Ilir Konushefci - Mėrgimi



Ilir Konushefci - Mėrgimi

(20.6.1969-9.5.1998)



Ilir Konushefci u lind mė 20 qershor tė vitit 1969. Rrjedh nga njė familje e urtė e punėtore, e mbi tė gjitha me tradita patriotike. Kjo familje ėshtė shpėrngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetėsh dhe ėshtė vendosur nė fshatin Llugė tė Podujevės.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga kjo familje kishte pjesėtarė qė u mobilizuan nė radhėt e forcave progresive tė asaj kohe. Kjo traditė u vazhdua edhe gjatė luftės sė fundit kundėr pushtuesit serb. Nė radhėt e para tė UĒK-sė, pėrpos Ilirit, ishte edhe vėllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha njė kontribut tė madh pas legalizimit tė UĒK-sė nė Llap, nė shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.

Iliri fėmijėrinė e kaloi nė fshatin e lindjes. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Lluzhan, tė mesmėn nė Podujevė, duke u dalluar nė mėsime dhe nė sjellje. U regjistrua nė Shkollėn e Lartė nė Ferizaj, tė cilėn nuk arriti ta pėrfundojė.

Iliri ishte fėmija i tretė i Halitit dhe nėnės Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, e cila ėshtė absolvente e SHLT-sė nė Ferizaj. Ata kanė njė vajzė, Nertilėn.

Qė nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth ēėshtjes kombėtare. Ishte nė moshė te re kur nė Kosovė ndodhnin ngjarje tė rendėsishme, protestata, demonstrata, greva etj., pėrmes tė cilave shqiptarėt shprehnin qėndrimin e tyre kundėr pushtetit serb, i cili pretendonte tė bėhej absolut nė Kosovė. E gjejmė nė mesin e demonstruesve, si nė Ferizaj, Prishtinė etj.

Viti 1989 mbeti i paharruar pėr Ilirin; u vranė dy bashkėfshatarėt (idolėt) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Nė atė kohė Iliri theksonte: “Kėto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnė edhe mė shumė moralin dhe idealin tonė nė rrugėn e ēlirimit tė Kosovės”.

Fundi i viteve nėntėdhjetė karakterizohet me paraqitjen e jetės plurale, pluralizėm i cili konsiderohej front legal i organizuar kundėr synimeve nėnshtruese tė okupatorit. Nė kėtė lėvizje Iliri dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm. Mirėpo, Iliri dhe shumė shokė tė tij, shpejt e kuptuan se filozofia e njė politike tė pritjes ėshtė e pasuksesshme. Kėshtu filluan qė tė mendojnė pėr gjetjen e rrugės sė mundshme pėr realizimin e ēėshtjes madhore, lirisė sė Kosovės, pėrmes luftės sė armatosur.

Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, sė bashku me disa shokė, nė mesin e tyre: Naim Hyseni, Naim Haziri , Selim Haziri etj., nga paknaqėsia rreth organizimit politik legal, kėtyre tė fundit (LDK-sė - Dega nė Podujevė) u drejtohen me njė letėr (dokument i cili u ishte dėrguar ilegalisht dhe nė emer tė studentėve), nė tė cilin kėrkohej angazhim mė serioz i potencialit rinor, pengimi i individėve injorantė “shqipfolės”, angazhimi rreth zgjedhjes sė Statutit tė Kosovės e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individė tė caktuar, nuk ishte vėnė nė rend tė ditės pėr t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjėherė.

Si pasojė e kėrkimit tė rrugėve tė tjera pėr ēlirim, pas bisedimeve dhe konsultave tė shumta, Iliri, sė bashku me shokėt: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulėzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnė grupin ilegal.

Grupi ėshtė themeluar nė mbledhjen e mbajtur mė 13.5.1992, nė Podujevė, nė vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, nė kėtė mbledhje ishte vendosur pėr themelimin e njė grupi, i cili do tė organizohej pėr t’iu kundėrvėnė secilit qė drejtpėrsėdrejti rrezikonte pasurinė dhe gjėrat e njerėzve nė Kosovė. Aktiviteti i kėtij grupi ishte vendosur tė orientohej rreth pėrgatitjeve fizike, por duke mos lėnė anash as strategjinė luftarake. Anėtarėt e grupit ishin zotuar se do t’i kryenin me besnikėri detyrat e ngarkuara nga udhėheqėsi i tyre. Kjo vėrehet nė betimin e dhėnė, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokėve se detyrat, tė cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikėri dhe nėse ėshtė nevoja edhe jetėn do ta jap pėr realizimin e idealit tonė”.

Ky grup ishte apolitik, ndėrsa sa i pėrket emrit dhe zgjedhjes sė udheheqėsit ishte vendosur tė shqyrtohej nė mbledhjen tjetėr.

Nė mbledhjen e mbajtur mė 20.5.1992 emėrohet njėsiti me emrin “Shqiponjat“, kurse kryetar i saj zgjedhet Naim Haziri, ndėrsa udhėheqės i ushtrimeve ushtarake caktohet Shaip Haziri – Bekimi (nė vitin 1991 kishte qenė nė ushtrime ushtarake nė Shqipėri, sė bashku me Zahir Pajazitin). Pėrgatitjet fizike grupi i kryente “Te Kisha” nė Podujevė, nė fshatin Shamalluk, nė Pushimoren “Gėrmia” tė Prishtinės, si edhe nė sallėn e edukatės fizike tė Shkollės fillore “Naim Frashėri” nė Podujevė.

Grupi, nga dhjetė shtatori i vitit 1992 e gjėr kur hyri nėn urdhėrat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione.

Ky grup, nė vitin 1993 (qershor), bie nė kontakt me LKĒK-nė, kurse takimet organizoheshin pėrmes Selim Hazirit, anėtar i njėsitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anėtar i LKĒK-sė. Edhe pse nė mes tyre kishte disa dallime tė vogla sa i pėrket mėnyrės sė organizimit, megjithėatė gjendet mėnyra pėr bashkėpunim, sepse tė dy palėt mendonin se ēlirimi i Kosovės mund tė realizohej pėrmes luftės sė armatosur. Njėsiti “Shqiponjat“ pranon qė t`i ndihmojė ata nė shpėrndarjen e organit tė LKĒK-sė “Ēlirimi”. Ky bashkėpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Prej vitit 1994 e gjer nė fillim tė vitit 1996, njėsiti “Shqiponjat“ vazhdimisht i kreu detyrat e parashtruara nga organi i saj, si pėrcjellja e individve tė dyshimtė, mbikėqyrja e objekteve shkollore dhe detyra tė tjera, por nė atė kohė i kryente edhe ushtrimet ushtarake.

Nė qershor tė vitit 1996 ky njėsit bie nė kontakt pėrmes Rrustem Mustafės-Remit, me komandant Zahir Pajazitin. Nė takimin e parė me Zahirin nė vendin “Te Kisha” nė Podujevė. Nga njėsiti ishin: Iliri, Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Pas kėtij takimi dhe bisedimeve tė veēanta me anėtarėt e njėsitit, nga ana e njėsitit nė radhėt e UĒK-sė hyjnė: Ilir Konushefci, Naim Haziri, Selim Haziri, Shaip Haziri dhe Naim Hyseni. Nga ajo kohė, Iliri ishte vazhdimisht krah pėr krah me Zahirin. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit pėr qėndrimin, guximn, sakrificėn”, ndėrsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalėt e Hakifit kur ai thoshte: “I vetmi ėshtė Iliri i cili mund ta zėvendėsojė Zahirin nė ēdo kohė”.

Zahir Pajaziti, pas aksioneve tė shumėta dhe tė suksesshme gjatė vitit 1996, vendosi qė tė shkonte nė Shqipėri (dhjetor `96), kurse me tė ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Kėta u kthyen pasi e pėrcollėn komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipėrinė. Zahiri atje dėrgoi bashkėluftėtarin e tij tė plagosur “Demėn”, qė tė shėrohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkėluftėtarėt e tij pėr kryerjen e tri aksioneve gjatė kohės sa ai qėndronte nė Shqipėri. Detyra me tė cilėn u ngarkua Iliri, u krye me sukses tė plotė.

Zahiri nuk qėndroi atje sa ishte e parashikur, por u kthye pas njė kohe tė shkurtėr. Afėr kufirit me Shqipėrinė, nė Babaj tė Bokės, atė e pritėn Iliri, Hakifi dhe Shaip Haziri. Me Zahirin nė atė kohė ishin edhe Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe njė shok tjetėr.

Pas kthimit nga Shqipėria, Zahiri pėrseri mori pėrsipėr ndarjen e detyrave nė tė gjitha zonat, nė veēanti nė zonėn e Llapit, tė Gjakovės dhe ishte nė pėrgatitje e sipėr tė njė aksioni nė anėn e Gjilanit, sepse dėshironte qė edhe atje tė formoheshin dhe avansoheshin radhėt e UĒK-sė.

Ditėn kritike ishin sė bashku, nė banesėn e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar pėr realizimin e detyrave tė parashtruara. Nė ndėrkohė, patėn njė telefonatė (rreth orės 10:00, paradite), pas sė cilės Zahiri njohtoi se nė orėn 15 e 30 duhej tė takohej me njė shok tė panjohur nė Stacionin e Autobusėve nė Prishtinė, me tė cilin do tė udhėtonte pėr nė Vushtrri me njė detyrė tė veēantė. Bashkėudhėtarė nė kėtė udhėtim caktoi Ilirin dhe Shaipin, mirėpo nė ndėrkohė erdhi Hakif Zejnullahu, me tė cilin vendosėn qė ai ta shoqėronte Zahirin deri nė Vushtrri. Deri nė momentin e nisjes ata kanė qėndruar sė bashku edhe me Beqir Beqirin, nė njė kafene afėr Tregut tė Gjelbėr nė Prishtinė, kurse nė orėn 15 e 30 u nisėn nė drejtim tė Stacionit tė Autobusėve, e prej atje pėr nė Vushtrri.

Mė 31 janar 1997, nė orėn 16 e 5, nė fshatin Pestovė afėr Vushtrrisė, u vrianė Zahiri, Hakifi dhe Edmondi.

Pėr kėte rast tė rėndė dhe tė hidhur, Iliri mori lajmin tė nesėrmen nga vėllai i Hakifit, i cili e priste para shitores sė Ilirit. Ai, sė bashku me shokėt Shaip Hazirin dhe Beqėn, shkoi ta takonte Naim Hazirin nė fshatin Sibofc tė Podujevės, ku pas armatosjes kaluan pėrmes fshatit Dyz nė fshatin Koliq, ku qėndruan disa ditė. Me sugjerimin e shokėve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnė nė ilegalitet nė njė banesė nė Prishtinė pėr disa ditė. Nga kėtu vendosin qė tė kalojnė nė Shqipėri: Shaipi, Iliri dhe Avni Ajeti. Rrugėtimi bėhet me dy makina, tė ndarė dy nga dy nė drejtim tė Gjakovės, pėr nė Babaj tė Bokės. Aty morėn udhėzimet e mėtejme nė njė shtėpi tė njė bashkėluftėtari.

Nga ajo kohė, Iliri, nė rrethanat e krijuara nė Shqipėri, ndryshoi formėn e veprimit tė tij, por duke mos u larguar asnjėherė nga betimi i dhėnė pėr tė luftuar gjer nė fund pėr ēlirimin e Kosovės. Atje filloi tė bashkėpunojė me bashkėluftėtarėt e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me tė cilin ishte i pandarė deri nė vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujė Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes sė Zahirit kishte shkuar nė Shqipėri dhe atje kishte dhėnė njė kontribut tė madh rredh riorganizimit tė UĒK-sė, veēanėrisht nė Llap) etj. Iliri nė Shqipėri punoi nė furnizimin me armatim nė nivel tė vendit, detyrė e cila ishte shumė e vėshtirė. Kėtė detyrė e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes sė Luan Haradinajt). Mirėpo, Iliri punoi shumė edhe rreth afirmit tė tė gjitha forcave nė luftė kundėr Serbisė. Pasi formuan rrjetin e bashkėpunėtorėve, Iliri dhe Ardiani disa herė erdhėn nė Kosovė, me qėllim tė riorganizimit tė radhėve tė UĒK-sė, si dhe koordinimit tė punėve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes sė Zahir Pajazitit shumēka nuk ishte si mė parė. Nė kėtė mision erdhi sė bashku me Adrian Krasniqin, nė maj tė vitit 1997, dhe qėndroi katėr ditė nė Llap. Pas vdekjes sė Zahirit, Iliri e pėrfaqėsonte ZOLL-in nė Shtabin Qendror.

Gjatė verės sė vitit 1997, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri ,Naim Hyseni e Selim Haziri, tė cilėt shkojnė nė Shqipėri, dhe atje bien nė kontakt me Ilirin dhe shokėt e tjerė qė vepronin atje. Kėshtu, gjatė asaj kohe, aktiviteti i UĒK-sė nė Llap vėshtirėsohet, mirėpo ndėrkohė Rrustem Mustafa- Remi, sė bashku me Sejdi Ramėn (Sejda nė qershor-korrik ishte nė Gjermani, ku u takua me Sabri Kiēmarin e Ali Ramėn), shkuan nė Shqipėri dhe atje biseduan me shokėt nė fjalė, pėr gjetjen e mundėsisė sė riorganizimit tė UĒK-sė nė ZOLL. Pas kėtij takimi, u kthyen nė Kosovė dhe mbajtėn mbledhjen e parė nė nivel tė Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UĒK-sė pėr Zonėn e Llapit, pėr tė cilėn gjė Iliri kishte luajtur rol vendimtar.

Mbledhja ėshtė mbajtur mė 2.9.1997, nė fshatin Surkish dhe mėrėn pjesė: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Nė kėtė mbledhje ėshtė vendosur qė Rrustem Mustafa- Remi tė jetė pėrgjegjės-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset qė ta vazhdojė punėn furnizuese me armatim nė nivel vendi dhe tė jetė anėtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anėtar i Shtabit Rajonal. Pas kėtij takimi, Iliri, sė bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye nė Shqipėri, ku e vazhdoi punėn nė furnizim me armatim.

Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, sė bashku me Adrian Krasniqin (Rexhėn) dhe shokė tė tjerė, solli njė sasi tė madhe tė armatimit nė Kosovė. Me propozim-vendimin e shokėve, sulmohet Stacioni i policisė serbe nė Kliqinė tė Pejės (nė orėt e vona tė natės nė mes tė 15 e 16 tetorit). Nė kėtė aksion morėn pjesė: Adriani (Rexha), Iliri (Mėrgimi), Mujė Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatė sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte njė humbje e madhe pėr shokėt, pėr UĒK-nė e veēanėrisht pėr Ilirin, sepse ata pos tė tjerash ishin edhe shokė tė pandarė tė aksioneve. Pas kėtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokėt me rolin kryesor pėr sjelljen e armatimit nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės sa punoi nė kėtė detyrė, ai hyri nė Kosovė mbi tridhjetė herė, duke sjellė armatim tė llojllojshėm, nga armėt e brezit e deri tek armatimi kundėrtank. Mjetet pėr blerje tė kėtij armatimi vinin kryesisht nga mėrgimtarėt nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thėrret” dhe atė nė dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika pėrmes Florim Krasniqit (njė i afėrm i Adrianit) dhe Muharrem Tovėrlanit.

Iliri, pos qė punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumė edhe nė sjelljen e eprorėve profesionistė nė radhėt e luftėtarėve tė lirisė.

Kur pritej qė pėrmes Ilirit nė Kosovė tė futeshin oficerė tė lartė pėr nė UĒK, kur nė Kosovė zhvilloheshin ofensiva tė ashpra dhe tė cilat paralajmėronin njė luftė frontale, atėherė kur pritej dhe kėrkohej mė sė tepėrmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si ēdo herė detyrėn e tij me pėrkushtimin mė tė madh, u vra nė mėngjesin e hershėm (rreth orės 2:00) tė datės 9 maj 1998, nė njė pritė tė organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, sė bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhėtonin pėr nė Bajram Curr, me njė kamion tė ngarkuar me armatim.

Vrasja e Ilirit, atje ku mė sė paku pritej, shkaktoi njė humbje tė madhe pėr tėrė vendin e nė veēanti pėr UĒK-nė dhe Shtabin e saj Qendror. Nė varrimin e tij morėn pjesė me mijėra bashkatdhetarė, tė cilėt atė ditė kishin ardhur nga tė gjitha anėt e botės pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit luftėtarit tė paepur tė radhėve tė para tė UĒK-sė.


Lavdi jetes dhe vepres se Ilir Konushevcit