Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb "Ecclesia de Eucharistia" - Papa Gjon Pali II-te

    LETRA ENCIKLIKE

    ECCLESIA DE EUCHARISTIA

    E PAPĖS SĖ SHENJTĖ

    GJON PALI II

    DREJTUAR IPESHKVINJVE

    PRESBITERĖVE E DIAKONĖVE

    NJERĖZVE TĖ KUSHTUAR ZOTIT

    DHE TĖ GJITHĖ BESIMTARĖVE LAIKĖ

    MBI EUKARISTINĖ

    NĖ MARRĖDHĖNIEN E SAJ ME KISHĖN



    HYRJE

    1. Kisha jeton prej Eukaristisė. Kjo e vėrtetė nuk shpreh vetėm njė pėrvojė tė pėrditshme feje, por pėrmbledh bėrthamėn e misterit tė Kishės. Me gėzim ajo eksperimenton nė forma tė shumta plotėsimin e vazhdueshėm tė premtimit: «Ja, unė jam me ju gjithmonė - deri nė tė sosur tė botės!» (Mt 28, 20); por nė Eukaristinė e shenjtė, prej kthimit tė bukės dhe tė verės nė trupin e nė gjakun e Zotit, ajo gėzohet nga kjo prani me njė gjallėri tė pashoqe. Qė kur, me Rrėshajėt, Kisha, Populli i Besėlidhjes sė Re, ka filluar ecjen e vet shtegtare drejt atdheut qiellor, Sakramenti Hyjnor ka vazhduar t’i dallojė ditėt e saj, duke i mbushur ato me njė shpresė plot besim.

    Me tė drejtė Koncili II i Vatikanit ka shpallur se Flija eukaristike ėshtė «burimi e kulmi i gjithė jetės sė krishterė»[1]. «Nė tė vėrtetė, nė Eukaristinė e shenjtė qėndron e gjithė pasuria shpirtėrore e Kishės, domethėnė vetė Krishti, Pashka jonė dhe buka e gjallė qė, nėpėrmjet mishit tė vet tė gjallėruar prej Shpirtit Shenjt dhe gjallėrues, u jep jetė njerėzve»[2]. Prandaj vėshtrimi i Kishės ėshtė vazhdimisht i drejtuar nga Zoti i saj, i pranishėm nė Sakramentin e Altarit, nė tė cilin ajo zbulon shfaqjen e plotė tė dashurisė sė tij tė pafundme.

    2. Gjatė Jubileut tė Madh tė Vitit 2000 pata rastin tė kremtoj Eukaristinė nė Ēenakullin e Jeruzalemit, aty ku, sipas traditės, ajo u realizua pėr herė tė parė prej vetė Krishtit. Ēenakulli ėshtė vendi i themelimit tė kėtij Sakramenti tė shenjtėrueshėm. Aty Krishti mori nė duart e veta bukėn, e theu dhe ua dha nxėnėsve duke thėnė: «Merrni e hani tė gjithė: ky ėshtė korpi im i flijuar pėr ju» (krh. Mt 26, 26; Lk 22, 19; 1 Kor 11, 24). Pastaj mori nė duart e veta kelkun e verės dhe u tha atyre: «Merrni e pini tė gjithė: ky ėshtė kelku i gjakut tim pėr besėlidhjen e re e tė amshuar, i derdhur pėr ju e pėr tė gjithė njerėzit nė shpėrblim tė mėkateve» (krh. Mk 14, 24; Lk 22, 20; 1 Kor 11, 25). I jam mirėnjohės Zotit Jezus qė mė ka lejuar t’i pėrsėris nė tė njėjtin vend, duke iu bindur urdhrit tė tij: «Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim» (Lk 22, 19), fjalėt e thėna prej Tij dymijė vjet mė parė.

    Apostujt qė morėn pjesė nė Darkėn e Fundit, a e kuptuan domethėnien e fjalėve tė dala prej buzėve tė Krishtit? Ndoshta jo. Ato fjalė do tė qartėsoheshin plotėsisht vetėm nė pėrfundim tė Triduum sacrum, pra tė periudhės qė shkon prej mbrėmjes sė tė Enjtes deri nė mėngjesin e tė Dielės. Nė ato ditė pėrfshihet mysterium paschale; nė ato ditė pėrfshihet edhe mysterium eucharisticum.

    3. Prej misterit pashkvor lind Kisha. Pikėrisht pėr kėtė arsye Eukaristia, qė ėshtė sakramenti i veēantė i misterit pashkvor, vendoset nė qendėr tė jetės kishtare. Kjo shihet qė prej figurave tė para tė Kishės, qė jepen prej Veprave tė Apostujve: «Ishin vazhdimisht tė kujdesshėm pėr ta pėrvetėsuar mėsimin e apostujve dhe nuk mungonin nė mbledhjet vėllazėrore, nė ndarjen e bukės e nė uratė» (2, 42). Nė «ndarjen e bukės» pėrkujtohet Eukaristia. Pas dymijė vjetėsh vazhdojmė ta realizojmė atė figurė tė parė tė Kishės. Dhe ndėrsa e bėjmė kėtė nė Kremtimin eukaristik, sytė e shpirtit shkojnė pėrsėri te Treditėshi pashkvor: te ajo qė u krye nė mbrėmjen e tė Enjtes sė Madhe, gjatė Darkės sė Fundit, dhe pas saj. Themelimi i Eukaristisė, nė tė vėrtetė, u paraprinte sakramentalisht ngjarjeve qė pas pak do tė realizoheshin, duke filluar prej agonisė sė Gjetsemanit. Rishohim Jezusin qė del prej Ēenakullit, zbret me nxėnėsit pėr tė kapėrcyer pėrroin Cedron dhe arrin nė Kopshtin e Ullinjve. Nė atė Kopsht ende edhe sot ka disa pemė ulliri shumė tė lashta. Ndoshta qenė dėshmitare tė asaj qė ndodhi nėn hijen e tyre atė mbrėmje, kur Krishti nė lutje ndjeu ankthin vdekjeprurės «Djersa e tij u bė si pika gjaku qė binin nė tokė» (Lk 22, 44). Gjaku, qė pak mė parė i kishte dorėzuar Kishės si pije shėlbimi nė Sakramentin eukaristik, po fillonte tė derdhej; derdhja e tij do tė bėhej pastaj nė Golgotė, duke u bėrė mjeti i shpėrblimit tonė: «Por erdhi Krishti, Kryeprifti i tė mirave qė do tė vijnė..., hyri njėherė e pėrgjithmonė nė Shenjtėroren e Shenjtėroreve dhe fitoi shpėrblimin pėrfundimtar» (Heb 9, 11-12).

    4. Ora e shpėrblimit tonė. Megjithėse duke vuajtur pafundėsisht, Jezusi nuk ikėn para «orės» sė tij: «e ē’tė them? O Atė, mė shpėto nga kjo orė? Porse, fill pėr kėtė erdha nė kėtė orė!» (Gjn 12, 27). Ai dėshiron qė nxėnėsit t’i bėjnė shoqėri, e nė tė vėrtetė duhet tė eksperimentojė vetminė dhe braktisjen: «Si kėshtu, s’mundėt tė rrini zgjuar me mua as pėr njė orė tė vetme? Rrini zgjuar e lutuni tė mos bini nė tundim» (Mt 26, 40-41). Vetėm Gjoni do tė rrijė nėn Kryq, pranė Marisė dhe grave tė pėrshpirtshme. Agonia nė Gjetseman ka qenė fillimi i agonisė sė Kryqit tė sė Premtes sė Madhe. Ora e shenjtė, ora e shpėrblimit tė botės. Kur kremtohet Eukaristia pranė varrit tė Jezusit, nė Jeruzalem, kthehemi nė mėnyrė pothuajse tė prekshme nė “orėn” e tij, ora e kryqit dhe e lavdėrimit. Nė atė vend dhe nė atė orė shkon shpirtėrisht ēdo presbiter qė kremton Meshėn e Shenjtė, sė bashku me bashkėsinė e krishterė qė merr pjesė nė tė.

    «U kryqėzua, vdiq e u varros; zbriti nė ferr, tė tretėn ditė u ngjall prej tė vdekurve». Fjalėve tė dėshmisė sė fesė u bėjnė jehonė fjalėt e soditjes dhe tė shpalljes: «Ecce lignum crucis, in quo salus mundi pependit. Venite adoremus». Ėshtė ftesa qė Kisha u drejton tė gjithėve nė orėt e pasdites sė tė Premtes sė Madhe. Ajo do ta rifillojė pastaj kėngėn e vet gjatė kohės sė Pashkėve pėr tė shpallur: «Surrexit Dominus de sepulcro qui pro nobis pependit in ligno. Alleluia».

    5. «Mysterium fidei! - Misteri i fesė!». Kur meshtari i shqipton apo i kėndon kėto fjalė, tė pranishmit thėrrasin: «Kumtojmė vdekjen tėnde, o Zot, shpallim ngjalljen tėnde dhe presim ardhjen tėnde nė lumturi».

    Nė kėto fjalė apo nė fjalė tė ngjashme, Kisha, ndėrsa tregon Krishtin nė misterin e Mundimeve tė tij, zbulon edhe misterin e vet: Ecclesia de Eucharistia. Nėse me dhuratėn e Shpirtit Shenjt pėr Rrėshajė Kisha vjen nė dritė dhe fillon ecjen nė rrugėt e botės, njė moment vendimtar i formimit tė saj ėshtė patjetėr themelimi i Eukaristisė nė Ēenakull. Themeli i saj dhe burimi i saj ėshtė i tėrė Triduum paschale, por ky ėshtė si i pėrmbledhur, i paraprirė, dhe «i pėrqendruar» pėrgjithmonė nė dhuratėn eukaristike. Nė kėtė dhuratė Jezu Krishti i dhuronte Kishės aktualizimin e pėrhershėm tė misterit pashkvor. Me tė themelonte njė «njėkohshmėri» misterioze mes atij Treditėshi dhe rrjedhės sė tė gjithė shekujve.

    Ky mendim na ngjall ndjenja mahnitjeje tė madhe e mirėnjohėse. Nė ngjarjen e Pashkėve dhe nė Eukaristinė qė e aktualizon atė nė shekuj, ka njė «kapacitet» vėrtet shumė tė madh, nė tė cilin e tėrė historia ėshtė e pėrfshirė, si destinatare e hireve tė shpėrblimit. Kjo mahnitje duhet ta pushtojė gjithmonė Kishėn tė mbledhur nė Kremtimin Eukaristik. Por nė mėnyrė tė veēantė duhet tė shoqėrojė mbarėshtuesin e Eukaristisė. Nė tė vėrtetė, ai, falė aftėsisė qė i ėshtė dhėnė nė sakramentin e Urdhrit meshtarak, e kryen shugurimin. Ai thotė, me pushtetin qė i vjen prej Krishtit tė Ēenakullit: «Ky ėshtė korpi im i flijuar pėr ju... Ky ėshtė kelku i gjakut tim... i derdhur pėr ju...». Meshtari i thotė kėto fjalė, apo mė mirė tė themi, e vė gojėn e vet dhe zėrin e vet nė dispozicion tė Atij qė i tha nė Ēenakull, dhe dėshiroi qė tė pėrsėriteshin nga breznia nė brezni prej tė gjithė atyre qė nė Kishė marrin pjesė nė mėnyrė shėrbestare nė priftėrinė e tij.

    6. Kėtė «mahnitje» eukaristike dėshiroj ta rizgjoj me kėtė Letėr enciklike, nė vazhdimėsi me trashėgiminė jubilare, qė kam dashur t’ia dorėzoj Kishės me Letrėn apostolike Novo millennio ineunte dhe me kurorėzimin e saj marian Rosarium Virginis Mariae. Soditja e fytyrės sė Krishtit, dhe soditja e saj me Marinė, ėshtė «programi» qė i kam propozuar Kishės nė agimin e mijėvjeēarit tė ri, duke e ftuar atė qė tė dalė nė detin e historisė me entuziazmin e ungjillėzimit tė ri. Ta sodisėsh Krishtin do tė thotė tė dish ta njohėsh kudo qė Ai shfaqet, nė pranitė e tij tė shumta, por sidomos nė Sakramentin e gjallė tė trupit e tė gjakut tė tij. Kisha jeton prej Krishtit eukaristik, prej Tij ushqehet, prej Tij ndriēohet. Eukaristia ėshtė misteri i fesė, dhe njėkohėsisht «mister drite»[3]. Sa herė qė Kisha e kremton, besimtarėt mund ta rijetojnė nė ndonjė mėnyrė pėrvojėn e dy nxėnėsve tė Emausit: «Atyre iu hapėn sytė dhe e njohėn» (Lk 24, 31).

    7. Qė kur e kam filluar shėrbesėn time si Pasardhės i Pjetrit, gjithmonė i kam rezervuar sė Enjtes sė Madhe, ditės sė Eukaristisė e tė Meshtarisė, njė shenjė vėmendjeje tė veēantė, duke u dėrguar njė letėr tė gjithė meshtarėve tė botės. Kėtė vit, i njėzetepesti i Pontifikatit tim, dėshiroj ta pėrfshij mė plotėsisht tėrė Kishėn nė kėtė reflektim eukaristik, edhe pėr tė falėnderuar Zotin pėr dhuratėn e Eukaristisė dhe tė Meshtarisė: «Dhuratė e mister»[4]. Nėse, duke shpallur Vitin e Rruzares, kam dashur ta vendos kėtė njėzetepesėvjetorin tim nė shenjėn e soditjes sė Krishtit nė shkollėn e Marisė, nuk mund ta lė tė kalojė kėtė tė Enjte tė Madhe 2003 pa u ndalur para «fytyrės eukaristike» tė Krishtit, duke i treguar me njė forcė tė re Kishės qendėrsinė e Eukaristisė. Kisha jeton prej saj. Me kėtė «bukė tė gjallė» ushqehet. Si tė mos e ndiej nevojėn pėr t’i nxitur tė gjithė qė tė bėjnė gjithmonė pėrvojėn e pėrtėrirė tė saj?

    8. Kur mendoj pėr Eukaristinė, duke vėshtruar jetėn time si meshtar, si Ipeshkėv, si Pasardhės i Pjetrit, vetvetiu mė kujtohen momentet e shumta dhe vendet e shumta nė tė cilėt mė ėshtė lejuar ta kremtoj atė. Kujtoj kishėn famullitare tė Niegovicės, ku kreva detyrėn time tė parė baritore, kolegjatėn e shėn Florianit nė Krakovi, katedralen e Vavelit, bazilikėn e shėn Pjetrit dhe bazilikat e kishat e shumta tė Romės e tė tė gjithė botės. Kam mundur ta kremtoj Meshėn e Shenjtė nė kapela tė ndėrtuara nė shtigje malesh, nė brigjet e liqevene, nė brigjet e deteve; e kam kremtuar nė altarė tė ndėrtuar nė stadiume, nė sheshet e qyteteve... Ky skenar kaq i larmishėm i Kremtimeve eukaristike mė bėn ta eksperimentoj sė tepėrmi karakterin e tyre tė gjithmbarshėm dhe, mund tė themi, kozmik. Po, kozmik! Sepse edhe kur kremtohet nė altarin e vogėl tė njė kishe fshati, Eukaristia gjithmonė kremtohet, nė njė farė kuptimi, nė altarin e botės. Ajo bashkon qiellin e tokėn. Pėrfshin e vėrshon gjithė krijimin. Biri i Hyjit ėshtė bėrė njeri, pėr t’ia kthyer gjithė krijimin, nė njė akt suprem lavdi, Atij qė e ka bėrė prej asgjėsė. Dhe kėshtu Ai, Kryeprifti i amshuar, duke hyrė nėpėrmjet gjakut tė Kryqit tė tij nė shenjtėroren e amshuar, ia kthen Krijuesit e Atit gjithė krijimin e shpėrblyer. E bėn kėtė nėpėrmjet shėrbesės meshtarake tė Kishės, nė lavd tė sė Shenjtėrueshmes Trini. Vėrtet ėshtė ky mysterium fidei qė realizohet nė Eukaristi: bota e dalė prej duarve tė Hyjit krijues i kthehet Atij e shpėrblyer prej Krishtit.

    9. Eukaristia, prania shėlbuese e Jezusit nė bashkėsinė e besimtarėve dhe ushqimi i saj shpirtėror, ėshtė gjėja mė e ēmueshme qė Kisha mund tė ketė nė ecjen e saj nė histori. Kėshtu shpjegohet vėmendja e kujdesshme qė ajo i ka ruajtur gjithmonė Misterit eukaristik, njė vėmendje qė shfaqet plot autoritet nė veprėn e Koncileve e tė Papėve tė Shenjtė. Si tė mos i admirojmė paraqitjet doktrinore tė Dekreteve mbi Eukaristinė e Shenjtė dhe mbi Flinė e Shenjtė tė Meshės tė shpallura prej Koncilit tė Trentit? Ato faqe kanė udhėhequr nė shekujt mė pas qoftė teologjinė qoftė katekezėn dhe, ende edhe sot, janė pikė referimi dogmatik pėr pėrtėritjen e vazhdueshme dhe pėr rritjen e Popullit tė Hyjit nė fe dhe nė dashurinė ndaj Eukaristisė. Nė kohėt mė tė afėrta pėr ne, tri Enciklika duhen pėrmendur: Enciklika Mirae Caritatis e Leonit XIII (28 maj 1902)[5], Enciklika Mediator Dei e Piut XII (20 nėntor 1947)[6] dhe Enciklika Mysterium Fidei e Palit VI (3 shtator 1965)[7].

    Koncili II i Vatikanit, megjithėse nuk ka botuar njė dokument specifik mbi Misterin eukaristik, sidoqoftė, ilustron aspektet e tij tė ndryshme gjatė tėrė harkut tė dokumenteve tė tij, dhe veēanėrisht nė Kushtetutėn dogmatike mbi Kishėn Lumen gentium dhe nė Kushtetutėn mbi Liturgjinė e Shenjtė Sacrosanctum Concilium.

    Unė vetė, nė vitet e para tė Shėrbesės sime apostolike nė Katedrėn e Pjetrit, me Letrėn apostolike Dominicae Cenae (24 shkurt 1980)[8], pata mundėsinė tė trajtoj disa aspekte tė Misterit eukaristik dhe tė ndikimit tė tij nė jetėn e atij qė ėshtė mbarėshtues i tij. Sot po e rimarr fillin e atij argumenti me zemrėn edhe mė tė mbushur me mallėngjim e mirėnjohje, gati duke i bėrė jehonė fjalės sė Psalmistit: «Si do t’ia shpėrblej Zotit pėr tė gjitha tė mirat qė m’i ka dhėnė? Do tė ngre gotėn e shėlbimit e me nderim do tė thėrras Emrin e Zotit» (Ps 116 [115], 12-13).

    10. Kėtij angazhimi tė shpalljes nga ana e Magjisterit i ėshtė pėrgjigjur njė rritje e brendshme e bashkėsisė sė krishterė. Nuk ka dyshim se reforma liturgjike e Koncilit ka sjellė dobi tė mėdha pėr njė pjesėmarrje mė tė vetėdijshme, aktive e tė frytshme tė besimtarėve nė Flinė e shenjtė tė altarit. Pastaj, nė shumė vende adhurimi i tė Shenjtėrueshmit Sakrament gjen hapėsirė tė gjerė tė pėrditshme dhe bėhet burim i pashtershėm shenjtėrie. Pjesėmarrja e devotshme e besimtarėve nė procesionin eukaristik tė solemnitetit tė Korpit e Gjakut tė Krishtit ėshtė njė hir i Zotit qė ēdo vit i mbush me gėzim ata qė marrin pjesė nė tė. Mund tė pėrmenden edhe shenja tė tjera pozitive feje e dashurie eukaristike.

    Mjerisht, pranė kėtyre dritave, nuk mungojnė edhe errėsirat. Nė tė vėrtetė, ka vende ku vėrehet njė braktisje pak a shumė e plotė e kultit tė adhurimit eukaristik. Nė njė kontekst kishtar apo nė njė tjetėr shtohen edhe abuzimet qė ndihmojnė nė errėsimin e fesė sė drejtė dhe tė doktrinės katolike mbi kėtė Sakrament tė mrekullueshėm. Shfaqet nganjėherė njė kuptim shumė i reduktuar i Misterit eukaristik. Nėse zhvishet prej vlerės sė tij si fli, jetohet sikur tė mos e kapėrcente kuptimin dhe vlerėn e njė takimi vėllazėror nė tryezė. Veē kėsaj, nevoja e meshtarisė shėrbestare, qė mbėshtetet nė pasardhėsinė apostolike, nganjėherė mbetet e fshehur dhe sakramentaliteti i Eukaristisė kufizohet vetėm nė frytshmėrinė e shpalljes. Pėr kėtė arsye, andej kėndej, lindin nisma ekumenike qė, megjithėse zemėrgjera nė qėllimet, lejojnė praktika eukaristike qė janė nė kundėrshtim me disiplinėn nė tė cilėn Kisha shpreh fenė e vet. Si tė mos shfaqim njė dhimbje tė thellė pėr gjithė kėtė? Eukaristia ėshtė njė dhuratė tepėr e madhe pėr tė duruar paqartėsi e zvogėlime.

    Shpresoj qė kjo Letėr enciklike e imja tė mund tė ndihmojė nė mėnyrė tė frytshme qė tė shpėrndahen hijet e doktrinave dhe praktikave tė papranueshme, me qėllim qė Eukaristia tė vazhdojė tė ndrisė me tė gjithė shkėlqimin e misterit tė vet.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    kapitulli i parė

    MISTERI I FESĖ

    11. «Zoti Jezus, atė natė qė po tradhtohej» (1 Kor 11, 23), themeloi Flinė eukaristike tė trupit e tė gjakut tė vet. Fjalėt e apostullit Pal na ēojnė nė rrethanėn dramatike nė tė cilėn lindi Eukaristia. Ajo pėrmban nė vete nė mėnyrė tė pashlyeshme ngjarjen e mundimeve dhe tė vdekjes sė Zotit. Nuk ėshtė vetėm pėrkujtimi i tyre, por edhe ri-paraqitja sakramentale e tyre. Ėshtė flija e Kryqit qė pėrjetėsohet nė shekuj[9]. Kėtė tė vėrtetė e shprehin mirė fjalėt me tė cilat populli, nė ritin latin, i pėrgjigjet shpalljes sė «misterit tė fesė» tė bėrė prej meshtarit: «Kumtojmė vdekjen tėnde, o Zot!».

    Kisha e ka marrė Eukaristinė prej Krishtit, Zotit tė vet jo si dhuratė, sado e ēmuar mes shumė tė tjerash, por si dhurata nė mėnyrė tė veēantė, sepse ėshtė dhurim i vetvetes, e personit tė tij nė njerėzimin e tij tė shenjtė, si edhe e veprės sė tij tė shėlbimit. Kjo nuk mbetet e kufizuar nė tė kaluarėn, kėshtu qė «gjithēka qė Krishti ėshtė, gjithēka qė ka bėrė e vuajtur pėr tė gjithė njerėzit, merr pjesė nė amshimin hyjnor dhe prandaj i pėrqafon tė gjitha kohėt»[10].

    Kur Kisha kremton Eukaristinė, pėrkujtimin e vdekjes e tė ngjalljes sė Zotit tė vet, kjo ngjarje qendrore e shėlbimit bėhet realisht e pranishme dhe «kryhet vepra e shpėrblimit tonė»[11]. Kjo fli ėshtė aq vendimtare pėr shėlbimin e gjinisė njerėzore sa Jezu Krishti e ka kryer dhe ėshtė kthyer te Ati vetėm pasi na ka lėnė mjetin pėr tė marrė pjesė nė tė sikur tė kishim qenė tė pranishėm. Kėshtu ēdo besimtar mund tė marrė pjesė nė tė dhe mund tė marrė frytet e saj nė mėnyrė tė pashtershme. Kjo ėshtė feja me tė cilėn brezat e krishterė kanė jetuar gjatė shekujve. Kėtė fe Magjisteri i Kishės e ka theksuar vazhdimisht me mirėnjohje tė hareshme pėr dhuratėn e paēmueshme[12]. Dėshiroj ta kujtoj edhe njė herė kėtė tė vėrtetė, duke u vėnė sė bashku me ju, shumė tė dashur vėllezėr e motra, nė adhurim para kėtij Misteri: Mister i madh, Mister mėshire. Ēfarė mund tė bėnte Jezusi mė shumė pėr ne? Vėrtet, nė Eukaristi na tregon njė dashuri qė shkon deri «nė pikėn e fundit» (krh. Gjn 13, 1), njė dashuri qė nuk njeh masė.

    12. Ky aspekt i dashurisė sė gjithmbarshme tė Sakramentit eukaristik bazohet nė vetė fjalėt e Shėlbuesit. Duke e themeluar, ai nuk u kufizua duke thėnė «Ky ėshtė korpi im», «ky ėshtė gjaku im», por shton edhe «i flijuar pėr ju... i derdhur pėr ju» (Lk 22, 19-20). Nuk pohoi vetėm se ajo qė u jepte atyre pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė ishte korpi i tij e gjaku i tij, por shprehu edhe vlerėn flijore, duke e bėrė tė pranishme nė mėnyrė sakramentale flinė e vet, qė do tė kryhej nė Kryq disa orė mė vonė pėr shėlbimin e tė gjithėve. «Mesha ėshtė njėkohėsisht dhe nė mėnyrė tė pandashme pėrkujtimi i flisė nė tė cilėn pėrjetėsohet flija e Kryqit dhe sofra e shenjtė e bashkimit me trupin e me gjakun e Zotit»[13].

    Kisha jeton vazhdimisht prej flisė shpėrblyese, dhe asaj i afrohet jo vetėm nėpėrmjet njė kujtimi plot fe, por edhe nė njė kontakt aktual, pasi kjo fli rikthehet e pranishme, duke u pėrjetėsuar sakramentalisht, nė ēdo bashkėsi qė e ofron nėpėrmjet duarve tė mbarėshtuesit tė shuguruar. Nė kėtė mėnyrė Eukaristia u jep njerėzve tė sotėm pajtimin e fituar njė herė e pėrgjithmonė prej Krishtit pėr njerėzimin e ēdo kohe. Nė tė vėrtetė, «flija e Krishtit dhe flija e Eukaristisė janė njė fli e vetme»[14]. Kėtė e thoshte nė mėnyrė tė kuptueshme edhe shėn Gjon Gojarti: «Ne kushtojmė gjithmonė tė njėjtin Qengj, dhe jo sot njė e nesėr njė tjetėr, por gjithmonė tė njėjtin. Prandaj flija ėshtė gjithmonė njė e vetme. [...] Edhe tani ne kushtojmė atė fli, qė atėherė qe flijuar dhe qė kurrė nuk do tė konsumohet»[15].

    Mesha e bėn tė pranishme flinė e Kryqit, nuk i shtohet asaj dhe nuk e shumon atė[16]. Ai qė pėrsėritet ėshtė kremtimi pėrkujtimor, «paraqitja pėrkujtimore» (memorialis demonstratio)[17] e saj, prandaj flija e vetme dhe pėrfundimtare e Krishtit bėhet gjithmonė aktuale nė kohė. Prandaj, natyra flijore e Misterit eukaristik, nuk mund tė kuptohet si diēka nė vetvete, e pavarur prej Kryqit apo me njė referim vetėm tė tėrthortė nė flinė e Kalvarit.

    13. Me anė tė marrėdhėnies sė saj tė ngushtė me flinė e Golgotės, Eukaristia ėshtė fli nė kuptimin pėrkatės, dhe jo vetėm nė kuptimin e pėrgjithshėm, sikur tė bėhej fjalė thjesht pėr dhurimin e Krishtit si fli shpirtėrore pėr besimtarėt. Nė tė vėrtetė, dhurata e dashurisė sė tij dhe e dėgjesės sė tij deri nė fund tė jetės (krh. Gjn 10, 17-18) ėshtė nė radhė tė parė njė dhuratė drejtuar Atit tė vet. Sigurisht, ėshtė dhuratė nė dobinė tonė, madje tė tė gjithė njerėzimit (krh. Mt 26, 28; Mk 14, 24; Lk 22, 20; Gjn 10, 15), por dhuratė para sė gjithash drejtuar Atit: «fli tė cilėn Ati e pranoi, duke e shpėrblyer kėtė dhurim tė plotė tė Birit tė vet, qė u bė “i dėgjueshėm deri nė vdekje” (Fil 2, 8), me dhurimin e vet atėror, domethėnė me dhuratėn e jetės sė re tė pavdekshme nė ngjallje»[18].

    Duke i dhuruar Kishės flinė e vet, Krishti gjithashtu ka dashur ta bėjė tė vetėn flinė shpirtėrore tė Kishės, e thirrur pėr tė ofruar, sė bashku me flinė e Krishtit, edhe vetveten. Kėtė na e mėson, pėr sa u pėrket tė gjithė besimtarėve, Koncili II i Vatikanit: «Duke marrė pjesė nė Flinė eukaristike, burimin dhe kulmin e gjithė jetės sė krishterė, i ofrojnė Hyjit Flinė hyjnore dhe vetveten bashkė me tė»[19].

    14. Pashkėt e Krishtit pėrfshijnė, sė bashku me mundimet e vdekjen, edhe ngjalljen e tij. Kėtė e kujton thirrja e popullit pas shugurimit: «Shpallim ngjalljen tėnde». Nė tė vėrtetė, Flija eukaristike e bėn tė pranishėm jo vetėm misterin e mundimeve e tė vdekjes sė Shėlbuesit, por edhe misterin e ngjalljes, nė tė cilin flija gjen kurorėzimin e vet. Si i gjallė e i ngjallur Krishti mund tė bėhet nė Eukaristi «bukė e jetės» (Gjn 6, 35.48), «bukė e gjallė» (Gjn 6, 51). Shėn Ambrozi ua kujtonte kėtė fillestarėve nė fe, si zbatim nė jetėn e tyre tė ngjarjes sė ngjalljes: «Nėse sot Krishti ėshtė i yti, ai ngjallet pėr ty ēdo ditė»[20]. Shėn Cirili i Aleksandrisė, nga ana e tij, theksonte se pjesėmarrja nė Misteret e shenjta «ėshtė njė dėshmim i vėrtetė dhe pėrkujtimi se Zoti ka vdekur dhe ėshtė kthyer nė jetė pėr ne dhe nė dobinė tonė»[21].

    15. Riparaqitja sakramentale nė Meshėn e Shenjtė e flisė sė Krishtit tė kryqėzuar prej ngjalljes sė tij pėrfshin njė prani shumė tė veēantė qė - pėr tė pėrdorur fjalėt e Palit VI - «quhet “reale” jo nė mėnyrė pėrjashtuese, a thua se tė tjerat nuk janė “reale”, por pėr antonomazi sepse ėshtė substanciale, dhe me anė tė saj Krishti, Njeriu-Hyj, i tėri bėhet i pranishėm»[22]. Kėshtu ripropozohet doktrina gjithmonė e vlefshme e Koncilit tė Trentit: «Me shugurimin e bukės e tė verės bėhet shndėrrimi i tė gjithė substancės sė bukės nė substancėn e Korpit tė Krishtit, Zotit tonė, dhe e tė gjithė substancės sė verės nė substancėn e Gjakut tė tij. Ky shndėrrim nė mėnyrė tė pėrshtatshme quhet prej Kishės sė shenjtė katolike transubstanciacion»[23]. Vėrtet Eukaristia ėshtė mysterium fidei, mister qė gjendet mbi mendimet tona, dhe mund tė pranohet vetėm nė fe, sikurse shpesh kujtojnė katekezat patristike mbi kėtė Sakrament hyjnor. «Mos shiko - nxit shėn Cirili i Jeruzalemit - nė bukėn dhe nė verėn, elemente tė thjeshta e natyrore, sepse Zoti ka thėnė shprehimisht se janė korpi i tij e gjaku i tij: feja ta siguron kėtė, megjithėse shqisat tė sugjerojnė diēka tjetėr»[24].

    «Adoro te devote, latens Deitas», do tė vazhdojmė tė kėndojmė me Doktorin Engjėllor. Para kėtij misteri dashurie, arsyeja njerėzore eksperimenton gjithė kufizimin e vet. Kuptohet se si, gjatė shekujve, kjo e vėrtetė e ka nxitur teologjinė nė pėrpjekje tė guximshme pėr kuptim.

    Janė pėrpjekje tė lavdėrueshme, aq mė tė dobishme e depėrtuese sa mė tė afta qė ta bashkojnė ushtrimin kritik tė mendimit me «jetėn e fesė» sė Kishės, tė marrė veēanėrisht nė «karizmėn e sigurt tė sė vėrtetės» sė Magjisterit dhe «nė inteligjencėn intime tė gjėrave shpirtėrore»[25] qė arrijnė sidomos Shenjtėrit. Mbetet kufiri i treguar prej Palit VI: «Ēdo shpjegim teologjik, qė pėrpiqet tė depėrtojė nė ndonjė mėnyrė nė kėtė mister, pėr tė qenė nė harmoni me fenė katolike duhet ta mbajė tė patundur faktin se nė realitetin objektiv, pavarėsisht prej shpirtit tonė, buka e vera kanė reshtur sė ekzistuari pas shugurimit, kėshtu, qė prej atij momenti janė korpi e gjaku i adhurueshėm i Zotit Jezus ata qė janė realisht para nesh nėn dukjen sakramentale tė bukės e tė verės»[26].

    16. Frytshmėria shėlbimprurėse e flisė realizohet nė plotėsi kur na komunikohet duke marrė korpin e gjakun e Zotit. Flija eukaristike ėshtė nė vetvete e orientuar nga bashkimi i brendshėm i ne besimtarėve me Krishtin nėpėrmjet kungimit: marrim vetė Atė qė ėshtė flijuar pėr ne, korpin e tij qė Ai e ka dorėzuar pėr ne nė Kryq, gjakun e tij qė e ka «derdhur pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkateve» (Mt 26, 28). T’i kujtojmė fjalėt e tij: «Sikurse mua mė dėrgoi Ati i gjallė dhe unė jetoj pėr Atin, po ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė pėr mua» (Gjn 6, 57). Vetė Jezusi na siguron se njė bashkim i tillė, i pohuar prej Tij nė analogji me atė tė jetės trinitare, realizohet vėrtet. Eukaristia ėshtė sofra e vėrtetė, nė tė cilėn Krishti dhurohet si ushqim. Kur, pėr herė tė parė, Jezusi e shpall kėtė ushqim, dėgjuesit mbeten tė habitur e tė ēorientuar, duke e detyruar Mėsuesin tė theksojė tė vėrtetėn objektive tė fjalėve tė tij: «Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani korpin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vete» (Gjn 6, 53). Nuk bėhet fjalė pėr njė ushqim metaforik: «Korpi im ėshtė ushqim i vėrtetė e gjaku im ėshtė pije e vėrtetė» (Gjn 6, 55).

    17. Nėpėrmjet kungimit me korpin e tij e me gjakun e tij, Krishti na komunikon edhe Shpirtin e tij. Shėn Efremi shkruan: «E quajti bukėn korpin e tij tė gjallė, e mbushi me vetvete dhe me Shpirtin e vet. [...] Merrni, hani tė gjithė, dhe hani me tė Shpirtin Shenjt. Nė tė vėrtetė, ėshtė vėrtet korpi im dhe ai qė e ha do tė jetojė nė amshim»[27]. Kisha e kėrkon kėtė Dhuratė hyjnore, rrėnjė tė ēdo dhurate tjetėr, nė epiklezėn eukaristike. Pėr shembull, nė Liturgjinė e Shenjtė tė shėn Gjon Gojartit lexohet: «Tė thėrrasim, tė lutemi e tė pėrgjėrohemi: dėrgoje Shpirtin Shenjt tėndin mbi ne tė gjithė dhe mbi kėto dhurata [...] me qėllim qė pėr ata qė marrin pjesė nė to tė jenė pastrim i shpirtit, falje e mėkateve, komunikim i Shpirtit Shenjt»[28]. Dhe nė Mesharin Romak kremtuesi lutet: «Neve qė po ushqehemi me korpin e gjakun e Birit tėnd na e dhuro plotėsinė e Shpirtit Shenjt, qė tė bėhemi nė Krishtin njė trup i vetėm e njė shpirt i vetėm»[29]. Kėshtu, me dhuratėn e korpit tė vet e tė gjakut tė vet, Krishti shton nė ne dhuratėn e Shpirtit tė vet, tė zbritur qė nė Pagėzim e tė dhėnė si “vulė” nė sakramentin e Pėrforcimit.

    18. Thirrja qė populli bėn pas shugurimit me tė drejtė pėrfundon duke shfaqur projektimin eukaristik (krh. 1 Kor 11, 26): «presim ardhjen tėnde». Eukaristia ėshtė prirje drejt qėllimit, parashijim i gėzimit tė plotė tė premtuar prej Krishtit (krh. Gjn 15, 11); nė njė farė kuptimi, ajo ėshtė paraprirje e Parajsės, «peng i lavdisė sė ardhshme»[30]. Gjithēka nė Eukaristi shpreh pritjen plot besim: «duke pritur shpresėn e lume, ardhjen e Shėlbuesit tonė Jezu Krishtit»[31]. Ai qė ushqehet me Krishtin nė Eukaristi nuk duhet tė presė tė pėrtejmen pėr tė marrė jetėn e amshuar: e ka atė qė nė tokė, si fryt i parė i plotėsisė sė ardhshme, qė do t’i pėrkasė njeriut nė tėrėsinė e tij. Nė tė vėrtetė, nė Eukarsti marrim edhe garancinė e ngjalljes sė trupit nė fund tė botės: «Kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim ka jetėn e pasosur. Unė atė do ta ringjall nė ditėn e fundit» (Gjn 6, 54). Kjo garanci e ngjalljes sė ardhshme vjen prej faktit se trupi i Birit tė njeriut, i dhėnė si ushqim, ėshtė trupi i tij nė gjendjen e lavdishme tė tė ngjallurit. Me Eukaristinė, mund tė themi, pėrvetėsohet “e fshehta” e ngjalljes. Prandaj me tė drejtė shėn Injaci i Antiokisė e pėrkufizonte bukėn eukaristike si «ilaē pavdekėsie, antihelm kundėr vdekjes»[32].

    19. Tėrheqja eskatologjike e ngjallur prej Eukaristisė shpreh dhe pėrforcon bashkimin me Kishėn qiellore. Jo rastėsisht nė anaforat lindore dhe nė lutjet eukaristike latine kujtohen me nderim Maria gjithmonė Virgjėr, Nėnė e Hyjit dhe e Zotit tonė Jezu Krishtit, engjėjt, apostujt e shenjtė, martirėt e lavdishėm e tė gjithė shenjtėrit. Ėshtė njė aspekt i Eukaristisė qė meriton tė vihet nė dukje: ndėrsa ne kremtojmė flinė e Qengjit, bashkohemi me liturgjinė qiellore, duke iu bashkangjitur asaj shumice tė pafundme qė thėrret: «Shpėtimi i pėrket Hyjit tonė qė rri nė fron dhe Qengjit!» (Zb 7, 10). Eukaristia ėshtė vėrtet e ēara e qiellit qė hapet mbi tokėn. Ėshtė njė rreze lavdie e Jeruzalemit qiellor, qė depėrton nė retė e historisė sonė dhe hedh dritė mbi ecjen tonė.

    20. Pasojė domethėnėse e tėrheqjes eskatologjike tė Eukaristisė ėshtė edhe fakti se ajo i jep shtytje ecjes sonė historike, duke vėnė njė farė shprese tė gjallė nė pėrkushtimin e pėrditshėm tė secilit nė detyrėn e vet. Nė tė vėrtetė, nėse vizioni i krishterė na bėn tė shohim «qiejt e ri» dhe «tokėn e re» (krh. Zb 21, 1), kjo nuk e dobėson, por e nxit ndjenjėn tonė tė pėrgjegjėsisė ndaj tokės sė tashme[33]. Dėshiroj ta theksoj me forcė nė fillim tė mijėvjeēarit tė ri, qė tė krishterėt tė ndihen mė shumė se kurrė tė angazhuar pėr tė mos i lėnė pas dore detyrat e qytetarisė sė tyre tokėsore. Ėshtė detyrė e tyre tė ndihmojnė me dritėn e Ungjillit nė ndėrtimin e njė bote sipas masės sė njeriut dhe qė i pėrgjigjet plotėsisht planit tė Hyjit.

    Tė shumta janė problemet qė e errėsojnė horizontin e kohės sonė. Mjafton tė mendojmė pėr ngutshmėrinė pėr tė punuar pėr paqen, pėr tė vėnė nė marrėdhėniet mes popujve premisa tė forta drejtėsie e solidariteti, pėr tė mbrojtur jetėn njerėzore qė prej ngjizjes deri nė pėrfundimin e saj natyror. E ēfarė tė themi pastaj pėr njėmijė kundėrshtitė e njė bote «tė globalizuar», ku mė tė dobėtit, mė tė vegjlit e mė tė varfėrit duket se kanė pak pėr tė shpresuar? Nė kėtė botė duhet tė shkėlqejė shpresa e krishterė! Edhe pėr kėtė arsye Zoti ka dashur tė qėndrojė me ne nė Eukaristi, duke vendosur nė kėtė prani tė tij flijore e bashkėngrėnėse premtimin e njė njerėzimi tė pėrtėrirė prej dashurisė sė tij. Nė mėnyrė domethėnėse, Ungjilli i Gjonit, aty ku Sinoptikėt tregojnė themelimin e Eukaristisė, propozon, duke ilustruar kėshtu domethėnien e tij tė thellė, tregimin e «larjes sė kėmbėve», nė tė cilėn Jezusi bėhet mėsues bashkimi e shėrbimi (krh. Gjn 13, 1-20). Nga ana e tij, apostulli Pal e cilėson si «tė padenjė» pėr njė bashkėsi tė krishterė pjesėmarrjen nė Darkėn e Zotit, kur kjo ndodh nė njė kontekst ndarjeje e mospėrfilljeje ndaj tė varfėrve (krh. 1 Kor 11, 17-22.27-34)[34].

    Shpallja e vdekjes sė Zotit «deri qė Ai tė vijė» (1 Kor 11, 26), sjell me vete, pėr ata qė marrin pjesė nė Eukaristi, angazhimin pėr ta ndėrruar jetėn, qė ajo, nė njė farė mėnyre, tė bėhet krejt «eukaristi». Pikėrisht ky fryt shndėrrimi tė ekzistencės dhe angazhimi pėr ta ndėrruar botėn sipas Ungjillit, bėjnė qė tė shkėlqejė tėrheqja eskatologjike e Kremtimit eukaristik dhe e tėrė jetės sė krishterė: «Eja, o Zot, Jezus!» (Zb 22, 20).

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    kapitulli i dytė

    EUKARISTIA NDĖRTON KISHĖN

    21. Koncili II i Vatikanit ka pėrkujtuar qė Kremtimi eukaristik ėshtė nė qendėr tė procesit tė rritjes sė Kishės. Nė tė vėrtetė, pasi thotė se «Kisha, apo mbretėria e Krishtit tashmė e pranishme nė mister, me fuqinė e Hyjit rritet dukshėm nė botė»[35], a thua se dėshiron t’i pėrgjigjet pyetjes: «Si rritet?», shton: «Sa herė qė flija e Kryqit “me tė cilėn Krishti, qengji ynė i Pashkėve, ėshtė flijuar” (1 Kor 5, 7) kremtohet nė altar, kryhet vepra e shpėrblimit tonė. Dhe sė bashku, me sakramentin e bukės eukaristike, paraqitet e prodhohet njėsia e besimtarėve, qė pėrbėjnė njė trup tė vetėm nė Krishtin (krh. 1 Kor 10, 17)»[36].

    Ka njė ndikim shkaktues tė Eukaristisė, nė vetė zanafillėn e Kishės. Ungjilltarėt saktėsojnė se kanė qenė tė Dymbėdhjetėt, Apostujt, ata qė janė bashkuar me Jezusin nė Darkėn e Fundit (krh. Mt 26, 20; Mk 14, 17; Lk 22, 14). Ėshtė njė e veēantė me njė rėndėsi tė madhe, sepse Apostujt «qenė njėkohėsisht fara e Izraelit tė ri dhe zanafilla e hierarkisė sė shenjtė»[37]. Duke u dhėnė atyre si ushqim trupin e vet dhe gjakun e vet, Krishti po i pėrfshinte nė mėnyrė misterioze nė flinė qė do tė kryhej pak orė mė pas nė Kalvar. Nė analogji me Besėlidhjen e Sinait, tė vulosur prej flisė dhe prej stėrpikjes me gjak[38], gjestet dhe fjalėt e Jezusit nė Darkėn e Fundit po hidhnin themelet e bashkėsisė sė re mesianike, Popullit tė Besėlidhjes sė re.

    Apostujt, duke pranuar nė Ēenakull ftesėn e Jezusit: «Merrni e hani... Pini tė gjithė...» (Mt 26, 26-27), kanė hyrė, pėr herė tė parė, nė njė bashkim sakramental me Tė. Qė prej atij momenti, deri nė fund tė shekujve, Kisha ndėrtohet nėpėrmjet bashkimit sakramental me Birin e Hyjit tė flijuar pėr ne: «Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim... Bėjeni kėtė, gjithsaherė qė tė pini, nė pėrkujtimin tim!» (1 Kor 11, 24-25; krh. Lk 22, 19).

    22. Bashkimi me Krishtin, i realizuar nėpėrmjet Pagėzimit, pėrtėrihet e pėrforcohet vazhdimisht me pjesėmarrjen nė Flinė eukaristike, sidomos me pjesėmarrjen e plotė nė tė qė arrihet nė kungimin sakramental. Mund tė themi se jo vetėm secili prej nesh merr Krishtin, por se edhe Krishti merr secilin prej nesh. Ai e lidh miqėsinė e vet me ne: «Ju jeni miqtė e mi» (Gjn 15, 14). Madje, ne jetojmė falė Tij: «ai qė ha mua do tė jetojė pėr mua» (Gjn 6, 57). Nė kungimin eukaristik realizohet nė mėnyrė sublime «banimi» i njėrit nė tjetrin, i Krishtit dhe i nxėnėsit: «Banoni nė mua sikurse edhe unė nė ju» (Gjn 15, 4).

    Duke u bashkuar me Krishtin, Populli i Besėlidhjes sė re, pa u mbyllur nė vetvete, bėhet “sakrament” pėr njerėzimin[39], shenjė dhe mjet i shėlbimit tė bėrė prej Krishtit, dritė e botės e kripė e tokės (krh. Mt 5, 13-16) pėr shpėrblimin e tė gjithėve[40]. Misioni i Kishės ėshtė nė vazhdimėsi me atė tė Krishtit: «Sikurse mė dėrgoi mua Ati, ashtu unė po ju dėrgoj ju» (Gjn 20, 21). Prandaj prej pėrjetėsimit nė Eukaristi tė flisė sė Kryqit dhe prej kungimit me trupin e me gjakun e Krishtit, Kisha merr forcėn e nevojshme shpirtėrore pėr tė kryer misionin e vet. Kėshtu Eukaristia vendoset si burim dhe njėkohėsisht edhe si kulm i tė gjithė ungjillėzimit, pasi qėllimi i saj ėshtė bashkimi i njerėzve me Krishtin dhe nė Tė me Atin e me Shpirtin Shenjt[41].

    23. Me kungimin eukaristik Kisha ėshtė njėlloj e pėrforcuar nė njėsinė e vet si trup i Krishtit. Shėn Pali i referohet kėsaj frytshmėrie njėsuese tė pjesėmarrjes nė sofrėn eukaristike kur u shkruan korintianėve: «Po edhe buka tė cilėn ne e ndajmė, a nuk ėshtė bashkim me Trupin e Krishtit? Pasi ėshtė njė bukė e vetme, ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm: pse tė gjithė jemi pjesėtarė tė njė buke» (1 Kor 10, 16-17). I pėrpiktė dhe i thellė ėshtė komenti i shėn Gjon Gojartit: «Ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė buka? Ėshtė trupi i Krishtit. Ēfarė bėhen ata qė e marrin? Korp i Krishtit; por jo shumė trupa, por njė trup i vetėm. Nė tė vėrtetė, sikurse buka ėshtė krejt njė, megjithėse ėshtė e pėrbėrė prej shumė kokrrash gruri, edhe ata, megjithėse duke mos e parė veten, sidoqoftė gjenden nė tė, kėshtu qė ndryshimi i tyre zhduket pėr arsye tė bashkimit tė tyre tė ndėrsjellė e tė pėrsosur; nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ne jemi tė bashkuar nė mėnyrė tė ndėrsjellė mes nesh dhe tė gjithė sė bashku me Krishtin»[42]. Argumenti ėshtė bindės: bashkimi ynė me Krishtin, qė ėshtė dhuratė e hir pėr secilin, bėn qė nė Tė tė jemi tė bashkuar edhe me njėsinė e trupit tė tij qė ėshtė Kisha. Eukaristia pėrforcon bashkimin me Krishtin, tė bėrė nė Pagėzim me anė tė dhuratės sė Shpirtit (krh. 1 Kor 12, 13.27).

    Veprimi i pėrbashkėt dhe i pandashėm i Birit dhe i Shpirtit Shenjt, qė ėshtė nė origjinė tė Kishės, tė ndėrtimit tė saj dhe tė vazhdueshmėrisė sė saj, ėshtė aktiv nė Eukaristi. Pėr kėtė ėshtė shumė i vetėdijshėm Autori i Liturgjisė sė shėn Jakobit: nė epiklezėn e anaforės i bėhet lutje Hyjit Atė qė tė dėrgojė Shpirtin Shenjt mbi besimtarėt dhe mbi dhuratat, qė trupi e gjaku i Krishtit «t’u shėrbejnė tė gjithė atyre qė marrin pjesė nė ta (...) pėr shenjtėrimin e shpirtėrave dhe tė trupave»[43]. Kisha pėrforcohet prej Paraklitit hyjnor nėpėrmjet shugurimit eukaristik tė besimtarėve.

    24. Dhurata e Krishtit dhe e Shpirtit tė tij, qė marrim nė kungimin eukaristik, plotėson me njė plotėsi tė begatshme dėshirat pėr bashkim vėllazėror qė gjenden nė zemrėn njerėzore, dhe njėkohėsisht e lartėson pėrvojėn e vėllazėrisė tė bėrė nė pjesėmarrjen e pėrbashkėt nė tė njėjtėn sofėr eukaristike nė nivele qė vendosen mbi atė tė pėrvojės sė thjeshtė tė bashkėngrėnies njerėzore. Nėpėrmjet kungimit me trupin e Krishtit Kisha arrin gjithnjė e mė thellėsisht atė tė qenit e saj «nė Krishtin si sakrament, domethėnė shenjė e mjet i bashkimit tė brendshėm me Hyjin dhe i njėsisė sė tė gjithė gjinisė njerėzore»[44].

    Farėrave tė pėrēarjes mes njerėzve, qė pėrvoja e pėrditshme tregon se janė shumė tė rrėnjosura nė njerėzim pėr shkak tė mėkatit, u kundėrvihet forca lindėse e njėsisė e trupit tė Krishtit. Eukaristia, duke ndėrtuar Kishėn, pikėrisht pėr kėtė arsye krijon bashkėsi mes njerėzve.

    25. Kulti ndaj Eukaristisė jashtė Meshės ka njė vlerė tė paēmuar nė jetėn e Kishės. Ky kult ėshtė i lidhur ngushtė me kremtimin e Flisė eukaristike. Prania e Krishtit nėn dukjet e shenjta qė ruhen pas Meshės - prani qė vazhdon deri sa ekzistojnė dukjet e bukės e tė verės[45] - rrjedh prej kremtimit tė Flisė dhe zgjatet deri nė kungimin, sakramental e shpirtėror[46]. U pėrket Barinjve ta nxisin, edhe me dėshminė personale, kultin eukaristik, veēanėrisht paraqitjet e Tė Shenjtėrueshmit Sakrament, si edhe ndaljen adhuruese para Krishtit tė pranishėm nėn dukjet eukaristike[47].

    Ėshtė bukur tė ndalemi me Tė dhe, tė pėrkulur mbi kraharorin e tij sikurse nxėnėsi i dashur (krh. Gjn 13, 25), tė prekemi prej dashurisė sė pafundme tė zemrės sė tij. Nėse krishterimi duhet tė dallohet, nė kohėn tonė, sidomos prej «artit tė lutjes»[48], si tė mos e ndiejmė njė nevojė tė pėrtėrirė pėr tė ndenjur gjatė, nė bisedė shpirtėrore, nė adhurim tė heshtur, nė qėndrim dashurie, para Krishtit tė pranishėm nė Tė Shenjtėrueshmin Sakrament? Sa herė, vėllezėrit e motrat e mia tė dashura, e kam bėrė kėtė pėrvojė, kam marrė prej saj forcė, ngushėllim, mbėshtetje!

    Pėr kėtė praktikė vazhdimisht tė lavdėruar dhe tė porositur prej Magjisterit[49], Shenjtėr tė shumtė na japin shembullin e tyre. Nė mėnyrė tė veēantė, u dallua nė kėtė shėn Alfons Maria de Liguori, qė shkruante: «Mes tė gjithė devocioneve, ai i adhurimit tė Krishtit sakrament ėshtė i pari pas sakramenteve, mė i dashuri pėr Hyjin dhe mė i dobishmi pėr ne»[50]. Eukaristia ėshtė njė thesar i paēmuar: jo vetėm kremtimi i saj, por edhe qėndrimi para saj jashtė Meshės lejon qė tė marrim prej vetė burimit tė hirit. Njė bashkėsi e krishterė qė dėshiron tė jetė mė e aftė pėr ta soditur fytyrėn e Krishtit, nė shpirtin qė kam sugjeruar nė Letrat apostolike Novo millennio ineunte dhe Rosarium Virginis Mariae, nuk mund tė mos zhvillojė edhe kėtė aspekt tė kultit eukaristik, nė tė cilin zgjaten dhe shumohen frytet e kungimit me trupin e gjakun e Zotit.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    kapitulli i tretė

    APOSTOLICITETI I EUKARISTISĖ DHE I KISHĖS

    26. Nėse, siē kam pėrkujtuar mė lart, Eukaristia ndėrton Kishėn dhe Kisha bėn Eukaristinė, prej kėsaj rrjedh se lidhja mes njėrės e tjetrės ėshtė shumė e ngushtė. Kjo ėshtė aq e vėrtetė sa na lejon tė pėrdorim pėr Misterin eukaristik atė qė themi pėr Kishėn kur, nė Simbolin niceo-konstantinopolitan, e dėshmojmė si «njė e vetme, e shenjtė, katolike dhe apostolike». Njė e vetme dhe katolike ėshtė edhe Eukaristia. Ajo ėshtė edhe e shenjtė, madje ėshtė i Shenjtėrueshmi Sakrament. Por tani duam t’ia drejtojmė vėmendjen tonė sidomos apostolicitetit tė saj.

    27. Katekizmi i Kishės Katolike, duke shpjeguar se si Kisha ėshtė apostolike, apo e themeluar mbi Apostujt, tregon njė kuptim tė trefishtė tė kėsaj shprehjeje. Nga njėra anė, «ajo ka qenė dhe mbetet e ndėrtuar mbi “themelin e Apostujve” (Ef 2, 20), dėshmitarėt e zgjedhur e tė dėrguar nė mision prej Krishtit vetė»[51]. Edhe nė themelin e Eukaristisė janė Apostujt, jo sepse Sakramenti nuk i pėrket vetė Krishtit, por sepse ai u ėshtė besuar Apostujve prej Jezusit dhe ėshtė pėrēuar prej tyre e prej pasardhėsve tė tyre deri te ne. Pikėrisht nė vazhdimėsi me veprėn e Apostujve, tė dėgjueshėm ndaj urdhrit tė Zotėrisė, Kisha e kremton Eukaristinė gjatė shekujve.

    Kuptimi i dytė, i treguar prej Katekizmit, i apostolicitetit tė Kishės, ėshtė se ajo «ruan dhe pėrēon, me ndihmėn e Shpirtit qė banon nė tė, mėsimin, visarin e fjalėt e mira tė dėgjuara prej Apostujve»[52]. Edhe nė kėtė kuptim tė dytė Eukaristia ėshtė apostolike, sepse kremtohet nė pėrputhje me fenė e Apostujve. Magjisteri kishtar nė raste tė ndryshme, nė historinė dymijėvjeēare tė Popullit tė Besėlidhjes sė re, ka saktėsuar doktrinėn eukaristike, edhe pėr sa i pėrket terminologjisė sė saktė, pikėrisht pėr tė mbikėqyrur fenė apostolike nė kėtė Mister tejet tė lartė. Kjo fe mbetet e pandryshuar dhe ėshtė thelbėsore pėr Kishėn qė tė mbetet e tillė.

    28. Sė fundi, Kisha ėshtė apostolike nė kuptimin se, «deri nė rikthimin e Krishtit, vazhdon tė mėsohet, shenjtėrohet e udhėhiqet prej Apostujve falė pasardhėve tė tyre nė misionin baritor: kolegji i Ipeshkvinjve, “i ndihmuar prej meshtarėve dhe nė bashkim me pasardhėsin e Pjetrit e bariun mė tė lartė tė Kishės”»[53]. Pasardhėsia e Apostujve nė misionin baritor pėrfshin nė vete patjetėr sakramentin e Urdhrit, apo serinė e pandėrprerė, qė ka nisur qė prej fillimeve, tė Shugurimeve ipeshkvore tė vlefshme»[54]. Kjo pasardhėsi ėshtė thelbėsore qė Kisha tė ekzistojė nė kuptimin e vet tė plotė.

    Eukaristia shpreh edhe kėtė kuptim tė apostolicitetit. Nė tė vėrtetė, siē mėson Koncili II i Vatikanit, «besimtarėt, me fuqinė e meshtarisė sė tyre mbretėrore, bashkohen nė kushtimin e Eukaristisė»[55], por ėshtė meshtari shėrbestar ai qė «kryen Flinė eukaristike nė personin e Krishtit dhe ia dhuron Hyjit nė emėr tė tė gjithė popullit»[56]. Prandaj nė Mesharin Romak ėshtė caktuar qė vetėm meshtari duhet ta thotė lutjen eukaristike, ndėrsa populli bashkohet me tė me fe e nė heshtje[57].

    29. Shprehja e pėrdorur vazhdimisht prej Koncilit II tė Vatikanit, sipas sė cilės «meshtari shėrbestar kryen Flinė eukaristike nė personin e Krishtit»[58], ishte e rrėnjosur mirė nė mėsimin papnor[59]. Siē kam mundur tė sqaroj edhe nė njė rast tjetėr, in persona Christi «do tė thotė mė shumė se “nė emėr”, apo “nė rolin” e Krishtit. In persona: domethėnė nė identifikimin specifik sakramental me Kryemeshtarin e amshuar, qė ėshtė autori dhe subjekti kryesor i kėtij flijimi tė tij, nė tė cilin, nė tė vėrtetė, nuk mund tė zėvendėsohet prej askujt»[60]. Shėrbesa e meshtarėve qė kanė marrė sakramentin e Urdhrit, nė ekonominė e shėlbimit tė zgjedhur prej Krishtit, tregon se Eukaristia, e kremtuar prej tyre, ėshtė njė dhuratė qė e kapėrcen rrėnjėsisht pushtetin e asamblesė dhe ėshtė e pazėvendėsueshme pėr ta lidhur nė mėnyrė tė vlefshme shugurimin eukaristik me flinė e Kryqit dhe me Darkėn e Fundit.

    Asamblea qė mblidhet pėr kremtimin e Eukaristisė ka absolutisht nevojė pėr njė meshtar tė shuguruar qė e drejton qė tė mund tė jetė vėrtet asamble eukaristike. Nga ana tjetėr, bashkėsia nuk ėshtė nė gjendje t’ia japė vetes mbarėshtuesin e shuguruar. Ky ėshtė njė dhuratė qė ajo e merr nėpėrmjet pasardhėsisė ipeshkvore qė vjen prej Apostujve. Ėshtė Ipeshkvi ai qė, nėpėrmjet sakramentit tė Urdhrit, themelon njė presbiter tė ri duke i dhėnė pushtetin pėr tė shuguruar Eukaristinė. Prandaj «Misteri eukaristik nuk mund tė kremtohet nė asnjė bashkėsi pėrveēse nga njė meshtar i shuguruar siē ka mėsuar shprehimisht Koncili IV i Lateranit»[61].

    30. Qoftė kjo doktrinė e Kishės katolike mbi shėrbesėn meshtarake nė marrėdhėnie me Eukaristinė, qoftė ajo mbi Flinė eukaristike, nė dhjetėvjeēarėt e fundit, kanė qenė objekt i dialogut tė frytshėm nė fushėn e veprimit ekumenik. Duhet tė falėnderojmė Trininė Shenjte sepse nė lidhje me kėtė janė arritur pėrparime domethėnėse e afrime qė na bėjnė tė shpresojmė nė njė tė ardhme bashkėndarjeje tė plotė tė fesė. Mbetet ende plotėsisht e pėrshtatshme vėrejtja e bėrė prej Koncilit rreth Bashkėsive kishtare tė lindura nė Perėndim prej shekullit XVI e mė pas dhe tė ndara prej Kishės katolike: «Bashkėsitė kishtare tė ndara prej nesh, megjithėse mungon njėsia e tyre e plotė me ne qė rrjedh prej Pagėzimit dhe megjithėse besojmė se ato, veēanėrisht pėr shkak tė mungesės sė sakramentit tė Urdhrit, nuk e kanė ruajtur thelbin origjinal e tė paprekur tė Misterit eukaristik, sidoqoftė, ndėrsa nė Darkėn e Shenjtė pėrkujtojnė vdekjen dhe ngjalljen e Zotit, dėshmojnė se nė bashkimin e Krishtit shprehet jeta dhe presin ardhjen e tij tė lavdishme»[62].

    Prandaj, besimtarėt katolike, megjithėse duke respektuar bindjet fetare tė kėtyre vėllezėrve tanė tė ndarė, duhet tė mos marrin pjesė nė kungimin e ndarė nė kremtimet e tyre, pėr tė mos ngjallur njė dyshim mbi natyrėn e Eukaristisė dhe, si pasojė tė mos i qėndrojnė detyrės sė dėshmimit tė sė vėrtetės me qartėsi. Kjo do tė bėnte qė tė vonohej ecja drejt njėsisė sė plotė tė dukshme. Po ashtu, nuk mund tė mendohet qė tė zėvendėsohet Mesha e Shenjtė e sė dielės me kremtime ekumenike tė Fjalės apo me takime lutjeje tė pėrbashkėta me tė krishterėt qė u pėrkasin Bashkėsive tė lartpėrmendura kishtare apo me pjesėmarrjen nė shėrbimin e tyre liturgjik. Kėto kremtime dhe takime, tė lavdėrueshėm nė vetvete, nė rrethanat e pėrshtatshme pėrgatisin pėr bashkimin e plotė dhe tė dėshiruar eukaristik, por nuk mund ta zėvendėsojnė atė.

    Pastaj, fakti se pushteti pėr tė shuguruar Eukaristinė u ėshtė besuar vetėm Ipeshkvinjve dhe presbiterėve nuk pėrbėn asnjė kufizim pėr pjesėn tjetėr tė Popullit tė Zotit, meqėnėse, nė bashkim me tė vetmin trup tė Krishtit qė ėshtė Kisha, kjo dhuratė ėshtė pėr dobinė e tė gjithėve.

    31. Nėse Eukaristia ėshtė qendra dhe kulmi i jetės sė Kishės, njėlloj ėshtė e tillė edhe pėr shėrbesėn meshtarake. Prandaj, me shpirt mirėnjohės ndaj Jezu Krishtit Zotit tonė, pėrsėris se Eukaristia «ėshtė arsyeja kryesore dhe qendrore e tė ekzistuarit tė Sakramentit tė meshtarisė, i lindur efektivisht nė momentin e themelimit tė Eukaristisė dhe sė bashku me tė»[63].

    Veprimtaritė baritore tė presbiterit janė tė shumėfishta. Pastaj, nėse mendojmė pėr kushtet shoqėrore e kulturore tė botės aktuale, ėshtė e lehtė tė kuptojmė se sa rėndon mbi presbiterėt rreziku i humbjes nė njė numėr tė madh detyrash tė ndryshme. Koncili II i Vatikanit ka treguar nė dashurinė baritore lidhjen qė i jep njėsi jetės sė tyre dhe veprimtarive tė tyre. Ajo - shton Koncili - «buron sidomos prej Flisė eukaristike, e cila del se ėshtė pra qendra dhe rrėnja e gjithė jetės sė presbiterit»[64]. Kėshtu kuptohet se sa e rėndėsishme ėshtė pėr jetėn shpirtėrore tė meshtarit, pėrveēse edhe pėr tė mirėn e Kishės e tė botės, qė ai tė zbatojė porosinė konciliare pėr ta kremtuar ēdo ditė Eukaristinė, «e cila ėshtė gjithmonė njė akt i Krishtit dhe i Kishės sė tij, edhe kur nuk ėshtė e mundur qė nė tė tė marrin pjesė besimtarėt»[65]. Nė kėtė mėnyrė meshtari ėshtė nė gjendje ta mposhtė ēdo tėrheqje humbėse nė ditėt e veta, duke gjetur nė Flinė eukaristike, qendrėn e vėrtetė tė jetės sė tij dhe tė shėrbesės sė tij, energjinė shpirtėrore tė nevojshme pėr tė pėrballuar detyrat e ndryshme baritore. Kėshtu ditėt e tij do tė bėhen vėrtet eukaristike.

    Prej qendėrsisė sė Eukaristisė nė jetėn dhe nė shėrbesėn e meshtarėve rrjedh edhe qendėrsia e saj nė baritore nė dobi tė thirrjeve meshtarake. Para sė gjithash sepse lutja pėr thirrjet aty gjen vendin e bashkimit mė tė madh nė lutjen e Krishtit Kryemeshtar i amshuar; por edhe sepse kujdesi aktiv i shėrbesės eukaristike nga ana e meshtarėve, i bashkuar me nxitjen e pjesėmarrjes sė vetėdijshme, aktive e tė frytshme tė besimtarėve nė Eukaristi, pėrbėn njė shembull tė mirė dhe njė nxitje pėr pėrgjigjen zemėrgjerė tė tė rinjve ndaj thirrjes sė Hyjit. Ai shpesh shėrbehet me shembullin e dashurisė sė zellshme baritore tė njė meshtari pėr tė mbjellur e zhvilluar nė zemrėn e tė riut farėn e thirrjes nė meshtari.

    32. Gjithė kjo tregon se sa e dhimbshme dhe jashtė normales ėshtė situata e njė bashkėsie tė krishterė qė, megjithėse duke u paraqitur pėr nga numri dhe larmia e besimtarėve si famulli, nuk ka njė meshtar qė ta udhėheqė. Nė tė vėrtetė, famullia ėshtė njė bashkėsi tė pagėzuarish qė shprehin dhe pohojnė identitetin e tyre sidomos nėpėrmjet kremtimit tė Flisė eukaristike. Por kjo kėrkon praninė e njė presbiteri, i vetmi tė cilit i pėrket ta ofrojė Eukaristinė in persona Christi. Kur bashkėsia nuk ka meshtar, me tė drejtė bėhen pėrpjekje pėr ta ndrequr kėtė nė njė farė mėnyre, me qėllim qė tė vazhdojnė kremtimet e tė dielave, dhe rregulltarėt e laikėt qė i udhėheqin vėllezėrit e tyre e motrat e tyre nė lutje ushtrojnė nė mėnyrė tė lavdėrueshme meshtarinė e pėrbashkėt tė tė gjithė besimtarėve, e bazuar nė hirin e Pagėzimit. Por kėto zgjidhje duhet tė mbahen vetėm si tė pėrkohshme, ndėrsa bashkėsia ėshtė nė pritje tė njė meshtari.

    Paplotėsia sakramentale e kėtyre kremtimeve duhet para sė gjithash ta shtyjė gjithė bashkėsinė qė tė lutet me zjarr mė tė madh, qė Zoti tė dėrgojė punėtorė nė tė korrat e veta (krh. Mt 9, 38); dhe pastaj duhet ta nxisė tė zbatojė tė gjithė ata elementė tė tjerė pėrbėrės tė njė baritoreje tė pėrshtatshme tė thirrjeve, pa rėnė nė tundimin e kėrkimit tė zgjidhjeve nėpėrmjet dobėsimit tė cilėsive morale e formuese tė kėrkuara kandidatėve pėr meshtari.

    33. Kur, pėr mangėsi tė meshtarėve, besimtarėve jo tė shuguruar u ėshtė besuar njė pjesėmarrje nė punėn baritore tė njė famullie, ata duhet tė kenė parasysh se, siē mėson Koncili II i Vatikanit, «nuk ėshtė e mundur qė tė formohet njė bashkėsi e krishterė pėrveēse duke pasur si rrėnjė e si bosht kremtimin e Eukaristisė sė shenjtė»[66]. Prandaj do tė jetė detyrė e tyre tė mbajnė tė gjallė nė bashkėsi njė “uri” tė vėrtetė pėr Eukaristinė, qė i bėn besimtarėt tė mos humbin asnjė rast pėr tė pasur kremtimin e Meshės, duke pėrfituar edhe prej pranisė sė rastėsishme tė njė meshtari jo tė penguar prej sė drejtės sė Kishės pėr ta kremtuar atė.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    kapitulli i katėrt

    EUKARISTIA DHE KUNGIMI KISHTAR

    34. Asamblea e jashtėzakonshme e Sinodit tė Ipeshkvinjve, nė 1985, identifikoi nė «ekleziologjinė e kungimit» idenė qendrore e themelore tė dokumenteve tė Koncilit II tė Vatikanit[67]. Kisha, ndėrsa ėshtė shtegtare kėtu nė tokė, ėshtė e thirrur ta mbajė dhe ta nxisė qoftė bashkimin me Hyjin Trini qoftė bashkimin mes besimtarėve. Pėr kėtė qėllim ajo ka Fjalėn dhe Sakramentet, sidomos Eukaristinė, prej sė cilės ajo «vazhdimisht jeton e rritet»[68] dhe nė tė cilėn njėkohėsisht shpreh vetveten. Jo rastėsisht termi comunione ėshtė bėrė njėri prej emrave specifikė tė kėtij Sakramenti.

    Pra, Eukaristia shfaqet si kulmi i tė gjithė Sakramenteve duke ēuar nė pėrsosmėri bashkimin me Hyjin Atė nėpėrmjet identifikimit me Birin e Njėlindur nėpėrmjet Shpirtit Shenjt. Me mendjemprehtėsi feje e shprehte kėtė tė vėrtetė njė shkrimtar i njohur i traditės bizantine: nė Eukaristi, «mė mirė se nė asnjė sakrament tjetėr, misteri [i bashkimit] ėshtė kaq i pėrsosur sa tė ēon nė kulmin e tė gjitha tė mirave: kėtu ėshtė kufiri i fundit i ēdo dėshire njerėzore, sepse kėtu arrijmė Hyjin dhe Hyji bashkohet me ne me bashkimin mė tė pėrsosur»[69]. Pikėrisht pėr kėtė ėshtė mirė tė kultivohet nė shpirt dėshira e qėndrueshme pėr Sakramentin eukaristik. Prej kėtu ka rrjedhur praktika e «kungimit shpirtėror», i pėrdorur prej shekujsh nė Kishė dhe i porositur prej Mėsuesve tė shenjtė tė jetės shpirtėrore. Shenjtja Tereza e Jezusit shkruante: «Kur nuk kungoheni e nuk merrni pjesė nė meshė, mund tė kungoheni shpirtėrisht, gjė e cila ėshtė shumė e dobishme... Kėshtu nė ju shėnohet shumė prej dashurisė sė Zotit tonė»[70].

    35. Por kremtimi i Eukaristisė nuk mund tė jetė pikėnisja e bashkimit, qė e presupozon atė si ekzistues, pėr ta pėrforcuar e pėr ta pėrsosur. Sakramenti e shpreh kėtė lidhje bashkimi qoftė nė dimensioni e padukshėm qė, nė Krishtin, nėpėrmjet veprimit tė Shpirtit Shenjt, na lidh me Atin dhe mes nesh, qoftė nė dimensionin e dukshėm qė pėrfshin bashkimin nė doktrinėn e Apostujve, nė Sakramente dhe nė rendin hierarkik. Marrėdhėnia e brendshme qė ekziston mes elementeve tė padukshėm dhe elementeve tė dukshėm tė kungimit kishtar pėrbėrėse i Kishės si sakrament shėlbimi[71]. Vetėm nė kėtė kontekst bėhet kremtimi i ligjshėm i Eukaristisė dhe pjesėmarrja e vėrtetė nė tė. Prandaj del se ėshtė njė nevojė karakteristike e Eukaristisė qė ajo tė kremtohet nė bashkim, dhe konkretisht nė integritetin e lidhjeve tė veta.

    36. Bashkimi i dukshėm, megjithėse pėr nga natyra e vet ėshtė gjithmonė nė rritje, supozon jetėn e hirin, nėpėrmjet tė cilit besimtarėt bėhen «pjesėtarė tė natyrės hyjnore» (2 Pjt 1, 4), dhe praktikimin e virtyteve tė fesė, tė shpresės dhe tė dashurisė. Nė tė vėrtetė, vetėm kėshtu arrihet bashkimi i vėrtetė me Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt. Nuk mjafton feja, por duhet qė njeriu tė qėndrojė nė hirin shenjtėrues e nė dashuri, duke mbetur nė gjirin e Kishės me «trup» e me «zemėr»[72]; pra, duke folur me fjalėt e shėn Palit, duhet «feja qė vepron me dashuri» (Gal 5, 6).

    Tėrėsia e lidhjeve tė padukshme ėshtė njė detyrė e saktė morale e tė krishterit qė dėshiron tė marrė pjesė plotėsisht nė Eukaristi duke u kunguar me trupin e gjakun e Krishtit. Nė kėtė detyrė e thėrret vetė Apostulli me vėrejtjen: «secili mė sė pari ta shqyrtojė mirė veten e veē atėherė tė hajė prej kėsaj Buke e tė pijė prej kėtij Kelku» (1 Kor 11, 28). Shėn Gjon Gojarti, me forcėn e gojėtarisė sė tij, i nxiste besimtarėt: «Edhe unė ngre zėrin, pėrgjėrohem e lutem qė tė mos i afrohemi kėsaj Tryeze tė shenjtė me njė ndėrgjegje tė njollosur e tė prishur. Njė afrim i tillė, nė tė vėrtetė, nuk do tė mund tė quhet kurrė kungim, edhe nėse e prekim njėmijė herė trupin e Zotit, por dėnim, mundim dhe shtim i ndėshkimeve»[73].

    Nė kėtė linjė, me tė drejtė Katekizmi i Kishės Katolike cakton: «Ai qė ėshtė i vetėdijshėm se ka bėrė njė mėkat tė rėndė, duhet tė marrė sakramentin e Pajtimit para se t’i afrohet kungimit»[74]. Prandaj dėshiroj tė theksoj se ėshtė nė fuqi e do tė jetė gjithmonė nė fuqi nė Kishė norma me tė cilėn Koncili i Trentit e ka konkretizuar qortimin e ashpėr tė apostullit Pal duke pohuar se, me qėllimin e njė marrjeje tė denjė tė Eukaristisė, «duhet tė paraprijė rrėfimi i mėkateve, kur dikush ėshtė i vetėdijshėm pėr mėkat tė rėndė»[75].

    37. Eukaristia dhe Pendesa janė dy sakramente tė lidhur ngushtė. Nėse Eukaristia e bėn tė pranishme Flinė shpėrblyese tė Kryqit duke e pėrjetėsuar atė sakramentalisht, kjo do tė thotė se prej saj rrjedh njė nevojė e vazhdueshme kthimi, pėrgjigjeje personale ndaj nxitjes qė shėn Pali u drejtonte tė krishterėve tė Korintit: «Ju pėrbejmė nė emėr tė Krishtit: Pajtohuni me Hyjin!» (2 Kor 5, 20). Pastaj, nėse i krishteri ka mbi ndėrgjegje peshėn e njė mėkati tė rėndė, atėherė itinerari i pendesės nėpėrmjet sakramentit tė Pajtimit bėhet rruga e detyrueshme pėr tė marrė pjesė plotėsisht nė Flinė eukaristike.

    Gjykimi mbi gjendjen e hirit, natyrisht, i pėrket vetėm tė interesuarit, meqė bėhet fjalė pėr njė vlerėsim ndėrgjegjeje. Por, nė rastet e njė sjelljeje tė jashtme qė ėshtė nė kundėrshtim tė rėndė, tė shfaqur dhe tė qėndrueshėm, me normėn morale, Kisha, nė kujdesin e vet baritor ndaj rendit tė mirė bashkėsior dhe pėr respekt ndaj Sakramentit, nuk mund tė mos e ndiejė veten tė thirrur nė ēėshtje. Kėsaj situate tė mosgatishmėrisė sė shfaqur morale i referohet norma e Kodit tė sė Drejtės Kanonike mbi mospranimin nė kungimin eukaristik tė atyre qė «me kėmbėngulje qėndrojnė nė mėkat tė rėndė tė dukshėm»[76].

    38. Kungimi kishtar, siē kam thėnė mė parė, ėshtė edhe i dukshėm, dhe shprehet nė detyrimet e radhitura prej vetė Koncilit kur mėson: «Janė plotėsisht tė pėrfshirė nė shoqėrinė e Kishės ata qė, duke pasur Shpirtin e Krishtit, duke e pranuar tė plotė strukturėn e saj dhe tė gjitha mjetet e shėlbimit tė vendosur nė tė, dhe nė organizmin e saj tė dukshėm janė tė bashkuar me Krishtin - qė e drejton atė nėpėrmjet Papės sė Shenjtė dhe Ipeshkvinjve - prej detyrimeve tė dėshmimit tė fesė, tė Sakramenteve, tė drejtimit kishtar dhe tė kungimit»[77].

    Eukaristia, duke qenė shfaqja mė e lartė sakramentale e bashkimit nė Kishė, kėrkon tė kremtohet nė njė kontekst tėrėsie tė lidhjeve edhe tė jashtme tė bashkimit. Nė mėnyrė tė veēantė, meqenėse ajo ėshtė «si konsumimi i jetės shpirtėrore dhe qėllimi i tė gjithė Sakramenteve»[78], kėrkon qė tė jenė reale lidhjet e bashkimit nė Sakramentet, veēanėrisht nė Pagėzim dhe nė Urdhrin e Shenjtė. Nuk ėshtė e mundur t’i jepet kungimi personit qė nuk ėshtė i pagėzuar apo qė nuk e pranon tė vėrtetėn e plotė tė fesė mbi Misterin Eukaristik. Krishti ėshtė e vėrteta dhe i bėn dėshmi sė vėrtetės (krh. Gjn 14, 6; 18, 37); Sakramenti i trupit tė tij dhe i gjakut tė tij nuk lejon dyfytyrėsi.

    39. Veē kėsaj, pėr vetė karakterin e kungimit kishtar dhe tė marrėdhėnies qė ka me tė sakramenti i Eukaristisė, duhet kujtuar se «Flija eukaristike, megjithėse kremtohet gjithmonė nė njė bashkėsi tė veēantė, nuk ėshtė kurrė kremtim vetėm i asaj bashkėsie: nė tė vėrtetė, ajo, duke marrė praninė eukaristike tė Zotit, merr tėrė dhuratėn e shėlbimit dhe kėshtu shfaqet, megjithėse nė veēantinė e vet tė dukshme e tė vazhdueshme, si shėmbėlltyrė dhe prani e vėrtetė e Kishės qė ėshtė njė e vetme, e shenjtė, katolike dhe apostolike»[79]. Prej kėsaj rrjedh se njė bashkėsi vėrtet eukaristike nuk mund tė mbyllet nė vetvete, sikur tė ishte e vetėmjaftueshme, por duhet tė qėndrojė nė sintoni me ēdo bashkėsi tjetėr katolike.

    Bashkimi kishtar i asamblesė eukaristike ėshtė bashkim me Ipeshkvin e vet dhe me Papėn e Romės. Nė tė vėrtetė, Ipeshkvi ėshtė fillimi i dukshėm dhe themeli i njėsisė nė Kishėn e vet tė veēantė[80]. Prandaj do tė ishte njė kundėrshti e madhe nėse Sakramenti i veēantė i njėsisė sė Kishės do tė kremtohej pa njė bashkim tė vėrtetė me Ipeshkvin. Shėn Injaci i Antiokisė shkruante: «Tė mbahet si e sigurt ajo Eukaristi qė realizohet nėn Ipeshkvin ose atė tė cilit ai ia ka dhėnė detyrėn»[81]. Po ashtu, meqenėse «Papa i Romės, si pasardhės i Pjetrit, ėshtė fillimi dhe themeli i pėrhershėm e i dukshėm i njėsisė qoftė tė Ipeshkvinjve qoftė tė tėrėsisė sė besimtarėve»[82], bashkimi me tė ėshtė njė kėrkesė thelbėsore e kremtimit tė Flisė eukaristike. Prej kėtu rrjedh e vėrteta e madhe e shprehur nė mėnyra tė ndryshme prej Liturgjisė: «Ēdo kremtim i Eukaristisė bėhet nė bashkim jo vetėm me Ipeshkvin e vendit por edhe me Papėn, me Urdhrin ipeshkvor, me gjithė klerin dhe me tėrė popullin. Ēdo kremtim i vlefshėm i Eukaristisė shpreh kėtė bashkim tė gjithmbarshėm me Pjetrin dhe me tėrė Kishėn, ose objektivisht e kujton atė, sikurse nė rastin e Kishave tė krishtera tė ndara prej Romės»[83].

    40. Eukaristia krijon bashkim dhe edukon pėr bashkim. Shėn Pali u shkruante besimtarėve tė Korintit duke u treguar se sa shumė ishin nė kundėrshtim ndarjet e tyre, qė shfaqeshin nė asambletė eukaristike, me atė qė kremtonin, Darkėn e Zotit. Si pasojė Apostulli i ftonte tė reflektonin mbi realitetin e vėrtetė tė Eukaristisė, pėr t’i bėrė qė tė ktheheshin pėrsėri nė shpirtin e bashkimit vėllazėror (krh. 1 Kor 11, 17-34). Me frytshmėri e pėrdorte kėtė kėrkesė Shėn Agustini i cili, duke kujtuar fjalėn e Apostullit: «ju jeni trupi i Krishtit dhe, secili prej jush gjymtyrėt e tij» (1 Kor 12, 27), vėren: «Nėse ju jeni trupi i tij dhe gjymtyrėt e tij, nė tryezėn e Zotit ėshtė vėnė ajo qė ėshtė misteri juaj; po, ju merrni atė qė ėshtė misteri juaj»[84]. Dhe prej kėtij konstatimi nxirrte pėrfundimin: «Krishti Zot (...) shuguroi nė tryezėn e vet misterin e paqes dhe njėsisė sonė. Ai qė merr misterin e njėsisė, por nuk e ruan detyrimin e paqes, merr jo njė mister nė dobinė e vet, por njė provė kundėr vetvetes»[85].

    41. Kjo frytshmėri e veēantė nė promovimin e bashkimit, qė ėshtė karakteristike e Eukaristisė, ėshtė njėra prej arsyeve tė rėndėsisė sė Meshės sė tė dielės. Mbi tė dhe mbi arsye tė tjera qė e bėjnė themelore pėr jetėn e Kishės dhe tė secilit besimtar jam ndalur nė Letrėn apostolike rreth shenjtėrimit tė sė dielės Dies Domini[86], duke kujtuar, ndėr tė tjera, se pėr besimtarėt pjesėmarrja nė Meshė ėshtė detyrim, pėrveēse kur kanė njė pengesė tė madhe, kėshtu qė Barinjtė e kanė pėr detyrė t’u japin tė gjithėve mundėsinė efektive pėr ta plotėsuar kėtė detyrim[87]. Mė vonė, nė Letrėn apostolike Novo millennio ineunte, duke pėrvijuar ecjen baritore tė Kishės nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė, kam dashur t’i jap njė rėndėsi tė veēantė Eukaristisė sė tė dielės, duke theksuar frytshmėrinė e saj krijuese tė bashkimit: «Ajo - shkruaja - ėshtė vendi i privilegjuar ku bashkimi shpallet e kultivohet vazhdimisht. Pikėrisht nėpėrmjet pjesėmarrjes eukaristike, dita e Zotit bėhet edhe dita e Kishės, qė mund ta kryejė kėshtu nė mėnyrė tė frytshme rolin e vet si sakrament njėsie»[88].

    42. Ruajtja dhe nxitja e bashkimit kishtar ėshtė njė detyrė e ēdo besimtari, qė gjen nė Eukaristinė, si sakrament tė njėsisė sė Kishės, njė fushė tė zellit tė veēantė. Mė konkretisht, kjo detyrė bie me njė pėrgjegjėsi tė veēantė mbi Barinjtė e Kishės, secili nė shkallėn e vet dhe sipas detyrės sė vet kishtare. Prandaj Kisha ka dhėnė disa norma qė synojnė njėkohėsisht tė ndihmojnė afrimin e shpeshtė e tė frytshėm tė besimtarėve nė Tryezėn eukaristike dhe tė pėrcaktojnė kushtet objektive nė tė cilat ata nuk duhet ta mbarėshtojnė kungimin. Kujdesi pėr tė favorizuar zbatimin besnik bėhet shprehje efektive e dashurisė ndaj Eukaristisė dhe ndaj Kishės.

    43. Nė konsiderimin e Eukaristisė si sakrament i bashkimit kishtar ka njė argument qė nuk duhet lėnė pas dore pėr shkak tė rėndėsisė sė tij: i referohem marrėdhėnies sė saj me angazhimin ekumenik. Ne tė gjithė duhet tė falėnderojmė Trininė Shenjte sepse, nė kėta dhjetėvjeēarėt e fundit, shumė besimtarė nė ēdo anė tė botės, janė prekur prej dėshirės sė zjarrtė pėr njėsi mes tė gjithė tė krishterėve. Koncili II i Vatikanit, nė fillim tė Dekretit mbi ekumenizmin, njeh nė kėtė njė dhuratė tė veēantė tė Hyjit[89]. Ka qenė njė hir i frytshėm qė na ka vėnė nė rrugėn ekumenike qoftė ne, bijtė e Kishės katolike, qoftė vėllezėrit tanė tė Kishave e tė Bashkėsive tė tjera kishtare.

    Aspirata ndaj qėllimit tė njėsisė na bėn ta sjellim vėshtrimin nga Eukaristia, e cila ėshtė Sakramenti mė i lartė i njėsisė sė Popullit tė Hyjit, meqenėse ėshtė shprehja e pėrshtatshme dhe burimi i pashtershėm i tij[90]. Nė kremtimin e Flisė Eukaristike Kisha e lartėson lutjen e vet drejtuar Hyjit Atė tė mėshirshėm, qė t’u dhurojė bijve tė vet plotėsinė e Shpirtit Shenjt kėshtu qė tė bėhen nė Krishtin njė trup i vetėm dhe njė shpirt i vetėm[91]. Duke ia paraqitur kėtė lutje Atit tė dritės, prej tė cilit vjen «ēdo dhuratė e mirė dhe ēdo dhunti e pėrsosur» (Jak 1, 17), Kisha beson nė frytshmėrinė e saj, pasi lutet nė bashkim me Krishtin krye e dhėndėr, i cilin e bėn tė vetėn lutjen e nuses duke e bashkuar me atė tė flisė sė tij shpėrblyese.

    44. Pikėrisht sepse njėsia e Kishės, qė Eukaristia e realizon nėpėrmjet flisė dhe kungimit me trupin e me gjakun e Zotit, ka kėrkesėn e detyrueshme tė bashkimit tė plotė nė detyrimet e dėshmimit tė fesė, tė Sakramenteve dhe tė drejtimit kishtar, nuk ėshtė e mundur tė bashkėkremtohet e njėjta liturgji eukaristike deri sa tė rivendoset integriteti i kėtyre detyrimeve. Ky bashkėkremtim nuk do tė ishte njė mjet i vlefshėm, madje do tė mund tė tregohej si njė pengesė ndaj arritjes sė bashkimit tė plotė, duke e zbutur kuptimin e largėsisė prej qėllimit dhe duke futur apo ngjallur dyshime mbi njėrėn apo mbi tjetrėn tė vėrtetė tė fesė. Ecja drejt njėsisė sė plotė nuk mund tė bėhet pėrveēse nė tė vėrtetėn. Nė kėtė temė ndalimi i ligjit tė Kishės nuk lė hapėsirė pėr paqartėsi[92], nė nderim ndaj normės morale tė shpallur prej Koncilit II tė Vatikanit[93].

    Sidoqoftė, do tė doja tė pėrsėrisja atė qė nė Letrėn enciklike Ut unum sint shtoja, pasi kisha konsideruar pamundėsinė e bashkėndarjes eukaristike: «E megjithatė ne kemi dėshirėn e zjarrtė ta kremtojmė sė bashku tė vetmen Eukaristi tė Zotit, dhe kjo dėshirė bėhet tashmė njė lavd i pėrbashkėt, njė lutje e pėrbashkėt. Sė bashku i drejtohemi Atit dhe e bėjmė gjithnjė e mė shumė “me njė zemėr tė vetme”»[94].

    45. Nėse nė asnjė rast nuk ėshtė i ligjshėm bashkėkremtimi nė mungesė tė bashkimit tė plotė, kjo nuk ndodh nė lidhje me mbarėshtimin e Eukaristisė, nė rrethana tė veēanta, personave tė veēantė, qė u pėrkasin Kishave apo Bashkėsive kishtare jo nė bashkim tė plotė me Kishėn katolike. Nė tė vėrtetė, nė kėtė rast, objektivi ėshtė tė merren masa pėr njė nevojė tė madhe shpirtėrore pėr shėlbimin e amshuar tė secilit besimtar, jo pėr tė realizuar njė ndėrkungim, i pamundur deri kur tė mos jenė plotėsisht tė rivėna lidhjet e dukshme tė bashkimit kishtar.

    Nė kėtė drejtim ka vepruar Koncili II i Vatikanit, duke caktuar sjelljen qė duhet mbajtur me Lindorėt qė, duke u gjendur pa faj tė tyre tė ndarė prej Kishės katolike, kėrkojnė lirisht tė marrin Eukaristinė prej mbarėshtuesit katolik dhe kanė qėllim tė mirė[95]. Kjo mėnyrė e tė vepruarit ėshtė pėrforcuar pastaj prej tė dy Kodeve, nė tė cilėt, me pėrshtatjet e duhura, ėshtė konsideruar edhe rasti i tė krishterėve tė tjerė jo lindorė qė nuk janė nė bashkim tė plotė me Kishėn katolike[96].

    46. Nė Enciklikėn Ut unum sint unė vetė kam shfaqur vlerėsim pėr kėtė normativė, qė lejon tė merren masa pėr shėlbimin e shpirtėrave me njė shoshitje tė pėrshtatshme: «Ėshtė arsye gėzimi tė kujtojmė se mbarėshtuesit katolikė munden, nė raste tė veēanta e tė caktuara, t’ua mbarėshtojnė sakramentet e Eukaristisė, tė Pendesės, tė Vajimit tė tė sėmurėve tė krishterėve tė tjerė qė nuk janė nė bashkim tė plotė me Kishėn katolike, por qė dėshirojnė me zjarr t’i marrin, i kėrkojnė lirisht, dhe shfaqin fenė qė Kisha dėshmon nė kėta Sakramente. Nė mėnyrė tė ndėrsjellė, nė raste tė caktuara dhe pėr rrethana tė veēanta, edhe katolikėt mund t’u drejtohen pėr tė njėjtėt Sakramente mbarėshtuesve tė atyre Kishave nė tė cilat ata janė tė vlefshėm.

    Duhet t’i kemi mirė parasysh kėto kushte, qė janė tė detyrueshėm, megjithėse bėhet fjalė pėr raste tė caktuara, pasi mospranimi i njėrės apo i disa tė vėrtetave tė fesė mbi kėta Sakramente dhe, mes tyre, i asaj qė i pėrket nevojės sė Meshtarisė shėrbesėtare qė tė jenė tė vlefshėm, e bėn kėrkuesin e tyre jo tė gatshėm pėr njė mbarėshtim tė tyre tė ligjshėm. Si dhe anasjelltas, njė besimtar katolik nuk do tė mund ta marrė kurrė kungimin pranė njė bashkėsie sė cilės i mungon sakramenti i vlefshėm i Urdhrit[97].

    Zbatimi besnik i tėrėsisė sė normave tė caktuara nė kėtė lėndė[98] ėshtė shfaqje dhe, njėkohėsisht, garanci dashurie qoftė ndaj Jezu Krishtit nė tė shenjtėrueshmin Sakrament, qoftė ndaj vėllezėrve tė konfesionit tjetėr tė krishterė, tė cilėt kanė tė drejtė pėr dėshminė e sė vėrtetės, si edhe ndaj vetė ēėshtjes sė promovimit tė njėsisė.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    kapitulli i pestė

    DEKORI I KREMTIMIT EUKARISTIK

    47. Atij qė lexon nė Ungjijtė sinoptikė tregimin e themelimit tė Eukaristisė, i bėn pėrshtypje thjeshtėsia dhe njėkohėsisht «rėndėsia», me tė cilėn Jezusi, nė mbrėmjen e Darkės sė Fundit, themelon Sakramentin e madh. Ka njė episod qė, nė njė farė kuptimi, bėn rolin e hyrjes: ėshtė lyerja e Betanisė. Njė grua, e identifikuar prej Gjonit si Maria, motra e Lazrit, hedh nė kokėn e Jezusit njė enė tė vogėl me parfum tė ēmuar, duke provokuar nė nxėnėsit - veēanėrisht nė Judėn (krh. Mt 26, 8; Mk 14, 4; Gjn 12, 4) - njė reagim proteste, a thua se ky gjest, duke pasur parasysh nevojat e popullit, tė pėrbėnte njė «harxhim» tė patolerueshėm. Por vlerėsimi i Jezusit ėshtė shumė i ndryshėm. Pa i hequr asgjė detyrės sė dashurisė ndaj tė varfėrve, tė cilėve nxėnėsit duhet t’u kushtohen gjithmonė - «Skamnorėt i keni gjithmonė me vete» (Mt 26, 11; Mk 14, 7; krh. Gjn 12, 8) - Ai vėshtron ngjarjen e afėrt tė vdekjes sė tij dhe tė varrimit tė tij, dhe e vlerėson lyerjen qė i ėshtė bėrė si paraprirje e atij nderi pėr tė cilin trupi i tij do tė vazhdojė tė jetė i denjė edhe pas vdekjes, i lidhur nė mėnyrė tė pazgjidhshme siē ėshtė me misterin e personit tė tij.

    Tregimi vazhdon, nė Ungjijtė sinoptikė, me detyrėn e dhėnė prej Jezusit nxėnėsve pėr pėrgatitjen e kujdesshme tė «sallonit tė madh» tė nevojshėm pėr tė ngrėnė aty darkėn e Pashkėve (krh. Mk 14, 15; Lk 22, 12), dhe me tregimin e themelimit tė Eukaristisė. Duke lėnė tė paktėn pjesėrisht tė dallohet kuadri i riteve hebraike tė darkės sė Pashkėve deri nė kėndimin e Hallel (krh. Mt 26, 30; Mk 14, 26), tregimi jep nė mėnyrė tė pėrmbledhur ashtu si edhe solemne, megjithėse nė variantet e traditave tė ndryshme, fjalėt e thėna prej Krishtit mbi bukėn e mbi verėn, tė pėrdorura prej Tij si shprehje konkrete tė trupit tė tij tė flijuar e tė gjakut tė tij tė derdhur. Tė gjitha kėto tė veēanta kujtohen prej Ungjilltarėve nė dritėn e njė praktike tė «thyerjes sė bukės» tashmė tė pėrforcuar prej Kishės sė parė. Por sigurisht, qė prej historisė sė jetuar tė Jezusit, ngjarja e sė Enjtes sė Madhe mban dukshėm karakteristikat e njė «ndjeshmėrie» liturgjike, tė moduluar sipas traditės sė Besėlidhjes sė Vjetėr dhe tė gatshme tė rimodulohet nė kremtimin e krishterė nė sintoni me pėrmbajtjen e re tė Pashkėve.

    48. Sikurse gruaja e lyerjes nė Betani, Kisha nuk ėshtė druajtur «tė shpenzojė», duke investuar pjesėn mė tė mirė tė burimeve tė veta pėr tė shprehur mahnitjen e saj adhuruese pėrballė dhuratės tejet tė madhe tė Eukaristisė. Jo mė pak se nxėnėsit e parė tė ngarkuar pėr tė pėrgatitur «sallonin e madh», ajo ėshtė ndier e shtytur gjatė shekujve dhe nė ndėrrimin e kulturave, ta kremtojė Eukaristinė nė njė kontekst tė denjė pėr kėtė Mister kaq tė madh. Nė valėn e fjalėve e tė gjesteve tė Jezusit, duke zhvilluar trashėgiminė rituale tė judaizmit, ka lindur liturgjia e krishterė. Dhe nė tė vėrtetė, ēfarė do tė mund tė mjaftonte, pėr tė shprehur nė mėnyrė tė pėrshtatshme pranimin e dhuratės qė Dhėndri hyjnor vazhdimisht i bėn me vetveten Kishės-Nuse, duke vėnė para secilit brez besimtarėsh Flinė e ofruar njė herė e pėrgjithmonė nė Kryq, dhe duke u bėrė ushqim pėr tė gjithė besimtarėt? Nėse logjika e «bashkėngrėnies» frymėzon familjaritet, Kisha nuk i ka lėshuar kurrė pe tundimit tė banalizimit tė kėtij «familjariteti» me Dhėndrin e vet duke harruar se Ai ėshtė edhe Zoti i vet dhe se «bashkėngrėnia» mbetet gjithmonė njė bashkėngrėnie flijore, e shėnuar prej gjakut tė derdhur nė Golgotė. Bashkėngrėnia eukaristike ėshtė vėrtet bashkėngrėnie «e shenjtė», nė tė cilėn thjeshtėsia e shenjave fsheh madhėsinė e shenjtėrisė sė Hyjit: «O Sacrum convivium, in quo Christus sumitur!». Buka qė ėshtė thyer nė altarėt tonė, e dhuruar gjendjes sonė prej shtegtarėsh nė ecje rrugėve tė botės, ėshtė «panis angelorum», buka e engjėjve, sė cilės njeriu nuk mund t’i afrohet pėrveēse me pėrvujtėrinė e centurionit tė Ungjillit: «O Zot, unė nuk jam i denjė tė hysh nėn pullazin tim» (Mt 8, 8; Lk 7, 6).

    49. Nė valėn e kėsaj ndjenje tė lartė tė misterit, kuptohet se si feja e Kishės nė Misterin eukaristik ėshtė shprehur nė histori jo vetėm nėpėrmjet instancės sė njė qėndrimi tė brendshėm devotshmėrie, por edhe nėpėrmjet njė serie shprehjesh tė jashtme, qė synojnė tė kujtojnė e tė theksojnė madhėshtinė e ngjarjes sė kremtuar. Prej kėsaj lind rruga qė, progresivisht, ka ēuar nė pėrvijimin e njė statuti tė veēantė rregulloreje tė liturgjisė eukaristike, nė respekt ndaj traditave tė ndryshme kishtare tė themeluara nė mėnyrė tė ligjshme. Mbi kėtė bazė ėshtė zhvilluar edhe njė pasuri e madhe arti. Arkitektura, skulptura, piktura, muzika, duke e lėnė veten tė orientohen prej misterit tė krishterė, kanė gjetur nė Eukaristinė, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, njė motiv frymėzimi tė madh.

    Kėshtu ka ndodhur, pėr shembull, me arkitekturėn, qė ka parė kalimin, sapo konteksti historik e ka lejuar, qysh prej selive fillestare eukaristike tė vendosura nė «domus»-et e familjeve tė krishtera, nė bazilikat solemne tė shekujve tė parė, nė katedralet madhėshtore tė Mesjetės, deri nė kishat e mėdha apo tė vogla, qė pak nga pak i kanė mbushur tokat e arritura prej krishterimit. Format e altarėve apo tė tabernakujve janė zhvilluar brenda hapėsirave tė sallave liturgjike duke ndjekur herė pas here jo vetėm motivet e frymėzimit, por edhe parimet e njė kuptimi tė saktė tė Misterit. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr muzikėn e shenjtė, nėse mendojmė edhe vetėm pėr meloditė e frymėzuara gregoriane, pėr autorėt e shumtė e shpesh tė mėdhenj qė janė vėnė nė provė me tekstet liturgjike tė Meshės sė Shenjtė. Dhe a nuk zbulohet njė sasi e pafundme prodhimesh artistike, prej realizimeve tė njė artizanati tė mirė deri nė veprat e vėrteta tė artit, nė drejtim tė objekteve e tė pajisjeve tė pėrdorura pėr Kremtimin eukaristik?

    Kėshtu mund tė thuhet se Eukaristia, ndėrsa e ka plazmuar Kishėn dhe pėrshpirtėrinė, ka ndikuar sė shumti edhe nė «kulturėn», veēanėrisht nė aspektin estetik.

    50. Nė kėtė pėrpjekje adhurimi tė Misterit tė marrė nė perspektivėn rituale dhe estetike, nė njė farė kuptimi, kanė «bėrė garė» tė krishterėt e Perėndimit dhe ata tė Lindjes. Si tė mos e falėnderojmė Zotin, nė veēanti, pėr ndihmesėn e dhėnė artit tė krishterė prej veprave tė mėdha arkitektonike e piktoreske tė traditės greko-bizantine dhe tė tė gjithė zonės gjeografike e kulturore sllave? Nė Lindje arti i shenjtė ka ruajtur njė ndjenjė veēanėrisht tė fortė tė misterit, duke i shtyrė artistėt ta konceptojnė angazhimin e tyre nė prodhimin e sė bukurės jo vetėm si shprehje e gjenisė sė tyre, por edhe si shėrbim i pėrnjėmendtė ndaj fesė. Ata, duke shkuar pėrtej aftėsisė teknike tė thjeshtė, kanė ditur t’i hapen me butėsi frymės sė Shpirtit tė Hyjit.

    Shkėlqimet e arkitekturave e tė mozaikėve nė Lindjen e nė Perėndimin e krishterė janė njė pasuri universale e besimtarėve, dhe mbajnė nė vete njė shpresė, dhe do tė thoja njė peng, tė plotėsisė sė dėshiruar pėr bashkimin nė fe dhe nė kremtim. Kjo supozon dhe kėrkon, sikurse nė pikturėn e njohur tė Trinisė sė Rublėvit, njė Kishė thellėsisht «eukaristike», nė tė cilėn bashkėndarja e misterit tė Krishtit nė bukėn e thyer ėshtė si e zhytur nė njėsinė e pashprehshme tė tri Vetave hyjnore, duke e bėrė vetė Kishėn njė «ikonė» tė Trinisė.

    Nė kėtė perspektivė tė njė arti tė prirur pėr tė shprehur, nė tė gjitha elementet e veta, kuptimin e Eukaristisė sipas mėsimit tė Kishės, duhet t’u kushtojmė ēdo vėmendje normave qė rregullojnė ndėrtimin dhe pajisjen me takėme tė ndėrtesave tė shenjta. E gjerė ėshtė hapėsira krijuese qė Kisha u ka lėnė gjithmonė artistėve, siē tregon historia dhe sikurse unė vetė kam theksuar nė Letrėn drejtuar artistėve[99]. Por arti i shenjtė duhet tė dallohet pėr aftėsinė e vet pėr ta shprehur nė mėnyrė tė pėrshtatshme Misterin e kapur nė plotėsinė e fesė sė Kishės dhe sipas udhėzimeve baritore tė dhėna siē duhet prej Autoritetit kompetent. Kjo vlen si pėr artet figurative ashtu edhe pėr muzikėn e shenjtė.

    51. Ajo qė ka ndodhur nė tokat e krishterizimit tė lashtė nė temėn e artit tė shenjtė dhe tė disiplinės liturgjike, ėshtė duke u zhvilluar edhe nė kontinentet nė tė cilėt krishterimi ėshtė mė i ri. Ky ėshtė orientimi i bėrė pikėrisht prej Koncilit II tė Vatikanit nė lidhje me nevojėn e njė «inkulturimi» tė shėndoshė ashtu si edhe tė drejtė. Nė udhėtimet e mia tė shumta baritore kam pasur rast tė vėrej, nė tė gjitha anėt e botės, se pėr sa shumė gjallėri ėshtė i aftė Kremtimi eukaristik nė kontakt me format, stilet dhe ndjeshmėritė e kulturave tė ndryshme. Duke iu pėrshtatur kushteve tė ndryshueshme tė kohės e tė hapėsirės, Eukaristia u jep ushqim jo vetėm individėve, por edhe vetė popujve, dhe plazmon kulturat e frymėzuara nė mėnyrė tė krishterė.

    Megjithatė, ėshtė e nevojshme qė kjo punė e rėndėsishme e pėrshtatjes tė bėhet me vetėdijen e vazhdueshme pėr Misterin e pashprehshėm me tė cilin ēdo brez ėshtė i thirrur tė matet. «Thesari» ėshtė tepėr i madh e i ēmuar pėr tė rrezikuar ta varfėrojmė apo ta dėmtojmė nėpėrmjet eksperimentimeve apo praktikave tė pėrfshira pa njė verifikim tė vėmendshėm nga ana e Autoriteteve kompetente kishtare. Qendėrsia e Misterit eukaristik, ndėr tė tjera, ėshtė e tillė sa tė kėrkojė qė verifikimi tė ndodhė nė njė marrėdhėnie tė ngushtė me Selinė e Shenjtė. Siē shkruaja nė Nxitjen apostolike pas-sinodale Ecclesia in Asia, «njė bashkėpunim i tillė ėshtė thelbėsor sepse Liturgjia e Shenjtė shpreh dhe kremton tė vetmen fe tė dėshmuar prej tė gjithėve dhe duke qenė trashėgimi e tė gjithė Kishės nuk mund tė pėrcaktohet prej Kishave lokale tė izoluara prej Kishės sė gjithmbarshme»[100].

    52. Nga sa u tha, kuptohet pėrgjegjėsia e madhe qė kanė, nė Kremtimin eukaristik, sidomos meshtarėt, tė cilėve u takon ta drejtojnė in persona Christi, duke i siguruar njė dėshmi dhe njė shėrbim bashkimi jo vetėm bashkėsisė qė merr pjesė drejtpėrdrejt nė kremtim, por edhe Kishės sė gjithmbarshme, qė ėshtė gjithmonė e thirrur nė ēėshtje prej Eukaristisė. Mjerisht, duhet tė pėrmendim se, sidomos duke filluar prej viteve tė reformės liturgjike pas-konciliare, prej njė ndjenje tė keqkuptuar krijimtarie dhe pėrshtatjeje, nuk kanė munguar abuzimet, qė kanė qenė arsye vuajtjeje pėr shumė njerėz. Njė farė reagimi ndaj «formalizmit» i ka bėrė disa njerėz, sidomos nė disa krahina, t’i mendojnė si jo detyruese «format» e zgjedhura prej traditės sė madhe liturgjike tė Kishės dhe prej Magjisterit tė saj dhe tė pėrfshijnė ndryshime jo tė autorizuara dhe shpesh krejtėsisht tė papėrshtatshme.

    Prandaj ndiej pėr detyrė tė bėj njė thirrje tė ngrohtė qė, nė Kremtimin eukaristik, normat liturgjike tė zbatohen me besnikėri tė madhe. Ato janė njė shprehje konkrete e kishtarisė sė Eukaristisė; ky ėshtė kuptimi i tyre mė i thellė. Liturgjia nuk ka qenė kurrė pronė private e dikujt, as e kremtuesit as e bashkėsisė nė tė cilėn kremtohen Misteret. Apostullit Pal iu desh t’i drejtonte fjalė pėrvėluese bashkėsisė sė Korintit pėr mangėsitė e rėnda nė Kremtimin e tyre eukaristik, qė kishin ēuar nė pėrēarje (skismata) dhe nė formimin e fraksioneve (‘airéseis) (krh. 1 Kor 11, 17-34). Edhe nė kohėt tona, dėgjesa ndaj normave liturgjike duhet tė rizbulohet e tė vlerėsohet si pasqyrim dhe dėshmi e Kishės njė e vetme dhe e gjithmbarshme, e bėrė e pranishme nė ēdo kremtim tė Eukaristisė. Meshtari qė kremton besnikėrisht Meshėn sipas normave liturgjike dhe bashkėsia qė u pėrshtatet atyre tregojnė, nė njė mėnyrė tė heshtur por shprehėse, dashurinė e tyre pėr Kishėn. Pikėrisht pėr ta pėrforcuar kėtė ndjenjė tė thellė tė normave liturgjike, u kam kėrkuar Dikastereve kompetente tė Kuries Romake tė pėrgatisin njė dokument mė specifik, me vėrejtje edhe tė karakterit juridik, mbi kėtė temė me njė rėndėsi kaq tė madhe. Askujt nuk i lejohet ta nėnvleftėsojė Misterin e besuar nė duart tona: ai ėshtė tepėr i madh qė ndokush t’ia lejojė vetes pėr ta trajtuar me arbitrim personal, i cili nuk do ta respektonte karakterin e tij tė shenjtė dhe dimensionin e tij tė gjithmbarshėm.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    kapitulli i gjashtė

    NĖ SHKOLLĖN E MARISĖ, GRUAS «EUKARISTIKE»

    53. Nėse duam ta rizbulojmė nė tė gjithė pasurinė e vet marrėdhėnien e brendshme qė i lidh Kishėn dhe Eukaristinė, nuk mund tė harrojmė Marinė, Nėnėn dhe modelin e Kishės. Nė Letrėn apostolike Rosarium Virginis Mariae, duke e treguar Virgjėrėn e Shenjtė si Mėsuese nė soditjen e fytyrės sė Krishtit, kam pėrfshirė ndėr misteret e dritės edhe themelimin e Eukaristisė[101]. Nė tė vėrtetė, Maria mund tė na udhėheqė drejt kėtij tė Shenjtėrueshmi Sakrament, prandaj ka me tė njė marrėdhėnie tė thellė.

    Nė shikim tė parė, Ungjilli hesht mbi kėtė temė. Nė tregimin e themelimit, darkėn e tė Enjtes sė Madhe, nuk flitet pėr Marinė. Ndėrsa dihet se Ajo ishte e pranishme mes Apostujve, «sė bashku nė uratė» (Vap 1, 14), nė bashkėsinė e parė tė mbledhur pas Ngjitjes nė Qiell nė pritje tė Rrėshajėve. Kjo prani e saj me siguri nuk mundi tė mungonte nė Kremtimet eukaristike mes besimtarėve tė brezit tė parė tė krishterė, tė zellshėm «nė ndarjen e bukės» (Vap 2, 42).

    Por pėrtej pjesėmarrjes sė saj nė Tryezėn eukaristike, marrėdhėnia e Marisė me Eukaristinė tėrthorazi mund tė pėrvijohet duke nisur prej qėndrimit tė saj tė brendshėm. Maria ėshtė grua «eukaristike» me tėrė jetėn e saj. Kisha, duke e vėshtruar Marinė si modelin e saj, ėshtė e thirrur ta imitojė edhe nė marrėdhėnien e saj me kėtė Mister tejet tė shenjtė.

    54. Mysterium fidei! Nėse Eukaristia ėshtė mister feje, qė e kapėrcen aq shumė intelektin tonė sa tė na detyrojė t’i braktisemi tėrėsisht fjalės sė Hyjit, askush sikurse Maria nuk mund tė na mbėshtesė e tė na udhėheqė nė njė qėndrim tė tillė. Pėrsėritja jonė e gjestit tė Krishtit nė Darkėn e Fundit nė plotėsim tė mandatit tė tij: «Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim!» bėhet nė tė njėjtėn kohė pranim i ftesės sė Marisė pėr t’iu bindur pa ngurrim: «Bėni gjithēka t’ju thotė» (Gjn 2, 5). Me kujdesin amnor tė dėshmuar nė dasmėn e Kanės, Maria duket sikur na thotė: «Mos kini lėkundje, besojini fjalės sė Birit tim. Ai, qė qe i aftė ta shndėrronte ujin nė verė, ėshtė njėsoj i aftė ta bėjė bukėn e verėn trup e gjak tė tij, duke u dorėzuar besimtarėve nė kėtė mister pėrkujtimin e gjallė tė Pashkėve tė tij, qė tė bėhet nė kėtė mėnyrė “bukė e jetės”».

    55. Nė njė farė kuptimi, Maria e ka ushtruar fenė eukaristike tė vet para se Eukaristia tė themelohej, pėr vetė faktin se e ka ofruar barkun e vet virgjėror pėr mishėrimin e Fjalės sė Hyjit. Eukaristia, ndėrsa na ridėrgon nė mundimet e nė ngjalljen, njėkohėsisht vendoset nė vazhdimėsi me Mishėrimin. Maria nė momentin e Lajmėrimit ngjizi Birin Hyjnor nė tė vėrtetėn edhe fizike tė trupit e tė gjakut, duke i paraprirė nė vete asaj qė nė njė farė mase realizohet sakramentalisht nė ēdo besimtar qė merr, nėn shenjėn e bukės e tė verės, trupin e gjakun e Zotit.

    Prandaj ka njė analogji tė thellė mes fiat-it tė thėnė prej Marisė pas fjalėve tė Engjėllit, dhe amen-it qė ēdo besimtar thotė kur merr trupin e Zotit. Marisė i qe kėrkuar tė besonte se ai qė Ajo po ngjizte «pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt» ishte «Biri i Hyjit» (krh. Lk 1, 30-35). Nė vazhdimėsi me fenė e Virgjėrės, nė Misterin eukaristik na kėrkohet tė besojmė se po i njėjti Jezus, Biri i Hyjit dhe Biri i Marisė, bėhet i pranishėm me tėrė qenien e vet njerėzore-hyjnore nė shenjat e bukės e tė verės.

    «E lumja ti qė besove» (Lk 1, 45): Maria, nė misterin e Mishėrimit, i ka paraprirė edhe fesė eukaristike tė Kishės. Kur, gjatė Vizitės, mban nė kraharor Fjalėn e bėrė njeri, ajo, nė njė farė mėnyre, bėhet «tabernakull» - «tabernakulli» i parė i historisė - ku Biri i Hyjit, ende i padukshėm para syve tė njerėzve, i lihet adhurimit tė Elizabetės, gati «duke e rrezuatuar» dritėn e tij nėpėrmjet syve dhe zėrit tė Marisė. Dhe vėshtrimi i Marisė nė soditjen e fytyrės sė Krishtit tė sapolindur dhe nė shtrėngimin mes krahėve tė vet, a nuk ėshtė model i paarritshėm i dashurisė prej sė cilės duhet tė frymėzohet ēdo kungim i yni eukaristik?

    56. Maria, me gjithė jetėn e vet pranė Krishtit, dhe jo vetėm nė Kalvar, e bėri tė vetin dimensionin flijor tė Eukaristisė. Kur e ēoi fėmijėn nė tempullin e Jeruzalemit «pėr t’ia kushtuar Zotit» (Lk 2, 22), dėgjoi tė shpallej prej plakut Simeon se ai Fėmijė do tė ishte «shenjė sė cilės njerėzit do t’i kundėrshtojnė» dhe se njė «shpatė» do ta shponte edhe shpirtin e saj (krh. Lk 2, 34-35). Kėshtu ishte paralajmėruar drama e Birit tė kryqėzuar dhe nė njė farė mėnyre ishte simbolizuar «stabat Mater» e Virgjėrės nė kėmbėt e Kryqit. Duke u pėrgatitur ditė pas dite pėr Kalvarin, Maria jeton njė farė «Eukaristike tė anticipuar», mund tė themi njė «kungim shpirtėror» dėshire e oferte, qė do ta ketė plotėsimin e vet nė bashkimin me Birin nė mundime, dhe do tė shprehet pastaj, nė periudhėn pas Pashkėve, nė pjesėmarrjen e saj nė Kremtimin eukaristik, tė udhėhequr prej Apostujve, si «pėrkujtim» i mundimeve.

    Si t’i pėrfytyrojmė ndjenjat e Marisė, duke dėgjuar prej gojės sė Pjetrit, Gjonit, Jakobit dhe Apostujve tė tjerė fjalėt e Darkės sė Fundit: «Ky ėshtė korpi im qė flijohet pėr ju» (Lk 22, 19)? Ai trup i flijuar dhe i riparaqitur nė shenjat sakramentale ishte i njėjti trup i ngjizur nė barkun e saj! Marrja e Eukaristisė duhej tė thoshte pėr Marinė gati njė ripranim nė bark, i asaj zemre qė kishte rrahur nė harmoni me tė sajėn dhe njė marrje e asaj qė kishte eksperimentuar personalisht nėn Kryq.

    57. «Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim» (Lk 22, 19). Nė «pėrkujtimin» e Kalvarit ėshtė i pranishėm gjithēka qė Krishti ka kryer nė mundimet e veta dhe nė vdekjen e vet. Prandaj nuk mungon ajo qė Krishti ka kryer edhe ndaj Nėnės nė dobinė tonė. Nė tė vėrtetė, asaj ia dorėzon nxėnėsin e dashur dhe, nė tė, dorėzon secilin prej nesh: «Qe, yt bir!». Po ashtu i thotė edhe secilit prej nesh: «Qe, nėna jote!» (krh. Gjn 19, 26-27).

    Tė jetojmė nė Eukaristi pėrkujtimin e vdekjes sė Krishtit do tė thotė edhe ta marrim vazhdimisht kėtė dhuratė. Do tė thotė ta marrim me vete - sipas shembullit tė Gjonit - atė qė ēdo herė na dhurohet si Nėnė. Do tė thotė tė marrim pėrsipėr njėkohėsisht angazhimin pėr t’i pėrngjarė Krishtit, duke u vėnė nė shkollėn e Nėnės dhe duke e lėnė veten tė shoqėrohemi prej saj. Maria ėshtė e pranishme, me Kishėn dhe si Nėnė e Kishės, nė secilin prej Kremtimeve tona eukaristike. Nėse Kisha dhe Eukaristia janė njė binom i pazgjidhshėm, po ashtu duhet tė themi edhe pėr binomin Mari dhe Eukaristi. Edhe pėr kėtė kujtimi i Marisė nė Kremtimin eukaristik ėshtė i njėzėshėm, qė prej lashtėsisė, nė Kishat e Lindjes e tė Perėndimit.

    58. Nė Eukaristi Kisha bashkohet plotėsisht me Krishtin dhe me flinė e tij, duke e bėrė tė vetin shpirtin e Marisė. Ėshtė njė e vėrtetė qė mund tė thellohet duke e rilexuar Magnificat-in nė perspektivėn eukaristike. Nė tė vėrtetė, Eukaristia, sikurse kėnga e Marisė, ėshtė para sė gjithash lavd dhe falėnderim. Kur Maria thėrret «Shpirti im e madhėron Zotin, shpirti im me hare i brohoret Hyjit, Shėlbuesit tim», ajo mban nė kraharor Jezusin. Lavdėron Atin «pėr» Jezusin, por e lavdėron edhe «nė» Jezusin dhe «me» Jezusin. Pikėrisht ky ėshtė «qėndrimi eukaristik» i vėrtetė.

    Nė tė njėjtėn kohė, Maria kujton punėt e mėdha tė bėra prej Hyjit nė historinė e shėlbimit, sipas premtimit tė bėrė etėrve (krh. Lk 1, 55), duke shpallur mrekullinė qė i tejkalon tė gjitha, Mishėrimin shpėrblyes. Nė Magnificat, sė fundi, ėshtė e pranishme tėrheqja eskatologjike e Eukaristisė. Sa herė qė Biri i Hyjit na riparaqitet ne nė «varfėrinė» e shenjave sakramentale, bukės e verės, nė botė vendoset fara e asaj historie tė re nė tė cilėn tė pushtetshmit «rrėzohen prej fronave», dhe «lartėsohen tė pėrvuajturit» (krh. Lk 1, 52). Maria kėndon ata «qiej tė rinj» e atė «tokė tė re» qė nė Eukaristi gjejnė anticipimin e tyre dhe nė njė farė kuptimi «planin» e tyre programatik. Nėse Magnificat shpreh pėrshpirtėrinė e Marisė, asgjė mė shumė se sa kjo pėrshpirtėri nuk na ndihmon pėr ta jetuar Misterin eukaristik. Eukaristia na ėshtė dhėnė qė jeta jonė, sikurse ajo e Marisė, tė jetė e tėra njė magnificat!

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    PĖRFUNDIM

    59. «Ave, verum corpus natum de Maria Virgine!». Para pak vjetėsh kam kremtuar pėrvjetorin e pesėdhjetė tė meshtarisė sime. Po eksperimentoj sot hirin pėr t’i dhuruar Kishės kėtė Enciklikė mbi Eukaristinė, nė tė Enjten e Madhe qė bie nė vitin tim tė njėzetepestė tė shėrbesės sė Pjetrit. E bėj kėtė me zemrėn plot mirėnjohje. Prej njė gjysėm shekulli, ēdo ditė, qė prej atij 2 nėntori 1946, nė tė cilin pata kremtuar Meshėn time tė parė nė kriptėn e Shėn Leonardit nė katedralen e Vavelit nė Krakovi, sytė e mi janė pėrqendruar nė osten dhe nė kelkun nė tė cilin koha dhe hapėsira, nė njė farė mėnyre, janė «pėrmbledhur» dhe drama e Golgotės ėshtė riparaqitur realisht, duke zbuluar «bashkėkohėsinė» e vet. Ēdo ditė feja ime ka mundur tė njohė nė bukėn e nė verėn e shuguruar Shtegtarin hyjnor qė njė ditė u vu pėrkrah dy nxėnėsve tė Emausit pėr t’ia hapur sytė e tyre dritės dhe zemrėn e tyre shpresės (krh. Lk 24, 13-35).

    Mė lini, shumė tė dashur vėllezėr e motra, qė unė, me entuziazėm tė brendshėm, nė shoqėrim dhe nė mbėshtetje tė fesė suaj, tė jap dėshminė time tė fesė nė Eukaristinė e Shenjtė. «Ave, verum corpus natum de Maria Virgine, / vere passum, immolatum, in cruce pro homine!». Kėtu gjendet thesari i Kishės, zemra e botės, pengu i pikarritjes tė cilėn secili njeri, edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, e dėshiron. Mister i madh, qė na tejklon, sigurisht, dhe e vė nė provė tė vėshtirė aftėsinė e mendjes sonė pėr tė shkuar pėrtej dukjeve. Kėtu shqisat tona dėshtojnė - «visus, tactus, gustus in te fallitur», thuhet nė himnin Adoro te devote -, por vetėm feja, e rrėnjosur nė fjalėn e Krishtit qė ne na e kanė dorėzuar Apostujt, na mjafton. Mė lejoni qė, sikurse Pjetri nė fund tė fjalimit eukaristik nė Ungjillin e Gjonit, unė t’i pėrsėris Krishtit, nė emėr tė tė gjithė Kishės, nė emėr tė secilit prej jush: «Te kush tė shkojmė, Zotėri? Ti ke fjalėt e jetės sė pasosur!» (Gjn 6, 68).

    60. Nė agimin e kėtij mijėvjeēari tė tretė, ne tė gjithė bijtė e Kishės, jemi tė nxitur tė ecim me njė hov tė pėrtėrirė nė jetėn e krishterė. Siē kam shkruar nė Letrėn apostolike Novo millennio ineunte, «nuk bėhet fjalė pėr tė sajuar njė “program tė ri”. Programi ekziston: ėshtė ai i gjithmonshmi, i marrė prej Ungjillit dhe prej Traditės sė gjallė. Ai pėrqendrohet, nė analizė tė fundit, nė vetė Krishtin, qė duhet njohur, dashur, imituar, pėr tė jetuar nė Tė jetėn trinitare, dhe pėr ta shndėrruar me Tė historinė deri nė plotėsimin e saj nė Jeruzalemin qiellor»[102]. Zbatimi i kėtij programi tė njė hovi tė pėrtėrirė nė jetėn e krishterė kalon nėpėrmjet Eukaristisė.

    Ēdo angazhim shenjtėrie, ēdo veprim i prirur pėr tė realizuar misionin e Kishės, ēdo zbatim i planeve baritore duhet ta marrė forcėn e nevojshme prej Misterit Eukaristik dhe atij duhet t’i referohet si kulmit tė vet. Nė Eukaristi kemi Jezusin, kemi flinė e tij shpėrblyese, kemi ngjalljen e tij, kemi dhuratėn e Shpirtit Shenjt, kemi adhurimin, dėgjesėn dhe dashurinė ndaj Atit. Po ta linim pas dore Eukaristinė, si do tė mund ta ndreqnim varfėrinė tonė?

    61. Misteri eukaristik - fli, prani, tryezė - nuk lejon zvogėlime e as instrumentalizime; duhet jetuar nė tėrėsinė e tij, qoftė nė ngjarjen kremtuese, qoftė nė bashkėbisedimin intim me Jezusin e sapomarrė nė kungim, qoftė nė momentin e lutjes sė adhurimit eukaristik jashtė Meshės. Kėshtu Kisha ndėrtohet qėndrueshėm dhe shprehet ēka ajo ėshtė me tė vėrtetė: njė e vetme, e shenjtė, katolike dhe apostolike; popull, tempull e familje e Hyjit; trup dhe nuse e Krishtit, e frymėzuar prej Shpirtit Shenjt; sakrament universal i shėlbimit dhe bashkim hierarkik i strukturuar.

    Rruga qė Kisha pėrshkon nė kėto vitet e para tė mijėvjeēarit tė tretė ėshtė edhe rruga e angazhimit tė pėrtėrirė ekumenik. Dhjetėvjeēarėt e fundit tė mijėvjeēarit tė dytė, tė kulminuar nė Jubileun e Madh, na kanė shtyrė nė kėtė drejtim, duke i nxitur tė gjithė tė pagėzuarit t’i pėrgjigjen lutjes sė Jezusit «ut unum sint» (Gjn 17, 11). Ėshtė njė rrugė e gjatė, plot me pengesa qė e kapėrcejnė aftėsinė njerėzore; por kemi Eukaristinė dhe para saj mund tė dėgjojmė nė thellėsinė e zemrės, si tė drejtuara ne, vetė fjalėt qė dėgjoi profeti Elia: «Ēohu e ha, sepse tė duhet tė bėsh rrugė tė gjatė» (1 Mbr 19, 7). Thesari eukaristik, qė Zoti e ka vėnė nė dispozicionin tonė, na nxit drejt pikarritjes sė bashkėndarjes sė tij tė plotė me tė gjithė vėllezėrit, me tė cilėt na bashkon Pagėzimi i pėrbashkėt. Pėr tė mos e humbur kėtė thesar, duhet tė respektojmė kėrkesat qė rrjedhin prej tė qenit tė tij Sakrament i bashkimit nė fe dhe nė pasardhėsinė apostolike.

    Duke i dhėnė Eukaristisė gjithė vėmendjen qė ajo meriton, dhe duke u kujdesur me ēdo mėnyrė pėr tė mos ia zbehur asaj asnjė dimension apo kėrkesė, tregohemi vėrtet tė vetėdijshėm pėr madhėshtinė e kėsaj dhurate. Pėr kėtė na fton njė traditė e pandėrprerė, e cila qė prej shekujve tė parė e ka parė bashkėsinė e krishterė syēelėt nė ruajtjen e kėtij «thesari». E nxitur prej dashurisė, Kisha shqetėsohet pėr t’u pėrēuar breznive tė ardhshme tė krishtera, pa humbur asnjė pjesė, fenė dhe doktrinėn nė Misterin eukaristik. Nuk ka rrezik tė teprohet nė kujdesin pėr kėtė Mister, sepse «nė kėtė Sakrament pėrmblidhet i gjithė misteri i shėlbimit tonė»[103].

    62. Tė hyjmė, shumė tė dashur vėllezėr e motra, nė shkollėn e Shenjtėrve, interpretues tė vėrtetė tė kultit eukaristik. Nė ta teologjia e Eukaristisė merr gjithė shkėlqimin e jetės, na «infekton» dhe, tė themi, na «ngroh». Tė vihemi sidomos nė dėgjim tė Shenjtes Mari, nė tė cilėn Misteri eukaristik, mė shumė se nė ēdo tjetėr, shfaqet si mister drite. Duke vėshtruar atė njohim forcėn shndėrruese qė Eukaristia ka. Nė tė shohim botėn e pėrtėrirė nė dashuri. Duke e soditur atė tė ngjitur nė Qiell me shpirt e me trup, shohim njė ēarje tė «qiejve tė rinj» dhe tė «tokės sė re» qė do tė hapen para syve tanė me ardhjen e dytė tė Krishtit. Eukaristia, kėtu nė tokė pėrbėn pengun e tyre dhe, nė njė farė mėnyre, edhe paraprirjen e tyre: «Veni, Domine Iesu!» (Zb 22, 20).

    Nė shenjėn e pėrvuajtur tė bukės e tė verės, tė shndėrruar nė trupin e gjakun e tij, Krishti ecėn me ne, si forca jonė e ngushėllimi ynė, dhe na bėn pėr tė gjithė dėshmitarė shprese. Nėse pėrballė kėtij Misteri arsyeja eksperimenton kufizimet e saj, zemra e ndriēuar prej hirit tė Shpirtit Shenjt percepton mirė se ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė, duke u zhytur nė adhurim dhe nė njė dashuri pa kufi.

    T’i bėjmė tonat ndjenjat e shėn Tomės sė Akuinit, teolog i madh dhe njėkohėsisht kėngėtar i apasionuar i Krishtit eukaristik, dhe tė lejojmė qė edhe shpirti ynė tė hapet nė shpresė ndaj soditjes sė qėllimit, tė cilin zemra e dėshiron, e etur siē ėshtė pėr gėzim e paqe:

    «Bone pastor, panis vere,

    Iesu, nostri miserere...».


    “Bari i mirė, bukė e vėrtetė,

    o Jezus, ki mėshirė pėr ne:

    na ushqe e na mbro,

    na ēo te tė mirat e amshuara

    nė tokėn e tė gjallėve.

    Ti qė gjithēka di dhe mundesh,

    qė na ushqen nė tokė,

    ēoji vėllezėrit e tu

    nė sofrėn e qiellit

    nė gėzimin e shenjtėrve tė tu”.


    Dhėnė nė Romė, pranė Shėn Pjetrit, mė 17 prill, e Enjtja e Madhe, e vitit 2003, i njėzetepesti i Pontifikatit tim, Viri i Rruzares.


    Gjon Pali II




    BIBLIOGRAFIA
    [1] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 11.

    [2] Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi shėrbesėn dhe jetėn e presbiterėve Presbyterorum Ordinis, 5.

    [3] Krh. Gjon Pali II, Let. ap. Rosarium Virginis Mariae (16 tetor 2002), 21: AAS 95 (2003), 19.

    [4] Ky ėshtė titulli qė kam dashur t’i jap njė dėshmie autobiografike me rastin e pesėdhjetėvjetorit tė meshtarisė sime.

    [5] Leonis XIII Acta XXII (1903), 115-136.

    [6] AAS 39 (1947), 521-595.

    [7] AAS 57 (1965), 753-774.

    [8] AAS 72 (1980), 113-148.

    [9] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. mbi Liturgjinė e Shenjtė Sacrosanctum Conilium, 47: «Salvator noster (...) Sacrificium Eucharisticum Corporis et Sanguinis sui instituit, quo Sacrificium Crucis in saecula, donec veniret, perpetuaret».

    [10] Katekizmi i Kishės Katolike, 1085.

    [11] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 3.

    [12] Krh. Pali VI, Dėshmi solemne e fesė, 30 qershor 1968, 24: AAS 60 (1968), 442; Gjon Pali II, Let. ap. Dominicae Cenae (24 shkurt 1980), 12: AAS 72 (1980), 142.

    [13] Katekizmi i Kishės Katolike, 1382.

    [14] Ibid., 1367.

    [15] Omelie sulla Lettera agli Ebrei, 17, 3: PG 63, 131.

    [16] Krh. Konc. Ekum. Tridentin, Seksioni XXII, Doctrina de ss. Missae sacrificio, kap. 2: DS 1743: «Nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė fli tė vetme e identike dhe vetė Jezusi e kushton atė tani nėpėr shėrbesėn e meshtarėve, ai qė njė ditė flijoi vetveten nė kryq: e ndryshme ėshtė vetėm mėnyra pėr t’u flijuar».

    [17] Piu XII, Let. enc. Mediator Dei (20 nėntor 1947): AAS 39 (1947), 548.

    [18] Gjon Pali II, Let. enc. Redemptor hominis (15 mars 1979), 20: AAS 71 (1979), 310.

    [19] Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 11.

    [20] De sacramentis, V, 4, 26: CSEL 73, 70.

    [21] Sul Vangelo di Giovanni, XII, 20: PG 74, 726.

    [22] Let. enc. Mysterium fidei (3 shtator 1965): AAS 57 (1965), 764.

    [23] Seksioni XIII, Decr. de ss. Eucharistia, kap. 4: DS 1642.

    [24] Catechesi mistagogiche, IV, 6: SCh 126, 138.

    [25] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Zbulimin hyjnor Dei Verbum, 8.

    [26] Dėshmi solemne e fesė, 30 qershor 1968, 25: AAS 60 (1968), 442-443.

    [27] Omelia IV per la Settimana Santa: CSCO 413/ Syr. 182, 55.

    [28] Anafora.

    [29] Lutja Eukaristike III.

    [30] Solemniteti i Korpit e Gjakut tė Krishtit, antifona e Magnificat e Mbrėmėsores II.

    [31] Meshari Romak, Embolizmi pas lutjes Ati Ynė.

    [32] Lettera agli Efesini, 20: PG 5, 661.

    [33] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. bar. mbi Kishėn nė botėn bashkėkohore Gaudium et Spes, 39.

    [34] «A dėshiron ta nderosh trupin e Krishtit? Mos e lėr pas dore kur ėshtė i zhveshur. Mos e ndero kėtu nė tempull me coha mėndafshi, pėr ta lėnė pastaj pas dore jashtė, ku vuan prej tė ftohtit e lakuriqėsisė. Ai qė ka thėnė: “Ky ėshtė korpi im”, ėshtė po ai qė ka thėnė: “Mė patė tė uritur e nuk mė dhatė tė ha”, dhe “Ēkado keni bėrė pėr mė tė voglin ndėr vėllezėrit e mi ma keni bėrė mua” (...). Ēfarė duhet nėse tryeza eukaristike ėshtė plot me kupa tė arta, kur ai vdes urie? Fillo ta ngish atė qė ėshtė i uritur, pastaj, me atė qė do tė teprojė mund tė zbukurosh edhe altarin»: Sh. Gjon Gojarti, Omelie sul Vangelo di Matteo 50, 3-4: PG 58, 508-509; krh. Gjon Pali II, Let. enc. Sollicitudo rei socialis (30 dhjetor 1987), 31: AAS 80 (1988), 553-556.

    [35] Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 3.

    [36] Ibid.

    [37] Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi veprimtarinė misionare tė Kishės Ad gentes, 5.

    [38] «Atėherė Moisiu e mori gjakun dhe e stėrpiku popullin e tha: “Ky ėshtė gjaku i Besėlidhjes qė Zoti e lidhi me ju nė mbėshtetje tė tė gjitha kėtyre fjalėve!”» (Dal 24, 8).

    [39] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 1.

    [40] Krh. ibid., 9.

    [41] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi shėrbesėn dhe jetėn e presbiterėve Presbyterorum Ordinis, 5. I njėjti Dekret, nė nr. 6, thotė: «Nuk ėshtė e mundur qė tė ndėrtohet njė bashkėsi e krishterė pėrveēse duke pasur si rrėnjė e si bosht kremtimin e tė shenjtėrueshmes Eukaristi».

    [42] Omelie sulla I Lettera ai Corinzi, 24, 2: PG 61, 200. Krh. Didachč, IX, 4: F. X. Funk, I, 22; Sh. Cipriani, Ep. LXIII, 13: PL 4, 384.

    [43] PO 26, 206.

    [44] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 1.

    [45] Krh. Konc. Ekum. Tridentin, Seksioni XIII, Decretum de ss. Eucharistia, kan. 4: DS 1654.

    [46] Krh. Rituale Romanum: De sacra communione et de cultu mysterii eucharistici extra Missam, 36 (nr. 80).

    [47] Krh. ibid., 38-39 (nr. 86-90).

    [48] Gjon Pali II, Let. ap. Novo millennio ineunte (6 janar 2001), 32: AAS 93 (2001), 288.

    [49] «Gjatė ditės besimtarėt tė mos e lėnė pa i bėrė vizitė Tė Shenjtėrueshmit Sakrament, qė duhet tė ruhet nė njė vend shumė tė dalluar, me nderimin mė tė madh nė kishat, sipas ligjeve liturgjike, sepse vizita ėshtė provė mirėnjohjeje, shenjė dashurie dhe borxh falėnderimi Krishtit Zot aty i pranishėm»: Pali VI, Let. enc. Mysterium fidei (3 shtator 1965): AAS 57 (1965), 771.

    [50] Visite al SS. Sacramento ed a Maria Santissima, Hyrje: Opere ascetiche, Avellino 2000, fq. 295.

    [51] Nr. 857.

    [52] Ibid.

    [53] Ibid.

    [54] Krh. Kongregata pėr Doktrinėn e Fesė, Let. Sacerdotium ministeriale (6 gusht 1983), III.2: AAS 75 (1983), 1005.

    [55] Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 10.

    [56] Ibid.

    [57] Krh. Institutio generalis: Editio typica tertia, nr. 147.

    [58] Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 10 e 28; Dekr. mbi shėrbesėn dhe jetėn e presbiterėve Presbyterorum Ordinis, 2.

    [59] «Mbarėshtuesi i altarit vepron nė prsonin e Krishtit si krye, qė ofron nė emėr tė tė gjitha gjymtyrėve»: Piu XII, Let. enc. Mediator Dei (20 nėntor 1947): AAS 39 (1947), 556; krh. Piu X, Nxit. ap. Haerent animo (4 gusht 1908): Pii X Acta, IV, 16; Piu XI, Let. enc. Ad catholici sacerdotii (20 dhjetor 1935): AAS 28 (1936), 20.

    [60] Let. ap. Dominicae Cenae (24 shkurt 1980), 8: AAS 72 (1980), 128-129.

    [61] Kongregata pėr Doktrinėn e Fesė, Let. Sacerdotium ministeriale (6 gusht 1983), III.4: AAS 75 (1983), 1006; krh. Konc. IV Ekum. i Lateranit, kap. 1, Kusht. mbi fenė katolike Firmiter credimus: DS 802.

    [62] Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi ekumenizmin Unitatis redintegratio, 22.

    [63] Let. ap. Dominicae Cenae (24 shkurt 1980), 2: AAS 72 (1980), 115.

    [64] Dekr. mbi shėrbesėn dhe jetėn e presbiterėve Presbyterorum Ordinis, 14.

    [65] Ibid., 13; krh. Kodi i sė Drejtės Kanonike, kan. 904; Kodi i Kanonėve tė Kishave Lindore, kan. 378.

    [66] Dekr. mbi shėrbesėn dhe jetėn e presbiterėve Presbyterorum Ordinis, 6.

    [67] Krh. Relacioni pėrfundimtar, II.C.1: L’Osservatore Romano, 10 dhjetor 1985, fq. 7.

    [68] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 26.

    [69] Nicola Cabasilas, La vita in Cristo, IV, 10: SCh 355, 270.

    [70] Cammino di perfezione, k. 35.

    [71] Krh. Kongregata pėr Doktrinėn e Fesė, Letra drejtuar Ipeshkvinjve tė Kishės katolike mbi disa aspekte tė Kishės si bashkim Communionis notio (28 maj 1992), 4: AAS 85 (1993), 839-840.

    [72] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 14.

    [73] Omelie su Isaia 6, 3: PG 56, 139.

    [74] Nr. 1385; krh. Kodi i sė Drejtės Kanonike, kan. 916; Kodi i Kanoneve tė Kishave Lindore, kan. 711.

    [75] Fjalimi anėtarėve tė Penitencierisė sė Shenjtė Apostolike dhe Penitencierėve tė Bazilikave Patriarkale tė Romės (30 janar 1981): AAS 73 (1981), 203. Krh. Konc. Ekum. Tridentin, Seksioni XIII, Decretum de ss. Eucharistia, kap. 7 dhe kan. 11: DS 1647, 1881.

    [76] Kan. 915; krh. Kodi i Kanoneve tė Kishave Lindore, kan. 712.

    [77] Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 14.

    [78] Shėn Toma i Akuinit, Summa theologiae, III, q. 73, a. 3c.

    [79] Kongregata pėr Doktrinėn e Fesė, Letra drejtuar Ipeshkvinjve tė Kishės katolike mbi disa aspekte tė Kishės si bashkim Communionis notio (28 maj 1992), 11: AAS 85 (1993), 844.

    [80] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 23.

    [81] Lettera agli Smirnesi, 8: PG 5, 713.

    [82] Konc. II Ekum. i Vat., Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 23.

    [83] Kongregata pėr Doktrinėn e Fesė, Letra drejtuar Ipeshkvinjve tė Kishės katolike mbi disa aspekte tė Kishės si bashkim Communionis notio (28 maj 1992), 14: AAS 85 (1993), 847.

    [84] Sermo 272: PL 38, 1247.

    [85] Ibid., 1248.

    [86] Krh. nr. 31-51: AAS 90 (1998), 731-746.

    [87] Krh. ibid., nr. 48-49; AAS 90 (1998), 744.

    [88] Nr. 36: AAS 93 (2001), 291-292.

    [89] Krh. Dekr. mbi ekumenizmin Unitatis redintegratio, 1.

    [90] Krh. Kusht. dogm. mbi Kishėn Lumen gentium, 11.

    [91] «Bėj qė ne, qė marrim pjesė nė tė vetmen bukė dhe nė tė vetmin kelk, tė jemi tė bashkuar me njėri-tjetrin nė bashkimin e tė vetmit Shpirt Shenjt»: Anafora e Liturgjisė sė Sh. Bazilit.

    [92] Krh. Kodi i sė Drejtės Kanonike, kan. 908; Kodi i Kanoneve tė Kishave Lindore, kan. 702; Kėshilli Papnor pėr Promovimin e Njėsisė sė tė Krishterėve, Direktoriumi pėr ekumenizmin (25 mars 1993), 122-125, 129-131: AAS 85 (1993), 1086-1089; Kongregata pėr Doktrinėn e Fesė, Letra Ad exsequendam (18 maj 2001): AAS 93 (2001), 786.

    [93] «Komunikimi nė gjėrat e shenjta qė e fyen njėsinė e Kishės apo pėrfshin aderimin formal nė gabimin apo rrezikun e gabimit nė fe, tė skandalit dhe tė indiferentizmit, ėshtė i ndaluar prej ligjit hyjnor»: Dekr. mbi Kishat lindore katolike Orientalium Ecclesiarum, 26.

    [94] Nr. 45: AAS 87 (1995), 948.

    [95] Dekr. mbi Kishat lindore katolike Orientalium Ecclesiarum, 27.

    [96] Krh. Kodi i sė Drejtės Kanonike, kan. 844 §§ 3-4; Kodi i Kanoneve tė Kishave Lindore, kan. 671 §§ 3-4.

    [97] Nr. 46: AAS 87 (1995), 948.

    [98] Krh. Konc. II Ekum. i Vat., Dekr. mbi ekumenizmin Unitatis redintegratio, 22.

    [99] Krh. AAS 91 (1999), 1155-1172.

    [100] Nr. 22: AAS 92 (2000), 485.

    [101] Krh. nr. 21: AAS 95 (2003), 20.

    [102] Nr. 29: AAS 93 (2001), 285.

    [103] Shėn Toma i Akuinit, Summa theologiae, III, q. 83, a. 4 c.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •