Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II

    Nxitje apostolike

    mbi detyrat e familjes sė krishterė

    nė botėn e sotme

    Gjon Pali II


    Hyrje

    Kisha nė shėrbim tė familjes

    1. Familja nė kohėt e sotme, ashtu sikurse, e ndoshta edhe mė shumė se institucionet e tjera, ėshtė pėrfshirė prej shndėrrimeve tė gjera, tė thella e tė shpejta tė shoqėrisė e tė kulturės. Shumė familje e jetojnė kėtė situatė nė besnikėri ndaj vlerave qė pėrbėjnė themelin e institucionit familjar. Tė tjerat janė bėrė tė pasigurta dhe janė pėrhumbur pėrballė detyrave tė tyre ose, madje janė bėrė dyshuese dhe gati nuk e njohin domethėnien e fundit dhe tė vėrtetėn e jetės bashkėshortore e familjare. Sė fundi, tė tjera familje janė tė penguara nga situata tė ndryshme padrejtėsie nė realizimin e tė drejtave tė tyre themelore.

    E vetėdijshme se martesa dhe familja pėrbėjnė njėrėn prej tė mirave mė tė ēmueshme tė njerėzimit, Kisha dėshiron t’u flasė dhe t’i ndihmojė ata qė, duke e njohur vlerėn e martesės dhe tė familjes, mundohen ta jetojnė atė besnikėrisht, ata qė, tė pasigurt dhe nė ankth, janė nė kėrkim tė sė vėrtetės dhe ata qė me tė padrejtė pengohen pėr ta jetuar lirisht projektin e tyre familjar. Duke mbėshtetur tė parėt, duke ndriēuar tė dytėt dhe duke ndihmuar tė tjerėt, Kisha ia ofron shėrbimin e vet ēdo njeriu qė mendon pėr fatet e martesės dhe tė familjes[1].

    Nė mėnyrė tė veēantė ajo u drejtohet tė rinjve, qė janė duke filluar ecjen e tyre drejt martesės dhe familjes, me qėllim qė tė hapė horizonte tė reja, duke i ndihmuar qė tė zbulojnė bukurinė dhe madhėshtinė e thirrjes nė dashurinė dhe nė shėrbimin ndaj jetės.

    Sinodi i vitit 1980 nė vazhdimėsi me Sinodet e mėparshėm

    2. Njė shenjė e kėtij interesimi tė thellė tė Kishės pėr familjen ka qenė Sinodi i fundit i Ipeshkvinjve, i kremtuar nė Romė nga 26 shtatori deri mė 25 tetor 1980. Ai ka qenė vazhdimi i natyrshėm i dy tė mėparshmėve[2]: nė tė vėrtetė, familja e krishterė ėshtė bashkėsia e parė e thirrur pėr t’ia shpallur Ungjillin personit njerėzor nė rritje, dhe pėr ta ēuar, nėpėrmjet njė edukimi progresiv dhe katekeze, nė pjekurinė e plotė njerėzore dhe tė krishterė.

    Jo vetėm kaq, por Sinodi i fundit lidhet idealisht nė ndonjė mėnyrė edhe me atė mbi meshtarinė shėrbestare dhe mbi drejtėsinė nė botėn bashkėkohore. Nė tė vėrtetė, si bashkėsi edukative, familja duhet ta ndihmojė njeriun qė ta dallojė thirrjen e vet dhe tė marrė pėrsipėr angazhimin e nevojshėm pėr njė drejtėsi mė tė madhe, duke e formuar qė prej fillimit me marrėdhėniet ndėrpersonale, tė pasura me drejtėsi e dashuri.

    Etėrit Sinodalė, duke pėrfunduar asamblenė e tyre, mė kanė paraqitur njė listė tė gjatė propozimesh, nė tė cilat kishin pėrmbledhur frytet e reflektimeve tė zhvilluara gjatė ditėve tė tyre tė dendura me punė, dhe mė kanė kėrkuar me votė tė njėzėshme tė bėhem pėrpara njerėzimit interpretues i pėrkujdesjes sė gjallė tė Kishės pėr familjen, dhe tė jap udhėzimet e duhura pėr njė angazhim tė pėrtėrirė baritor nė kėtė sektor themelor tė jetės njerėzore dhe kishtare.

    Duke e kryer kėtė detyrė me kėtė Nxitje, si njė zbatim i veēantė i shėrbesės apostolike qė mė ėshtė besuar, dėshiroj t’u shpreh mirėnjohjen time tė gjithė anėtarėve tė Sinodit pėr ndihmesėn e ēmueshme tė doktrinės dhe pėrvojės, qė e kanė dhėnė sidomos nėpėrmjet “Propositiones”, tekstin e tė cilave ia besoj Kėshillit Papnor pėr Familjen, qė ta thellojė studimin e tyre me qėllim qė tė vlerėsojė ēdo aspekt tė pasurive qė pėrmbahen nė to.

    E mira e ēmueshme e martesės dhe e familjes

    3. Kisha, e ndriēuar prej fesė, e cila e bėn tė njohė gjithė tė vėrtetėn mbi tė mirėn e ēmueshme tė martesės dhe tė familjes dhe mbi domethėniet e tyre mė tė thella, edhe njė herė ndien nevojėn pėr t’ua shpallur Ungjillin, domethėnė “lajmin e mirė”, tė gjithėve pa dallim, nė veēanti tė gjithė atyre qė janė tė thirrur nė martesė dhe pėrgatiten pėr tė, tė gjithė tė martuarve dhe prindėrve tė botės.

    Ajo ėshtė thellėsisht e bindur se vetėm me pranimin e Ungjillit gjendet realizimi i plotė i ēdo shprese, qė njeriu me tė drejtė vė nė martesėn dhe nė familjen.

    Tė dashura prej Hyjit me vetė krijimin[3], martesa dhe familja janė brendėsisht tė orjentuara pėr t’u pėrmbushur nė Krishtin[4] dhe kanė nevojė pėr hirin e tij qė tė shėrohen prej plagėve tė mėkatit[5] e tė kthehen nė “fillimin”[6] e tyre, domethėnė nė njohjen e plotė dhe nė realizimin integral tė planit tė Hyjit.

    Nė njė moment historik nė tė cilin familja ėshtė objekt i shumė forcave qė mundohen ta shkatėrrojnė ose sidoqoftė ta deformojnė, Kisha, e vetėdijshėm se e mira e shoqėrisė dhe e asaj vetė ėshtė thellėsisht e lidhur me tė mirėn e familjes[7], e ndien nė mėnyrė mė tė gjallė e nxitėse misionin e vet pėr t’u shpallur tė gjithėve planin e Hyjit mbi martesėn e mbi familjen, duke siguruar gjallėrinė e saj tė vėrtetė dhe promovimin njerėzor e tė krishterė, si dhe duke kontribuar kėshtu nė pėrtėritjen e shoqėrisė e tė vetė Popullit tė Hyjit.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pjesa e parė

    Dritat dhe errėsirat e familjes, sot

    Nevoja pėr tė njohur situatėn

    4. Meqenėse plani i Hyjit mbi martesėn dhe mbi familjen i pėrket burrit dhe gruas nė konkretėsinė e ekzistencės sė tyre tė pėrditshme nė situata tė caktuara shoqėrore e kulturore, Kisha, pėr tė kryer shėrbimin e vet, duhet tė punojė pėr tė njohur situatat brenda tė cilave martesa dhe familja realizohen sot[8].

    Pra, kjo njohje ėshtė njė nevojė e domosdoshme e veprės ungjillėzuese. Nė tė vėrtetė, familjeve tė kohės sonė Kisha duhet t’u sjellė Ungjillin e Jezu Krishtit tė pandryshueshėm e gjithnjė tė ri, ashtu sikurse edhe familjet janė tė pėrfshira nė kushtet e tashme tė botės qė janė tė thirrura pėr ta pranuar e pėr ta jetuar planin e Hyjit qė u pėrket atyre. Jo vetėm kaq, por kėrkesat dhe thirrjet e Shpirtit tingėllojnė edhe nė vetė ngjarjet e historisė, dhe ndėrkaq Kisha mund tė udhėhiqet drejt njė njohjeje mė tė thellė tė misterit tė pashtershėm tė martesės dhe tė familjes edhe prej situatave, pyetjeve, anktheve dhe shpresave tė tė rinjve, tė tė martuarve dhe tė prindėrve tė sotėm[9].

    Kėsaj i duhet shtuar pastaj njė reflektim i mėtejshėm me njė rėndėsi tė veēantė nė kohėn e sotme. Jo rrallė burrit dhe gruas sė sotme, qė janė nė njė kėrkim tė sinqertė e tė thellė tė njė pėrgjigjeje ndaj problemeve tė pėrditshme e tė rėnda tė jetės sė tyre martesore e familiare, u ofrohen vizione e propozime edhe joshėse, por qė e kompromentojnė nė masė tė ndryshme tė vėrtetėn dhe dinjitetin e personit njerėzor. Ėshtė njė ofertė e mbėshtetur shpesh prej organizimit tė fuqishėm e kapilar tė mjeteve tė komunikimit shoqėror, qė vėnė nė rrezik lirinė dhe aftėsinė pėr tė gjykuar me objektivitet.

    Tashmė shumė njerėz janė tė vetėdijshėm pėr kėtė rrezik qė i paraqitet personit njerėzor dhe veprojnė pėr tė vėrtetėn. Kisha, me njohjen e saj ungjillore, bashkohet me ta, duke dhėnė shėrbimin e vet ndaj sė vėrtetės, ndaj lirisė dhe ndaj dinjitetit tė ēdo burri e tė ēdo gruaje.

    Shqyrtimi ungjillore

    5. Shoshitja e Kishės bėhet propozimi i njė orientimi qė tė shpėtohet e tė realizohet tėrė e vėrteta dhe dinjiteti i plotė i martesės dhe i familjes.

    Ajo kryhet prej ndjenjės sė fesė[10], qė ėshtė njė dhuratė qė Shpirti ua ndan tė gjithė besimtarėve[11], dhe prandaj ėshtė vepėr e gjithė Kishės, sipas larmisė sė dhuratave e karizmave tė ndryshme qė, sė bashku dhe sipas pėrgjegjėsisė sė secilit, bashkėpunojnė pėr njė njohje tė thellė e zbatim tė Fjalės sė Hyjit. Kisha, pra, nuk e bėn shoshitjen e vet ungjillore vetėm nėpėrmjet Barinjve, tė cilėt mėsojnė nė emėr dhe me fuqinė e Krishtit, por edhe nėpėrmjet laikėve: Krishti “i ruan si dėshmitarė tė tij dhe i pajis me kuptimin e fesė dhe tė hirit tė fjalės (krh. Vap 2, 17-18; Zb 19, 10) qė forca e Ungjillit tė shkėlqejė nė jetėn e pėrditshme, familjare e shoqėrore”[12]. Madje, laikėt, pėr arsye tė thirrjes sė tyre tė veēantė, kanė detyrėn specifike ta interpretojnė nė dritėn e Krishtit historinė e kėsaj bote, meqenėse janė tė thirrur t’i ndriēojnė e t’i rregullojnė realitetet tokėsore sipas planit tė Hyjit Krijues dhe Shpėrblyes.

    Por “kuptimi mbinatyrore i fesė”[13] nuk qėndron vetėm ose patjetėr nė miratimin e besimtarėve. Kisha, duke ndjekur Krishtin, kėrkon tė vėrtetėn, qė jo gjithmonė pėrputhet me opinionin e shumicės. Dėgjon ndėrgjegjen dhe jo pushtetin dhe nė kėtė mbron tė varfėrit e tė pėrbuzurit. Kisha mund ta vlerėsojė edhe kėrkimin sociologjik e statistik, kur tregohet i dobishėm pėr tė kuptuar kontekstin historik nė tė cilin veprimi baritor duhet tė kryhet dhe pėr tė njohur mė mirė tė vėrtetėn; por ky kėrkim i vetėm nuk duhet tė mbahet patjetėr si shprehja e kuptimit tė fesė.

    Meqenėse ėshtė detyrė e shėrbesės apostolike tė sigurojė qėndrimin e Kishės nė tė vėrtetėn e Krishtit dhe ta shtjerė aty gjithnjė e mė thellė, Barinjtė duhet tė nxisin kuptimin e fesė nė tė gjithė besimtarėt, tė shqyrtojnė e tė gjykojnė me autoritet pastėrtinė e shprehjeve tė saj, tė edukojė besimtarėt pėr njė shoshitje ungjillore gjithnjė e mė tė pjekur[14].

    Pėr pėrpunimin e njė shoshitje tė njėmendtė ungjillore nė situatat dhe kulturat e ndryshme nė tė cilat burri dhe gruaja e jetojnė martesėn e tyre dhe jetėn e tyre familjare, bashkėshortėt dhe prindėrit e krishterė munden dhe duhet tė japin njė ndihmesė tė tyren tė pazėvendėsueshme. Pėr kėtė detyrė i aftėson karizma apo dhurata e tyre, dhurata e sakramentit tė kurorės sė martesės[15].

    Situata e familjes nė botėn e sotme

    6. Situata nė tė cilėn gjendet familja paraqet aspekte pozitive dhe aspekte negative: tė parat janė shenjė e shėlbimit tė Krishtit veprues nė botė; tė dytat janė shenjė e refuzimit qė njeriu i bėn dashurisė sė Hyjit.

    Nė tė vėrtetė, nga njėra anė ekziston njė vetėdije mė e gjallė pėr lirinė personale, dhe njė vėmendje mė e madhe ndaj cilėsisė sė marrėdhėnieve ndėrpersonale nė martesė, ndaj promovimit tė dinjitetit tė gruas, ndaj lindjes sė pėrgjegjshme tė fėmijėve, ndaj edukimit tė bijve; ekziston gjithashtu edhe vetėdija e nevojės qė tė zhvillohen marrėdhėnie mes familjeve pėr njė ndihmė tė ndėrsjellė shpirtėrore e materiale, rizbulimi i misionin kishtar pėrkatės tė familjes dhe tė pėrgjegjėsisė sė saj pėr ndėrtimin e njė shoqėrie mė tė drejtė. Megjithatė, nga ana tjetėr, nuk mungojnė shenja degradimi shqetėsues tė disa vlerave themelore: njė konceptim i gabuar teorik dhe praktik i pavarėsisė sė bashkėshortėve mes tyre; paqartėsitė e rėnda mbi marrėdhėnien e autoritetit mes prindėrve e fėmijėve; vėshtirėsitė konkrete, qė familja shpesh eksperimenton nė pėrēimin e vlerave; numri nė rritje i divorceve; plaga e dėshtimit; pėrdorimi gjithnjė e mė i shpeshtė i sterilizimit; krijimi i njė mendėsie tė vėrtetė kontraceptive.

    Nė rrėnjėn e kėtyre dukurive negative qėndron shpesh njė prishje e idesė dhe e shprehjes sė lirisė, e konceptuar jo si aftėsi e realizimit tė sė vėrtetės sė planit tė Hyjit mbi martesėn dhe familjen, por si forcė autonome e afirmimit, jo rrallė kundėr tė tjerėve, pėr mirėqenien personale egoiste.

    Vėmendjen tonė e meriton edhe fakti se, nė vendet e tė ashtuquajturės Botė e Tretė, shpesh familjeve u mungojnė qoftė mjetet themelore pėr mbijetesėn, sikurse ushqimi, puna, banesa, ilaēet, qoftė liritė mė elementare. Ndėrsa nė vendet mė tė pasura mirėqenia e tepruar dhe mendėsia konsumistike, paradoksalisht e bashkuar me njė farė ankthi dhe pasigurie pėr tė ardhmen, ua heqin bashkėshortėve zemėrgjerėsinė dhe guximin pėr tė ngjallur jetė tė reja njerėzore: kėshtu jeta shpesh perceptohet jo si bekim, por si rrezik nga i cili duhet tė ruhemi.

    Situata historike nė tė cilėn jeton familja, pra, paraqitet si njė tėrėsi dritash dhe hijesh.

    Kjo tregon se historia nuk ėshtė thjesht njė pėrparim i nevojshėm drejt mė sė mirės, por njė ngjarje lirie, dhe madje njė luftė mes lirive, qė i kundėrvihen njėra-tjetrės, domethėnė sipas shprehjes sė njohur tė shėn Agustinit, njė konflikt mes dy dashurish: dashuria ndaj Hyjit e shtyrė deri nė pėrbuzjen e vetvetes, dhe dashuria ndaj vetvetes e shtyrė deri nė pėrbuzjen e Hyjit[16].

    Prej kėsaj del se vetėm edukimi nė dashurinė e rrėnjosur nė fe mund tė na bėjė tė fitojmė aftėsinė pėr tė interpretuar “shenjat e kohėve”, qė janė shprehja historike e kėsaj dashurie tė dyfishtė.

    Ndikimi i situatės nė ndėrgjegjen e besimtarėve

    7. Duke jetuar nė njė botė tė tillė, nėn presionet qė rrjedhin sidomos prej mas-mediave, jo gjithmonė besimtarėt kanė ditur dhe dinė tė qėndrojnė tė paprekshėm prej errėsimit tė vlerave themelore dhe tė paraqiten si ndėrgjegje kritike e kėsaj kulture familjare dhe si subjekte aktive tė ndėrtimit tė njė humanizmi tė pėrnjėmendtė familjar.

    Ndėr shenjat mė shqetėsuese tė kėsaj dukurie, Etėrit Sinodalė kanė nėnvizuar, nė veēanti, pėrhapjen e divorcit dhe tė pėrdorimit tė njė bashkimi tė ri nga ana e vetė besimtarėve, pranimin e martesės thjesht civile, nė kundėrshtim me thirrjen e tė pagėzuarve pėr “t’u martuar nė Zotin”; kremtimin e martesės sakrament pa njė fe tė gjallė, por pėr arsye tė tjera; refuzimin e normave morale qė udhėheqin dhe nxisin ushtrimin njerėzor dhe tė krishterė tė seksualitetit nė martesė.

    Epoka jonė ka nevojė pėr urti

    8. Kėshtu, tė gjithė Kishės i parashtrohet detyra e njė reflektimi dhe e njė angazhimi shumė tė thellė, qė kultura e re qė po shfaqet tė ungjillėzohet brendėsisht, qė vlerat e vėrteta tė pranohen, qė tė drejtat e burrit e tė gruas tė mbrohen dhe qė drejtėsia nė vetė strukturat e shoqėrisė tė promovohet. Nė kėtė mėnyrė “humanizmi i ri” nuk do t’i shkėpusė njerėzit prej marrėdhėnies sė tyre me Hyjin, por do t’i drejtojė nga ai nė mėnyrė mė tė plotė.

    Nė ndėrtimin e kėtij humanizmi, shkenca dhe zbatimet e saj teknike japin mundėsi tė reja dhe shumė tė mėdha. Megjithatė, shkenca, pėr shkak tė zgjedhjeve politike qė vendosin drejtimin e saj tė kėrkimit dhe tė zbatimeve, shpesh pėrdoret kundėr domethėnies sė saj origjinare, promovimit tė personit njerėzor.

    Prandaj, bėhet i nevojshėm rifitimi nga ana e tė gjithėve i ndėrgjegjes sė parėsisė sė vlerave morale, qė janė vlerat e personit njerėzor si i tillė. Rikuptimi i domethėnies sė fundit tė jetės dhe i vlerave tė saj themelore ėshtė detyra e madhe qė shtrohet sot pėr pėrtėritjen e shoqėrisė. Vetėm vetėdija e parėsisė sė kėtyre vlerave lejon njė pėrdorim tė mundėsive tė panumėrta, tė vėna nė duart e njeriut prej shkencės, qė tė finalizohet me tė vėrtetė nė promovimin e personit njerėzor nė tė vėrtetėn e tij tė plotė, nė lirinė dhe dinjitetin e tij. Shkenca ėshtė e thirrur tė bashkėpunojė me urtinė.

    Prandaj mund tė pėrdoren edhe pėr problemet e familjes fjalėt e Koncilit II tė Vatikanit: “Epoka jonė, edhe mė shumė se sa nė shekujt e kaluar, ka nevojė pėr kėtė dije, nė mėnyrė qė tė gjitha zbulimet e saj tė reja tė bėhen mė njerėzore. Nė fakt, ėshtė nė rrezik e ardhmja e botės, nėse nuk nxiten njerėz mė tė urtė”[17].

    Edukimi i ndėrgjegjes morale, qė e bėn tė aftė ēdo njeri tė gjykojė dhe tė njohė mėnyrat mė tė pėrshtatshme pėr t’u realizuar sipas tė vėrtetės sė vet zanafillore, bėhet kėshtu njė kėrkesė parėsore dhe e domosdoshme.

    Ėshtė besėlidhja me Urtinė hyjnore ajo qė duhet tė rivendoset mė thellėsisht nė kulturėn e sotme. Nė kėtė Urti ēdo njeri ėshtė bėrė pjesėmarrės prej vetė gjestit krijues tė Hyjit. Dhe vetėm nė besnikėrinė ndaj kėsaj besėlidhjeje familjet e sotme do tė jenė nė gjendje tė ndikojnė pozitivisht nė ndėrtimin e njė bote mė tė drejtė e mė vėllazėrore.

    Gruadualiteti dhe kthimi

    9. Padrejtėsisė sė krijuar prej mėkatit - thellėsisht i depėrtuar edhe nė strukturat e botės sė sotme - dhe qė shpesh e pengon familjen dhe realizimin e plotė tė vetvetes e tė tė drejtave tė saj themelore, duhet t’i kundėrvihemi me njė kthim tė mendjes e tė zemrės, duke ndjekur Krishtin e Kryqėzuar nė mohimin e egoizmit tonė: njė kthim i tillė nuk mund tė mos ketė ndikim tė mirė dhe pėrtėritės edhe nė strukturat e shoqėrisė.

    Kėrkohet njė kthim i vazhdueshėm, i qėndrueshėm, qė, megjithėse duke kėrkuar shkėputjen e brendshme prej ēdo tė keqeje dhe bashkimin me tė mirėn nė plotėsinė e saj, zbatohet konkretisht nė hapa qė tė ēojnė gjithnjė e mė tej. Kėshtu zhvillohet njė proces dinamik, qė pėrparon gradualisht me integrimin progresiv tė dhuratave tė Hyjit dhe tė kėrkesave tė dashurisė sė tij pėrfundimtare e absolute nė tėrė jetėn personale e shoqėrore tė njeriut. Prandaj ėshtė e nevojshme njė ecje pedagogjike rritjeje me qėllim qė secili besimtar, familjet dhe popujt, madje vetė qytetėrimi, nga ajo qė tashmė kanė pranuar prej Misterit tė Krishtit, tė drejtohen me durim pėrtej, duke arritur nė njė njohje mė tė pasur dhe nė njė integrim mė tė plotė tė kėtij Misteri nė jetėn e tyre.

    Inkulturimi

    10. Ėshtė nė pėrputhje me traditėn e vazhdueshme tė Kishės pranimi prej kulturave tė popujve i ēdo gjėje qė ėshtė nė gjendje t’i shprehė mė mirė pasuritė e pashtershme tė Krishtit[18]. Vetėm me ndihmėn e tė gjitha kulturave, kėto pasuri do tė mund tė shfaqen gjithnjė e mė qartė dhe Kisha do tė mund tė ecė drejt njė njohjeje ēdo ditė e mė tė plotė e tė thellė tė sė vėrtetės, qė tashmė i ėshtė dhuruar tėrėsisht prej Zotit tė vet.

    Duke e mbajtur tė ngulitur parimin e dyfishtė tė pajtueshmėrisė me Ungjillin tė kulturave tė ndryshme qė duhen lartėsuar dhe tė bashkimit me Kishėn e gjithmbarshme, duhet tė vazhdohet me studimin, veēanėrisht nga ana e Konferencave Ipeshkvore dhe tė Dikastereve kompetente tė Kuries Romake, dhe nė angazhimin baritor qė ky “inkulturim” i fesė sė krishterė tė ndodhė gjithnjė e mė gjerėsisht, edhe nė fushėn e martesės e tė familjes.

    Nėpėrmjet “inkulturimit” ecet drejt rivendosjes sė plotė tė besėlidhjes me Urtinė e Hyjit, qė ėshtė vetė Krishti. E tėrė Kisha do tė pasurohet edhe prej atyre kulturave qė, megjithėse duke qenė pa teknologji, janė plot me menēuri njerėzore dhe tė gjallėruara prej vlerave tė thella njerėzore.

    Qė tė jetė i qartė pikėsynimi i kėsaj ecjeje dhe, si pasojė, sigurisht tė tregohet edhe rruga, Sinodi, nė rend tė parė, me tė drejtė e ka konsideruar thellėsisht planin zanafillor tė Hyjit mbi martesėn dhe familjen: ka dėshiruar “tė kthehet nė fillim”, nė nderim ndaj mėsimit tė Krishtit[19].

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pjesa e dytė

    Plani i Hyjit mbi martesėn dhe mbi familjen

    Njeriu shėmbėlltyrė e Hyjit Dashuri

    11. Hyji e ka krijuar njeriun nė shėmbėlltyrė e pėrngjasim tė tij[20]: duke e thirrur nė jetė pėr dashuri, e ka thirrur nė tė njėjtėn kohė edhe nė dashuri.

    Hyji ėshtė dashuri[21] dhe jeton nė vetvete njė mister bashkimi personal dashurie. Duke e krijuar nė shėmbėlltyrė tė vet dhe duke e ruajtur vazhdimisht nė jetė, Hyji vendos nė njerėzimin e burrit dhe tė gruas thirrjen, dhe prandaj edhe aftėsinė e pėrgjegjėsinė e dashurisė dhe tė bashkimit[22]. Prandaj, dashuria ėshtė thirrja themelore dhe e natyrshme e ēdo qenieje njerėzore.

    Si shpirt i mishėruar, domethėnė shpirt qė shprehet nė trup dhe trup qė merr trajtė nga njė shpirt i pavdekshėm, njeriu ėshtė i thirrur nė dashuri nė kėtė tėrėsi tė tij tė njėsuar. Dashuria e pėrqafon edhe trupin njerėzor dhe trupi bėhet pjesėmarrės i dashurisė shpirtėrore.

    Zbulimi i krishterė njeh dy mėnyra specifike tė realizimit tė personit njerėzor, nė tėrėsinė e tij, nė dashuri: Martesa dhe Virgjėria. Si njėra ashtu edhe tjetra, nė formėn e tyre karakteristike, janė konkretizim i tė vėrtetės mė tė thellė tė njeriut, tė “qenies sė tij nė shėmbėlltyrė tė Hyjit”.

    Si pasojė, seksualiteti, nėpėrmjet tė cilit burri dhe gruaja i dhurohen njėri-tjetrit me aktet pėrkatėse dhe ekskluzive tė bashkėshortėve, nuk ėshtė aspak diēka vetėm biologjike, por i pėrket bėrthamės sė brendshme tė personit njerėzor si i tillė. Ai realizohet nė mėnyrė vėrtet njerėzore vetėm nėse ėshtė pjesė integruese e dashurisė me tė cilėn burri e gruaja angazhohen tėrėsisht ndaj njėri-tjetrit deri nė vdekje. Dhurimi fizik i plotė do tė ishte mashtrim po tė mos ishte shenjė dhe fryt i dhurimit personal tė plotė, nė tė cilin i gjithė personi, edhe nė dimensionin e tij kohor, ėshtė i pranishėm: nėse personi do tė rezervonte pėr vete diēka ose mundėsinė pėr tė vendosur ndryshe pėr tė ardhmen, edhe pėr kėtė ai nuk do tė dhurohej tėrėsisht.

    Kjo tėrėsi, e kėrkuar prej dashurisė bashkėshortore, u pėrgjigjet edhe kėrkesave tė njė frytshmėrie tė pėrgjegjshme, e cila, e prirur siē ėshtė pėr tė lindur njė qenie njerėzore, e kapėrcen pėr natyrė tė vet rendin vetėm biologjik, dhe pėrfshin njė tėrėsi vlerash personale, pėr rritjen e harmonishme tė tė cilave ėshtė e nevojshme ndihmesa e vazhdueshme dhe nė pėrputhje e tė dy prindėrve.

    “Vendi” i vetėm, qė e bėn tė mundur kėtė dhurim sipas tėrė tė vėrtetės sė tij, ėshtė martesa, apo marrėveshja e dashurisė bashkėshortore apo zgjedhja e vetėdijshme dhe e lirė, me tė cilėn burri dhe gruaja pranojnė bashkėsinė e brendshme tė jetės dhe tė dashurisė, tė dashur prej vetė Hyjit[23], qė vetėm nė kėtė dritė e shfaq domethėnien e vet tė vėrtetė. Institucioni martesor nuk ėshtė njė ndėrhyrje e papėrshtatshme e shoqėrisė apo e autoritetit, as imponimi i jashtėmvi njė forme, por kėrkesė e brendshme e marrėveshjes sė dashurisė bashkėshortore qė publikisht afirmohet si e vetme dhe ekskluzive, qė tė jetohet kėshtu besnikėria e plotė ndaj planit tė Hyjit Krijues. Kjo besnikėri, larg prej flijimit tė lirisė sė personit, e ruan atė nga ēdo subjektivizėm dhe relativizėm, e bėn pjesėmarrės nė Urtinė krijuese.

    Martesa dhe bashkimi mes Hyjit e njerėzve

    12. Bashkimi i dashurisė mes Hyjit dhe njerėzve, pėrmbajtja themelore e Zbulimit dhe e pėrvojės sė fesė sė Izraelit, e gjen shprehjen e vet domethėnėse nė besėlidhjen martesore, qė vendoset mes burrit e gruas.

    Prandaj fjala qendrore e Zbulesės, “Hyji e do popullin e vet”, shqiptohet edhe nėpėrmjet fjalėve tė gjalla e konkrete me tė cilat burri e gruaja i shfaqin njėri-tjetrit dashurinė bashkėshortore. Lidhja e tyre e dashurisė bėhet shėmbėlltyrė dhe simbol i Besėlidhjes qė bashkon Hyjin dhe popullin e tij[24]. Dhe vetė mėkati, qė mund ta plagosė marrėveshjen bashkėshortore, bėhet shėmbėlltyrė e pabesnikėrisė sė popullit ndaj Hyjit tė vet: idhujtaria ėshtė prostitucion[25], pabesnikėria ėshtė kurorėthyerje, mosdėgjesa ndaj ligjit ėshtė braktisje e dashurisė bashkėshortore tė Zotit. Por pabesnikėria e Izraelit nuk e shkatėrron besnikėrinė e amshuar tė Zotit, dhe, prandaj, dashuria gjithnjė besnike e Hyjit paraqitet si shembull i marrėdhėnieve tė dashurisė besnike qė duhet tė ekzistojnė mes bashkėshortėve[26].

    Jezu Krishti, dhėndėr i Kishės, dhe sakramenti i martesės

    13. Bashkimi mes Hyjit dhe njerėzve e gjen plotėsinė e vet pėrfundimtare nė Jezu Krishtin, Dhėndrin qė do dhe qė dhurohet si Shėlbues i njerėzimit, duke e bashkuar me veten si trup tė vetin.

    Ai zbulon tė vėrtetėn zanafillore tė martesės, tė vėrtetėn e “fillimit”[27] dhe, duke e liruar njeriun prej zemėrgurėsisė, e bėn atė tė aftė ta realizojė plotėsisht.

    Ky zbulim e arrin plotėsinė e vet pėrfundimtare nė dhuratėn e dashurisė qė Fjala e Hyjit i bėn njerėzimit duke marrė natyrėn njerėzore, dhe nė flijimin e vetvetes qė Jezu Krishti bėn nė Kryq pėr Nusen e vet, Kishėn. Nė kėtė flijim zbulohet plotėsisht ai plan qė Hyji ka ngulitur nė njerėzimin e burrit e tė gruas, qė prej krijimit tė tyre[28]; martesa e tė pagėzuarve bėhet kėshtu simboli real i Besėlidhjes sė re e tė amshuar, tė vendosur me gjakun e Krishtit. Shpirti, qė Zoti e derdh, dhuron zemrėn e re dhe i bėn burrin e gruan tė aftė tė duhen, sikurse Krishti na ka dashur ne. Dashuria bashkėshortore arrin atė plotėsi nė tė cilėn ėshtė e pėrcaktuar brendėsisht, dashurinė bashkėshortore, qė ėshtė mėnyra karakteristike e specifike me tė cilėn bashkėshortėt marrin pjesė dhe janė tė thirrur tė jetojnė vetė dashurinė e Krishtit qė dhurohet nė Kryq.

    Nė njė faqe, me tė drejtė shumė tė njohur, Tertuliani e ka shprehur mirė madhėshtinė e kėsaj jete bashkėshortore nė Krishtin dhe bukurinė e saj: “Si do tė jem i aftė ta paraqes lumturinė e asaj martese qė Kisha bashkon, flija eukaristike pohon, bekimi vulos, engjėjt shpallin dhe Ati miraton?... Ēfarė zgjedhe ėshtė ajo e dy besimtarėve tė bashkuar me njė shpresė tė vetme, nė njė zbatim tė vetėm, nė njė shėrbim tė vetėm! Janė tė dy vėlla e motėr e tė dy shėrbejnė sė bashku; nuk ka asnjė ndarje as nė shpirt e as nė mish. Madje janė vėrtet dy nė njė trup tė vetėm dhe aty ku trupi ėshtė i vetėm, i vetėm ėshtė edhe shpirti”[29].

    Duke e pranuar dhe medituar besnikėrisht Fjalėn e Hyjit, Kisha solemnisht ka mėsuar dhe mėson se martesa e tė pagėzuarve ėshtė njėri prej shtatė sakramenteve tė Besėlidhjes sė Re[30].

    Nė tė vėrtetė, nėpėrmjet pagėzimit, burri dhe gruaja hyjnė pėrfundimisht nė Besėlidhjen e Re e tė Amshuar, nė Besėlidhjen martesore tė Krishtit me Kishėn. Dhe pėr arsye tė kėsaj hyrjeje tė pashkatėrrueshme bashkėsia intime e jetės dhe e dashurisė bashkėshortore, tė themeluar prej Krijuesit[31], lartėsohet e ngrihet nė dashurinė martesore tė Krishtit, e mbėshtetur dhe e pasuruar prej forcės sė tij shpėrblyese.

    Me fuqinė e sakramentalitetit tė martesės sė tyre, bashkėshortėt janė tė lidhur me njėri-tjetrin nė mėnyrėn mė tė pazgjidhshme. Pėrkatėsia e tyre e ndėrsjellė ėshtė paraqitja reale, nėpėrmjet shenjės sakramentale, e vetė marrėdhėnies sė Krishtit me Kishėn.

    Prandaj bashkėshortėt janė pėrkujtim i vazhdueshėm pėr Kishėn i asaj qė ka ndodhur nė Kryq; janė pėr njėri-tjetrin, dhe pėr bijtė, dėshmitarė tė shėlbimit, nė tė cilin sakramenti i bėn pjesėmarrės. Pėr kėtė ngjarje shėlbimi martesa, ashtu si ēdo sakrament, ėshtė pėrkujtim, aktualizim dhe profeci: “Si pėrkujtim, sakramenti u jep atyre hirin dhe detyrėn pėr tė kujtuar veprat e mėdha tė Hyjit dhe pėr t’ua dėshmuar ato bijve tė tyre; si aktualizim, u jep atyre hirin dhe detyrėn pėr tė zbatuar nė tė tashmen, pėr njėri-tjetrin dhe pėr bijtė, kėrkesat e njė dashurie qė fal dhe shpėrblen; si profeci, u jep atyre hirin dhe detyrėn tė jetojnė dhe tė dėshmojnė shpresėn e takimit tė ardhshėm me Krishtin”[32].

    Ashtu si secili prej shtatė sakramenteve, edhe kurora e martesės ėshtė njė simbol real i ngjarjes sė shėlbimit, por nė mėnyrėn e vet. “Bashkėshortėt marrin pjesė nė tė si bashkėshortė, tė dy, si ēift, nė atė pikė sa efekti i parė dhe i menjėhershėm i martesės (res et sacramentum) nuk ėshtė vetė hiri mbinatyror, por lidhja bashkėshortore e krishterė, njė bashkim i dy vetėve, nė mėnyrė tipike i krishterė sepse pėrfaqėson misterin e Mishėrimit tė Krishtit dhe misterin e tij tė Besėlidhjes. Dhe pėrmbajtja e pjesėmarrjes nė jetėn e Krishtit ėshtė edhe ajo specifike: dashuria bashkėshortore mban nė vete njė tėrėsi nė tė cilėn hyjnė tė gjithė pėrbėrėsit e personit - thirrja e trupit dhe e instinktit, forca e ndjenjės dhe e afektivitetit, aspirata e shpirtit dhe e vullnetit -; ajo synon nė njė njėsi thellėsisht personale, qė, pėrtej bashkimit nė njė trup tė vetėm, tė bėn tė jesh njė zemėr e vetme dhe njė shpirt i vetėm; ajo kėrkon pazgjidhshmėrinė dhe besnikėrinė e dhurimit tė ndėrsjellė pėrfundimtar dhe i hapet frytshmėrisė (krh. Humanae vitae, 9). Me njė fjalė, bėhet fjalė pėr karakteristika normale tė ēdo dashurie bashkėshortore natyrore, por me njė domethėnie tė re qė jo vetėm i pastron dhe i pėrforcon, por edhe i lartėson deri nė atė pikė sa t’i bėjė shprehje tė vlerave karakteristike tė krishtera”[33].

    Bijtė, dhuratė shumė e ēmueshme e martesės

    14. Sipas planit tė Hyjit, martesa ėshtė themeli i bashkėsisė mė tė gjerė tė familjes, pasi vetė institucioni i martesės dhe dashuria bashkėshortore janė tė caktuar pėr lindjen dhe edukimin e fėmijėve, nė tė cilat gjejnė kurorėzimin e tyre[34].

    Nė realitetin e vet mė tė thellė, dashuria ėshtė thelbėsisht dhuratė dhe dashuria bashkėshortore, ndėrsa i ēon bashkėshortėt drejt “njohjes” sė tyre tė ndėrsjellė, qė i bėn “njė trup tė vetėm”[35], nuk kufizohet nė brendėsinė e ēiftit, pasi i bėn tė aftė pėr dhurimin mė tė madh tė mundur, prej tė cilit bėhen bashkėpunėtorė me Hyjin pėr dhurimin e jetės njė personi tė ri njerėzor. Kėshtu bashkėshortėt, ndėrsa i dhurohen njėri-tjetrit, dhurojnė pėrtej vetvetes realitetin e fėmijės, refleks i gjallė i dashurisė sė tyre, shenjė e pėrhershme e njėsisė bashkėshortore dhe sintezė e gjallė dhe e pandashme e tė qenit tė tyre baba dhe nėnė.

    Duke u bėrė prindėr, bashkėshortėt marrin prej Hyjit dhuratėn e njė pėrgjegjėsie tė re. Dashuria e tyre familjare ėshtė e thirrur tė bėhet pėr bijtė shenjė e dukshme e vetė dashurisė sė Hyjit “prej tw Cilit merr emrin e vet ēdo atėsi nė qiell e mbi tokė”[36].

    Megjithatė, nuk duhet tė harrojmė se edhe kur lindja e fėmijėve nuk ėshtė e mundur, jeta bashkėshortore nuk e humb vlerėn e vet. Steriliteti fizik, nė tė vėrtetė, mund tė jetė rast i bashkėshortėve pėr shėrbime tė tjera tė rėndėsishme ndaj jetės sė personit njerėzor, si pėr shembull bijėsimi, format e ndryshme tė veprave edukative, ndihma familjeve tė tjera, fėmijėve tė varfėr apo handikapatė.

    Familja, bashkim personash

    15. Nė martesė dhe nė familje krijohet njė kompleks marrėdhėniesh ndėrpersonale - bashkėshortėsi, atėsi-amėsi, bijėsi, vėllazėri -, nėpėrmjet tė cilave ēdo person njerėzor hyn nė “familjen njerėzore” dhe nė “familjen e Hyjit”, qė ėshtė Kisha.

    Martesa dhe familja e krishterė ndėrtojnė Kishėn: nė tė vėrtetė, nė familje personi njerėzor jo vetėm lind dhe, nėpėrmjet edukimit, hyn nė bashkėsinė njerėzore, por nėpėrmjet rilindjes sė pagėzimit dhe edukimit nė fe, ai hyn edhe nė familjen e Hyjit, qė ėshtė Kisha.

    Familja njerėzore, e pėrēarė prej mėkatit, riformohet nė njėsinė e saj prej forcės shpėrblyese tė vdekjes e ngjalljes sė Krishtit[37]. Martesa e krishterė, pjesėmarrėse nė frytshmėrinė shėlbuese tė kėsaj ngjarjeje, pėrbėn vendin natyror nė tė cilin kryhet hyrja e personit njerėzor nė familjen e madhe tė Kishės.

    Mandati pėr t’u rritur e pėr t’u shumuar, i dhėnė nė fillim burrit e gruas, nė kėtė mėnyrė arrin krejt tė vėrtetėn dhe realizimin e vet tė plotė.

    Kėshtu, Kisha gjen nė familjen, qė lind prej sakramentit, djepin e vet dhe vendin nė tė cilin ajo mund tė aktualizojė pėrfshirjen e vet nė breznitė njerėzore, dhe kėto, nė mėnyrė tė ndėrsjellė, nė Kishėn.

    Martesa dhe virgjėria

    16. Virgjėria dhe beqaria pėr Mbretėrinė e Hyjit jo vetėm qė nuk e kundėrshtojnė dinjitetin e martesės, por edhe e presupozojnė dhe e konfirmojnė atė. Martesa dhe virgjėria janė dy mėnyra pėr tė shprehur e pėr tė jetuar tė vetmin Mister tė Besėlidhjes sė Hyjit me popullin e vet. Kur nuk ka vlerėsim pėr martesėn, nuk mund tė ekzistojė as virgjėri e kushtuar Zotit; kur seksualiteti njerėzor nuk mbahet si njė vlerė e madhe e dhuruar prej Krijuesit, e humb domethėnien flijimi i tij pėr Mbretėrinė e Qiellit.

    Nė fakt, me tė drejtė thotė shėn Gjon Gojarti: “Ai qė e dėnon martesėn, ia heq edhe virgjėrisė lavdinė e saj; ndėrsa ai qė e lavdėron, e bėn virgjėrinė mė tė admirueshme e mė tė shkėlqyeshme. Ajo qė duket njė e mirė vetėm nė krahasim me njė tė keqe, nuk ėshtė njė e mirė e madhe; por ajo qė ėshtė edhe mė e mirė se tė mirat e pranuara universalisht si tė tilla, ėshtė me siguri njė e mirė nė shkallėn mė tė lartė”[38].

    Nė virgjėri njeriu ėshtė nė pritje, edhe trupėrisht, tė dasmės eskatologjike tė Krishtit me Kishėn, duke iu dhuruar tėrėsisht Kishės nė shpresėn se Krishti do t’i dhurohet asaj nė tė vėrtetėn e plotė tė jetės sė amshuar. Personi i virgjėr paraprin kėshtu nė trupin e vet botėn e re tė ngjalljes sė ardhshme[39].

    Me fuqinė e kėsaj dėshmie, virgjėria e mban tė gjallė nė Kishė ndėrgjegjen e misterit tė martesės dhe e mbron nga ēdo kufizim e nga ēdo varfėrim.

    Duke e bėrė tė lirė nė mėnyrė tė veēantė zemrėn e njeriut[40], “sa ta ndezė edhe mė shumė me dashuri ndaj Hyjit dhe ndaj tė gjithė njerėzve”[41], virgjėria dėshmon se Mbretėria e Hyjit dhe drejtėsia e tij janė ajo perlė e ēmueshme qė duhet pėlqyer para ēdo vlere tjetėr qoftė edhe tė madhe, madje duhet kėrkuar si e vetmja vlerė pėrfundimtare. Prandaj Kisha, gjatė gjithė historisė sė saj, gjithmonė e ka mbrojtur epėrsinė e kėsaj karizme nė krahasim me atė tė martesės, pėr arsye tė lidhjes krejt tė veēantė qė ajo ka me Mbretėrinė e Hyjit[42].

    Megjithėse heq dorė prej frytshmėrisė fizike, personi i virgjėr bėhet shpirtėrisht i frytshėm, baba dhe nėnė i shumė njerėzve, duke bashkėpunuar nė realizimin e familjes sipas planit tė Hyjit.

    Prandaj, bashkėshortėt e krishterė kanė tė drejtėn tė presin prej personave tė virgjėr shembullin e mirė dhe dėshminė e besnikėrisė ndaj thirrjes sė tyre deri nė vdekje. Ashtu sikurse pėr bashkėshortėt besnikėria nganjėherė bėhet e vėshtirė dhe kėrkon sakrificė, flijim e vetėmohim, ashtu mund tė ndodhė edhe pėr personat e virgjėr. Besnikėria e tyre, edhe nė provėn e mundshme, duhet tė jetė shembull pėr besnikėrinė e palės tjetėr[43].

    Kėto reflektime mbi virgjėrinė mund tė ndriēojnė dhe tė ndihmojnė ata qė, pėr arsye qė nuk varen prej vullnetit tė tyre, nuk kanė mundur tė martohen dhe pastaj e kanė pranuar situatėn e tyre nė shpirt shėrbimi.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pjesa e tretė

    Detyrat e familjes sė krishterė

    Familja bėhet ajo qė je!

    17. Nė planin e Hyjit Krijues e Shėlbues, familja zbulon jo vetėm “identitetin” e vet, atė qė ajo “ėshtė”, por edhe “misionin” e vet, atė qė ajo mund dhe duhet “tė bėjė”. Detyrat qė familja ėshtė e thirrur prej Hyjit qė tė bėjė nė histori, burojnė prej vetė qenies sė saj dhe pėrfaqėsojnė zhvillimin e saj dinamik dhe ekzistencial. Ēdo familje zbulon e gjen nė vetvete thirrjen e pashlyeshme, qė pėrcakton njėkohėsisht dinjitetin dhe pėrgjegjėsinė e saj: familja “bėhet” ajo qė “je”!

    Kėshtu, pėrkujtimi i “fillimit” tė gjestit krijues tė Hyjit ėshtė njė nevojė pėr familjen, nėse dėshiron tė njihet dhe tė realizohet sipas tė vėrtetės sė brendshme jo vetėm tė qenies sė saj por edhe tė veprimit tė saj historik. Dhe meqenėse, sipas planit hyjnor, ėshtė e formuar si “bashkėsi e brendshme jete dhe dashurie”[44], familja ka misionin tė bėhet gjithnjė e mė shumė ajo qė ėshtė, pra bashkėsi jete e dashurie, nė njė tėrheqje qė, si pėr ēdo realitet tė krijuar e tė shpėrblyer, do ta gjejė plotėsimin e vet nė Mbretėrinė e Hyjit. Pastaj, nė njė perspektivė qė mbėrrin nė vetė rrėnjėt e realitetit, duhet tė themi se thelbi e detyrat e familjes janė sė fundi tė pėrcaktuara prej dashurisė. Prandaj familja merr misionin tė ruajė, tė zbulojė e tė komunikojė dashurinė, si pasqyrim tė gjallė dhe pjesėmarrje reale tė dashurisė sė Hyjit pėr njerėzimin dhe tė dashurisė sė Krishtit Zot pėr Kishėn, nusen e vet.

    Ēdo detyrė e veēantė e familjes ėshtė shprehje dhe aktualizim konkret i njė misioni tė tillė themelor. Prandaj ėshtė e nevojshme tė depėrtohet mė thellė nė pasurinė e veēantė tė misionit tė familjes dhe tė shqyrtohen pėrmbajtjet e saj tė shumėfishta e unitare.

    Nė kėtė kuptim, duke u nisur prej dashurisė dhe duke iu referuar asaj nė mėnyrė tė vazhdueshme, Sinodi i fundit ka nxjerrė nė pah katėr detyra tė pėrgjithshme tė familjes:

    1) formimin e njė bashkėsie personash;

    2) shėrbimin ndaj jetės;

    3) pjesėmarrjen nė zhvillimin e shoqėrisė;

    4) pjesėmarrjen nė jetėn dhe nė misionin e Kishės.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    I - Formimi i njė bashkėsie personash

    Dashuria, fillimi dhe forca e bashkimit

    18. Familja, e themeluar dhe e gjallėruar prej dashurisė, ėshtė njė bashkėsi personash: e burrit dhe gruas bashkėshortė, e prindėrve dhe e fėmijėve, e tė afėrmve. Detyra e saj e parė ėshtė qė ta jetojė besnikėrisht realitetin e bashkimit nė angazhimin e vazhdueshėm pėr tė zhvilluar njė bashkėsi tė pėrnjėmendtė personash.

    Parimi i brendshėm, forca e pėrhershme dhe qėllimi i fundit i kėsaj detyre ėshtė dashuria: ashtu sikurse, pa dashuri, familja nuk ėshtė bashkėsi personash, po ashtu edhe, pa dashuri, familja nuk mund tė jetojė, tė rritet e tė pėrsoset si bashkėsi personash. Ajo qė kam shkruar nė enciklikėn Redemptor hominis e gjen zbatimin e vet zanafillor e tė privilegjuar pikėrisht nė familjen si e tillė: “Njeriu nuk mund tė jetojė pa dashuri. Ai mbetet nė vetvete njė qenie e pakuptueshme, jeta e tij ėshtė pa kuptim, nėse nuk i zbulohet dashuria, nėse nuk takohet me dashurinė, nėse nuk e ekperimenton dhe nuk e bėn tė vetėn, nėse nuk merr pjesė nė tė gjallėrisht”[45].

    Dashuria mes burrit e gruas nė martesė dhe, nė formėn e rrjedhur e tė zgjeruar, dashuria mes anėtarėve tė sė njėjtės familje - mes prindėrve e bijve, mes vėllezėrve e motrave, mes tė afėrmve e familjarėve - frymėzohet e nxitet nga njė dinamizėm i brendshėm dhe i pareshtur, qė e ēon familjen nė njė bashkim gjithnjė e mė tė thellė e tė dendur, themel dhe shpirt i bashkėsisė bashkėshortore e familjare.

    Njėsia e pandashme e bashkimit bashkėshortor

    19. Bashkimi i parė ėshtė ai qė vendoset e zhvillohet mes bashkėshortėve: me fuqinė e besėlidhjes sė dashurisė bashkėshortore, burri e gruaja “nuk janė mė dy, por njė trup i vetėm”[46] dhe janė tė thirrur tė rriten vazhdimisht nė bashkimin e tyre nėpėrmjet besnikėrisė sė pėrditshme ndaj premtimit martesor tė dhurimit tė plotė tė ndėrsjellė.

    Ky bashkim bashkėshortor i ka rrėnjėt e veta nė pėrplotėsimin natyror qė ekziston mes burrit e gruas, dhe ushqehet nėpėrmjet vullnetit personal tė bashkėshortėve pėr ta bashkėndarė tėrė planin e jetės, atė qė kanė e atė qė janė: prandaj ky bashkim ėshtė fryti dhe shenja e njė kėrkese thellėsisht njerėzore. Por nė Krishtin Zot, Hyji e merr kėtė kėrkesė njerėzore, e pėrforcon, e pastron dhe e lartėson, duke e ēuar drejt pėrsosmėrisė me sakramentin e kurorės sė martesės: Shpirti Shenjt i zbritur nė kremtimin sakramental u jep bashkėshortėve tė krishterė dhuratėn e njė bashkimi tė ri dashurie, qė ėshtė shėmbėlltyra e gjallė dhe reale e asaj njėsie shumė tė veēantė qė e bėn Kishėn Trup tė pandashėm mistik tė Zotit Jezus.

    Dhurata e Shpirtit ėshtė urdhėrim jete pėr bashkėshortėt e krishterė, dhe njėkohėsisht edhe shtytje nxitėse me qėllim qė ēdo ditė tė pėrparojnė drejt njė bashkimi gjithnjė e mė tė pasur mes tyre nė tė gjitha nivelet - tė trupave, tė karaktereve, tė zemrave, tė inteligjencave dhe tė vullneteve, tė shpirtrave[47] -, duke i zbuluar kėshtu Kishės dhe botės bashkimin e ri tė dashurisė tė dhuruar prej hirit tė Krishtit.

    Njė bashkim i tillė kundėrshtohet rrėnjėsisht prej poligamisė: nė tė vėrtetė, kjo e mohon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė planin e Hyjit siē na zbulohet nė zanafillė, sepse ėshtė kundėr dinjitetit tė barabartė personal tė burrit e tė gruas, qė nė martesė i dhurohen njėri-tjetrit me njė dashuri tė plotė dhe prandaj tė vetme e ekskluzive. Siē shkruan Koncili II i Vatikanit: “Njėsia e martesės e pėrforcuar nga Zoti shfaqet nė mėnyrė qartė edhe prej dinjitetit tė barabartė personal si tė burrit ashtu edhe tė gruas, qė duhet tė pranohet nė dashurinė e ndėrsjellė e tė plotė”[48].

    Njė bashkim i pazgjidhshėm

    20. Bashkimi bashkėshortor karakterizohet jo vetėm nga njėsia e tij, por edhe nga pazgjidhshmėria e tij: “Ky bashkim i brendshėm, si dhurim i ndėrsjellė i dy personave, ashtu si edhe e mira e bijve, kėrkojnė besnikėrinė e plotė tė bashkėshortėve dhe pretendojnė njėsinė e pazgjidhshme tė tyre”[49].

    Ėshtė detyrė themelore e Kishės tė ripohojė me forcė - siē kanė bėrė Etėrit e Sinodit - doktrinėn e pazgjidhshmėrisė sė kurorės sė martesės: atyre qė, nė ditėt tona, e mendojnė si tė vėshtirė ose madje edhe tė pamundur tė lidhen me njė person pėr gjithė jetėn dhe atyre qė janė tė pėrfshirė nga njė kulturė qė nuk e pranon pazgjidhshmėrinė martesore, dhe e pėrqesh haptazi angazhimin e bashkėshortėve pėr besnikėri, ėshtė e nevojshme t’u pėrsėrisim lajmin e mirė tė definitivitetit tė asaj dashurie bashkėshortore, qė nė Jezu Krishtin ka themelin dhe forcėn e vet[50].

    E rrėnjosur nė dhurimin personal e tė plotė tė bashkėshortėve dhe e kėrkuar prej sė mirės sė bijve, pazgjidhshmėria e martesės e gjen tė vėrtetėn e vet tė fundit nė planin qė Hyji ka shfaqur nė Zbulesėn e tij: Ai e dėshiron dhe e dhuron pazgjidhshmėrinė martesore si fryt, shenjė dhe kėrkesė tė dashurisė absolutisht besnike qė Hyji ka pėr njeriun dhe qė Zoti Jezus jeton ndaj Kishės sė vet.

    Krishti e pėrtėrin planin e parė qė Krijuesi e ka shkruar nė zemrėn e burrit e tė gruas, dhe nė kremtimin e sakramentit tė kurorės sė martesės jep njė “zemėr tė re”: kėshtu bashkėshortėt jo vetėm qė mund ta kapėrcejnė “pagdhendurinė”[51], por edhe, dhe sidomos, mund tė bashkėndajnė dashurinė e plotė e pėrfundimtare tė Krishtit, Besėlidhje e re dhe e amshuar e bėrė njeri. Ashtu sikurse Zoti Jezus ėshtė “dėshmitari besnik”[52], ėshtė “po”-ja e premtimeve tė Hyjit[53] dhe prandaj realizimi mė i lartė i besnikėrisė sė pakushtėzuar me tė cilėn Hyji e do popullin e vet, po ashtu edhe bashkėshortėt e krishterė janė tė thirrur tė marrin pjesė realisht nė pazgjidhshmėrinė e pakthyeshme, qė e lidh Krishtin me Kishėn, nusen e vet, tė cilėn Ai e do deri nė fund[54].

    Dhurata e sakramentit ėshtė nė tė njėjtėn kohė thirrje dhe urdhėrim pėr bashkėshortėt e krishterė, qė t’i qėndrojnė besnikė pėrgjithmonė njėri-tjetrit, pavarėsisht prej ēdo prove e vėshtirėsie, nė njė dėgjesė zemėrgjerė ndaj vullnetit tė shenjtė tė Zotit: “Ēka Hyji bashkoi, njeriu tė mos e ndajė!”[55].

    Dėshmimi i vlerės sė paēmueshme tė pazgjidhshmėrisė dhe tė besnikėrisė martesore ėshtė njėra prej detyrave mė tė ēmueshme dhe mė tė ngutshme tė ēifteve tė krishtera tė kohės sonė. Prandaj, sė bashku me tė gjithė Bashkėvėllezėrit qė kanė marrė pjesė nė Sinodin e Ipeshkvinjve, lavdėroj dhe i nxis tė gjitha ato ēifte tė shumta qė, megjithėse duke takuar vėshtirėsi jo tė lehta, e ruajnė dhe e zhvillojnė tė mirėn e pazgjidhshmėrisė: kėshtu, nė njė mėnyrė tė pėrvuajtur e tė guximshme, pėrmbushin rolin qė u ėshtė besuar atyre pėr tė qenė nė botė njė “shenjė” - njė shenjė e vogėl dhe e ēmueshme, nganjėherė e nėnshtruar edhe tundimit, por gjithnjė e pėrtėrirė - e besnikėrisė sė palodhshme me tė cilėn Hyji dhe Jezu Krishti i duan tė gjithė njerėzit dhe ēdo njeri. Por ėshtė detyrė edhe tė njihet vlera e dėshmisė sė atyre bashkėshortėve qė, megjithėse janė braktisur prej partnerėve, me forcėn e fesė dhe tė shpresės sė krishterė nuk kanė kaluar nė njė bashkim tė ri: edhe kėta bashkėshortė japin njė dėshmi tė pėrnjėmendtė besnikėrie, pėr tė cilėn bota e sotme ka shumė nevojė. Pėr kėtė arsye duhet tė nxiten dhe tė ndihmohen prej barinjve dhe prej besimtarėve tė Kishės.

    Bashkimi mė i gjerė i familjes

    21. Bashkimi bashkėshortor pėrbėn themelin mbi tė cilin ndėrtohet bashkimi mė i gjerė i familjes, i prindėrve dhe i bijve, i vėllezėrve e motrave mes tyre, i tė afėrmve dhe familjarėve tė tjerė.

    Ky bashkim i ka rrėnjėt nė lidhjet natyrore tė mishit e tė gjakut, dhe zhvillohet duke e gjetur pėrsosjen e vet njerėzore nė vendosjen dhe nė pjekurimin e lidhjeve edhe mė tė thella e tė pasura tė shpirtit: dashuria, qė frymėzon marrėdhėniet ndėrpersonale tė anėtarėve tė ndryshėm tė familjes, pėrbėn forcėn e brendshme qė plazmon dhe i jep jetė bashkimit dhe bashkėsisė familjare.

    Pastaj, familja e krishterė ėshtė e thirrur tė bėjė pėrvojėn e njė bashkimi tė ri e origjinal, qė pėrforcon dhe pėrsos atė natyror e njerėzor. Nė tė vėrtetė, hiri i Jezu Krishtit, “vėllai i parė nė mes tė shumė vėllezėrve”[56], ėshtė pėr natyrėn dhe dinamizmin e vet tė brendshėm njė “hir vėllazėrie”, siē e quan shėn Toma i Akuinit[57]. Shpirti Shenjt, i zbritur nė kremtimin e sakramenteve, ėshtė rrėnja e gjallė dhe ushqimi i pashtershėm i bashkimit mbinatyror qė bashkon dhe i lidh besimtarėt me Krishtin dhe mes tyre nė njėsinė e Kishės sė Hyjit. Njė zbulim dhe zbatim specifik i bashkimit kishtar bėhet prej familjes sė krishterė, qė edhe pėr kėtė arsye mund dhe duhet tė quhet “Kishė shtėpiake”[58].

    Tė gjithė anėtarėt e familjes, secili sipas dhuratės sė vet, kanė hirin dhe pėrgjegjėsinė tė ndėrtojnė, ditė pėr ditė, bashkimin e personave, duke e bėrė familjen njė “shkollė njerėzimi mė tė plotė e mė tė pasur”[59]; ėshtė ajo qė ndodh me kujdesin dhe dashurinė ndaj tė vegjėlve, tė sėmurėve dhe tė moshuarve; me shėrbimin e ndėrsjellė ēdo ditė; me bashkėndarjen e tė mirave, tė gėzimeve dhe tė vuajtjeve.

    Njė moment themelor pėr tė ndėrtuar njė bashkim tė tillė pėrbėhet prej kėmbimit edukativ mes prindėrve e bijve[60], nė tė cilin secili jep e merr. Nėpėrmjet dashurisė, respektit, dėgjesės ndaj prindėrve, bijtė i sjellin ndihmesėn e tyre specifike e tė pazėvendėsueshme ndėrtimit tė njė familjeje pėrnjėmend njerėzore e tė krishterė[61]. Nė kėtė do tė ndihmohen, nėse prindėrit do ta ushtrojnė autoritetin e tyre tė pamohueshėm si njė “shėrbesė” tė vėrtetė, apo si njė shėrbim tė caktuar pėr tė mirėn njerėzore e tė krishterė tė bijve, dhe nė veēanti tė caktuar pėr tė bėrė qė ata tė fitojnė njė liri vėrtet tė pėrgjegjshme, dhe nėse prindėrit do ta mbajnė tė gjallė ndėrgjegjen e “dhuratės”, qė vazhdimisht marrin prej bijve.

    Bashkimi familjar mund tė ruhet e pėrsoset vetėm me njė shpirt tė madh sakrifice. Nė tė vėrtetė, ai kėrkon njė disponibilitet tė gatshėm e zemėrgjerė tė tė gjithėve dhe tė secilit pėr kuptim, tolerancė, falje, pajtim. Asnjė familje nuk e mospėrfill faktin se egoizmi, moskuptimi, tensionet, konfliktet, e sulmojnė dhunshėm dhe nganjėherė e godasin pėr vdekje bashkimin e tyre; prej kėtu rrjedhin format e shumta e tė ndryshme tė ndarjes nė jetėn familjare. Por, nė tė njėjtėn kohė, ēdo familje ėshtė gjithmonė e thirrur prej Hyjit tė paqes qė tė bėjė pėrvojėn e gėzueshme dhe pėrtėritėse tė “pajtimit”, domethėnė tė bashkimit tė rindėrtuar, tė njėsisė sė rigjetur. Nė veēanti pjesėmarrja nė sakramentin e pajtimit dhe nė tryezėn e tė vetmit Trup tė Krishtit i jep familjes sė krishterė hirin dhe pėrgjegjėsinė pėr tė kapėrcyer ēdo ndarje dhe pėr tė ecur drejt sė vėrtetės sė plotė tė bashkimit tė kėrkuar prej Hyjit, duke iu pėrgjigjur kėshtu dėshirės sė gjallė tė Zotit: qė “tė gjithė tė jenė njė gjė e vetme”[62].

    Tė drejtat dhe detyrat e gruas

    22. Meqenėse ėshtė, dhe duhet tė bėhet gjithmonė, bashkim dhe bashkėsi personash, familja gjen nė dashurinė burimin dhe shtytjen e pareshtur pėr tė pranuar, respektuar dhe promovuar secilin prej anėtarėve tė saj nė dinjitetin shumė tė lartė si person, dhe domethėnė si shėmbėlltyrė e gjallė e Hyjit. Ashtu sikurse kanė pohuar me tė drejtė Etėrit Sinodalė, kriteri moral i autenticitetit tė marrėdhėnieve bashkėshortore e familjare qėndron nė promovimin e dinjitetit dhe tė thirrjes sė personave, tė cilėt e rigjejnė veten nė plotėsinė e tyre nėpėrmjet dhurimit tė sinqertė tė vetvetes[63].

    Nė kėtė perspektivė, Sinodi ka dashur t’i rezervojė njė vėmendje tė privilegjuar gruas, tė drejtave dhe detyrave tė saj nė familje dhe nė shoqėri. Nė tė njėjtėn perspektivė duhen konsideruar edhe burri si bashkėshort e baba, fėmija dhe tė moshuarit.

    Pėr gruan duhet, para sė gjithash, tė vihet nė dukje dinjiteti dhe pėrgjegjėsia e barabartė me burrin: kjo barazi gjen njė formė tė veēantė realizimi, nė dhurimin e ndėrsjellė tė vetvetes tjetrit dhe tė tė dyve fėmijėve, karakteristikė e martesės dhe e familjes. Ajo qė vetė arsyeja njerėzore kupton dhe pranon, zbulohet nė plotėsi prej Fjalės sė Hyjit: historia e shėlbimit, nė tė vėrtetė, ėshtė njė dėshmi e vazhdueshme dhe e ndritshme e dinjitetit tė gruas.

    Duke krijuar njeriun “mashkull e femėr”[64], Hyji ia dhuron dinjitetin personal nė mėnyrė tė barabartė burrit dhe gruas, duke i pasuruar me tė drejtat e patjetėrsueshme dhe me pėrgjegjėsitė e personit njerėzor. Hyji pastaj e shfaq nė formėn mė tė lartė tė mundshme dinjitetin e gruas duke e marrė edhe Ai vetė trupin njerėzor prej Marisė Virgjėr, tė cilėn Kisha e nderon si Nėnė tė Hyjit, duke e quajtur Eva e re dhe duke e propozuar si model tė gruas sė shpėrblyer. Respekti delikat i Jezusit ndaj gruas qė ka thirrur nė ndjekjen e tij dhe nė miqėsinė e tij, shfaqja e tij mėngjesin e Pashkėve njė gruaje para nxėnėsve tė tjerė, misioni i besuar grave pėr t’ua ēuar lajmin e mirė tė Ngjalljes apostujve, janė tė gjitha shenja qė pėrforcojnė vlerėsimin e veēantė tė Zotit Jezus ndaj gruas. Apostulli Pal do tė thotė: “Tė gjithė jeni bijtė e Hyjit nė fuqi tė fesė nė Jezu Krishtin... Nuk ka mė: hebre-grek! Nuk ka mė: skllav-i lirė! Nuk ka mė: mashkull-femėr! Tė gjithė ju jeni Njė nė Krishtin Jezus!”[65].

    Gruaja dhe shoqėria

    23. Tani, pa filluar tė trajtojmė nė aspektet e veta tė ndryshme temėn e gjerė e komplekse tė marrėdhėnieve grua-shoqėri, por duke e kufizuar argumentin vetėm nė disa pika thelbėsore, nuk mund tė mos vėmė re se si nė fushėn mė specifike familjare njė traditė e gjerė dhe e pėrhapur shoqėrore e kulturore ka dashur t’i rezervojė gruas vetėm detyrėn e bashkėshortes e nėnės, pa e hapur siē duhet ndaj detyrave publike, nė pėrgjithėsi tė rezervuara burrit.

    Nuk ka dyshim se dinjiteti dhe pėrgjegjėsia e barabartė e burrit dhe e gruas e arsyetojnė plotėsisht pjesėmarrjen e gruas nė detyrat publike. Nga ana tjetėr, promovimi i vėrtetė i gruas kėrkon edhe qė tė pranohet qartė vlera e detyrės sė saj amnore e familjare pėrballė tė gjitha detyrave tė tjera publike dhe tė gjitha profesioneve tė tjera. Nė fund tė fundit, kėto detyra e profesione duhet tė integrohen mes tyre nėse duam qė evolucioni shoqėror e kulturor tė jetė vėrtet dhe plotėsisht njerėzor.

    Kjo do tė jetė mė e lehtė nėse, sikurse Sinodi ka uruar, njė “teologji e punės” e pėrtėrirė do tė vėrė nė dritė dhe do tė thellojė domethėnien e punės nė jetėn e krishterė dhe do tė pėrcaktojė lidhjen themelore qė ekziston mes punės dhe familjes, dhe, si pasojė, domethėnien origjinale dhe tė pazėvendėsueshme tė punės sė shtėpisė dhe tė edukimit tė fėmijėve[66]. Prandaj Kisha mundet dhe duhet ta ndihmojė shoqėrinė aktuale, duke kėrkuar pareshtur qė tė njihet e tė nderohet prej tė gjithėve nė vlerėn e vet tė pazėvendėsueshme puna e gruas nė shtėpi. Kjo ka njė rėndėsi tė veēantė nė veprėn edukative: nė tė vėrtetė, zhduket vetė rrėnja e diskriminimit tė mundshėm mes punėve e profesioneve tė ndryshme, sapo tė dalė qartė se si tė gjithė, nė ēdo fushė, angazhohen me tė drejtė identike dhe me pėrgjegjėsi identike. Kėshtu do tė shfaqet mė e shkėlqyer shėmbėlltyra e Hyjit nė burrin dhe nė gruan.

    Nėse duhet t’u njihet edhe grave, sikurse burrave, e drejta pėr tė marrė pjesė nė detyrat e ndryshme publike, shoqėria gjithsesi duhet tė strukturohet nė mėnyrė tė tillė qė bashkėshortet dhe nėnat tė mos jenė tė detyruara faktikisht tė punojnė jashtė shtėpisė dhe qė familjet e tyre tė mund tė jetojnė e begatojnė nė mėnyrė dinjitoze, edhe pse ato i kushtohen tėrėsisht familjes sė tyre.

    Veē kėtyre, duhet tė kapėrcehet mendėsia sipas sė cilės nderi i gruas rrjedh mė shumė prej punės sė jashtme se sa prej veprimtarisė familjare. Por kjo kėrkon qė burrat ta ēmojnė dhe ta duan vėrtet gruan me ēdo respekt ndaj dinjitetit tė saj personal, dhe qė shoqėria tė krijojė e tė zhvillojė kushtet e pėrshtatshme pėr punėn shtėpiake.

    Kisha, me respektin e duhur pėr thirrjen e ndryshme tė burrit e tė gruas, duhet tė promovojė nė masėn e mundshme nė vetė jetėn e saj barazinė e tyre tė tė drejtave dhe tė dinjitetit: dhe kėtė pėr tė mirėn e tė gjithėve, tė familjes, tė shoqėrisė dhe tė Kishės.

    Por ėshtė e qartė se gjithė kjo do tė thotė pėr gruan jo heqje dorė prej feminilitetit tė saj as imitim e karakterit mashkullor, por plotėsi e njerėzimit tė vėrtetė femėror siē duhet shprehur nė veprimin e saj, si nė familje si jashtė saj, pa harruar nė kėtė fushė larminė e zakoneve dhe tė kulturave.

    Fyerjet ndaj dinjitetit tė gruas

    24. Mjerisht mesazhi i krishterė mbi dinjitetin e gruas kundėrshtohet prej asaj mendėsie kėmbėngulėse qė e konsideron qenien njerėzore jo si person, por si gjė, si objekt blerje-shitjeje, nė shėrbim tė interesit egoist dhe vetėm tė kėnaqėsisė: dhe viktima e parė e kėsaj mendėsie ėshtė gruaja.

    Kjo mendėsi prodhon fryte shumė tė hidhura, si pėrēmimi i burrit dhe i gruas, skllavėria, shtypja e tė dobtėve, pornografia, prostitucioni - aq mė tepėr kur organizohet - dhe tė gjithė ato diskriminime tė ndryshme qė ndeshen nė fushėn e edukimit, tė profesionit, tė shpėrblimit tė punės, etj.

    Veē kėsaj, ende edhe sot, nė njė pjesė tė madhe tė shoqėrisė sonė, vazhdojnė shumė forma tė diskriminimit shtypės qė godasin dhe fyejnė rėndė disa kategori tė veēanta grash, si pėr shembull, bashkėshortet qė nuk kanė fėmijė, tė vejat, tė ndarat, tė divorcuarat, nėnat-beqare.

    Kėto dhe diskriminime tė tjera qortohen nga Etėrit Sinodalė me gjithė forcėn e mundur: prandaj kėrkoj qė nga ana e tė gjithėve tė kryhet njė veprim baritor specifik mė i fuqishėm dhe mbresėlėnės, me qėllim qė ato tė mposhten pėrfundimisht, kėshtu qė tė arrihet nė vlerėsimin e plotė tė shėmbėlltyrės sė Hyjit qė shkėlqen nė tė gjitha qeniet njerėzore, pa pėrjashtuar askėnd.

    Burri bashkėshort e baba

    25. Brenda bashkimit-bashkėsi bashkėshortore e familjare, burri ėshtė i thirrur ta jetojė dhuratėn dhe detyrėn e vet si bashkėshort e baba.

    Ai sheh nė bashkėshorten pėrmbushjen e planit tė Hyjit: “Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm: do t’ia bėj njė ndihmė qė t’i pėrngjajė”[67]; dhe e bėn tė vetėn thirrjen e Adamit, bashkėshortit tė parė: “Kjo tash ėshtė ashti i eshtrave tė mi dhe mishi i mishit tim”[68].

    Dashuria e pėrnjėmendtė bashkėshortore supozon dhe kėrkon qė burri tė ketė respekt tė thellė pėr dinjitetin e barabartė tė gruas: “Nuk je pronari i saj - shkruan shėn Ambrozi - por burri i saj; nuk tė ėshtė dhėnė si skllave, por si grua... Ktheja asaj pėrkujdesjet e saj ndaj teje dhe t’i jesh mirėnjohės pėr dashurinė e saj”[69]. Me bashkėshorten burri duhet tė jetojė “njė formė krejt tė veēantė miqėsie personale”[70]. I krishteri pastaj ėshtė i thirrur tė zhvillojė njė qėndrim dashurie tė re, duke shfaqur ndaj bashkėshortes sė vet dashurinė delikate e tė fortė qė Krishti ka pėr Kishėn[71].

    Dashuria ndaj bashkėshortes sė bėrė nėnė dhe dashuria ndaj bijve janė pėr burrin rruga natyrore pėr kuptimin dhe realizimin e atėsisė sė tij. Sidomos aty ku kushtet shoqėrore e kulturore e nxisin lehtė babain pėr njė mosangazhim nė lidhje me familjen ose sidoqoftė pėr njė prani mė tė vogėl nė veprėn edukative, ėshtė e nevojshme tė punohet qė tė rifitohet shoqėrisht bindja se vendi dhe detyra e babait nė dhe pėr familjen kanė njė rėndėsi tė vetme dhe tė pazėvendėsueshme[72]. Ashtu siē mėson pėrvoja, mungesa e babait provokon ēekuilibre psikologjike e morale dhe vėshtirėsi tė ndjeshme nė marrėdhėniet familjare, ashtu sikurse, nė rrethanat e kundėrta, prania shtypėse e babait, sidomos aty ku ėshtė ende nė zbatim dukuria e “mashkullizmit”, apo e epėrsisė abuzive tė privilegjeve mashkullore qė e pėrulin gruan dhe pengojnė zhvillimin e marrėdhėnieve tė shėndosha familjare.

    Duke zbuluar dhe duke rijetuar nė tokė vetė atėsinė e Hyjit[73], burri ėshtė i thirrur tė garantojė zhvillimin unitar tė tė gjithė anėtarėve tė familjes: do ta kryejė kėtė rol nėpėrmjet njė pėrgjegjėsie zemėrgjerė pėr jetėn e zėnė nėn zemrėn e nėnės, njė angazhimi edukativ mė tė kujdesshėm dhe tė bashkėndarė me bashkėshorten e vet[74], njė pune qė nuk do e copėtojė kurrė familjen por do e promovojė atė nė kompaktėsinė dhe qėndrueshmėrinė e saj, njė dėshmie jete tė krishterė tė pjekur, qė i fut mė frytshėm fėmijėt nė pėrvojėn e gjallė tė Krishtit dhe tė Kishės.

    Tė drejtat e fėmijės

    26. Nė familjen, bashkėsinė e personave, duhet t’i jepet njė vėmendje shumė e veēantė fėmijės, duke zhvilluar njė vlerėsim tė thellė pėr dinjitetin e tij personal, ashtu si edhe njė respekt tė madh dhe njė shėrbim zemėrgjerė pėr tė drejtat e tij. Kjo vlen pėr ēdo fėmijė, por merr njė ngutshmėri tė veēantė sa mė shumė qė fėmija tė jetė i vogėl dhe nevojtar pėr gjithēka, i sėmurė, i vuajtur apo handikapat.

    Duke nxitur e duke jetuar njė pėrkujdesje tė ėmbėl dhe tė fortė pėr ēdo fėmijė qė vjen nė kėtė botė, Kisha kryen misionin e vet themelor: nė tė vėrtetė, ajo ėshtė e thirrur tė zbulojė dhe tė ripropozojė nė histori shembullin dhe urdhrin e Jezu Krishtit, i cili ka dashur ta vendosė fėmijėn nė qendėr tė Mbretėrisė sė Hyjit: “Lėrini fėmijėt tė vijnė tek unė... sepse pėr tė tillėt ėshtė Mbretėria e Hyjit”[75].

    Po e pėrsėris atė qė kam thėnė nė asamblenė e pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara mė 2 tetor 1979: “Dėshiroj... tė shpreh gėzimin qė pėr secilin prej nesh pėrbėjnė fėmijėt, pranvera e jetės, paraprirja e historisė sė ardhshme tė secilit prej atdheve tė tashėm tokėsorė. Asnjė vend i botės, asnjė sistem politik nuk mund ta mendojė tė ardhmen e vet pėrveēse nėpėrmjet shėmbėlltyrės sė kėtyre brezave tė rinj qė prej prindėrve tė tyre do tė marrin pasurinė e shumėfishtė tė vlerave, tė detyrave dhe tė aspiratave tė kombit tė cilit i pėrkasin dhe tė tė gjithė familjes njerėzore. Kujdesi pėr fėmijėn qė para lindjes sė tij, prej momentit tė tė zėnit tė tij dhe, mė pas, nė vitet e fėmijėrisė e tė rinisė, ėshtė verifikimi parėsor dhe themelor i marrėdhėnies sė njeriut me njeriun. Prandaj, ēfarė do tė mund t’i urohej ēdo kombi dhe krejt njerėzimit, tė gjithė fėmijėve tė botės nėse jo ajo e ardhme mė e mirė nė tė cilėn respektimi i tė drejtave tė njeriut tė bėhet realitet i plotė nė dimensionet e vitit dymijė qė po afrohet?”[76].

    Pranimi, dashuria, vlerėsimi, shėrbimi i shumėfishtė dhe unitar - material, afektiv, edukativ, shpirtėror - pėr ēdo fėmijė qė vjen nė kėtė botė duhet tė pėrbėjnė gjithmonė njė karakteristikė dalluese tė domosdoshme tė tė krishterėve, veēanėrisht tė familjeve tė krishtera: kėshtu fėmijėt, ndėrsa do tė mund tė rriten “nė dije, nė moshė e nė hir para Hyjit e para njerėzve”[77], do tė sjellin ndihmesėn e tyre tė ēmueshme nė ndėrtimin e bashkėsisė familjare dhe nė vetė shenjtėrimin e prindėrve[78].

    Tė moshuarit nė familje

    27. Ka kultura qė shfaqin njė nderim tė veēantė dhe njė dashuri tė madhe pėr tė moshuarin: larg tė qenit i nxjerrė jashtė loje prej familjes ose prej tė qenit i padobishėm, i moshuari mbetet i pėrfshirė nė jetėn familjare, vazhdon tė marrė pjesė nė tė nė mėnyrė aktive dhe tė pėrgjegjshme - megjithėse duhet tė respektojė autonominė e familjes sė re - dhe sidomos kryen misionin e ēmueshėm tė dėshmitarit tė sė kaluarės dhe tė frymėzuesit tė urtisė pėr tė rinjtė dhe pėr tė ardhmen.

    Ndėrsa disa kultura tė tjera, sidomos pas njė zhvillimi tė ērregullt industrial dhe urbanistik, i kanė ēuar dhe vazhdojnė t’i ēojnė tė moshuarit drejt disa formave tė papranueshme tė mėnjanimit, qė janė burim i vuajtjeve tė mprehta pėr ata vetė dhe varfėrimi shpirtėror pėr shumė familje.

    Ėshtė e nevojshme qė veprimi baritor i Kishės t’i nxisė tė gjithė qė tė zbulojnė dhe t’u japin vlerė detyrave tė tė moshuarve nė bashkėsinė civile dhe kishtare, dhe nė veēanti nė familje. Nė tė vėrtetė, “jeta e tė moshuarve na ndihmon tė bėjmė dritė mbi shkallėn e vlerave njerėzore, na bėn tė shohim vazhdimėsinė e breznive dhe tregon nė mėnyrė tė mrekullueshme ndėrvartėsinė e popullit tė Hyjit. Veē kėsaj, tė moshuarit kanė karizmėn t’i kapėrcejnė pengesat mes breznive, para se kėto tė lindin. Sa fėmijė kanė gjetur mirėkuptim e dashuri nė sytė, nė fjalėt e nė pėrkėdheljet e tė moshuarve! E sa persona tė moshuar, me gjithė qejf, i kanė nėnshkruar fjalėt e frymėzuara biblike se “kurora e pleqve bijtė e tė bijve” (Fu 17, 6)”[79].

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    II - Shėrbimi ndaj jetės


    1) Pėrēimi i jetės

    Bashkėpunėtorė tė dashurisė sė Hyjit Krijues

    28. Me krijimin e burrit e tė gruas nė shėmbėlltyrėn e pėrngjasimin e vet, Hyji e kurorėzon dhe e ēon nė pėrsosmėri veprėn e duarve tė veta: Ai i thėrret pėr njė pjesėmarrje tė veēantė tė dashurisė sė tij dhe njėkohėsisht tė pushtetit tė tij si Krijues e Atė, nėpėrmjet bashkėpunimit tė tyre tė lirė e tė pėrgjegjshėm pėr tė pėrēuar dhuratėn e jetės njerėzore: “Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokėn dhe sundojeni atė”[80].

    Kėshtu detyra themelore e familjes ėshtė shėrbimi ndaj jetės, realizimi gjatė historisė i bekimit zanafillor tė Krijuesit, duke pėrēuar nė lindjen e bijve shėmbėlltyrėn hyjnore nga njeriu nė njeri[81].

    Pjelloria ėshtė fryti dhe shenja e dashurisė bashkėshortore, dėshmia e gjallė e dhurimit tė plotė tė ndėrsjellė tė bashkėshortėve: “Kulti i vėrtetė i dashurisė bashkėshortore dhe e gjithė struktura familjare qė lind prej saj, pa lėnė pas dore qėllimet e tjera tė martesės, drejt kėsaj priren, qė bashkėshortėt, me forcėn e shpirtit, tė jenė tė gatshėm tė bashkėpunojnė me dashurisė e Krijuesit dhe tė Shėlbuesit, qė nėpėrmjet tyre vazhdimisht e zgjeron dhe e pasuron familjen e tij”[82].

    Por pjelloria e dashurisė bashkėshortore nuk kufizohet vetėm nė lindjen e fėmijėve, qoftė edhe e kuptuar nė dimensionin e vet nė mėnyrė specifike njerėzor: zgjerohet dhe pasurohet me tė gjithė ato fryte tė jetės morale, shpirtėrore dhe mbinatyrore qė babai dhe nėna janė tė thirrur t’u dhurojnė bijve, dhe nėpėrmjet bijve, Kishės dhe botės.

    Doktrina dhe norma gjithmonė tė vjetra dhe gjithmonė tė reja tė Kishės

    29. Pikėrisht sepse dashuria e bashkėshortėve ėshtė njė pjesėmarrje e veēantė nė misterin e jetės dhe tė dashurisė sė vetė Hyjit, Kisha e di se ka marrė misionin e veēantė ta ruajė dhe ta mbrojė dinjitetin shumė tė lartė tė martesės dhe pėrgjegjėsinė shumė tė madhe tė pėrēimit tė jetės njerėzore.

    Kėshtu, nė vazhdimėsi me traditėn e gjallė tė bashkėsisė kishtare gjatė historisė, Koncili II i Vatikanit dhe magjisteri i Paraardhėsit tim Palit VI, i shprehur sidomos nė enciklikėn Humanae vitae, u kanė transmetuar kohėve tona njė shpallje vėrtet profetike, qė ripohon dhe ripropozon me qartėsi doktrinėn dhe normėn gjithmonė tė vjetėr e gjithmonė tė re tė Kishės mbi martesėn dhe mbi pėrēimin e jetės njerėzore.

    Prandaj, nė asamblenė e tyre tė fundit, Etėrit Sinodalė tekstualisht kanė deklaruar: “Ky Sinod i Shenjtė, i mbledhur nė njėsinė e fesė me Pasardhėsin e Pjetrit, vendosmėrisht e mban atė qė nė Koncilin II tė Vatikanit (krh. Gaudium et spes, 50), dhe, mė pas, nė enciklikėn Humanae vitae propozohet, dhe nė veēanti se dashuria bashkėshortore duhet tė jetė plotėsisht njerėzore, ekskluzive dhe e hapur ndaj jetės sė re (Humanae vitae, nr. 11, dhe krh. 9 e 12)”[83].

    Kisha ėshtė me jetėn

    30. Doktrina e Kishės vendoset sot nė njė situatė shoqėrore dhe kulturore, qė e bėn atė njėkohėsisht mė tė vėshtirė pėr t’u kuptuar dhe mė tė ngutshme e tė pazėvendėsueshme pėr tė promovuar tė mirėn e vėrtetė tė burrit e tė gruas.

    Nė tė vėrtetė, pėrparimi shkencoro-teknik, qė njeriu bashkėkohor e rrit vazhdimisht nė zotėrimin e tij tė natyrės, nuk zhvillon vetėm shpresėn pėr tė krijuar njė njerėzim tė ri e mė tė mirė, por edhe njė ankth gjithnjė e mė tė thellė nė lidhje me tė ardhmen. Disa pyesin nėse ėshtė mirė tė jetojnė apo nėse do tė kishte qenė mė mirė tė mos kishin lindur; dyshojnė, nėse ėshtė e ligjshme t’i thėrrasin tė tjerėt nė jetė, tė cilėt ndoshta do ta mallkojnė ekzistencėn e tyre nė njė botė mizore, terroret e sė cilės as nuk mund tė parashikohen. Disa tė tjerė mendojnė se janė tė vetmit destinatarė tė dobive tė teknikės dhe i pėrjashtojnė tė tjerėt, tė cilėve u imponohen mjete kontraceptive apo metoda edhe mė tė kėqija. Tė tjerė ende, robėr siē janė tė mendėsisė konsumistike dhe me tė vetmin shqetėsim pėr njė shtim tė vazhdueshėm tė tė mirave materiale, nuk arrijnė tė kuptojnė mė tepėr dhe prandaj nuk e pranojnė pasurinė shpirtėrore tė njė jete tė re njerėzore. Arsyeja e fundit e kėsaj mendėsie ėshtė mungesa, nė zemrėn e njerėzve, e Hyjit, vetėm dashuria e tė cilit ėshtė mė e fortė se tė gjitha frikat e mundshme tė botės dhe mund t’i mposhtė ato.

    Kėshtu ka lindur njė mendėsi kundėr jetės (anti-life mentality), siē del nė shumė ēėshtje aktuale: tė mendojmė, pėr shembull, pėr njė farė paniku qė rrjedh prej studimeve tė ekologėve dhe tė futurologėve mbi demografinė, qė nganjėherė e zmadhojnė rrezikun e shtimit demografik pėr cilėsinė e jetės.

    Por Kisha vendosmėrisht beson se jeta njerėzore, edhe pse e dobėt dhe e vuajtur, ėshtė gjithmonė njė dhuratė e shkėlqyeshme e Hyjit tė mirėsisė. Kundėr pesimizmit dhe egoizmit, qė e errėsojnė botėn, Kisha ėshtė me jetėn: dhe nė secilėn jetė njerėzore di tė zbulojė shkėlqimin e asaj “Po”-je, tė atij “Amen”-i, qė ėshtė vetė Krishti[84]. “Jo”-sė qe e pushton dhe e mundon botėn, i kundėrvė kėtė “Po” tė gjallė, duke mbrojtur nė kėtė mėnyrė njeriun dhe botėn prej atyre qė e rrezikojnė dhe e shtypin jetėn.

    Kisha ėshtė e thirrur t’ua shfaqė tė gjithėve, me njė bindje mė tė qartė e mė tė vendosur, vullnetin e vet pėr tė promovuar me ēdo mjet e pėr tė mbrojtur kundėr ēdo rreziku jetėn njerėzore, nė ēfarėdo kushtesh e stadi tė zhvillimit qė gjendet ajo.

    Prandaj Kisha i dėnon si fyerje tė rėnda tė dinjitetit njerėzor dhe tė drejtėsisė tė gjitha ato veprimtari tė qeverive apo tė autoriteteve tė tjera publike, qė synojnė ta kufizojnė nė ēfarėdo mėnyre lirinė e bashkėshortėve pėr tė vendosur pėr fėmijėt. Si pasojė, ēfarėdo dhune e ushtuar nga kėto autoritete nė dobi tė kontracepsionit si edhe tė sterilizimit e abortit tė shkaktuar duhet dėnuar e pėrbuzur me forcė. Nė tė njėjtėn mėnyrė duhet urryer si shumė i padrejtė fakti se nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ndihma ekonomike e dhėnė pėr promovimin e popujve kushtėzohet nė programe kontracepsioni, sterilizimi dhe aborti tė shkaktuar[85].

    Qė plani hyjnor tė aktualizohet gjithnjė e mė plotėsisht

    31. Sigurisht, Kisha ėshtė e vetėdijshme edhe pėr problemet e shumta e komplekse, qė sot nė shumė vende i pėrfshijnė bashkėshortėt nė detyrėn e tyre tė pėrēimit nė mėnyrė tė pėrgjegjshme tė jetės. E njeh edhe problemin e rėndė tė shtimit demografik, siē paraqitet nė anė tė ndryshme tė botės, me implikimet morale qė ai sjell me vete.

    Megjithatė, ajo mendon se njė konsiderim i thellė i tė gjitha aspekteve tė kėtyre problemeve jep njė konfirmim tė ri e mė tė fortė tė rėndėsisė sė doktrinės autentike rreth rregullimit tė lindshmėrisė, tė ripropozuar nė Koncilin II tė Vatikanit dhe nė Enciklikėn Humanae vitae.

    Prandaj, sė bashku me Etėrit e Sinodit, ndiej detyrėn t’u drejtoj njė ftesė nxitėse teologėve, me qėllim qė, duke i bashkuar forcat e tyre pėr tė bashkėpunuar me Magjisterin hierarkik, tė angazhohen pėr tė nxjerrė gjithnjė e mė mirė nė dritė themelet biblike, motivimet etike dhe arsyet personalistike tė kėsaj doktrine. Kėshtu do tė jetė e mundur qė, nė kontekstin e njė paraqitjeje organike, doktrina e Kishės mbi kėtė kapitull vėrtet tė rėndėsishėm tė bėhet e kuptueshme pėr tė gjithė njerėzit vullnetmirė, duke favorizuar kuptimin e saj ēdo ditė e mė tė ndriēuar dhe tė thellė: nė kėtė mėnyrė projekti hyjnor do tė mund tė zbatohet gjithnjė e mė thellėsisht pėr shėlbimin e njeriut dhe pėr lavdinė e Krijuesit.

    Nė lidhje me kėtė, angazhimi i njėzėshėm i teologėve, i frymėzuar nga bashkimi i bindur me Magjisterin, qė ėshtė i vetmi udhėrrėfyes autentik i Popullit tė Hyjit, paraqet njė ngutshmėri tė veēantė edhe pėr arsye tė lidhjes sė brendshme qė ekziston mes doktrinės katolike mbi kėtė pikė dhe vizionit tė njeriut qė Kisha propozon: dyshimet apo gabimet nė fushėn martesore apo familjare sjellin njė errėsim tė madh tė sė vėrtetės integrale mbi njeriun nė njė situatė kulturore tashmė kaq shpesh tė ngatėrruar e kontradiktore. Kontributi i ndriēimit dhe i thellimit, qė teologėt janė tė thirrur tė japin nė pėrmbushje tė detyrės sė tyre specifike, ka njė vlerė tė pakrahasueshme dhe pėrfaqėson njė shėrbim tė veēantė, plot merita, ndaj familjes dhe njerėzimit.

    Nė vizionin integral tė njeriut dhe tė thirrjes sė tij

    32. Nė kontekstin e njė kulture qė e deformon rėndė ose madje edhe e humb domethėnien e vėrtetė tė seksualitetit njerėzor, sepse e ērrėnjos prej referimit tė tij thelbėsor nė personin, Kisha e ndien mė tė ngutshėm dhe tė pazėvendėsueshėm misionin e saj tė paraqitjes sė seksualitetit si vlerė dhe detyrė e gjithė personit tė krijuar, mashkull e femėr, nė shėmbėlltyrė tė Hyjit.

    Nė kėtė perspektivė Koncili II i Vatikanit ka pohuar qartė se “kur bėhet fjalė pėr tė formuar dashurinė bashkėshortore me pėrēimin e pėrgjegjshėm tė jetės, karakteri moral i sjelljes nuk varet vetėm prej synimit tė sinqertė dhe prej vlerėsimit tė arsyeve, por duhet pėrcaktuar edhe prej kritereve objektive, qė e kanė themelin e tyre nė vetė natyrėn e personit njerėzor dhe tė akteve tė tij dhe janė tė destinuara tė mbajnė nė njė kontekst dashurie tė vėrtetė kuptimin e plotė tė dhurimit tė ndėrsjellė dhe tė lindjes njerėzore; dhe gjithė kjo nuk do tė jetė e mundshme nėse nuk kultivohet me shpirt tė sinqertė virtyti i pastėrtisė bashkėshortore”[86].

    Pikėrisht duke lėvizur prej “vizionit integral tė njeriut dhe tė thirrjes sė tij, jo vetėm natyrore e tokėsore, por edhe mbinatyrore e tė amshuar”[87], Pali VI ka pohuar se doktrina e Kishės “ėshtė e themeluar nė lidhjen e pazgjidhshme, qė Hyji ka dashur dhe qė njeriu nuk mund ta prishė me nismėn e vet, mes dy domethėnieve tė aktit bashkėshortor: domethėnia bashkuese dhe domethėnia e lindjes sė fėmijėve”[88]. Dhe ka pėrfunduar duke theksuar se duhet pėrjashtuar si shumė i pandershėm “ēdo veprim qė, ose nė parashikim tė aktit bashkėshortor, ose nė kryerjen e tij, ose nė zhvillimin e pasojave tė tij natyrore, synon, si qėllim apo si mjet, ta bėjė tė pamundshme lindjen e fėmijėve”[89].

    Kur bashkėshortėt, nėpėrmjet pėrdorimit tė kontracepsionit, i ndajnė kėto dy domethėnie qė Hyji Krijues i ka vėnė nė qenien e burrit e tė gruas dhe nė dinamizmin e bashkimit tė tyre seksual, sillen si “arbitra” tė planit hyjnor dhe “manipulojnė” e poshtėrojnė seksualitetin njerėzor, dhe me tė edhe vetė personin e bashkėshortit, duke e tjetėrsuar vlerėn e dhurimit “tė tėrėsishėm”. Kėshtu, gjuhės sė plotė tė bashkėshortėve, kontracepsioni i imponon njė gjuhė objektivisht kontradiktore, pra atė tė mosdhurimit tjetrit nė tėrėsi: nga kėtu rrjedh, jo vetėm refuzimi pozitiv ndaj hapjes sė jetės, por edhe njė fallsifikim i tė vėrtetės sė brendshme tė dashurisė bashkėshortore, tė thirrur pėr t’u dhuruar nė tėrėsinė personale.

    Ndėrsa kur bashkėshortėt, nėpėrmjet pėrdorimit tė periudhave tė pafrytshmėrisė, respektojnė lidhjen e pazgjidhshme tė domethėnieve bashkuese e tė lindjes tė seksualitetit njerėzor, sillen si “mbarėshtues” tė planit tė Hyjit dhe e “pėrdorin” seksualitetin sipas dinamizmit zanafillor tė dhurimit “tė tėrėsishėm”, pa manipulime dhe tjetėrsime[90].

    Nė dritėn e vetė pėrvojės sė shumė ēifteve bashkėshortore dhe tė tė dhėnave tė shkencave tė ndryshme njerėzore, reflektimi teologjik mund tė kuptojė dhe ėshtė i thirrur tė thellojė ndryshimin antropologjik dhe njėkohėsisht moral, qė ekziston mes kontracepsionit dhe pėrdorimit tė ritmeve kohore: bėhet fjalė pėr njė ndryshim shumė mė tė gjerė dhe mė tė thellė se sa mendohet zakonisht dhe pėrfshin nė analizė tė fundit dy konceptime tė personit dhe tė seksualitetit njerėzor mes tyre tė pandashėm. Zgjedhja e ritmeve natyrore sjell me vete pranimin e kohės sė personit, domethėnė tė gruas, dhe me kėtė edhe pranimin e dialogut, tė respektit tė ndėrsjellė, tė pėrgjegjėsisė sė pėrbashkėt, tė zotėrimit tė vetvetes. Pastaj, tė pranosh kohėn dhe dialogun do tė thotė tė njohėsh karakterin njėkohėsisht shpirtėror e trupor tė bashkimit bashkėshortor, ashtu si edhe tė jetosh dashurinė personale nė kėrkesėn e saj pėr besnikėri. Nė kėtė kontekst ēifti bėn pėrvojėn se bashkimi bashkėshortor pasurohet me ato vlera ėmbėlsie e ndjenjash, tė cilat pėrbėjnė shpirtin e thellė tė seksualitetit njerėzor, edhe nė dimensionin e tij fizik. Nė kėtė mėnyrė seksualiteti respektohet dhe promovohet nė dimensionin e tij vėrtet dhe plotėsisht njerėzor, dhe nuk “pėrdoret” kurrė si njė “objekt” qė, duke e shpėrbėrė njėsinė personale tė shpirtit e trupit, godet vetė krijimin e Hyjit nė gėrshetimin mė tė thellė mes natyrės dhe personit.

    Kisha Mėsuese dhe Nėnė pėr bashkėshortėt nė vėshtirėsi

    33. Edhe nė fushėn e moralit bashkėshortor Kisha ėshtė dhe vepron si Mėsuese e Nėnė.

    Si Mėsuese, ajo nuk lodhet sė shpalluri normėn morale qė duhet ta udhėheqė pėrēimin e pėrgjegjshėm tė jetės. Pėr kėtė normė Kisha nuk ėshtė aspak as autore as arbitre. Nė dėgjesė ndaj sė vėrtetės, qė ėshtė Krishti, shėmbėlltyra e tė cilit pasqyrohet nė natyrėn dhe nė dinjitetin e personit njerėzor, Kisha interpreton normėn morale dhe ua propozon tė gjithė njerėzve vullnetmirė, pa i fshehur kėrkesat e saj pėr rrėnjėsi dhe pėrsosmėri.

    Sikurse Maria, Kisha u qėndron afėr shumė ēifteve tė bashkėshortėve qė gjenden nė vėshtirėsi nė kėtė pikė tė rėndėsishme tė jetės morale: e njeh mirė situatėn e tyre, shpesh shumė tė guximshme dhe nganjėherė vėrtet tė trazuar nga vėshtirėsi tė ēdo lloji, jo vetėm individuale por edhe shoqėrore; e di se shumė bashkėshortė ndeshin vėshtirėsi jo vetėm pėr realizimin konkret, por edhe pėr vetė kuptimin e vlerave qė gjenden nė normėn morale.

    Por e njėjta Kisha ėshtė dhe e vetmja qė njėkohėsisht ėshtė Mėsuese dhe Nėnė. Prandaj Kisha nuk resht kurrė sė ftuari dhe nxituri, qė vėshtirėsitė e mundshme bashkėshortore tė zgjidhen pa e fallsifikuar dhe komprometuar kurrė tė vėrtetėn: nė tė vėrtetė, ajo ėshtė e bindur se nuk mund tė ketė kundėrshtim tė vėrtetė mes ligjit hyjnor tė pėrēimit tė jetės dhe atij tė favorizimit tė dashurisė autentike bashkėshortore[91]. Prandaj, pedagogjia konkrete e Kishės duhet tė jetė gjithmonė e lidhur dhe kurrė e ndarė prej doktrinės sė saj. Pėr kėtė arsye, pėrsėris me tė njėjtėn vendosmėri tė Paraardhėsit tim: “Mos zhvleftėsimi nė asgjė i doktrinės sė shėndoshė tė Krishtit ėshtė forma e shkėlqyer e dashurisė ndaj shpirtrave”[92].

    Nga ana tjetėr, pedagogjia e vėrtetė kishtare e zbulon realizmin e vet dhe dijen e vet vetėm duke zhvilluar njė angazhim kėmbėngulės dhe tė guximshėm nė krijimin dhe mbėshtetjen e atyre kushteve njerėzore - psikologjike, morale e shpirtėrore - qė janė tė domosdoshme pėr ta kuptuar dhe pėr ta jetuar vlerėn dhe normėn morale.

    Nuk ka dyshim se mes kėtyre kushteve duhen numėruar qėndrueshmėria dhe durimi, pėrvujtėria dhe forca e shpirtit, besimi bijėsor nė Hyjin dhe nė hirin e tij, lutja dhe pjesėmarrja e shpeshtė nė sakramentet e Eukaristisė dhe tė pajtimit[93]. Tė forcuar nė kėtė mėnyrė, bashkėsortėt e krishterė do tė mund ta mbajnė gjallė vetėdijen e ndikimit tė veēantė qė hiri i sakramentit tė kurorės sė martesės ushtron nė tė gjitha realitetet e jetės bashkėshortore, pra edhe nė seksualitetin e tyre: dhurata e Shpirtit, e pranuar dhe e kėmbyer prej bashkėshortėve, i ndihmon ta jetojnė seksualitetin njerėzor sipas planit tė Hyjit dhe si shenjė tė dashurisė bashkuese e tė frytshme tė Krishtit pėr Kishėn e vet.

    Por mes tre kushteve tė nevojshme hyn edhe njohja e trupit dhe e ritmeve tė tij tė pjellorisė. Nė kėtė kuptim duhet bėrė gjithēka ėshtė e mundur qė njė njohje e tillė tė jetė e mundshme pėr tė gjithė bashkėshortėt, dhe aq mė tepėr pėr personat e rinj, nėpėrmjet njė informacioni dhe njė edukimi tė qartė, nė kohėn e duhur dhe seriozė, me veprėn e ēifteve, mjekėve dhe ekspertėve. Njohja pastaj duhet tė pėrfundojė nė edukimin pėr vetėkontroll: prej kėtu rrjedh nevoja absolute e virtytit tė pastėrtisė dhe e edukimit tė pėrhershėm nė tė. Sipas kėndvėshtrimit tė krishterė, pastėrtia nuk do tė thotė aspak as refuzim as nėnvleftėsim i seksualitetit njerėzor: por do tė thotė energji shpirtėrore, qė di ta mbrojė dashurinė prej rreziqeve tė egoizmit dhe tė agresivitetit dhe di ta promovojė drejt realizimit tė saj tė plotė.

    Pali VI, me njė intuitė tė thellė dijeje dhe dashurie, nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse i ka dhėnė zė pėrvojės sė shumė ēifteve bashkėshortėsh kur ka shkruar nė tė njėjtėn enciklikė: “Zotėrimi i instinktit, nėpėrmjet arsyes dhe vullnetit tė lirė, imponon padyshim njė askezė, me qėllim qė shfaqjet e dashurisė tė jetės bashkėshortore tė jenė sipas rendit tė drejtė dhe nė veēanti pėr zbatimin e vetėpėrmbajtjes periodike. Por kjo disiplinė, karakteristike e ēiltėrsisė sė bashkėshortėve, pa e dėmtuar dashurinė bashkėshortore, i jep asaj njė vlerė mė tė lartė njerėzore. Kėrkon njė pėrpjekje tė vazhdueshme, por falė ndikimit tė vet tė mirė bashkėshortėt zhvillojnė nė mėnyrė tė tėrėsishme personalitetin e tyre duke u pasuruar me vlera shpirtėrore: ajo i sjell jetės familjare fryte kthjelltėsie e paqeje dhe e lehtėson zgjidhjen e problemeve tė tjera; favorizon vėmendjen ndaj bashkėshortit tjetėr, i ndihmon bashkėshortėt ta largojnė egoizmin, armikun e dashurisė sė vėrtetė, dhe thellon kuptimin e tyre tė pėrgjegjėsisė nė kryerjen e detyrave tė tyre. Prindėrit fitojnė bashkė me tė edhe aftėsinė e njė ndikimi mė tė thellė e mė tė frytshėm pėr edukimin e bijve”[94].

    Itinerari moral i bashkėshortėve

    34. Ka gjithmonė njė rėndėsi tė madhe tė kemi njė konceptim tė drejtė tė rendit moral, tė vlerave tė tij dhe tė normave tė tij: rėndėsia rritet kur edhe mė tė shumta e mė tė rėnda bėhen vėshtirėsitė pėr t’i respektuar ato.

    Pikėrisht sepse zbulon dhe propozon planin e Hyjit Krijues, rendi moral nuk mund tė jetė diēka shtypėse pėr njeriun dhe diēka jo personale; pėrkundrazi, duke iu pėrgjigjur nevojave mė tė thella tė njeriut tė krijuar prej Hyjit, vihet nė shėrbim tė njerėzimit tė tij tė plotė, me dashurinė delikate e angazhuese me tė cilėn vetė Hyji e frymėzon, e mbėshtet dhe e udhėheq ēdo krijesė drejt lumturisė sė vet.

    Por njeriu i thirrur pėr ta jetuar nė mėnyrė tė pėrgjegjshme planin e dijes e tė dashurisė sė Hyjit, ėshtė njė qenie historike, qė formohet ditė pas dite, me zgjedhjet e veta tė shumta tė lira: prandaj ai njeh, do dhe kryen tė mirėn morale sipas etapave tė rritjes.

    Edhe bashkėshortėt, nė aspektin e jetės sė tyre morale, janė tė thirrur nė njė ecje tė pareshtur, tė mbėshtetur prej dėshirės sė sinqertė dhe vepruese pėr t’i njohur gjithnjė e mė mirė vlerat qė ligji hyjnor ruan dhe promovon, dhe nga vullneti i drejtė e zemėrgjerė pėr t’i mishėruar nė zgjedhjet e tyre konkrete. Megjithatė, ata nuk mund ta shohin ligjin vetėm si njė ideal tė pastėr qė duhet arritur nė tė ardhmen, por duhet ta konsiderojnė si njė urdhėrim tė Krishtit Zot pėr tė kapėrcyer me angazhim vėshtirėsitė. «Prandaj i ashtuquajturi “ligj i gradualitetit”, ose ecje graduale, nuk mund tė identifikohet me “gradualitetin e ligjit”, a thua se ka shkallė tė ndryshme e forma tė ndryshme tė rregullės nė ligjin hyjnor pėr njerėzit dhe pėr situatat e ndryshme. Tė gjithė bashkėshortėt, sipas planit hyjnor, janė tė thirrur nė shenjtėrinė e martesės dhe kjo thirrje e lartė realizohet pasi personi njerėzor ėshtė nė gjendje t’i pėrgjigjet urdhrit hyjnor me shpirt tė kthjellėt, duke u mbėshtetur nė hirin hyjnor dhe nė vullnetin e tyre»[95]. Nė po kėtė drejtim, hyn nė pedagogjinė e Kishės qė bashkėshortėt para sė gjithash ta njohin qartė doktrinėn e Humanae vitae si normativė pėr ushtrimin e seksualitetit tė tyre, dhe sinqerisht tė angazhohen pėr tė krijuar kushtet e nevojshme pėr zbatimin e kėsaj norme.

    Kjo pedagogji, siē ka nxjerrė nė pah Sinodi, pėrfshin gjithė jetėn bashkėshortore. Prandaj detyra pėr tė pėrēuar jetėn duhet tė integrohet nė misionin global tė tėrė jetės sė krishterė, e cila pa kryqin nuk mund tė arrijė ngjalljen. Nė njė kontekst tė ngjashėm kuptohet se si flijimi nuk mund tė largohet prej jetės familjare, madje ai duhet pranuar me zemėr, qė dashuria bashkėshortore tė thellohet e tė bėhet burim i njė gėzimi tė brendshėm.

    Kjo ecje e pėrbashkėt kėrkon reflektim, informacion, edukim tė pėrshtatshėm tė meshtarėve, tė rregulltarėve e tė laikėve, qė janė tė angazhuar nė baritoren familjare: tė gjithė ata do tė mund t’i ndihmojnė bashkėshortėt nė itinerarin e tyre njerėzor e shpirtėror, qė sjell vetėdijen e mėkatit, angazhimin e sinqertė pėr tė zbatuar ligjin moral, shėrbesėn e pajtimit. Duhet pasur parasysh edhe se nė intimitetin bashkėshortor janė tė implikuar vullnetet e dy personave, qė janė tė thirrur pėr njė harmoni mendėsie dhe sjelljeje: kjo kėrkon jo pak durim, simpati e kohė. Njė rėndėsi tė veēantė nė kėtė fushė ka njėsia e gjykimeve morale dhe baritore tė meshtarėve: kjo njėsi duhet tė kėrkohet e tė sigurohet me kujdes, qė besimtarėt tė mos pėsojnė ankthe ndėrgjegjeje[96].

    Ecja e bashkėshortėve pra do tė lehtėsohet nėse, me vlerėsim tė doktrinės sė Kishės dhe me besim ndaj hirit tė Krishtit, tė ndihmuar e tė shoqėruar prej barinjve tė shpirtrave dhe prej tėrė bashkėsisė kishtare, ata do tė dinė tė zbulojnė e tė eksperimentojnė vlerėn e lirimit e tė promovimit tė dashurisė sė pėrnjėmendtė, qė Ungjilli jep dhe urdhėrimi i Zotit propozon.

    Nxitja e bindjeve dhe dhėnia e ndihmave konkrete

    35. Pėrballė problemit tė njė rregullimi tė ndershėm tė lindshmėrisė, bashkėsia kishtare, nė kohėn e sotme, duhet tė marrė pėrsipėr detyrėn pėr tė nxitur bindjet dhe pėr tė dhėnė ndihmat konkrete pėr ata qė duan ta jetojnė atėsinė dhe amėsinė nė mėnyrė vėrtet tė pėrgjegjshme.

    Nė kėtė fushė, ndėrsa kėnaqet me rezultatet e arritura prej kėrkimeve shkencore pėr njė njohje mė tė saktė tė ritmeve tė pjellorisė femėrore dhe nxit njė shtrirje mė vendimtare e tė gjerė tė kėtyre studimeve, Kisha nuk mund tė mos nxisė me fuqi tė pėrtėrirė pėrgjegjėsinė e atyre - mjekė, ekspertė, konsulentė bashkėshortorė, edukatorė, ēifte - qė mund t’i ndihmojnė efektivisht bashkėshortėt ta jetojnė dashurinė e tyre nė respekt ndaj strukturės dhe qėllimeve tė aktit bashkėshortor qė e shpreh atė. Kjo do tė thotė njė angazhim mė i gjerė, vendimtar e sistematik pėr tė bėrė tė njihen, pėr tė vlerėsuar e zbatuar metodat natyrore tė rregullimit tė pjellorisė[97].

    Njė dėshmi e ēmueshme mundet dhe duhet tė jepet prej atyre bashkėshortėve qė, nėpėrmjet angazhimit tė pėrbashkėt tė vetėpėrmbajtjes periodike, kanė arritur nė njė pėrgjegjshmėri mė tė pjekur personale pėrballė dashurisė dhe jetės. Siē shkruante Pali VI, “atyre Zoti u beson detyrėn pėr t’ua bėrė tė dukshme njerėzve shenjtėrinė dhe ėmbėlsinė e ligjit qė bashkon dashurinė e ndėrsjellė tė bashkėshortėve me bashkėpunimin e tyre nė dashurinė e Hyjit autor tė jetės njerėzore”[98].

    2) Edukimi

    E drejta-detyrė edukuese e prindėrve

    36. Detyra e edukimit i ka rrėnjėt e veta nė thirrjen e hershme tė bashkėshortėve pėr tė marrė pjesė nė veprėn krijuese tė Hyjit: duke lindur nė dashuri dhe pėr dashuri njė person tė ri, qė nė vete ka thirrjen pėr rritje dhe zhvillim, prindėrit marrin pėrsipėr detyrėn pėr ta ndihmuar me frytshmėri pėr tė jetuar njė jetė plotėsisht njerėzore. Sikurse ka kujtuar Koncili II i Vatikanit: “Prindėrit, meqenėse u kanė pėrēuar jetėn bijve, kanė detyrimin e madh t’i edukojnė ata: prandaj duhen konsideruar si edukorėt e parė e kryesorė tė tyre. Ky funksion i tyre edukativ ėshtė aq i rėndėsishėm sa, nėse mungon, mezi mund tė zėvendėsohet. Nė tė vėrtetė, u takon prindėrve tė krijojnė nė gjirin e familjes atė atmosferė tė gjallėruar prej dashurisė dhe prej devotshmėrisė ndaj Hyjit dhe ndaj njerėzve tė tjerė, qė favorizon edukimin e plotė tė bijve nė drejtimin personal e shoqėror. Pra, familja ėshtė shkolla e parė e virtyteve shoqėrore, pėr tė cilat, pikėrisht, kanė nevojė tė gjitha shoqėritė”[99].

    E drejta-detyrė edukative e prindėrve cilėsohet si thelbėsore, e lidhur siē ėshtė me pėrēimin e jetės njerėzore; si origjinale dhe parėsore, pėrballė detyrės edukative tė tė tjerėve, pėr unicitetin e marrėdhėnies sė dashurisė qė ekziston mes prindėrve e fėmijėve; si e pazėvendėsueshme dhe e patjetėrsueshme, dhe qė prandaj nuk mund t’u delegohet tėrėsisht tė tjerėve, e as tė uzurpohet prej tė tjerėve.

    Pėrtej kėtyre karakteristikave, nuk mund tė harrojmė se elementi mė rrėnjėsor, i tillė qė ta cilėsojė detyrėn edukative tė prindėrve, ėshtė dashuria atėrore e amnore, e cila gjen nė veprėn edukative plotėsimin e vet nė bėrjen e shėrbimit ndaj jetės tė plotė e tė pėrsosur; dashuria e prindėrve nga burim bėhet shpirt dhe prandaj normė, qė frymėzon dhe drejton gjithė veprimin edukativ konkret, duke e pasuruar me ato vlera ėmbėlsie, qėndrueshmėrie, mirėsie, shėrbimi, mosinteresi, shpirti sakrifice, qė janė fryti mė i ēmueshėm i dashurisė.

    Edukimi pėr vlerat thelbėsore tė jetės njerėzore

    37. Megjithėse nė mes tė vėshtirėsive tė veprės edukative, sot shpesh tė rėnduara, prindėrit duhet qė me besim e guxim t’i formojnė bijtė e tyre nė vlerat thelbėsore tė jetės njerėzore. Bijtė duhet tė rriten nė njė liri tė drejtė pėrballė tė mirave materiale, duke marrė njė stil jete tė thjeshtė e modeste, tė bindur se “njeriu vlen mė shumė pėr atė qė ėshtė se sa pėr atė qė ka”[100].

    Nė njė shoqėri tė tronditur e tė pėrēarė nga tensionet e konfliktet e shkaktuara prej pėrplasjes sė dhunshme mes individualizmave e egoizmave tė ndryshėm, bijtė duhet tė pasurohen jo vetėm me ndjenjėn e drejtėsisė sė vėrtetė, e cila ėshtė e vetmja qė ēon nė respektimin e dinjitetit personal tė secilit, por edhe mė shumė, me ndjenjėn e dashurisė sė vėrtetė, si gatishmėri e sinqertė dhe shėrbim i painteres ndaj tė tjerėve, nė veēanti ndaj mė tė varfėrve dhe nevojtarėve. Familja ėshtė shkolla e parė dhe themelore e shoqėrisė: si bashkėsi dashurie, ajo gjen nė dhurimin e vetes ligjin qė e udhėheq dhe e bėn tė rritet. Dhurimi i vetes, qė frymėzon dashurinė e bashkėshortėve mes tyre, paraqitet si model dhe normė e dhurimit tė vetes ashtu siē duhet tė zbatohet nė marrėdhėniet mes vėllezėrve e motrave dhe mes breznive tė ndryshme qė bashkėjetojnė nė familje. Dhe bashkimi e pjesėmarrja e pėrditshme e jetuar nė shtėpi, nė momentet e gėzimit dhe tė vėshtirėsisė, pėrfaqėsojnė pedagogjinė mė konkrete e mė efikase pėr hyrjen aktive, tė pėrgjegjshme e tė frytshme tė bijve nė horizontin mė tė gjerė tė shoqėrisė.

    Edukimi nė dashurinė si dhurim i vetvetes pėrbėn edhe premisėn e domosdoshme pėr prindėrit e thirrur qė t’u japin bijve tė tyre njė edukim seksual tė qartė e delikat. Pėrballė njė kulture qė “e banalizon” nė njė pjesė tė madhe seksualitetin njerėzor, sepse e interpreton dhe e jeton nė mėnyrė tė kufizuar dhe tė varfėruar, duke e lidhur vetėm me trupin dhe me kėnaqėsinė egoiste, shėrbimi edukativ i prindėrve duhet tė mbėshtetet vendosmėrisht nė njė kulturė seksuale qė ėshtė vėrtet dhe plotėsisht personale: nė tė vėrtetė, seksualiteti ėshtė njė pasuri e gjithė personit - trup, ndjenjė dhe shpirt - dhe e shfaq domethėnien e vet duke e bėrė personin ta dhurojė vetveten nė dashuri.

    Edukimi seksual, e drejtė dhe detyrė themelore e prindėrve, duhet tė zbatohet gjithmonė nėn drejtimin e zellshėm, qoftė nė shtėpi qoftė nė qendrat edukative tė zgjedhura e tė kontrolluara prej tyre. Nė kėtė kuptim Kisha e thekson ligjin e ndihmės, qė shkolla e ka pėr detyrė ta zbatojė kur bashkėpunon nė edukimin seksual, duke u vėnė nė tė njėjtin shpirt qė i frymėzon prindėrit.

    Nė kėtė kontekst ėshtė krejtėsisht i domosdoshėm edukimi nė pastėrti, si virtyt qė zhvillon pjekurinė e pėrnjėmendtė tė personit dhe e bėn atė tė aftė tė respektojė e promovojė “domethėnien martesore” tė trupit. Madje, prindėrit e krishterė do tė kushtojnė njė vėmendje e kujdes tė veēantė, duke parė shenjat e thirrjes sė Hyjit, pėr edukimin nė virgjėri, si forma mė e lartė e atij dhurimi tė vetvetes qė pėrbėn vetė kuptimin e seksualitetit njerėzor.

    Pėr vetė lidhjet qė ekzistojnė mes dimensionit seksual tė personit dhe vlerave tė tij etike, detyra edukative duhet t’i bėjė bijtė qė t’i njohin e t’i vlerėsojnė normat morale si garanci e nevojshme dhe e ēmueshme pėr njė rritje personale tė pėrgjegjshme nė seksualitetin njerėzor.

    Prandaj Kisha i kundėrvihet vendosmėrisht njė farė forme tė informacionit seksual, tė shkėputur prej parimeve morale, kaq shpesh i pėrhapur, i cili nuk do tė ishte tjetėr veēse hyrje nė pėrvojėn e kėnaqėsisė dhe njė nxitje qė tė bėn tė humbėsh kthjelltėsinė - edhe nė vitet e pafajėsisė -, duke i hapur rrugėn vesit.

    Misioni edukativ dhe sakramenti i kurorės sė martesės

    38. Pėr prindėrit e krishterė misioni edukativ, i rrėnjosur siē ėshtė thėnė nė pjesėmarrjen e tyre nė veprėn krijuese tė Hyjit, ka njė burim tė ri e specifik nė sakramentin e kurorės sė martesės, qė shugurohet nė edukimin vėrtet tė krishterė tė bijve, pra i thėrret tė marrin pjesė nė vetė autoritetin dhe nė vetė dashurinė e Hyjit Atė dhe tė Krishtit Bari, sikurse edhe nė dashurinė amnore tė Kishės, dhe i pasuron me urti, kėshillė, forcė dhe ēdo dhuratė tjetėr tė Shpirtit Shenjt pėr t’i ndihmuar bijtė nė rritjen e tyre njerėzore e tė krishterė.

    Prej sakramentit tė martesės detyra edukative merr dinjitetin dhe thirrjen pėr tė qenė “shėrbesė” e vėrtetė e Kishės nė shėrbim tė formimit tė anėtarėve tė saj. Aq e madhe ėshtė madhėshtia dhe shkėlqimi i shėrbesės edukative tė prindėrve tė krishterė, sa shėn Toma nuk ngurron pėr ta krahasuar me shėrbesėn e meshtarėve: “Disa e pėrhapin dhe e ruajnė jetėn shpirtėrore me njė shėrbesė vetėm shpirtėrore, dhe kjo i pėrket sakramentit tė urdhrit; tė tjerėt e bėjnė kėtė pėr sa i pėrket jetės njėkohėsisht trupore e shpirtėrore dhe kjo ndodh me sakramentin e kurorės sė martesės, nė tė cilin burri dhe gruaja bashkohen pėr tė lindur fėmijė dhe pėr t’i edukuar ata nė kultin e Hyjit”[101].

    Ndėrgjegjja e gjallė dhe syēelur e misionit tė marrė me sakramentin e martesės do t’i ndihmojė prindėrit e krishterė tė vihen me kthjelltėsi e besim tė madh nė shėrbimin edukativ tė bijve dhe, nė tė njėjtėn kohė, me ndjenjė pėrgjegjėsie pėrballė Hyjit qė i thėrret dhe i dėrgon pėr tė ndėrtuar Kishėn nė bijtė. Kėshtu familja e tė pagėzuarve, e bashkuar si kishė shtėpiake prej Fjalės dhe prej Sakramentit, bėhet njėkohėsisht, sikurse Kisha e madhe, mėsuese dhe nėnė.

    Pėrvoja e parė e Kishės

    39. Misioni i edukimit kėrkon qė prindėrit e krishterė t’u propozojnė bijve tė tyre tė gjitha ato pėrmbajtje qė janė tė nevojshme pėr pjekurimin gradual tė personalitetit tė tyre nga njė kėndvėshtrim i krishterė dhe kishtar. Kėshtu do t’i marrin linjat edukative tė pėrmendura mė lart, me njė kujdes pėr t’u treguar bijve se nė ēfarė thellėsie domethėniesh dinė tė ēojnė feja dhe dashuria e Jezu Krishtit. Veē kėsaj, vetėdija se Zoti u beson atyre rritjen e njė biri tė Hyjit, tė njė vėllai tė Krishtit, tė njė tempulli tė Shpirtit Shenjt, tė njė anėtari tė Kishės, do t’i mbėshtesė prindėrit e krishterė nė detyrėn e tyre pėr tė pėrforcuar nė shpirtin e bijve tė tyre dhuratėn e hirit hyjnor.

    Koncili II i Vatikanit e saktėson kėshtu pėrmbajtjen e edukimit tė krishterė: “Ai nuk sjell vetėm pjekurinė e personit njerėzor... por synon sidomos qė t’i bėjė tė pagėzuarit, tė cilėt kanė hyrė gradualisht nė njohjen e misterit tė shėlbimit, tė ndėrgjegjėsohen gjithnjė e mė shumė pėr dhuratėn e fesė qė kanė marrė: tė mėsojnė ta adhurojnė Hyjin nė shpirt e tė vėrtetė (krh. Gjn 4, 23), sidomos nėpėrmjet veprimit liturgjik, tė pėrgatiten pėr ta jetuar jetėn e tyre sipas njeriut tė ri nė drejtėsinė dhe nė shenjtėrinė e sė vėrtetės (Ef 4, 22-24), tė arrijnė kėshtu njeriun e pėrsosur, masėn e pjekurisė sė plotė tė Krishtit (krh. Ef 4, 13) dhe tė japin ndihmesėn e tyre nė shtimin e trupit mistik. Veē kėsaj, ata, tė vetėdijshėm pėr thirrjen e tyre, duhet tė mėsojnė qoftė tė dėshmojnė atė shpresė qė ėshtė nė ta (krh. 1 Pjt 3, 14), qoftė tė nxisin lartėsimin e botės nė kuptimin e krishterė”[102].

    Edhe Sinodi, duke i marrė pėrsėri dhe duke i zhvilluar linjat konciliare, e ka paraqitur misionin edukativ tė familjes sė krishterė si njė shėrbesė tė vėrtetė, nėpėrmjet sė cilės pėrēohet e rrezatohet Ungjilli, nė atė pikė sa vetė jeta e familjes bėhet itinerar feje dhe nė njė farė mėnyre fillim i krishterė dhe shkollė e ndjekjes sė Krishtit. Nė familjen e ndėrgjegjshme pėr kėtė dhuratė, siē ka shkruar Pali VI, “tė gjithė anėtarėt ungjillėzojnė dhe ungjillėzohen”[103].

    Me fuqinė e shėrbesės sė edukimit prindėrit, nėpėrmjet dėshmisė sė jetės, janė ambasadorėt e parė tė Ungjillit pranė bijve tė tyre. Edhe mė shumė, duke u lutur sė bashku me bijtė, duke iu kushtuar sė bashku me ta leximit tė Fjalės sė Hyjit dhe duke i futur nė thellėsinė e Trupit - eukaristik dhe kishtar - tė Krishtit nėpėrmjet fillimit tė krishterė, bėhen plotėsisht prindėr, domethėnė lindės jo vetėm tė jetės trupore, por edhe tė asaj qė, nėpėrmjet pėrtėritjes sė Shpirtit, buron prej Kryqit dhe ngjalljes sė Krishtit.

    Qė prindėrit e krishterė tė mund ta kryejnė denjėsisht misionin e tyre edukativ, Etėrit Sinodalė kanė shpresuar qė tė pėrgatitet njė tekst i pėrshtatshėm katekizmi pėr familjet, i qartė, i shkurtėr dhe i tillė qė tė mund tė pėrvetėsohet lehtėsisht prej tė gjithėve. Konferencat ipeshkvore janė ftuar ngrohtėsisht tė angazhohen pėr realizimin e kėtij katekizmi.

    Marrėdhėniet me forcat e tjera edukative

    40. Familja ėshtė e para, por jo bashkėsia e vetme dhe ekskluzive edukuese: vetė dimensioni bashkėsior, civil dhe kishtar i njeriut kėrkon dhe ēon nė njė vepėr mė tė gjerė dhe tė degėzuar, qė ėshtė fryt i bashkėpunimit tė organizuar tė forcave tė ndryshme edukative. Kėto forca janė tė gjitha tė nevojshme, edhe pse secila mundet dhe duhet tė ndėrhyjė me njė kompetencė tė vetėn dhe me njė ndihmesė tė vetėn[104].

    Prandaj detyra edukative e familjes sė krishterė ka njė vend shumė tė rėndėsishėm nė baritoren organike: kjo pėrfshin njė formė tė re tė bashkėpunimit mes prindėrve dhe bashkėsive tė krishtera, mes grupeve tė ndryshme edukative e barinjve. Nė kėtė drejtim pėrtėritja e shkollės katolike duhet t’u kushtojė njė vėmendje tė veēantė si prindėrve tė nxėnėsve si formimit tė njė bashkėsie tė pėrsosur edukuese.

    Duhet tė jetė absolutisht e siguruar e drejta e prindėrve pėr zgjedhjen e njė edukimi sipas besimit tė tyre fetar.

    Shteti dhe Kisha kanė pėr detyrė t’u japin familjeve tė gjitha ndihmat e mundshme, me qėllim qė ato tė mund t’i ushtrojnė siē duhet detyrat e tyre edukative. Prandaj si Kisha ashtu edhe shteti duhet tė krijojnė e tė promovojnė ato institucione e veprimtari, qė familjet me tė drejtė i kėrkojnė: dhe ndihma duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me pamjaftueshmėritė e familjeve. Prandaj, tė gjithė ata qė nė shoqėri janė nė udhėheqje tė shkollave nuk duhet tė harrojnė kurrė se prindėrit janė vendosur prej vetė Hyjit si edukatorėt e parė e kryesorė tė bijve, dhe se e drejta e tyre ėshtė krejtėsisht e patjetėrsueshme.

    Por pas tė drejtės, vendoset detyra e madhe e prindėrve pėr t’u angazhuar themelisht nė njė marrėdhėnie tė pėrzemėrt dhe konkrete me mėsimdhėnėsit dhe drejtuesit e shkollave.

    Nėse nė shkolla mėsohen ideologji kundėr fesė sė krishterė, familja sė bashku me familje tė tjera, mundėsisht nėpėrmjet formave asociative familjare, me tė gjitha forcat dhe me dituri duhet t’i ndihmojnė tė rinjtė qė tė mos largohen prej fesė. Nė kėtė rast familja ka nevojė pėr ndihma tė veēanta nga ana e barinjve tė shpirtrave, tė cilėt nuk duhet tė harrojnė se prindėrit kanė detyrėn e padhunueshme t’ia besojnė bijtė e tyre bashkėsisė kishtare.

    Njė shėrbim i shumėfishtė ndaj jetės

    41. Dashuria e frytshme bashkėshortore shprehet nė njė shėrbim ndaj jetės me forma tė shumėfishta, ndėr tė cilat lindja dhe edukimi i fėmijėve janė ato mė tė drejtpėrdrejtat, karakteristiket dhe tė pazėvendėsueshmet. Nė tė vėrtetė, ēdo akt dashurie tė vėrtetė ndaj njeriut dėshmon dhe pėrsos frytshmėrinė shpirtėrore tė familjes, sepse ėshtė dėgjesė ndaj dinamizmit tė brendshėm tė thellė tė dashurisė si dhurim i vetvetes tė tjerėve.

    Nė kėtė perspektivė, pėr tė gjithė e pasur me vlerė dhe angazhim, do tė dinė tė frymėzohen nė veēanti ata bashkėshortė qė bėjnė pėrvojėn e sterilitetit fizik.

    Familjet e krishtera qė nė fe i njohin tė gjithė njerėzit si bij tė Atit tė pėrbashkėt qiellor, do t’i ndihmojnė zemėrgjerėsisht bijtė e familjeve tė tjera, duke i mbėshtetur e duke i dashur, jo si tė huaj, por si anėtarė tė sė vetmes familje tė bijve tė Hyjit. Prindėrit e krishterė kėshtu do tė mund ta zgjerojnė dashurinė e tyre pėrtej lidhjeve tė mishit e tė gjakut, duke ushqyer lidhjet qė i kanė rrėnjėt nė shpirt dhe zhvillohen nė shėrbimin konkret ndaj bijve tė familjeve tė tjera, shpesh nevojtarė madje edhe pėr gjėrat mė tė nevojshme.

    Familjet e krishtera do tė dinė tė jetojnė njė gatishmėri mė tė madhe ndaj adoptimit dhe besimit tė atyre bijve qė janė pa prindėr ose janė braktisur prej tyre: ndėrsa kėta fėmijė, duke e rigjetur ngrohtėsinė afektive tė njė familjeje, mund tė bėjnė pėrvojėn e atėsisė sė dashur e tė kujdesshme tė Hyjit, tė dėshmuar prej prindėrve tė krishterė, dhe kėshtu tė rriten me kthjelltėsi e besim nė jetėn, e tėrė familja do tė pasurohet prej vlerave shpirtėrore tė njė vėllazėrimi mė tė gjerė.

    Frytshmėria e familjeve duhet tė njohė njė “krijimtari” tė vetėn tė pareshtur, fryt i mrekullueshėm i Shpirtit tė Hyjit qė i hap sytė e zemrės pėr tė zbuluar nevojat dhe vuajtjet e reja tė shoqėrisė sonė, dhe qė ngjall guxim pėr t’i marrė pėrsipėr e pėr t’u dhėnė pėrgjigje. Nė kėtė kuadėr u paraqitet familjeve njė fushė shumė e gjerė veprimi: nė tė vėrtetė, edhe mė shqetėsuese se braktisja e fėmijėve sot ėshtė dukuria e mėnjanimit shoqėror e kulturor, qė i godet rėndė tė moshuarit, tė sėmurėt, handikapatėt, tė droguarit, ish tė burgosurit, etj.

    Nė kėtė mėnyrė zgjerohet sė tepėrmi horizonti i atėsisė dhe i amėsisė sė familjeve tė krishtera: dashuria e tyre shpirtėrore e frytshme sfidohet nga kėto dhe nga shumė nevoja tė tjera tė kohės sonė. Me familjet dhe nėpėrmjet tyre, Zoti Jezus vazhdon tė ketė “mėshirė” pėr turmat.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    III - Pjesėmarrja nė zhvillimin e shoqėrisė


    Familja qelizė e parė dhe jetėsore e shoqėrisė

    42. “Meqenėse Krijuesi i tė gjitha gjėrave e ka zgjedhur martesėn si parim dhe themel tė shoqėrisė njerėzore”, familja ėshtė bėrė “qeliza e parė dhe jetėsore e shoqėrisė”[105].

    Familja ka lidhje jetėsore e organike me shoqėrinė, sepse pėrbėn themelin dhe ushqimin e saj tė vazhdueshėm nėpėrmjet detyrės sė saj tė shėrbimit ndaj jetės: nė tė vėrtetė, prej familjes lindin qytetarėt dhe nė familje ata gjejnė shkollėn e parė tė atyre virtyteve shoqėrore, qė janė shpirti i jetės dhe i zhvillimit tė vetė shoqėrisė.

    Kėshtu, me forcėn e natyrės dhe tė thirrjes sė vet, pa u mbyllur nė vetvete, familja u hapet familjeve tė tjera dhe shoqėrisė, duke marrė pėrsipėr detyrėn e vet shoqėrore.

    Jeta familjare si pėrvojė e bashkimit dhe e pjesėmarrjes

    43. Vetė pėrvoja e bashkimit dhe e pjesėmarrjes, qė duhet tė karakterizojė jetėn e pėrditshme tė familjes, pėrfaqėson ndihmesėn e parė e themelore ndaj shoqėrisė.

    Marrėdhėniet mes anėtarėve tė bashkėsisė familjare janė tė frymėzuara dhe tė drejtuara prej ligjit tė “tė dhėnit falas” qė, duke respektuar e favorizuar nė tė gjithė dhe nė secilin dinjitetin personal si tė vetmin titull vlere, bėhet pranim i pėrzemėrt, takim dhe dialog, gatishmėri pa interes, shėrbim zemėrgjerė, solidaritet i thellė.

    Kėshtu promovimi i njė bashkimi tė pėrnjėmendtė dhe tė pjekur personash nė familje bėhet shkolla e parė dhe e pazėvendėsueshme e socialitetit, shembull dhe nxitje pėr marrėdhėniet mė tė gjera bashkėsiore nėn shenjėn e respektit, tė drejtėsisė, tė dialogut, tė dashurisė.

    Nė kėtė mėnyrė, siē kanė kujtuar Etėrit Sinodalė, familja pėrbėn vendin natyror dhe mjetin mė tė frytshėm tė humanizimit dhe tė personalizimit tė shoqėrisė: ajo bashkėpunon nė njė mėnyrė origjinale dhe tė thellė nė ndėrtimin e botės, duke e bėrė tė mundshme njė jetė vėrtet njerėzore, nė veēanti duke ruajtur dhe pėrēuar virtytet dhe “vlerat”. Siē shkruan Koncili II i Vatikanit, nė familje “breznitė e ndryshme takojnė dhe ndihmojnė njėra-tjetrėn pėr tė arritur njė urti njerėzore mė tė plotė dhe pėr tė bashkuar tė drejtat e personave me nevojat e tjera tė jetės shoqėrore”[106].

    Si pasojė, pėrballė njė shoqėrie qė rrezikon tė jetė gjithnjė e mė e spersonalizuar dhe e masifikuar, pra edhe ēnjerėzore e ēnjerėzuese, me rezultatet negative tė shumė formave tė “largimit” - siē janė, pėr shembull, alkoolizmi, droga dhe vetė terrorizmi -, familja ka dhe ēliron ende edhe sot energji tė mrekullueshme tė afta pėr ta shkėputur njeriun prej anonimatit, pėr ta mbajtur tė vetėdijshėm pėr dinjitetin e tij personal, pėr ta pasuruar me njė humanitet tė thellė dhe pėr ta pėrfshirė nė mėnyrė aktive me unicitetin dhe papėrsėritshmėrinė e vet nė jetėn e shoqėrisė.

    Detyra shoqėrore dhe politike

    44. Detyra shoqėrore e familjes sigurisht nuk mund tė ndalet nė veprėn e lindjes dhe edukimit, edhe pse nė tė gjen formėn e vet tė parė dhe tė pazėvendėsueshme tė shprehjes.

    Prandaj familjet, si veēmas, si tė bashkuara, mund dhe duhet t’u kushtohen veprave tė shumėfishta tė shėrbimit shoqėror, sidomos nė dobi tė tė varfėrve, dhe sidoqoftė tė tė gjithė atyre personave e situatave qė organizimi sigurues dhe asistencial i autoriteteve publike nuk mund t’i arrijė.

    Kontributi shoqėror i familjes ka njė origjinalitet tė vetin, qė kėrkon tė njihet mė mirė dhe tė favorizohet mė vendosmėrisht, sidomos ndėrsa fėmijėt rriten, duke i pėrfshirė faktikisht sa mė shumė tė jetė e mundur tė gjithė anėtarėt[107].

    Nė veēanti duhet theksuar rėndėsia gjithnjė e mė e madhe qė nė shoqėrinė tonė merr mikpritja, nė tė gjitha format e saj, prej hapjes sė derės sė shtėpisė e, edhe mė shumė tė zemrės, ndaj kėrkesave tė vėllezėrve, deri nė angazhimin konkret pėr t’i siguruar ēdo familjeje shtėpinė e saj, si mjedis natyror qė e ruan dhe e bėn atė tė rritet. Sidomos familja e krishterė ėshtė e thirrur tė dėgjojė porosinė e apostullit: “... ushtroni mikpritjen”[108], dhe pra tė vėrė nė jetė, duke imituar shembullin dhe duke bashkėndarė dashurinė e Krishtit, pranimin e vėllait nevojtar: “Kush ia jep ndonjėrit prej kėtyre tė vegjėlve, madje edhe njė gotė uji tė freskėt, pse ėshtė nxėnėsi im, pėr tė vėrtetė po ju them: nuk do t’i humbė shpėrblimi”[109].

    Detyra shoqėrore e familjeve ėshtė e thirrur tė shprehet edhe nė formėn e ndėrhyrjes politike: pra, familjet duhet tė parat tė kujdesen qė ligjet dhe institucionet e shtetit jo vetėm tė mos i shkelin, por edhe t’i mbėshtesin dhe t’i mbrojnė pozitivisht tė drejtat dhe detyrat e familjes. Nė kėtė drejtim familjet duhet tė rriten nė vetėdijen se janė “protagoniste” tė sė ashtuquajturės “politikė familjare” dhe tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr ta shndėrruar shoqėrinė: pėrndryshe familjet do tė jenė viktimat e para tė atyre tė kėqijave, tė cilat janė kufizuar duke i vėrejtur me mospėrfillje. Prandaj thirrja e Koncilit II tė Vatikanit pėr tė kapėrcyer etikėn individualistike ka vlerė edhe pėr familjen si e tillė[110].

    Shoqėria nė shėrbim tė familjes

    45. Lidhja e brendshme mes familjes dhe shoqėrisė, siē kėrkon hapja dhe pjesėmarrja e familjes nė shoqėri dhe nė zhvillimin e vet, kėrkon qė shoqėria tė mos e lėrė kurrė pas dore detyrėn e vet themelore tė respektimit dhe tė promovimit tė vetė familjes.

    Sigurisht familja dhe shoqėria kanė njė funksion pėrplotėsues nė mbrojtjen dhe nė promovimin e sė mirės sė tė gjithė njerėzve dhe tė ēdo njeriu. Por shoqėria, dhe nė mėnyrė mė specifike shteti, duhet tė pranojnė se familja ėshtė “njė shoqėri qė gėzon njė tė drejtė tė vetėn dhe zanafillore”[111] dhe pra nė marrėdhėniet e tyre me familjen janė tė detyruar t’i pėrmbahen parimit tė ndihmės sė ndėrsjellė.

    Pėr arsye tė kėtij parimi shteti nuk mundet dhe as nuk duhet t’ua heqė familjeve ato detyra qė ato njėsoj mund t’i kryejnė mirė edhe vetė ose tė bashkuara lirisht, por t’i favorizojė pozitivisht e tė nxisė nė maksimum nismėn e pėrgjegjshme tė familjeve. Tė bindura se e mira e familjes pėrbėn njė vlerė tė domosdoshme dhe tė paprekshme tė bashkėsisė civile, autoritetet publike duhet tė bėjnė gjithēka ėshtė e mundur pėr t’u siguruar familjeve tė gjitha ato ndihma - ekonomike, shoqėrore, edukative, politike, kulturore - pėr tė cilat kanė nevojė qė t’u bėjnė ballė nė mėnyrė njerėzore tė gjitha pėrgjegjėsive tė tyre.

    Karta e tė drejtave tė familjes

    46. Ideali i njė veprimi tė ndėrsjellė mbėshtetjeje dhe zhvillimi mes familjes e shoqėrisė, shpesh dhe nė terme shumė tė rėnda, ndeshet me realitetin e njė ndarjeje tė tyre, madje tė njė kundėrvėnieje tė tyre.

    Nė fakt, siē ka paditur vazhdimisht Sinodi, situata qė shumė familje nė vende tė ndryshme ndeshin ėshtė shumė problematike, nėse jo vendosmėrisht negative: institucionet e ligjet mohojnė padrejtėsisht tė drejtat e pamohueshme tė familjes dhe tė vetė personit njerėzor, dhe shoqėria, nė vend qė tė vihet nė shėrbim tė familjes, e sulmon atė dhunshėm nė vlerat dhe nė kėrkesat e saj themelore. Dhe kėshtu familja qė, sipas planit tė Hyjit, ėshtė qeliza bazė e shoqėrisė, subjekt tė drejtash dhe detyrash para shtetit dhe ēfarėdo bashkėsie tjetėr, gjendet viktimė e shoqėrisė, e vonesave dhe e ngadalėsive tė ndėrhyrjeve tė saj dhe, edhe mė shumė, e padrejtėsive tė saj tė dukshme.

    Prandaj Kisha mbron haptas dhe fort tė drejtat e familjes prej uzurpimeve tė patolerueshme tė shoqėrisė e tė shtetit. Nė veēanti, Etėrit Sinodalė, ndėr tė tjera, kanė kujtuar tė drejtat e familjes siē vijojnė:

    • tė jetė dhe tė pėrparojė si familje, domethėnė tė drejtėn e ēdo njeriu, sidomos nėse ėshtė i varfėr, tė formojė njė familje dhe tė ketė mjetet e pėrshtatshme pėr ta mbajtur atė;
    • tė ushtrojė pėrgjegjėsinė e vet nė drejtim tė pėrēimit tė jetės dhe tė edukimit tė fėmijėve;
    • tė intimitetit tė jetės bashkėshortore e familjare;
    • tė qėndrueshmėrisė sė lidhjes dhe tė institucionit martesor;
    • tė besojė dhe tė dėshmojė fenė e vet, dhe ta pėrhapė atė;
    • tė edukojė fėmijėt sipas traditave e vlerave tė veta fetare e kulturore, me mjetet, mėnyrat dhe institucionet e nevojshme;
    • tė fitojė sigurinė fizike, shoqėrore, politike, ekonomike, sidomos tė tė varfėrve dhe tė tė sėmurėve;
    • tė drejtėn pėr banesė tė pėrshtatshme ku jeta familjare zhvillohet nė mėnyrėn e duhur;
    • tė shprehjes dhe tė pėrfaqėsimit pranė autoriteteve publike ekonomike, shoqėrore e kulturore dhe pranė atyre mė tė ulėta, si drejtpėrdrejt, si nėpėrmjet shoqatave;
    • tė krijojė shoqata me familje e institucione tė tjera, pėr tė zhvilluar nė mėnyrė tė pėrshtatshme e tė kujdesshme detyrėn e vet;
    • tė mbrojė tė miturit nėpėrmjet institucioneve e legjislacioneve tė pėrshtatshme nga ilaēet e dėmshme, nga pornografia, nga alkoolizmi, etj.;
    • tė njė argėtimi tė ndershėm qė favorizon edhe vlerat e familjes;
    • tė drejtėn e tė moshuarve pėr njė jetė tė denjė dhe pėr njė vdekje dinjitoze;
    • tė drejtėn tė emigrojė si familje pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė[112].


    Selia e Shenjtė, duke mirėpritur kėrkesėn e shprehur tė Sinodit, do tė ketė kujdes pėr t’i thelluar kėto sugjerime, duke pėrpunuar njė “kartė tė tė drejtave tė familjes” qė duhet t’u propozohet mjediseve dhe autoriteteve tė interesuara.

    Hiri dhe pėrgjegjėsia e familjes sė krishterė

    47. Detyra shoqėrore e ēdo familjeje, me njė titull tė ri dhe origjinal, i pėrket familjes sė krishterė, tė themeluar nė sakramentin e kurorės sė martesės. Duke marrė pėrsipėr realitetin njerėzor tė dashurisė bashkėshortore nė tė gjitha implikimet, sakramenti i aftėson dhe i angazhon bashkėshortėt dhe prindėrit e krishterė qė ta jetojnė thirrjen e tyre si laikė, dhe prandaj edhe “tė kėrkojnė mbretėrinė e Hyjit duke trajtuar gjėrat tokėsore e duke i rregulluar ato sipas Hyjit”[113].

    Detyra shoqėrore e politike hyn nė atė mision mbretėror apo tė shėrbimit, nė tė cilin bashkėshortėt e krishterė marrin pjesė me fuqinė e sakramentit tė kurorės sė martesės, duke marrė njėkohėsisht njė urdhėrim tė cilit nuk mund t’i shmangen dhe njė hir qė i mbėshtet dhe i nxit.

    Nė kėtė mėnyrė familja e krishterė ėshtė e thirrur t’u japė tė gjithėve dėshminė e njė pėrkushtimi zemėrgjerė dhe pa interes ndaj problemeve shoqėrore, nėpėrmjet “zgjedhjes parapėlqyese” tė tė varfėrve dhe tė tė mėnjanuarve. Prandaj ajo, duke pėrparuar nė ndjekjen e Zotit nėpėrmjet njė dashurie ndaj tė gjithė tė varfėrve, duhet tė ketė pėrzemėr sidomos tė uriturit, tė mjerėt, tė moshuarit, tė sėmurėt, tė droguarit, ata qė janė pa familje.

    Pėr njė rend tė ri ndėrkombėtar

    48. Pėrballė dimensionit botėror qė sot karakterizon problemet e ndryshme shoqėrore, familja sheh tė zgjerohet nė mėnyrė krejtėsisht tė re detyra e saj ndaj zhvillimit tė shoqėrisė: bėhet fjalė pėr tė bashkėvepruar edhe nė njė rend tė ri ndėrkombėtar, sepse vetėm nė solidaritetin botėror mund tė pėrballen e zgjidhen problemet shumė tė mėdha e dramatike tė drejtėsisė sė botės, tė lirisė sė popujve, tė paqes sė njerėzimit.

    Bashkimi shpirtėror i familjeve tė krishtera, tė rrėnjosura nė fenė dhe nė shpresėn e pėrbashkėt e tė gjallėruara nga dashuria, pėrbėn njė energji tė brendshme qė lind, pėrhap dhe zhvillon drejtėsi, pajtim, vėllazėri dhe paqe mes njerėzve. Si “Kishė e vogėl”, familja e krishterė, nė pėrngjasim tė “Kishės sė madhe”, ėshtė e thirrur tė jetė shenjė njėsie pėr botėn dhe tė ushtrojė nė kėtė mėnyrė rolin e vet profetik duke dėshmuar Mbretėrinė dhe paqen e Krishtit, drejt tė cilave e tėrė bota ėshtė ne ecje.

    Familjet e krishtera do tė mund ta bėjnė kėtė si nėpėrmjet veprės sė tyre edukative, pra duke u dhėnė bijve njė model jete tė bazuar nė vlerat e sė vėrtetės, tė lirisė, tė drejtėsisė e tė dashurisė, si me njė angazhim aktiv e tė pėrgjegjshėm pėr rritjen pėrnjėmend njerėzore tė shoqėrisė dhe tė institucioneve tė saj, si me mbėshtetjen nė mėnyra tė ndryshme tė shoqatave tė kushtuara nė mėnyrė specifike problemeve tė rendit ndėrkombėtar.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    IV - Pjesėmarrja nė jetėn dhe nė misionin e Kishės


    Familja nė misterin e Kishės

    49. Mes detyrave themelore tė familjes sė krishterė radhitet detyra kishtare: pra, ajo ėshtė e vėnė nė shėrbim tė ndėrtimit tė Mbretėrisė sė Hyjit nė histori, nėpėrmjet pjesėmarrjes nė jetėn dhe nė misionin e Kishės.

    Pėr t’i kuptuar mė mirė themelet, pėrmbajtjet dhe karakteristikat e kėsaj pjesėmarrjeje, duhen shqyrtuar lidhjet e shumėfishta dhe tė thella qė i bashkojnė mes tyre Kishėn dhe familjen e krishterė, dhe e organizojnė kėtė tė fundit si “njė Kishė nė miniaturė” (Ecclesia domestica)[114], duke bėrė qė ajo, nė mėnyrėn e vet, tė jetė shėmbėlltyrė e gjallė dhe riparaqitje historike e vetė misterit tė Kishės.

    Ėshtė para sė gjithash Kisha ajo qė e lind, e edukon, e ndėrton familjen e krishterė, duke vėnė nė vepėr pėr tė misionin e shėlbimit qė ka marrė prej Zotit tė vet. Me shpalljen e Fjalės sė Hyjit, Kisha i zbulon familjes sė krishterė identitetin e saj tė vėrtetė, atė qė ajo ėshtė dhe duhet tė jetė sipas planit tė Zotit; me kremtimin e sakramenteve, Kisha e pasuron dhe e forcon familjen e krishterė me hirin e Krishtit me qėllim shenjtėrimin e saj pėr lavdinė e Atit; me shpalljen e pėrtėrirė tė urdhėrimit tė ri tė dashurisė, Kisha e frymėzon dhe e udhėheq familjen e krishterė nė shėrbimin e dashurisė, nė mėnyrė qė tė imitojė dhe tė rijetojė tė njėjtėn dashuri dhurimi e flijimi, qė Zoti Jezus ushqen pėr tėrė njerėzimin.

    Nga ana e saj, familja e krishterė ėshtė aq e pėrfshirė nė misterin e Kishės sa, nė mėnyrėn e vet, bėhet pjesėmarrėse e misionit tė shėlbimit qė ėshtė karakteristikė e saj: bashkėshortėt dhe prindėrit e krishterė, pėr virtyt tė sakramentit, “nė gjendjen e tyre tė jetės dhe nė funksionin e tyre, kanė dhuratėn e vet nė mes tė popullit tė Hyjit”[115]. Prandaj, jo vetėm “marrin” dashurinė e Krishtit duke u bėrė bashkėsi “e shėlbuar”, por edhe janė tė thirrur “t’u pėrēojnė” vėllezėrve tė njėjtėn dashuri tė Krishtit, duke u bėrė kėshtu bashkėsi “shėlbuese”. Nė kėtė mėnyrė, ndėrsa ėshtė fryt dhe shenjė e frytshmėrisė mbinatyrore tė Kishės, familja e krishterė ėshtė bėrė simbol, dėshmi, pjesėmarrje e amėsisė sė Kishės[116].

    Njė detyrė kishtare karakteristike dhe origjinale

    50. Familja e krishterė ėshtė e thirrur tė marrė pjesė gjallėrisht dhe nė mėnyrė tė pėrgjegjshme nė misionin e Kishės nė mėnyrėn e vet karakteristike dhe origjinale, pra duke vėnė nė shėrbim tė Kishės dhe tė shoqėrisė vetveten nė tė qenit dhe nė tė vepruarit e vet, si bashkėsi e brendshme jete e dashurie.

    Nėse familja e krishterė ėshtė bashkėsi, lidhjet e sė cilės pėrtėrihen prej Krishtit nėpėrmjet fesė e sakramenteve, pjesėmarrja e saj nė misionin e Kishės duhet tė ndodhė sipas njė modaliteti bashkėsior: pra, sė bashku bashkėshortėt si ēift, prindėrit e bijtė si familje, duhet ta jetojnė shėrbimin e tyre ndaj Kishės dhe ndaj botės. Duhet tė jenė nė fe “njė zemėr e vetme dhe njė shpirt i vetėm”[117], nėpėrmjet shpirtit tė pėrbashkėt apostolik qė i frymėzon dhe bashkėpunimit qė i angazhon nė veprat e shėrbimit ndaj bashkėsisė kishtare e civile.

    Pastaj, familja e krishterė ndėrton Mbretėrinė e Hyjit nė histori nėpėrmjet vetė atyre realiteteve tė pėrditshme qė i pėrkasin dhe e dallojnė gjendjen e saj tė jetės: kėshtu, nė dashurinė bashkėshortore e familjare - tė jetuar nė pasurinė e saj tė jashtėzakonshme tė vlerave dhe nevojave pėr plotėsi, besnikėri e frytshmėri[118] - shprehet dhe realizohet pjesėmarrja e familjes sė krishterė nė misionin profetik, meshtarak dhe mbretėror tė Jezu Krishtit dhe tė Kishės sė tij: prandaj dashuria dhe jeta pėrbėjnė bėrthamėn e misionin shėlbues tė familjes sė krishterė nė Kishė dhe pėr Kishėn.

    Kėtė na e kujton Koncili II i Vatikanit kur shkruan: “Familja do t’i bashkėndajė bujarisht me familjet e tjera pasuritė e veta shpirtėrore. Prandaj familja e krishterė qė lind prej martesės, si shėmbėlltyrė dhe pjesėmarrje nė marrėveshjen e dashurisė sė Krishtit dhe tė Kishės, do ta bėjė tė dukshme pėr tė gjithė praninė e gjallė tė Shėlbuesit tė botės dhe natyrėn e thjeshtė tė Kishės, si me dashurinė, frytshmėrinė zemėrgjerė, njėsinė dhe besnikėrinė e bashkėshortėve, po ashtu edhe me bashkėpunimin e dashur tė tė gjithė anėtarėve tė saj”[119].

    Pasi ėshtė parashtruar kėshtu themeli i pjesėmarrjes sė familjes sė krishterė nė misionin kishtar, duhet ilustruar pėrmbajtja e tij nė referimin e trefishtė dhe unitar nė Jezu Krishtin Profet, Meshtar e Mbret, duke e paraqitur pėr kėtė arsye familjen e krishterė si 1) bashkėsi besimtare dhe ungjillėzuese, 2) bashkėsi nė bashkėbisedim me Hyjin, 3) bashkėsi nė shėrbim tė njeriut.

    1) Familja e krishterė, bashkėsi besimtare dhe ungjillėzuese

    Feja, zbulim dhe soditje e planit tė Hyjit mbi familjen

    51. Pjesėmarrėse nė jetėn dhe nė misionin e Kishės, e cila qėndron nė njė dėgjim fetar tė Fjalės sė Hyjit dhe e shpall atė me besim tė palėkundur[120], familja e krishterė e jeton detyrėn e vet profetike duke e pranuar e duke e shpallur Fjalėn e Hyjit: kėshtu, ēdo ditė e mė tepėr bėhet bashkėsi besimtare e ungjillėzuese.

    Edhe bashkėshortėve dhe prindėrve tė krishterė u kėrkohet dėgjesa e fesė[121]: janė tė thirrur ta pranojnė Fjalėn e Zotit, qė atyre u zbulon risinė e mrekullueshme - Lajmin e Mirė - tė jetės sė tyre bashkėshortore e familjare, tė cilėn Krishti e ka bėrė tė shenjtė e shenjtėruese. Nė tė vėrtetė, vetėm nė fe ata mund tė zbulojnė e tė sodisin me njė mirėnjohje tė gėzueshme se nė ēfarė dinjiteti Hyji ka dashur ta lartėsojė martesėn e familjen, duke i bėrė shenjė dhe vend tė besėlidhjes sė dashurisė mes Hyjit dhe njerėzve, mes Jezu Krishtit dhe Kishės nuses sė vet.

    Edhe vetė pėrgatitja pėr martesėn e krishterė cilėsohet si itinerar feje: nė tė vėrtetė, parashtrohet si rast i privilegjuar qė tė fejuarit tė rizbulojnė e ta thellojnė fenė e marrė me Pagėzim dhe tė ushqyer me edukimin e krishterė. Nė kėtė mėnyrė njohin dhe pranojnė lirisht thirrjen pėr ta jetuar ndjekjen e Krishtit dhe shėrbimin e Mbretėrisė sė Hyjit nė gjendjen martesore.

    Momenti themelor i fesė sė bashkėshortėve ėshtė kremtimi i sakramentit tė kurorės sė martesės, qė nė natyrėn e vet tė thellė ėshtė shpallja, nė Kishė, e Lajmit tė Mirė mbi dashurinė bashkėshortore: ai ėshtė Fjala e Hyjit qė “zbulon” dhe “pėrmbush” planin e dijshėm dhe tė dashur qė Hyji ka mbi bashkėshortėt, tė pėrfshirė nė pjesėmarrjen misterioze e reale nė vetė dashurinė e Hyjit pėr njerėzimin. Nėse nė vetvete kremtimi sakramental i martesės ėshtė shpallje e Fjalės sė Hyjit, tek ata qė janė me titull tė ndryshėm protagonistė dhe kremtues duhet tė jetė njė “dėshmi feje” e bėrė brenda Kishės dhe me Kishėn, bashkėsinė e besimtarėve.

    Kjo dėshmi feje kėrkon tė zgjatet nė rrjedhėn e jetės sė jetuar tė bashkėshortėve dhe tė familjes: nė tė vėrtetė, Hyji, qė i ka thirrur bashkėshortėt “pėr” martesė, vazhdon t’i thėrrasė “nė” martesė[122]. Brenda dhe nėpėrmjet fakteve, problemeve, vėshtirėsive, ngjarjeve tė ekzistencės sė pėrditshme, Hyji u vjen atyre duke zbuluar e duke propozuar “kėrkesat” konkrete tė pjesėmarrjes sė tyre nė dashurinė e Krishtit pėr Kishėn nė marrėdhėnie me situatėn e veēantė - familjare, shoqėrore dhe kishtare - nė tė cilėn gjenden.

    Zbulimi dhe dėgjesa ndaj planit tė Hyjit duhet tė bėhen “sė bashku” prej bashkėsisė bashkėshortore e familjare, nėpėrmjet vetė pėrvojės njerėzore tė dashurisė tė jetuar nė Shpirtin e Krishtit mes bashkėshortėve, mes prindėrve e bijve.

    Prandaj, sikurse Kisha e madhe, po ashtu edhe Kisha e vogėl shtėpiake ka nevojė tė ungjillėzohet vazhdimisht dhe thellėsisht: prej kėtu rrjedh detyra e edukimit tė pėrhershėm nė fe.

    Shėrbesa e ungjillėzimit tė familjes sė krishterė

    52. Nė masėn nė tė cilėn familja e krishterė e pranon Ungjillin dhe piqet nė fe, bėhet bashkėsi ungjillėzuese. Ta ridėgjojmė Palin VI: “Familja, sikurse Kisha, duhet tė jetė njė hapėsirė nė tė cilėn Ungjilli pėrēohet dhe prej sė cilės Ungjilli rrezatohet. Pra, nė brendėsinė e njė familjeje tė ndėrgjegjshme pėr kėtė mision tė gjithė anėtarėt ungjillėzojnė dhe ungjillėzohen. Prindėrit jo vetėm u komunikojnė bijve tė tyre Ungjillin, por edhe mund ta marrin prej tyre tė njėjtin Ungjill thellėsisht tė jetuar. Dhe njė familje e tillė bėhet ungjillėzuese e shumė familjeve tė tjera dhe e mjedisit nė tė cilin ėshtė e vendosur”[123].

    Siē ka pėrsėritur Sinodi, duke rimarrė thirrjen time tė bėrė nė Puebla, ungjillėzimi i ardhshėm varet nė njė pjesė tė madhe prej Kishės shtėpiake[124]. Ky mision apostolik i familjes ėshtė i rrėnjosur nė pagėzim dhe merr prej hirit sakramental tė kurorės sė martesės njė forcė tė re pėr ta pėrēuar fenė, pėr ta shenjtėruar e pėr tė pėrēuar shoqėrinė aktuale sipas planit tė Hyjit.

    Familja e krishterė, sidomos sot, ka njė thirrje tė veēantė pėr tė qenė dėshmitare e besėlidhjes pashkvore tė Krishtit, nėpėrmjet rrezatimit tė vazhdueshėm tė gėzimit tė dashurisė e tė sigurisė sė shpresės, tė cilėn duhet ta arsyetojė: “Familja e krishterė shpall me zė tė lartė si virtytet e tashme tė Mbretėrisė sė Hyjit ashtu edhe shpresėn e jetės sė lume”[125].

    Nevoja absolute e katekezės familjare del me njė forcė tė veēantė nė situata tė caktuara, qė Kisha mjerisht i regjistron nė vende tė ndryshme: “Aty ku legjislacioni antifetar pretendon madje edhe ta pengojė edukimin nė fe, aty ku njė mosbesim apo njė shekullarizėm i pėrhapur e bėjnė praktikisht tė pamundur rritjen e vėrtetė fetare, ajo qė mund tė quhet “Kishė shtėpiake” mbetet i vetmi mjedis, nė tė cilin fėmijėt dhe tė rinjtė mund tė marrin njė katekezė tė pėrnjėmendtė”[126].

    Njė shėrbim kishtar

    53. Shėrbesa e ungjillėzimit tė prindėrve tė krishterė ėshtė origjinale dhe e pazėvendėsueshme: merr karakteristikat tipike tė jetės familjare, tė gėrshetuar siē duhet tė jetė me dashuri, thjeshtėsi, konkretesė dhe dėshmi tė pėrditshme[127].

    Familja duhet t’i formojė fėmijėt pėr jetė, nė mėnyrė qė secili ta kryejė plotėsisht detyrėn e vet sipas thirrjes sė marrė prej Hyjit. Nė tė vėrtetė, familja qė ėshtė e hapur ndaj vlerave transhendente, qė u shėrben vėllezėrve me gėzim, qė i kryen me besnikėri zemėrgjerė detyrat e veta dhe ėshtė e vetėdijshme pėr pjesėmarrjen e saj tė pėrditshme nė misterin e Kryqit tė lavdishėm tė Krishtit, bėhet seminari i parė dhe mė i mirė i thirrjes pėr jetėn e kushtimit Mbretėrisė sė Hyjit.

    Shėrbesa e ungjillėzimit dhe e katekezės e prindėrve duhet ta shoqėrojė jetėn e bijve edhe nė vitet e adoleshencės dhe rinisė sė tyre, kur kėta, siē ndodh shpesh, e kundėrshtojnė ose edhe e refuzojnė fenė e krishterė tė marrė nė vitet e para tė jetės sė tyre. Ashtu sikurse nė Kishė vepra e ungjillėzimit nuk ndahet kurrė prej vuajtjes sė apostullit, edhe nė familjen e krishterė prindėrit duhet tė pėrballojnė me guxim dhe kthjelltėsi tė madhe shpirtėrore vėshtirėsitė, qė shėrbesa e tyre e ungjillėzimit ndesh nganjėherė nė vetė bijtė e tyre.

    Nuk duhet tė harrojmė se shėrbimi i bėrė prej bashkėshortėve dhe prej prindėrve tė krishterė nė dobi tė Ungjillit, ėshtė thelbėsisht njė shėrbim kishtar, pra hyn nė kontekstin e mbarė Kishės si bashkėsi e ungjillėzuar dhe ungjillėzuese. Meqenėse ėshtė e rrėnjosur dhe rrjedh prej tė vetmit mision tė Kishės dhe meqenėse ka pėr qėllim ndėrtimin e tė vetmit Trup tė Krishtit[128], shėrbesa e ungjillėzimit dhe e katekezės sė Kishės shtėpiake duhet tė mbetet nė njė bashkim tė thellė dhe duhet tė harmonizohet nė mėnyrė tė pėrgjegjshme me tė gjitha shėrbimet e tjera tė ungjillėzimit e tė katekezės, tė pranishme dhe vepruese nė bashkėsinė kishtare, si dioqezane ashtu edhe famullitare.

    Predikimi i Ungjillit ēdo krijese

    54. Universaliteti pa kufij ėshtė horizonti i ungjillėzimit, i frymėzuar nga brenda prej hovit misionar: nė tė vėrtetė, ėshtė pėrgjigjja ndaj urdhrit tė qartė dhe tė pangatėrrueshėm tė Krishtit: “Dilni nė mbarė botėn e predikojani Ungjillin tė gjithė njerėzve”[129].

    Edhe feja dhe misioni ungjillėzues i familjes sė krishterė e kanė kėtė frymėmarrje misionare katolike. Sakramenti i martesės, qė e rimerr dhe e ripropozon detyrėn, tė rrėnjosur nė pagėzim dhe nė krezmim, tė mbrojtjes dhe tė pėrhapjes sė fesė[130], i bėn bashkėshortėt dhe prindėrit e krishterė dėshmitarė tė Krishtit “gjer nė skajin e botės”[131], “misionarė” tė vėrtetė tė dashurisė dhe tė jetės.

    Njė farė forme e veprimtarisė misionare mund tė kryhet edhe brenda familjes. Kjo ndodh kur ndonjė anėtar i saj nuk ka fe ose nuk e praktikon atė me koherencė. Nė kėtė rast familjarėt duhet t’i japin njė dėshmi tė jetuar tė jetės sė tyre, qė ta nxisė dhe ta mbėshtesė nė ecjen drejt bashkimit tė plotė me Krishtin Shėlbues[132].

    E frymėzuar prej shpirtit misionar nė brendėsinė e vet, Kisha shtėpiake ėshtė e thirrur tė jetė njė shenjė e ndritshme e pranisė sė Krishtit dhe e dashurisė sė tij edhe pėr “tė largėtit”, pėr familjet qė nuk besojnė ende dhe pėr vetė familjet e krishtera qė nuk jetojnė mė nė koherencė me fenė e marrė: ėshtė e thirrur qė “me shembullin e vet dhe me dėshminė e vet” t’i ndriēojė “ata qė kėrkojnė tė vėrtetėn”[133].

    Sikurse nė agimet e krishterimit Akuila e Prishila paraqiteshin si ēift misionar[134], po ashtu edhe sot, Kisha e dėshmon risinė e saj tė pareshtur dhe lulėzimin e saj me praninė e bashkėshortėve dhe tė familjeve tė krishtera qė, tė paktėn pėr njė farė periudhe kohe, shkojnė nė tokat e misionit pėr tė shpallur Ungjillin, duke i shėrbyer njeriut me dashurinė e Jezu Krishtit.

    Familjet e krishtera i japin njė ndihmesė tė veēantė ēėshtjes misionare tė Kishės duke kultivuar thirrjet misionare nė mes tė bijve e bijave tė tyre[135] dhe, mė pėrgjithėsisht, me njė vepėr edukative qė “i pėrgatit bijtė e vet, qė prej rinisė, tė pranojnė dashurinė e Hyjit ndaj tė gjithė njerėzve”[136].

    2) Familja e krishterė bashkėsi nė dialog me Hyjin

    Shenjtėrorja shtėpiake e Kishės

    55. Shpallja e Ungjillit dhe pranimi i tij nė fe arrijnė plotėsinė e tyre nė kremtimin sakramental. Kisha, bashkėsi besimtare dhe ungjillėzuese, ėshtė edhe popull meshtarak, pra i veshur me dinjitetin dhe pjesėmarrės nė pushtetin e Krishtit Kryemeshtar i Besėlidhjes sė Re dhe tė Amshuar[137].

    Edhe familja e krishterė ėshtė e pėrfshirė nė Kishėn, popullin meshtarak: nėpėrmjet sakramentit tė kurorės sė martesės, nė tė cilin ėshtė e rrėnjosur dhe prej tė cilit ushqehet, ajo gjallėrohet vazhdimisht prej Zotit Jezus, dhe prej Tij thirret e angazhohet nė dialogun me Hyjin nėpėrmjet jetės sakramentale, dhurimit tė ekzistencės dhe lutjes sė vet.

    Kjo ėshtė detyra meshtarake qė familja e krishterė mundet dhe duhet tė ushtrojė nė bashkim tė brendshėm me gjithė Kishėn, nėpėrmjet realiteteve tė pėrditshme tė jetės bashkėshortore e familjare: nė kėtė mėnyrė familja e krishterė ėshtė e thirrur tė shenjtėrohet dhe tė shenjtėrojė bashkėsinė kishtare dhe botėn.

    Martesa, sakrament i shenjtėrimit tė ndėrsjellė dhe akt kulti

    56. Burim i veti dhe mjet origjinal i shenjtėrimit pėr bashkėshortėt dhe pėr familjen e krishterė ėshtė sakramenti i kurorės sė martesės, qė vazhdon dhe specifikon hirin shenjtėrues tė pagėzimit. Nė virtyt tė misterit tė vdekjes dhe ngjalljes sė Krishtit, brenda tė cilit martesa e krishterė pėrfshin pėrsėri, dashuria bashkėshortore pastrohet e shenjtėrohet: “Zoti ėshtė denjuar ta shėrojė e ta lartėsojė kėtė dashuri me njė dhuratė tė veēantė hiri dhe dashurie”[138].

    Dhurata e Jezu Krishtit nuk kufizohet nė kremtimin e sakramentit tė kurorės sė martesės, por i shoqėron bashkėshortėt gjatė gjithė ekzistencės sė tyre. Kėtė e kujton qartė Koncili II i Vatikanit, kur thotė se Jezu Krishti “mbetet me ta nė mėnyrė qė, sikurse Ai vetė e ka dashur Kishėn dhe ėshtė flijuar pėr tė, edhe bashkėshortėt tė mund ta duan njėri-tjetrin besnikėrisht, gjithmonė, me pėrkushtim tė ndėrsjellė... Pėr kėtė arsye bashkėshortėt e krishterė pėrforcohen dhe shugurohen nga njė sakrament i veēantė pėr detyrat dhe dinjitetin e gjendjes sė tyre. Dhe ata, duke e kryer me forcėn e kėtij sakramenti detyrėn e tyre bashkėshortore dhe familjare, tė depėrtuar prej Shpirtit tė Krishtit, nėpėrmjet tė cilit e gjithė jeta e tyre mbushet me fe, shpresė e dashuri, priren ta arrijnė gjithnjė e mė tepėr pėrsosmėrinė e tyre dhe shenjtėrimin e ndėrsjellė, dhe prandaj marrin pjesė nė lavdėrimin e Hyjit”[139].

    Thirrja e gjithmbarshme nė shenjtėri u drejtohet edhe bashkėshortėve dhe prindėrve tė krishterė: pėr ta specifikohet prej sakramentit tė kremtuar dhe pėrkthehet konkretisht nė realitetet e ekzistencės bashkėshortore e familjare[140]. Prej kėtu rrjedhin hiri dhe nevoja e njė pėrshpirtėrie bashkėshortore e familjare tė pėrnjėmendtė e tė thellė, qė duhet tė frymėzohet nė arsyet e krijimit, tė besėlidhjes, tė Kryqit, tė ngjalljes dhe tė shenjės, mbi tė cilėt disa herė ėshtė ndalur Sinodi.

    Kurora e martesės sė krishterė, sikurse tė gjithė sakramentet qė “janė pėr shenjtėrimin e njerėzve, pėr ndėrtimin e Trupit tė Krishtit dhe, sė fundit, pėr t’i drejtuar kultin Hyjit”[141], ėshtė nė vetvete njė akt liturgjik i lavdėrimit tė Hyjit nė Jezu Krishtin dhe nė Kishėn: duke e kremtuar atė, bashkėshortėt e krishterė dėshmojnė mirėnjohjen e tyre ndaj Hyjit pėr dhuratėn e madhe qė u jepet atyre qė tė mund ta rijetojnė nė ekzistencėn e tyre bashkėshortore e familjare vetė dashurinė e Hyjit pėr njerėzit dhe tė Jezu Krishtit pėr Kishėn nusen e vet.

    Dhe sikurse prej sakramentit rrjedhin pėr bashkėshortėt dhurata dhe detyrimi pėr ta jetuar pėrditė shenjtėrimin e marrė, po ashtu, prej tė njėjtit sakrament vjen edhe hiri e angazhimi moral pėr ta shndėrruar gjithė jetėn e tyre nė njė “fli shpirtėrore”[142] tė vazhdueshme. Edhe pėr bashkėshortėt dhe prindėrit e krishterė, nė veēanti pėr ato realitete tokėsore e kohore qė i karakterizojnė, vlejnė fjalėt e Koncilit: “Kėshtu edhe laikėt, si adhurues qė veprojnė kudo shenjtėrisht, ia kushtojnė Hyjit vetė botėn”[143].

    Martesa dhe Eukaristia

    57. Detyra e shenjtėrimit tė familjes sė krishterė e ka rrėnjėn e vet tė parė nė pagėzim dhe shprehjen e vet mė tė lartė nė Eukaristi, me tė cilėn ėshtė e lidhur thellėsisht martesa e krishterė. Koncili II i Vatikanit ka dėshiruar tė kujtojė marrėdhėnien e veēantė qė ekziston mes Eukaristisė dhe martesės, duke kėrkuar qė ajo “nė rrugė tė zakonshme tė kremtohet nė Meshė”[144]: rizbulimi dhe thellimi i njė marrėdhėnieje tė tillė ėshtė krejtėsisht i nevojshėm, nėse dėshirojmė qė tė kuptohen dhe tė jetohen me njė intensitet mė tė madh hiret dhe pėrgjegjėsitė e martesės dhe tė familjes sė krishterė.

    Eukaristia ėshtė vetė burimi i martesės sė krishterė. Nė tė vėrtetė, flija eukaristike riparaqet besėlidhjen e dashurisė sė Krishtit me Kishėn, pasi ėshtė e vulosur me gjakun e Kryqit tė tij[145]. Nė kėtė fli tė Besėlidhjes sė Re dhe tė Amshuar bashkėshortėt e krishterė gjejnė rrėnjėn prej sė cilės buron, dhe formohet brendėsisht e gjallėrohet vazhdimisht besėlidhja e tyre bashkėshortore. Nė kėtė riparaqitje tė flisė sė dashurisė sė Krishtit pėr Kishėn, Eukaristia ėshtė burim dashurie. Dhe nė dhuratėn eukaristike tė dashurisė familja e krishterė gjen themelin dhe shpirtin e “bashkimit” tė vet dhe tė “misionit” tė vet: Buka eukaristike i bėn anėtarėt e ndryshėm tė bashkėsisė familjare njė trup tė vetėm, zbulim dhe pjesėmarrje nė njėsinė mė tė gjerė tė Kishės pjesėmarrje pastaj nė Trupin “e flijuar” dhe Gjakun “e derdhur” tė Krishtit bėhet burim i pashtershėm i dinamizmit misionar dhe apostolik i familjes sė krishterė.

    Sakramenti i kthimit dhe i pajtimit

    58. Pjesė thelbėsore dhe e pėrhershme e detyrės sė shenjtėrimit tė familjes sė krishterė ėshtė pranimi i thirrjes ungjillore pėr kthim i drejtuar tė gjithė tė krishterėve, qė jo gjithmonė i qėndrojnė besnikė “risisė” sė atij pagėzimi qė i ka bėrė “tė shenjtė”. Edhe familja e krishterė nuk ėshtė gjithmonė koherente me ligjin e hirit dhe tė shenjtėrisė pagėzimore, tė shpallur pėrsėri prej sakramentit tė kurorės sė martesės.

    Pendimi dhe falja e ndėrsjellė nė gjirin e familjes sė krishterė, qė kanė njė pjesė tė madhe nė jetėn e pėrditshme, gjejnė momentin sakramental specifik nė pendesėn e krishterė. Nė lidhje me bashkėshortėt Pali VI nė Enciklikėn Humanae vitae shkruante kėshtu: “Nėse mėkati vazhdon tė jetė i pranishėm mes tyre, tė mos e humbin guximin, por t’i drejtohen me njė qėndresė tė pėrvuajtur mėshirės sė Hyjit, qė u jepet me begati nė sakramentin e pendesės”[146].

    Kremtimi i kėtij sakramenti merr njė domethėnie tė veēantė pėr jetėn familjare: ndėrsa nė fe zbulojnė se si mėkati e kundėrshton jo vetėm besėlidhjen me Hyjin por edhe besėlidhjen e bashkėshortėve e bashkimin e familjes, bashkėshortėt dhe tė gjithė anėtarėt e familjes janė tė drejtuar nga takimi me Hyjin “e pasur me mėshirė”[147], i cili, duke dhuruar dashurinė qė ėshtė mė e fuqishme se mėkati[148], rindėrton dhe pėrsos besėlidhjen bashkėshortore e bashkimin familjar.

    Lutja familjare

    59. Kisha lutet pėr familjen e krishterė dhe e edukon pėr tė jetuar nė njė koherencė zemėrgjerė me dhuratėn e detyrėn meshtarake, tė marra prej Krishtit Kryemeshtar. Nė tė vėrtetė, meshtaria pagėzimore e besimtare, e jetuar nė martesėn-sakrament, pėr bashkėshortėt dhe pėr familjen pėrbėn themelin e njė thirrjeje e tė njė misioni meshtarak, prej tė cilėve jeta e tyre e pėrditshme shndėrrohet nė “fli shpirtėrore qė i pėlqejnė Hyjit nėpėr Jezu Krishtin”[149]: kjo ndodh jo vetėm me kremtimin e Sakramentit tė Eukaristisė dhe tė sakramenteve tė tjera e me flijimin e vetvetes lavdisė sė Hyjit, por edhe me jetėn e lutjes, me dialogun lutės me Atin nėpėr Jezu Krishtin nė Shpirtin Shenjt.

    Lutja familjare ka karakteristikat e veta. Ėshtė njė lutje e bėrė bashkarisht, burrė e grua sė bashku, prindėr e bij sė bashku. Bashkimi nė lutje ėshtė njėkohėsisht fryt dhe kėrkesė e atij bashkimi qė dhurohet prej sakramenteve tė pagėzimit dhe tė kurorės sė martesės. Pėr anėtarėt e familjes sė krishterė mund tė vlejnė nė mėnyrė tė veēantė fjalėt me tė cilat Zoti Jezus premton praninė e tij. “Prapė po ju them: nėse dy vetė prej jush kėtu mbi tokė, tė njė mendimi, luten pėr ēfarėdo sendi, Ati im qė ėshtė nė qiell, do t’ua japė. Sepse, ku janė dy ose tre tė bashkuar nė emrin tim, aty jam edhe unė, midis tyre”[150].

    Kjo lutje ka si pėrmbajtje origjinale vetė jetėn e familjes, qė nė tė gjitha rrethanat e saj interpretohet si thirrje e Hyjit dhe aktualizohet si pėrgjigje bijėsore ndaj thirrjes sė tij: gėzimet dhe dhimbjet, shpresat dhe trishtimet, lindjet dhe ditėlindjet, pėrvjetorėt e martesės sė prindėrve, nisjet, largėsitė dhe kthimet, zgjedhjet e rėndėsishme e vendimtare, vdekja e personave tė dashur, etj. shėnojnė ndėrhyrjen e dashurisė sė Hyjit nė historinė e familjes, ashtu si duhet tė shėnojnė momentin e favorshėm pėr falėnderimin, pėr lutjen, pėr braktisjen plot besim tė familjes nė duart e Atit tė pėrbashkėt qė ėshtė nė qiell. Pastaj, dinjiteti dhe pėrgjegjėsia e familjes sė krishterė si Kishė shtėpiake mund tė jetohen vetėm me ndihmėn e pareshtur tė Hyjit, qė do tė jepet nė mėnyrė tė pashmangshme, nėse do tė kėrkohet me pėrvujtėri e besim nė lutje.

    Edukatorė lutjeje

    60. Me anė tė dinjitetit e misionit tė tyre, prindėrit e krishterė kanė detyrėn specifike t’i edukojnė bijtė e tyre nė lutje, t’i fusin nė zbulimin progresiv tė misterit tė Hyjit dhe nė bashkėbisedimin personal me tė: “Sidomos nė familjen e krishterė, tė pasuruar me hirin dhe misionin e martesės-sakrament, bijtė qė prej moshės sė vogėl duhet tė mėsojnė tė perceptojnė ndjenjėn e Hyjit dhe ta nderojnė e ta duan tė afėrmin sipas fesė qė kanė marrė nė pagėzim”[151].

    Element themelor dhe i pazėvendėsueshėm i edukimit nė lutje ėshtė shembulli konkret, dėshmia e gjallė e prindėrve: vetėm duke u lutur sė bashku me bijtė, babai dhe nėna, ndėrsa ēojnė nė plotėsi meshtarinė e tyre mbretėrore, zbresin nė thellėsinė e zemrės sė bijve tė tyre, duke lėnė gjurmė qė ngjarjet e ardhshme tė jetės nuk do tė mund t’i fshijnė. Ta dėgjojmė pėrsėri thirrjen qė Pali VI u ka drejtuar prindėrve: “Nėna, a ua mėsoni fėmijėve tuaj lutjet e tė krishterit? A i pėrgatitni, nė harmoni me Meshtarėt, bijtė tuaj pėr sakramentet e moshės sė re: rrėfim, kungim, krezmim? A i mėsoni, nėse janė tė sėmurė, tė mendojnė pėr Krishtin e munduar? Tė kėrkojnė ndihmėn e Zojės dhe tė Shenjtėrve? A e thoni Rruzaren nė familje? Po ju, baballarė, a dini tė luteni bashkė me bijtė tuaj, me gjithė bashkėsinė familjare, tė paktėn ndonjė herė? Shembulli juaj, nė drejtėsinė e mendimit e tė veprimit, i mbėshtetur nga ndonjė lutje e pėrbashkėt, vlen si mėsim jete, vlen si njė kult me meritė tė veēantė; ēojeni kėshtu paqen brenda mureve tė shtėpisė: “Pax huic domui!”. Mos harroni: kėshtu ndėrtoni Kishėn!”[152].

    Lutja liturgjike dhe private

    61. Mes lutjes sė Kishės dhe asaj tė secilit besimtar ka njė marrėdhėnie tė thellė e jetėsore, siē ka pohuar qartė Koncili II i Vatikanit[153]. Njė synim i rėndėsishėm i lutjes sė Kishės shtėpiake ėshtė qė tė pėrbėjė pėr bijtė, hyrjen e natyrshme nė lutjen liturgjike tė tėrė Kishės, nė kuptimin si tė pėrgatitjes pėr tė, ashtu edhe tė shtrirjes sė saj nė fushėn e jetės personale, familjare e shoqėrore. Prej kėtu rrjedh nevoja e njė pjesėmarrjeje gjithnjė nė rritje e tė gjithė anėtarėve tė familjes sė krishterė nė Eukaristi, sidomos ditėn e diel dhe tė festės sė urdhėruar, dhe nė sakramentet e tjera, nė veēanti nė ata tė fillimit tė krishterė tė bijve. Udhėzimet konciliare i kanė hapur njė mundėsi tė re familjes sė krishterė, qė ėshtė numėruar ndėr grupet tė cilėve u porositet kremtimi i pėrbashkėt i Uficit hyjnor[154]. Gjithashtu, do tė jetė nė kujdesin e familjes sė krishterė tė kremtojė, edhe nė shtėpi e nė formėn e pėrshtatshme pėr anėtarėt e saj, kohėt dhe kremtet e vitit liturgjik.

    Pėr tė pėrgatitur e zgjatur nė shtėpi kultin e kremtuar nė Kishė, familja e krishterė bėn lutjen private, qė paraqet njė larmi tė madhe formash: kjo larmi, ndėrsa dėshmon pasurinė e jashtėzakonshme, u vjen nė ndihmė kėrkesave e situatave tė ndryshme tė jetės sė atyre qė i drejtohen Zotit. Pėrveē lutjes sė mėngjesit dhe tė mbrėmjes, duhen kėshilluar shprehimisht, duke ndjekur edhe udhėzimet e Etėrve Sinodalė: leximi dhe meditimi i Fjalės sė Hyjit, pėrgatitja pėr sakramentet, devocioni dhe kushtimi Zemrės sė Jezusit, format e ndryshme tė kultit ndaj Virgjėrės sė Shenjtė, bekimi i bukės, zbatimi i pėrshpirtėrisė popullore.

    Nė respekt tė lirisė sė bijve tė Hyjit, Kisha u ka propozuar dhe vazhdon t’u propozojė besimtarėve disa praktika pėrshpirtėrie me njė vėmendje e kėmbėngulje tė veēantė. Ndėr kėto duhet kujtuar thėnia e Rruzares: “Tani, nė vazhdimėsi me Paraardhėsit tanė, duam tė porosisim gjallėrisht thėnien e Rruzares sė shenjtė nė familje... Nuk ka dyshim se Rruzarja e sė Lumes Virgjėr Mari duhet mbajtur si njėra prej lutjeve tė pėrbashkėta mė tė shkėlqyera e tė frytshme, qė familja e krishterė ėshtė e ftuar tė thotė. Ne, nė tė vėrtetė, dėshirojmė tė mendojmė dhe urojmė qė, kur takimi familjar bėhet kohė lutjeje, Rruzarja tė jetė shprehja e shpeshtė dhe e pėlqyeshme e saj”[155]. Kėshtu devocioni i pėrnjėmendtė ndaj Marisė, qė shprehet nė lidhjen e sinqertė dhe nė ndjekjen zemėrgjerė tė qėndrimeve shpirtėrore tė Virgjėrės sė Shenjtė, pėrbėn njė mjet tė privilegjuar pėr tė ushqyer bashkimin e dashurisė sė familjes dhe pėr tė zhvilluar pėrshpirtėrinė bashkėshortore e familjare. Ajo, Nėna e Krishtit dhe e Kishės, nė tė vėrtetė, ėshtė nė mėnyrė tė veēantė edhe Nėna e familjeve tė krishtera, tė Kishave familjare.

    Lutja dhe jeta

    62. Nuk duhet tė harrojmė kurrė se lutja ėshtė pjesė pėrbėrėse thelbėsore e jetės sė krishterė, e marrė nė tėrėsinė dhe qendėrsinė e saj, madje i pėrket vetė “njerėzimit” tonė: ėshtė “shprehja e parė e tė vėrtetės sė brendshme tė njeriut, kushti i parė i lirisė sė pėrnjėmendtė tė shpirtit”[156].

    Prandaj lutja nuk pėrfaqėson aspak njė largim prej angazhimit tė pėrditshėm, por pėrbėn shtytjen mė tė fortė qė familja e krishterė tė marrė pėrsipėr dhe tė kryejė plotėsisht tė gjitha pėrgjegjėsitė e veta si qelizė e parė dhe themelore e shoqėrisė njerėzore. Nė kėtė kuptim, pjesėmarrja efektive nė jetėn dhe misionin e Kishės nė botė ėshtė nė pėrpjesėtim me besnikėrinė dhe me dendėsinė e lutjes me tė cilėn familja e krishterė bashkohet me Hardhinė e frytshme, qė ėshtė Krishti Zot[157].

    Prej bashkimit jetėsor me Krishtin, tė ushqyer prej Liturgjisė, prej dhurimit tė vetvetes dhe prej lutjes, rrjedh edhe frytshmėria e familjes sė krishterė nė shėrbimin e saj specifik tė promovimit njerėzor qė nė vetvete nuk mund tė mos ēojė nė shndėrrimin e botės[158].

    3) Familja e krishterė, bashkėsi nė shėrbim tė njeriut

    Urdhri i ri i dashurisė

    63. Kisha, popull profetik-meshtarak-mbretėror, ka misionin t’i bėjė tė gjithė njerėzit ta pranojnė nė fe Fjalėn e Hyjit, dhe ta kremtojė e ta dėshmojė atė nė sakramente e nė lutje, dhe sė fundi ta shfaqė nė konkretėsinė e jetės sipas dhuratės dhe urdhėrimit tė ri tė dashurisė.

    Jeta e krishterė e gjen ligjin e vet jo nė njė kod tė shkruar, por nė veprimin personal tė Shpirtit Shenjt qė frymėzon e udhėheq tė krishterin, domethėnė nė “Ligji i Shpirtit Shenjt qė mė jep jetėn nė Jezu Krishtin”[159]: “Dashuria e Hyjit u ndikua nė zemrat tona me anė tė Shpirtit Shenjt qė na u dhurua”[160].

    Kjo ka vlerė edhe pėr ēiftin dhe pėr familjen e krishterė: udhėrrėfyesi dhe norma e tyre ėshtė Shpirti i Jezusit, i zbritur nė zemrat me kremtimin e sakramentit tė kurorės sė martesės. Nė vazhdimėsi me pagėzimin nė ujė dhe nė Shpirt, kurora e martesės ripropozon ligjin ungjillor tė dashurisė dhe me dhuratėn e Shpirtin e gdhend mė thellė nė zemrėn e bashkėshortėve tė krishterė: dashuria e tyre e pastruar dhe e shėlbuar, ėshtė fryt i Shpirtit, qė vepron nė zemrėn e besimtarėve, dhe nė tė njėjtėn kohė, vendoset si urdhėrim themelor i jetės morale qė i kėrkohet lirisė sė tyre tė pėrgjegjshme.

    Familja e krishterė kėshtu frymėzohet e udhėhiqet me ligjin e ri tė Shpirtit Shenjt dhe nė bashkim me Kishėn, popullin mbretėror, ėshtė e thirrur ta jetojė “shėrbimin” e vet tė dashurisė ndaj Hyjit dhe ndaj vėllezėrve. Ashtu sikurse Krishti e ushtron pushtetin e tij mbretėror duke u vėnė nė shėrbim tė njerėzve[161], po kėshtu i krishteri e gjen kuptimin e pėrnjėmendtė tė pjesėmarrjes sė tij nė mbretėrimin e Zotit tė vet nė bashkėndarjen e shpirtit dhe tė sjelljes sė shėrbimit nė lidhje me njeriun: «Kėtė pushtet Ai (Krishti) ua ka komunikuar nxėnėsve, qė edhe ata tė vendosen nė lirinė mbretėrore dhe me mohimin e vetes e me jetėn e shenjtė ta mundin nė vetvete mbretėrinė e mėkatit (krh. Rom 6, 12), madje, duke i shėrbyer Krishtit nė tė tjerėt, me pėrvujtėri dhe durim t’i drejtojnė vėllezėrit e vet nga Mbreti, t’i shėrbesh tė cilit do tė thotė tė mbretėrosh. Nė tė vėrtetė, Zoti dėshiron ta zgjerojė mbretėrinė e tij edhe nėpėrmjet besimtarėve laikė, domethėnė mbretėrinė “e sė vėrtetės dhe tė jetės, mbretėrinė e shenjtėrisė dhe tė hirit”; dhe nė kėtė mbretėri edhe vetė krijesat do tė lirohen prej skllavėrisė sė shkatėrrimit pėr tė marrė pjesė nė lirinė e lavdishme tė bijve tė Hyjit (krh. Rom 8, 21)»[162].

    Tė zbulosh nė ēdo vėlla shėmbėlltyrėn e Hyjit

    64. E frymėzuar dhe e mbėshtetur prej urdhrit tė ri tė dashurisė, familja e krishterė jeton pranimin, respektin, shėrbimin ndaj ēdo njeriu, konsideruar gjithmonė nė dinjitetin e vet si person dhe si bir i Hyjit.

    Kjo duhet tė ndodhė, para sė gjithash, brenda dhe nė dobi tė ēiftit e tė familjes, nėpėrmjet angazhimit tė pėrditshėm pėr tė promovuar njė bashkėsi tė pėrnjėmendtė personash, tė bazuar e tė ushqyer prej bashkimit tė brendshėm tė dashurisė. Kjo pastaj duhet tė zhvillohet brenda rrethit mė tė gjerė tė bashkėsisė kishtare, brenda sė cilės familja e krishterė ėshtė e pėrfshirė: falė dashurisė sė familjes, Kisha mundet dhe duhet tė marrė njė dimension mė shtėpiak, domethėnė mė familjar, duke adoptuar njė stil mė njerėzor e vėllazėror marrėdhėniesh.

    Dashuria shkon pėrtej vėllezėrve nė fe, sepse “ēdo njeri ėshtė vėllai im”; nė secilin, sidomos nėse ėshtė i varfėr, i dobėt, i vuajtur dhe i trajtuar padrejtėsisht, dashuria di tė zbulojė fytyrėn e Krishtit dhe njė vėlla qė duhet ta dua dhe tė cilit duhet t’i shėrbej.

    Qė shėrbimi ndaj njeriut tė jetohet prej familjes sipas stilit ungjillor, do tė duhet tė vihet nė jetė me kujdes ajo qė shkruan Koncili II i Vatikanit: “Me qėllim qė ky shėrbim dashurie tė mund tė jetė mbi ēdo dyshim dhe tė shfaqet si i tillė, tė konsiderohet nė tė afėrmin shėmbėlltyra e Hyjit sipas sė cilės ėshtė krijuar, dhe Krishti Zot tė cilit vėrtet i dhurohet ajo qė i dhurohet nevojtarit”[163].

    Familja e krishterė, ndėrsa nė dashuri ndėrton Kishėn, vihet nė shėrbim tė njeriut dhe tė botės, duke aktualizuar vėrtet atė “promovim njerėzor”, pėrmbajtja e tė cilit ėshtė sintetizuar nė Mesazhin e Sinodit drejtuar familjeve: “Njė detyrė tjetėr e familjes ėshtė ajo e formimit tė njerėzve nė dashuri dhe e praktikimit tė dashurisė nė ēdo marrėdhėnie me tė tjerėt, kėshtu qė ajo tė mos mbyllet nė vetvete, por tė mbetet e hapur ndaj bashkėsisė, duke qenė e nxitur prej ndjenjės sė drejtėsisė dhe prej kujdesit ndaj tė tjerėve, si dhe prej detyrės sė pėrgjegjėsisė sė vet ndaj tėrė shoqėrisė”[164].

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pjesa e katėrt

    BARITORJA FAMILJARE:

    KOHĖT, STRUKTURAT, VEPRUESIT DHE SITUATAT



    I - Kohėt e baritores familjare

    Kisha e shoqėron familjen e krishterė nė ecjen e saj

    65. Si ēdo realitet i gjallė, edhe familja ėshtė e thirrur tė zhvillohet e tė rritet. Pas pėrgatitjes sė fejesės dhe kremtimit sakramental tė kurorės sė martesės, ēifti fillon ecjen e pėrditshme drejt aktualizimit progresiv tė vlerave dhe tė detyrave tė vetė martesės.

    Nė dritėn e fesė dhe nė virtytin e shpresės, edhe familja e krishterė, nė bashkim me Kishėn, merr pjesė nė pėrvojėn e shtegtimit tokėsor drejt zbulimit dhe realizimit tė plotė tė Mbretėrisė sė Hyjit.

    Prandaj duhet theksuar edhe njė herė ngutshmėria e ndėrhyrjes baritore tė Kishės nė mbėshtetje tė familjes. Duhet bėrė ēdo pėrpjekje qė baritorja e familjes tė afirmohet e tė zhvillohet, duke iu kushtuar njė sektori vėrtet parėsor, me sigurinė se ungjillėzimi, nė tė ardhmen, varet nė njė pjesė tė madhe prej Kishės shtėpiake[165].

    Kujdesi baritor i Kishės nuk do tė kufizohet vetėm nė familjet e krishtera mė tė afėrta, por, duke i zgjeruar horizontet e veta sipas masės sė Zemrės sė Krishtit, do tė tregohet edhe mė i gjallė pėr tėrėsinė e familjeve nė pėrgjithėsi, dhe, nė veēanti, pėr ato qė gjenden nė situata tė vėshtira apo tė parregullta. Pėr tė gjitha kėto Kisha do tė ketė njė fjalė tė vėrtete, mirėsie, kuptimi, shprese, pjesėmarrjeje tė gjallė nė vėshtirėsitė e tyre nganjėherė dramatike; tė gjithave do t’u japė ndihmėn e vet pa interes me qėllim qė tė mund t’i afrohen modelit tė familjes, qė Krijuesi ka dashur qė prej “fillimit” dhe qė Krishti ka pėrtėrirė me hirin e vet shpėrblyes.

    Veprimi baritor i Kishės duhet tė jetė progresiv, edhe nė kuptimin se duhet tė ndjekė familjen, duke e shoqėruar hap pas hapi nė etapat e ndryshme tė formimit tė vet dhe tė zhvillimit tė vet.

    Pėrgatitja

    66. Nė ditėt tona ėshtė mė e nevojshme se kurrė pėrgatitja e tė rinjve pėr martesė dhe pėr jetė familjare. Nė disa vende janė edhe vetė familjet qė, sipas zakoneve tė hershme, kujdesen pėr t’u pėrēuar tė rinjve vlerat qė i pėrkasin jetės martesore e familjare, nėpėrmjet njė vepre progresive edukimi apo fillimi. Por ndryshimet e ndodhura nė gjirin e gati tė gjitha shoqėrive moderne kėrkojnė qė jo vetėm familja, por edhe shoqėria e Kisha tė jenė tė angazhuara nė pėrpjekjen pėr t’i pėrgatitur siē duhet tė rinjtė pėr pėrgjegjėsitė e tė nesėrmes sė tyre. Shumė dukuri negative qė shfaqen sot nė jetėn familjare rrjedhin prej faktit se, nė situatat e reja, tė rinjtė jo vetėm e humbin sysh hierarkinė e vlerave, por, duke mos pasur mė kritere tė sigurta sjelljeje, nuk dinė si t’i pėrballojnė e t’i zgjidhin vėshtirėsitė e reja. Por pėrvoja mėson se tė rinjtė e pėrgatitur mirė pėr jetėn familjare, nė pėrgjithėsi kanė mė sukses se tė tjerėt.

    Kjo vlen edhe mė shumė pėr martesėn e krishterė, ndikimi i sė cilės shtrihet mbi shenjtėrinė e shumė burrave e grave. Prandaj Kisha duhet tė promovojė programe mė tė mira e mė intensive pėrgatitjeje pėr martesė, pėr tė shmangur, sa mė shumė qė tė jetė e mundur, vėshtirėsitė nė tė cilat bien shumė ēifte, e edhe mė shumė pėr tė favorizuar pozitivisht lindjen dhe pjekurimin e martesave tė suksesshme.

    Pėrgatitja pėr martesė duhet parė e zbatuar si njė proces gradual dhe i vazhdueshėm. Nė tė vėrtetė, ajo pėrmban tri momente kryesore: njė pėrgatitje tė hershme, njė tė afėrt e njė tė drejtpėrdrejtė.

    Pėrgatitja e hershme fillon qė prej fėmijėrisė, nė atė pedagogji tė urtė familjare, qė i orienton fėmijėt pėr tė zbuluar vetveten si qenie tė pajisura me njė psikologji tė pasur e komplekse dhe me njė personalitet tė veēantė me forcat dhe dobėsitė e veta. Ėshtė periudha nė tė cilėn ndikohet vlerėsimi pėr ēdo vlerė tė pėrnjėmendtė njerėzore, qoftė nė marrėdhėniet ndėrpersonale, qoftė nė ato shoqėrore, me atė qė do tė thotė kjo pėr formimin e karakterit, pėr zotėrimin dhe pėrdorimin e drejtė tė prirjeve personale, pėr mėnyrėn e tė konsideruarit dhe tė tė takuarit tė personave tė gjinisė tjetėr, e kėshtu me radhė. Veē kėsaj, veēanėrisht pėr tė krishterėt, kėrkohet njė formim i qėndrueshėm shpirtėror e kateketik, qė di tė tregojė nė martesėn njė thirrje e mision tė veēantė, pa pėrjashtuar mundėsinė e dhurimit tė plotė tė vetes Hyjit nė thirrjen pėr jetė meshtarake apo rregulltare.

    Mė pas, mbi kėtė bazė do tė vendoset gjerėsisht, pėrgatitja e afėrt, e cila - prej moshės sė pėrshtatshme dhe me katekezėn e duhur, si nė njė ecje katekumenale - pėrmban njė pėrgatitje mė specifike pėr sakramentet, pothuajse njė rizbulim tė tyre. Kjo katekezė e pėrtėrirė e atyre qė pėrgatiten pėr martesėn e krishterė ėshtė shumė e nevojshme, me qėllim qė sakramenti tė kremtohet e tė jetohet me dispozitat e duhura morale e shpirtėrore. Formimi fetar i tė rinjve duhet tė integrohet, nė momentin e pėrshtatshėm dhe sipas nevojave tė ndryshme konkrete, nga njė pėrgatitje pėr jetėn nė ēift qė, duke e paraqitur martesėn si njė marrėdhėnie ndėrpersonale tė burrit e tė gruas qė duhet tė zhvillohet vazhdimisht, tė nxisė pėr tė shqyrtuar problemet e seksualitetit bashkėshortor dhe tė atėsisė sė pėrgjegjshme, me njohjet mjeko-biologjike thelbėsore qė janė tė lidhura me tė, dhe tė orientojė drejt familjaritetit me metodat e drejta tė edukimit tė fėmijėve, duke favorizuar arritjen e elementeve bazė pėr njė drejtim tė rregullt tė familjes (puna e qėndrueshme, mjetet e mjaftueshme financiare, administrimi i urtė, nocionet e ekonomisė shtėpiake, etj.).

    Sė fundi, nuk duhet lėnė pas dore pėrgatitja pėr apostullatin familjar, pėr vėllazėrinė e bashkėpunimin me familjet e tjera, pėr pėrfshirjen aktive nė grupe, shoqata, lėvizje e nisma qė kanė pėr qėllim tė mirėn njerėzore e tė krishterė tė familjes.

    Pėrgatitja e drejtpėrdrejtė pėr tė kremtuar sakramentin e kurorės sė martesės duhet tė bėhet nė muajt dhe javėt e fundit qė i paraprijnė dasmės pėr t’i dhėnė njė domethėnie tė re, njė pėrmbajtje tė re e njė formė tė re tė ashtuquajturit shqyrtim paramartesor tė kėrkuar prej tė drejtės kanonike. Gjithmonė e rėndėsishme nė ēdo rast, kjo pėrgatitje imponohet me njė nxitje mė tė madhe pėr ata tė fejuar qė paraqesin ende mangėsi e vėshtirėsi nė doktrinėn dhe nė praktikėn e krishterė.

    Mes elementeve qė duhen komunikuar nė kėtė ecje feje, analoge me katekumenatin, duhet tė jetė edhe njė njohje e thelluar e misterit tė Krishtit dhe tė Kishės, tė domethėnieve tė hirit e tė pėrgjegjėsisė sė martesės sė krishterė, si dhe pėrgatitja pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive e tė pėrgjegjshme nė ritet e liturgjisė sė kurorės sė martesės.

    Nė fazat e ndryshme tė pėrgatitjes pėr martesė - qė i kemi pėrshkruar vetėm nė linja tė mėdha treguese - duhet tė ndihen tė angazhuara familja e krishterė dhe e gjithė bashkėsia kishtare. Ėshtė e dėshirueshme qė konferencat ipeshkvore, siē janė tė interesuara pėr nismat e pėrshtatshme pėr tė ndihmuar bashkėshortėt e ardhshėm qė tė jenė mė tė vetėdijshėm pėr seriozitetin e zgjedhjes sė tyre dhe barinjtė e shpirtrave qė tė sigurohen pėr gatishmėrinė e tyre tė duhur, po ashtu tė kujdesen qė tė botohet njė Direktorium pėr baritoren e familjes. Nė tė do tė duhet tė caktohen, para sė gjithash, elementet minimalė tė pėrmbajtjes, tė kohėzgjatjes dhe tė metodės sė “Kurseve tė pėrgatitjes”, duke i ekuilibruar mes tyre aspektet e ndryshme - doktrinale, pedagogjike, ligjore e mjekėsore - qė kanė lidhje me martesėn, dhe duke i strukturuar nė mėnyrė qė ata qė pėrgatiten pėr martesė, pėrveē njė shqyrtim intelektual, tė ndihen tė shtytur pėr t’u pėrfshirė gjallėrisht nė bashkėsinė kishtare. Meqenėse karakteri i nevojės dhe i detyrueshmėrisė sė pėrgatitjes sė drejtpėrdrejtė pėr martesė nuk duhet nėnvleftėsuar - ajo qė do tė ndodhte nėse do tė jepej lehtė leja - pėrgatitja duhet tė propozohet e tė zbatohet gjithmonė nė mėnyrė qė lėnia pas dore e mundshme e saj tė mos jetė pengesė pėr kremtimin e kurorės sė martesės.

    Kremtimi

    67. Martesa e krishterė kėrkon normalisht njė kremtim liturgjik, qė tė shprehė nė formė shoqėrore e bashkėsiore natyrėn thelbėsisht kishtare e sakramentale tė besėlidhjes bashkėshortore mes tė pagėzuarve.

    Si gjest sakramental shenjtėrimi, kremtimi i kurorės sė martesės - i pėrfshirė nė liturgjinė, kulmin e gjithė veprimit tė Kishės dhe burimin e forcės sė saj shenjtėruese[166] - duhet tė jetė nė vetvete i vlefshėm, i denjė dhe i frytshėm. Kėtu hapet njė fushė e gjerė pėr kujdesin baritor, me qėllim qė tė plotėsohen krejtėsisht kėrkesat qė rrjedhin prej natyrės sė besėlidhjes bashkėshortore tė lartėsuar nė sakrament, dhe gjithashtu tė zbatohet besnikėrisht disiplina e Kishės pėr sa i pėrket pranimit tė lirė, pengesave, formės kanonike dhe vetė ritit tė kremtimit. Ky i fundit duhet tė jetė i thjeshtė dhe dinjitoz, sipas normave tė autoriteteve kompetente tė Kishės, tė cilave u takon - sipas rrethanave konkrete tė kohės dhe tė vendit dhe nė pėrputhje me normat e caktuara prej Selisė sė Shenjtė[167] - tė pėrdorin eventualisht nė kremtimin liturgjik ato elemente karakteristike tė secilės kulturė, qė vlejnė mė mirė pėr tė shprehur domethėnien e thellė njerėzore e fetare tė besėlidhjes bashkėshortore, mjafton qė tė mos pėrmbajnė asgjė jo tė pėrshtatshme pėr fenė dhe moralin e krishterė.

    Si shenjė, kremtimi liturgjik duhet tė kryhet nė mėnyrė qė tė pėrbėjė, edhe nė realitetin e vet tė jashtėm, njė shpallje tė Fjalės sė Hyjit dhe njė dėshmi feje tė bashkėsisė sė besimtarėve. Angazhimi baritor do tė shprehet kėtu me shėrbesėn e menēur dhe tė zellshme tė “Liturgjisė sė Fjalės” dhe me edukimin nė fe tė pjesėmarrėsve nė kremtim dhe, nė rend tė parė, tė kandidatėve pėr martesė.

    Si gjest sakramental i Kishės, kremtimi liturgjik i kurorės sė martesės duhet tė pėrfshijė bashkėsinė e krishterė, me pjesėmarrjen e plotė, aktive e tė pėrgjegjshme tė tė gjithė tė pranishėmve, sipas vendit dhe detyrės sė secilit: bashkėshortėt, meshtari, dėshmitarėt, tė afėrmit, miqtė, besimtarėt e tjerė, tė gjithė anėtarėt e njė asambleje qė shfaq dhe jeton misterin e Krishtit dhe tė Kishės sė tij.

    Pėr kremtimin e martesės sė krishterė nė mjedisin e kulturave apo traditave tė hershme, tė ndiqen parimet e lartpėrmendura.

    Kremtimi i kurorės sė martesės dhe ungjillėzimi i tė pagėzuarve jo besimtarė

    68. Pikėrisht sepse nė kremtimin e sakramentit njė vėmendje krejt e veēantė u kushtohet dispozitave morale e shpirtėrore tė kandidatėve pėr martesė, nė veēanti fesė sė tyre, kėtu duhet tė pėrballohet njė vėshtirėsi jo e rrallė, nė tė cilėn mund tė gjenden barinjtė e Kishės nė kontekstin e shoqėrisė sonė tė shekullarizuar.

    Nė tė vėrtetė, feja e atij qė i kėrkon Kishės tė martohet mund tė ekzistojė nė shkallė tė ndryshme dhe ėshtė detyrė parėsore e barinjve t’i bėjnė ta rizbulojnė, ta ushqejnė dhe ta bėjnė tė pjekur. Por ata duhet edhe t’i kuptojnė arsyet qė e kėshillojnė Kishėn tė pranojė nė kremtim edhe ata qė janė tė gatshėm pėr kėtė nė mėnyrė tė papėrsosur.

    Sakramenti i martesės ka kėtė tė veēantė mes tė gjithė tė tjerėve: ėshtė sakramenti i njė realiteti qė ekziston qysh nė ekonominė e krijimit, ėshtė e njėjta besėlidhje bashkėshortore e themeluar prej Krijuesit “nė fillim”. Pra vendimi i burrit dhe i gruas pėr t’u martuar sipas kėtij plani hyjnor, domethėnė vendimi pėr ta angazhuar nė pranimin e pakthyeshėm bashkėshortor gjithė jetėn e tyre nė njė dashuri tė pazgjidhshme dhe nė njė besnikėri tė pakushtėzuar, realisht implikon, edhe pse jo nė mėnyrė plotėsisht tė vetėdijshme, njė qėndrim dėgjese tė thellė ndaj vullnetit tė Hyjit, qė nuk mund tė jepet pa hirin e tij. Prandaj, ata tashmė janė tė pėrfshirė nė njė ecje tė vėrtetė shėlbimi, qė kremtimi i sakramentit dhe pėrgatitja e drejtpėrdrejtė pėr tė mund ta plotėsojnė dhe ta pėrfundojnė, duke pasur parasysh sinqeritetin e qėllimit tė tyre.

    Nga ana tjetėr, ėshtė e vėrtetė se, nė disa territore, arsye me karakter mė shoqėror dhe jo pėrnjėmend fetare i nxisin tė fejuarit tė kėrkojnė tė martohen nė kishė. Kjo gjė nuk na ēudit. Nė tė vėrtetė, martesa nuk ėshtė ngjarje qė u pėrket vetėm atyre qė martohen. Ajo, pėr vetė natyrėn e saj, ėshtė njė fakt edhe shoqėror, qė i angazhon bashkėshortėt para shoqėrisė. Dhe gjithmonė kremtimi i saj ka qenė njė festė, qė bashkon familjet dhe miqtė. Pra, kuptohet se, sė bashku me arsyet personale hyjnė edhe ato shoqėrore nė kėrkesėn pėr t’u martuar nė kishė. Megjithatė, nuk duhet harruar se kėta tė fejuar, pėr arsye tė pagėzimit tė tyre, janė realisht tė pėrfshirė nė Besėlidhjen martesore tė Krishtit me Kishėn dhe se, prej qėllimit tė tyre tė sinqertė, kanė pranuar planin e Hyjit mbi martesėn dhe, pra, tė paktėn nė mėnyrė tė nėnkuptuar, e pranojnė edhe atė qė Kisha ka qėllim tė bėjė kur kremton kurorėn e martesės. Pra, vetėm fakti se nė kėtė kėrkesė hyjnė edhe motive me karakter shoqėror nuk e arsyeton njė refuzim tė mundshėm nga ana e barinjve. Nė fund tė fundit, siē ka mėsuar Koncili II i Vatikanit, sakramentet me fjalėt dhe elementet rituale e ushqejnė dhe e forcojnė fenė[168]: atė fe drejt sė cilės tė fejuarit tashmė janė nisur nėpėrmjet sinqeritetit tė qėllimit tė tyre, qė hiri i Krishtit nuk e lė pa favorizuar e mbėshtetur.

    Dėshira pėr tė caktuar kritere tė mėtejshme tė pranimit nė kremtimin kishtar tė kurorės sė martesės, qė do tė duhej t’i pėrkisnin shkallės sė fesė sė kandidatėve pėr martesė, sjell pėrveē tė tjerave edhe rreziqe tė mėdha. Para sė gjithash atė tė dhėnies sė gjykimeve tė pabazuara dhe diskriminuese; pastaj, rrezikun pėr tė ngritur dyshime mbi vlefshmėrinė e martesave tė kremtuara, me njė dėm tė rėndė pėr bashkėsitė e krishtera, dhe tė shqetėsimeve tė tjera tė pajustifikuara pėr ndėrgjegjen e bashkėshortėve; do tė bihej nė rrezikun e kundėrshtimit apo vėnies nė dyshim tė sakramentalitetit tė shumė martesave tė vėllezėrve tė ndarė prej bashkimit tė plotė me Kishėn katolike, duke e kundėrshtuar kėshtu traditėn kishtare.

    Pėrkundrazi, kur pavarėsisht prej ēdo pėrpjekjeje tė bėrė, kandidatėt pėr martesė tregojnė se e refuzojnė nė mėnyrė tė hapur e formale atė qė Kisha ka ndėrmend tė kryejė kur kremtohet kurora e martesės sė tė pagėzuarve, bariu i shpirtrave nuk mund t’i pranojė nė kremtim. Edhe pse me keqardhje, ai ka pėr detyrė tė marrė parasysh situatėn dhe t’i bėjė tė kuptojnė tė interesuarit se, meqė gjėrat janė ashtu, nuk ėshtė Kisha, por janė vetė ata qė e pengojnė atė kremtim tė cilin megjithatė e kėrkojnė.

    Edhe njė herė shfaqet nė gjithė ngutshmėrinė e vet nevoja e njė ungjillėzimi dhe katekeze para dhe pas-martesore, tė vėna nė jetė nga e gjithė bashkėsia e krishterė, qė ēdo burrė e ēdo grua qė martohen, ta kremtojnė sakramentin e kurorės sė martesės jo vetėm nė mėnyrė tė vlefshme por edhe nė mėnyrė tė frytshme.

    Baritorja pas-martesore

    69. Kujdesi baritor pėr familjen e formuar nė mėnyrė tė rregullt, konkretisht do tė thotė angazhim i tė gjithė pėrbėrėsve tė bashkėsisė kishtare lokale pėr ta ndihmuar ēiftin qė tė zbulojė e tė jetojė thirrjen dhe misionin e vet tė ri. Qė familja tė bėhet gjithnjė e mė shumė bashkėsi e vėrtetė dashurie, ėshtė e nevojshme qė tė gjithė anėtarėt e saj tė ndihmohen e formohen nė pėrgjegjėsitė e tyre pėrballė problemeve tė reja qė paraqiten, nė shėrbimin e ndėrsjellė, nė bashkėpjesėmarrjen aktive nė jetėn e familjes.

    Kjo vlen sidomos pėr familjet e reja, tė cilat, duke u gjendur nė njė kontekst vlerash tė reja dhe pėrgjegjėsish tė reja, sidomos nė vitet e para tė martesės, pėrballen me vėshtirėsi tė mundshme, si ato tė krijuara prej pėrshtatjes me jetėn e pėrbashkėt apo prej lindjes sė fėmijėve. Bashkėshortėt e rinj duhet tė dinė ta pranojnė pėrzemėrsisht dhe ta vlerėsojnė me menēuri ndihmėn e drejtė, delikate e zemėrgjerė tė ēifteve tė tjera, qė tashmė prej kohėsh janė duke bėrė pėrvojėn e martesės dhe tė familjes. Kėshtu nė gjirin e bashkėsisė kishtare - familje e madhe e formuar prej familjeve tė krishtera - do tė vihet nė jetė njė kėmbim i ndėrsjellė pranie dhe ndihme mes tė gjitha familjeve, secila duke vėnė nė shėrbim tė tjetrės pėrvojėn e vet njerėzore, sikurse edhe dhuratat e fesė e tė hirit. E ndihmuar prej shpirtit apostolik, kjo ndihmė mes familjeve do tė pėrbėjė njėrėn prej mėnyrave mė tė thjeshta, mė tė frytshme dhe tė mundshme pėr tė gjithė qė t’i pėrhapin nė mėnyrė kapilare ato vlera tė krishtera, qė janė pikėnisja dhe pikarritja e ēdo kujdesi baritor. Nė kėtė mėnyrė familjet e reja nuk do tė kufizohen vetėm duke marrė, por nga ana e tyre, tė ndihmuara kėshtu, do tė bėhen burim i pasurimit pėr familjet e tjera, tė formuara prej kohėsh, me dėshminė e tyre tė jetės dhe ndihmesėn e tyre tė frytshme.

    Pastaj, nė veprimin baritor ndaj familjeve tė reja, Kisha duhet t’u kushtojė atyre njė vėmendje specifike pėr t’i edukuar qė ta jetojnė nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dashurinė bashkėshortore nė marrėdhėnie me kėrkesat e saj tė bashkimit dhe tė shėrbimit ndaj jetės, sikurse edhe tė pajtojnė intimitetin e jetės sė shtėpisė me veprėn e vet tė pėrbashkėt e zemėrgjerė pėr tė ndėrtuar Kishėn dhe shoqėrinė njerėzore. Kur, me mbėrritjen e fėmijėve, ēifti bėhet nė kuptimin e plotė dhe specifik familje, Kisha do tė jetė ende afėr prindėrve qė t’i pranojnė bijtė e tyre dhe t’i duan si dhuratė e marrė prej Zotit tė jetės, duke marrė pėrsipėr me gėzim mundimin pėr t’u shėrbyer nė rritjen e tyre njerėzore e tė krishterė.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    II - Strukturat e baritores familjare


    Veprimi baritor ėshtė gjithmonė shprehje dinamike e realitetit tė Kishės, e angazhuar nė misionin e saj tė shėlbimit. Edhe baritorja familjare - formė e veēantė dhe specifike e baritores - ka si parim tė vetin veprues dhe si protagoniste pėrgjegjėse vetė Kishėn, nėpėrmjet strukturave tė saj dhe vepruesve tė saj.

    Bashkėsia kishtare dhe nė veēanti famullia

    70. Bashkėsi njėkohėsisht e shėlbuar dhe shėlbuese, Kisha duhet tė konsiderohet kėtu nė dimensionin e vet tė dyfishtė, tė gjithmbarshėm dhe tė veēantė: kjo shprehet dhe zbatohet nė bashkėsinė dioqezane, e ndarė nė mėnyrė baritore nė bashkėsi mė tė vogla ndėr tė cilat, pėr rėndėsinė e vet tė veēantė, dallohet famullia.

    Bashkimi me Kishėn e gjithmbarshme nuk e zhduk, por e garanton dhe e promovon qėndrueshmėrinė dhe origjinalitetin e Kishave tė ndryshme tė veēanta; kėto tė fundit mbeten subjekti veprues mė i drejtpėrdrejtė dhe mė i frytshėm pėr aktualizimin e baritores familjare. Nė kėtė kuptim ēdo Kishė lokale dhe, nė terme mė tė veēanta, ēdo bashkėsi famullitare duhet tė ndėrgjegjėsohet gjallėrisht pėr hirin dhe pėr pėrgjegjėsinė qė merr prej Zotit pėr tė promovuar baritoren e familjes. Ēdo plan i baritores organike, nė ēdo nivel, nuk duhet tė lėrė kurrė mėnjanė marrjen nė konsideratė tė baritores sė familjes.

    Nė dritėn e kėsaj pėrgjegjėsie duhet kuptuar edhe rėndėsia e njė pėrgatitjeje tė pėrshtatshme nga ana e atyre qė do tė angazhohen nė mėnyrė mė specifike nė kėtė lloj apostullati. Meshtarėt, rregulltarėt e rregulltaret, qė prej kohės sė formimit tė tyre, orientohen e formohen nė mėnyrė progresive dhe tė pėrshtatshme pėr detyrat pėrkatėse. Ndėr nismat e tjera mė pėlqen tė theksoj krijimin kohėt e fundit nė Romė, pranė Universitetit Papnor Lateranas, tė njė Instituti tė Lartė tė kushtuar studimit tė problemeve tė familjes. Edhe nė disa dioqeza janė themeluar Institute tė kėtij lloji; Ipeshkvinjtė tė angazhohen qė njė numėr sa mė i madh meshtarėsh, para se tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi famullitare, tė frekuentojnė nė to kurse tė specializuara. Nė vendet e tjera, kurset e formimit tė mbahen periodikisht pranė Instituteve tė Larta tė studimeve teologjike e baritore. Kėto nisma duhen nxitur, mbėshtetur, shumuar dhe hapur, natyrisht, edhe pėr laikėt qė do tė ofrojnė veprėn e tyre profesionale (mjekėsore, ligjore, psikologjike, shoqėrore, edukative) nė ndihmė tė familjeve.

    Familja

    71. Por sidomos duhet tė pranohet vendi i veēantė qė, nė kėtė fushė, i takon misionit tė bashkėshortėve dhe tė familjeve tė krishtera, me fuqinė e hirit tė marrė nė sakrament. Ky mision duhet tė vihet nė shėrbim tė ndėrtimit tė Kishės, tė ndėrtimit tė Mbretėrisė sė Hyjit nė histori. Kjo kėrkohet si akt bindjeje tė dėgjueshme ndaj Krishtit Zot. Nė tė vėrtetė, Ai, nėpėrmjet martesės sė tė pagėzuarve tė lartėsuar nė sakrament, u jep bashkėshortėve tė krishterė njė mision karakteristik apostujsh, duke i dėrguar si punėtorė nė vreshtėn e vet, dhe nė mėnyrė krejt tė veēantė, nė kėtė fushė tė familjes.

    Nė kėtė veprimtari ata veprojnė nė bashkim e bashkėpunim me anėtarėt e tjerė tė Kishės, qė gjithashtu angazhohen nė dobi tė familjes, duke i bėrė tė frytshme dhuratat e shėrbesat e tyre. Ky apostullat do tė kryhet para sė gjithash nė gjirin e familjes sė secilit, me dėshminė e jetės tė jetuar nė pėrputhje me ligjin hyjnor nė tė gjitha aspektet e saj, me formimin e krishterė tė bijve, me ndihmėn e dhėnė nė pjekurimin e tyre nė fe, me edukimin nė pastėrti, me pėrgatitjen pėr jetė, me syēeltėsinė pėr t’i ruajtur prej rreziqeve ideologjike e morale prej tė cilave kėrcėnohen shpesh, me pėrfshirjen e tyre graduale e tė pėrgjegjshme nė bashkėsinė kishtare e nė atė civile, me asistencėn dhe kėshillėn nė zgjedhjen e thirrjes, me ndihmėn e ndėrsjellė mes anėtarėve tė familjes pėr rritjen e pėrbashkėt njerėzore e tė krishterė, e kėshtu me radhė. Apostullati i familjes, pastaj, do tė rrezatohet me veprat e dashurisė shpirtėrore e materiale ndaj familjeve tė tjera, sidomos atyre qė kanė mė shumė nevojė pėr ndihmė e mbėshtetje, ndaj tė varfėrve, tė sėmurėve, tė moshuarve, handikapatėve, jetimėve, tė vejave, bashkėshortėve tė braktisur, nėnave beqare dhe atyre qė, nė situata tė vėshtira, janė tė tunduara ta heqin qafe frytin e gjirit tė tyre, etj.

    Shoqatat e familjeve pėr familjet

    72. Gjithmonė nė mjedisin e Kishės, subjekt pėrgjegjės i baritores familjare, duhen kujtuar grupimet e ndryshme tė besimtarėve, nė tė cilat shfaqet dhe jetohet nė njėfarė mase misteri i Kishės sė Krishtit. Prandaj duhet tė pranohen e vlerėsohen - secila nė marrėdhėnie me karakteristikat, qėllimet, peshat dhe metodat e veta - bashkėsitė e ndryshme kishtare, grupet e ndryshme dhe lėvizjet e shumta tė angazhuara nė mėnyra tė ndryshme, me titull tė ndryshėm dhe me nivel tė ndryshėm, nė baritoren familjare.

    Pėr kėtė arsye Sinodi e ka pranuar shprehimisht ndihmėn e dobishme tė kėtyre shoqatave tė pėrshpirtėrisė, formimit dhe apostullatit. Do tė jetė detyrė e tyre tė nxisin nė besimtarėt njė ndjenjė tė gjallė tė solidaritetit, tė favorizojnė njė sjellje jete tė frymėzuar nė Ungjillin dhe nė fenė e Kishės, tė formojnė ndėrgjegjet sipas vlerave tė krishtera dhe jo sipas parametrave tė opinionit publik, tė nxisin pėr vepra dashurie tė ndėrsjellė dhe ndaj tė tjerėve me njė shpirt hapjeje, qė i bėn familjet e krishtera njė burim tė vėrtetė drite dhe njė tharm tė shėndoshė pėr tė tjerat.

    Njėsoj ėshtė e dėshirueshme qė, me njė ndjenjė tė gjallė pėr tė mirėn e pėrbashkėt, familjet e krishtera tė angazhohen aktivisht nė ēdo nivel edhe nė shoqata tė tjera jo kishtare. Disa prej kėtyre shoqatave kanė pėr qėllim ruajtjen, pėrēimin dhe mbikėqyrjen e vlerave tė shėndosha etike e kulturore tė popujve pėrkatės, zhvillimin e personit njerėzor, mbrojtjen mjekėsore, juridike e shoqėrore tė amėsisė dhe tė fėmijėriė, promovimin e drejtė tė gruas dhe luftėn ndaj gjithēkaje qė shtyp dinjitetin, shtimin e solidaritetit tė ndėrsjellė, njohjen e problemeve tė lidhura me rregullimin e pėrgjegjshėm tė lindshmėrisė sipas metodave natyrore nė pėrputhje me dinjitetin njerėzor dhe me doktrinėn e Kishės. Tė tjera synojnė ndėrtimin e njė bote mė tė drejtė e mė njerėzore, promovimin e ligjeve tė drejta qė favorizojnė rendin e drejtė shoqėror nė respekt tė plotė ndaj dinjitetit dhe ēdo lirie tė ligjshme tė individit e tė familjes, nė nivel qoftė kombėtar qoftė ndėrkombėtar, nė bashkėpunimin me shkollėn dhe me institucionet e tjera qė plotėsojnė edukimin e bijve, e kėshtu me radhė.

  11. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    III - Vepruesit e baritores familjare


    Pėrveē familjes - objekt, por para sė gjithash subjekt, edhe ajo vetė, i baritores familjare - duhen kujtuar edhe vepruesit e tjerė kryesorė nė kėtė sektor tė veēantė.

    Ipeshkvinjtė dhe presbiterėt

    73. Pėrgjegjėsi i parė i baritores familjare nė dioqezė ėshtė ipeshkvi. Si Atė dhe Bari ai duhet tė jetė veēanėrisht i vėmendshėm ndaj kėtij sektori, padyshim parėsor, tė baritores. Atij duhet t’i kushtojė interesimin, pėrkujdesjen, kohėn, personelin, burimet; por, sidomos mbėshtetjen personale ndaj familjeve dhe ndaj atyre qė, nė strukturat e ndryshme dioqezane, e ndihmojnė nė baritoren e familjes. Do tė ketė pėr zemėr veēanėrisht qėllimin qė dioqeza e tij tė jetė gjithnjė e mė shumė njė “familje dioqezane” e vėrtetė, model dhe burim i shpresės pėr shumė familje qė bėjnė pjesė nė tė. Krijimi i Kėshillit Papnor pėr Familjen duhet parė nė kėtė kontekst: tė jetė njė shenjė e rėndėsisė qė i jap baritores sė familjes nė botė, dhe nė tė njėjtėn kohė, njė mjet i frytshėm pėr tė ndihmuar promovimin e saj nė ēdo nivel.

    Ipeshkvinjtė shėrbehen nė mėnyrė tė veēantė me presbiterėt, detyra e tė cilėve - siē e ka theksuar shprehimisht Sinodi - pėrbėn njė pjesė thelbėsore tė shėrbesės sė Kishės ndaj martesės dhe familjes. E njėjta gjė tė thuhet edhe pėr ata diakonė, tė cilėve eventualisht u besohet kujdesi pėr kėtė sektor baritor.

    Pėrgjegjėsia e tyre shtrihet jo vetėm nė problemet morale e liturgjike, por edhe nė ato tė karakterit personal e shoqėror. Ata duhet ta mbėshtesin familjen nė vėshtirėsitė dhe vuajtjet e saj, duke u qėndruar pranė anėtarėve tė saj, duke i ndihmuar pėr ta parė jetėn e tyre nė dritėn e Ungjillit. Nuk ėshtė e kotė tė vihet nė dukje se prej kėtij misioni, nėse ushtrohet me gjykimin e duhur dhe me njė shpirt tė vėrtetė apostolik, mbarėshtuesi i Kishės merr nxitje tė reja dhe energji shpirtėrore edhe pėr thirrjen e vet dhe pėr vetė ushtrimin e shėrbesės.

    Tė pėrgatitur nė kohė dhe seriozisht pėr kėtė apostullat, meshtari apo diakoni duhet tė sillen vazhdimisht, nė lidhje me familjet, si atė, vėlla, bari e mėsues, duke i ndihmuar me mbėshtetjen e hirit dhe duke i ndriēuar me dritėn e sė vėrtetės. Mėsimi i tyre dhe kėshillat e tyre, pra, duhet tė jenė nė pėrputhje tė plotė me Magjisterin e pėrnjėmendtė tė Kishės, nė mėnyrė qė ta ndihmojnė Popullin e Hyjit tė formojė njė kuptim tė drejtė tė fesė, pėr ta zbatuar pastaj nė jetėn konkrete. Kjo besnikėri ndaj Magjisterit do t’i lejojė meshtarėt tė kujdesen me ēdo angazhim pėr njėsi nė gjykimet e tyre, pėr t’ua shmangur besimtarėve ankthet e ndėrgjegjes.

    Barinjtė dhe laikėt, nė Kishė, marrin pjesė nė misionin profetik tė Krishtit: laikėt, duke dėshmuar fenė me fjalėt dhe me jetėn e tyre tė krishterė; barinjtė, duke dalluar nė kėtė dėshmi atė qė ėshtė shprehja e fesė sė thjeshtė nga ajo qė ėshtė mė pak e pėrshtatshme nė dritėn e fesė: familja, si bashkėsi e krishterė, me pjesėmarrjen e saj tė veēantė dhe dėshminė e fesė. Nis kėshtu njė dialog edhe mes barinjve e familjeve. Teologėt dhe ekspertėt e problemeve familjare mund tė ndihmojnė shumė nė kėtė dialog, duke shpjeguar saktėsisht mėsimin e Magjisterit tė Kishės dhe atė tė pėrvojės sė jetės sė familjes. Nė kėtė mėnyrė mėsimi i Magjisterit kuptohet mė mirė dhe sheshohet rruga pėr zhvillimin e tij progresiv. Megjithatė, vlen tė kujtojmė se norma e afėrt dhe e detyrueshme nė doktrinėn e fesė - edhe rreth problemeve tė familjes - i pėrket Magjisterit hierarkik. Marrėdhėniet e qarta mes teologėve, ekspertėve tė problemeve familjare dhe Magjisterit i vlejnė jo pak inteligjencės sė fesė dhe nxitjes - brenda kufijve tė saj - tė pluralizmit tė ligjshėm.

    Rregulltarėt e rregulltaret

    74. Ndihmesa qė rregulltarėt e rregulltaret, dhe shpirtrat e kushtuar nė pėrgjithėsi, mund t’i japin apostullatit tė familjes e gjen shprehjen e vet tė parė, themelore e origjinale pikėrisht nė kushtimin e tyre Hyjit, qė i bėn “para tė gjithė besimtarėve ... shenjė tė asaj martese tė mrekullueshme tė bėrė prej Hyjit dhe qė do tė shfaqet plotėsisht nė jetėn e amshuar, nėpėrmjet sė cilės Kisha e ka Krishtin dhėndrin e vet tė vetėm”[169], dhe dėshmitarė tė asaj dashurie universale qė, nėpėrmjet pastėrtisė sė pėrqafuar pėr Mbretėrinė e qiellit, i bėn gjithnjė e mė tė gatshėm pėr t’iu kushtuar zemėrgjerėsisht shėrbimit hyjnor dhe veprave tė apostullatit.

    Prej kėtu rrjedh mundėsia qė rregulltarėt e rregulltaret, anėtarėt e Instituteve shekullore dhe tė Instituteve tė tjera tė pėrsosmėrisė, veēmas apo tė bashkuar, tė zhvillojnė njė shėrbim tė tyre ndaj familjeve, me njė kujdes tė veēantė ndaj fėmijėve, sidomos nėse janė tė braktisur, tė padėshiruar, jetimė, tė varfėr apo handikapatė; duke vizituar familjet dhe duke u kujdesur pėr tė sėmurėt; duke kultivuar marrėdhėnie respekti dhe dashurie me familjet jo tė plota, nė vėshtirėsi apo tė ndara; duke ofruar veprėn e vet tė mėsimit dhe tė kėshillimit nė pėrgatitjen e tė rinjve pėr martesė dhe nė ndihmėn ndaj ēifteve pėr njė lindje vėrtet tė pėrgjegjshme; duke ia hapur shtėpitė e tyre mikpritjes sė thjeshtė e tė pėrzemėrt, qė familjet tė mund tė gjejnė aty kuptimin e Hyjit, shijen pėr lutje dhe pėr pėrqendrim, shembullin konkret tė njė jete tė jetuar nė dashuri e hare vėllazėrore si anėtarė tė familjes mė tė madhe tė Hyjit.

    Do tė doja tė shtoja nxitjen mė tė fortė pėr pėrgjegjėsit e Instituteve tė jetės sė kushtuar, qė ta konsiderojnė - gjithmonė nė respektin thelbėsor ndaj karizmės sė tyre origjinale - apostullatin e drejtuar familjeve si njėrėn prej detyrave parėsore, qė janė bėrė mė tė ngutshme prej gjendjes sė sotme tė gjėrave.

    Laikėt e specializuar

    75. Jo pak dobi mund t’u sjellin familjeve ata laikė tė specializuar (mjekė, njerėz ligji, psikologė, asistentė shoqėrorė, kėshilltarė, etj.) qė qoftė individualisht, qoftė tė angazhuar nė shoqata e nisma tė ndryshme, ofrojnė punėn e tyre tė ndriēimit, kėshillimit, orientimit, mbėshtetjes. Atyre mund t’u pėrshtaten mirė ato nxitje qė pata rast t’ia drejtoja Konfederatės sė Kėshilltarėve familjarė me frymėzim tė krishterė: “I juaji ėshtė njė angazhim, qė meriton cilėsimin e misionit, aq fisnike janė qėllimet qė ka, dhe aq vendimtare janė rezultatet qė rrjedhin prej tij, pėr tė mirėn e shoqėrisė dhe tė vetė bashkėsisė sė krishterė... Gjithė ajo qė do tė arrini tė bėni nė mbėshtetje tė familjes ėshtė e destinuar tė ketė njė frytshmėri qė, duke kapėrcyer mjedisin e vet tė veēantė, arrin edhe persona tė tjerė dhe ndikon mbi shoqėrinė. E ardhmja e botės dhe e Kishės kalon nėpėrmjet familjes”[170].

    Marrėsit dhe vepruesit e Komunikimit shoqėror

    76. Njė fjalė veēmas i duhet rezervuar kėsaj kategorie kaq tė rėndėsishme nė jetėn moderne. Dihet se mjetet e komunikimit shoqėror “ndikojnė, dhe shpesh thellėsisht, si nė aspektin afektiv dhe intelektual, ashtu edhe nė aspektin moral dhe fetar, nė mjedisin atyre qė i pėrdorin”, sidomos nėse janė tė rinj[171]. Prandaj, ata mund tė ushtrojnė njė ndikim tė mirė nė jetėn dhe nė zakonet e familjes dhe nė edukimin e fėmijėve, por nė tė njėjtėn kohė fshehin edhe “kurthe dhe rreziqe jo tė vogla”[172], dhe mund tė bėhen mjet - nganjėherė i manovruar zotėsisht dhe sistematikisht, siē ndodh mjerisht nė vende tė ndryshme tė botės - tė ideologjive pėrēarėse dhe tė kėndvėshtrimeve tė deformuara tė jetės, tė familjes, tė besimit, tė moralitetit, tė cilat nuk e respektojnė dinjitetin e vėrtetė dhe fatin e njeriut.

    Ky rrezik ėshtė edhe mė real, pasi “mėnyra e sotme e tė jetuarit - sidomos nė kombet mė tė industrializuara - i bėn shumė shpesh familjet qė tė heqin dorė prej pėrgjegjėsive tė veta edukative, duke gjetur nė lehtėsinė e shmangies (tė paraqitur nė shtėpi sidomos prej televizionit dhe prej disa botimeve), mėnyrėn pėr ta zėnė kohėn dhe veprimtarinė e fėmijėve dhe tė tė rinjve”[173]. Prej kėtu rrjedh «detyra... pėr t’i mbrojtur sidomos fėmijėt dhe tė rinjtė prej “sulmeve” qė pėsojnė prej mas-mediave», duke bėrė qė pėrdorimi i kėtyre nė familje tė rregullohet me kujdes. Po kėshtu, familja duhet ta mundohet tė kėrkojė pėr bijtė e vet edhe zbavitje tė tjera mė tė shėndetshme, mė tė dobishme e formuese fizikisht, moralisht dhe shpirtėrisht, “pėr tė fuqizuar dhe pėr tė pėrsosur kohėn e lirė tė fėmijėve dhe pėr tė drejtuar energjitė e tyre”[174].

    Pastaj, meqenėse mjetet e komunikimit shoqėror - njėsoj si shkolla dhe mjedisi - ndikojnė shpesh edhe nė masė tė ndjeshme nė formimin e fėmijėve, prindėrit, si marrės, duhet tė marrin pjesė aktivisht nė pėrdorimin e frenuar, kritik, syēelėt dhe tė matur tė tyre, duke zbuluar se ēfarė ndikimi ushtrojnė tek fėmijėt, dhe nė ndėrmjetėsimin orientues qė lejon “tė edukohet ndėrgjegjja e fėmijėve pėr tė shprehur gjykime tė kthjellėta e objektive, qė pastaj do ta udhėheqin nė zgjedhjen dhe nė refuzimin e programeve tė propozuara”[175].

    Me tė njėjtin angazhim prindėrit do tė mundohen tė ndikojnė nė zgjedhjen dhe pėrgatitjen e vetė programeve, duke qėndruar nė kontakt - nėpėrmjet nismave tė pėrshtatshme - me pėrgjegjėsit e momenteve tė ndryshme tė prodhimit dhe tė transmetimit, pėr t’u siguruar qė tė mos lihen pas dore nė mėnyrė abuzive apo tė shkelen shprehimisht ato vlera njerėzore thelbėsore qė bėjnė pjesė nė tė mirėn e vėrtetė tė pėrbashkėt tė shoqėrisė, por, pėrkundrazi, tė jepen programe tė afta qė tė paraqesin, nė dritėn e tyre tė duhur, problemet e familjes dhe zgjidhjen e tyre tė pėrshtatshme. Nė lidhje me kėtė, paraardhėsi im, Pali VI, shkruante: “Prodhuesit duhet t’i njohin dhe t’i respektojnė kėrkesat e familjes, dhe kjo nganjėherė supozon guxim tė vėrtetė nė ta, dhe gjithmonė njė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie. Nė tė vėrtetė, ata janė tė detyruar tė shmangin gjithēka qė mund ta dėmtojė familjen nė vetė ekzistencėn e saj, nė qėndrueshmėrinė e saj, nė ekuilibrin e saj, nė lumturinė e saj. Ēdo shkelje e vlerave themelore tė familjes - kur bėhet fjalė pėr erotizėm apo pėr dhunė, pėr apologji tė divorcit apo pėr qėndrime antishoqėrore tė tė rinjve - ėshtė njė sheklje e tė mirės sė vėrtetė tė njeriut”[176].

    Dhe unė vetė, nė njė rast analog, vija nė dukje se familjet “duhet qė tė mund tė mbėshteten nė njė masė jo tė vogėl nė vullnetin e mirė, nė drejtėsinė dhe nė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė profesionistėve tė mediave: botuesve, shkrimtarėve, prodhuesve, drejtorėve dramaturgėve, informatorėve, komentuesve dhe aktorėve”[177]. Prandaj duhet qė edhe nga ana e Kishės tė vazhdohet t’u kushtohet ēdo pėrkujdesje kėtyre kategorive tė operatorėve, duke nxitur e mbėshtetur, nė tė njėjtėn kohė, ata katolikė qė ndihen tė thirrur dhe kanė dhanti pėr kėtė, tė angazhohen nė kėta sektorė delikatė.

  12. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    IV - Baritorja familjare nė rastet e vėshtira


    Rrethanat e veēanta

    77. Njė angazhim baritor edhe mė zemėrgjerė, inteligjent e i matur, sipas shembullit tė Bariut tė Mirė, kėrkohet nė lidhje me ato familje qė - shpesh pavarėsisht prej vullnetit tė tyre apo tė shtyra nga kėrkesa tė tjera me natyrė tė ndryshme - gjenden pėrballė situatave objektivisht tė vėshtira.

    Nė lidhje me kėtė ėshtė e nevojshme tė tėrheqim vėmendjen mbi disa kategori tė veēanta, qė mė sė shumti kanė nevojė jo vetėm pėr asistencė, por edhe pėr njė veprim mė tė fortė mbi opinionin publik dhe sidomos mbi strukturat kulturore, ekonomike e juridike, me qėllim qė tė zhduken nė maksimum shkaqet e thella tė problemeve tė tyre.

    Tė tilla janė, pėr shembull, familjet e emigrantėve pėr arsye pune; familjet e atyre qė janė tė detyruar tė largohen pėr njė kohė tė gjatė, si pėr shembull, ushtarakėt, detarėt, itinerantėt e ēdo lloji; familjet e tė burgosurve, tė tė arratisurve dhe tė tė mėrguarve; familjet qė nė qytetet e mėdha jetojnė praktikisht tė mėnjanuara; ato qė nuk kanė shtėpi; ato tė paplota apo me njė prind; familjet me fėmijė handikapatė apo tė droguar; familjet e tė alkoolizuarve; ato tė ērrėnjosura prej mjedisit tė tyre kulturor e shoqėror apo nė rrezik pėr ta humbur atė; ato tė diskriminuara pėr shkaqe politike apo pėr arsye tė tjera; familjet ideologjikisht tė ndara; ato qė nuk arrijnė tė kenė lehtė njė kontakt me famullinė, ato qė pėsojnė dhunė apo trajtime tė padrejta pėr shkak tė fesė sė tyre; ato tė pėrbėra nga bashkėshortė tė mitur; pleqtė, tė detyruar jo rrallė qė tė jetojnė nė vetmi dhe pa mjetet e duhura pėr jetesė.

    Familjet e migrantėve, sidomos kur bėhet fjalė pėr punėtorė e fshatarė, duhet tė mund tė gjejnė kudo, nė Kishė, atdheun e tyre. Kjo ėshtė njė detyrė tipike e Kishės, e cila ėshtė shenjė njėsie nė ndryshueshmėri. Pėr sa ėshtė e mundur tė asistohen prej meshtarėve tė tė njėjtit rit, kulturė dhe gjuhė tė tyre. Gjithashtu, Kishės i pėrket t’i bėjė thirrje ndėrgjegjes publike dhe atyre qė kanė autoritet nė jetėn shoqėrore, ekonomike e politike, qė punėtorėt tė gjejnė punė nė krahinėn dhe atdheun e tyre, tė shpėrblehen me pagėn e drejtė, familjet tė ribashkohen sa mė shpejt, tė merren nė konsideratė nė identitetin e tyre kulturor, tė trajtohen njėsoj me tė tjerat, dhe fėmijėve tė tyre t’u jepet mundėsia e formimit profesional dhe e ushtrimit tė profesionit, ashtu si edhe e pasjes sė tokės sė nevojshme pėr tė punuar e pėr tė jetuar.

    Njė problem i vėshtirė ėshtė ai i familjeve ideologjikisht tė ndara. Nė kėto raste kėrkohet njė kujdes i veēantė baritor. Para sė gjithash, me kujdes, duhet tė mbahet njė kontakt personal me kėto familje. Besimtarėt duhet tė forcohen nė fe dhe tė mbėshteten nė jetėn e krishterė. Edhe pse pala besnike ndaj katolicizmit nuk mund tė lėshojė pe, megjithatė, gjithmonė duhet tė mbahet njė dialog i gjallė me palėn tjetėr. Duhet tė shumohen shfaqjet e dashurisė e tė respektit, nė shpresėn e patundur tė mbajtjes fort tė njėsisė. Shumė varet edhe prej marrėdhėnieve mes prindėrve e bijve. Ideologjitė e ndryshme nga feja, nė fund tė fundit, mund t’i nxisin anėtarėt besimtarė tė familjes tė rriten nė fe dhe nė dėshminė e dashurisė.

    Momente tė tjera tė vėshtira, nė tė cilėt familja ka nevojė pėr ndihmėn e bashkėsisė kishtare dhe tė barinjve tė saj, mund tė jenė: adoleshenca e trazuar kundėrshtuese dhe nganjėherė e stuhishme e bijve; martesa e tyre, qė i shkėput prej familjes sė origjinės; moskuptimi apo mungesa e dashurisė nga ana e personave mė tė dashur; braktisja nga ana e bashkėshortit apo humbja e tij, qė hap pėrvojėn e dhimbshme tė vejnisė, tė vdekjes sė njė personi tė familjes qė e cungon dhe e shndėrron nė thellėsi bėrthamėn zanafillore tė familjes.

    Njėsoj nuk mund tė lihet pas dore prej Kishės momenti i moshės sė shtyrė, me tė gjitha pėrmbajtjet e saj pozitive e negative: tė thellimit tė mundur tė dashurisė bashkėshortore gjithnjė e mė tė pastruar e tė fisnikėruar prej besnikėrisė sė gjatė e tė pandėrprerė; tė gatishmėrisė pėr tė vėnė nė shėrbim tė tė tjerėve, nė njė formė tė re, mirėsinė e urtinė e grumbulluar dhe energjitė e mbetura; tė vetmisė sė rėndė, mė shpesh psikologjike e afektive se sa fizike; tė braktisjes sė mundshme apo tė vėmendjes sė pamjaftueshme nga ana e bijve dhe e tė afėrmve; tė vuajtjes prej sėmundjes, tė rėnies progresive tė forcave, tė pėruljes se duhet tė varen nga tė tjerėt, tė hidhėrimit se ndihen ndoshta si peshė pėr njerėzit e tyre tė dashur, tė afrimit tė momenteve tė fundit tė jetės. Kėto janė rastet nė tė cilat - siē kanė thėnė Etėrit Sinodalė - mund tė kuptohen e jetohen mė lehtė ato aspekte tė larta tė pėrshpirtėrisė martesore e familjare, qė frymėzohen nė vlerėn e Kryqit dhe ngjalljen e Krishtit, burim shenjtėrimi dhe hareje tė thellė nė jetėn e pėrditshme, nė pritje tė realiteteve tė mėdha eskatologjike tė jetės sė amshuar.

    Nė tė gjitha kėto situata tė ndryshme tė mos lihet kurrė pas dore lutja, burimi i dritės dhe i forcės dhe ushqimi i shpresės sė krishterė.

    Martesat e pėrziera

    78. Numri nė rritje i martesave mes katolikėve dhe tė pagėzuarve tė tjerė kėrkon edhe njė vėmendje tė veēantė baritore nė dritėn e orientimeve dhe tė normave, qė gjenden nė dokumentet mė tė fundit tė Selisė sė Shenjtė dhe nė ato tė pėrpunuar prej Konferencave ipeshkvore, pėr tė lejuar zbatimin konkret tė tyre nė situatat e ndryshme.

    Ēiftet qė jetojnė nė martesė tė pėrzier paraqesin kėrkesa tė veēanta, tė cilat mund tė kufizohen nė tri pika kryesore.

    Para sė gjithash, duhet tė mbahen parasysh detyrimet e palės katolike qė rrjedhin prej fesė, pėr sa i pėrket ushtrimit tė lirė tė saj dhe detyrimit si pasojė pėr tė paraparė, sipas forcave tė veta, pėr pagėzimin dhe edukimin e bijve nė fenė katolike[178].

    Duhet tė mbahen parasysh vėshtirėsitė e veēanta tė lidhura me marrėdhėniet mes burrit e gruas, pėr sa i pėrket respektimit tė lirisė fetare: ky mund tė shkelet si nėpėrmjet presioneve tė padrejta pėr tė arritur ndryshimin e bindjeve fetare tė palės tjetėr, si nėpėrmjet pengesave qė i bėhen shfaqjeve tė lira tė tyre nė praktikimin fetar.

    Pėr sa i pėrket formės liturgjike dhe kanonike tė martesės, Ordinarėt mund ta pėrdorin gjerėsisht pushtetin e tyre pėr nevoja tė ndryshme.

    Nė trajtimin e kėtyre kėrkesave tė veēanta duhet tė mbahen parasysh pikat qė vijojnė:

    • nė pėrgatitjen e pėrshtatshme pėr kėtė lloj martese, duhet tė bėhet ēdo pėrpjekje e arsyeshme qė tė kuptohet mirė doktrina katolike mbi cilėsitė dhe kėrkesat e martesės, ashtu si edhe pėr t’u siguruar qė nė tė ardhmen tė mos verifikohen presionet dhe pengesat, pėr tė cilat u fol mė lart;
    • ka shumė rėndėsi qė, me mbėshtetjen e bashkėsisė, pala katolike tė forcohet nė fenė e vet dhe tė ndihmohet pozitivisht qė tė piqet nė kuptimin dhe nė praktikimin e saj, nė mėnyrė qė tė bėhet dėshmitare e vėrtetė e besueshme nė gjirin e familjes, nėpėrmjet vetė jetės dhe cilėsisė sė dashurisė sė shfaqur ndaj bashkėshortit tjetėr dhe ndaj fėmijėve.

    Martesat mes katolikėve dhe tė pagėzuarve tė tjerė, megjithėse nė fizionominė e tyre tė veēantė, paraqesin elemente tė shumta qė ėshtė mirė tė pėrmirėsohen dhe tė zhvillohen, si pėr vlerėn e tyre tė brendshme, ashtu edhe pėr ndihmesėn qė mund t’i japin lėvizjes ekumenike. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė kur tė dy bashkėshortėt janė besnikė ndaj angazhimeve tė tyre fetare. Pagėzimi i pėrbashkėt dhe dinamizmi i hirit, nė kėto martesa, u japin bashkėshortėve bazėn dhe motivimin pėr tė shprehur njėsinė e tyre nė sferėn e vlerave morale e shpirtėrore.

    Pėr kėtė qėllim, edhe pėr tė vėnė nė dukje rėndėsinė ekumenike tė njė martese tė tillė tė pėrzier, tė jetuar plotėsisht nė fe tė tė dy bashkėshortėve tė krishterė, duhet kėrkuar - edhe pse jo gjithmonė ėshtė e lehtė - njė bashkėpunim i pėrzemėrt mes mbarėshtuesit katolik dhe atij jo katolik, qė prej kohės sė pėrgatitjes pėr martesė dhe tė dasmės.

    Pėr sa i pėrket pjesėmarrjes sė bashkėshortit jo katolik nė kungimin eukaristik, tė ndiqen normat e dhėna prej Sekretariatit pėr bashkimin e tė krishterėve[179].

    Nė anė tė ndryshme tė botės, sot, regjistrohet njė numėr nė rritje i martesave mes katolikėve dhe jo tė pagėzuarve. Nė shumė prej tyre bashkėshorti jo i pagėzuar ushtron njė besim tjetėr dhe bindjet e tij duhet tė trajtohen me respekt, sipas parimeve tė Deklaratės Nostra aetate e Koncilit II Ekumenik tė Vatikanit rreth marrėdhėnieve me besimet jo tė krishtera; por jo nė pak martesa tė tjera, veēanėrisht nė shoqėritė e shekullarizuara, personi jo i pagėzuar nuk dėshmon asnjė besim. Pėr kėto martesa ėshtė e nevojshme qė konferencat ipeshkvore dhe secili ipeshkėv tė marrin masa baritore tė pėrshtatshme, qė synojnė tė garantojnė mbrojtjen e fesė sė bashkėshortit katolik dhe tutelimin e ushtrimit tė lirė tė saj, sidomos pėr sa i pėrket detyrės pėr tė bėrė gjithēka ėshtė nė dorėn e tij qė fėmijėt tė pagėzohen dhe tė edukohen si katolikė. Bashkėshorti katolik, gjithashtu, duhet tė mbėshtetet me ēdo mėnyrė nė angazhimin pėr tė dhėnė brenda familjes njė dėshmi tė pastėr feje dhe jete katolike.

    Veprimi baritor pėrballė disa situatave tė parregullta

    79. Nė kujdesin e vet pėr tė tuteluar familjen nė ēdo dimension tė sajin, jo vetėm nė atė fetar, Sinodi i Ipeshkvinjve nuk ka lėnė pa marrė nė njė konsideratė tė vėmendshme disa situata tė parregullta nga ana fetare dhe shpesh edhe shoqėrore, qė - nė ndryshimet e sotme tė shpejta tė kulturave, mjerisht janė duke u pėrhapur edhe mes katolikėve, me njė dėm jo tė vogėl tė vetė institucionit familjar dhe tė shoqėrisė, qelizėn themelore tė sė cilės e pėrbėn ajo.

    a) Martesa pėr eksperiment

    80. Njė situatė e parė e parregullt ėshtė ajo qė e quajnė “martesė pėr eksperiment”, qė shumė njerėz sot dėshirojnė ta arsyetojnė, duke i dhėnė asaj njė farė vlere. Vetė arsyeja njerėzore tė bėn ta kuptosh papranueshmėrinė e saj, duke treguar se sa pak bindėse ėshtė tė bėsh “eksperiment” nė lidhje me personat njerėzorė, dinjiteti i tė cilėve kėrkon qė ata tė jenė gjithmonė dhe vetėm qėllim i dashurisė sė dhurimit pa asnjė kufi as kohe as tė njė rrethane tjetėr.

    Nga ana e vet, Kisha nuk mund tė lejojė njė lloj tė tillė bashkimi pėr arsye tė mėtejshme origjinale qė rrjedhin prej fesė. Nė tė vėrtetė, nga njėra anė dhurimi i trupit nė marrėdhėnien seksuale ėshtė simboli real i dhurimit tė tė gjithė personit: njė dhurim i tillė, ndėrkaq, nė ekonominė aktuale nuk mund tė zbatohet me njė vėrtetėsi tė plotė pa pjesėmarrjen e dashurisė, dhėnė prej Krishtit. Pastaj, nga ana tjetėr, martesa mes dy tė pagėzuarve ėshtė simboli real i bashkimit tė Krishtit me Kishėn, njė bashkim jo i pėrkohshėm apo “nė eksperiment”, por pėrjetėsisht besnik; prandaj mes dy tė pagėzuarve nuk mund tė ekzistojė tjetėr veēse njė martesė e pazgjidhshme.

    Kjo situatė zakonisht nuk mund tė kapėrcehet nėse personi njerėzor, qė prej fėmijėrisė, nuk ėshtė edukuar me ndihmėn e hirit tė Krishtit dhe pa druajtje, pėr ta zotėruar lakminė fillestare dhe tė vendosė me tė tjerėt marrėdhėnie dashurie tė pastėr. Kjo nuk arrihet pa njė edukim tė vėrtetė nė dashurinė e pėrnjėmendtė dhe nė pėrdorimin e drejtė tė seksualitetit, tė tillė qė ta udhėheqė personin njerėzor sipas ēdo dimensioni tė tij, dhe prandaj edhe nė atė qė i pėrket trupit tė tij, nė plotėsinė e misterit tė Krishtit.

    Do tė jetė shumė e dobishme tė hetohen shkaqet e kėsaj dukurie, edhe nė aspektin e saj psikologjik e sociologjik, nė mėnyrė qė tė arrihet tė gjendet njė terapi e pėrshtatshme.

    b) Bashkimet e lira faktikisht

    81. Bėhet fjalė pėr bashkime pa asnjė lidhje institucionale publikisht tė njohur, as civile as fetare. Kjo dukuri - gjithashtu gjithnjė e mė e shpeshtė - nuk mund tė mos e tėrheqė vėmendjen e barinjve tė shpirtrave, edhe sepse nė bazė tė saj mund tė jenė elementė shumė tė ndryshėm mes tyre, qė duke vepruar mbi ta ndoshta do tė jetė e mundur tė kufizohen pasojat e tyre.

    Nė tė vėrtetė, disa njerėz ndihen gati tė detyruar t’i bėjnė kėto bashkime prej situatave tė vėshtira - ekonomike, kulturore e fetare - pasi, duke bėrė njė martesė tė rregullt, do tė pėsonin njė dėmtim, njė humbje dobish ekonomike, njė diskriminim, etj. Ndėrsa te tė tjerėt takohet njė qėndrim pėrbuzjeje, kundėrshtimi apo neverie tė shoqėrisė, tė institucionit familjar, tė rendit socio-politik, ose vetėm njė qėndrim kėrkimi tė kėnaqėsisė. Sė fundi, disa njerėz tė tjerė janė tė shtyrė prej padijes e varfėrisė sė skajshme, nganjėherė prej kushtėzimeve tė shkaktuara prej situatave tė padrejtėsisė sė vėrtetė, ose edhe prej njė farė papjekurie psikologjike, qė i bėn tė pasigurt e tė druajtur pėr tė bėrė njė lidhje tė qėndrueshme e pėrfundimtare. Nė disa vende doket tradicionale e parashohin martesėn e vėrtetė vetėm pas njė periudhe bashkėjetese dhe pas lindjes sė fėmijės sė parė.

    Secili prej kėtyre elementėve i shtron Kishės probleme tė guximshme baritore, pėr shkak tė pasojave tė rėnda qė rrjedhin prej tyre, si fetare e morale (humbja e ndjenjės fetare tė martesės, e parė nė dritėn e Besėlidhjes sė Hyjit me popullin e vet; privimi i hirit tė sakramentit; skandali i rėndė), ashtu edhe shoqėrore (shkatėrrim i konceptit tė familjes; dobėsim i ndjenjės sė besnikėrisė edhe ndaj shoqėrisė; trauma tė mundshme psikologjike tek bijtė; afirmimi i egoizmit).

    Do tė jetė detyrė e barinjve dhe e bashkėsisė kishtare t’i njohin kėto situata dhe shkaqet e tyre konkrete, rast pėr rast; t’u afrohen bashkėjetuesve me maturi e respekt; tė punojnė me njė veprim ndriēimi tė durueshėm, ndreqjeje tė mėshirshme, dėshmie familjare tė krishterė, qė mund t’ua sheshojė atyre rrugėn drejt rregullimit tė situatės. Por sidomos, duhet vepruar pėr parandalimin e tyre, duke kultivuar ndjenjėn e besnikėrisė nė tė gjithė edukimin moral e fetar tė tė rinjve, duke i udhėzuar mbi kushtet dhe strukturat qė e favorizojnė kėtė besnikėri, pa tė cilėn nuk jepet liri e vėrtetė, duke i ndihmuar tė piqen shpirtėrisht, duke i bėrė tė kuptojnė realitetin e pasur njerėzor dhe mbinatyror tė martesės-sakrament.

    Populli i Hyjit tė veprojė edhe pranė autoriteteve publike me qėllim qė, duke u bėrė ballė kėtyre prirjeve pėrēarėse tė vetė shoqėrisė dhe tė dėmshme pėr dinjitetin, sigurinė dhe mirėqenien e secilit shtetas, tė punojnė qė opinioni publik tė mos nxitet pėr ta nėnvleftėsuar rėndėsinė institucionale tė martesės dhe tė familjes. Dhe meqenėse nė shumė anė tė botės, nga varfėria e skajshme qė rrjedh prej strukturave socio-ekonomike tė padrejta apo tė papėrshtatshme, tė rinjtė nuk janė nė gjendje tė martohen siē duhet, shoqėria dhe autoritetet publike tė favorizojnė martesėn e ligjshme nėpėrmjet njė serie ndėrhyrjesh shoqėrore e politike, duke garantuar pagėn familjare, duke shpallur dispozita pėr njė banesė tė pėrshtatshme pėr jetėn familjare, duke krijuar mundėsi tė pėrshtatshme pune e jete.

    c) Katolikėt e bashkuar vetėm me martesė civile

    82. Ėshtė gjithnjė e mė i shpeshtė rasti i katolikėve qė, pėr arsye ideologjike e praktike, parapėlqejnė tė bėjnė vetėm martesėn civile, duke refuzuar ose tė paktėn duke e shtyrė atė fetare. Situata e tyre nuk mund tė barazohet patjetėr me atė tė bashkėjetuesve tė thjeshtė pa asnjė lidhje, pasi tek ata ka tė paktėn njė angazhim pėr njė gjendje tė saktė dhe ndoshta tė qėndrueshme jete, edhe pse shpesh nuk ėshtė larg kėtij hapi perspektiva e njė divorci tė mundshėm. Duke kėrkuar njohjen publike tė lidhjes nga ana e shtetit, kėta ēifte tregojnė se, sė bashku me dobitė, janė tė gatshėm tė marrin pėrsipėr edhe detyrimet. Pavarėsisht prej kėsaj, as kjo situatė nuk ėshtė e pranueshme nga ana e Kishės.

    Veprimi baritor do tė punojė pėr tė bėrė qė tė kuptohet nevoja e koherencės mes zgjedhjes sė jetės dhe tė fesė qė njeriu dėshmon, dhe do tė pėrpiqet tė bėjė gjithēka ėshtė e mundur pėr t’i bėrė kėta persona ta rregullojnė situatėn e tyre nė dritėn e parimeve tė krishtera. Megjithėse duke i trajtuar me dashuri tė madhe, dhe duke i shtyrė drejt jetės sė bashkėsive pėrkatėse, barinjtė e Kishės mjerisht nuk do tė mund t’i pranojnė nė sakramente.

    d) Tė ndarėt e tė divorcuarit jo tė rimartuar

    83. Arsye tė ndryshme, sikurse moskuptimet e ndėrsjella, paaftėsia pėr t’iu hapur marrėdhėnieve ndėrpersonale, etj., mjerisht mund ta ēojnė martesėn nė njė thyerje shpesh tė pandreqshme. Natyrisht ndarja duhet tė konsiderohet si zgjidhja e skajshme, pasi ēdo pėrpjekje tjetėr e arsyeshme ėshtė treguar e kotė.

    Vetmia dhe vėshtirėsitė e tjera janė shpesh trashėgimia e bashkėshortit tė ndarė, sidomos nėse ėshtė i pafajshėm. Nė kėtė rast bashkėsia kishtare duhet mė shumė se kurrė ta mbėshtesė, t’i japė vlerėsim, solidaritet, mirėkuptim dhe ndihmė konkrete nė mėnyrė qė ai ta ketė tė mundur ta ruajė besnikėrinė edhe nė situatėn e vėshtirė nė tė cilėn gjendet; ta ndihmojė pėr tė kultivuar nevojėn e faljes sė dashurisė sė krishterė dhe gatishmėrinė pėr rifillimin e mundshėm tė jetės bashkėshortore tė mėparshme.

    Analog ėshtė rasti i bashkėshortit qė ka pėsuar divorcin, por qė - duke e njohur pazgjidhshmėrinė e lidhjes martesore tė vlefshme - nuk e lė veten tė pėrfshihet nė njė bashkim tė ri, duke u angazhuar vetėm nė plotėsimin e detyrave tė veta familjare dhe tė pėrgjegjėsive tė jetės sė krishterė. Nė kėtė rast shembulli i tij i besnikėrisė dhe i koherencės sė krishterė merr njė vlerė tė veēantė dėshmie pėrballė botės dhe Kishės, duke e bėrė edhe mė tė nevojshėm, nga ana e saj, njė veprim tė vazhdueshėm dashurie dhe ndihme, pa pasur asnjė pengesė pėr pranimin nė sakramente.

    d) Tė divorcuarit e rimartuar

    84. Pėrvoja e pėrditshme, mjerisht, tregon se ai qė ka kėrkuar divorcin, nė mė tė shumtėn ka pėr qėllim kalimin nė njė bashkim tjetėr, natyrisht jo me ritin fetar katolik. Meqenėse bėhet fjalė pėr njė plagė qė, njėsoj me tė tjerat, ėshtė duke goditur gjithnjė e mė shumė edhe mjediset katolike, ky problem duhet tė pėrballohet me njė kujdes tė detyrueshėm. Etėrit Sinodalė e kanė studiuar shprehimisht. Nė tė vėrtetė, Kisha, e themeluar pėr shėlbimin e tė gjithė njerėzve dhe sidomos tė tė pagėzuarve, nuk mund t’i braktisė nė duart e vetvetes ata qė - tashmė tė bashkuar me lidhjen martesore sakramentale - kanė kėrkuar tė kalojnė nė njė martesė tė re. Prandaj, pa u lodhur do tė pėrpiqet tė vėrė nė dispozicion tė tyre mjetet e saj tė shėlbimit.

    Ta dinė barinjtė se, pėr hir tė sė vėrtetės, janė tė detyruar t’i dallojnė mirė situatat. Nė tė vėrtetė, ka ndryshim mes atyre qė sinqerisht janė pėrpjekur ta shpėtojnė martesėn e parė dhe janė braktisur krejtėsisht me tė padrejtė, dhe atyre qė pėr fajin e tyre tė madh kanė shkatėrruar njė martesė kanonikisht tė vlefshme. Nė fund, janė edhe ata qė kanė bėrė njė bashkim tė dytė me qėllim edukimin e fėmijėve, dhe nganjėherė janė subjektivisht tė sigurt nė ndėrgjegje se martesa e mėparshme, e shkatėrruar nė mėnyrė tė pandreqshme, nuk ka qenė kurrė e vlefshme.

    Sė bashku me Sinodin, i nxis ngrohtėsisht barinjtė dhe tėrė bashkėsinė e besimtarėve qė t’i ndihmojnė tė divorcuarit duke u kujdesur me dashuri qė tė mos e konsiderojnė veten tė ndarė prej Kishės, meqenėse munden e madje duhet, si tė pagėzuar, tė marrin pjesė nė jetėn e saj. Tė nxiten qė tė dėgjojnė Fjalėn e Hyjit, tė frekuentojnė Flinė e Meshės, tė jenė tė qėndrueshėm nė lutje, tė shtojnė veprat e mėshirshme dhe nismat e bashkėsisė nė favor tė drejtėsisė, tė edukojnė bijtė nė fenė e krishterė, tė kultivojnė shpirtin dhe veprat e pendesės pėr tė kėrkuar kėshtu, ditė pas dite, hirin e Hyjit. Kisha tė lutet pėr ta, t’i nxisė, tė tregohet nėnė e mėshirshme dhe t’i mbėshtesė kėshtu nė fe dhe nė shpresė.

    Megjithatė, Kisha thekson praktikėn e saj, tė bazuar nė Shkrimin e Shenjtė, se nuk i pranon nė kungimin eukaristik tė divorcuarit e rimartuar. Ata nuk mund tė pranohen nė tė, prej momentit qė gjendja e tyre dhe kushtet e tyre tė jetės e kundėrshtojnė objektivisht atė bashkim dashurie mes Krishtit dhe Kishės, qė shfaqet dhe zbatohet prej Eukaristisė. Pėrveē kėsaj, ka edhe njė arsye tė veēantė baritore; nėse do tė pranoheshin kėta persona nė Eukaristi, besimtarėt do tė nxiteshin nė gabim dhe konfuzion rreth doktrinės sė Kishės mbi pazgjidhshmėrinė e martesės.

    Pajtimi nė sakramentin e pendesės - qė do t’i hapte rrugėn sakramentit eukaristik - mund t’u jepet vetėm atyre qė, tė penduar se e kanė shkelur shenjėn e Besėlidhjes dhe tė besnikėrisė ndaj Krishtit, janė sinqerisht tė gatshėm pėr njė formė jete jo mė nė kundėrshtim me pazgjidhshmėrinė e martesės. Kjo konkretisht bėn qė kur burri dhe gruaja, pėr arsye serioze - si pėr shembull, edukimi i fėmijėve - nuk mund ta plotėsojnė detyrimin e ndarjes, “marrin pėrsipėr angazhimin tė jetojnė nė njė vetėpėrmbajtje tė plotė, pra tė heqin dorė prej akteve karakteristike tė bashkėshortėve”[180].

    Gjithashtu, respekti i duhur qoftė ndaj sakramentit tė martesės, qoftė ndaj vetė bashkėshortėve e familjarėve tė tyre, qoftė edhe ndaj bashkėsisė sė besimtarėve, ia ndalon ēdo bariu, pėr ēfarėdo arsyeje apo preteksti edhe baritor, tė zbatojė, nė dobi tė tė divorcuarve qė rimartohen, ceremoni tė ēfarėdo lloji. Nė tė vėrtetė, kėto do tė jepnin pėrshtypjen e kremtimit tė martesės sė re sakramentale tė vlefshme dhe si pasojė do tė shpienin nė gabim nė lidhje me pazgjidhshmėrinė e martesės sė lidhur nė mėnyrė tė vlefshme.

    Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, Kisha dėshmon besnikėrinė e vet ndaj Krishtit dhe ndaj sė vėrtetės sė tij; nė tė njėjtėn kohė sillet me shpirt amnor ndaj kėtyre bijve tė saj, sidomos ndaj atyre qė, pa faj tė tyre, janė braktisur prej bashkėshortit tė tyre tė ligjshėm.

    Me besim tė patundur ajo beson se, edhe ata qė janė larguar prej urdhėrimit tė Zotit dhe nė kėtė gjendje jetojnė ende, do tė mund tė marrin prej Hyjit hirin e kthimit dhe tė shėlbimit, nėse do tė kenė qenė tė qėndrueshėm nė lutje, nė pendesė e nė dashuri.

    Njerėzit pa familje

    85. Edhe njė fjalė dėshiroj tė shtoj pėr njė kategori njerėzish qė, prej kushteve konkrete nė tė cilat jetojnė - dhe shpesh jo me vullnetin e tyre tė lirė - unė i konsideroj veēanėrisht tė afėrt pėr Zemrėn e Krishtit dhe tė denjė pėr dashurinė e pėrkujdesjen e dobishme tė Kishės dhe tė barinjve.

    Ekzistojnė nė botė shumė njerėz tė cilėt, fatkeqėsisht, nuk mund t’i referohen nė asnjė mėnyrė asaj qė mund tė pėrcaktohet nė kuptimin e vet si familje. Pjesė tė mėdha tė njerėzimit jetojnė nė gjendje varfėrie shumė tė madhe, nė tė cilėn pėrzierja, mungesa e banesave, parregullsia dhe paqėndrueshmėria e marrėdhėnieve, mungesa e skajshme e kulturės nuk lejojnė praktikisht qė tė mund tė flitet pėr familje tė vėrtetė. Ka edhe persona tė tjerė qė, pėr arsye tė ndryshme, kanė mbetur tė vetėm nė botė. Megjithatė, pėr tė gjithė ata ekziston njė “lajm i mirė i familjes”.

    Nė dobi tė atyre qė jetojnė nė varfėri tė skajshme, kam folur edhe mė parė pėr nevojėn e ngutshme pėr tė punuar me guxim qė tė gjenden zgjidhje, edhe nė nivelin politik, tė cilat lejojnė tė ndihmohen pėr ta kapėrcyer kėtė gjendje ēnjerėzore poshtėruese. Ėshtė njė detyrė qė i pėrket, solidarisht, gjithė shoqėrisė, por nė mėnyrė tė veēantė autoriteteve pėr arsye tė detyrės sė tyre dhe pėrgjegjėsive qė vijnė si pasojė, si edhe familjeve, qė duhet tė tregojnė mirėkuptim tė madh dhe vullnet pėr ndihmė.

    Atyre qė nuk kanė njė familje natyrore duhet t’u hapen edhe mė tepėr dyert e familjes sė madhe tė Kishės, e cila konkretizohet nga ana e saj nė familjen dioqezane e famullitare, nė bashkėsitė kishtare bazė apo nė lėvizjet apostolike. Askush nuk ėshtė pa familje nė kėtė botė: Kisha ėshtė shtėpi dhe familje pėr tė gjithė, sidomos pėr ata qė janė “tė lodhur e tė shtypur”[181].

  13. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pėrfundim

    86. Ju bashkėshortė, ju etėr e nėna familjesh;

    ju, tė rinj e vajza, qė jeni e ardhmja dhe shpresa e Kishės dhe e botės, dhe do tė jeni bėrthama mbėshtetėse dhe dinamike e familjes nė mijėvjeēarin e tretė qė po afrohet;

    ju, tė nderuar e tė dashur Vėllezėr nė episkopat e nė meshtari, tė dashur bij rregulltarė e rregulltare, shpirtra tė kushtuar Zotit, qė bashkėshortėve u dėshmoni realitetin e fundit tė dashurisė sė Hyjit;

    ju, njerėz me ndjenja tė pastra e tė drejta, qė me ēfarėdo titulli mendoni pėr fatet e familjes, me zell tė dridhshėm i drejtohet shpirti im nė pėrfundim tė kėsaj Nxitjeje Apostolike.

    E ardhmja e njerėzimit kalon nėpėrmjet familjes!

    Pra, ėshtė e domosdoshme dhe e ngutshme qė ēdo njeri vullnetmirė tė angazhohet pėr t’i shpėtuar e pėr t’i promovuar vlerat dhe kėrkesat e familjes.

    Njė pėrpjekje tė veēantė nė lidhje me kėtė ndiej se duhet t’u kėrkoj bijve tė Kishės. Ata, qė nė fenė e tyre e njohin plotėsisht planin e mrekullueshėm tė Hyjit, kanė njė arsye mė shumė pėr ta pasur pėrzemėr realitetin e familjes nė kėtė kohė tonėn prove dhe hiri.

    Ata duhet ta duan nė mėnyrė tė veēantė familjen. Kjo ėshtė njė detyrė konkrete dhe kėrkuese.

    Ta duash familjen do tė thotė tė dish t’i ēmosh vlerat e mundėsitė e saj, duke i promovuar ato gjithmonė. Ta duash familjen do tė thotė tė zbulosh rreziqet dhe tė kėqijat qė e kėrcėnojnė, qė tė mund t’i kapėrcesh. Ta duash familjen do tė thotė tė punosh pėr t’i krijuar asaj njė mjedis qė ndihmon zhvillimin e saj. Dhe pėrsėri, ėshtė formė e shkėlqyer dashurie t’i rijapėsh familjes sė krishterė tė sotme, shpesh tė tunduar prej dėshpėrimit dhe nė ankth prej vėshtirėsive tė zmadhuara, arsye tė besimit nė vetvete, nė pasuritė e veta natyrore dhe tė hirit nė misionin qė Hyji i ka besuar. “Duhet qė familjet e kohės sonė tė rimarrin vlerė! Duhet qė tė ndjekin Krishtin!”[182].

    Gjithashtu, u pėrket tė krishterėve detyra pėr ta shpallur me hare e bindje lajmin “e mirė” mbi familjen, e cila ka njė nevojė absolute pėr t’i dėgjuar pėrsėri dhe pėr t’i kuptuar gjithnjė e mė thellė fjalėt e vėrteta qė i zbulojnė identitetin e saj, burimet e saj tė brendshme, rėndėsinė e misionit tė saj nė Qytetin e njerėzve dhe nė atė tė Hyjit.

    Kisha e njeh rrugėn nėpėrmjet sė cilės familja mund tė arrijė nė zemrėn e sė vėrtetės sė vet tė thellė. Kėtė rrugė, qė Kisha e ka mėsuar nė shkollėn e Krishtit dhe nė atė tė historisė, tė interpretuar nė dritėn e Shpirtit, ajo nuk e imponon, por ndien nė vetvete nevojėn e vet tė pamposhtur pėr t’ua propozuar tė gjithėve pa druajtje, madje me besim e shpresė tė madhe, megjithėse duke e ditur se “lajmi i mirė” njeh gjuhėn e Kryqit. Por nėpėrmjet Kryqit familja mund tė arrijė nė plotėsinė e qenies sė vet dhe nė pėrsosjen e dashurisė sė vet.

    Sė fundi, dėshiroj t’i ftoj tė gjithė tė krishterėt tė bashkėpunojnė, pėrzemėrsisht dhe me guxim, me tė gjithė njerėzit vullnetmirė, qė e jetojnė pėrgjegjėsinė e tyre nė shėrbim tė familjes. Ata qė i kushtohen tė mirės sė saj nė gjirin e Kishės, nė emrin e saj dhe tė frymėzuar prej saj, qofshin individė apo grupe, lėvizje apo shoqata, gjejnė shpesh pranė tyre persona dhe institucione tė ndryshme qė veprojnė pėr tė njėjtin ideal. Nė besnikėri ndaj vlerave tė Ungjillit dhe tė njeriut dhe nė respekimin e njė pluralizmi tė ligjshėm nismash, ky bashkėpunim do tė mund tė favorizojė njė promovim mė tė shpejtė dhe tė plotė tė familjes.

    Dhe tani, duke e pėrfunduar kėtė mesazh baritor, qė synon tė nxisė vėmendjen e tė gjithėve mbi detyrat e rėnda por tėrheqėse tė familjes sė krishterė, dėshiroj tė thėrras mbrojtjen e shenjtes Familje tė Nazaretit.

    Prej njė plani tė mistershėm tė Hyjit, nė tė ka jetuar i fshehur pėr shumė vjet Biri i Hyjit: pra ajo ėshtė prototipi dhe shembulli i tė gjitha familjeve tė krishtera. Dhe ajo Familje, e vetmja nė botė, qė ka kaluar njė ekzistencė anonime dhe tė heshtur nė njė qytezė tė vogėl tė Palestinės; qė ka qenė e provuar prej varfėrisė, prej pėrndjekjes, prej mėrgimit; qė e ka lavdėruar Hyjin nė mėnyrė pakrahasueshmėrisht tė lartė e tė pastėr, nuk do tė lėrė pa i ndihmuar familjet e krishtera, madje tė gjitha familjet e botės, nė besnikėrinė ndaj detyrave tė tyre tė pėrditshme, nė durimin e anktheve dhe vėshtirėsive tė jetės, nė hapjen zemėrgjerė ndaj nevojave tė tė tjerėve, nė pėrmbushjen e hareshme tė planit tė Hyjit nė lidhje me ta.

    Shėn Jozefi “njeri i drejtė”, punėtor i palodhshėm, rojtar shumė i ndershėm i pengjeve tė besuar atij, i ruajtė, i mbrojtė, i ndriēoftė gjithmonė.

    Virgjėra Mari, ashtu siē ėshtė Nėnė e Kishės, qoftė edhe Nėna e “Kishės shtėpiake”, dhe, falė ndihmės sė saj amnore, ēdo familje e krishterė u bėftė vėrtet njė “Kishė e vogėl”, nė tė cilėn tė pasqyrohet e tė rijetojė misteri i Kishės sė Krishtit. Ajo, Shėrbėtorja e Zotit, qoftė shembulli i pranimit tė pėrvuajtur e zemėrgjerė tė vullnetit tė Hyjit; Ajo, Nėna e Dhimbshme nė kėmbėt e Kryqit, i ngushėlloftė vuajtjet dhe i fshiftė lotėt e atyre qė vuajnė prej vėshtirėsisė sė familjeve tė tyre.

    Dhe Krishti Zot, Mbret i gjithėsisė, Mbret i familjeve, qoftė i pranishėm, sikurse nė Kanė, nė ēdo vatėr tė krishterė pėr tė dhuruar dritė, gėzim, kthjelltėsi, forcė. Atij, nė ditėn e kushtuar Mbretėrimit tė tij, i kėrkoj qė ēdo familje tė dijė t’i sjellė bujarisht ndihmesėn e vet origjinale ardhjes nė botė tė Mbretėrisė sė tij, “Mbretėri e sė vėrtetės dhe e jetės, e shenjtėrisė dhe e hirit, e drejtėsisė, e dashurisė dhe e paqes”[183], drejt sė cilės ecėn historia.

    Atij, Marisė, Jozefit ia besoj ēdo familje. Duarve tė tyre dhe zemrave tė tyre ua paraqes kėtė nxitje: Ata jua shtrifshin Juve, tė nderuar Vėllezėr e tė dashur bij, dhe i hapshin zemrat tuaja ndaj dritės qė Ungjilli rrezaton mbi ēdo familje.

    Tė gjithėve dhe secilit, duke i siguruar lutjen time tė vazhdueshme, i jap nga zemra Bekimin Apostolik, nė emėr tė Atit, tė Birit e tė Shpirtit Shenjt.

    Dhėnė nė Romė, pranė Shėn Pjetrit, mė 22 nėntor,
    Solemniteti i Z. T. Jezu Krishtit Mbret i gjithėsisė, i vitit 1981, i katėrti i Pontifikatit


    Joannes Paulus II





    _______________
    BIBLIOGRAFIA:

    [1] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 52.

    [2] Krh. Gjon Pali II, Homelia pėr hapjen e Sinodit IV tė Ipeshkvinjve, 2 (26 shtator 1980): AAS 72 (1980), 1008.

    [3] Krh. Zan 1-2.

    [4] Krh. Ef 5.

    [5] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 47; Gjon Pali II, Letra Appropinquat iam, 1 (15 gusht 1980): AAS 72 (1980), 791.

    [6] Krh. Mt 19, 4.

    [7] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 47.

    [8] Krh. Gjon Pali II, Fjalimi nė Kėshillin e Sekretarisė sė Pėrgjithshme tė Sinodit tė Ipeshkvinjve (23 shkurt 1980): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, III, 1 (1980), 472-476.

    [9] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 4.

    [10] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 12.

    [11] Krh. 1 Gjn 2, 20.

    [12] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 35.

    [13] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 12; Kongregata e Shenjtė pėr Doktrinėn e Fesė, Dekl. Mysterium Ecclesiae, 2: AAS 65 (1973), 398-400.

    [14] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 12; Kushtetuta dogmatike mbi Zbulimin Hyjnor Dei Verbum, 10.

    [15] Krh. Gjon Pali II, Homelia pėr hapjen e Sinodit VI tė Ipeshkvinjve, 3 (26 shtator 1980): AAS 72 (1980), 1008.

    [16] Krh. shėn Agustini, De Civitate Dei, XIV, 28: CSEL 40, II, 56-57.

    [17] Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 15.

    [18] Krh. Ef. 3, 8; Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 44; Dekr. mbi veprimtarinė misionare tė Kishės Ad gentes, 15 e 22.

    [19] Krh. Mt 19, 4 v.

    [20] Krh. Zan 1, 26-27.

    [21] 1 Gjn 4, 8.

    [22] Krh. Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 12.

    [23] Krh. ibid., 48.

    [24] Krh. p.sh. Oz 2, 21; Jer 3, 6-13; Is 54.

    [25] Krh. Ez 16, 25.

    [26] Krh. Oz 3.

    [27] Krh. Zan 2, 24; Mt 19, 5.

    [28] Krh. Ef 5, 32-33.

    [29] Tertuliani, Ad uxorem, II, 8, 6-8: CCL I, 393.

    [30] Krh. Konc. Ekum. i Trident., seksioni XXIV, kan. 1: I. D. Mansi, Sacrorum Conciliorum Nova et Amplissima Collectio, 33, 149-150.

    [31] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 48.

    [32] Gjon Pali II, Fjalimi drejtuar Delegatėve tė “Centre de Liaison des Equipes de Recherche”, 3 (3 nėntor 1979): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, II, 2 (1979), 1032.

    [33] Ibid., 4: l.c., fq. 1032.

    [34] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 50.

    [35] Krh. Zan 2, 24.

    [36] Ef 3, 15.

    [37] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 78.

    [38] Shėn Gjon Gojarti, La verginita’, X: PG 48, 540.

    [39] Krh. Mt 22, 30.

    [40] Krh. 1 Kor 7, 32-35.

    [41] Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi pėrtėritjen e jetės rregulltare Perfectae caritatis, 12.

    [42] Krh. Piu XII, Let. Enc. Sacra virginitas, II: AAS 46 (1954), 174 v.

    [43] Krh. Gjon Pali II, Letra Novo incipiente, 9 (8 prill 1979): AAS 71 (1979), 410-411.

    [44] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 48.

    [45] Gjon Pali II, Let. Enc. Redemptor hominis, 10: AAS 71 (1979), 274.

    [46] Mt 19, 6; krh. Zan 2, 24.

    [47] Krh. Gjon Pali II, Fjalim drejtuar Bashkėshortėve, 4 (Kinshasa, 3 maj 1980): AAS 72 (1980), 426-427.

    [48] Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 49; krh. Gjon Pali II, Fjalim drejtuar Bashkėshortėve, 4 (Kinshasa, 3 maj 1980); l.c.

    [49] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 48.

    [50] Krh. Ef 5, 25.

    [51] Mt 19, 8.

    [52] Zb 3, 14.

    [53] Krh. 2 Kor 1, 20.

    [54] Krh. Gjn 13, 1.

    [55] Mt 19, 6.

    [56] Rom 8, 29.

    [57] Shėn Toma i Akuinit, Summa Theologiae, IIa-ae, 14, 2, nė 4.

    [58] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn, Lumen gentium, 11; krh. Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 11.

    [59] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 52.

    [60] Krh. Ef 6, 1-4; Kol 3, 20-21.

    [61] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 48.

    [62] Gjn 17, 21.

    [63] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 24.

    [64] Zan 1, 27.

    [65] Gal 3, 26.28.

    [66] Krh. Gjon Pali II, Let. Enc. Laborem exercens., 19: AAS 73 (1981) 625.

    [67] Zan 2, 18.

    [68] Ibid., 2, 23.

    [69] Shėn Ambrozi, Exameron V, 7, 19: CSEL 32, I, 154.

    [70] Pali VI, Let. Enc. Humanae vitae, 9: AAS 60 (1968) 486.

    [71] Krh. Ef 5, 25.

    [72] Krh. Gjon Pali II, Homelia drejtuar besimtarėve tė Ternit, 3-5 (19 mars 1981): AAS 73 (1981), 268-271.

    [73] Krh. Ef 3, 15.

    [74] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 52.

    [75] Lk 18, 16; Mt 19, 14; Mk 10, 14.

    [76] Gjon Pali II, Fjalim nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, 21 (2 tetor 1979): AAS 71 (1979), 1159.

    [77] Lk 2, 52.

    [78] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 48.

    [79] Gjon Pali II, Fjalim drejtuar pjesėmarrėsve nė “International Forum on Active Aging”, 5 (5 shtator 1980): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, III, 2 (1980), 539.

    [80] Zan 1, 28.

    [81] Krh. ibid., 5, 1 vv.

    [82] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 50.

    [83] Propositio 22. Pėrfundimi i nr. 11 tė Enc. Humanae vitae pohon kėshtu: “Duke u bėrė thirrje njerėzve pėr zbatimin e normave tė ligjit natyror tė interpretuar prej doktrinės sė pėrhershme, Kisha mėson se ēfarėdo akti martesor duhet tė mbetet i hapur ndaj pėrēimit tė jetės (ut quilibet matrimonii usus ad vitam humanam procreandam per se destinatus permaneat)”: AAS 60 (1968), 488.

    [84] Krh. 2 Kor 1, 19; Zb 3, 14.

    [85] Krh. Mesazhi i Sinodit VI tė Ipeshkvinjve drejtuar Familjeve tė krishtera nė botėn bashkėkohore, 5 (24 tetor 1980).

    [86] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 51.

    [87] Let. Enc. Humanae vitae, 7: AAS 60 (1968), 485.

    [88] Ibid., 12: l.c., 488-489.

    [89] Ibid., 14: l.c., 490.

    [90] Ibid., 13: l.c., 489.

    [91] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 51.

    [92] Pali VI, Let. Enc. Humanae vitae, 29: AAS 60 (1968), 501.

    [93] Krh. ibid., 25: l.c., 498-499.

    [94] Ibid., 21: l.c., 496.

    [95] Gjon Pali II, Homelia pėr pėrfundimin e Sinodit VI tė Ipeshkvinjve, 8 (25 tetor 1980): AAS 72 (1980), 1083.

    [96] Krh. Pali VI, Let. Enc. Humanae vitae, 28: AAS 60 (1980).

    [97] Krh. Gjon Pali II, Fjalim drejtuar Delegatėve tė “Centre de Liaison des Equipes de Recherche”, 9 (3 nėntor 1979): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, II 2 (1979), 1035; krh. edhe Fjalimin drejtuar Pjesėmarrėsve nė Kongresin e parė pėr Familjet e Afrikės dhe tė Europės (15 janar 1981): L’Osservatore Romano (16 janar 1981).

    [98] Let. Enc. Humanae vitae, 25: AAS 60 (1968), 499.

    [99] Deklarata mbi Edukimin e krishterė Gravissimum educationis, 3.

    [100] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 35.

    [101] Shėn Toma i Akuinit, Summa contra Gentiles, IV, 58.

    [102] Dekl. mbi Edukimin e krishterė Gravissimum educationis, 2.

    [103] Nxit. Ap. Evangelii nuntiandi, 71: AAS 68 (1976) 60-61.

    [104] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Dekl. mbi Edukimin e krishterė Gravissimum educationis, 3.

    [105] Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 11.

    [106] Kusht. baritore mbi kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 52.

    [107] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 11.

    [108] Rom 12, 13.

    [109] Mt 10, 42.

    [110] Krh. Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 30.

    [111] Konc. II Ekum. i Vat., Dekl. mbi lirinė fetare Dignitatis humanae, 5.

    [112] Krh. Propositio, 42.

    [113] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 31.

    [114] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 11; Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 11; Gjon Pali II, Homelia pėr hapjen e Sinodit VI tė Ipeshkvinjve, 3 (26 shtator, 1980): AAS 72 (1980), 1008.

    [115] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 11.

    [116] Krh. Ibid., 41.

    [117] Vap 4, 32.

    [118] Krh. Pali VI, Let. Enc. Humanae vitae, 9: AAS 60 (1968), 486-487.

    [119] Kusht. baritore mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 48

    [120] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Zbulimin Hyjnor Dei Verbum, 1.

    [121] Krh. Rom 16, 26.

    [122] Krh. Pali VI, Let. Enc. Humanae vitae, 25: AAS 60 (1968), 498.

    [123] Nxit. Ap. Evangelii nuntiandi, 71: AAS 68 (1976), 60-61.

    [124] Krh. Fjalimi nė Asamblenė III tė Pėrgjithshme tė Ipeshkvinjve tė Amerikės Latine, IV, a (28 janar 1979): AAS 71 (1979), 204.

    [125] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 35.

    [126] Gjon Pali II, Nxit. Ap. Catechesi tradendae, 68: AAS 71 (1979), 1334.

    [127] Krh. Ibid., 36: l.c., 1308.

    [128] Krh. 1 Kor 12, 4 vv.; Ef 4, 12-13.

    [129] Mk 16, 15.

    [130] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 11.

    [131] Vap 1, 8.

    [132] Krh. 1 Pjt 3, 1-2.

    [133] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 35; Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 11.

    [134] Krh. Vap 18; Rom 16, 3-4.

    [135] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi veprimtarinė misionare tė Kishės Ad gentes, 39.

    [136] Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 30.

    [137] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 10.

    [138] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. e pėrgjithshme mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et spes, 49.

    [139] Ibid., 48.

    [140] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 41.

    [141] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. mbi Liturgjinė e shenjtė Sacrosanctum Concilium, 59.

    [142] Krh. 1 Pjt 2, 5; Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 34.

    [143] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium, 34.

    [144] Kusht. mbi Liturgjinė e shenjtė Sacrosanctum Concilium, 78.

    [145] Krh. Gjn 19, 34.

    [146] Nr. 25: AAS 60 (1968), 499.

    [147] Ef 2, 4.

    [148] Krh. Gjon Pali II, Let. Enc. Dives in misericordia, 13: AAS 72 (1980), 1218-1219.

    [149] Krh. 1 Pjt 2, 5.

    [150] Mt 18, 19-20.

    [151] Konc. II Ekum. i Vat., Dekl. mbi Edukimin e krishterė Gravissimum educationis, 3; krh. Gjon Pali II, Nxit. Ap. Catechesi tradendae, 36: AAS 71 (1979), 1308.

    [152] Fjalimi nė Audiencėn e pėrgjithshme (11 gusht 1976): Insegnamenti di Paolo VI, XIV (1976), 640.

    [153] Krh. Kusht. mbi Liturgjinė e shenjtė Sacrosanctum Concilium, 12.

    [154] Krh. Institutio Generalis de Liturgia Horarum, 27.

    [155] Pali VI, Nxit. Ap. Marialis cultus, 52-54: AAS 66 (1974), 160-161.

    [156] Gjon Pali II, Fjalim nė Shenjtėroren e Mentorelės (29 tetor 1978): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, I (1978), 78-79.

    [157] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 4.

    [158] Krh. Gjon Pali I, Fjalim drejtuar Ipeshkvinjve tė Rajonales XII Baritore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (21 shtator 1978): AAS 70 (1978), 767.

    [159] Rom 8, 2.

    [160] Ibid., 5, 5.

    [161] Krh. Mk 10, 45.

    [162] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogmatike mbi Kishėn Lumen gentim, 36.

    [163] Dekr. mbi apostullatin e Laikėve Apostolicam actuositatem, 8.

    [164] Mesazhi i Sinodit VI tė Ipeshkvinjve drejtuar Familjeve tė krishtera nė botėn bashkėkohore, 12 (24 tetor 1980).

    [165] Krh. Gjon Pali II, Fjalimi nė Asamblenė III tė Pėrgjithshme tė Ipeshkvinjve tė Amerikės Latine, IV, a (28 janar 1979): AAS 71 (1979), 204.

    [166] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. mbi Liturgjinė e shenjtė Sacrosanctum Concilium, 10.

    [167] Krh. Ordo celebrandi Matrimonium, 17.

    [168] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. mbi Liturgjinė e shenjtė Sacrosanctum Concilium, 59.

    [169] Konc. II Ekum. i Vat, Dekr. mbi pėrtėritjen e jetės rregulltare Perfectae caritatis, 12.

    [170] Nr. 3-4 (29 nėntor 1980): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, III, 2 (1980), 1453-1454.

    [171] Pali VI, Mesazh pėr Ditėn III tė Komunikimeve Shoqėrore (7 prill 1969): AAS 61 (1969), 455.

    [172] Gjon Pali II, Mesazh pėr Ditėn Botėrore tė Komunikimeve Shoqėrore (1 maj 1980): Insegnamenti di Giovanni Paolo II, III, 1 (1980), 1042.

    [173] Gjon Pali II, Mesazhi pėr Ditėn Botėrore tė Komunikimeve Shoqėrore 1981, 5 (10 maj 1981): L’Osservatore Romano, 22 maj 1981.

    [174] Gjon Pali II, Mesazhi pėr Ditėn Botėrore tė Komunikimeve Shoqėrore 1981, 5 (10 maj 1981): L’Osservatore Romano, 22 maj 1981.

    [175] Pali VI, Mesazhi pėr Ditėn III tė Komunikimeve Shoqėrore: AAS 61 (1969), 456.

    [176] Ibid.

    [177] Mesazhi pėr Ditėn Botėrore tė Komunikimeve Shoqėrore 1980: Insegnamenti di Giovanni Paolo II, III, 1 (1980), 1044.

    [178] Krh. Pali VI, Motu Proprio Matrimonia mixta, 4-5: AAS 62 (1970), 257 vv.: krh. Gjon Pali II, Fjalim drejtuar pjesėmarrėsve nė mbledhjen plenare tė Sekretariatit pėr bashkimin e tė krishterėve (13 nėntor 1981): L’Osservatore Romano (14 nėntor 1981).

    [179] Udhėz. In quibus rerum circumstantiis (15 qershor 1972): AAS 64 (1972), 518-525; Shėnim i 17 tetorit 1973: AAS 65 (1973), 616-619.

    [180] Gjon Pali PP. II, Homelia pėr mbylljen e Sinodit VI tė Ipeshkvinjve, 7 (25 tetor 1980): AAS 72 (1980), 1082.

    [181] Krh. Mt 11, 28.

    [182] Gjon Pali II, Letra Appropinquat iam, 1 (15 gusht 1980): AAS 72 (1980), 791.

    [183] Praefatio e Meshės sė Solemnitetit tė Zotit Tonė Jezu Krisht Mbret i gjithėsisė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •