Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,495
    Faleminderit
    18
    194 falenderime nė 168 postime

    Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste

    Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste

    E Diele, 14 Maj 2006


    Mark Shtjefni, inspektor i Policise Pyjore flet ne nje bisede me "Korrierin", per funksionimin e rezervatit, nje nder perlat qe dikur shijohej nga udheheqja dhe sot sherben si park natyral per t'u kundruar nga pushuesit e turistet.

    Sa kohe ka qe eshte krijuar rezervati dhe si ka funksionuar ai?

    Ky ambient ka marre forme te plote dhe eshte krijuar qe ne vitin 1958. Per kete krahas drureve natyrale te tij, shteti i asaj kohe ka mbjelle nje numer te konsiderueshem me fidane pishe, te cilet perbejne brezin e pare pas detit. Krahas kesaj, jane marre masa nga ndermarrja Pyjore, per kultivimin dhe mirembajtjen e drureve te cilet ishin ne gjendje natyrale ne kete vend. Pas kesaj u vendos qe ne te, te ngrihej nje godine e perkohshme e cila sherbente si rezidence per kuadrot e PPSH-se, te cilet vinin per pushime dhe per gjueti. Vlen te theksohet se gjate atyre viteve, meqenese Velipoja karakterizohej nga keneta te shumta, ajo ishte nje vend i mire per pasionantet e gjuetise se kafsheve dhe te shpendeve. Nje gjendje e tille ka vazhduar deri ne fund te viteve '90.

    Por megjithese vendi yne dhe Velipoja njekohesisht ka kaluar periudha te veshtira sic kane qene vera e vitit 1991, marsi i vitit 1997, perseri Rezervati fale punes sone, te inspektoreve te policise Pyjore, si Preke Ndoka, i cili ka 30 vite pune ne kete rezervat, ka arritur te mbijetoje ne kete gjendje qe eshte sot. Vetem godina e Pritjes sic i kane thene dikur, eshte akoma e shkaterruar sikur do te tregoje se cfare ka hequr ky rezervat ne vitin 1997.

    A mbani mend ju ndonje ngjarje nga jeta e kuadrove te partise se asaj kohe kur vinte per gjueti?

    Po histori te tilla ka plot, por une dua te permend nje rast qe jo vetem ishte i vecante per kohen, por ajo u be e njohur ne nje fare mase, vetem pas viteve '90.

    Ishte fillimi i viteve '80 kur ne Rezervat si zakonisht, kishte ardhur nje nga shoket e udheheqjes se Partise (PPSH), per te gjuajtur derra te egjer.

    Per kete ishin disa punonjes te kooperatives se Velipojes te cilet kujdeseshin qe gjuetia te ishte sa me e mbare. Pasi ne te kundert mund te perballeshe me pasoja te renda per te gjithe ata qe punonin ne rezervat dhe qe mbanin familjet me buke. Ato dite kishte ardhur per gjueti, shoku Qirjako Mihali. dhe si zakonisht ai ishte ne prite te derrit te eger. Punonjesit e Rezervatit i ndillnin derrat gjate gjithe nates per t'ia cuar ne prite shokut Qirjako. Ai sapo sheh derrin merr shenje dhe shkreh ciften. Por fatkeqesisht sacmet ne vend qe te godisnin derrin, kishin qelluar njeri nga punonjesit e rezervatit P.S. Pas kesaj njerezit mblidhen dhe e marrin trupin e mbuluar me gjak te shokut dhe tentojne ta hipin ne makine per ta derguar ne spital. Por ne ate moment, ish anetar i larte i udheheqjes se partise dhe te shtetit, ne vend qe te shprehte keqardhjen per ate cfare kishte bere, u therret njerezve: Cfare beni se e bete pis makinen?

    Atehere njerezit e frikesuar e hoqen trupin e P.S. nga makina e tij dhe me ane te nje makine tjeter e derguan ate menjehere ne spital. Dhe atje, fale punes se mjekeve Ali Spahia dhe Mark Mirashi, u be e mundur qe punonjesit te Rezervatit t'i shpetohej jeta. Ai tashme gezon shendet te mire dhe jeton e punon ne Plazh te Velipojes.

    Kur para pak kohesh u shfaq komedia "Ne gjueti me Sillon", te gjitheve u shkoi mendja te kjo ngjarje. Madje edhe regjizori i kesaj komedie kur ka ardhur per vizite ne Velipoje dhe kur e kane prezantuar me personin real te kesaj ngjarjeje, ai tha: "Une e kisha me te degjuar, por me vjen mire qe nuk paska qene e trilluar dhe shume afer realitetit".

    Cila eshte gjendja aktuale e Rezervatit sot?

    Aktualisht Rezervati eshte shpallur "Zone e Mbrojtur" dhe si e tille gezon mbrojtje te vecante. Ne te jane kater breza pyjore dhe kater keneta te vogla te cilat lidhen me rruge tokesore njera me tjetren. E gjithe pasuria natyrore eshte ruajtur e paprekur, krejt natyrale, pasi aty nuk ka te drejte te nderhyje asnjeri, per asnje lloj arsyeje, sidomos per gjueti.

    Ndersa nga jashte nuk jane te paket gjuetaret sidomos ato nga Italia, te cilet vijne e gjuajne nga larg. Keto pasi kane degjuar nga djemte e Velipojes qe jane emigrante ne Itali per resurset e Velipojes. Keshtu keta italiane nuk pertojne te vijne dhe te qendrojne me dite te tera per te kenaqur nje pasion te tyre qe eshte gjuetia.

    Por kjo nuk do te thote se aty nuk ka te drejte te hyje njeri. Rezervati eshte i hapur per te gjithe ata persona te cilet duan qe ta vizitojne ate, turiste kundrejt disa tarifave simbolike qe jane 50 leke per person, apo 150 leke ne rast se duan te hyjne me makine dhe 1 000 leke minuti, ne rast se duan qe te filmojne me videokamera. Aty jane te lire qe te shetisin te gjithe rezervatin dhe te shijojne bukurite dhe pasurite natyrore te tij.

    Ishulli "perandorak" ku shelliheshin komunistet

    Ishulli Franc Jozef, eshte krijuar nga aluvionet qe jane grumbulluar ne vendin e fundosjes se nje anijeje. Sikurse dihet, Franc Jozefi ka qene Perandor i Austro-Hungarise. Qe nga krijimi i tij, ishulli ka sherbyer si pike pushimi per udheheqjen e larte te Partise se Punes se asaj kohe dhe si i tille ai ka sherbyer per 10-15 dite pushimi dhe gjuetie ne vit, nderkohe qe gjate pjeses tjeter te vitit ruhej nga ushtare te Gardes se Republikes. Rezervati me siperfaqe 800 hektare, kufizohet ne pjesen veriore dhe lindore nga hapesira toke, ne pjesen jugore eshte deti Adriatik, ndersa ne pjesen perendimore, lumi Buna.

    Gjithcka per perlat e Velipojes

    Rezervati natyror

    Ky rezervat eshte krijuar qe ne vitin 1958. Ka nje siperfaqe prej rreth 800 hektare. Ne te bimesia dhe shpendet jane ne gjendjen e tyre shume te mire natyrore. Ky rezervat ka ne brendesine e tij kater breza pyjore si dhe kater keneta, te cilat jane te lidhura me rruge tokesore njera me tjetren. Nepermjet ketij rezervati me rruge tokesore midis nje pylli te dendur arrihet ne grykederdhjen e lumit Buna. Kjo pike ka nje bukuri te rralle pasi aty ndodhen tre ishuj, njeri i madh qe quhet Ada dhe dy te tjeret jane me te vegjel. Njeri nga keta quhet ishulli i Franc Jozefit. Rezervati nga ana e tij ne pjesen jugore te tij kufizohet me Bregun e Detit, nga pjesa perendimore kufizohet me lumin Buna, ndersa ne pjeset veriore dhe lindore, kufizohet me toke.

    Grykederdhja e Bunes

    Lumi Buna mund te jete i vetmi i cili derdhjen e tij e ka ne forme Delte natyrale me tri dege. Dy nga keto dege i perkasin pjeses malazeze ndersa njera i takon pales sone. Nepermjet derdhjes se lumit Buna anije te tonazheve te ndryshme kane hyre ne te duke u ngjitur pergjate rrjedhjes se Bunes deri ne portin e Pulajve. Aty pastaj ose jane shkarkuar mallrat, ose jane ngarkuar ne anije me te vogla te cilat kane shkuar gjer tek ura e Bunes ne Shkoder, duke derguar mallrat per tregtaret shkodrane. Ne deget e pales malazeze ndodhet nje ishull, Ada, i cili sherben si pike pushimi ne nje gjendje thuajse natyrale.

    BIMESIA

    Krahas Pishes te mbjelle nga shteti ne linje natyrale, gjenden druret: Frasher, Bredh, Plep, Verri, Mrine, Rrenje (Familja e Lisit) si dhe nje numer i madh shkurresh dhe bimesh te kenetave.

    KAFSHET

    Derri i Eger

    Cakalli

    Dhelpra

    Lepuri i Eger

    Shpendet

    Krahas Gjelit te Eger i cili eshte ne nje numer te vogel, bien ne sy afro 40 lloje rosash, pjesa me e madhe e te cilave jane shtegtare. Keto vijne ne shtator dhe ikin ne fund te marsit te cdo viti.

    Tarifat

    Vizite e thjeshte

    50 leke per person

    Hyrje me makine

    150 leke

    Filmim me videokamera

    1 000 leke nje minute

    INVESTIMET

    Rruga e re shmangu rraskapitjen

    Me investimin e fundit prej 200 milione lekesh, thuajse perfundon plotesisht rikontruksioni i rruges Shkoder-Velipoje. Kane mbetur per tu perfunduar edhe tre kilometra, nga 33 qe eshte e gjithe gjatesia e saj. Per to, qeveria aktuale ka premtuar se do te jape fondet e nevojshme per ta perfunduar edhe ate, ne prag te sezonit te ri turistik. Me asfaltimin e rruges eshte bere e mundur qe per nje kohe relativisht te shkurter te shkohet ne plazh, qofte per pushime ditore ashtu edhe per kohe me te zgjatur.

    PROBLEMATIKA

    Kioske-kaosi, "thembra e Akilit" te plazhit

    Nderkohe plazhi i Velipojes serish ka probleme nga me te ndryshmet. Ne radhe te pare ende dhe sot Velipoja nuk ka nje studim te plote urbanistik. Ekziston nje masterplan i miratuar nga qeveria qe ne vitin 2003, por edhe ai nuk eshte i plote. Mungesa e ketij Master Plani ka bere qe te kete pengesa si ne sistemimin e ndertimeve pa leje ashtu edhe ne drejtim te akseve rrugore. Keto te fundit kane bere qe te mbesin pezull edhe nderhyrjet ne sistemimin e rrjetit te ujesjellesit per te cilin eshte ofruar nje firme austriake. Po ne keto akse rrugore do te behet edhe nderhyrja e rrjetit te kanalizimeve te ujerave te bardha dhe te zeza. Nderkohe qe aktualisht, rrjeti i kanalizimeve eshte zevendesuar me gropa septike, gje e cila bere qe te rrezikohet bashkimi i ujit te pijshem qe sigurohet nga puset arteziane dhe ujerat e gropave septike.

    Po keshtu problem mbetet edhe rrjeti i energjise elektrike. Aktualisht rrjeti i energjise elektrike qe shkon ne Velipoje eshte parashikuar qe te furnizoje dy hidrovoret qe jane ne kete zone, dhe jo per te furnizuar te njemije ndertimet qe gjenden ne kete plazh.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,495
    Faleminderit
    18
    194 falenderime nė 168 postime

    Velipoja ju fton te sheroheni duke pushuar

    Velipoja ju fton te sheroheni duke pushuar

    E Diele, 14 Maj 2006

    REPORTAZH/ Ne qytetin e Velipojes. Aty ku plazhi rrethohet nga Buna dhe Adriatiku. Bregdeti i virgjer qe ju kuron ndersa i gezoheni diellit dhe ujit te paster. Historite "roze" te ish-udheheqjes dhe kush jane zonat "e paprekshme" qe ekzistojne dhe sot

    Valbona IDRIZI



    Stina e nxehte po afron dhe thuajse te gjithe kane ne mendje deshiren e pare: Pushime, pushime. Keto ne kohet e sotme ofrohen lirshem ne te gjithe vendin dhe jashte tij. kryesisht ne vendet fqinje por dhe ne plazhet me te famshme arabe, afrikane dhe amerikane. Ne vendin tone, mundesite e levizjes jane natyrisht te pakufizuara ndaj zgjedhja behet me e lehte.

    Por te berit pushime, mund te sherbeje edhe si nje ilac i vertete, natyral per shume njerez. Rera me veti kurative qe ndodhet ne plazhin e Velipojes, nder me te pashfrytezuarit e vendit, e garanton kete. Specialistet pohojne se rera e ketushme, mund te shfrytezohet per te rigjeneruar demtimet ne kaviljet, te muskulatures, te ligamenteve te gjurit. Ajo kuron dhe semundjet reumatizmale. Nga ana tjeter, dhe perqindja e madhe e jodit qe ka ky plazh, deri ne 14 per qind. Ajo, sherben per te kuruar nje sere semundjesh te lekures si dhe gjendrat e tiroideve. Kjo e ben krejt te vecante reren e plazhit te Velipojes, nga te gjitha plazhet e tjera te Shqiperise.

    Emri sllav

    Velipoje. Toponimia e kesaj fjale vjen nga sllavishtja Veliko Polje (Fushe e Madhe). Ka nje siperfaqe toke prej rreth 10 033 hektare toke. Plazhi i Velipojes qe i ka dhene nje rendesi teper te madhe kesaj zone, ndodhet 33 kilometra larg nga qyteti i Shkodres dhe ka tre perberes kryesore, bregdetin, rezervatin dhe lagunen e Vilunit. Si plazh, Velipoja mendohet qe te jete krijuar rreth viteve 1580.

    Bregu i Detit

    Ka nje gjatesi prej afro 15 kilometra, nga derdhja e Bunes deri ne kufi me Shengjinin (Lezhe) dhe nje gjeresi te bregut te reres deri ne 300 metra. Nga kjo, vetem pese kilometra breg shfrytezohen aktualisht per plazh. Pjesa tjeter ose frekuentohet pak ose nuk eshte shfrytezuar fare dhe kjo, pasi nuk ka qene e nevojshme deri tani.

    Rezervati

    Afro dy kilometra pa mberritur ne pjesen e plazhit, ndodhet rezervati me nje siperfaqe prej afro 800 hektare. Eshte krijuar qe ne vitin 1958 kur krahas bimesise se tij natyrale shteti eshte kujdesuar qe te mbillen aty edhe nje brez i tere me pisha. Ka nje shumellojshmeri bimesh, kafshesh dhe shpendesh. Ndodhet i ruajtur mire dhe ka statusin "Zone e mbrojtur". Deri ne vitet '90, ishte privilegj i udheheqjes se larte qe ta shfrytezonte kete vend perrallor per gjueti. Ndersa pas kesaj periudhe, u vu nen mbrojtjen e ndermarrjes Pyjore dhe ne te nuk lejohet me gjuetia. Por rezervati, tani sherben si vend per t'u vizituar nga kureshtare te ndryshem.

    Plazhi i Velipojes

    Ky plazh eshte hapur zyrtarisht si plazh ne vitin 1970. Para ketij viti ky plazh eshte shfrytezuar ne menyre fragmentare nga individe te ndryshem. Arsyet e hapjes me vonese te ketij plazhi kane qene se siperfaqet e tokes qe e lidhnin pjesen e zonave te banuara me bregun e detit ishin te rrethuara nga nje pyll i dendur, i mbushur me peme te ndryshme dhe me shkurre dhe kishte nje siperfaqe relativisht te madhe me kenete. Kjo e fundit ka bere qe deri vone te kishte probleme me mushkonjat.

    GJITHCKA PER "FUSHEN E MADHE"

    Velipoje, emri qe vjen nga sllavishtja

    Toponimia e emrit Velipoje, vjen nga sllavishtja, Veliko Polje (Fushe e Madhe). E gjithe zona ka nje siperfaqe toke prej 10 033 hektare toke. Plazhi i Velipojes qe i ka dhene nje rendesi teper te madhe kesaj zone, ndodhet 33 kilometra larg nga qyteti i Shkodres dhe ka tre perberes kryesore, bregdetin, rezervatin dhe lagunen e Vilunit. Si plazh, Velipoja mendohet qe te jete krijuar rreth viteve 1580.

    FLET MJEKU I EKIPEVE KOMBETARE TE FUTBOLLIT

    Coba: Ja vlerat kurative te plazhit te virgjer

    Eshte folur shume per vlerat e ketij plazhi e ne menyre te vecante per reren e tij. Per te mesuar dicka me konkrete ne lidhje me kete, realizuam nje bisede me mjekun specialist, 62 vjecarin Zyhdi Coba. Ai njihet ndryshe edhe si mjeku i te gjithe sportisteve shkodrane prej mbi 40 viteve, si dhe i ekipeve kombetare.

    Kur niset te frekuentoni plazhin e Velipojes dhe cfare mbani mend nga ajo kohe?

    Per here te pare kam shkuar ne plazhin e Velipojes ne muajin qershor 1969, se bashku me ekipin e futbollit te "Vllaznise" se Shkodres. Ne radhe te pare mbaj mend se rruga nga kalohet sot ishte e pahapur, por i bienim andej nga ku fillonte rruga e Torovices ('Tek Benti'). Pastaj neper nje rruge te rendomte fshati shkonim nga qendra e Velipojes deri ne plazh, rruge kjo qe u hap ashtu sic eshte sot, nga mesi i viteve '70.

    Me ka bere nje pershtypje te madhe se ne ate periudhe te pare kur ne ishim ne Velipoje, nuk behej fjale qe te kishte pushues te tjere. Behej fjale per nje ose dy familje qe pushonin ne te gjithe plazhin.

    Ekipi i futbollit ishte sistemuar ne cadra, pasi ndertimet u bene disa vite me vone se 1969. E vecanta e asaj kohe ishte se brezi nga bregu i detit deri ne afersi te vendit qe quhet sot 'Sektor', ishte i mbuluar nga nje pyll i dendur dhe i frikshem. Sot fatkeqesisht ky pyll ruhet vetem ne Rezervat.

    Si e kujtoni infrastrukturen e kohes?

    Problem ne ate kohe ishte edhe ushqimi pasi nuk kishte rrjete sherbimi sic u ngriten me vone. Por na ndihmonte kooperativa, pasi futbollistet admiroheshin nga shkodranet, te cilet ishin gati te thyenin cdo rregull te asaj kohe. Qe nga viti 1969 deri ne vitin 1992 kam frekuentuar Velipojen, nje muaj, ne qershor. Pas ketij muaji ne shpernguleshim ne piken Turistike te Razmes. Nga 1962 deri ne fund te viteve '70, kam shkuar vetem me futbollin. Pastaj aty u ngrit nje ndertese e vecante per sportistet dhe atje shkonin edhe sportet e tjera. Kapaciteti ishte per rreth 50-60 sportiste ne turn (15 ditesh).

    Cilat jane vecorite e reres se plazhit te Velipojes?

    Ne radhe te pare ashtu sic e thashe edhe me siper futbollistet jane vizitoret e pare te Velipojes me 1969. Pra qe nga ajo kohe e deri me sot nuk eshte ndonje shfrytezim i madh i nje plazhi. Pra plazhi eshte i pashfrytezuar shume. Kjo ben qe rera te jete sa me e paster. Ajo mund te shfrytezohet per te rigjeneruar demtimet ne kaviljet, te muskulatures, te ligamenteve te gjurit, si dhe gjendjet paskontuzionare (shtypjet), te sportistet e ndryshem. Por kuron dhe disa shqetesime ne reumatizem, ne njerezit e tjere. Te gjitheve mund t'iu kete rene rasti per te shikuar njerez te cilet jane te mbuluar krejtesisht me rere duke lene vetem koken jashte. Me ane te kesaj ato arrijne qe te permiresojne shqetesimet e tyre nga semundjet reumatizmale. Por nuk duhet harruar perqindja e madhe te jodit qe ka ky plazh. Mendohet qe perqindja arrin deri ne 14 per qind, e cila sherben per te kuruar nje sere semundje te lekures si dhe te gjendrat e tiroideve. Kjo e ben krejt te vecante reren e plazhit te Velipojes, nga te gjitha plazhet e tjera te Shqiperise.

    Bisedoi V.Idrizi

    P.s Fotot e velipojes i poston Loncja..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    37
    30 falenderime nė 21 postime
    Vetėvrasja e Mehmet Shehut mesnatėn e 17-18 dhjetorit ‘81

    "Nė vilėn e Mehmetit bllokova aparaturat radiondėrlidhėse"


    Kujtim Boriēi

    Ekskluzive/ Nė kėtė numėr, Ibrahim Shametaj, ish-kryeinxhinier i ndėrlidhjes nė Ministrinė e Mbrojtjes, tregon momentet pas vetėvrasjes, mesnatėn e 17-18 dhjetorit 1981, tė Mehmet Shehut, ku ai mori urdhėr nga eprorėt qė me urgjencė tė verifikonte nė shtėpi aparaturat radiondėrlidhėse me agjenturat e ambasadat e huaja tė kryeministrit shqiptar, prova qė mė vonė do tė pėrdoreshin nga Enver Hoxha e drejtėsia e kohės si dėshmi pėr veprimtarinė “armiqėsore” tė tij.

    Nė vazhdim do tė lexoni:
    - Lajmi zyrtar pėr vetėvrasjen e Mehmetit dhe urdhri tjetėr pėr ngritjen e njė ekipi specialistėsh “pėr tė verifikuar aparaturat dhe mėnyrėn e ndėrlidhjes me agjenturave huaja” tė “armikut” Mehmet Shehu.
    -Roli i dyfishtė, ai i pėrcjelljes sė sinjalit televiziv dhe komunikimit me abonentė nė distanca tė largėta i antenave nė ballkonin e dhomės sė Mehmetit.
    - Ēfarė tha inxhinieri i MPB-sė, Shametaj, lidhur me rezultatet pozitive tė antenės sė Mehmetit, e pėrdorur nė radiorrjetin “Bar”, radiorrjet i ambasadave Beograd-Athinė-Romė.
    Dokumenti
    Mesnatėn e 17-18 dhjetorit 1981, nė njė moment depresioni tė thellė, brenda nė dhomė, nė katin e dytė tė banesės sė tij, kryeministri i vendit, Mehmet Shehu, kryen aktin e rėndė tė vetėvrasjes. Vrasja ėshtė kryer me pistoletėn e tij personale, me goditjen e njė plumbi nė zemėr, teksa ishte i shtrirė nė krevat. Zhurma e pistoletės ėshtė dėgjuar nga familjarėt dhe ushtarakėt e shėrbimit tė cilėt kanė dhėnė alarmin...
    (Nga komunikata zyrtare publike e orės 20.00 e datės 18 dhjetor 1981)

    Edhe pse kanė kaluar 25 vjet nga vetėvrasja (versioni zyrtar) i Mehmet Shehut, kryeministrit mė jetėgjatė i Shqipėrisė, cilėsuar nga Enver Hoxha e udhėheqja e kohės si “poliagjent” e “armik” i vendit, ende vazhdojnė tė mbeten mister rrethanat e vetėvrasjes dhe vėrtetėsia e akuzave nė ngarkim tė tij, tė cilat ēuan nė kėtė akt tė dėnueshėm pėr kohėn. Specialistė e funksionarė shtetėrorė qė kanė kryer procedurat ligjore tė aktit, por edhe tė tjerė qė janė marrė direkt apo indirekt me kėtė vetėvrasje, veēanėrisht pas vitit 1990, shpesh kanė dhėnė detaje tepėr interesante tė papasqyruara nė dokumentacionin zyrtar tė kohės, disa prej tė cilave apo njė pjesė e tyre shtojnė dyshimet rreth kėtij misteri. Ibrahim Shametaj, ish-kryeinxhinier i ndėrlidhjes nė Ministrinė e Mbrojtjes nė atė kohė, e njėkohėsisht pėrgjegjės pėr ndėrlidhjen e drejtuesve tė kėtij dikasteri me udhėheqjen (Enverin, Mehmetin, Hysni Kapon), tregon pėr momentet qė ai mėson pėr vetėvrasjen e Mehmetit, mori urdhrin e veēantė pėr verifikimin nė banesėn e tij, tė aparaturave radiondėrlidhėse me agjenturat e huaja.
    Vetėvrasja e Mehmetit dhe urdhri pėr kryeinxhinierin e ministrisė
    Shametaj tregon se sė bashku me disa shokė, ishte pėr ngushėllim te njė koleg qė i kishte vdekur babai, kur nė Bllok, nė vilėn e kryeministrit (17 dhjetor, duke u gdhirė 18 dhjetori 1981), Mehmet Shehu kishte vrarė veten. Ibrahimi, nė shėnimet e tij pėr kėtė ngjarje tė rėndė shkruan: ”...Nė orėn 18.00 tė mbrėmjes, disa telefonata tė shpeshta nė shtėpi nga drejtori i ndėrlidhjes nė ministri, mė kishin kėrkuar tė paraqitesha nė dikaster me urgjencė. Sapo kthehem, nisem urgjent pėr nė zyrė. Sapo mbėrrij nė hyrjen e tunelit ku ishte instaluar qendra e ndėrlidhjes, mė priste nė heshtje zėvendėsministri, por shumė i shqetėsuar. Mė thotė se kishte kohė qė mė kėrkonte. Sapo futem, shikoj se nė karrigen e drejtorit ishte ulur shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė. I shqetėsuar mendova se mos kishte ndodhur ndonjė avari e rėndė nė ndėrlidhjen e ushtrisė apo udhėheqje, e sigurisht qė mė priste ndėshkimi. Pa u pėrshėndetur, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm mė thotė se mė kishin thirrur se Mehmet Shehu kishte vrarė veten e se ia kishte me tė pabesė partisė. U vura nė siklet jo vetėm nga lajmi, por edhe pėr faktin se personalisht si familje, ne Shametajt kishim lidhje miqėsie tė dyfishtė (Gjyshja e gruas ishte kushėrirė me nėnėn e Mehmetit, e motra ime ishte martuar me kushėririn e Mehmetit) me kryeministrin, fakte tė cilat i kisha shkruar dhe nė autobiografinė time, e gjithsesi u pėrpoqa tė ruaja gjakftohtėsinė. Iu pėrgjigja shefit tė shtabit me shprehjen tė rrojė partia. Pastaj, duke m’u drejtuar nė formė urdhri, mė pėrmendi faktin se kisha projektuar e bėrė instalimet nė bllokun e udhėheqjes, tė kontrolloja gatishmėrinė e ndėrlidhjes me udhėheqjen, kisha autorizim tė veēantė pėr tė hyrė nė ēdo kohė nė Bllok, mė urdhėron tė kontrolloja ēmontimin e aparaturave nė vilėn e Mehmetit. Mė pas mė thotė se aparaturat e mbyllura nė ambiente tė kontrolluara nga zėvendėsministri i Brendshėm, pas kontrollit, do t’i mbyllja e vulosja, duke ia dhėnė ēelėsin po zėvendėsministrit.
    Kontrolli nė tunel dhe nė banesėn e Mehmetit
    Udha nga Ministria e Mbrojtjes deri nė Bllok, ku vila e Mehmetit ishte e rrethuar me njė varg ushtarėsh tė Gardės, ku tek-tuk dukeshin drejtues tė lartė tė shtetit e hetues tė lartė qė vinin e iknin, pėr Shametajn qė e rikujton pas 25 vjetėsh, nuk ėshtė ndjerė. Ai tregon se e ka ndjerė veten mė ngushtė nė karrierėn e gjatė tė punės, pasi rasti ishte tepėr i veēantė dhe konkluzionet qė ai do tė jepte rreth verifikimeve tė radiove, antenave e aparaturave nė banesėn e Mehmetit, qė siē i kishin thėnė “ia kishte me tė pabesė partisė”, e “kishte bėrė njė akt tė dėnueshėm politik”, ishin me pėrgjegjėsi tepėr tė madhe. Shametaj kujton, ”Tė parin takova zėvendėsministrin e i mora ēelėsat. Nė tunel kontrollova tė gjitha ambientet dhe pasi u binda e verifikova aparaturat, mbylla e vulosa dyert, kontrollova nėse ishin larguar makinat (autoveturat) qė ishin nė rrethimin e vilės, vazhdova punėn. Pashė e verifikova gjithēka, si nė mjediset e tunelit, nė dhomėn e mjediset e vilės, nė ballkon, (mjediset dhe pajisjet ishin tė njohura pėr mua) duke administruar antenat, aparaturat e sigurisht, duke bėrė verifikimin e ēastit, pasi mė vonė gjithēka do t’i nėnshtrohej ekspertizės sė veēantė me grup tė posaēėm specialistėsh. Gjatė gjithė kohės qė unė punoja, nga fillimi i verifikimit tė aparaturave nė tunel, nė banesė, e deri te bllokimi i tyre nė njė mjedis tė veēantė qė ishte caktuar, pra deri nė mbylljen e derės, i dhashė ēelėsin zėvendėsministrit, nė prani edhe tė disa personave tė tjerė qė nė njė farė mėnyrė ishin “roje” e tė tė gjithė procesit!” Kisha bėrė vetėm pak nga puna ime si profesionist, por mė vonė duhej njė ekspertizė e plotė rreth aparaturave qė pėrdorte Mehmet Shehu, “rrezja e ndėrlidhjes me agjenturat e huaja” dhe “abonentėt” konkretė me tė cilėt komunikonte kryeministri shqiptar i sapovetėvrarė dhe i cilėsuar nga Enveri e udhėheqja si “poliagjent” e “armik i partisė e popullit!”.
    Orėt e pasdites sė 18 dhjetorit 1981
    Numri i personave qė kishte marrė vesh pėr vetėvrasjen e kryeministrit shqiptar, sipas Shametajt, gjatė gjithė ditės sė 18 dhjetorit 1981, ishte tepėr i kufizuar. Gjatė gjithė rrugės teksa ecte drejt shtėpisė, shton mė tej ai, shikoja njerėz qė ecnin zakonisht, por pa parashikuar situatėn pas mėsimit tė lajmit tė vetėvrasjes sė Mehmetit. Ai tregon se me tė arritur nė shtėpi, u raportoi eprorėve pėr zbatimin e detyrės, duke marrė urdhrin qė tė rrinte nė gatishmėri pėr veprime tė tjera qė e prisnin. “Shumė gjėra mendoja ato ēaste, pėr veten, por edhe pėr familjen e Mehmetit, e cila sigurisht do tė pėsonte fatin e familjeve tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Ēakos qė u pushkatuan, por mė vinte keq edhe pėr Vladimirin, djalin e Mehmetit, inxhinier elektronik e shok i imi, me tė cilin na lidhte puna shpesh”, - tregon Shametaj.






    05/06/2006

    shekulli

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Kush ishin ballistėt?
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 09:52
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 13:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •