Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
E Diele, 14 Maj 2006
Mark Shtjefni, inspektor i Policise Pyjore flet ne nje bisede me "Korrierin", per funksionimin e rezervatit, nje nder perlat qe dikur shijohej nga udheheqja dhe sot sherben si park natyral per t'u kundruar nga pushuesit e turistet.
Sa kohe ka qe eshte krijuar rezervati dhe si ka funksionuar ai?
Ky ambient ka marre forme te plote dhe eshte krijuar qe ne vitin 1958. Per kete krahas drureve natyrale te tij, shteti i asaj kohe ka mbjelle nje numer te konsiderueshem me fidane pishe, te cilet perbejne brezin e pare pas detit. Krahas kesaj, jane marre masa nga ndermarrja Pyjore, per kultivimin dhe mirembajtjen e drureve te cilet ishin ne gjendje natyrale ne kete vend. Pas kesaj u vendos qe ne te, te ngrihej nje godine e perkohshme e cila sherbente si rezidence per kuadrot e PPSH-se, te cilet vinin per pushime dhe per gjueti. Vlen te theksohet se gjate atyre viteve, meqenese Velipoja karakterizohej nga keneta te shumta, ajo ishte nje vend i mire per pasionantet e gjuetise se kafsheve dhe te shpendeve. Nje gjendje e tille ka vazhduar deri ne fund te viteve '90.
Por megjithese vendi yne dhe Velipoja njekohesisht ka kaluar periudha te veshtira sic kane qene vera e vitit 1991, marsi i vitit 1997, perseri Rezervati fale punes sone, te inspektoreve te policise Pyjore, si Preke Ndoka, i cili ka 30 vite pune ne kete rezervat, ka arritur te mbijetoje ne kete gjendje qe eshte sot. Vetem godina e Pritjes sic i kane thene dikur, eshte akoma e shkaterruar sikur do te tregoje se cfare ka hequr ky rezervat ne vitin 1997.
A mbani mend ju ndonje ngjarje nga jeta e kuadrove te partise se asaj kohe kur vinte per gjueti?
Po histori te tilla ka plot, por une dua te permend nje rast qe jo vetem ishte i vecante per kohen, por ajo u be e njohur ne nje fare mase, vetem pas viteve '90.
Ishte fillimi i viteve '80 kur ne Rezervat si zakonisht, kishte ardhur nje nga shoket e udheheqjes se Partise (PPSH), per te gjuajtur derra te egjer.
Per kete ishin disa punonjes te kooperatives se Velipojes te cilet kujdeseshin qe gjuetia te ishte sa me e mbare. Pasi ne te kundert mund te perballeshe me pasoja te renda per te gjithe ata qe punonin ne rezervat dhe qe mbanin familjet me buke. Ato dite kishte ardhur per gjueti, shoku Qirjako Mihali. dhe si zakonisht ai ishte ne prite te derrit te eger. Punonjesit e Rezervatit i ndillnin derrat gjate gjithe nates per t'ia cuar ne prite shokut Qirjako. Ai sapo sheh derrin merr shenje dhe shkreh ciften. Por fatkeqesisht sacmet ne vend qe te godisnin derrin, kishin qelluar njeri nga punonjesit e rezervatit P.S. Pas kesaj njerezit mblidhen dhe e marrin trupin e mbuluar me gjak te shokut dhe tentojne ta hipin ne makine per ta derguar ne spital. Por ne ate moment, ish anetar i larte i udheheqjes se partise dhe te shtetit, ne vend qe te shprehte keqardhjen per ate cfare kishte bere, u therret njerezve: Cfare beni se e bete pis makinen?
Atehere njerezit e frikesuar e hoqen trupin e P.S. nga makina e tij dhe me ane te nje makine tjeter e derguan ate menjehere ne spital. Dhe atje, fale punes se mjekeve Ali Spahia dhe Mark Mirashi, u be e mundur qe punonjesit te Rezervatit t'i shpetohej jeta. Ai tashme gezon shendet te mire dhe jeton e punon ne Plazh te Velipojes.
Kur para pak kohesh u shfaq komedia "Ne gjueti me Sillon", te gjitheve u shkoi mendja te kjo ngjarje. Madje edhe regjizori i kesaj komedie kur ka ardhur per vizite ne Velipoje dhe kur e kane prezantuar me personin real te kesaj ngjarjeje, ai tha: "Une e kisha me te degjuar, por me vjen mire qe nuk paska qene e trilluar dhe shume afer realitetit".
Cila eshte gjendja aktuale e Rezervatit sot?
Aktualisht Rezervati eshte shpallur "Zone e Mbrojtur" dhe si e tille gezon mbrojtje te vecante. Ne te jane kater breza pyjore dhe kater keneta te vogla te cilat lidhen me rruge tokesore njera me tjetren. E gjithe pasuria natyrore eshte ruajtur e paprekur, krejt natyrale, pasi aty nuk ka te drejte te nderhyje asnjeri, per asnje lloj arsyeje, sidomos per gjueti.
Ndersa nga jashte nuk jane te paket gjuetaret sidomos ato nga Italia, te cilet vijne e gjuajne nga larg. Keto pasi kane degjuar nga djemte e Velipojes qe jane emigrante ne Itali per resurset e Velipojes. Keshtu keta italiane nuk pertojne te vijne dhe te qendrojne me dite te tera per te kenaqur nje pasion te tyre qe eshte gjuetia.
Por kjo nuk do te thote se aty nuk ka te drejte te hyje njeri. Rezervati eshte i hapur per te gjithe ata persona te cilet duan qe ta vizitojne ate, turiste kundrejt disa tarifave simbolike qe jane 50 leke per person, apo 150 leke ne rast se duan te hyjne me makine dhe 1 000 leke minuti, ne rast se duan qe te filmojne me videokamera. Aty jane te lire qe te shetisin te gjithe rezervatin dhe te shijojne bukurite dhe pasurite natyrore te tij.
Ishulli "perandorak" ku shelliheshin komunistet
Ishulli Franc Jozef, eshte krijuar nga aluvionet qe jane grumbulluar ne vendin e fundosjes se nje anijeje. Sikurse dihet, Franc Jozefi ka qene Perandor i Austro-Hungarise. Qe nga krijimi i tij, ishulli ka sherbyer si pike pushimi per udheheqjen e larte te Partise se Punes se asaj kohe dhe si i tille ai ka sherbyer per 10-15 dite pushimi dhe gjuetie ne vit, nderkohe qe gjate pjeses tjeter te vitit ruhej nga ushtare te Gardes se Republikes. Rezervati me siperfaqe 800 hektare, kufizohet ne pjesen veriore dhe lindore nga hapesira toke, ne pjesen jugore eshte deti Adriatik, ndersa ne pjesen perendimore, lumi Buna.
Gjithcka per perlat e Velipojes
Rezervati natyror
Ky rezervat eshte krijuar qe ne vitin 1958. Ka nje siperfaqe prej rreth 800 hektare. Ne te bimesia dhe shpendet jane ne gjendjen e tyre shume te mire natyrore. Ky rezervat ka ne brendesine e tij kater breza pyjore si dhe kater keneta, te cilat jane te lidhura me rruge tokesore njera me tjetren. Nepermjet ketij rezervati me rruge tokesore midis nje pylli te dendur arrihet ne grykederdhjen e lumit Buna. Kjo pike ka nje bukuri te rralle pasi aty ndodhen tre ishuj, njeri i madh qe quhet Ada dhe dy te tjeret jane me te vegjel. Njeri nga keta quhet ishulli i Franc Jozefit. Rezervati nga ana e tij ne pjesen jugore te tij kufizohet me Bregun e Detit, nga pjesa perendimore kufizohet me lumin Buna, ndersa ne pjeset veriore dhe lindore, kufizohet me toke.
Grykederdhja e Bunes
Lumi Buna mund te jete i vetmi i cili derdhjen e tij e ka ne forme Delte natyrale me tri dege. Dy nga keto dege i perkasin pjeses malazeze ndersa njera i takon pales sone. Nepermjet derdhjes se lumit Buna anije te tonazheve te ndryshme kane hyre ne te duke u ngjitur pergjate rrjedhjes se Bunes deri ne portin e Pulajve. Aty pastaj ose jane shkarkuar mallrat, ose jane ngarkuar ne anije me te vogla te cilat kane shkuar gjer tek ura e Bunes ne Shkoder, duke derguar mallrat per tregtaret shkodrane. Ne deget e pales malazeze ndodhet nje ishull, Ada, i cili sherben si pike pushimi ne nje gjendje thuajse natyrale.
BIMESIA
Krahas Pishes te mbjelle nga shteti ne linje natyrale, gjenden druret: Frasher, Bredh, Plep, Verri, Mrine, Rrenje (Familja e Lisit) si dhe nje numer i madh shkurresh dhe bimesh te kenetave.
KAFSHET
Derri i Eger
Cakalli
Dhelpra
Lepuri i Eger
Shpendet
Krahas Gjelit te Eger i cili eshte ne nje numer te vogel, bien ne sy afro 40 lloje rosash, pjesa me e madhe e te cilave jane shtegtare. Keto vijne ne shtator dhe ikin ne fund te marsit te cdo viti.
Tarifat
Vizite e thjeshte
50 leke per person
Hyrje me makine
150 leke
Filmim me videokamera
1 000 leke nje minute
INVESTIMET
Rruga e re shmangu rraskapitjen
Me investimin e fundit prej 200 milione lekesh, thuajse perfundon plotesisht rikontruksioni i rruges Shkoder-Velipoje. Kane mbetur per tu perfunduar edhe tre kilometra, nga 33 qe eshte e gjithe gjatesia e saj. Per to, qeveria aktuale ka premtuar se do te jape fondet e nevojshme per ta perfunduar edhe ate, ne prag te sezonit te ri turistik. Me asfaltimin e rruges eshte bere e mundur qe per nje kohe relativisht te shkurter te shkohet ne plazh, qofte per pushime ditore ashtu edhe per kohe me te zgjatur.
PROBLEMATIKA
Kioske-kaosi, "thembra e Akilit" te plazhit
Nderkohe plazhi i Velipojes serish ka probleme nga me te ndryshmet. Ne radhe te pare ende dhe sot Velipoja nuk ka nje studim te plote urbanistik. Ekziston nje masterplan i miratuar nga qeveria qe ne vitin 2003, por edhe ai nuk eshte i plote. Mungesa e ketij Master Plani ka bere qe te kete pengesa si ne sistemimin e ndertimeve pa leje ashtu edhe ne drejtim te akseve rrugore. Keto te fundit kane bere qe te mbesin pezull edhe nderhyrjet ne sistemimin e rrjetit te ujesjellesit per te cilin eshte ofruar nje firme austriake. Po ne keto akse rrugore do te behet edhe nderhyrja e rrjetit te kanalizimeve te ujerave te bardha dhe te zeza. Nderkohe qe aktualisht, rrjeti i kanalizimeve eshte zevendesuar me gropa septike, gje e cila bere qe te rrezikohet bashkimi i ujit te pijshem qe sigurohet nga puset arteziane dhe ujerat e gropave septike.
Po keshtu problem mbetet edhe rrjeti i energjise elektrike. Aktualisht rrjeti i energjise elektrike qe shkon ne Velipoje eshte parashikuar qe te furnizoje dy hidrovoret qe jane ne kete zone, dhe jo per te furnizuar te njemije ndertimet qe gjenden ne kete plazh.
Korrieri.
Krijoni Kontakt