Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Fethullah Gylen

    Trėndafili i Medines

    Tė pėrmenda sėrish Ty, ēdo gjė nga mendja m’u fshi,
    Imazhi Yt ndėr majat e shpirtit tim soditi,
    Edhe pse ish njė mirazh, zemra ime gjeti qetėsi,
    Tė pėrmenda sėrish Ty, ēdo gjė nga mendja m’u fshi.

    Ah! Sikur ēdo ēast vetėm me dashurinė pėr Ty ta jetoja,
    Tė ngrihesha lart si shpirtrat, nė horizontin Tėnd tė fluturoja,
    Tė gjeja njė rrugė e nė shpirtin tėnd tė depėrtoja,
    Ah! Sikur ēdo ēast vetėm me dashurinė pėr Ty ta jetoja.

    Sikur ta dija kohėn kur urdhri i takimit do tė afrojė,
    Ky shpirt i djegur nga malli pėr Ty pa pushim do tė rėnkojė,
    Do tė rėnkojė e me ndjenjat mė tė pastra do tė t’kėrkojė,
    Sikur ta dija kohėn kur urdhri i takimit do tė afrojė.

    Teksa zemra ime prej emrit Tėnd si zemėr pėllumbi pulson,
    Tė lutem pėr tė arritur tek Ti, nga krahėt e Tu,
    Njė pendė mė jep, pas teje tė fluturoj pėrgjithmonė,
    Teksa zemra ime prej emrit Tėnd si zemėr pėllumbi pulson.

    O Trėndafil, qė shkretėtirat e thata i lulėzon,
    E me ato ngjyra mahnitėse, nė zemrėn time depėrton,
    Ėshtė ēasti i duhur qeshi syrit tim qė vajton,
    O Trėndafil, qė shkretėtirat e thata i lulėzon.

    Si robi Yt i ēmendur pas Teje dua tė vrapoj,
    Ndiz njė prush brenda meje, si oxhaqet tė flakėroj,
    Nga kjo ėndėrr e keqe pa Ty, dua tė shpėtoj,
    Si robi Yt i ēmendur pas Teje dua tė vrapoj.

    Mendja ime ditėt larg Teje ėshtė duke numėruar,
    Shpirti im njė shqetėsim mbytės ėshtė duke pėrjetuar,
    Duku Ti, sepse dielli ynė ėshtė duke perėnduar,
    Mendja ime ditėt larg Teje ėshtė duke numėruar.

    Tė paktėn, si frymė e fundit, perėndimi im lindje tė jetė,
    Shpirti im ngjyrat mė tė freskėta tė horizontit Tėnd tė prekė,
    Anė e kėnd tė bien tamburet tė dėgjohen haretė,
    Tė lutem, tė paktėn, perėndimi im lindje tė jetė.

  2. #2
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33
    Panverė e Virgjėr

    Uduk horizonti i majave tė maleve manushaqe,
    Ndėrsa tė fjeturit notojnė nė gjumė te harruar;
    Agimet rozė me radhė nė tė zbardhuar,
    Nė ujrat e mjellmave ku drita u shkri nė tė shuar,
    Ndjemė frymėmarrjet drithėruese tė pranverės sė re.

    Prehje kaltėroshe lėshohej mbi pėrfytyrimet si jehona
    Dhe kup’ e qiellit me shpresė na shkilte syrin qė atje;
    Nė ēastin kur patėm mbetur vetėm pa mbėshtetje,
    Favori vendosmėrisht na zbriste nga kup’ e qiellit ne,
    Mezashet na i vishnin nė vjollcė ėndrrat tona.

    Krojet po e gurgullonin ujin pėrsėri,
    Dhe frynin gjithandej flladet e lartėsimit;
    Po mbėshtillte gjithēka bukuria e gėzimit;
    Pas ndjesive kaluar ditėt e pėrjemit
    Po jetoheshin dhe njė herė gjer nė thellėsi.

    Brenda njė smeraldi njė pranverė e virgjėr ngjet;
    Tėpkė me ngjyrat e sė shkuarės piktura e bukurive;
    Dantela sikur thur sendėrtimi i pėrsosmėrive,
    Si gjokset e pėrmalluar vizioni i malleve,
    Nė lartėsitė parajsore jargavanė violet.

    Tash era fryn, rrėgethet gjelbėrimi,
    Trėndafilat e gjallė-tė prekur nga vjeshta, pėrdhe,
    Prej tingujsh ahengu tė vdekurit ringjallur mbi dhe,
    Nė kėtė kaltėrsi iluzore bashkė me ta dhe ne,
    Gjokset e djegur nė vetmi nė shkrirje bashkimi...

  3. #3
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Poezite e Periudhes 1955-59

    Rrethi i Zjarrtė

    Reth zjarrtė m’ėshtė dhe nata
    dhe dita;
    Nė zemėr vojtja mė e imtė se e imta.
    Emri i tė dashurit
    fjalėt ka pushtuar;
    Pėrfytyrimi i tij,
    vende-vende, nga nata nė natė,
    nė ėndrra pėrvijuar.

    Brenda vetes mė tingėllon
    melodia e vetmisė;
    Kubeja e ndjenjave lėkundet gjithandej;
    Qė larg zėri i ndarjes
    mė vjen si fėrfėllizė
    dhe pėrplaset nė shpirt
    nga qeliza nė qelizė.

    Vera m’u zverdh,
    nė vjeshtė u shndėrrua;
    Mu nė ēastin e takimit, edhe drita m’u shua.
    Faqehėnė duke shkuar,
    me drojtje u mbėshtoll
    dhe s’i duket mė fytyra
    perēe-perēe e mbuluar.

    Dhe ēdo vend duket se gjak pikon,
    bota e shkretė;
    Lulet u thanė,
    kordelet e buqetave u kėputėn vetė.
    Vjeshtė fryn,
    erė malesh mė fryn nė zemėr;
    Gonxhe trėndafilet
    m’u shkoqėn fletė-fletė...


    Tė Vuash Pas Lulesh

    Sam i vetėm, i hutuar,
    Zemra copash vajti e shkoj,
    U dhashė pas njė trėndafileje,
    Ma dhuroni, e kėrkoj.

    Se ē’mė ēmendi, ē’mė hutoi
    Dhe mė bėri tė lotoj.

    Se ē’mė humbi udh’ e drejtė,
    Majtas? Djathtas? Nuk kuptoj.
    Mėrzi natė e mėrzi ditė,
    Pa shėrim, pa shpresė rroj.

    Se ē’mė ēmendi, ē’mė hutoi
    Dhe mė bėri tė lotoj.

    Shpirti i mjerė, lot rrėke,
    Malli shpirtin ma gufoi;
    Dhe lulishtet nė mjerim,
    Edhe mali mė besoi.

    Se ē’mė ēmendi, ē’mė hutoi
    Dhe mė bėri tė lotoj.

    Duke ecur i hutuar,
    Nga trėndafilja udha m’ēoi;
    Pritė i zura nė lulishte,
    Kryelartė, nuk kaloi.

    Copa-copa mė dėrrmoi,
    Dhe mė bėri tė lotoj.

    Tani veten mė s’e njoh,
    Asnjė hile nuk mė shkoi;
    Gjithė dashnorėve u qenka shkruar:
    Si u nisi, u mbaroi.

    Se ē’mė ēmendi, ē’mė hutoi
    Dhe mė bėri tė lotoj.

  4. #4
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Poezia

    Poezia s’ėshtė gjė tjetėr veē shprehjes nė shpirtrat poetikė tė bukurisė dhe simetrisė tė ndodhura fshehur nė shpirtin e gjithėsisė, tė buzėqeshjes dhe vetisė zemėrgazmuese nė ēehren e qenies. Mes kėtyre shpirtrave tė lartė ka tė tillė qė zemra iu ėshtė bėrė shishe, kurse frymėmarrja e Shpirtit tė Shenjtė,[1] boja e tyre.

    ***

    Poezia ėshtė zhurma qė dėgjohet nė rrugėn e ngacmimit tė botėve pėrtej ose rėnkimet e pėrpjekjes pėr kėtė qėllim. Zėrat dhe tingujt nė poezi, sipas situatės shpirtėrore dhe thellėsisė sė brendshme, disa herė dalin tė kthjelltė e gurgullues, disa herė, tė hollė, tepėr tė hollė. Nisur nga kjo, ēdo zė dhe fjalė qė i pėrket poezisė, mund tė rroket e plotė vetėm me anė tė situatės shpirtėrore tė ēastit kur u shqiptua.

    ***

    Poezia lind dhe formėsohet sipas mėnyrave tė besimit, kulturės dhe mendimit qė ndikojnė mbi vėshtrimin dhe ndijimin e poetit. Ndėrkaq, burimi i vetėm qė, duke i dhėnė thellėsi poezisė, e ngre atė nė nivel pėrtej njohjes, ėshtė frymėzimi. Nė zemrėn qė merr flatra me anė tė frymėzimit, molekula bėhet diell, kurse pika e ujit, det!

    ***

    Sado i madh tė jetė nė poezi roli i mendjes dhe mendimit, zemra njerėzore ka njė aspekt tė thellė tė posaēėm nė vetvete. Siē thotė edhe Fuzuliu, “Fjala ime ėshtė, pėr armatėn e poetėve, flamur qė prin!” Idetė e bleruara nė zemėr, tė bėrė me krahė nga imagjinata, shkojnė e nisin tė shtyjnė dyert e pafundėsisė...

    ***

    Poezia ėshtė njė rreze qė ndriēon tė tashmen, njė projektor qė hedh dritė drejt sė ardhmes dhe njė melodi ashku dhe emocionesh me burim nga pėrtej... Nė klimėn e poezisė sė vėrtetė, sytė fitojnė ndriēim, largėsitė afrohen dhe shpirtrat arrijnė njė ngazėllim dhe dėshirė qė s’ka tė shuar...

    ***

    Ashtu si pėrgjėrimet, edhe poezitė bėjnė fjalė pėr ulje-ngritjet nė botėn e brendshme tė njeriut, pėr gėzimet dhe hidhėrimet e tij si dhe shndėrrohen nė frymėmarrje qiellore me aq sa individi tė pėrqėndrohet nė tė vėrtetėn e lartė. Ē’ėshtė e drejta, ēdo lutje ėshtė njė poezi, ēdo poezi, njė lutje, mjafton qė poezia tė dijė tė hapė flatrat drejt pafundėsisė...

    ***

    Poezia qė, e bleruar nė mendimin mbi tė pafundmen, zė vend, me anė tė flatrave tė zemrės dhe fuqinė e shpirtit, nė qiejt e mendimit tė kulluar, nuk i jep fort konsideratė mendimit pozitiv siē ndodh me shkencat. Ajo merret me konkreten vetėm si njė mjet. I gjithė synimi i poezisė ėshtė ta gjejė abstrakten e t’i shkojė pas pėr ta zėnė...

    ***

    Nėse ēdo gjė e ndjerė dhe e menduar nė poezi, mund tė pėrfytyrohet, nėse pėrfytyrimet mund tė kalojnė nėpėr gjykim pa firo dhe, pastaj, nėse kėto elementė tė fshehtė tė shfaqur si nga njė frymė nė botėn e brendshme tė poetit, munden ta ruajnė praninė dhe gjallėrinė e vet gjer nė ēastin kur tė kthehen nė fjalė dhe fjali, ajo poezi ėshtė kandidate pėr tė mbetur gjithnjė e gjallė dhe e freskėt. Nė tė kundėrt, gjėrat qė i nxjerrim nė shesh duke u thėnė “poezi”, s’kanė ndryshim prej njė unaze bakri me gur krizoliti ose njė gjerdani margaritarėsh imitues...

    ***

    Poezia, pėr shkak se zgjodhi pėr synim tė kėrkojė atė “Qenien e Panjohur”, ėshtė lėmshinj enigme nė mendim, gjysmerrėsirė e rrugėve nga kalohet dhe njė zė shumėpėrmasor e vėshtirėsisht i kuptueshėm i njė atmosfere tė mbyllur nė shumė aspekte tė saj. Eshtė pėr kėto arsye qė nė ēdo fjalė e fjali tė poezisė sė vėrtetė ndihen soditjet dhe ndijimet e njė udhėtari jashtėzakonisht tė ndjeshėm i cili, nė njė sható enigmatike, habitet e tėrhiqet prej ēdo zėri dhe pamjeje...

    ***

    Poezia ėshtė njė rrahje zemre, njė emocion shpirti dhe njė lot syri; nė tė vėrtetė, edhe lotėt e syve do tė thonė poezi e kulluar qė ka ngritur krye kundėr fjalėve...

    ***

    Poezi do tė thotė ca lule poetėsh tė pavyshkshme dhe aroma qė u shpėrndajnė ato mjedisit. Kur ta kenė dheun tė pastėr, ujin tė kulluar dhe rrėnjėn tė zhvilluar, njeriu s’di tė ngopur atėherė me ngjyrėn dhe aromėn e kėtyre luleve...

    ***

    Nuk ėshtė i paktė numri i poetėve qė flasin shumė pa e ditur ē’thonė, por edhe i atyre qė e dinė mirė se ē’thonė, por flasin pak. Nė ndryshim prej lumit tė fjalėve tė tė parėve, vėshtrimi dhe mendimi poetik i tė dytėve mund t’u thonė shumė gjėra njerėzve pa pasur nevojė pėr shumė fjalė...

    ***

    Eshtė gabim ta kuptosh poezinė vetėm nė formėn e fjalės metrike. Ka sa e sa fjalė prozaike, kuptimi figurativ dhe mėnyra e tė shprehurit e tė cilave zgjon mahnitje dhe habi ndėr zemra, tė cilat janė secila nga njė monument poetik mė vete!

    ***

    Edhe poezia, ashtu si ēdo degė e artit, nisur nga pėrfundimi, ėshtė e zbehtė dhe shterpė nėse nuk merr e jep me tė pafundmen. Shpirti njerėzor i shtėnė pas bukurive tė pafundme, zemra njerėzore e pasionuar pas pafundėsisė, ndėrgjegjja njerėzore qė s’ngopet me tjetėr gjė veēse me tė pėrjetshmen dhe pėrjetėsinė, i pėshpėrisin pa prį artistit tė merret me botėrat pėrtej. Artisti qė nuk i ndien kėto rėnkime e dėshira qė ngrihen lart prej shpirtit, zemrės dhe ndėrgjegjes, merret njė jetė tė tėrė vetėm me imitimin e fytyrės sė jashtme tė gjėrave dhe qoftė edhe njė herė tė vetmez nuk arrin dot tė shohė se ē’ka pėrtej kėsaj perdeje prej tenteneje...

    ***

    Kur, nė poezi, forma tė mos flijohet pėr pėrmbajtjen dhe pėrmbajtja pėr formėn, nė tė kundėrt, kur tė dyja anėt tė trajtohen nė marrėdhėnie tė tilla si ato mes trupit e shpirtit, ajo poezi arrin njė akord dhe harmoni qė ēdo ndėrgjegje, duke e parė si krejt tė natyrshme, e do. Dhe nuk mund tė mendohet qė, pėr kėtė lloj poezie, imagjinata tė propozojė ndonjė ēfarėdo motiv tjetėr, tė ri.

    ***

    Poezia ka njė fytyrė tė jashtme ku sundojnė mė shumė fjalėt, fjalitė dhe veēori tė tilla si metrika, forma e vargėzimit, etj. Sa pėr fytyrėn e brendshme, atje, shpirti, pėr pohimin e ideve qė tharmoi nė botėn e tij tė brendshme, kėrkon, atje ku duhet, fjalitė mė tė zbukuruara e mė tė hijshme si ēehreja e luleve dhe krahėt e fluturave, atje ku duhet, fjalėt qė, si shpuza, ndezin zjarr atje ku bien dhe, atje ku duhet, fjalėt qė do tė shkaktojnė rėnkime si tė fyellit; i kėrkon, i gjen dhe i vė nėpėr vende ashtu qė kėsaj mund t’i themi muzikalizim i poezisė.

    ***

    Nisur nga fakti qė simbolet dhe figurat janė njė prej burimeve kryesore tė poezisė, nė tė ndihet njė gjerėsi dhe konceptualitet tej asaj ē’ka ėshtė nė tė vėrtetė. Megjithatė, ky konceptualitet, nė tė gjitha pėrmasat e tij, ndodhet brenda intimitetit tė shenjtė tė poezisė dhe i rrethuar prej mureve tė tij. Edhe kur poezia, duke pėrftuar dimensione nė krahėt e asociacioneve, pėrhapet e zgjerohet drejt klimave kuptimore shumėngjyrėshe, prapė ėshtė po vetė ajo!

    ***

    Esencialisht, ėshtė njė ton urdhėr qė i vjen poezisė nga bashkimi dhe njėsimi i idesė me ndjenjėn. Ndėrkaq, janė edhe dy elementė tė rėndėsishėm si qėllimi dhe vėshtrimi tė cilėt, ashtu si hipofiza, i urdhėrojnė idenė dhe ndjenjėn duke u qėndruar nė praparojė si dhe tė cilėt e bėjnė tė ndihet praninė e vet nė ēdo moment; kėta dy elementė u reflektohen si nga njė ngjyrė tė gjitha vargjeve e strofave, e kapin pėr dore mendimin atje ku i rrėshqet kėmba dhe, si njė llambė magjike para ndjenjės, pėrhapin nėpėr rrugė dritė pa prį...

    ***

    Me urrejtjet dhe armiqėsitė, me emocionet dhe dhimbjet, me shpresat dhe zhgėnjimet, poezia ėshtė frymėmarrja e shoqėrisė ku filizoi e u rrit. Edhe poeti ėshtė, atje ku duhet, trakea dhe mushkėria e kėsaj shoqėrie, atje ku duhet, gjuha, buza e saj. Prandaj, ndėrsa ēdo poezi pohon ca gjėra kur trajtohet nė kuadrin e veēorive tė shoqėrisė ku bleroi dhe u rrit, tė shoqėrisė qė pėrbėn material pėr tė, ėshtė mjaft e vėshtirė tė kuptosh diēka prej saj pa mbajtur parasysh shoqėrinė qė i shėrben si dado asaj.

  5. #5
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33
    Mbi Kohėn

    Kur hajet e pijet, pasi i fusim nė gojė, ia japim trupit, ndiejmė kėnaqėsi dhe pėrfitojmė prej tyre. Kėshtu ėshtė edhe koha: nė atė masė qė i bėjmė tonat sekondat, minutat, ditėt dhe javėt, e shijojmė kėnaqėsinė e saj dhe nuk duam qė tė na ikė. Ndėrsa jeta ėshtė njė dhunti, me shijimin e tė cilės s’kemi tė ngopur nė atė masė sa t’ia ndiejmė shijen dhe gėzimin, nė atė masė sa tė na premtojė ca gjėra pėr tė sotmen e tė ardhmen, kur jetohet nė mėnyrė tė pavetėdijshme e tė paqėllimshme, s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė barrė e rėndė mbi supet e njeriut...

    ***

    Koha ėshtė si telat spiralė tė njė gjeneratori me ndryshimin qė zgjatet gjer nė pafundėsi. Nuk ėshtė njė vijė e drejtė dhe as e rrafshtė; aty ka ngjitje e zbritje. Trupi i vėrtetė i kohės ėshtė ēasti qė jetohet...

  6. #6
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Ndarje dhe Vetmi

    Marrėzia e Bilbilit

    Bilbili veē nė bahēe tė vetmuara ia thotė,
    Ku lulet janė kredhur e harruar nė vallėzim...
    Ēdo tingull i zėrit i fryn si erė e ftohtė,
    N’ato vende ku ēudurit vijinė rrotull n’harrim...

    Britmat e tij si psherėtimet nė gjoksin tim...
    Dhe nėpėr shpate si jehonė zėri i tij;
    Pėrplaset gjer tė lindė dielli nė agim,
    Tėpkė si buqetė flakėsh fryma e tij...

    Pa mundur tė bėje diēka, majė pemėve,
    Njė jetė te tėrė rėnkon pa pushim;
    Buzėplasjė i shpėrthen nga lotėt e syve,
    Kush sheh, kush dėgjon dhe kush i jep njė kuptim?

    Njeriu i Shqetėsimit

    Dridhet si qiri dhe gjoksi flakė-flakė i rėnkon,
    Shėtit nėpėr malet ku zbardhon agimi;
    Vetė nė Parajsė nė qoftė, nė shpirt magma vlon,
    Nėpėr kohra tė lumtura i vėrtitet pėrfytyrimi...

    Horizonti zi sterrė si malet e thatė,
    Gjithė prozhmet si dhe majat manushaqe;
    Me vjeshtat i lėkundet ēdo agim jjoks’ i ngratė,
    Shpirtin duke rrahur havaneve fundi u bje.

    Zemra i rreh si zogu, sytė tė pėrzhitur;
    Me tinguj tokmaku ngjarjet i rrahin nė shpirt.
    Ēdo natė lutfon me orėt, ēdo ditė nėėndrra i nemitur,
    Ndėr buzė veē kėngė shqetėsimi ia thotė e shėtit.

    Aty-kėtu me shpresė nxiton, brenda-gėzim i ndritur,
    Koka-aty ku tė vdekurit nga amshim i dallon;
    Ne tingull ēeliku me avaz duke bėrtitur,
    Ndėr gjokse valė-dridhje rrezonon...

    Dashuristh ngashėrehet tek rrugėt talėpjetė venė;
    Rėnkon vėrdallė pa pra, rėnkojnė me tė dhe rrugėt;
    Ēdo ditė njė pengesė, njė viktimė para do tė kenė
    Krahėt e stinės qė do ndriēojnė horizontet.

    Herė sinqeriteti s’bėzan, ēdo gjė shurdhohet...
    Dhe nė shpirt gėrvishtin thonjtė e pėrgjakur;
    Herė-herė aromė pranvere vjen e kundėrmohet,
    Prej mijra firomash nina-nana era e mpakur...

Tema tė Ngjashme

  1. Fetullah Gulen-Nje dalluar intelektual islamik Nga Turqia
    Nga vetvadi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 07:22
  2. Humanizmi dhe filantropizmi i njė dijetari globalist
    Nga Davius nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 21:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •