Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Celularët, kartat pa emër arma që ndihmon krimin

    Qarkullojnë 1 milionë e gjysëm numra pa u njohur emrat e përdoruesve


    Celularët, kartat pa emër arma që ndihmon krimin

    Alarmi: Pengojnë luftën kundër mafias


    Numrat anonimë të telefonisë celulare janë bërë aleatët më të ngushtë të kriminalitetit. Ky është një shqetësim i vjetër që kanë organet e hetimit të cilët bllokohen sa herë që duhet të zbardhin se kush është pronari i një numri telefoni me parapagim. Në të gjithë vendin janë me 1.5 milionë numra të tillë të parregjistruar. Vetëm AMC ka gati 800 mijë abonentë të AlbaKarta anonimë, numrat e së cilës mund t’i gjesh të shiten në rrugë edhe nga fëmijët pa asnjë lloj rregulli apo grumbullimi të dhënash për emrin, mbiemrin apo adresën e pronarit e atij numri. Për më tepër këta numra jepen edhe si dhuratë në aktivitete të ndryshme artisike të sponsorizuara nga ana e këtyre kompanive. Në këtë mënyrë janë shpërndarë me dhjetra mijë numra të telefonisë celulare dhe askush nuk ka djeni apo mund të verifikojë ligjërisht se të kujt janë.
    AMC përshembull ka vetëm 20 mijë abonentë të cilët mund ti identifikojë sepse ata kanë preferuar që të marrin numrat me 20. Organet e drejtësisë, poolicia, prokuroria prej vitesh kanë shprehur shqetësimin e tyre se hasin në vështirësi të mëdha në momentin kur duhet që të ndjekin një trafikant, të dyshuar, apo anëtar të organizatave kriminale. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe përfaqësuesit e organizimave ndërkombëtare apo edhe të Europol. Ata gjenden të pafuqishëm kur hasin përdorues të kartave me parapagim të kompanive celulare shqiptare. Një trafikant apo kriminel mund të komunikojë lirshëm me një kartë të tillë pa patur frikë se mund të zbulohet sepse atë kartë e hedh dhe nis të përdorë një kartë tjetër të blerë sërish në treg duke vazhduar të ruajë anonimatin. Ky fenomen është kthyer edhe në një shqetësim shumë të madh edhe për institucionet ndërkombëtare. Organet e hetimit në vende të ndryshme ky kriminaliteti shqiptar vepron, shpesh ngrenë duart kur kanë të bëjnë me përgjime telefonike dhe përplasen me numra me karta me parapagim për të cilët është e pamundur të zbulohen pronarët. “Gjatë një hetimi”, tregon një polici, “një binzesmen është kërcënuar për dy muaj rresht nga ana e një krimineli që ka ndryshuar për 47 herë numrin e tij të telefonit, gjithmonë karta me parapagim dhe ne nuk arritëm kurrë të zbulojmë se kush ishte”. Në të njëjtin sistem pas të cilit fshihen supertrafikantët e drogës, pengmarrës apo kriminelë ordinerë.
    Nga viti 1996 kur nisi punën kompania e vetme celulare, AMC në dorë të shtetit dhe deri në momentin e privatizimit të saj në vitin 2000, në Shqipëri nuk kishte numra telefonikë të parregjistruar. Gjithçka ishte e zbardhur për shkak se numrat jepeshin pasi merreshin të dhënat për identitetin e përdoruesit si dhe adresën e tij. Në vitin 2000 pronarët e rinj grekë të AMC, prezantuan një shërbim të ri të quajtur Albakarta. Etja e madhe e njerëzve për të blerë këta numra celularë bëri që partia e parë ptrej 100 mijë numrash të përfundonte shitjen brenda pak orësh. Shitja u bë pranë njësive të autorizuara të AMC dhe më pas u zgjerua edhe në tregun e zi. Kartat e AMC u kthyen në një mall të lakmueshëm nga të gjithë për shkak të kërkesës së lartë në treg. Që nga ai moment janë hedhur në treg mbi 800 mijë karta në këtë mënyrë për të cilat nuk ka asnjë statistikë se ku kanë përfunduar dhe kush i përdor. Në bilancet e kompanisë duket se rezulton vetëm xhiro financiare qindra milionë euro që bëjnë këta pronarë anonimë të numrave të saj. AMC ishte e para, pas saj në të njëjtën linjë eci edhe kompania tjetër VODAFONE që ka trashëguar këtë traditë të keqe të nisur më parë nga AMC.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    E kam vene re qe ne fillim kete injorance te firmave qe ofrojne sherbimin e telefonise celulare.

    Megjithate ne Shqiperi per tu dukur mbajn numrat me kontrate dhe keshtu shpesh here pergjohen!

Tema të Ngjashme

  1. Kartat e Identitetit ne Shqiperi dhe Sagem Sécurité
    Nga BlerinaL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 20:08
  2. Celularët IPhone, tani edhe në shqip
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 14:54
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  4. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41
  5. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnë krimin dhe jo votimin e fshehtë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •