I - Formimi i njė bashkėsie personash
Dashuria, fillimi dhe forca e bashkimit
18. Familja, e themeluar dhe e gjallėruar prej dashurisė, ėshtė njė bashkėsi personash: e burrit dhe gruas bashkėshortė, e prindėrve dhe e fėmijėve, e tė afėrmve. Detyra e saj e parė ėshtė qė ta jetojė besnikėrisht realitetin e bashkimit nė angazhimin e vazhdueshėm pėr tė zhvilluar njė bashkėsi tė pėrnjėmendtė personash.
Parimi i brendshėm, forca e pėrhershme dhe qėllimi i fundit i kėsaj detyre ėshtė dashuria: ashtu sikurse, pa dashuri, familja nuk ėshtė bashkėsi personash, po ashtu edhe, pa dashuri, familja nuk mund tė jetojė, tė rritet e tė pėrsoset si bashkėsi personash. Ajo qė kam shkruar nė enciklikėn Redemptor hominis e gjen zbatimin e vet zanafillor e tė privilegjuar pikėrisht nė familjen si e tillė: Njeriu nuk mund tė jetojė pa dashuri. Ai mbetet nė vetvete njė qenie e pakuptueshme, jeta e tij ėshtė pa kuptim, nėse nuk i zbulohet dashuria, nėse nuk takohet me dashurinė, nėse nuk e ekperimenton dhe nuk e bėn tė vetėn, nėse nuk merr pjesė nė tė gjallėrisht[45].
Dashuria mes burrit e gruas nė martesė dhe, nė formėn e rrjedhur e tė zgjeruar, dashuria mes anėtarėve tė sė njėjtės familje - mes prindėrve e bijve, mes vėllezėrve e motrave, mes tė afėrmve e familjarėve - frymėzohet e nxitet nga njė dinamizėm i brendshėm dhe i pareshtur, qė e ēon familjen nė njė bashkim gjithnjė e mė tė thellė e tė dendur, themel dhe shpirt i bashkėsisė bashkėshortore e familjare.
Njėsia e pandashme e bashkimit bashkėshortor
19. Bashkimi i parė ėshtė ai qė vendoset e zhvillohet mes bashkėshortėve: me fuqinė e besėlidhjes sė dashurisė bashkėshortore, burri e gruaja nuk janė mė dy, por njė trup i vetėm[46] dhe janė tė thirrur tė rriten vazhdimisht nė bashkimin e tyre nėpėrmjet besnikėrisė sė pėrditshme ndaj premtimit martesor tė dhurimit tė plotė tė ndėrsjellė.
Ky bashkim bashkėshortor i ka rrėnjėt e veta nė pėrplotėsimin natyror qė ekziston mes burrit e gruas, dhe ushqehet nėpėrmjet vullnetit personal tė bashkėshortėve pėr ta bashkėndarė tėrė planin e jetės, atė qė kanė e atė qė janė: prandaj ky bashkim ėshtė fryti dhe shenja e njė kėrkese thellėsisht njerėzore. Por nė Krishtin Zot, Hyji e merr kėtė kėrkesė njerėzore, e pėrforcon, e pastron dhe e lartėson, duke e ēuar drejt pėrsosmėrisė me sakramentin e kurorės sė martesės: Shpirti Shenjt i zbritur nė kremtimin sakramental u jep bashkėshortėve tė krishterė dhuratėn e njė bashkimi tė ri dashurie, qė ėshtė shėmbėlltyra e gjallė dhe reale e asaj njėsie shumė tė veēantė qė e bėn Kishėn Trup tė pandashėm mistik tė Zotit Jezus.
Dhurata e Shpirtit ėshtė urdhėrim jete pėr bashkėshortėt e krishterė, dhe njėkohėsisht edhe shtytje nxitėse me qėllim qė ēdo ditė tė pėrparojnė drejt njė bashkimi gjithnjė e mė tė pasur mes tyre nė tė gjitha nivelet - tė trupave, tė karaktereve, tė zemrave, tė inteligjencave dhe tė vullneteve, tė shpirtrave[47] -, duke i zbuluar kėshtu Kishės dhe botės bashkimin e ri tė dashurisė tė dhuruar prej hirit tė Krishtit.
Njė bashkim i tillė kundėrshtohet rrėnjėsisht prej poligamisė: nė tė vėrtetė, kjo e mohon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė planin e Hyjit siē na zbulohet nė zanafillė, sepse ėshtė kundėr dinjitetit tė barabartė personal tė burrit e tė gruas, qė nė martesė i dhurohen njėri-tjetrit me njė dashuri tė plotė dhe prandaj tė vetme e ekskluzive. Siē shkruan Koncili II i Vatikanit: Njėsia e martesės e pėrforcuar nga Zoti shfaqet nė mėnyrė qartė edhe prej dinjitetit tė barabartė personal si tė burrit ashtu edhe tė gruas, qė duhet tė pranohet nė dashurinė e ndėrsjellė e tė plotė[48].
Njė bashkim i pazgjidhshėm
20. Bashkimi bashkėshortor karakterizohet jo vetėm nga njėsia e tij, por edhe nga pazgjidhshmėria e tij: Ky bashkim i brendshėm, si dhurim i ndėrsjellė i dy personave, ashtu si edhe e mira e bijve, kėrkojnė besnikėrinė e plotė tė bashkėshortėve dhe pretendojnė njėsinė e pazgjidhshme tė tyre[49].
Ėshtė detyrė themelore e Kishės tė ripohojė me forcė - siē kanė bėrė Etėrit e Sinodit - doktrinėn e pazgjidhshmėrisė sė kurorės sė martesės: atyre qė, nė ditėt tona, e mendojnė si tė vėshtirė ose madje edhe tė pamundur tė lidhen me njė person pėr gjithė jetėn dhe atyre qė janė tė pėrfshirė nga njė kulturė qė nuk e pranon pazgjidhshmėrinė martesore, dhe e pėrqesh haptazi angazhimin e bashkėshortėve pėr besnikėri, ėshtė e nevojshme tu pėrsėrisim lajmin e mirė tė definitivitetit tė asaj dashurie bashkėshortore, qė nė Jezu Krishtin ka themelin dhe forcėn e vet[50].
E rrėnjosur nė dhurimin personal e tė plotė tė bashkėshortėve dhe e kėrkuar prej sė mirės sė bijve, pazgjidhshmėria e martesės e gjen tė vėrtetėn e vet tė fundit nė planin qė Hyji ka shfaqur nė Zbulesėn e tij: Ai e dėshiron dhe e dhuron pazgjidhshmėrinė martesore si fryt, shenjė dhe kėrkesė tė dashurisė absolutisht besnike qė Hyji ka pėr njeriun dhe qė Zoti Jezus jeton ndaj Kishės sė vet.
Krishti e pėrtėrin planin e parė qė Krijuesi e ka shkruar nė zemrėn e burrit e tė gruas, dhe nė kremtimin e sakramentit tė kurorės sė martesės jep njė zemėr tė re: kėshtu bashkėshortėt jo vetėm qė mund ta kapėrcejnė pagdhendurinė[51], por edhe, dhe sidomos, mund tė bashkėndajnė dashurinė e plotė e pėrfundimtare tė Krishtit, Besėlidhje e re dhe e amshuar e bėrė njeri. Ashtu sikurse Zoti Jezus ėshtė dėshmitari besnik[52], ėshtė po-ja e premtimeve tė Hyjit[53] dhe prandaj realizimi mė i lartė i besnikėrisė sė pakushtėzuar me tė cilėn Hyji e do popullin e vet, po ashtu edhe bashkėshortėt e krishterė janė tė thirrur tė marrin pjesė realisht nė pazgjidhshmėrinė e pakthyeshme, qė e lidh Krishtin me Kishėn, nusen e vet, tė cilėn Ai e do deri nė fund[54].
Dhurata e sakramentit ėshtė nė tė njėjtėn kohė thirrje dhe urdhėrim pėr bashkėshortėt e krishterė, qė ti qėndrojnė besnikė pėrgjithmonė njėri-tjetrit, pavarėsisht prej ēdo prove e vėshtirėsie, nė njė dėgjesė zemėrgjerė ndaj vullnetit tė shenjtė tė Zotit: Ēka Hyji bashkoi, njeriu tė mos e ndajė![55].
Dėshmimi i vlerės sė paēmueshme tė pazgjidhshmėrisė dhe tė besnikėrisė martesore ėshtė njėra prej detyrave mė tė ēmueshme dhe mė tė ngutshme tė ēifteve tė krishtera tė kohės sonė. Prandaj, sė bashku me tė gjithė Bashkėvėllezėrit qė kanė marrė pjesė nė Sinodin e Ipeshkvinjve, lavdėroj dhe i nxis tė gjitha ato ēifte tė shumta qė, megjithėse duke takuar vėshtirėsi jo tė lehta, e ruajnė dhe e zhvillojnė tė mirėn e pazgjidhshmėrisė: kėshtu, nė njė mėnyrė tė pėrvuajtur e tė guximshme, pėrmbushin rolin qė u ėshtė besuar atyre pėr tė qenė nė botė njė shenjė - njė shenjė e vogėl dhe e ēmueshme, nganjėherė e nėnshtruar edhe tundimit, por gjithnjė e pėrtėrirė - e besnikėrisė sė palodhshme me tė cilėn Hyji dhe Jezu Krishti i duan tė gjithė njerėzit dhe ēdo njeri. Por ėshtė detyrė edhe tė njihet vlera e dėshmisė sė atyre bashkėshortėve qė, megjithėse janė braktisur prej partnerėve, me forcėn e fesė dhe tė shpresės sė krishterė nuk kanė kaluar nė njė bashkim tė ri: edhe kėta bashkėshortė japin njė dėshmi tė pėrnjėmendtė besnikėrie, pėr tė cilėn bota e sotme ka shumė nevojė. Pėr kėtė arsye duhet tė nxiten dhe tė ndihmohen prej barinjve dhe prej besimtarėve tė Kishės.
Bashkimi mė i gjerė i familjes
21. Bashkimi bashkėshortor pėrbėn themelin mbi tė cilin ndėrtohet bashkimi mė i gjerė i familjes, i prindėrve dhe i bijve, i vėllezėrve e motrave mes tyre, i tė afėrmve dhe familjarėve tė tjerė.
Ky bashkim i ka rrėnjėt nė lidhjet natyrore tė mishit e tė gjakut, dhe zhvillohet duke e gjetur pėrsosjen e vet njerėzore nė vendosjen dhe nė pjekurimin e lidhjeve edhe mė tė thella e tė pasura tė shpirtit: dashuria, qė frymėzon marrėdhėniet ndėrpersonale tė anėtarėve tė ndryshėm tė familjes, pėrbėn forcėn e brendshme qė plazmon dhe i jep jetė bashkimit dhe bashkėsisė familjare.
Pastaj, familja e krishterė ėshtė e thirrur tė bėjė pėrvojėn e njė bashkimi tė ri e origjinal, qė pėrforcon dhe pėrsos atė natyror e njerėzor. Nė tė vėrtetė, hiri i Jezu Krishtit, vėllai i parė nė mes tė shumė vėllezėrve[56], ėshtė pėr natyrėn dhe dinamizmin e vet tė brendshėm njė hir vėllazėrie, siē e quan shėn Toma i Akuinit[57]. Shpirti Shenjt, i zbritur nė kremtimin e sakramenteve, ėshtė rrėnja e gjallė dhe ushqimi i pashtershėm i bashkimit mbinatyror qė bashkon dhe i lidh besimtarėt me Krishtin dhe mes tyre nė njėsinė e Kishės sė Hyjit. Njė zbulim dhe zbatim specifik i bashkimit kishtar bėhet prej familjes sė krishterė, qė edhe pėr kėtė arsye mund dhe duhet tė quhet Kishė shtėpiake[58].
Tė gjithė anėtarėt e familjes, secili sipas dhuratės sė vet, kanė hirin dhe pėrgjegjėsinė tė ndėrtojnė, ditė pėr ditė, bashkimin e personave, duke e bėrė familjen njė shkollė njerėzimi mė tė plotė e mė tė pasur[59]; ėshtė ajo qė ndodh me kujdesin dhe dashurinė ndaj tė vegjėlve, tė sėmurėve dhe tė moshuarve; me shėrbimin e ndėrsjellė ēdo ditė; me bashkėndarjen e tė mirave, tė gėzimeve dhe tė vuajtjeve.
Njė moment themelor pėr tė ndėrtuar njė bashkim tė tillė pėrbėhet prej kėmbimit edukativ mes prindėrve e bijve[60], nė tė cilin secili jep e merr. Nėpėrmjet dashurisė, respektit, dėgjesės ndaj prindėrve, bijtė i sjellin ndihmesėn e tyre specifike e tė pazėvendėsueshme ndėrtimit tė njė familjeje pėrnjėmend njerėzore e tė krishterė[61]. Nė kėtė do tė ndihmohen, nėse prindėrit do ta ushtrojnė autoritetin e tyre tė pamohueshėm si njė shėrbesė tė vėrtetė, apo si njė shėrbim tė caktuar pėr tė mirėn njerėzore e tė krishterė tė bijve, dhe nė veēanti tė caktuar pėr tė bėrė qė ata tė fitojnė njė liri vėrtet tė pėrgjegjshme, dhe nėse prindėrit do ta mbajnė tė gjallė ndėrgjegjen e dhuratės, qė vazhdimisht marrin prej bijve.
Bashkimi familjar mund tė ruhet e pėrsoset vetėm me njė shpirt tė madh sakrifice. Nė tė vėrtetė, ai kėrkon njė disponibilitet tė gatshėm e zemėrgjerė tė tė gjithėve dhe tė secilit pėr kuptim, tolerancė, falje, pajtim. Asnjė familje nuk e mospėrfill faktin se egoizmi, moskuptimi, tensionet, konfliktet, e sulmojnė dhunshėm dhe nganjėherė e godasin pėr vdekje bashkimin e tyre; prej kėtu rrjedhin format e shumta e tė ndryshme tė ndarjes nė jetėn familjare. Por, nė tė njėjtėn kohė, ēdo familje ėshtė gjithmonė e thirrur prej Hyjit tė paqes qė tė bėjė pėrvojėn e gėzueshme dhe pėrtėritėse tė pajtimit, domethėnė tė bashkimit tė rindėrtuar, tė njėsisė sė rigjetur. Nė veēanti pjesėmarrja nė sakramentin e pajtimit dhe nė tryezėn e tė vetmit Trup tė Krishtit i jep familjes sė krishterė hirin dhe pėrgjegjėsinė pėr tė kapėrcyer ēdo ndarje dhe pėr tė ecur drejt sė vėrtetės sė plotė tė bashkimit tė kėrkuar prej Hyjit, duke iu pėrgjigjur kėshtu dėshirės sė gjallė tė Zotit: qė tė gjithė tė jenė njė gjė e vetme[62].
Tė drejtat dhe detyrat e gruas
22. Meqenėse ėshtė, dhe duhet tė bėhet gjithmonė, bashkim dhe bashkėsi personash, familja gjen nė dashurinė burimin dhe shtytjen e pareshtur pėr tė pranuar, respektuar dhe promovuar secilin prej anėtarėve tė saj nė dinjitetin shumė tė lartė si person, dhe domethėnė si shėmbėlltyrė e gjallė e Hyjit. Ashtu sikurse kanė pohuar me tė drejtė Etėrit Sinodalė, kriteri moral i autenticitetit tė marrėdhėnieve bashkėshortore e familjare qėndron nė promovimin e dinjitetit dhe tė thirrjes sė personave, tė cilėt e rigjejnė veten nė plotėsinė e tyre nėpėrmjet dhurimit tė sinqertė tė vetvetes[63].
Nė kėtė perspektivė, Sinodi ka dashur ti rezervojė njė vėmendje tė privilegjuar gruas, tė drejtave dhe detyrave tė saj nė familje dhe nė shoqėri. Nė tė njėjtėn perspektivė duhen konsideruar edhe burri si bashkėshort e baba, fėmija dhe tė moshuarit.
Pėr gruan duhet, para sė gjithash, tė vihet nė dukje dinjiteti dhe pėrgjegjėsia e barabartė me burrin: kjo barazi gjen njė formė tė veēantė realizimi, nė dhurimin e ndėrsjellė tė vetvetes tjetrit dhe tė tė dyve fėmijėve, karakteristikė e martesės dhe e familjes. Ajo qė vetė arsyeja njerėzore kupton dhe pranon, zbulohet nė plotėsi prej Fjalės sė Hyjit: historia e shėlbimit, nė tė vėrtetė, ėshtė njė dėshmi e vazhdueshme dhe e ndritshme e dinjitetit tė gruas.
Duke krijuar njeriun mashkull e femėr[64], Hyji ia dhuron dinjitetin personal nė mėnyrė tė barabartė burrit dhe gruas, duke i pasuruar me tė drejtat e patjetėrsueshme dhe me pėrgjegjėsitė e personit njerėzor. Hyji pastaj e shfaq nė formėn mė tė lartė tė mundshme dinjitetin e gruas duke e marrė edhe Ai vetė trupin njerėzor prej Marisė Virgjėr, tė cilėn Kisha e nderon si Nėnė tė Hyjit, duke e quajtur Eva e re dhe duke e propozuar si model tė gruas sė shpėrblyer. Respekti delikat i Jezusit ndaj gruas qė ka thirrur nė ndjekjen e tij dhe nė miqėsinė e tij, shfaqja e tij mėngjesin e Pashkėve njė gruaje para nxėnėsve tė tjerė, misioni i besuar grave pėr tua ēuar lajmin e mirė tė Ngjalljes apostujve, janė tė gjitha shenja qė pėrforcojnė vlerėsimin e veēantė tė Zotit Jezus ndaj gruas. Apostulli Pal do tė thotė: Tė gjithė jeni bijtė e Hyjit nė fuqi tė fesė nė Jezu Krishtin... Nuk ka mė: hebre-grek! Nuk ka mė: skllav-i lirė! Nuk ka mė: mashkull-femėr! Tė gjithė ju jeni Njė nė Krishtin Jezus![65].
Gruaja dhe shoqėria
23. Tani, pa filluar tė trajtojmė nė aspektet e veta tė ndryshme temėn e gjerė e komplekse tė marrėdhėnieve grua-shoqėri, por duke e kufizuar argumentin vetėm nė disa pika thelbėsore, nuk mund tė mos vėmė re se si nė fushėn mė specifike familjare njė traditė e gjerė dhe e pėrhapur shoqėrore e kulturore ka dashur ti rezervojė gruas vetėm detyrėn e bashkėshortes e nėnės, pa e hapur siē duhet ndaj detyrave publike, nė pėrgjithėsi tė rezervuara burrit.
Nuk ka dyshim se dinjiteti dhe pėrgjegjėsia e barabartė e burrit dhe e gruas e arsyetojnė plotėsisht pjesėmarrjen e gruas nė detyrat publike. Nga ana tjetėr, promovimi i vėrtetė i gruas kėrkon edhe qė tė pranohet qartė vlera e detyrės sė saj amnore e familjare pėrballė tė gjitha detyrave tė tjera publike dhe tė gjitha profesioneve tė tjera. Nė fund tė fundit, kėto detyra e profesione duhet tė integrohen mes tyre nėse duam qė evolucioni shoqėror e kulturor tė jetė vėrtet dhe plotėsisht njerėzor.
Kjo do tė jetė mė e lehtė nėse, sikurse Sinodi ka uruar, njė teologji e punės e pėrtėrirė do tė vėrė nė dritė dhe do tė thellojė domethėnien e punės nė jetėn e krishterė dhe do tė pėrcaktojė lidhjen themelore qė ekziston mes punės dhe familjes, dhe, si pasojė, domethėnien origjinale dhe tė pazėvendėsueshme tė punės sė shtėpisė dhe tė edukimit tė fėmijėve[66]. Prandaj Kisha mundet dhe duhet ta ndihmojė shoqėrinė aktuale, duke kėrkuar pareshtur qė tė njihet e tė nderohet prej tė gjithėve nė vlerėn e vet tė pazėvendėsueshme puna e gruas nė shtėpi. Kjo ka njė rėndėsi tė veēantė nė veprėn edukative: nė tė vėrtetė, zhduket vetė rrėnja e diskriminimit tė mundshėm mes punėve e profesioneve tė ndryshme, sapo tė dalė qartė se si tė gjithė, nė ēdo fushė, angazhohen me tė drejtė identike dhe me pėrgjegjėsi identike. Kėshtu do tė shfaqet mė e shkėlqyer shėmbėlltyra e Hyjit nė burrin dhe nė gruan.
Nėse duhet tu njihet edhe grave, sikurse burrave, e drejta pėr tė marrė pjesė nė detyrat e ndryshme publike, shoqėria gjithsesi duhet tė strukturohet nė mėnyrė tė tillė qė bashkėshortet dhe nėnat tė mos jenė tė detyruara faktikisht tė punojnė jashtė shtėpisė dhe qė familjet e tyre tė mund tė jetojnė e begatojnė nė mėnyrė dinjitoze, edhe pse ato i kushtohen tėrėsisht familjes sė tyre.
Veē kėtyre, duhet tė kapėrcehet mendėsia sipas sė cilės nderi i gruas rrjedh mė shumė prej punės sė jashtme se sa prej veprimtarisė familjare. Por kjo kėrkon qė burrat ta ēmojnė dhe ta duan vėrtet gruan me ēdo respekt ndaj dinjitetit tė saj personal, dhe qė shoqėria tė krijojė e tė zhvillojė kushtet e pėrshtatshme pėr punėn shtėpiake.
Kisha, me respektin e duhur pėr thirrjen e ndryshme tė burrit e tė gruas, duhet tė promovojė nė masėn e mundshme nė vetė jetėn e saj barazinė e tyre tė tė drejtave dhe tė dinjitetit: dhe kėtė pėr tė mirėn e tė gjithėve, tė familjes, tė shoqėrisė dhe tė Kishės.
Por ėshtė e qartė se gjithė kjo do tė thotė pėr gruan jo heqje dorė prej feminilitetit tė saj as imitim e karakterit mashkullor, por plotėsi e njerėzimit tė vėrtetė femėror siē duhet shprehur nė veprimin e saj, si nė familje si jashtė saj, pa harruar nė kėtė fushė larminė e zakoneve dhe tė kulturave.
Fyerjet ndaj dinjitetit tė gruas
24. Mjerisht mesazhi i krishterė mbi dinjitetin e gruas kundėrshtohet prej asaj mendėsie kėmbėngulėse qė e konsideron qenien njerėzore jo si person, por si gjė, si objekt blerje-shitjeje, nė shėrbim tė interesit egoist dhe vetėm tė kėnaqėsisė: dhe viktima e parė e kėsaj mendėsie ėshtė gruaja.
Kjo mendėsi prodhon fryte shumė tė hidhura, si pėrēmimi i burrit dhe i gruas, skllavėria, shtypja e tė dobtėve, pornografia, prostitucioni - aq mė tepėr kur organizohet - dhe tė gjithė ato diskriminime tė ndryshme qė ndeshen nė fushėn e edukimit, tė profesionit, tė shpėrblimit tė punės, etj.
Veē kėsaj, ende edhe sot, nė njė pjesė tė madhe tė shoqėrisė sonė, vazhdojnė shumė forma tė diskriminimit shtypės qė godasin dhe fyejnė rėndė disa kategori tė veēanta grash, si pėr shembull, bashkėshortet qė nuk kanė fėmijė, tė vejat, tė ndarat, tė divorcuarat, nėnat-beqare.
Kėto dhe diskriminime tė tjera qortohen nga Etėrit Sinodalė me gjithė forcėn e mundur: prandaj kėrkoj qė nga ana e tė gjithėve tė kryhet njė veprim baritor specifik mė i fuqishėm dhe mbresėlėnės, me qėllim qė ato tė mposhten pėrfundimisht, kėshtu qė tė arrihet nė vlerėsimin e plotė tė shėmbėlltyrės sė Hyjit qė shkėlqen nė tė gjitha qeniet njerėzore, pa pėrjashtuar askėnd.
Burri bashkėshort e baba
25. Brenda bashkimit-bashkėsi bashkėshortore e familjare, burri ėshtė i thirrur ta jetojė dhuratėn dhe detyrėn e vet si bashkėshort e baba.
Ai sheh nė bashkėshorten pėrmbushjen e planit tė Hyjit: Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm: do tia bėj njė ndihmė qė ti pėrngjajė[67]; dhe e bėn tė vetėn thirrjen e Adamit, bashkėshortit tė parė: Kjo tash ėshtė ashti i eshtrave tė mi dhe mishi i mishit tim[68].
Dashuria e pėrnjėmendtė bashkėshortore supozon dhe kėrkon qė burri tė ketė respekt tė thellė pėr dinjitetin e barabartė tė gruas: Nuk je pronari i saj - shkruan shėn Ambrozi - por burri i saj; nuk tė ėshtė dhėnė si skllave, por si grua... Ktheja asaj pėrkujdesjet e saj ndaj teje dhe ti jesh mirėnjohės pėr dashurinė e saj[69]. Me bashkėshorten burri duhet tė jetojė njė formė krejt tė veēantė miqėsie personale[70]. I krishteri pastaj ėshtė i thirrur tė zhvillojė njė qėndrim dashurie tė re, duke shfaqur ndaj bashkėshortes sė vet dashurinė delikate e tė fortė qė Krishti ka pėr Kishėn[71].
Dashuria ndaj bashkėshortes sė bėrė nėnė dhe dashuria ndaj bijve janė pėr burrin rruga natyrore pėr kuptimin dhe realizimin e atėsisė sė tij. Sidomos aty ku kushtet shoqėrore e kulturore e nxisin lehtė babain pėr njė mosangazhim nė lidhje me familjen ose sidoqoftė pėr njė prani mė tė vogėl nė veprėn edukative, ėshtė e nevojshme tė punohet qė tė rifitohet shoqėrisht bindja se vendi dhe detyra e babait nė dhe pėr familjen kanė njė rėndėsi tė vetme dhe tė pazėvendėsueshme[72]. Ashtu siē mėson pėrvoja, mungesa e babait provokon ēekuilibre psikologjike e morale dhe vėshtirėsi tė ndjeshme nė marrėdhėniet familjare, ashtu sikurse, nė rrethanat e kundėrta, prania shtypėse e babait, sidomos aty ku ėshtė ende nė zbatim dukuria e mashkullizmit, apo e epėrsisė abuzive tė privilegjeve mashkullore qė e pėrulin gruan dhe pengojnė zhvillimin e marrėdhėnieve tė shėndosha familjare.
Duke zbuluar dhe duke rijetuar nė tokė vetė atėsinė e Hyjit[73], burri ėshtė i thirrur tė garantojė zhvillimin unitar tė tė gjithė anėtarėve tė familjes: do ta kryejė kėtė rol nėpėrmjet njė pėrgjegjėsie zemėrgjerė pėr jetėn e zėnė nėn zemrėn e nėnės, njė angazhimi edukativ mė tė kujdesshėm dhe tė bashkėndarė me bashkėshorten e vet[74], njė pune qė nuk do e copėtojė kurrė familjen por do e promovojė atė nė kompaktėsinė dhe qėndrueshmėrinė e saj, njė dėshmie jete tė krishterė tė pjekur, qė i fut mė frytshėm fėmijėt nė pėrvojėn e gjallė tė Krishtit dhe tė Kishės.
Tė drejtat e fėmijės
26. Nė familjen, bashkėsinė e personave, duhet ti jepet njė vėmendje shumė e veēantė fėmijės, duke zhvilluar njė vlerėsim tė thellė pėr dinjitetin e tij personal, ashtu si edhe njė respekt tė madh dhe njė shėrbim zemėrgjerė pėr tė drejtat e tij. Kjo vlen pėr ēdo fėmijė, por merr njė ngutshmėri tė veēantė sa mė shumė qė fėmija tė jetė i vogėl dhe nevojtar pėr gjithēka, i sėmurė, i vuajtur apo handikapat.
Duke nxitur e duke jetuar njė pėrkujdesje tė ėmbėl dhe tė fortė pėr ēdo fėmijė qė vjen nė kėtė botė, Kisha kryen misionin e vet themelor: nė tė vėrtetė, ajo ėshtė e thirrur tė zbulojė dhe tė ripropozojė nė histori shembullin dhe urdhrin e Jezu Krishtit, i cili ka dashur ta vendosė fėmijėn nė qendėr tė Mbretėrisė sė Hyjit: Lėrini fėmijėt tė vijnė tek unė... sepse pėr tė tillėt ėshtė Mbretėria e Hyjit[75].
Po e pėrsėris atė qė kam thėnė nė asamblenė e pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara mė 2 tetor 1979: Dėshiroj... tė shpreh gėzimin qė pėr secilin prej nesh pėrbėjnė fėmijėt, pranvera e jetės, paraprirja e historisė sė ardhshme tė secilit prej atdheve tė tashėm tokėsorė. Asnjė vend i botės, asnjė sistem politik nuk mund ta mendojė tė ardhmen e vet pėrveēse nėpėrmjet shėmbėlltyrės sė kėtyre brezave tė rinj qė prej prindėrve tė tyre do tė marrin pasurinė e shumėfishtė tė vlerave, tė detyrave dhe tė aspiratave tė kombit tė cilit i pėrkasin dhe tė tė gjithė familjes njerėzore. Kujdesi pėr fėmijėn qė para lindjes sė tij, prej momentit tė tė zėnit tė tij dhe, mė pas, nė vitet e fėmijėrisė e tė rinisė, ėshtė verifikimi parėsor dhe themelor i marrėdhėnies sė njeriut me njeriun. Prandaj, ēfarė do tė mund ti urohej ēdo kombi dhe krejt njerėzimit, tė gjithė fėmijėve tė botės nėse jo ajo e ardhme mė e mirė nė tė cilėn respektimi i tė drejtave tė njeriut tė bėhet realitet i plotė nė dimensionet e vitit dymijė qė po afrohet?[76].
Pranimi, dashuria, vlerėsimi, shėrbimi i shumėfishtė dhe unitar - material, afektiv, edukativ, shpirtėror - pėr ēdo fėmijė qė vjen nė kėtė botė duhet tė pėrbėjnė gjithmonė njė karakteristikė dalluese tė domosdoshme tė tė krishterėve, veēanėrisht tė familjeve tė krishtera: kėshtu fėmijėt, ndėrsa do tė mund tė rriten nė dije, nė moshė e nė hir para Hyjit e para njerėzve[77], do tė sjellin ndihmesėn e tyre tė ēmueshme nė ndėrtimin e bashkėsisė familjare dhe nė vetė shenjtėrimin e prindėrve[78].
Tė moshuarit nė familje
27. Ka kultura qė shfaqin njė nderim tė veēantė dhe njė dashuri tė madhe pėr tė moshuarin: larg tė qenit i nxjerrė jashtė loje prej familjes ose prej tė qenit i padobishėm, i moshuari mbetet i pėrfshirė nė jetėn familjare, vazhdon tė marrė pjesė nė tė nė mėnyrė aktive dhe tė pėrgjegjshme - megjithėse duhet tė respektojė autonominė e familjes sė re - dhe sidomos kryen misionin e ēmueshėm tė dėshmitarit tė sė kaluarės dhe tė frymėzuesit tė urtisė pėr tė rinjtė dhe pėr tė ardhmen.
Ndėrsa disa kultura tė tjera, sidomos pas njė zhvillimi tė ērregullt industrial dhe urbanistik, i kanė ēuar dhe vazhdojnė ti ēojnė tė moshuarit drejt disa formave tė papranueshme tė mėnjanimit, qė janė burim i vuajtjeve tė mprehta pėr ata vetė dhe varfėrimi shpirtėror pėr shumė familje.
Ėshtė e nevojshme qė veprimi baritor i Kishės ti nxisė tė gjithė qė tė zbulojnė dhe tu japin vlerė detyrave tė tė moshuarve nė bashkėsinė civile dhe kishtare, dhe nė veēanti nė familje. Nė tė vėrtetė, jeta e tė moshuarve na ndihmon tė bėjmė dritė mbi shkallėn e vlerave njerėzore, na bėn tė shohim vazhdimėsinė e breznive dhe tregon nė mėnyrė tė mrekullueshme ndėrvartėsinė e popullit tė Hyjit. Veē kėsaj, tė moshuarit kanė karizmėn ti kapėrcejnė pengesat mes breznive, para se kėto tė lindin. Sa fėmijė kanė gjetur mirėkuptim e dashuri nė sytė, nė fjalėt e nė pėrkėdheljet e tė moshuarve! E sa persona tė moshuar, me gjithė qejf, i kanė nėnshkruar fjalėt e frymėzuara biblike se kurora e pleqve bijtė e tė bijve (Fu 17, 6)[79].
Krijoni Kontakt