Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Spondiliatroza, si ta kurojmė

    Shkencėtarėt rekomandojnė ushtrime dhe fitnes pėr sėmundjen

    Spondiliatroza, si ta kurojmė

    Spondiliatroza, ėshtė kryesisht sėmundje qė prek tė gjithė ata njerėz qė kanė punuar nė fabrika, uzina, nė minierė. Kjo pasi helmet me tė cilat punohet zakonisht nė tė tilla vende shkaktojnė dėmtime tė sistemit nervor, qė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me palcėn kurrizore. Pėrpos kėtij fakti, specialistėt tregojnė se spondiliatroza ėshtė edhe shfaqje e gjumit tė keq nė mėnyrė tė vazhdueshme, si dhe shfaqje e dėmtimit tė sistemit nervor. Madje kohėt e fundit ėshtė arritur nė pėrfundimin se edhe ata njerėz tė cilėt nuk i mbajnė shpatullat e tyre drejtė dhe kanė probleme me mėnyrėn e qėndrimit, janė tė “kėrcėnuar” nga spondiliatroza.
    Dhimbja
    Shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense. Dhimbja nė kokė, ka dy shfaqje karakteristike, migrenėn dhe spondiliatrozėn, ato janė dy nga shqetėsimet mė tė shpeshta edhe pse nė disa raste mund tė jetė njė shenjė e mirė; shfaqja e njė lodhjeje ose njė tensioni, por nėse ėshtė e fortė dhe e pėrsėritur ėshtė simptomė i njė sėmundjeje cerebrale si: ematomė, encefalite, meningjit ose ndonjė hipertension i rėndė.
    Simptomat
    Dhimbja mund tė jetė fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj dhe lokalizimi janė nė varėsi tė kushteve qė e favorizojnė ose nė tė kundėrt e pushojnė. Domethėnėse janė edhe pėrsėritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund tė jetė aq i lartė sa ta bėjė jetėn e pacientit shumė tė vėshtirė. Skematikisht mund tė dallosh disa tipe, midis tė cilave migrena dhe spondiliatroza. Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund tė zgjasė nė njė kohė tė papėrcaktuar, duke shqetėsuar edhe gjumin e natės. Dhimbja ėshtė mė e shpėrndarė sesa nė rastin e njė migrene, duke u shtuar nė pjesėn e pasme tė kokės dhe sidomos nė nyjen mes kokės dhe qafės. Terapia kundėr spondiliatrozės thellohet nė teknikat e relaksimit, me anė tė masazheve dhe psikoterapisė edhe pse nuk pėrjashton pėrdorimin e ilaēeve, sidomos sedativėt dhe antidepresivėt; ndėrsa ilaēet mė tė rėnda kėshillohen vetėm kur dhimbjet janė tė padurueshme. Kohėve tė fundit nė pėrdorim ka hyrė njė ilaē: sumatriptan, qė ėshtė njė antagonis specifik selektiv ndaj receptorėve 5HT1-LIKE tė serotoninės, qė vepron nė damarėt kryesorė duke bllokuar krejtėsisht krizat akute tė migrenės. Gjenetika, sot ka synim kryesor gjetjen e shkaqeve tė dhimbjeve sė kokės: si migrena me karakter familjar, duke kėrkuar pėr elementin trashėgimtar. Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gen pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat cerebrale, i cili shkakton njė formė tjetėr migrene, e quajtur “migrenė familjare” nėse ky gen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotransmetuesve, ngacmimi i tė cilave shkakton kėtė formė migrene. Ky zbulim erdhi si rezultat i kėrkimeve tė vazhdueshme pėr tė kuptuar shkaqet e dhimbjeve tė kokės dhe parandalimit tė tyre. Ndėrkohė qė me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Shenjat e para janė shqetėsime vizive: fleshe dritash nė ajėr, shfaqen sidomos tek adoleshentėt ose moshat e reja, tė cilėt janė pjesėtarė familjesh ku ėshtė prezent kjo sėmundje edhe tek anėtarėt e tjerė, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut cerebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale. Terapia kundėr dhimbjeve tė migrenės bazohet nė pėrdorimin e antifiamatorėve jo me pėrbėrje steroidesh, si aspirina ose tė tjera tė ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errėsire dhe qetėsie.

    Fitnesi largon spondiliatrozėn

    Ushtrimet aerobike dhe kohėt e fundit fitnesi, ėshtė njė ndėr aleatėt mė tė mirė pėr tė larguar sėmundjen e spondiliatrozės. Sipas specialistėve, ēdo njeri duhet tė bėjė tė paktėn 10 minuta ushtrime nė ditė pėr tė vėnė nė lėvizje muskujt e kokės, qė kanė edhe lidhje tė drejtpėrdrejtė me palcėn kurrizore. Sipas specialistėve ēdo mėngjes koka duhet tė lėvizet mbi 20 herė majtas-djathtas, dhe qafa duhet tė rrotullohet po kaq herė, dhe menjėherė pas ushtrimeve duhet tė bėhet njė dush me temperaturė normale. Tė gjitha kėto shėrbejnė pėr tė evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatė ditės.

    Si kurohet spondiliatroza

    1-Ēdo mėngjes duhet tė bėni tė paktėn 15 minuta ushtrime pėr muskujt e qafės
    2-Duhet tė bėni nė darkė dush me temperaturėn e ujit mesatare
    3-Duhet tė evitoni stresin dhe dėgjimin e televizorit me zė tė lartė
    4-Pirja e ēajrave tė ndryshme, veēanėrisht me mente bėn mirė pėr sėmundjen
    5- Ecja, shėtitjet pasditeve ndihmojnė pėr njė gjumė mė tė mirė
    6-Zgjedhja e dyshekut, e jastėkut duhet tė jetė e kujdesshme, nė mėnyrė qė ato tė pėrshtaten me masėn e qafės
    7-Kurimi i sėmundjes ka pėr bazė kortizonin
    8-Pėr tė hequr dhimbjen nuk duhet tė pini asnjėherė paracetamol dhe aspirina

    Spondiliatroza

    Terapia e plotė

    Teknikat mė tė fundit lidhur me “biofeedback”-un me anė tė tė cilit individi arrin tė kontrollojė tonin dhe kalibrin e damarėve tė gjakut. Pėr ata qė vuajnė nga ngacmime tė shpeshta ėshtė e kėshillueshme njė terapi e plotė, e cila pėrfshin njė gamė tė gjerė ilaēesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.

    Pse sėmuren njerėzit
    Mė parė njerėzit bėnin shkaktarė tė shfaqjes sė spondiliatrozės grumbullimin e njė pjese tė gjakut nė tru, (qė vinte nga palca kurrizore) por ajo u hodh poshtė nga studiues tė ndryshėm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes sė saj janė ngacmues tė ndryshėm, si zhurmat e forta, drita e fortė, problemet e ndryshme, etj..

    Shfaqet edhe pas 70 vitesh
    Mund tė jesh 70 a mė shumė vjeē, dhe s’ke pasur kurrė mė parė probleme me spondiliatrozėn. Mjekėt nuk e pėrjashtojnė mundėsinė qė nėse ke punuar gjithė kohėn nė njė ambient tė mbyllur dhe nėse ke pasur kontakte tė ndryshme me pėrbėrje kimike, helme. Shkencėtarėt kanė zbuluar se fizkultura ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė luftuar sėmundjen.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  2. #2
    -=- HoNeY -=- Maska e honeyy
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Postime
    10
    Shkrim shume i mire...

    E kam lexuar gjithe ate shkrim...

    Kalo mire...
    HoNeY

  3. #3
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    une kam nenen qe vuan nga kjo semundje po nuk po gjen derman. mesa duket vetem me ilace nuk mund te kuroheshka.
    To look life in the face....

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Spondiloartroza stabilizohet me vaj peshku.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi... si ta kurojmė
    Nga FLOWER nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-08-2023, 12:00
  2. Lėkurat delikate, si t'i kurojmė
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 10:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •