Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Intervistë me ministrin e përfolur të Kosovës, Astrit Haraqia

    Intervistë ekskluzive: Flet Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë i LDK-së e ministër i MKRSÇJ-së(1)


    Partitë e “krahut të luftës” nuk kanë anëtarë sa ka patur LDK-ja luftëtarë të UÇK-së



    Moto: Në Qeverinë e Kosovës ka qenë i vetmi ministër me vathë në vesh. Në Kryesinë e LDK-së është konsideruar si “i përkëdheluri” i dr.Ibrahim Rugovës. Nga PDK-ja dhe SHIK-u është akuzuar si pjestar i “Sigurimit të Atdheut”. Në disa media në Kosovë, së paku njëherë në javë emri i tij del në faqe të parë, natyrisht për ndonjë “skandal”. Në kabinetin e tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve edhe më tutje mban dy posterë të mëdhenj me portretin e dr.Ibrahim Rugovës.


    Me një fjalë Astrit Haraqija është ministër “kuller”, rugovistë i favorizuar, pjestar i “strukturave kriminale të parapolitikës”, halë në sy të disa mediumeve të Kosovës, fanatik i dr.Ibrahim Rugovës.

    Ky është Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente. Më shumë se kaq, ai do ta thotë vetë në këtë intervistë ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”.


    Bota sot: Z.ministër. Bisedën po e fillojmë në kohën kur jeni emëruar ministër. Duke patur parasysh kritikat dhe sulmet e disa mediave ndaj jush, a jeni “pishman” që keni zgjedhë të udhëheqni ministrinë e Kulturës? Në fakt, sikur të kishit mundësi që sot të zgjidhni për postin tuaj, a do të përcaktoheshi përsëri për Ministrinë e Kulturës?

    A.Haraqija: Në fillim ju falenderoj juve dhe gazetën kombëtare “Bota sot” që e keni parë të arsyeshme të zhvilloni këtë intervistë me mua. Ndërkaq sa i përket pyetjes tuaj, unë mund të them se pavarësisht prej kritikave të një pjese të mediumeve ndaj meje, unë nuk jam fare “pishman” që jam ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve. Është e vërtetë se unë e kam marrë drejtimin e kësaj ministrie në kohën me te keqe, në kohën kur buxheti i kësaj Ministrie është zvogëluar në mënyrë drastike për rreth 3 milion Euro më pak sesa në kohën e Qeverisë së kaluar. Por unë për nga natyra jam njeri që kërkon sfida dhe që i përballon këto sfida. Prandaj, edhe tash po të më jepet rasti unë përsëri do të zgjedhja që të jem ministër i Ministrisë së Kulturës...dhe jam krenar që jam ministër i kësaj ministrie.


    Bota sot: A do të thotë kjo se keni qenë i parapërgaditur më herët për të drejtuar këtë ministri?

    A.Haraqija: Paj, shihni në njëfarë mënrye mund të them se që në kohën kur flitej për emërimin e ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe kur përmendej emri im si kandidat i mundshëm i një posti ministror, unë kam patur një “simpati” ndaj kësaj ministrie. Bile duke e patur parasysh moshën time relativisht të re, si 33 vjeçar unë në njëfarë mënyre e kam adhuruar këtë ministri... Unë edhe më parë jam marrë me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive prandaj kam dashur që edhe nga pozicioni i ministrit të jap kontributin tim në kulturë, në sport dhe në rini.

    Jam i nderuar që jam ministër i propozuar nga presidenti i Kosovës dhe lideri kombëtar dr.Ibrahim Rugova.

    Bota sot: Ju jeni ndër politikanët e rrallë gjakovar që keni ardhë në Prishtinë. Juve ju ka propozuar presidenti Rugova për ministër, ndërkaq jeni ndër ministrat më të përfolur të Qeverisë së Kosovës. A mund të merret kjo një prej arsyeve që një pjesë e mediave iu sulmon pandërprerë juve?


    A.Haraqija: Shihni, unë kam deklaruar edhe më parë dhe po e them këtë edhe për lexuesit e nderuar të gazetës tuaj. Unë jam i nderuar që jam ministër i propozuar nga presidenti i Kosovës dhe lideri kombëtar dr.Ibrahim Rugova. Unë besoj se pjesa më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës dhe jashtë saj e dijnë se një personalitet siç ka qenë presdenti Rugova lind njëherë në 500 vjet. Me këtë rast unë do ta citoj edhe ministrin shqiptar Bujar Leskajn i cili me rastin e promovimit të kompletit të veprave të presidentit Rugova tha se kombi shqiptar i ka dy profet, Skenderbeun dhe dr.Ibrahim Rugovën.

    Ndërkaq, ju përmendet edhe prejardhjen time gjakovare. Unë e di se shumëkush ka aversion ndaj Gjakovës dhe gjakovarëve, por unë jam krenar pse jam banor i qyteti të Gjakovës.

    Bota sot: A mendoni se një nga arsyet për sulme ndaj jush është edhe fakti se keni qenë “i përkëdheluri” i presidentit Rugova. Madje me një rast e veja e presidentit Rugova ka deklaruar se presidenti Rugova ju ka dashur si djemtë e vet? Prej nga kjo afërsi e një gjakovari te presidenti Rugova apo prej nga kjo simpati e presidentit Rugova për një djalë me vath në vesh që vjen nga Gjakova?

    A.Haraqija: Unë nuk jam ndër themeluesit e LDK-së, por në këtë parti jam tash e 13 vjet. Presidenti Ibrahim Rugova gjatë këtyre viteve e ka kuptuar seriozitetin dhe sinqeritetin e angazhimit tim në LDK. Pra, nuk ka asgjë të veçantë në relaicionin tim me presidentin Rugova, pos sinqeritetit dhe punës time pa hile dhe pa pretendime për të fituar në emër të LDK-së, siç kanë vepruar dhe veprojnë edhe sot një pjesë e të ashtuquajturve “bashkëpunëtorë” të Dr.Ibrahim Rugovës. Ai e ka vërejtur këtë sinqeritet te unë dhe kështu unë e kam fituar besimin te lideri ynë politik e shpirtëror.

    Bota sot: Duke qenë një prej atyre që keni shkuar te presidenti “pa protokoll”, juve ju kanë gjelozuar edhe disa anëtarë të Kryesisë së LDK-së. A mendoni se tash pas vdekjes së presidentit Rugova, sulmet brendapartiake ndaj jush janë shtuar?

    A.Haraqija: Unë i kuptoj gjelozitë e kolegëve të mi brenda LDK-së. Unë e di se për këtë kategori të “gjelozëve” brenda LDK-së nuk ka qenë lehtë që të pranojnë vendimin e presidentit Rugova që një djalë i ri, 33 vjeçar të marrë postin e një ministri. Por, më duhet të përsërist edhe njëherë se unë në LDK jam qe 13 vjet dhe këtë angazhim timin ma ka shpërblyer presidenti Rugova duke më emëruar ministër. Pra, unë nuk jam ndër ata që jam imponuar te presidenti Rugova. Unë kam punuar për presidentin Rugova dhe LDK-në pa u shtyrë me bërryla që të fotografohem pranë tij në momente të caktuara e pastaj t’ia kthej shpinën dhe të merrem me thashetheme. Më lejoni të shtoj edhe diçka. Unë kam pas nderin t’i dëgjoj dy burra të mëdhenj të Kosovës, të ndjerët Fehmi Aganin dhe Bardhyl Çaushin të cilët kanë thënë se dr.Ibrahim Rugova është i përkushtuar për çështjen kombëtare dhe se të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë si ai, presidenti Rugova i çmon dhe i afron afër vetit.

    Dy ditë pas çlirimit kam hapur zyrën e LDK-së në Gjakovë

    Bota sot: A është e vërtetë se ju jeni ndër të parët akvitistë të LDK-së që menjëherë pas përfundimit të luftës keni hapur zyrën e LDK-së në Gjakovë dhe keni ardhë në selinë e presidentit Rugova në Velani. Madje këtë ndihmë e keni afruar edhe me “kallash” në krah?


    A.Haraqija: Qyteti i Gjakovës është çliruar më 14 qershor të vitit 1999. Për koinçidencë 14 qershori është edhe ditëlindja ime. Me përfundimin e luftës unë kam zhveshur uniformën e UÇK-së dhe fillimisht kam dashur të merrem vetëm me çështje private e jo me politikë. Por, menjëherë filluan shpekulime të ndryshme në adresë të presidentit Rugova, shpifje monstruzoze, kërcënime e shantazhe ndaj LDK-së etj. Pastaj duke qenë vetë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i luftës në Kosovë e dija se kush ishin luftëtarët e vërtetë, e kush ishin ata mercenarë që i kishin blerë uniformat e UÇK-së në Kukës me nga 20 marka dhe silleshin nëpër Gjakovë si “luftëtarë të UÇK-së”. Unë i njihsha këta “patriota” dhe e dija sa ata kishin qenë bashkëpunëtorë të Serbisë e jo luftëtarë të UÇK-së. Dhe çka ishte më e keqja pikërisht këta bashkëpunëtorë të Serbisë, të cilët kishin blerë uniforma të UÇK-së në Kukës paka ditë para se të përfundonte lufta në Kosovë dhe fryheshin nëpër Gjakovë si quranat se gjoja janë “luftëtarë të UÇK-së”, e merrnin nëpër gojë personalitetin e presidentit Rugova dhe e shanin LDK-në.

    Duke e parë këtë gjendje unë vendosa që përsëri të aktivizohem në LDK dhe vetëm dy ditë pas çlirimit të qytetit, më 16 qershor unë, bashkë me disa aktivistë te tjerë e hapëm zyrën e LDK-së në Gjakovë. Ndërkaq një ditë më pas, më 17 qershor të vitit 1999 kemi ardhë në Prishtinë dhe e kemi mbajtur konferencën e parë për shtyp te selia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ku presidneti Rugova kishte selinë e tij para luftës. Në ndërkohë edhe në Gjakovë por edhe në Prishtinë kemi patur kërcënime, thyerje xhamave të zyrave të LDK-së, por unë dhe kolegët e mi nuk jemi ndalur.

    Bota sot: Ju i takoni asaj plejade të aktivistë të LDK-së të cilët kanë qenë në LDK para lufte, kanë veshur uniformën e UÇK-së gjatë luftës dhe prapë i jeni kthyer LDK-së pas luftës. A mendoni se kjo është një vlerë e veçantë që jo të gjithë politikanët e sotshëm e kanë këtë vlerë në biografinë e tyre?

    A.Haraqija: Unë kam qenë në LDK para lufte, edhe gjatë luftës kam qenë në LDK edhe pas luftës jam në LDK. Madje mund t’ju them lirisht këtyre partive që u formuan pas luftës në Kosovë e që thirren si “krah i luftës” se këto parti nuk kanë anëtarë të tyre sa ka patur LDK-ja pjestarë të UÇK-së apo luftëtarë me armë në dorë. Po e përsëris: ata as sot nuk kanë anëtarë të partive të tyre sa i kemi patur ne luftëtarë të luftës për liri. Por, fatkeqësia jonë është se ata edhe gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të luftës kanë bërë një agjitacion dhe propagandë komuniste, ndërkaq ne LDK-ja nuk kemi ditur ta shfrytëzojmë këtë bagazh të madh të luftës. Në fakt atyre u kanë ndihmuar pjesa dërmuese e mediumeve, përveç gazetës “Bota sot”, të cilat kanë bërë progpagandë komuniste për këto parti “të krahut të luftës”. Pra nuk është apsak e vërtetë se UÇK-ja është asaj apo kësaj partie të formuar pas luftës në Kosovë.
    Pastaj duhet të pranohet fakti se anëtarët e LDK-së nuk kanë shkuar në luftë për çështje apo për mburrje personale për çështje të Kosovës, prandaj pjesa dërmuese e aktivistëve të LDK-së, me të përfunduar lufta, zhveshën uniforën e luftës dhe iu kthyen jetës e veprimtarisë politike në LDK. Mu për këtë arsye LDK-ja pas luftës i ka fituar katër palë zgjedhje, ndërkaq partitë e ashtuquajtura “krah i luftës” nuk do t’i fitojnë as pas 40 vjetësh zgjedhjet në Kosovë.


    Ata që thonë se gjoja janë udhëheqës të luftës në Kosovë, janë demagogë ose “komandantë të Bllacës”

    Bota sot: Sipas jush partitë që thiren në emër të luftës së fundit në Kosovë nuk e kanë prejardhjen nga UÇK-ja?

    A.Haraqija: Për mua është demagogji e kulluar dhe ata që thonë se partitë e tyre kanë dalë nga lufta e UÇK-së janë demagoga të mëdhenj. Ata që thonë se gjoja janë udhëheqës të luftës në Kosovë, janë ose “komandantë të Bllacës” “komandanta të plazhës së Ulqinit” ose “zëdhënësa të UÇK-së” që kanë qëndruar gjatë gjithë luftës në hotelet luksoze të Tiranës apo Durrësit. Pra, të tillët nuk e kanë udhëhequr luftën në Kosovë, por të tillët kanë shfrytëzuar propagandën dhe pjesën dërmuese të mediave në Shqipëri dhe në Kosovë për marketing të tyre personal politik.

    Bota sot: Le të kthehemi edhe njëherë te relacionet e juaja me presidentin Rugova. E veja e presidentit Rugova, znj.Fanë Rugova me një rast ka deklaruar se presidenti Rugova ju ka dashur si djemtë e tij. Sipas kësaj del se ju jeni “vëlla” i Ukës, djalit të dytë të presidentit Rugova. Për Ukën poashtu janë “quar shumë fjalë” në disa media, por edhe nga një pjesë e anëtarësisë së LDK-së. Si e përshkruani personalitetin e Ukë Rugovës, djalit të vogël të presidentit Rugova?

    A.Haraqija: Po është e vërtetë, unë Ukë Rugovën e kam si vëlla timin. Unë Ukën e rrespektoj shumë, është një djalë ambicioz, me perspektivë, intelegjentë, një djalë që flet katër gjuhë të huaja. Por, mua më dhimbsen edhe Uka edhe Mendimin edhe vajza e vogël Teuta, sepse një pjesë të jetës tyre e kanë kaluar të mbyllur, të kufizuar nga lëvizjet e lira si çdo i ri i Kosovës. Prandaj është turp për ata njerëz të cilët flasin keq për Ukën, apo që shpifin gjithëfarë shpifjesh në emër të Ukë Rugovës. Por, me keqardhje më duhet të them se shpifjet kundër djalit të dytë të presidentit Rugova, Ukës, i kanë lansuar disa anëtarë të LDK-së të cilët poashtu kanë shpifur edhe kundër presidentit Rugova. Fatkeqësisht kjo kategori e anëtarëve të LDK-së të cilët merren me këto shpifje, në mënyrë të heshtur, kanë një koalicion me ata demagogë politikë të cilët veten e konsiderojnë si “komandantë të UÇK-së”. Këto shpifje i kanë bërë ata njerëz të LDK-së të cilët në emër të presidentit Rugova, duke qëndruar si “hije” pranë presidentit Rugova, kanë arritur të ndërtojnë pallate katër pesë katëshe e shtëpi luksoze dhe kanë bërë biznes personal. Të tillët, fakteqësisht edhe sot e kësaj dite janë në LDK, ose së paku shtiren se janë me LDK-në.

    Por, këto shpifje kundër presidentit Rugova, por edhe kundër familjes së tij dhe në këtë drejtim kundër djalit të tij Ukës, janë bërë me qëllim dhe me një prapavijë të njohur politike. Të tillët e kanë ditur se presidenti Rugova nuk luan as për një milimetër nga parimet e tija kombëtare për Pavarësinë e Kosovës dhe këtë e ka dëshmuar deri në ditën e fundit të jetës së tij.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Bota sot: A mendoni se kjo pjesë “kancerioze” e LDK-së duhet të “operohet”, të hiqet nga pjesa e shëndoshë e LDK-së?

    A.Haraqija: Shini, LDK-ja ka qenë lëvizje e përgjithshme për lirinë e Kosovës. Në LDK, fillmisht kanë hyrë edhe shërbëtorë e argatë të shërbimeve të ndryshme. Edhe përkundër faktit se LDK-ja është pastruar mjaft nga elementë të tillë, brenda saj ende veprojnë individë të dyshimtë që LDK-në e shfrytëzojnë për nevoja personale dhe marketing e biznes të tyre privat politik e ekonomik.

    Bota sot: Pas vdekjes së presidentit Rugova, në skenën politike e institucionale të Kosovës ndodhën ndryshime të mëdha. Sipas Eqrem Kryeziut ju keni votuar për këto ndryshime por keni deklaruar se po votoni që edhe veten ta qoni në shtëpi. A e keni parandjerë rrezikun ndaj postit tuaj në momente kur keni deklaruar kështu?

    A.Haraqija: Jo, unë nuk kam ndjerë kurrfarë rreziku për postin tim, sepse unë nuk kam lindur minsitër dhe sigurisht se nuk do të vdes si ministër. Më duhet të përsëris faktin se për mua ka qneë nder dhe privilegj që jam ministër i propozuar nga presidenti Rugova. Këtë fakt nuk mund të ma mohojë as Eqrem Kryeziu e askush tjetër. Ndërkaq, më duhet të sqarojë edhe një fakt: unë nuk kam votuar për shkarkimin e askujt. Unë dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së LDK-së kemi votuar që z.Kolë Berisha të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ne nuk kemi votuar për shkarkimin e askujt. Pra, në njëfarë mënyre ne kemi votuar për zëvendësime e jo shkarkime apo emërime të reja.

    Nuk jam as me Dacin, as me Eqrem Kryeziun, jam me Ibrahim Rugovën

    Bota sot: Disa media sot ju akuzojnë se jeni në anën e Nexhat Dacit. Sa ka të vërtetë në këto përfolje?

    A.Haraqija: Astrit Haraqija është me Lidhjen Demokratike të Presidentit Ibrahim Rugova. Astrit Haraqija nuk është me ata njerëz të cilët ditën e kanë plot gojën me emrin e Ibrahim Rugovës dhe natën punojnë kundër Ibrahim Rugovës. Unë do të jem me ata të cilët e vazhdojnë me besnikëri e sinqeritet rrugën dhe veprën e dr.Ibrahim Rugovës, por edhe me ata të cilët do të kujdesen për familjen e presidentit Rugova. A është fjala këtu për Nexhat Dacin, apo për dikë tjetër unë do ta përkrah pa rezervë. Po e përsëris: Astrit Haraqija nuk është me asnjë grupacion brenda LDK-së, unë jam vetëm me Ibrahim Rugovën.

    Bota sot: Pak ditë pas vdekjes së presidnetit Rugova ju keni deklaruar se do të botoni dorëshkrimet e presidentit Rugova. Dikujt “i ka djegur miza nën kapuç“ me këtë deklaratë, përkatëisht me botimine këtyre dorëshkrimeve apo memoareve të presidentit Rugova?

    A.Haraqija: Po kjo është e vërtetë. Për dorëshkrimet e tjera të presidentit Ruga unë kam biseduar me vetë presidentin me rastin e dorëzimit të kompletit të veprave të presidentit në vjeshtë të vitit të kaluar. Në fakt, i kam propozuar presidentit që të vazhdojmë serinë e kompletimit të veprave të tija edhe me dorëshkrimet e tija të reja si dhe me disa intervista të cilat presidenti u ka dhënë mediave në gjuhën shqipe apo në gjuhë të huaja. Presidenti është pajtuar me këtë ide dhe më ka premtuar se do të mi ofrojë këto dorëshkrime. Ne kemi planifikuar që serinë e dytë të veprave të presidentit ta promovojmë në dhjetor të vitit 2006, me rastine ditëlindjes së presidentit Rugova. Por, fakteqësisht presidentin e mori Zoti dhe tash këto dorëshkrime gjenden te familja e tij. Është në dorën e familjes së presidentit të vendos për botimin e këtyre dorëshkrimeve. Por ajo që mund të tehm unë është fakti se unë kam parë me sytë e mi pjesën dërmuese të këtyre dorëshkrimeve të presidentit Rugova. Janë dorëshkrime origjinale të presidnetit, të shkruara nga dora e tij...

    Bota sot:...Nëse publikohen këto dorëshkrime, a do të thotë kjo se disa do të skuqen nga përmbajtja e këtyre dorëshkrimeve?

    A.Haraqija: Po, sigurisht se do të skuqen...

    Bota sot: A janë këta në strukturat udhëheqëse të LDK-së?

    A.Haraqija: Po ka edhe që janë në strukturat udhëheqëse, edhe anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.


    Jam krenar që jam gjakovar....

    Me këtë rast me duhet të bëhem “lokalist gjakovar” por historikisht ne kemi dëshmuar se dijmë ta mbrojmë vendin tonë Kosovën. Vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë nga Gjakova kanë marrë pjesë 1800 djem nga qyteti i Gjakovës, dhe shumica prej tyre kanë qenë djem me vath në vesh si unë, djem “të rrugës” apo të asfaltit të cilët kanë luftuar për lirinë e Kosovës e jo vetëm të qytetit të Gjakovës. Asnjë qytet tjetër në Kosovë nuk ka patur kaq numër të madh të luftëtarëve të UÇK-së. Unë prej rrethit tim të ngushtë familjar i kam patur 8 anëtarë pjestarë aktiv në luftë. Komuna e Gjakovës ka 162 dëshmorë të luftës. Por ne që jemi prej Gjakovës nuk e kemi shfrytëzuar këtë fakt për marketing politik, siç kanë vepruar disa që luftën e kanë bërë prej hoteleve luksoze të Tiranës.


    Bashkëpunëtorët e Serbisë që u bënë “luftëtarë të UÇK-së” me të përfunduar lufta në Kosovë

    Duke qenë vetë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i luftës në Kosovë e dija se kush ishin luftëtarët e vërtetë, e kush ishin ata mercenarë që i kishin blerë uniformat e UÇK-së në Kukës me nga 20 marka dhe silleshin nëpër Gjakovë si “luftëtarë të UÇK-së”. Unë i njihsha këta “patriota” dhe e dija sa ata kishin qenë bashkëpunëtorë të Serbisë e jo luftëtarë të UÇK-së. Dhe çka ishte më e keqja pikërisht këta bashkëpunëtorë të Serbisë, të cilët kishin blerë uniforma të UÇK-së në Kukës paka ditë para se të përfundonte lufta në Kosovë dhe fryheshin nëpër Gjakovë si quranat se gjoja janë “luftëtarë të UÇK-së”, e merrnin nëpër gojë personalitetin e presidentit Rugova dhe e shanin LDK-në.


    Kush shpif për Ukë Rugovën?

    Po është e vërtetë, unë Ukë Rugovën e kam si vëlla timin. Unë Ukën e rrespektoj shumë, është një djalë ambicioz, me perspektivë, intelegjentë, një djalë që flet katër gjuhë të huaja. Por, mua më dhimbsen edhe Uka edhe Mendimin edhe vajza e vogël Teuta, sepse një pjesë të jetës tyre e kanë kaluar të mbyllur, të kufizuar nga lëvizjet e lira si çdo i ri i Kosovës. Prandaj është turp për ata njerëz të cilët flasin keq për Ukën, apo që shpifin gjithëfarë shpifjesh në emër të Ukë Rugovës.


    Nesër do të lexoni: Pse Kryesia e LDK-së nuk i mban mbledhjet e veta në Velani, kush janë profiterët e LDK-së të cilët kanë ndërtuar pallate me nga 4-5 kate në emër të Ibrahim Rugovës e LDK-së, pse PDK-ja dhe SHIK-u akuzojnë Haraqinë si pjesëtar të “Sigurimit të Atdheut”, pse Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi janë politikaj që kanë ardhë në Prishtinë me biçikletë, ku i kanë marrë paratë Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi që kanë blerë shtëpi luksoze në Prishtinë, pse Hashim Thaqi duhet të japë llogari për fondin “Vendlindja thërret” e Bujar Bukoshi për fondin e 3% të Republikës së Kosovës, pse Bujar Bukoshi duhet të tregojë të vërtetën e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, pse Behgjet Pacolli nuk mund të blejë me para votat e popullit të Kosovës, për çka do të mbahet mend si ministër i kulturës, Astrit Haraqija?

    Intervistën e zhvilloi: Bajrush Morina
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Intervistë ekskluzive: Flet Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë i LDK-së e ministër i MKRSÇJ-së(2)

    Para SHIK-ut e PDK-së, “Sigurimin e Atdheut” e kanë shpikur si emër mediat serbe në Beograd

    Pse Kryesia e LDK-së nuk i mban mbledhjet e veta në Velani, kush janë profiterët e LDK-së të cilët kanë ndërtuar pallate me nga 4-5 kate në emër të Ibrahim Rugovës e LDK-së, pse PDK-ja dhe SHIK-u akuzojnë Haraqinë si pjesëtar të “Sigurimit të Atdheut”, pse Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi janë politikaj që kanë ardhë në Prishtinë me biçikletë, ku i kanë marrë paratë Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi që kanë blerë shtëpi luksoze në Prishtinë, pse Hashim Thaqi duhet të japë llogari për fondin “Vendlindja thërret” e Bujar Bukoshi për fondin e 3% të Republikës së Kosovës, pse Bujar Bukoshi duhet të tregojë të vërtetën e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, pse Behgjet Pacolli nuk mund të blejë me para votat e popullit të Kosovës, për çka do të mbahet mend si ministër i kulturës, Astrit Haraqija?


    Bota sot: Të vazhdojmë intervistën edhe pak për personalitetin e presidentit Rugova dhe te familjës sëij. A mendoni se pothuaja të gjitha strukturat udhëheqëse politike e institucionale të LDK-së, në njëfarë mënyre sikur e keni harruar paksa presidentin Rugova dhe familjen e tij? Psh. Kryesia e LDK-së nuk po i mban mbledhjet më në Velani, himni i propozuar nga presidenti nuk po intonohet, as në ceremonitë e organizuara nën patronatin e presidencë së Kosovës...?
    A.Haraqija: Presidentin Rugova dhe familjen e tij mund ta harrojanë ata “parashutistë” të LDK-së, por jo anëtarësia e gjërë dhe udhëheqja e sinqertë e besnike e presidnetit Rugova. Unë jam vetë anëtar i Kryesisë së LDK-së por sinqerisht nuk e di arsyen e vërtetë përse nuk po mbahen edhe më tutje mbledhjet në selinë e presidentit në Velani. Unë megjithatë e falenderoj familjen e presidentit Rugova për gatishmërinë e tyre që ne të vazhdojmë të mbajmë mbledhjet në shtëpinë e tyre, ndërkaq jam i bindur se shumë shpejt ne do të vazhdojmë t’i mbajmë mbledhjet në Velani, aty ku i kemi mbajtur sa ka qenë gjallë presidenti Rugova. Mos të harrojmë se në Velani, në selinë e presidentir Rugova është themeli i Pavarësisë së Kosovës.
    Sa i përket himnit të presidentit Rugova më lejoni që në vend të përgjigjes për mosintonimin e himnit të presidentit, të bëjë të ditur një detaj pr herë të parë për lexuesit e gazetës kombëtare “Bota sot”. Himni “Kur ka ra kushtrimi” i presidentit Rugova për herë të parë është intonuar në Gjakovë dhe është kënduar nga Shkelzen Jetishi – Xeni në një takim të Forumit Rinor të LDK-së. Prej këtij momenti ka vazhuar të intonohet pothuaja në të gjitha tubimet e LDK-së.

    Ndërkaq, pse nuk është intonuar në tubimet e fundit përkujtimore të mbajtura nën patronatin e presidentit Sejdiu, unë dua ta konsideroj këtë fakt si gabim teknik, jo ndryshe. Por, simbolet dhe himnin e presidentit Rugova ne duhet të insistojmë që të zyrtarizohen.

    Bota sot: Ju mendoni se Ibrahim Rugova ka vdekur vetëm fizikisht për LDK-në?

    A. Haraqija: Jo vetëm për LDK-në por për mbarë popullin shqiptar, dr.Ibrahim Rugova nuk është i gjallë vetëm fizikisht, ndërkaq vepra dhe amaneti i tij do të na udhëheqin dhe mbajnë gjallë edhe për shumë vite, mbase edhe për një shekull.

    Bota sot: A jeni për mbajtjen e zjgedhjeve në LDK. A mendoni se do të ndodhin ndryshime të mëdha me këto zgjedhje?

    A.Haraqija: Çdo herë ka nevojë për ndryshime. Ndryshimet janë të domosdoshme edhe në LDK. Ne duhet ta pranojmë faktin se me vdekjen e presidentit Rugova, LDK-ja nuk është më ajo LDK që ka qenë më herët. Tash duhet ta profilizojmë partinë në të githa nivelet. Pra unë jam për mbajtjen e zgjedhjeve, por që këto zgjedhje të mbahen patjetër dhe vetëm sa për t’u mbajtur. Ne nuk duhet të mbajmë zgjedhje vetëm për t’ia mbushur qejfin dikujt, qoftë edhe OSBE-së apo për shkak të presionit të mediave. Na duhen zgjedhje të reja dhe demokratike.


    LDK-ja e presidentit Rugova do të jetë edhe në të ardhmen parti më e madhe në Kosovë

    Bota sot: A jeni optimist se LDK-ja do të jetë parti më e madhe edhe në të ardhmen?

    A. Haraqija: LDK-ja e presidentit Rugova do të jetë edhe në të ardhmen parti më e madhe në Kosovë, por them LDK-ja e Ibrahim Rugovës, e jo e “parashutistëve” në LDK.

    Bota sot: Po kthehemi edhe njëherë të akuzat ndaj jush. Lirak Çelaj ju ka akuzuar për keqmenagjim të Ministrisë, në ndërkohë që sipas informatave të sigurta, auditimi për komunën e Gjakovës gjatë kohës a keni qenë kryeshef i komunës kanë qenë pozitive?

    A.Haraqija: Fillimisht po them se është e vërtetë se me rastin e auditimit të komunave të Kosovës, komuna e Gjakovës ka dalë komuna e dytë për nga menagjimi i drejtë e i sukseshëm në nivelin komunal. Ky auditim është bërë për periduhën kur unë kam qenë kryeshef ekzekutiv i komunës së Gjakovës.
    Ndërkaq, sa për akzuat e ministrit tëi “qeverisë në hije” Lirak Çelaj, unë e di se ai ka për detyrë të lexojë kumtesat dhe deklaratat që ia shkruan dhe ia servon lideri i tij Hashim Thaqi. Me sa e di unë Lirak Çelaj është aktor e jo financier, prandaj nuk merr vesh në financa. Pra, akuzat e Hashim Thaqit e Jakup Krasniqit për mua nuk qojnë peshë. Dhe as që mërzitem për këto akuza. Më këtë rast më duhet të citoj gjyshin tim i cili shpesh thoshte: mos u mërzit kush çka të thotë, por shihe kush po të thotë. Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi të më akuzojnë mua është turp për ata. Hashim Thaqi i ka humbur katër palë zgjedhje në Kosovë. Ai më akuzon mua për korrupcion, për krijimin e dofarë strukturash parapolitike, për shfrytëzim të fondeve publike! Ani kush, Hashim Thaqi!? Ai duhet të japë llogari para popullit për shfrytëzimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ku janë paratë e këtij fondi, sa para janë mbledhur për këtë fond, sa janë shfrytëzuar për nevoja të luftës, sa kanë mbetur, ku janë tretur? Prandaj unë i propozoj Hashim Thaqit dhe Jakup Krasniqit që të formojmë një komision hetimor ndërkombëtar apo parlamentar dhe të verifikojmë se çfarë pasurie kanë patur para luftës Hashim Thaqi e Jakup Krasnqi e çfarë kanë tash dhe çfarë kam patur unë e Melihate Tërmkolli e çka kemi tash?

    Jakup Krasniqi e Hashim Thaqi kanë ardhë në Prishtinë për herë të parë me biçikletë

    Bota sot: Në një intervistë televizive keni thënë se disa politikanj të Kosovës kanë ardhë në Prishtinë për herë të parë me bicikël. A keni aluduar me këtë rast në Hashim Thaqin dhe Jakup Krasniqin?

    A.Haraqija: Po, është e vërtetë. Unë mbaj mend Jakup Krasniqin kur e kemi emëruar edhe si kryetar të Degës së LDK-së në Drenas, edhe kryetar të këshillit për Financim, edhe kryetar të Lidhjes së Arsimtarëve shqiptarë për atë komunë e të gjitha këto “poste” ia kemi dhënë vetëm sa t’ia ngjesim pak dorën, që t’i ndihmojmë njerit për të tejkaluar gjendjen e vështirë financiare. Pra, Jakup Krasniqi para luftës i ka patur kushtet mizerie....

    Bota sot:...Por ai tash ka shtëpi në lagjen “Tasligje” të Prishtinës?

    A.Haraqija: Po, pikërisht për këtë arsye unë kërkoj që të bëhen hetime edhe për Jakup Krasniqin? Pikërisht për këtë arsye ai tash më akuzon mua, sepse gjatë mandatit të tij 3 vjeçar ai ka arritur edhe të blejë shtëpi që kushton rreth 300 mijë euro. Unë me rrogë të ministrit prej 935 Eurosh nuk po mund të blejë shtëpi në Prishtinë, ndërkaq Jakup Krasniqi le të deklarojë para opinionit se ku i mori të gjitha paratë për të blerë shtëpi në Prishtinë? Prandaj, unë kërkoj që “Guarda di Financia” të merret me prejardhjen e pasurisë së Jakup Krasniqit e Hashim Thaqit?


    Nuk do të ketë “Revolucion të vonuar demokratik” në Kosovë

    Bota sot: Një dosje e hartuar një vit më parë nga PDK-ja, juve ju ka akuzuar si një ndër pjestarët e “Sigurimit të Ardheut”. Lideri i PDK-së edhe sot ju akuzon si personifikim i krimit në Qeverinë e Kosovës?

    A.Haraqija: Këto akuza edhe në atë kohë kanë qenë qesharake. Mua më kujtohet kur thonin se Astrit Haraqija ka bërë ushtrime ushtarake në Velani më vitin 200 -2001, se kam jetuar gjysmën e jetës në Ferizaj etj, se nëna ime është prej Beogradit, se ekam gjuajtur bombë në shtëpinë e Fahri Morinës etj. Por unë e di pse ata më kanë akuzuar mua dhe dia ministra të tjerë të LDK-së. Edhe ata e dijnë se kundër kujt i kanë drejtuar këto akuza. Astrit Haraqija dhe ata që janë akuzuar në këtë “dosje të PDK-së” e dijnë se ne nuk jemi bërë argat të tyre dhe nuk jemi frikësuar nga kërcënimet dhe shantazhet e tyre. Ne as sot nuk frikësohemi.

    Sa i përket “Sigurimit të Atdheut” unë për këtë emër kam lexuar për herë të parë në një gazetë serbe, më duket më vitin 2003. SHIK-u dhe PDK-ja kanë shfrytëzuar këtë emër nga gazetat serbe dhe na kanë veshur neve se gjoja jemi pjestarë të këtij farë “Sigurimi...” vetëm për të fshehur veprimet e tyre të fshehta kriminele. Por PDK-ja me këto shpifje vetëm sa poe fundos vetveten. Në parim ata nuk po ndryshojnë asgjë, janë të njëtit që po i humbin rresth zgjedhjet në Kosovë, vetëm sa janë thinjur pak më shumë dhe i kanë blerë do kravata më të shtrenjta. Prandaj të tillët ne do t’i mundim edhe katërdhjetë herë në zgjedhje. Po më vjen keq pse duhet t’i mbajë leksion politik PDK-së, por ky është realiteti. Një parti që 3 muaj pas Kuvendit nuk ka mundur të zgjedhë Kryesinë e vet, është një fakt pë gjendjen alarmante që ekzison në këtë parti.

    PDK-ja dhe Hashim Thaqi i kanë humbur katër palë zgjedhje në Kosovë. Tash duan qeveri teknike, zgjedhje të parakoshme, marrje të pushtetit sipas metodës së “Revolucionit të Vlorës” apo “Revolucionit të vonuar demokratik” të Rexhep Qosjes, banda të llojit të Zani Çaushit etj. Jo, koha e atyre “revolucioneve” ka mbaruar. Në Kosovë do të qeverisin ata që i kanë fituar zgjedhjet e jo ata që duan të bëhen “bajraktarë” me hatër a me zor!

    Bukoshi ka dhënë para me fajde sa ka qenë kryeminsitër i Qeverisë në ekzil

    Bota sot: Në vallen e atyre që po ju sulmojnë ka hyrë edhe Bujar Bukoshi. Cka i keni “borgj” Bukoshit, ku dhe kur ia keni turbulluar ujin ju Bukoshit?

    A.Haraqija: Unë Bujar Bukoshit nuk i kam borgj asgjë. Ajo që di për Bujar Bukoshin është se për dhjetë vjet rresht ka mbledhur para nga mërgata shqiptare në emër të Qeverisë së Kosovës ndërkaq pas luftës asnjë Institucioni nuk i ka dhënë llogari. E di gjithashtu se para luftës, disa firmave u ka dhënë para me fajde, me kamatë...

    Bota sot:...Po flisni për peridhën sa ka qenë kryeminsitër i Qeverisë në ekzil?

    A.Haraqija: Po për këtë periudhë!

    Bota sot: A keni argumente për këto që i thoni?

    A. Haraqija: Po kam mjaft argumente. I di disa firma që janë nga Gjakova që kanë marrë para nga Bujar Bukoshi e që sigurisht as sot e kësaj dite nuk ia kanë kthyer këtë borgj. Bujar Bukoshi është tmerri i Kosovës. Për shkak të viteve që ka dhe moshës time po më vjen rëndë të them këto fjalë por ashtu është. Bujar Bukoshi edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas përfundimit të saj është marrë vetëm me spekulime e shantazhe me të vetmin qëllim që të fsheh gjurmët e veta dhe të shantazhojë presidentin Rugova.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Bota sot: Ju akuzuat më parë Hashim Thaqin se duhet të japë llogari për fondin “Vendlindja thërret”. Tash po e akuzoni edhe Bukoshin për fondin e e 3% të Qeverisë së Kosovës?

    A.Haraqija: Po. Bukoshi nuk mund të shpejgojë me 15 minuta debat televiziv shpenzimet e fondit në të cilin janë derdhur mjete nga mërgata shqiptare për 10 vjet rresht. Prandaj, patjetër duhet të formohet një komision hetimor që duhet të bëhet një auditim për fondet “Vendlindja thërret” dhe “Fondin e 3%” të Bukoshit.

    Astrit Haraqija nuk ka menagjaur dhe nuk menagjon fonde të tilla të grumbulluara nga djersa e mërgatës shqiptare. Thaqi e Bukoshi i kanë keqpërdor këto fonde. Për shpenzimet që i bën Astrit Haraqija si ministër, është i njoftuar Parlamenti i Kosovës i cili ka votuar për buxhetin, Ministria e Ekonomisë e Financave, mbi 100 veta benda Minsitrisë së Kulturës i shohin letrat e financave. Pra, unë e menagjoj buxhetin e Ministrisë në mënyrë transparente. Thaqi e Bukoshi e dijnë se me cilat banda i kanë shpenzuar mjetet e grumbulluara para dhe gjatë luftës në Kosovë?


    Pacolli nuk mund të blejë votat në Kosovë sepse këtu nuk është Rusi

    Bota sot: Një “selam” i keni dërguar edhe Behxhet Pacollit. I keni thënë se e di fort mirë Pacolli se kush është Astrit Haraqija. A na thoni pak më shumë për “relacionet” e juaja me Pacollin?

    A. Haraqija: I kam quar fjalë edhe Behgjet Pacollit edhe të gjithë atyre që më sulmojnë pa argumente se nëse ata i kanë bërë nga 2 lekë pasuri, Astrit Haraqija nuk “blehet” me pare dhe nuk bëhet argat i askujt. Nëse Pacolli i ka dy lekë, Astrit Haraqija i ka tre lekë. Pacolli e di fare mirë se kush është Astrit Haraqija. Unë nuk jam takuar as me Slobodanin e as me Branislavin. Unë nuk kam marr pjesë ne procesin e privatizimit në Serbi për t’i blerë objektet shtetërore të Kosovë. Kjo do të dokumentohet më vonë.

    Bota sot: Pacolli ditë më parë ka formuar partinë e tij politike dhe ka deklaruar se do të fitojë besimin e me shumë se 60% të popullit të Kosovës?

    A.Haraqija: Jo. Vota nuk mund të blehet me para në Kosovë. Këtu nuk është Rusi dhe nuk është në pushtet Boris Jelcini. Ju i dini deklaratat e tija të dhëna mediave serbe në Kosovë dhe reagimet e tija se gjoja ma kanë keqinterpretuar intervistën!

    Bota sot: Z.ministër, të flasim pak edhe për kulturën. Nëse nuk do të shkarkoheni para mandatit, për çka do të mbaheni mend si ministër i Kulturës, Rinisë e Sportit?

    A. Haraqija: Ministri Haraqija do të mbahet mend për shumëçka pozitive në këtë mandat qeveritar. Unë e kam vazhduar punën aty ku e ka lënë ish-ministri Behxhet Brajshori. Unë e kam thyer monopolin në fushën e kulturës dhe u kam dhënë rastin edhe atyre që nuk kanë patur “lidhje” dhe “të njofshëm” në Ministri. Unë kam bërë ndryshime edhe programore edhe strukturore në Minstrinë e kulturës. Unë do të jem ministri i cili do të vëjë themelet e sallës koncertale në Prishtinë. Falë mirëkuptimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës që na i ka dhuruar 2 hektarë e gjysmë për këtë objekt, ne shumë shpejt do ta shpallim edhe tenderin për këtë objekt të rëndësishëm kulturor për Kosovën

    Bota sot: Në fund edhe një pyetje. A do të merret me politikë edhe në të ardhmen Astrit Haraqija?

    A.Haraqija: Po, unë do të merrem edhe më tutje më zbatimin e politikës së dr.Ibrahim Rugovës. Do të nisem përsëri nga baza ime deleguese, nga nëndega e 7 e komunës, do të kandidohem për kryetar të Degës në Gjakovë e kështu me radhë.

    Bota sot: Në emër të gazetës kombëtare “Bota sot”, ju falemnderit për këtë intervistë?

    A. Haraqija: Unë falenderoj gazetën kombëtare “Bota sot” për mundësinë që më dha të shpreh mendimet e mia politike e institucionale. Unë shpresoj se gazeta kombëatre “Bota sot” edhe më tutje do të vazhdojë rrugën kombëtare, rrugën e presidentit Ibrahim Rugova.

    Hashim Thaqi të tregojë ku janë mjetet e fondit “Vendlindja thërret”..

    Akuzat e Hashim Thaqit e Jakup Krasniqit për mua nuk qojnë peshë. Dhe as që mërzitem për këto akuza. Më këtë rast më duhet të citoj gjyshin tim i cili shpesh thoshte: mos u mërzit kush çka të thotë, por shihe kush po të thotë. Hashim Thaqi e Jakup Krasniqi të më akuzojnë mua është turp për ata. Hashim Thaqi i ka humbur katër palë zgjedhje në Kosovë. Ai më akuzon mua për korrupcion, për krijimin e dofarë strukturash parapolitike, për shfrytëzim të fondeve publike! Ani kush, Hashim Thaqi!? Ai duhet të japë llogari para popullit për shfrytëzimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ku janë paratë e këtij fondi, sa para janë mbledhur për këtë fond, sa janë shfrytëzuar për nevoja të luftës, sa kanë mbetur, ku janë tretur?

    Bujar Bukoshi të zbulojë misterin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

    Bujar Bukoshi ka keqpërdorë mjetet e mërgatës shqiptare të cilat i ka mbledhur në emër të fondit të 3% të Qeverisë së Kosovës. Gjatë luftës i ka ndarë këto mjete kujt ka dashtë e sa ka dashtë, gjithfarë “komandantësh” që kanë bërë tregti me armë të vjetra të Shqipërisë së Fatos Nanos. Edhe sot merr rrogë prej këtij fondi të Qeverisë së Kosovës. Kui mori paratë Bujar Bukoshi për të blerë shtëpi në Gjermani? Ku i mori paratë që ndërtoi shtëpi disakatëshe në Prishtinë, pas përfundimit të luftës? Pastaj pse nuk po tregon Bujar Bukoshi se kush e vrau Ahmet Krasniqin, si u vra ministri i Mbrojtes i Republikës së Kosovës? Këtë duhet ta dijë ish-kryeministri Bujar Bukoshi?Ai duhet të japër përgjegjësi për këtë vrasje, sepse vetë Bukoshi ka futur përçarje gjatë kohës së luftës, të cilat përçarje u përshkruan edhe me vrasje siç është ajo me Ahmet Krasniqin?

    Intervistën e zhvilloi: Bajrush Morina

    Fund
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Shume interesant kjo intervista e dhene nga Astrit Haraqija. Me pelqej gjuha dhe maturia qe paska perdore ne kete interviste. Faleminderit Arb.

  6. #6
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    kam frige qe "biciklistave" nuk do t´ju pelqej edhe aq kjo qe thot astriti...
    shihemi n´gjykate

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Arb

    Bujar Bukoshi të zbulojë misterin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

    Bujar Bukoshi ka keqpërdorë mjetet e mërgatës shqiptare të cilat i ka mbledhur në emër të fondit të 3% të Qeverisë së Kosovës. Gjatë luftës i ka ndarë këto mjete kujt ka dashtë e sa ka dashtë, gjithfarë “komandantësh” që kanë bërë tregti me armë të vjetra të Shqipërisë së Fatos Nanos. Edhe sot merr rrogë prej këtij fondi të Qeverisë së Kosovës. Kui mori paratë Bujar Bukoshi për të blerë shtëpi në Gjermani? Ku i mori paratë që ndërtoi shtëpi disakatëshe në Prishtinë, pas përfundimit të luftës? Pastaj pse nuk po tregon Bujar Bukoshi se kush e vrau Ahmet Krasniqin, si u vra ministri i Mbrojtes i Republikës së Kosovës? Këtë duhet ta dijë ish-kryeministri Bujar Bukoshi?Ai duhet të japër përgjegjësi për këtë vrasje, sepse vetë Bukoshi ka futur përçarje gjatë kohës së luftës, të cilat përçarje u përshkruan edhe me vrasje siç është ajo me Ahmet Krasniqin?

    Intervistën e zhvilloi: Bajrush Morina

    Fund

    Po tash masi qe ka lshue ldk-ne po tregoni se kush e ka vra ahmet krasniqin a dhe qe jan keqperdor mjetet e grumbulluara te 3% a haaaaaaaaa juve zoti ka me u vra si po u vret po a e dini sa vrasje hajni e krime te ndryshme keni ba o te shkret vetem qe tua mveshni UÇK-se apo partive qe e ben dhe e perkrahen luften
    LDK oj qerdhja e krimit ju erdhi fundi o kriminela me voth e pa voth.

    Po i kujt ishte bukoshi me shum se 10 vite haaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ASTRIT HARAQIJA IA SHET VETURËN ME DOKUMENTE FALSE PEJANIT SALI KAVAZI - MINISTRIT NUK I KUJTOHET “SHVERCI” !! - Shkruan: ARSIM LANI



    ASTRIT HARAQIJA IA SHET VETURËN ME DOKUMENTE FALSE PEJANIT SALI KAVAZI - MINISTRIT NUK I KUJTOHET “SHVERCI”!!

    Në policinë e Pejës, për Astrit Haraqinë, ministër i Kulturës, rëndon akuza për mashtrim dhe shitje të një veture të tipit Audi 80, me dokumente false. Këtë veturë e ka blerë qytetari Sali Kavazi nga Peja, të cilit i është dashur të paguajë 720 euro për ta kthyer mbi vete Audi 80. Dokumentet e ofruara nga shitësi Haraqija nuk ishin valide. Zyrtarë të policisë në Pejë thonë se ky rast, si shumë të tjerë, ka kaluar pa u hetuar. Hraqisë nuk i kujtohet të ketë bërë tregti me këtë person

    Shkruan: ARSIM LANI






    Prishtinë, prill - Fillimisht ishte ndier i privilegjuar se po bënte tregti me Astrit Haraqinë, por më vonë është penduar për “pazarllakun” e bërë.
    Veturën Audi 80 me ngjyrë të zezë që Sali Kavazi nga Peja e kishte blerë nga Haraqija, por në dokumente me një emër tjetër, me një shumë prej 2 400 €, doli se kishte dokumente false.
    Vetëm atëherë iu kujtua fjala e Haraqisë që ia kishte thënë në momentin kur e kishin bërë pazar veturën e cila ishte sjellë nga Gjermania në Kosovë.
    “Nëse del problem me veturën, eja edhe mu lajmëro. Unë do t’i kthej paratë”, kujton Saliu fjalët e ministrit.
    Ndërkohë, të martën Haraqija e ka harruar edhe tregtinë që ka bërë me pejanin, e lëre më premtimet që ia ka dhënë blerësit.
    “Nuk e di nëse kam bërë tregti më këtë person”.
    Problemi doli në shesh, por Haraqija nuk u duk më para taksistit Kavazi.
    Me profesion jurist, ai ka provuar gjashtë herë për t’u takuar me Haraqinë, që t’ia kthejë atij veturën me dokumente false dhe t’i marrë paratë që ia kishte dhënë.
    Ministri e ka injoruar. Atëherë ai e ka paraqitur rastin e Haraqisë në policinë e Pejës.
    Por policia nuk ka bërë asgjë, veçse e ka futur denoncimin e tij në mesin e shumë raportimeve për vetura false.
    “Fillimisht nuk e dija se vetura është false, por kur shkova në qendrën për regjistrimin e veturave në Gjakovë, që ta kthej atë mbi vete, kuptova se kësaj veture i mungojnë dokumentet të cilat Haraqija nuk m’i siguroi. Ai përmes një shoku të tij (Ilaz Kryziut) ma dha librezën e kerrit, por me emrin e një personi tjetër” thotë Kavazi.
    Duke parë se ai nuk kishte mundësi që t’ia kthejë sërish veturën Haraqisë, pagoi 720 € duke e bërë doganimin e kësaj veture, që sot e shfrytëzon në punë e tij si taksist në Prishtinë.
    Astrit Haraqija tha se nuk e di se as për kë po bëhet fjalë. Atij nuk i kujtohet të ketë bërë tregti me Kavazin, kështu që konsideron se është e pakuptimtë të flitet për një çështje që s’ka të bëjë më të.
    “A ka qenë mbi emrin tim kjo veturë – jo. Atëherë nuk kemi për çka të flasim më shumë”.
    Policia nuk e ka të qartë së deri ku kanë shkuar procedurat rreth këtij rasti.
    Zëdhënësi i Regjionit të Pejës, Zeqir Kelmendi, tha për “Lajm” se ky problem ka mundur të përmbyllet me një deklaratë të Haraqisë.
    “Ajo çka ka mundur të ndodhë është marrja e një deklarate nga ana e Haraqisë, por nuk e di a është bërë kjo punë nga njësiti përkatës”.
    Kelmendi nuk ishte në gjendje të tregonte përfundimin e tërë këtij problemi që Kavazi i ka kushtuar me 720 €, derisa ka arritur që veturën e blerë nga Haraqija ta kthejë mbi vete.
    Tashti taksistit nuk i ka mbetur tjetër pos urrejtjes ndaj ministrit Haraqija, me të cilin, sipas tij, i lidh edhe një miqësi familjare.
    “Me mikun ha e pi, pazarllëk mos bën”, thotë ai.


    “Incidenti” tjetër me veturën e vjedhur në Stokholm

    Ministri Astrit Haraqija ka pasur edhe një problem tjetër sa u përket veturave të vjedhura. Ai është zënë duke vozitur një veturë të vjedhur, në kohën kur ai ishte kryeshef ekzekutiv në komunën e Gjakovës. Më 24 shkurt të vitit 2003, Haraqija është ndalur nga policia në pikën kufitare të fshatit Vermicë të Prizrenit. Vetura e tipit “Jeep Grand Cherokee”, me targa 337 KS 837, ngjyrë të gjelbër, e vjedhur në Stokholm të Suedisë në vitin 2000, drejtohej “aksidentalisht” nga ministri i tashëm. Pas kontrollit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një veturë të vjedhur e të kërkuar nga Interpoli.
    Burime të “Lajmit”, nga policia e Pejës, bëjnë të ditur se para një muaji Haraqija është marrë në pyetje nga njësiti për krime ekonomike i rajonit të Pejës lidhur me këtë “incident”.

    Gazeta Lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Jakup Biçiklisti 300,000 Euro shtëpi në Prishtinë kah i ka marre more
    ato pare, po Hashim Biçiklisti ku jeton?? Ata krimet e veta mundohen
    me i mbuluar duke sulmuar te tjeret.

    Shumë interesante ishte edhe fjalia "Partitë që e çuajnë veten se kanë
    dal nga lufta nuk kanë antarsi sa ka pas LDK-ja ushtrë në UÇK-ë"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    lexova me vemendje intervisten e ministrit haraqia dhe me pelqeu shume. kam pasur rastin ta takoj ne tirane dy here ministrin po me ka cuditur me guximin gjate kesaj interviste. akuzat e faktuar dhe them se Astriti si nje njeri qe ecen ne rrugen e Rugoves, eshte nje njeri qe lind rralle.
    e komplimentoj per te gjitha dhe per pastertine me te cilen ka punuar.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa
    Jakup Biçiklisti 300,000 Euro shtëpi në Prishtinë kah i ka marre more
    ato pare, po Hashim Biçiklisti ku jeton?? Ata krimet e veta mundohen
    me i mbuluar duke sulmuar te tjeret.

    Shumë interesante ishte edhe fjalia "Partitë që e çuajnë veten se kanë
    dal nga lufta nuk kanë antarsi sa ka pas LDK-ja ushtrë në UÇK-ë"
    Ah, more Beni Rusta! Përse i bie në qafë "Jupës" tonë "shënjëtorë"! E shihni se si sillet dhe c poza merr para kamerave, sikur të ishte një Sheh Mizë"!Lëre të mburret dhe të flij i qetë në shtëpinë e tij në Velani! E sa për para, se ku i mori ai 300 mijë euro, mund ta llogaritesh bicikletën e shitur, dy lopë dhe dy tri dhi dhe ca të tjera qër ia dha hua "Llapi" dhe ja 300 mijë euro!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    te verberit merren me bicikleta e nuk e shohin vetveten:

    Ministri Astrit Haraqija ka pasur edhe një problem tjetër sa u përket veturave të vjedhura. Ai është zënë duke vozitur një veturë të vjedhur, në kohën kur ai ishte kryeshef ekzekutiv në komunën e Gjakovës. Më 24 shkurt të vitit 2003, Haraqija është ndalur nga policia në pikën kufitare të fshatit Vermicë të Prizrenit. Vetura e tipit “Jeep Grand Cherokee”, me targa 337 KS 837, ngjyrë të gjelbër, e vjedhur në Stokholm të Suedisë në vitin 2000, drejtohej “aksidentalisht” nga ministri i tashëm. Pas kontrollit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një veturë të vjedhur e të kërkuar nga Interpoli.
    Burime të “Lajmit”, nga policia e Pejës, bëjnë të ditur se para një muaji Haraqija është marrë në pyetje nga njësiti për krime ekonomike i rajonit të Pejës lidhur me këtë “incident”.
    as kete nuk e shohin qorrat:

    Veturën Audi 80 me ngjyrë të zezë që Sali Kavazi nga Peja e kishte blerë nga Haraqija, por në dokumente me një emër tjetër, me një shumë prej 2 400 €, doli se kishte dokumente false.
    Vetëm atëherë iu kujtua fjala e Haraqisë që ia kishte thënë në momentin kur e kishin bërë pazar veturën e cila ishte sjellë nga Gjermania në Kosovë.
    “Nëse del problem me veturën, eja edhe mu lajmëro. Unë do t’i kthej paratë”, kujton Saliu fjalët e ministrit.
    Ndërkohë, të martën Haraqija e ka harruar edhe tregtinë që ka bërë me pejanin, e lëre më premtimet që ia ka dhënë blerësit.
    “Nuk e di nëse kam bërë tregti më këtë person”.
    Problemi doli në shesh, por Haraqija nuk u duk më para taksistit Kavazi.
    Me profesion jurist, ai ka provuar gjashtë herë për t’u takuar me Haraqinë, që t’ia kthejë atij veturën me dokumente false dhe t’i marrë paratë që ia kishte dhënë.
    Ministri e ka injoruar. Atëherë ai e ka paraqitur rastin e Haraqisë në policinë e Pejës.
    si eshte me mire te udhetosh: me biciklete apo me 'audio'?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga rrezon
    si eshte me mire te udhetosh: me biciklete apo me 'audio'?

    Me siguri se pasi e ka shtëpinë prej 300,000 eurosh ka edhe biçiklet por
    edhe ndonjë veturë të shtrenjtë pyetja ishte prej nga Jakup Krasniqi u
    pasurua brenda natës, erdhi me biçiklet në Prishtinë pas luftes kurse tash
    jeton në shtëpi Luksoze prej 300,000 mos vallë i keqpërdori parat tona
    të mërgimtarve që i kemi dhëne në fondin Vendlindja Thërret, këta njerz
    të dyshimt duhet të shikohet se çka kanë pasur para lufte dhe çka kanë
    tash dhe të shikohet prej nga u pasuruan.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Exclamation Ligji mbi hetimin e prejardhjes se pasurise!

    Citim Postuar më parë nga Beni-usa
    Me siguri se pasi e ka shtëpinë prej 300,000 eurosh ka edhe biçiklet por
    edhe ndonjë veturë të shtrenjtë pyetja ishte prej nga Jakup Krasniqi u
    pasurua brenda natës, erdhi me biçiklet në Prishtinë pas luftes kurse tash
    jeton në shtëpi Luksoze prej 300,000 mos vallë i keqpërdori parat tona
    të mërgimtarve që i kemi dhëne në fondin Vendlindja Thërret, këta njerz
    të dyshimt duhet të shikohet se çka kanë pasur para lufte dhe çka kanë
    tash dhe të shikohet prej nga u pasuruan.

    edhe une jam per hetimin per prejardhjen e pasurise se secilit, deri edhe me ardhjen e disave te 'pasuruar' edhe ne diaspore, prej nga blene shtepia e pallate, me cfare hapen biznese, deri edhe me hulumtimin e pasurise se vet udheheqesve te Fondit 'vendlindja thrret', e atyre te 3%-shit - e jovetem te atyreve udheheqes, lider e ministra qeveritar edhe te japi logari secili qe eshte i involvuar ne keqperdorime te djereses se popullit edhe te gjykohen ne shkallen me te rende te korrupcionit edhe te mos shihen kurrme ne arenen politike as qeveritare, por te denohen ashtu sikur e kane merituar. por nje minister mashtrues me vetura te vjedhura, e te perfitoj turpshem, e te shpetoj si 'i pergdheluri' edhe te mashtroj me nje intervju, ku shihet se i takon nje rrethi shume te gjere mashtruesish e keqperdoruesish te medhej deri tek presidenca. per ate ai merr guxim te flet ne ate menyre (qe dihet se kush eshte e cfare guximi ka, po rrofte rrethi i korrupcionit edhe i ardhte fundi sa me shpejt). kjo intervju e tij shihet se as 20% nuk jane mendime e fjale te tij, por te nje grupi ''autoresh'' qe po ''mahnitin'' me guxim e dituri hahaaa thuase nuk e dijme kush eshte astrit haraqia me voth n'vesh, e pse e respekton serbia, e me cfare rrethi veproi e vepron!

    edhe i del duçi heret a vone seciles pasurie deri tek afera e $3 milione te zhdukur ne shqiperi edhe secilin fond ne kosove - sepse edhe te keqperdorojne djeresen e popullit e shtetit te kosoves, djeresen e ndihmen e te gjithe botes shqiptare edhe te mos shpallen boterisht me liste, te mos gjykohen edhe te na paraqiten 'te medhej' nuk iu shkon kungulli mbi uje askuj!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    NË SKENË IDEOLOGËT E RINJ TË LDK-SË, ASTRIT HARAQIA DHE NASER RUGOVA




    Si e sheh LDK-në dokumenti i hartuar nga Astrit Haraqija për krijimin e politikave të reja në këtë parti

    NË SKENË IDEOLOGËT E RINJ TË LDK-SË, ASTRIT HARAQIA DHE NASER RUGOVA

    Disa muaj para mbajtjes së kongresit zgjedhor të LDK-së, Astrit Haraqija ka hartuar një dokument tre faqesh në të cilin parasheh formimin e disa forumeve dhe grupeve të LDK-së, të cilat do t’i ndihmonin konsolidimit të mëtejmë të partisë.
    Një ndër to është edhe Grupi Ideator, i cili do të përbëhej nga ekspertë të fushave të ndryshme apo një lloj KOP-i, si ai i PD-së në Shqipëri

    Shkruajnë: LEONARD KERQUKI & DRILON ZOGAJ



    Prishtinë, 5 qershor – Gjashtë muaj nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, ministri Astrit Haraqija ka hartuar dokumentin e politikave të reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) duke përmbushur kështu – siç thotë ai - një nga porositë që ia la ish-presidenti.
    Në një dokument tri faqesh, të cilin e ka siguruar “Lajm”, ministri i Kulturës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Astrit Haraqija, parasheh formimin e strukturave të reja për hartimin e politikave partiake, si Forumi Nacional, Forumet Lokale, Partneriteti me Shoqërinë Civile, Asociacionet Profesionale, si dhe Grupet Ideatore (Think Tank apo një lloj KOP-i si ai i Sali Berishës).
    “Dokumenti është hartuar me qëllimin më të mirë – që t’i ndihmojë partisë”, tha Haraqija për “Lajm”, të hënën.
    Sipas dokumentit, me formimin e këtyre forumeve dhe partneritetit me shoqërinë civile, do të mënjanohen apo të zvogëlohen mosmarrëveshjet e hapura në konferencat kryesore partiake. Po ashtu, do të inkurajohet një proces i debatit, një diskutim dhe konsultim.
    Deri më tash dokumenti u është dorëzuar presidentit Fatmir Sejdiu, kryeparlamentarit Kolë Berisha, nënkryetarit Eqrem Kryeziu, zëvendëskryeministrit Lutfi Hazirit dhe ministrave Milihate Tërmkolli e Agim Veliu.
    Megjithëse jogjithëpërfshirës si dokumenti i Haraqisë, edhe Naser Rugova, nipi i ish-presidentit, po bën përpjekje për krijimin e një forumi të intelektualëve të rinj, pra një projekt pak a shumë i ngjashëm me atë të Sali Berishës dhe PD-së.
    Sipas dokumentit të hartuar nga ministri i Kulturës, këto sisteme të reja duhet t’iu ofrojnë një mundësi më të madhe institucioneve jashtëpartiake – grupeve të presionit, grupeve të interesit, shoqatave profesionale, OJQ-ve, grupeve ideore, në mënyrë që të inkuadrohen dhe të kontribuojnë në këtë proces.
    “Elementi qendror gjatë hartimit të propozimeve të hollësishme të politikave nga grupet e ndryshme duhet të përmbajë disa elemente.
    E para, hartimin e dokumenteve të politikave që mbulojnë çështje të gjera, siç janë arsimi, shëndetësia, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik apo transporti, si themele të sistemit.
    Së dyti, një proces konsultimi midis anëtarëve të partisë, organizatat e jashtme, siç janë grupet e presionit apo shoqatat profesionale, OJQ etj. Dhe së treti, një kombinim i komiteteve të politikave, forumeve dhe stafit, por edhe grupeve parlamentare për të autorizuar dhe miratuar dokumentet dhe për ta drejtuar gjithë procesin”, thuhet në dokument.
    Një efekt i sistemit të politikës të bazuar në dokumente, sipas idesë së Haraqisë, është që t’i hapet rrugë konsolidimit dhe impenjimit të anëtarëve të partisë dhe institucioneve jashtëpartiake.
    Ministri Haraqia shpreson se ky dokument do të pritet mirë nga udhëheqësit e partisë dhe të inkorporohet në praktikë, në mënyrë që LDK të jetë edhe më e konsoliduar pas kongresit zgjedhor të saj.

    “Reforma” e Naser Rugovës nuk e entuziazmon LDK-në

    Nipi i ish-presidenti Ibrahim Rugova, Naser Rugova, ka bërë të ditur për “Lajm” se shumë shpejt do të paraqitet me një ide interesante – krijimin e një forumi të intelektualëve të rinj të LDK-së, të quajtur “Reforma”.
    “Do të jetë një forum ku do të mblidhen një numër i madh intelektualësh dhe kuadrosh të rinj të fushave të ndryshme”.
    Rugova nuk heziton ta krahasojë këtë ide me KOP-in (Komiteti i Orientimit të Politikave) e Sali Berishës, komitet që ndikoi në rikthimin në pushtet të PD-së.
    “Tash për tash në këtë grup jemi diku 15 deri 20 veta, ku janë të kyçur njerëz edhe nga Akademia e Shkencave, nga Universiteti dhe nga institutet shkencore ...”, thotë ai, pa treguar emrat e anëtarëve të këtij forumi.
    “Unë jam si udhëheqës moral, por është edhe koordinatori dhe gjithë të tjerët. Grupi do të konstituohet para kongresit të LDK-së, sepse tashmë mbi 70 për qind e punës është kryer”.
    Mirëpo, Kryesia e LDK-së është ende e painformuar dhe nuk duket shumë e entuziazmuar me idenë e Naser Rugovës. Disa nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së thanë se nuk i dinë detajet dhe se nuk presin shumë nga ide të tilla.
    “Parimisht unë nuk jam kundër idesë që afër LDK-së të qëndrojnë grupe të organizuara të intelektualëve, të cilët do t’i asistojnë partisë dhe do ta ndihmojnë atë. Por, nuk jam i informuar se e ka ndërmarrë dikush këtë nismë ...”, tha për “Lajm” Adem Salihaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •