Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Olldashi kërkon kthimin e minorenëve të pashoqëruar nga Anglia

    Olldashi kërkoi dëbimin e minoreneve te pashoqeruar


    Si skandaloze e e cila shënon një goditje e drejtperdrejte që i behet komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe. Kështu është cilësuar deklarata e ministrit të brendshëm Sokol Olldashi për rikthimin e minorenevë të pashoqëruar nga Britanie e Madhe e cila ju Kim Howell ministrit të Shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe javën e shkuar në Tiranë.


    Reagon komuniteti shqiptar ne MB



    Nga Muhamed Veliu
    korrespondent i TopChannel
    Londer


    Kërkesa e ministrit të brendshëm Sokol Olldashi për rikthimin e minorenevë të pashoqëruar bërë gjatë takimim me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe Kim Howells, javën e shkuar në Tiranë, ka ngjallur pakënaqëesi në komunitetin shqiptarë në Britaninë e Madhe.

    Ministri Olldashi gjatë takimit është shprehur se “Pak kohë më parë, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për rikthimin e fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar. "Një gjë e tillë do të ishte mirë të bëhej edhe me Britaninë e Madhe, pasi atje ekziston një komunitet i madh shqiptarësh"

    Një kërkesë e tillë bërë nga një ndër ministrant më të rëndësishëm të kabinetit Berisha, vjen si rrufe në qiell të hapur, për ata qindra minorenë të cilët kanë vite që jetojnë në Britaninë e Madhe, duke ndërtuar një jetë të re.

    Thënë ndryshe, tani atyre u legjitimohet dëbimi nga Britania e Madhe nga ministri i shtetit amë, i cili nuk u garanton kushtet më minimale të jetësës nëse ata do të ktheheshin në Shqipëri.

    E nëse minorenët shqiptarë përdoren si lypsa apo për të larë xhamat e makinave në shtetin Helen, në Britaninë e Masdhe, ata janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Këta minorënë janë integruar në jetën britanike, duke u shkolluar dhe bërë një jetë normale.

    “Kthimi në Shqipëri i minorenëve do tu krijonte atyre një shqetësim mjaft të madh, pasi tani ata kanë ndërtuar një jetë të re krejt ndryshe nga ajo që kanë pasur përpara se të vinin në Angli. Unë e shikoj kthimin e tyre si një shkak për të krijuar trauma më të thella, tek ata “ tha për TopChannel Tomorr Kokona i kompanisë së produksioneve artistike me fëmitë shqiptarë Kuluturë Dhe Art.

    Ndërsa Klement Banushi i kompanisë avokatore Markandan & Co Solicitors e cila ka marre ne mbrojte shume te rinj shqiptare e shikon problemin e dëbimit minorenëve në një këndvështim tjetër, duke sqaruar se shumë nga këta të rinj janë nga veriu i Shqipërisë dhe kanë prbleme me gjakmarrjen.

    Sipas tij shumica e ketyre minoreneve jane ne MB per mbrojtje nen termat e koventes se vitit 1951 per statusin e refugjatit, qe edhe MB e ka neneshkruar dhe natyrisht qe ka obligimet e saj per te vetmen arsye se shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje t’ju ofroje ketyre garanci per jeten per arsyen e vetme pasi familjet e tyre jane perfshire ne gjak-makmarrje

    Zoti Banushi e ka cilësuar deklaratën e ministrit Olldashi si skandaloze e e cila shënon një goditje e drejtperdrejte qe i behet komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

    Ndërkohë që reagime të shumta kundra deklaratës së Olldashit ka patur edhe nga shoqatat e emigrantëve tane, në Birmingham, Manchester dhe Shefild.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nese e keni vene re, qeveritaret shqiptare formojne te vetmen klase ne bote qe nuk mbron qytetaret e saj. Perkundrazi, u kundervihet duke dale ne favor te shtetit qe i atakon. Normalisht, edhe ne qofte se qytetaret shqiptare vazhdojne te njollosin kombin tone, qeveria jone duhet te beje perpjekje te mos t'i shese ata, por t'i ndihmoje ne fund te fundit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Si ka mundesi qe ne keto 9 muaj qeverisje kjo qeveri nuk ka bere as dhe nje gje per te mbrojtur te drejtat eshqiptareve kudo qe jane??? Nejse kot qe flasim kur keta njerez nuk duan tia dine per te drejtat dhe lirite themelore te Shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi si mendoni se do arrijne te kujdesen per ata qe jane ne mergim, dhe per me se shumti te njollosi emrin e tyre, shpresojme qe kjo qeveri te jete sa me JETESHKURTUR se po e con vendin ne nje kaos total
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Eshte per tu bere me faj ministri apo mendjelehtesia juaj?

    Ne fakt, une do ta falenderoja ministrin shqiptar per ate deklarate qe ka bere, pasi deshmon pergjegjesine e qeverise se tij ndaj shtetasve te vete kudo qe ata mund te jene ne bote.

    Thënë ndryshe, tani atyre u legjitimohet dëbimi nga Britania e Madhe nga ministri i shtetit amë, i cili nuk u garanton kushtet më minimale të jetësës nëse ata do të ktheheshin në Shqipëri.
    E di perkuzimin e fjales "minoren"? Minoren nuk eshte nje 20 vjecar emigrant qe po nderton nje jete te re ne Angli, minoren eshte ai 12 apo 14 apo 16 apo 17 vjecari qe nuk ka asnje mbeshtetje familjare dhe jeton ne nje vend te huaj, ne nje shoqeri te huaj, pa kurrfare mbeshtetje dhe pa kurrfare kujdesi familjar.

    E nëse minorenët shqiptarë përdoren si lypsa apo për të larë xhamat e makinave në shtetin Helen, në Britaninë e Masdhe, ata janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Këta minorënë janë integruar në jetën britanike, duke u shkolluar dhe bërë një jetë normale.
    Minorenet nuk zgjedhin te lypin nga malli, por nga halli. Jetimet nuk zgjedhin te jetojne ne rruge, rruga eshte e vetmia shtepi per ta. Prostitutat minorene nuk e kane zgjedhur me deshire ate profesion, jane mashtruar apo shtyre me force pa pelqimin apo dijenine e familjes se tyre.

    Dhe keta minorene te pashoqeruar jane kontigjenti me i madh i abuzimeve nga me te ndryshmet, qe nga lypsari, e deri tek perdorimi si kavje laboratoresh per transplantim organesh.

    Ky segment i emigranteve shqiptare e ka vendin ne Shqiperi, prane familjeve te tyre, prane jetimoreve, nen kujdesin dhe vemendjen e vecante te shtetit dhe vete shoqerise shqiptare. Dhe qeveria duhet pergezuar, se si kryeministri Berisha dhe ministri i rendit e kane kthyer ne nje prioritet perkujdesjen ndaj elementeve me te pambrojtur te shoqerise shqiptareve: femijeve jetime dhe te pambrojtur sa duhet nga shoqeria.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Britania kerkon ndihmen e Shqiperise me azilantet
    Nga Wordless në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •