Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Dhimbjet e barkut

    Barku, pse shkaktohen dhimbjet

    Jo mė kot njerėzit thonė se barku vendos. Tani edhe mjekėsia po u jep tė drejtė. Truri i dytė i njeriut gjendet nė bark. 100 milionė qeliza nervore mbėshtjellin zonėn e tretjes nė bark, duke formuar njė shėmbėlltyrė tė trurit ku llojet e qelizave, lėndėt vepruese dhe marrėsit janė po tė njėjtit qė gjenden nė tru. Proceset fizike janė mė tepėr tė lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri mė sot. Truri i barkut luan njė rol tė madh pėr ndjenjat e gėzimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerisė sė tretjes nuk merret vetėm me analizimin e pėrbėrjes sė ushqimit, nivelit tė kripės dhe pėrqindjes sė ujit apo vetėm me bashkėrendimin e mekanizmave tė pėrtypjes dhe tretjes. Pėrveē kėtyre ai mban nėn kontroll edhe barazpeshėn e pėrsosur tek lėndėt bazė tė nervave, hormonet qė mund tė stimulohen dhe sekretet qė duhen ruajtur. Pėrgjatė 75 vjetėsh jetė kalon mė tepėr se 30 tonė ushqim dhe 50 000 litra lėng nėpėr zorrė. Trurit tė barkut i del pėr detyrė tė analizojė me miliona lėndė kimike dhe tė mposhtė miliona helme apo rreziqe tė tjera tė ardhura me ushqimin, punė tė cilėn ai arrin ta bėjė me njė shkallė tė lartė inteligjence. Zorra ėshtė organi me imunitetin mė tė madh nė trupin e njeriut nė tė cilėn gjenden mė tepėr se 70 pėrqind tė qelizave mbrojtėse.

    Funksioni
    Barku dhe koka janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Atė qė ndodh nė kokė e merr vesh pėrnjėherė barku. Kur ndonjė helm arrin tė depėrtojė nė trup, truri barkor e ndjen rrezikun dhe dėrgon sinjale alarmi pėr nė kokė dhe truri i kokės dėrgon sinjale nė drejtimin e kundėrt pėr poshtė. Truri i kokės zbut tė ndjerin keq. Po tė ndjenim me tėrė fortėsinė e tyre tėrė ato qė ndodhin nė bark, do tė ndjeheshim shumė keq. Midis tė tjerash nuk do tė ishim nė gjendje tė flisnim, ndėrkohė qė do tė hanim. Kur njeriu ka kaluar pėr[gjatė njė periudhe me stres tė qėndrueshėm, atėherė ky ka mbetur akoma jo vetėm nė tru, por edhe nė bark. Barku midis tė tjerash furnizon edhe katalogun e madh tė ndjenjave dhe mendimeve qė gjendet nė tru dhe tė cilin e shfletojmė kur duam tė marrim njė vendim mbi njė rrethanė tė ngjashme me njė qė kemi pėrjetuar mė parė.

    Kurat
    Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanė dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shėrimin e shumė sėmundjeve. Disa prej kurave tė pėrgatitura me bimė mjekėsore pėrdoren edhe pėr shėrimin e sėmundjeve tė barkut. Mjekėt rekomandojnė qė nė dietėn e pėrditshme tė mos mungojė asnjėherė ushqimet tė pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta etj. Dhe nė rast se dhimbjet e barkut bėhen tė shpeshta, mjekėt kėshillojnė pėrdorimin i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pimė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrim dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit. Hurmat janė tepėr efikase pėr tė trajtuar dhimbjet e barkut. Pėr kurimin e sėmundjes sė barkut nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr dhimbjes sė barkut si dhe anemisė. Fiku ėshtė njė frutė, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė nga tė gjithė ato persona qė kanė probleme me jashtėqitjen.
    Pėrgatiti: Blerina Kaca

    Ushqimet qe duhet te hani

    1-Ushqimet tė pasura me hekur
    2-Mish, peshk, shpretkė
    3-Vezė, perime, fruta
    4-Fruta qė pėrmbajnė vitaminė C etj.
    5-Kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė duhet t’i marrim dy orė para ose pas ushqimit
    6-Hurmat janė tepėr efikase pėr tė trajtuar dhimbjet e barkut
    7-Pėr kurimin e sėmundjes sė barkut nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt

    Dhimbjet e barkut

    Dielli shėron dhimbjet e barkut
    Pėr tė gjithė ata qė kanė probleme kronike me barkun, si dhe dhimbje tė vazhdueshme, mjekėt rekomandojnė rrezet e diellit. Sipas studimeve ėshtė vėnė re se sa nė shumė njerėzit, qėndrojnė nė diell, aq mė shumė organizmi e “mirėpret” kėtė gjė dhe adaptohet nė favor tė tij.

    Fiku, efikas pėr dhimbjet e barkut
    Fiku ėshtė njė frutė, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė nga ato qė kanė probleme me jashtėqitjen.

    Nė 70 vjet, trupi i njeriut konsumon 30 tonė ushqim
    Pėrgjatė 75 vjetėsh jetė kalon mė tepėr se 30 tonė ushqim dhe 50 000 litra lėng nėpėr zorrė. Trurit tė barkut i del pėr detyrė tė analizojė me miliona lėndė kimike dhe tė mposhtė miliona helme apo rreziqe tė tjera tė ardhura me ushqimin, punė tė cilėn ai arrin ta bėjė me njė shkallė tė lartė inteligjence.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dove
    Anėtarėsuar
    24-01-2006
    Postime
    18
    Femijet e vegjel ne Shqiperi kishin krimba ne bark. Nga vinte kjo?

  3. #3
    Nga papastertia.

Tema tė Ngjashme

  1. Spondiliatroza
    Nga [Perla] nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 17:11
  2. Dhimbjet e mia nuk kane emer ....
    Nga AuGuSt_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-04-2008, 15:40
  3. Dhimbjet e mesit
    Nga shkodrane82 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2006, 16:51
  4. Nen dhimbjet e jetes!!!!
    Nga MeMySelfAndI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-11-2003, 08:49
  5. Si te evitoni dhimbjet e qafes!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •