Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish


    Nga gjithė poetėt shqiptarė, askush, nė shkallėn e poezisė, nuk ėshtė ngjitur mė lart se Lasgush Poradeci. Natyrisht qė nė poezinė shqipe ka poetė nė dukje mė tė rėndėsishėm se ai, ndoshta mė tė thellė e mė tė prirur ndaj mendimit abstrakt, por askush nuk ėshtė mė poet se Lasgushi. Poezia e Lasgush Poradecit u pėrket atyre veprave tė cilat kalimi i kohės, nė vend qė t'i zbehė e t'i bėjė tė humbin nė peshė, pėrkundrazi, i forcon dhe ua rrit rėndėsinė, ua bėn mė tė pranishme ekzistencėn.
    Talentit tė tij tė pakundėrshtueshėm, Lasgushi diti t'i bashkangjitė njė punė tė madhe e tė mundimshme. Pikėrisht kėtu mė duket se qėndron shkaku i pėrligjjes sė njė qėndrese kaq tė sigurt tė veprės sė tij ndaj kohės. Ky mund i madh ka vetėm njė synim : tė bėjė njė vepėr sa mė jetėgjatė. Dhe pėr kėtė qėllim ai ėshtė pėrkujdesur, mė tepėr se pėr gjithēka tjetėr, pėr atė aspekt tė veprave letrare qė ėshtė ndoshta ēelėsi i jetėgjatėsisė sė tyre e qė quhet Formė. " Ka vetėm formė, thoshte Frédéric Mistral-i, vetėm forma i ruan veprat e mendjes. " Ka vetėm formė : domethėnė ka ritėm, rima, kult tė kompozicionit, simetri figurash, eufoni, antiteza, me njė fjalė tė gjitha ato elemente tė ndjeshme tė cilat janė tė prirura t'u rezistojnė shkaqeve tė larmishme tė zhdukjes qė kanosin shprehjet e mendimit. Lasgushi nuk shpėrfill asnjė element tė formės ; asnjė teknikė vjershėrimi, asnjė kombinim gjuhėsor, asnjė manovėr stili nuk ėshtė pėr tė e huaj. Shpeshherė tė krijohet pėrshtypja se Lasgushi bėn ē'tė dojė dhe jo, siē bėn pjesa tjetėr e poetėve, ē'tė mundet. Tė duket se, nė poezitė e tij, nuk ka asgjė tė tepėrt dhe asgjė tė mangėt ; ēdo fjalė, ēdo ritėm, ēdo zgjedhje metrike, ēdo zgjedhje strofike ėshtė menduar mirė para se tė zbatohet nė varg dhe nė poezi. Gjithēka ėshtė nė vendin e duhur. Nė ēfarėdo faqe qė ta hapėsh librin e Lasgushit nuk gjen aty asnjė varg tė dobėt ; asnjė dobėsi formale. Pėrveē kėsaj, askush, para dhe pas Lasgushit, nuk e ka parė aq imtėsisht ligjėrimin poetik si njė gjuhė qė duhet shpikur ; askush, si ai, nuk ka patur ambicjen pėr ta ngjizur dhe zotėruar nė tėrėsinė e vet sistemin e shprehjes verbale.
    Ky mjeshtėr i fonetikės poetike, - qė sa mė shumė mbėshtetej nė poezinė popullore aq mė tepėr i largohej stadit tė poetit primitiv, - me anė tė njė interesi tė madh pėr tingujt dhe fjalėt, me anė tė muzikalitetit dhe plotėsisė sė vargut, duke e ngritur poezinė nė nivelin e kėngės, tė ndėrmend ato formulat me karakter ritual e magjik, qė quhen yshtje (tė gjalla ende sot te ne), e qė u shėrbenin njerėzve tė parė si armė pėr tė mposhtur dukuritė e padėshiruara tė natyrės, apo pėr tė ndjellė tė dėshiruarat. Forcė e fjalėve pėr tė zbėrthyer universin. Univers i tretur nė fjalė poetike - e tillė ėshtė poezia e Lasgush Poradecit.

    Nė njė letėr tė 12 dhjetorit 1950, Lasgushi i shkruan Shevqet Musarajt : " Po ju dėrgoj sot " Poetė rumunė ", antologji e poezisė progresiste […] me tė cilėn jam ngarkuar duke marrė angazhim ta dorėzoj brenda vitit […] Kam bėrė njė shqipėrim izometrik, izoritmik, izosinual dhe izosonal poezi pėr poezi dhe varg pėr varg. Edhe atje ku rima ose asonanca ėshtė divizionale (dy fjalėshe) kam ruajtur nė shqipet intencionin formal tė autorit. Kjo metodė e iso-ve kėrkon, siē e di, 20 herė punė mė shumė dhe 20 herė mundim mė tė madh sesa metoda pa iso. Po pasi e mendova ēėshtjen njė vetėdije arti mė tha : Mė mirė mundim dhe poezi sesa lehtėsirė - dhe non-poezi. Dhe kėshtu bėra […] "
    Dhe kėshtu bėnte Lasgushi, ky shpikės harmonish, edhe kur shkruante poezitė e veta. Kjo letėr, ndėr tė tjera, na lejon ta kuptojmė kėtė. Ata qė pėrdorin mėnyra tė tilla e dinė mirė se ē'punė vigane, ē'operacione tė vėshtira, ē'lodhje mendore duhen. Kėto lloj mundimesh janė mė tė mėdha e mė tė thella se mundimet e Sizifit. Dhe, nga ana tjetėr, janė nga ato mundime qė tė shėrbejnė pėr diēka, qė tė mėsojnė diēka, madje shumė. Nga gjithė kjo punė e heshtur dhe e duruar, nga gjithė ajo pėrpjekje pėr tė njėjtėsuar pėrsiatjen poetike me zotėrimin e gjuhės, ėshtė e pamundur qė Lasgushi tė mos krijonte njė sistem poetik vetjak e qė ne mund ta dallojmė tė sendėrtuar nė poezinė e tij.
    Njė sistem poetik lasgushian, aspekti themelor i tė cilit ėshtė, pa dyshim, uniteti i brendshėm i poezisė. Ky unitet i brendshėm, kjo arkitekturė e sigurt mund tė ndėrtohet vetėm nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr e tė vazhdueshme tė Vetes me Veten, tė dėshirės me mundėsinė, tė kaosit me rregullin, tė lėvizjeve kontradiktore apo simetrike tė mendimit, tė pranimeve me refuzimet. Nga kjo luftė mund tė dalė i humbur poeti, por asnjėherė poezia. Tė duket sikur pėrjetėsisht, Lasgushi ka patur njė vetėdije tė pėrkorė pėr tė shkrirė, nė punėn e tij krijuese, idenė e njė lloj poezie absolute, ose pothuajse absolute, qė ai kishte formuar, me tė gjitha bukuritė dhe rigorozitetin e realizimit tė kėsaj poezie.

    Do doja ta mbyllja kėtė shėnim me njė vjershė jo shumė tė pėrmendur tė Lasgushit, por ku duket ndoshta, pas mendimit tim, mė haptazi se kudo gjetkė nė poezinė e tij, qėndrimi dhe vlerėsimi ndaj marrėdhėnies midis frymėzimit tė jashtėm, atij me origjinė hyjnore, dhe frymėzimit tė brendshėm qė lind nga puna e poetit, e pandėrprerė dhe metodike. Lasgushi, mendoj, favorizon kėtė tė fundit.

    Vesa dhe Loti
    I mburrej vesa lotit me njė tė shkrepur djelli :
    Pėrdhe ndaj baltėsirės ty fat'i zi tė flaku :
    S'mė shėmbėllen ti mua qė jam njė bijė qjelli,
    Qė jam e motr' e erės dhe shoq' e ēdo zambaku.

    Dhe loti tha : " Vėrtet ! mė lindi dhembj' e zezė,
    Dhe dal nga syr' i vuar i zemrės njerėzore :
    Po kur se ti prej qjellit pikon vetėm pėrdhezė,
    Un' ik nga balt' e rėndė drejt kaltėrsish qiellore.

    Aksioni poetik i Lasgush Poradecit ėshtė aksioni i njė njeriu qė pėrmasohet nė vetvete, qė ndaj lirive, nė art, parapėlqen kufizimet, qė nė vend tė prodhimit tė bollshėm vramendet pėr cilėsinė, qė " gjeniut " i kundėrvė punėn e mundimshme. Njė poet i tillė shkruan rrallė e mė rrallė. Qė kėtej, nė sytė tanė, ai merr pamjen e njė klasiku. Nė kohėn e eksperimenteve tė skajshme, tė ndryshimeve dhe luhatjeve tė befta, tė brishtėsisė dhe paqėndrueshmėrisė sė shijeve, tė shndėrrimeve tė shpejta tė vlerave, tė modave dhe risive tė larmishme, tė zhdukjes sė pėrpjekjeve pėr qėndrueshmėri tė veprave letrare, - dukuri karakteristike tė botės sė sotme -, Lasgushi, falė qėndresės sė paepur, punės sė vullnetshme, durimit mundimtar, refuzimeve dhe heshtjes, ka ditur ta ngrejė emrin dhe veprėn e tij nė shkallėn e njė emnese dhe t'i kuptojė jetėgjatėsisė sė veprave tė artit sekretin.
    Gjithēka ėshtė ēėshtje mase.
    shkruar nga Alket ĒANI
    Marre nga revista Reportazh

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga gazeta Shqiptare

    ........

    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė, Maria Gusho, bėnė publike marrėdhėniet e babait tė saj, Lasgush Poradecit, me zonjat Meri Lalaj e Ana Jovani si dhe Kadarenė e Bashkim Shehun

    "Ja e vėrteta e lidhjeve tė babait tim, Lasgushit, me dy mikeshat e tij"


    ..............

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me ditarin e zonjės Meri Lalaj, nė tė cilin bėhej fjalė pėr lidhjet e saj intime me poetin e famshėm Lasgush Poradeci, nė vitet 1980-1984, kohė kur ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė qytetin e Pogradecit. Ditarin e saj, ajo e botoi pas viteve '90, fillimisht nė Shtėpinė Botuese "Onufri" dhe mė pas, kohėt e fundit ajo e ribotoi nė Shtėpinė Botuese "Omska". Sipas ditarit tė zonjės Lalaj, aty jo vetėm qė lihet pėr t'u kuptuar mbi lidhjet e saj tė ngushta me poetin e famshėm, por aty thuhet qartė se ēfarė marrėdhėniesh kanė ekzistuar midis tyre. Mirpo, atė e gjė, pra marrėdhėniet e Lalajt me Lasgushin, i kundėrshton e bija e Lasgush Poradecit, Maria Gusho, e cila shprehet se aty nė atė ditar, shumė gjėra janė tė trilluara nga zonja Lalaj dhe nuk i pėrgjigjen fare sė vėrtetės. Lidhur me kėtė, bėnė fjalė dhe intervista ekskluzive e Maria Gushose, tė cilėn po e botojmė nė shkrimin e mėposhtėm.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Zonjusha Maria, nė ē' rrethana e keni njohur ju zonjėn Meri Lalaj dhe ēfarė e ka lidhur atė me familjen tuaj?
    "Meri Lalaj ka jetuar shumė vjet nė qytetin e Pogradecit, ku kemi banuar edhe ne familjarisht. Njohja e familjes sonė me kėtė person, ka ardhur nė njė mėnyrė krejt tė ēuditėshme, nė ato vite qė ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė njė shkollė 8-vjeēare nė qytetin e Pogradecit. Duke qenė se Meri ishte kolege pune me motėrn time mė tė madhe, Kostandinėn, ajo filloi tė vinte nė shtėpinė tonė si shoqe e motrės. Duke qenė se njerzit qė mund tė shkelnin nė shtėpinė tonė nė Pogradec ishin mjaft tė rrallė, ne e pranuam Meri Lalajn pėr disa arsye tė cilat kishin tė bėnin me gjėndjen e saj sociale dhe shoqėrore. Nė atė kohė ne na vinte shumė keq pėr tė, pasi para se tė vinte nė Pogradec, ajo kishte jetuar disa kohė nė Minierėn e Manzės sė bashku me bashkėshortin e saj dhe mė pas ishte e divorcuar nga ai pasi atė e kishin dėnuar me burg pėr motive politike dhe ajo kishte mbetur e vetme me njė vajzė tė vogėl nėpėr kėmbė. Pra me pak fjalė, nė atė kohė ajo jetonte nė njė gjendje tė mjeruar ekonomike, gjė e cila midis tė tjerash na shtynte ta mėshironim dhe ajo shpesh ushqehej nė shtėpinė tonė".

    Pėr nė ē' kohė bėhet fjalė, pra kur ka ardhur ajo pėr herė tė parė nė shtėpinė tuaj?
    "Fillimet e njohjes sonė me kėtė person, i pėrkasin vitit 1979-80 kur motra ime, Kostandina, u emėrua si mėsuese nė qytetin e Pogradecit, por miqėsia jonė me tė, vazhdoi edhe disa vjet tė tjera dhe ajo ishte ndėr tė paktėt njerėz qė shkelnin nė shtėpinė tonė, pasi babai ynė, Lasgushi ishte mjaft i mbyllur dhe pėr shumė rrethana tė tjera, miqtė e tij qė mund tė vinin pėr ta vizituar atė, siē thashė mė lart, ishin mjaft tė pakėt".

    Me qė dolėt nė kėtė pikė, mund tė na tregoni se kush ishin miqtė mė tė ngushtė tė babait tuaj nė ato vite, pra kush ishin ata qė e vizitonin atė nė shtėpinė tuaj?
    "Nė parantezė desha tė them se ne kemi pasur dy shtėpi, njė nė Tiranė dhe njė nė Pogradec. Babai me nėnėn, Nafien, dhe ne dy gocat, (unė dhe Kostnadina) shkonim nga Tirana nė Pogradec, nė periudhėn qė mbaronim shkollat dhe kishim pushimet verore. Nė atė periudhė qė ne qėndronim nė Pogradec, babain vinin pėr ta vizituar miq shumė tė rrallė. Ndėr ata kujtoj shkrimtarin e njohur Ismail Kadare me bashkėshorten e tij, Elenėn, Bashkim Shehun, djalin e Mehmet Shehut, si dhe Skėnder Luarasin. Kishte dhe persona tė tjetėr nga Pogradeci qė akoma dhe sot ne nuk i dimė arsyet se pėrse vinin nė shtėpinė tonė. Por babai si miq mė tė ngushtė tė tij, konsideronte Kadarenė dhe Bashkim Shehun, tė cilėt vinin mė shpesh pėr tė vizituar si nė Pogradec ashtu dhe nė Tiranė".
    U shprehėt se babai juaj Lasgushi, i vlerėsonte shumė Kadarenė dhe Bashkim Shehun, nė ē'aspekt e keni fjalėn.
    "Pėrveē anės intelektuale dhe profesionale, pra nė fushėn e letrave, babai fliste me superlativa pėr Ismailin e Bashkim Shehun, sepse vetėm ata tė dy i ishin gjendur nė momentet mė tė vėshtira qė kalonte ai nė atė kohė dhe babai thoshte gjithnjė: "Mik ėshtė ai qė tė gjendet nė tė keq e nė rrezik", duke pėrmėndur Ismailin e Bashkimin".

    Mė konkretisht, ku i ishin gjendur ata Lasgushit dhe pėr ēfarė e kishin ndihmuar?
    "Unė po marr vetėm njė aspekt. Kur unė dhe motra, Nina, mbaruam shkollat e mesme, Ismaili me Bashkimin ndėrhynė qė ne tė na jepej e drejta e studimit pėr tė vazhduar shkollat e larta, nė Ekonomi e Letėrsi qė mbaruam unė dhe Nina. Nė atė kohė, pra kur unė dhe Nina mbaruam shkollat e mesme, babai u kėrkoi ndihmė Ismailit dhe Bashkimit, sepse ai e kishte shumė problem qė ne tė vazhdonim universitetin, jo thjesht pėr tė marrė njė diplomė, por tė shkelje bankat e shkollės sė lartė, ai e quante gjėnė mė tė shėnjtė. Kjo ishte edukata me tė cilėn ishte brymosur ai nė shkollat europiane ku kishte studjuar. Pra qė ne tė mbeteshim pa u shkolluar, ishte plaga mė e madhe qė mund t'i hapje Lasgushit dhe qė tė shkolloheshim ne, do tė thoshte t'i plotėsoje atij njė dėshirė tė madhe shpirtėrore. Kjo gjė vinte nga qė ai e vuante shumė atė fakt, pra se ne mund tė mbeteshim pa shkollė, pėr faj tė karakterit tė tij jo konformist me regjimin nė fuqi. U zgjata pak nė kėtė pikė, por desha tė them qė si babai ashtu dhe ne, u jemi mjaft mirėnjohės, Ismailit dhe Bashkim Shehut, pėr tė gjitha ato qė bėnė pėr ne. Njė nga personat e tjerė qė na ka ndihmuar, ka qenė edhe Llazar Siliqi e Isuf Kamba, tė cilėt na ndihmuan nė emėrimin Ninės nė Pogradec. Mirėnjohjen ndaj tyre babai e ka shprehur dhe nė ditarin e tij dhe nė shumė letra dėrguar atyre tė cilat ne mund t'ua vėmė nė dispozicion".

    Tė kthehemi pėrsėri tek ēėshtja e zonjės Meri Lalaj, sa kohė dhe si vazhdoi miqėsia e saj me Lasgushin dhe familjen tuaj?
    "Miqėsia e jonė me Meri Lalajn, e cila hynte dhe dilte nė shtėpinė tonė fare normalisht, vazhdoi deri aty nga viti 1982, kur babait tonė i ra njė ishemi cerebrlale, aq sa me porosi tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, u ngarkua Llazar Siliqi pėr t'i bėrė nekrologjinė. Por ashtu si Llazari i Biblės qė u ngjall nga Krishti, edhe babai ynė Llazari, pėr fat tė mirė nuk vdiq, por jetoi edhe shumė vjet tė tjera. Nė atė kohė me interesimin e nuk e di se kujt, nė shtėpinė tonė nė Pogradec, erdhi mjeku specialist Kadri Baboēi nga Tirana, i cili u kujdes gjatė pėr mjekimin e Lasgushit. Nisur nga ky fakt, nė shtėpinė tonė filluan tė hynin e dilnin shumė njerėz, tė cilėt pyesnin pėr shėndetin e babait. Njė nga ata persona, ishte dhe Nuēi Tira, (krushk i familjes sonė, motra e tij ishte martuar me djalin e motrės sė Lasgushit) ish'kuadėr i vjetėr i Sigurimit tė Shtetit, i cili nė atė kohė punonte nė degėn e Brendėshme tė Pogradecit. Nuēi Tira me shumė dashamirėsi na tha se ne duhet qė tė kishim shumė kujdes nga Meri Lalaj dhe tė ruheshim nga ajo. Ne e vlerėsuam kėshillėn miqėsore qė na dha Nuēi, e cila na korespodonte me njė fakt, se nė atė kohė disa biseda familjare tonat, kishin filluar tė pėshpėriteshin nėpėr qytet dhe dyshimet tona normalisht ranė mbi Merin, pasi vetėm ajo kishte dijeni pėr ato gjėra. Qė nga ajo kohė, pra pas kėshillės sė Nuēi Tirės, ne filluam qė tė ruheshim nga Meri, por pa i rėnė nė sy asaj. Njė nga arsyet e tjera qė na shtynė tė hapnim sytė nė marrėdhėniet qė kishim me tė, ishte dhe fakti se nė atė kohė ajo kishte shumė miqėsi me njė person tė quajtur Ll. A. i cili njihej si njeri i Sigurimit. Kėtė gjė ne e kishim mėsuar nga burime tė tjera shumė tė sigurta".
    Pėrveē zonjės Meri Lalaj, ėshtė folur qė kullėn e Lasgush Poradecit, e ka pas frekuentuar edhe njė femėr tjetėr. Ky fakt ėshtė bėrė i njohur publikisht, edhe nga ditari i babait tuaj i botuar pjesėrisht para pak vitesh nga njė revistė shqiptare, por dhe nga kujtimet e zonjės Lalaj nė librin e saj: "Lasgushi nė Poradec".
    "Kjo gjė ėshtė mė se e vėrtetė. Pėrveē Meri Lalajt, nė atė kohė nė shtėpinė tonė filloi tė vinte dhe njė zonjė tjetėr e quajtur Ana Jovani, qė kishte mbetur vejushė e nė mos gabohem ishte rreth 37 vjeēe. Ana ishte mėsuese letėrsie dhe duke qenė e pasionuar pas letėrsisė dhe poezisė, ajo gjeti mėnyrėn pėr tė hyrė nė shtėpinė tonė. Po kėshtu sa herė vinte zonja Ana nė shtėpinė tonė, aty vinte dhe njė piktor i quajtur T.M dhe tė tre bashkė me Lasgushin, diskutonin pėr artet dhe letėrsinė. Lasgushit i bėri pėrshtypje dhe i hyri nė zėmėr ajo grua, sepse fliste me plot passion pėr artet dhe poezinė, e duke qenė se babai ishte njeri me zėmėr tė madhe dhe shumė kavalier, pėr ta sajdisur, i lėshoi zonjės Ana studjon e tij qė ajo tė jetonte aty dy muajt e verės, nė periudhėn e pushimeve shkollore. Nė ato dy muaj qė Ana qėndroi aty, vinte shpesh pėr vizitė dhe T.M".

    Nė ē'periudhė bėhet fjalė?
    "Nė mos gaboj duhet tė ketė qenė viti 1979".

    A ju bėnin pėrshtypje familjes suaj, kėto miqėsira dhe veprime tė babait, Lasgushit?
    "Pėr tė qenė e sinqertė deri nė fund, duke e njohur mirė karakterin dhe temperamentin e ndjeshėm tė babait tonė, ne nuk na bėnin ndonjė pėrshtypje tė madhe miqėsitė e tija. Por edhe po tė kishim ndonjė rezervė nė kėtė aspekt,nuk mund t'i ndėrhynim kurrė babait nė punėt e tija, pasi ashtu na kishte edukuar ai dhe ne ishim aq tė emancipuara sa nuk mund ta gjykonim atė".

    Si rrodhi mė pas miqėisa me zonjėn Ana Jovani?
    "Ato dy muaj qė Ana qėndroi nė shtėpinė tonė, ne filluam tė dyshonim tek ajo, pasi shpesh herė ajo dilte nga shtėpia me ēantat plot me libra. Kėtė gjė, pėrveēse e kishim pikasur vetė, na e kishin thėnė edhe disa miq tė afėrm tė familjes sonė. Pas kėsaj, ne me shumė delikatesė, filluam qė t'ja thoshim babait kėtė gjė, i cili heshtėte, por nė veten e tij nxirrte konkluzionet e duhura. Kur mbaroi vera, mbas njė sherri tė paparė me njerzit e burrit nėpėr gjyqe, zonja Ana u largua nga qyteti ynė dhe u vendos nė vėndėlindjen e saj, nė Shkodėr. Kėtu mori fund dhe miqėsia e familjes sonė me zonjėn Ana".

    Po me zonjėn Meri Lalaj, deri kur e vazhduat miqėsinė?
    "Aty nga viti 1983, mbas vdekjes sė mamasė sonė, (Nafijes) motra ime, Kostandina, erdhi me punė nė Tiranė dhe bashkė me tė erdhėm dhe unė e babai, Lasgushi. Kėshtu mori fund miqėsia jonė me Meri Lalajn, e cila vinte shumė rrallė nė Tiranė dhe nė kėto rrethana u shkėputėn lidhjet me tė. Por ndonėse ato dy zonja i shkėputėn fizikisht lidhjet me familjen tonė, familja jonė si tė thuash mbeti peng i tyre, pėr shkak tė shumė librave, dokumenteve e dorėshkrimeve qė ato patėn rastin tė vidhnin nė shtėpinė tonė. Njė nga kėto, ka qenė edhe ditari i babait, tė cilin e vodhi zonja Meri Lalaj".

    (vijon nesėr)

    --------------------nga GSH-------


    Skjarim..

    Gazeta dje ka pasur nje shkrim qe flet per Lasgushin , shkruar nga nje mikeshe e tije dhe ky shkrim sot eshte reagim i bijes se Lagushit per Shkrimin e mikeshes.
    Une e postova kte shkrim jo per debate por per te njohur jeten private te Lasgushit si njeri dhe POET.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Brari te faleminderit, edhe ty Shigjeta. ( U KENAQA)

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  3. Poezi nga lasgush Poradeci
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2012, 07:52
  4. Rragata: Yje deshin, yje ju dhashė! - Lasgush Poradeci
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 19:13
  5. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •