Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1

    Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës



    Skjarim:
    Këshilli nacional sërb për Kosovën ka angazhuar shoqaten Lobi-ste Americane "Venable" që të lufton kundër pavarësisë së kosovës.
    savekosovo.org është faqe lobiste Sërbe që ka kushtuar 600.000 $ për t'ia filluar me luften e medias kundër Pavarësisë së Kosovës dhe tashë qeveria e Sërbisë paguan për mirëmbajtjen e kësaj faqeje 100.000 $ në muaj, ka një ekip prej 30 përsonave duke marur parasyshë se të gjithat mediat sërbe jan në ndihmë të recensimit dhe japin ndihmë materiale propaganduese kundër popullit shqiptar në përgjithësi.
    Faqja në fjalë ka qen e përmendur për herë të parë para 2 muajëve por ka qen në punim e sipër, në telexin e qeverisë Sërbe për këtë faqe shkruan:
    -Lufta për Media kundër pavarësisë së Kosovës ka filluar në SHBA me ndihmen e firmes amerikane "Venable"-

    Ju kthehet përgjigjëja jo nga institucionet Kosovare apo ato të Shqipërisë por nga një përson i vetëm, që pasi bëhet e ditur faqja sërbe i sulmon me idet e tyre dhe krijon faqen:

    www.savekosova.org

    E cila përfundohet për dy ditë, e adresa e faqës sërbe ëshë e njejt si kjo por me savekosovo.org nuk po ja bëj lidhjen të plotë për të mos kontribuar në referencimin e saj nga kjo faqe.

    Nëse moderatorët e këtij forumi kan mirkuptim të bëjn një lidhje direkte të kësaj adrese: www.savekosova.org me indexin e kësaj faqe ngase ka rëndësi kombëtare që të jet e referencuar nga faqët më të vizituara.

    Jepeni mendimin e juaj pasi që e keni kuptuar qëllimin pse me të njejtin disajn?

    Ps Urgjent nëse keni shkrime në gjuhen angleze për krimet sërbe por që mund të verifikohen i shkruani direkt në E-mail: press@savekosova.org

    Me nderime
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jarina : 15-05-2006 më 13:37

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po ket faqe e ka bere NAAC-u apo me sponsorizim nga NAAC apo nje person i vetem se spo e kuptoj dot ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3

    Eshtë thjesht një reagim kundër sërbëve

    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Po ket faqe e ka bere NAAC-u apo me sponsorizim nga NAAC apo nje person i vetem se spo e kuptoj dot ?
    Ju përshendes dhe një skjarim si duket është i nevojshëm.

    NAAC nuk ka të bëjë asgjë me këtë faqe përveç asaj se mu ka duftur ta bëje lidhjen e këtij reagimi me faqe të respektuara Amerikane, unë nuk e foli anglishten ngase jetoi në Zvicër për të shkruar diqka të rëndësishme dhe me vlerë për popullin tonë dhe kam qenë i detyruar të huazoj shkrime dhe kam kërkuar shkrime në forume të ndryeshme e sidomos prej atyre që e flasin gjuhen angleze mirë dhe e kuptojn qëllimin.

    Logoja NAAC që duket në faqen www.savekosova.org është thjesht një huazim i NAAC nga një punim i imi por që ka një rëndësi të veqant dhe në munges të kohës mu ka duftur të ta qesë pasi qe edhe faqja thirret American Council for Kosova /o për referencimin në robotët e ndryeshme është e domosdoshme, disajni është identik si i atyre Kriminelave sërb dhe për arsye thjesht estetike e kam ndruar vetëm Logon dhe një shkronjë Kosovo me Kosova, qëllimi është të lind konfuzioni tek sërbet dhe të lexuesit e rastit se një firm amerikane i ka tradhëtuar dhe se jan në kontradit me ata që kan paguar 600.000 $ dhe nga 100.000 $ në muaj me një faqe të punuar nga një përson për dy ditë dhe që sedin anglishten.

    Por që sotë kërkoj ndihmë jo në para por vetëm në shkrime të qëlluara për ti kundërshtuar barbarët sërb të cilët ata nuk kursejn asgjë për të na poshtruar, faqja është thjesht e të gjithëve atyre që e kuptojn qëllimin strategjikë dhe nevojen e një punimi të tillë.

    Më kan ndihmuar
    Gentelmeni nuk di më teper për këtë përson se nuk e njof por më ka dërguar disa shkrime që gjinden në faqe,
    Gazeta Shekulli Online, Juri Zhupa me lidhjen e tyre në faqe,
    tokashqiptare.com, më kan propozuar ndihmë financiare por nuk ka nevoj është thjesht një reagim dhe i felemnderoj,
    Ferdane Kelmendi shkrime dhe korigjime në anglishtë ende është duke përmirësuar,
    Vlora Çitaku në angazhimin e sajë të zgjon nga gjumi institucionet për reagime tjera mediatike,
    rahoveci.net, nuk e di ku ka marur veshë por përsoni i parë më ka propozuar ndihmë në shkrime.

    Dhe shumë faqe tjera më kan propozuar shkrime por jam duke i pritur, kam hyrë në kontakt me partin ORA, PD e Kosovës, AA e Kosovës, Vetëvendosje kam reaguar në ambasaden shqiptare në Zvicër pse nuk ngritin padin kundër "Venable", kam kontaktuar sekretarin e përhershëm të kryeministrit Agim Çeku dhe se jan në dijeni por s'kan kurfar ideje si të përgjigjen, por do të shofë neser me qeverin dhe grupin strategjikë të negociatava ngase më kan kontaktuar dhe ndoshta do të kenë një strategji, unë thjesht vetëm iden, kohën si dhe recensimin e faqës, faqja do të kryhet më së largu neser në mbrëmje me ndihmen apo pa ndihmen e Qeverisë po mendoj në shkrime të qëlluara dhe strategjike, ngase të enjten 4 milion E maila i dërgoi në qdo organizat amerikane, religjioze, associative, kongresit, senatit vetëm për ti bërë Venable dhe thyrjen e moralit atyre që kan paguar 600.000 $ për një faqe Kriminale.

    Kam kontaktuar disa herë AACL për të huazuar numrin e telefonit të tyre ngase nuk kam numër në Amerikë ende s'mu kan përgjigjur, por reagimi ka filluar të shtunden e kaluar dhe besoj se do të më kontaktojn, nëse dikush ka kohë dhe që e flet mirë anglishten e që jeton në Amerikë nëse më ndihmon me thirrje telefonike do të isha mirënjohës, këto gjëra fatkeqësisht institucionet duhët të kujdesen e jo përsona të vetëm!

    Me nderime Genti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jarina : 15-05-2006 më 20:01

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Venable LLP eshte firme e madhe, ka mbi 450 partnere.

    Ne fushen e praktikes kane edhe "sherbime qeveritare dhe konsultime", qe do te thote se jane brenda fushes se sherbimit te klientit, ne kete rast te shtetit serb. Nje partner i kesaj firme, Jatra me duket ka qene analist i Senatit dhe keshillatar i Milloshevicit ne 2002.

    Nuk mund te thuhet se cfare sherbimesh presupozon kontrata me qeverine serbe, por lobbying nuk perjashtohet.

    Mendoj qe te kontaktoni AACL/NAAC qe ti njoftoni per perdorimin e logos (ndryshe eshte jo ligjore). Duhet te flasin shqip.

    National Albanian American Council’s

    Hands of Hope Campaign

    2021 L. Street NW, Suite 402

    Washington, DC 20036-4958

    Tel: (202) 466-6900

    Fax: (202) 466-5593

    www.HandofHope.org

    ++++++++++
    Nga hulumtuesja e shquar shqiptare Safete Sofie Juka, profesoreshe ne Georgetown, deshmitare ne Kongesin Amerikan gjate luftes se Kosoves, personalitet ne histori, qe nderroi jete pak muaj me pare, e vetmuar ne vendlindje! Librat e saj ka kerkuar te botohen pa pagese per shqiptaret.

    http://mysite.verizon.net/vze7b2yg/id57.html
    http://www.ess.uwe.ac.uk/kosovo/footnotes.htm
    ++++++++++

    Ka materiale ne anglisht relativisht te mira:

    http://www.seda.org.al/ACH/intro.htm

    Shpresoj t'ju bejne pune deri diku.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5

    Logoja e ndryshuar

    Sja kam marur logon askujt, se keni lexuar mirë por ja e ndrova, faqen e kam bërë në shpejtësi dhe ka qen qëllimi të jetë identike si ajo e sërbëve dhe s'kam menduar çfar logo do ti përshtatet, por më tepër përmbajtëja e faqës ka rëndësi e do ti shikoj menjëher këto lidhje që mi keni dërguar duke ju dëshiruar një natë të mbarë ju përshendes.

    PS
    Styx shumë lidhje të mira më keni dërguar neser në mëngjez do ta shtoj një rubrikë se mbeta pa gjumë duke lexuar .

    Genti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jarina : 15-05-2006 më 21:23

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Genti:

    Pardon, nuk e kisha lexuar me kujdes. U perqendrova me shume ne llojin e ndihmes qe kerkoje.

    Sidoqofte, mendoj se NAAC nuk do kete kundershtim te perdoresh logon e tyre, perkundrazi mund edhe te ndihmoje se pse kane lobb te forte. Hands of Hope eshte shoqate bamiresie qe drejtohet nga gruaja e shefit te NAACs. Coji email. Flasin shqip.

    Per AACL (jjd@aacl.com) Joseph Dioguardi. Ishte ne Rome para pak kohesh ku mbajti nje fjalim dhe trajtoi Shqiptaret. Mbase, prandaj nuk ju kane kontaktuar me shpejt.

    PS. Menyrat qe perdorin serbet (flood informativ) nuk jane gjithmone efektive. Ne kohen e luftes i bombarduan gjithe kompanite e medha duke krijuar me shume bezdi dhe antipropagande. Kesaj radhe e paskan strukturuar. Mos humbi torruan.


    Me te mirat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 15-05-2006 më 21:39
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje link ajo per faqen e Bushit ku mund ti shkruash kongresit etj nuk punon.
    Gjithashtu mendoj une personalisht ajo "Nato just do it" ja heq profesionalizmin faqen. Ki parasysh se ke te besh me nje entitet shteteror dhe si rrjedhoje pergjigja duhet te jete sa me profesionale ne kete aspekt. Nuk mund te lejojme emocionet tona(kuptohet shume kemi vuajtur e shume kane vuajtur Dardanet se fundi nga presioni dhe barbaria Serbe) qe te jene mbi gjakftohetesine, vetem atehere do ja kesh arritur qellimit qe te paraqesesh nje panorame te qarte per publikun perendimor.
    Barra(nuk kam qejf ta quaj barre por ne te tilla raste ne shtete pa shtet kur individi del siper per t'ju kundervene genjeshtres dhe krimeve njerezore mund te te quajne edhe ekzemplare te sojit tend nje fare rrebeli, keshtu qe mos humb shprese) qe ke marre persiper eshte tejet e fisme, dhe nuk do jesh vetem ne informacionet dhe ndihmen qe do kesh.

    Pershendetje
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8

    Faleminderit për këshilla me vend

    Cyclotomic
    Po e e largova "Nato Just do it" dhe i shtova disa foto tjera, është e vërtet se nuk bënë të bëjm diqka me emocione edhe pse vështir me i mshefur.

    Styx
    E-mailat që do ti dergoi do të jen të përsonalizuara psh kishave në amerike mailin do tia u dërgon kisha katolike kosovare dhe ajo shqiptare, associacioneve të gruas në amerikë shoqata e grave të kosovës do tia dërgon E- mailin etj etj jam duke i përsonalizuar.

    Me nderime Genti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jarina : 16-05-2006 më 03:55

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Përshëndetje Genti,
    kur kerkon ne Google "american council for kosovo" ne vend te pare del versioni serb i www.americansforkosova.org
    Per te patur vende sa me te larta be Google per fjalet (keyword) e mesiperme duhen sa me shume lidhje (links) nga website shqiptare (qofte edhe te fshehura), per http://www.savekosova.org me titullin e mesiperm.
    Prandaj kush ka nje website ose faqe personale mund te vinte nje lidhje.
    Nse nuk mund ta vendoset e dukshme, mund te vendoset brenda nje
    <NOSCRIPT>
    </NOSCRIPT>
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #10
    Ju përshendes Karaburuni

    Kamë paguar recensimin profesional por faqja ka dy ditë jetë e sërbet kan dy muaj përparësi por jam duke punuar në këtë drejtim.

    Dhe ju kam shkruar webmasterave shqiptar por jam duke i pritur përgjigjen e tyre nëse e kuptojn qëllimin por ato më të vizituarat jan duke i bërë lidhjet se më kan kërkuar tabloidat.

    Genti

  11. #11

    Ja siq ju kam premtuar


    Duke pritur shkrime të vlefshme, sotë dhe dje gjithëditen kemi referencuar faqen www.savekosova.org dhe si duket mundi i jonë për momentin është paguar.

    Neser do ta dërgojm faqen nëpër forume të shkijëve se jan ende në ëndra dhe në gëzime se Venable po i ndihmon. Duke ju thënë ju keni paguar 600.000 $ ne i kemi bler për 1000 $ dhe menjeher kan pranuar se e kan vrejtur edhe ata se jeni populle kreten .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jarina : 16-05-2006 më 19:04

  12. #12
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jarina, pergezime per punen e kryer.

    Pashe ne postin me lart qe te dhenat e faqes ishin ne frengjisht. Nuk e di nese te bejne pune, por une zoteroj me qindra e qindra faqe te tera te fotokopjuara artikujsh mbi Kosoven, te botuara ne shtypin francez prej shume vitesh, dhe kryesisht gjate luftes 1999.

    Nqs deshiron, une mund te bej nje perzgjedhje te ketyre artikujve, nga filozofe, politikane apo analiste te ndryshem, dhe t'i skanoj per t'ua derguar juve. Kohen e kam shume te kufizuar, por nqs dikush do te ishte i interesuar per t'i botuar, une mund te hyja te perktheja pjeset me te mira te debatit te asaj kohe.

    Nuk e di a ekziston ne shqip libri i Louise L. Lambrichs "Rasti Handke", por sinqerisht do isha i gatshem ta perktheja pa kurrfare shperblimi (me kusht qe te vihej online falas per çdo shqiptar anembane botes). Sigurisht duke i marre leje zonjes se nderuar.

    Gjithe te mirat.

    ps : nje verejtje te vogel ne lidhje me rreshtin e fundit te postimit tend. Mire eshte qe te mos kalojme ne fyerje te uleta te nje populli sepse kjo vetem sa na i largon miqte dhe jo afron. Vetem me edukate, kulture, gjakftohtesi dhe maturi mund te bejme per vete shume miq. Faleminderit, mik.

  13. #13
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    Jarina, hallal qe je patriot!!!! Rrofsh Jarina!
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  14. #14

    Qëllimi?

    Jarina,

    Qëllimi i juaj - për si e paraqitët në këtë kuvend - ishte i shkëlqyeshëm. Mirpo, sa për nder, nuk kishte me qenë keq me pas tregu se dëshiron përmes kësaj çështje me e afirmu edhe veten. E kam fjalën për faqen e juaj (tjetër) tokashqiptare.com (tokashqiptare.com sikur savekosova.org po kallxojnë në tapi të Internetit se janë të njejtit njeri.) Ju na njoftuat në një shkrim të mëparshëm të juajin këtu se tokashqiptare.com ju "kan propozuar ndihmë financiare," e shtoni, "por nuk ka nevoj është thjesht një reagim dhe i felemnderoj." Pra, nuk ka kuptim se tokashqiptare.com është faqe e juaj. Sidoqoftë, (edhe) një tjetër qëllim i juaji, që përmes savekosova.org të drejtoni më shumë njerëz në faqen e juaj tjetër tokashqiptare.com .

    Savekosova.org , për mendimin tim, do të duhej me jep sqarim se çfarë po bëjnë shkijet me faqen e tyre, e sa për me e ditë të vërtetën do të duhej të i drejtonte ata që janë kurreshtar për ato çështje në faqen e zyres Amerikane në Prishtinë (mbasi ju drejtohet veçanarëshit Amerikanëve,) në faqet e Shoqatave Shqiptaro - Amerikane (lobi Shqiptar,) në faqet e arkivave të lajmeve për Kosovë/Shqipëri të shtëpive ndërkombtare (ameriko e anglofone) të lajmeve (CNN, BBC,) e përmbledhje të arkivave të lajmeve në news.yahoo.com, ...

    Për jetësimin e qëllimit të juaj, fillimisht, prej asaj renditje të partive që i kishit kontaktu - siç shkruani "kam hyrë në kontakt me partin ORA, PD e Kosovës, AA e Kosovës, Vetëvendosje... " po shihet se keni vullnet partiak. Kosova/Shqipëria është e çdo Shqiptari. Nuk po shkruaj se nuk është e mundur me qenë pronë a ndonjë njeriu a partije, por po shkruaj se Kosova/Shqipëria ka me mbijetu (si çdoherë) partitë e njerëzit vetjak.

    Atëher, a është shaka kjo punë e institucionit të Kryeministrit - se savekosova.org lidhë te faqja e Kryemnistrit Çeku ( t-ticketgame.com/pm - e cila është lidhja e parë e savekosova.org .) Rrënja e asaj faqeje - t-ticketgame.com - po jep emrat e dove që paskan fitu udhëtim kthyes prej Prishtine në Mbretërinë e Bashkuar përmes "British Airways." Shpresojë se e kanë kaluar mirë në atë udhëtim, edhe se kanë pi çaj në BA. Por, çka patë kjo gjë lidhje me Kryeministrin e një Shteti - me Kryeministrin Çeku?

    Qëllimi i juaj është i mirë - për si e paraqitët ju - por ndoshta do të ishte mirë me i nda/koordinu punët. Është kafshatë e madhe për ju me e njoftu Amerikën prej Europe. Kuptohet, është më lehtë për ju se për mua me e ngritë namin për të mirë të Shqipeve në Europë. Po shpresojë se po kuptohemi. Nëse jo, atëher lexo edhe lajmet e shkive ku e dijnë se nëse shkijet i përdorin $600,000, është përgjigje (e dobët) për $10,000,000 të Shqiptarëve. Vlera e dollarëve të Shqipeve shtohet edhe se Shqipet e kanë të vërtetën në anë të tyre, e më me rendësi është se interesat Kombëtare Amerikane sot ju shkojnë për shtati Shqipeve.

    Sa për fund, nuk e shiqova në imtësi faqen savekosova.org, por më ra me vërejtë lidhje që (ende) drejtojnë në përmbajtje të faqes të shkive - "About Us"_"Advisory Board" dhe "Council Officers." Gjithashtu, fjalët është me rëndësi me qenë të shkruara në Amerikanisht - për shembull "Rusia*" duhet të jetë "Russia*."
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Të them të drejtën nuk po shikoj ndonjë lidhje (link) për tokashqiptare.com
    Por edhe sikur te kishte, personalisht nuk do te shikoja ndonje te keqe.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  16. #16
    Ju përshendes të gjithëve,

    Ju faleminderit për këshillat dhe kritikat, dhe si këshillat dhe kritikat i pranoj pa kurfar problemi por meritojn përgjigje.

    Nuke bëjë afrimimin tim në këtë kuvend ngase thjesht nuk kam çka të afirmoj në kuvende por siq e shifni kam kërkuar ndihm dhe po e ceki jo ndihm financiare por vetëm ndihm në shkrime dhe atë në gjuhen angleze pasi edhe kam treguar se jetoi në Zvicër dhe nuk e di anglishten për të shkruar artikuj me rëndësi pa gabime shkrimi.
    Sa i përket faqëve të mija përsonale keni shumë gabim kur thuani se përmes faqës www.savekosova.org, ngase do të ishte shumë rrënqethëse për mua vetëm një sekond të kisha menduar se do të përvetësoj nga kjo luft propaganduse që kan nisur Sërbët, të kthehemi faqës që përmendni toka shqiptare dhe spo ja bëj fare lidhjen, është e vërtet se është faqe përsonale e imja por nuk është e vetmja por nëse shfletoni faqen e permendur nuk ka kurfar reklame apo ndonjë shkrim ku mundohem të afirmohem dhe prap po thëmë se nuk kam asgjë të konfirmoj, dhe nëse jeni të gatshem siq propozoni të formoni një grup për të ju kundërvenë propagandes sërbe jeni të mirë se ardhur dhe qyshë sotë ju japi të dhanunat e ftp por qka është më e mira kam propozuar faqen www.savekosova.org të ja u dha të gjithëve atyre që kan më teper strategji për të ju kundërvene sërbëve, kam përmend faqen tokashqiptare vetëm mos të ketë konfuzion tek webmasterat për seriozitetin e këtij reagimi dhe per recensimin e faqes www.savekosova.org në të gjitha faqet shqiptare, të gjitha lidhjet që kam bërë asnjë s'me ka kthyer përgjigje edhe pse ju kam shkruar dhe kam lënë mesazhe në telefonin e tyre por diqka mu ka duftur të qesë dhe po ju sinjaloi se ende faqja sështë përfunduar 100% në munges të shkrimeve dhe lidhjeve serioze.

    Më tepër skjarim në kritika i shkruaj në mbrëmje ngase me të vërtet s'kam kohë

    Me nderime

  17. #17

    Ju përshendes të gjitheve

    Ju përshendes të gjithëve,

    Ju faleminderit për këshillat dhe kritikat, dhe si këshillat dhe kritikat i pranoj pa kurfar problemi por meritojn përgjigje.

    Nuke bëjë afrimimin tim në këtë kuvend ngase thjesht nuk kam çka të afirmoj në kuvende por siq e shifni kam kërkuar ndihm dhe po e ceki jo ndihm financiare por vetëm ndihm në shkrime dhe atë në gjuhen angleze pasi edhe kam treguar se jetoi në Zvicër dhe nuk e di anglishten për të shkruar artikuj me rëndësi pa gabime shkrimi.
    Sa i përket faqëve të mija përsonale keni shumë gabim kur thuani se përmes faqës www.savekosova.org, ngase do të ishte shumë rrënqethëse për mua vetëm një sekond të kisha menduar se do të përvetësoj nga kjo luft propaganduse që kan nisur Sërbët, të kthehemi faqës që përmendni toka shqiptare dhe spo ja bëj fare lidhjen, është e vërtet se është faqe përsonale e imja por nuk është e vetmja por nëse shfletoni faqen e permendur nuk ka kurfar reklame apo ndonjë shkrim ku mundohem të afirmohem dhe prap po thëmë se nuk kam asgjë të konfirmoj, dhe nëse jeni të gatshem siq propozoni të formoni një grup për të ju kundërvenë propagandes sërbe jeni të mirë se ardhur dhe qyshë sotë ju japi të dhanunat e ftp por qka është më e mira kam propozuar faqen www.savekosova.org të ja u dha të gjithëve atyre që kan më teper strategji për të ju kundërvene sërbëve, kam përmend faqen tokashqiptare vetëm mos të ketë konfuzion tek webmasterat për seriozitetin e këtij reagimi dhe per recensimin e faqes www.savekosova.org në të gjitha faqet shqiptare, të gjitha lidhjet që kam bërë asnjë s'me ka kthyer përgjigje edhe pse ju kam shkruar dhe kam lënë mesazhe në telefonin e tyre por diqka mu ka duftur të qesë dhe po ju sinjaloi se ende faqja sështë përfunduar 100% në munges të shkrimeve dhe lidhjeve serioze.

    Më tepër skjarim në kritika i shkruaj në mbrëmje ngase me të vërtet s'kam kohë

    Me nderime

  18. #18

    Ju përshendes të gjithëve

    Ju faleminderit për këshillat dhe kritikat, dhe si këshillat dhe kritikat i pranoj pa kurfar problemi por meritojn përgjigje.

    Nuke bëjë afrimimin tim në këtë kuvend ngase thjesht nuk kam çka të afirmoj në kuvende por siq e shifni kam kërkuar ndihm dhe po e ceki jo ndihm financiare por vetëm ndihm në shkrime dhe atë në gjuhen angleze pasi edhe kam treguar se jetoi në Zvicër dhe nuk e di anglishten për të shkruar artikuj me rëndësi pa gabime shkrimi.
    Sa i përket faqëve të mija përsonale keni shumë gabim kur thuani se përmes faqës www.savekosova.org, ngase do të ishte shumë rrënqethëse për mua vetëm një sekond të kisha menduar se do të përvetësoj nga kjo luft propaganduse që kan nisur Sërbët, të kthehemi faqës që përmendni toka shqiptare dhe spo ja bëj fare lidhjen, është e vërtet se është faqe përsonale e imja por nuk është e vetmja por nëse shfletoni faqen e permendur nuk ka kurfar reklame apo ndonjë shkrim ku mundohem të afirmohem dhe prap po thëmë se nuk kam asgjë të konfirmoj, dhe nëse jeni të gatshem siq propozoni të formoni një grup për të ju kundërvenë propagandes sërbe jeni të mirë se ardhur dhe qyshë sotë ju japi të dhanunat e ftp por qka është më e mira kam propozuar faqen www.savekosova.org të ja u dha të gjithëve atyre që kan më teper strategji për të ju kundërvene sërbëve, kam përmend faqen tokashqiptare vetëm mos të ketë konfuzion tek webmasterat për seriozitetin e këtij reagimi dhe per recensimin e faqes www.savekosova.org në të gjitha faqet shqiptare, të gjitha lidhjet që kam bërë asnjë s'me ka kthyer përgjigje edhe pse ju kam shkruar dhe kam lënë mesazhe në telefonin e tyre por diqka mu ka duftur të qesë dhe po ju sinjaloi se ende faqja sështë përfunduar 100% në munges të shkrimeve dhe lidhjeve serioze.

    Më tepër skjarim në kritika i shkruaj në mbrëmje ngase me të vërtet s'kam kohë

    Me nderime

  19. #19
    Sedi pse kan dalur shume shkrime
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jarina : 17-05-2006 më 12:51

  20. #20

    Ju përshendes të gjithëve

    oiseau en vol

    Ju faleminderit për përgëzimet e juaja,

    Po më duhën të gjitha shkrimet dhe dokumentet por në gjuhen angleze, nëse keni mundësi diqka në gjuhen angleze do ti shtoj në faqe menjëhere, dhe nëse sërbet bëjn diqka të till në gjuhen franqeze atëher do ta bëjë edhe në gjuhen frënge të njejtin faqe.
    Nuk besoj se egziston në shqipë libri i Louise L. Lambrichs "Rasti Handke", por do të kujdesem që të shikoj apo pyes dikën dhe do të ju përgjigjem në privat.

    Cordialement Genti

    Cool Dancer

    Të gjithë shqiptarët dhe miqët e shqiptarëve rrofshin! duke ju dëshiruar Cool Dancer një jetë të këndshëm.

    nosselgea

    Juve më teper ju paskam borgjë për disa skjarime, dhe po ja filloj pikë pas pike.

    1. Faliminderit për pëlqimin e paraqitjes së Qëllimin tim me në këtë kuvend se ju pëlqen dhe e shprehni.
    2. Më vjen keq se e shifni këtë reagim kundër propagandës sërbe si një afirmim timin dhe e ndjej vetin të lënduar
    3. E keni fjalen për faqen tokashqiptare.com dhe siq thuani ju keni shikuar në tapi dhe pretendoni se jan të njëjtit përson dhe po ju tregoi se tokashqiptare.com është faqe e ime përsonale e cila nuk ka kurfar lidhje me faqen www.savekosova.org, dhe nuk shofë në asnjë moment në shkrimet e mija apo në faqen në fjalë tokashqiptare.com e cila sponsoron diqka për fitime përsonale.
    4. Thuani dhe si duket jeni të bindur se kam qëllime tjera dhe bien ndeshë më lavdaten e 1. qëllimi ose është i mirë ose i këqë nuk mundet të jetë një qëllim i mirë e mbas 4 rreshtave të jetë i keq në faqen time përsonale prap po ju thëm është faqe pa kurfar reklame dhe kur sdo të këtë reklama përveq reklama për ata që kan në mendje qëllime të mira për kombin shqiptar.
    5. Simbas mendimit tënd në faqen www.savekosova.org duhet të këtë sqarime se qka bëjn sërbët në faqen e tyre, këtu si duket nuk e keni të kjart qëllimin e faqes www.savekosova.org, por duhet të ju skjaroi. Lufta mediatike e shpallur nga sërbët është luft elektronike, pasi që kam hyr në Mailing list të tyre qdo hapë që ndërmarin do të jemë në dijeni ku nëse ata dërgojn 10 milion maila në amerik për opinionin e gjerë amerikan për të na njollosur popullin shqiptar duhet të jeni të sigurt që të njejtit persona por edhe më gjerë do ta ken mailin me kontraditat e shkijeve dhe me lidhjet e faqes www.savekosova.org.
    Pastaj thuani se duhët të drejtohet qështja të kurreshtarët, keni bërë kritik pa e ditur se a e kam bërë këtë punë a jo, për informimin e juaj e kam bërë në të gjitha shoqatat shqiptare amerikane që i kam ditur, gjetur dhe që dikushe me ka dirigjuar në shoqata të respektuara, për media amerikane se kam bërë vetëm për arsye se jam duke pritur shkrime dhe fakte nga disa përsona që mi kan premtuar.

    6. Po ju citoj (Për jetësimin e qëllimit të juaj, fillimisht, prej asaj renditje të partive që i kishit kontaktu - siç shkruani "kam hyrë në kontakt me partin ORA, PD e Kosovës, AA e Kosovës, Vetëvendosje... " po shihet se keni vullnet partiak. Kosova/Shqipëria është e çdo Shqiptari. Nuk po shkruaj se nuk është e mundur me qenë pronë a ndonjë njeriu a partije, por po shkruaj se Kosova/Shqipëria ka me mbijetu (si çdoherë) partitë e njerëzit vetjak.). Përgjigje:
    Qëllimi i imë është jetësuar dhe sotë ka 4 ditë jetë dhe më çuditë fakti se si mund të bieni në konkluzion se kam vullnet partiak?, për hirë të informimit në këtë kuvend kam treguar se më kënd kam kontaktuar dhe do të kontaktoj edhe në të ardhmen se jan vllëzërit e mi dhe vëllëzërit e juaj pa marë parrasyshe a jan në një parti apo jo, e shifni edhe ju, jam duke kontaktuar me juve edhe pse nuk ju njof dhe do të kontaktoj edhe në të ardhmen.
    Mos bëni konkluzione hative për qëllimet e zeza apo vullnete partiake për një përson që nuk e njifni. Shqipëria ka mbijetuar dhe do të mbijeton edhe në të ardhmen mbaj shpresa se me të gjithë ne shqiptarët do të JETOJË Shqipëria ashtu si e meriton e jo të mbijetoj ashtu si ka mbijetuar me shekuj.

    7. Shaka!!! faqja e kryemistrit të kosovës në lidhje me www.savekosova.org në momentin e bisedimeve dhe kur ne kërkojm pavarësin e kosovës e cila është e dirigjuar nga po i njejti kryeminister të cilin e njollosin në faqen e sërbëve ju e quani shaka nuk meriton koment tjeter.

    8. Po ju citoj (Qëllimi i juaj është i mirë - për si e paraqitët ju - por ndoshta do të ishte mirë me i nda/koordinu punët.),
    O sa shumë më vjen mirë që më propozoni kordinacion e pranoj menjëhere nosselgea dhe nëse lexoni prej fillimit ndihm kam kërkuar jo financiare por ndihm në shkresa dhe strategji dhe kordinacion, a është kafshat e madhe për mua të mbroj interesat e Shqiptarëve prej Evropës po ju përgjigjem PO por duhët të ja nisë dikushe dhe tjerët aktivohen pa marrë parrasyshe se ku janë, unë jetoi në Zvicër dhe shteti zvicëran është deklaruar e para për pavarësin e Kosovës pa kurfar kushti. Nëse sërbët e kishin bërë një luft mediatike në Zvicër atëher edhe këtu do ta kisha bërë të njejten gjë.

    Menjëher do ta përmirësoj për Rubriken About US por spo di qka me shkru kam ra në hallë, mund të më propozoni menjëher diqka nosselgea dhe do ta qesë në faqe. Dhe për gabime shkrimi në anglishtë korigjoni ju lutem dhe më tregoni se ku më duhët të shtoj apo të heki gërma të teperta. Dhe për lidhje mundeni me më ndihmuar ngase të gjitha që kam qitur në faqe vetëm një më ka kthyer përgjigje.

    Për informim kam kërkuar numer telefonike ku dikushe mundë të përgjigjet në Amerikë ende ska propozuar dhe se për tashe pa akordimin e AACL kam vënë numrin e tyre por si duket është një mesazhë elektronike ngase kam lënë 10 mesazhe dhe s'më kontaktojn për autorizim.

    Pranoj nga ju nosselgea, kritikat, këshillat si dhe ndihmen e juaj mbasi jeni në amerikë. E ju lutem mos shikoni të gjeni qëllime të zeza në vendet ku s'ka.

    karaburuni

    Mbasi skeni pyetur asgjë atëher vetëm po ju përshendes.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •