Nga gjithė poetėt shqiptarė, askush, nė shkallėn e poezisė, nuk ėshtė ngjitur mė lart se Lasgush Poradeci. Natyrisht qė nė poezinė shqipe ka poetė nė dukje mė tė rėndėsishėm se ai, ndoshta mė tė thellė e mė tė prirur ndaj mendimit abstrakt, por askush nuk ėshtė mė poet se Lasgushi. Poezia e Lasgush Poradecit u pėrket atyre veprave tė cilat kalimi i kohės, nė vend qė t'i zbehė e t'i bėjė tė humbin nė peshė, pėrkundrazi, i forcon dhe ua rrit rėndėsinė, ua bėn mė tė pranishme ekzistencėn.
Talentit tė tij tė pakundėrshtueshėm, Lasgushi diti t'i bashkangjitė njė punė tė madhe e tė mundimshme. Pikėrisht kėtu mė duket se qėndron shkaku i pėrligjjes sė njė qėndrese kaq tė sigurt tė veprės sė tij ndaj kohės. Ky mund i madh ka vetėm njė synim : tė bėjė njė vepėr sa mė jetėgjatė. Dhe pėr kėtė qėllim ai ėshtė pėrkujdesur, mė tepėr se pėr gjithēka tjetėr, pėr atė aspekt tė veprave letrare qė ėshtė ndoshta ēelėsi i jetėgjatėsisė sė tyre e qė quhet Formė. " Ka vetėm formė, thoshte Frédéric Mistral-i, vetėm forma i ruan veprat e mendjes. " Ka vetėm formė : domethėnė ka ritėm, rima, kult tė kompozicionit, simetri figurash, eufoni, antiteza, me njė fjalė tė gjitha ato elemente tė ndjeshme tė cilat janė tė prirura t'u rezistojnė shkaqeve tė larmishme tė zhdukjes qė kanosin shprehjet e mendimit. Lasgushi nuk shpėrfill asnjė element tė formės ; asnjė teknikė vjershėrimi, asnjė kombinim gjuhėsor, asnjė manovėr stili nuk ėshtė pėr tė e huaj. Shpeshherė tė krijohet pėrshtypja se Lasgushi bėn ē'tė dojė dhe jo, siē bėn pjesa tjetėr e poetėve, ē'tė mundet. Tė duket se, nė poezitė e tij, nuk ka asgjė tė tepėrt dhe asgjė tė mangėt ; ēdo fjalė, ēdo ritėm, ēdo zgjedhje metrike, ēdo zgjedhje strofike ėshtė menduar mirė para se tė zbatohet nė varg dhe nė poezi. Gjithēka ėshtė nė vendin e duhur. Nė ēfarėdo faqe qė ta hapėsh librin e Lasgushit nuk gjen aty asnjė varg tė dobėt ; asnjė dobėsi formale. Pėrveē kėsaj, askush, para dhe pas Lasgushit, nuk e ka parė aq imtėsisht ligjėrimin poetik si njė gjuhė qė duhet shpikur ; askush, si ai, nuk ka patur ambicjen pėr ta ngjizur dhe zotėruar nė tėrėsinė e vet sistemin e shprehjes verbale.
Ky mjeshtėr i fonetikės poetike, - qė sa mė shumė mbėshtetej nė poezinė popullore aq mė tepėr i largohej stadit tė poetit primitiv, - me anė tė njė interesi tė madh pėr tingujt dhe fjalėt, me anė tė muzikalitetit dhe plotėsisė sė vargut, duke e ngritur poezinė nė nivelin e kėngės, tė ndėrmend ato formulat me karakter ritual e magjik, qė quhen yshtje (tė gjalla ende sot te ne), e qė u shėrbenin njerėzve tė parė si armė pėr tė mposhtur dukuritė e padėshiruara tė natyrės, apo pėr tė ndjellė tė dėshiruarat. Forcė e fjalėve pėr tė zbėrthyer universin. Univers i tretur nė fjalė poetike - e tillė ėshtė poezia e Lasgush Poradecit.
Nė njė letėr tė 12 dhjetorit 1950, Lasgushi i shkruan Shevqet Musarajt : " Po ju dėrgoj sot " Poetė rumunė ", antologji e poezisė progresiste [ ] me tė cilėn jam ngarkuar duke marrė angazhim ta dorėzoj brenda vitit [ ] Kam bėrė njė shqipėrim izometrik, izoritmik, izosinual dhe izosonal poezi pėr poezi dhe varg pėr varg. Edhe atje ku rima ose asonanca ėshtė divizionale (dy fjalėshe) kam ruajtur nė shqipet intencionin formal tė autorit. Kjo metodė e iso-ve kėrkon, siē e di, 20 herė punė mė shumė dhe 20 herė mundim mė tė madh sesa metoda pa iso. Po pasi e mendova ēėshtjen njė vetėdije arti mė tha : Mė mirė mundim dhe poezi sesa lehtėsirė - dhe non-poezi. Dhe kėshtu bėra [ ] "
Dhe kėshtu bėnte Lasgushi, ky shpikės harmonish, edhe kur shkruante poezitė e veta. Kjo letėr, ndėr tė tjera, na lejon ta kuptojmė kėtė. Ata qė pėrdorin mėnyra tė tilla e dinė mirė se ē'punė vigane, ē'operacione tė vėshtira, ē'lodhje mendore duhen. Kėto lloj mundimesh janė mė tė mėdha e mė tė thella se mundimet e Sizifit. Dhe, nga ana tjetėr, janė nga ato mundime qė tė shėrbejnė pėr diēka, qė tė mėsojnė diēka, madje shumė. Nga gjithė kjo punė e heshtur dhe e duruar, nga gjithė ajo pėrpjekje pėr tė njėjtėsuar pėrsiatjen poetike me zotėrimin e gjuhės, ėshtė e pamundur qė Lasgushi tė mos krijonte njė sistem poetik vetjak e qė ne mund ta dallojmė tė sendėrtuar nė poezinė e tij.
Njė sistem poetik lasgushian, aspekti themelor i tė cilit ėshtė, pa dyshim, uniteti i brendshėm i poezisė. Ky unitet i brendshėm, kjo arkitekturė e sigurt mund tė ndėrtohet vetėm nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr e tė vazhdueshme tė Vetes me Veten, tė dėshirės me mundėsinė, tė kaosit me rregullin, tė lėvizjeve kontradiktore apo simetrike tė mendimit, tė pranimeve me refuzimet. Nga kjo luftė mund tė dalė i humbur poeti, por asnjėherė poezia. Tė duket sikur pėrjetėsisht, Lasgushi ka patur njė vetėdije tė pėrkorė pėr tė shkrirė, nė punėn e tij krijuese, idenė e njė lloj poezie absolute, ose pothuajse absolute, qė ai kishte formuar, me tė gjitha bukuritė dhe rigorozitetin e realizimit tė kėsaj poezie.
Do doja ta mbyllja kėtė shėnim me njė vjershė jo shumė tė pėrmendur tė Lasgushit, por ku duket ndoshta, pas mendimit tim, mė haptazi se kudo gjetkė nė poezinė e tij, qėndrimi dhe vlerėsimi ndaj marrėdhėnies midis frymėzimit tė jashtėm, atij me origjinė hyjnore, dhe frymėzimit tė brendshėm qė lind nga puna e poetit, e pandėrprerė dhe metodike. Lasgushi, mendoj, favorizon kėtė tė fundit.
Vesa dhe Loti
I mburrej vesa lotit me njė tė shkrepur djelli :
Pėrdhe ndaj baltėsirės ty fat'i zi tė flaku :
S'mė shėmbėllen ti mua qė jam njė bijė qjelli,
Qė jam e motr' e erės dhe shoq' e ēdo zambaku.
Dhe loti tha : " Vėrtet ! mė lindi dhembj' e zezė,
Dhe dal nga syr' i vuar i zemrės njerėzore :
Po kur se ti prej qjellit pikon vetėm pėrdhezė,
Un' ik nga balt' e rėndė drejt kaltėrsish qiellore.
Aksioni poetik i Lasgush Poradecit ėshtė aksioni i njė njeriu qė pėrmasohet nė vetvete, qė ndaj lirive, nė art, parapėlqen kufizimet, qė nė vend tė prodhimit tė bollshėm vramendet pėr cilėsinė, qė " gjeniut " i kundėrvė punėn e mundimshme. Njė poet i tillė shkruan rrallė e mė rrallė. Qė kėtej, nė sytė tanė, ai merr pamjen e njė klasiku. Nė kohėn e eksperimenteve tė skajshme, tė ndryshimeve dhe luhatjeve tė befta, tė brishtėsisė dhe paqėndrueshmėrisė sė shijeve, tė shndėrrimeve tė shpejta tė vlerave, tė modave dhe risive tė larmishme, tė zhdukjes sė pėrpjekjeve pėr qėndrueshmėri tė veprave letrare, - dukuri karakteristike tė botės sė sotme -, Lasgushi, falė qėndresės sė paepur, punės sė vullnetshme, durimit mundimtar, refuzimeve dhe heshtjes, ka ditur ta ngrejė emrin dhe veprėn e tij nė shkallėn e njė emnese dhe t'i kuptojė jetėgjatėsisė sė veprave tė artit sekretin.
Gjithēka ėshtė ēėshtje mase.
shkruar nga Alket ĒANI
Marre nga revista Reportazh
Krijoni Kontakt