dhe Art.
Ndërsa Klement Banushi i kompanisë avokatore Markandan & Co Solicitors e cila ka marre ne mbrojte shume te rinj shqiptare e shikon problemin e dëbimit minorenëve në një këndvështim tjetër, duke sqaruar se shumë nga këta të rinj janë nga veriu i Shqipërisë dhe kanë prbleme me gjakmarrjen.
Sipas tij shumica e ketyre minoreneve jane ne MB per mbrojtje nen termat e koventes se vitit 1951 per statusin e refugjatit, qe edhe MB e ka neneshkruar dhe natyrisht qe ka obligimet e saj per te vetmen arsye se shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje t’ju ofroje ketyre garanci per jeten per arsyen e vetme pasi familjet e tyre jane perfshire ne gjak-makmarrje
Zoti Banushi e ka cilësuar deklaratën e ministrit Olldashi si skandaloze e e cila shënon një goditje e drejtperdrejte qe i behet komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë që reagime të shumta kundra deklaratës së Olldashit ka patur edhe nga shoqatat e emigrantëve tane, në Birmingham, Manchester dhe Shefild.
Krijoni Kontakt