Close
Faqja 14 prej 33 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 651
  1. #261
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    galet, galecet, galanet

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s
    Eh me solle nder mend diçka.

    Fjala "gal" ose "galan", qe perdoret ne gjuhen shqipe per nje lloj te njerzve ose race te njerzve.

    Vetemse nuk me kujtohet tash, se per çfar lloji njerzish ose race njerzish perdoret kjo fjale shqipe.
    Duket se eshte fjala per te dyja nga paak, keshtu i quanim ne francezet origjinal, nje pjese e mire e tyre sot jane shqiptar te mire por qe kan ten te vrugte si mielli tip 850.

  2. #262
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga mr.Hoti
    Gjuhes shqipe ja kan vjedh fjalet se pak kan ata po kan vjedh fjalet e tona kot e kot tem asht kjo.
    Nuk i vodhen po i pervetsuan pa te pyetur ty fare dhe tani mburren me to dhe ti stershesin si prodhim vendor te tyre me tiketa nga me te ndryshmet.

  3. #263
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Bog

    A di shume i ndrituri Tanhausen,
    te na tregoje per shprehjen Bog prej nga e ka rrenjen?
    C'kuptim ka kjo cudire leksikore?

  4. #264
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga GL Branch
    dmth fjalori me i madh qe kam ndegjuar Shqip-Shqip eshte 45.000 fjale plus 5000 ato tjera qe i permendi tanhuazeri eshte 50.000...po i bjen 10% jane te huazume?
    Fjalori i Institutit ka rreth 35.000 fjale ku brenda ne keto bejne pjese edhe ato 5000 qe permenda. G. Meyeri trajtoi shqipen e folur te shek. te XIX kurse sot shqipja ka edhe huazime te tjera qe ne shek. e XIX nuk egzistonin si psh fjalet elektronik, hidraulik, dhe shume te tjera qe jane futur ne shek. e XX. Perpjestimi pak a shume ngelet i njejte.

  5. #265
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Io

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Junan do te thote grek, se turqit si te gjithe popujt lindore i njohen grekerit nga fisi i IONEVE dhe prandaj quhen Junan.
    (Me vjen keq qe nuk dita si ta kthej pergjegjen nga aty prej nga ma kishe derguar)

    Nese keni deshire te ndaj me ju ate qe une di per shprehjen Junan, kete do ta beje me deshire.
    Junan=Lope(t)
    JunaniStan, nenkuptohet vete.

    Kulti i Zeusit dhe simbolet qe e paraqisnin ate ne protohistori e me thelle (Q) shqip=Kau apo (T) greq. Tau, I adhuruar si Zeusi Kaurr,
    (prej ku rrjedhin shkronjat e dhena ne gjuhet e shkruara, pos tjerash tregon fare mire edhe ndarjen e simboleve edhe ndikimin e shkrimeve shqiptare dhe greke ne gjuhet e sotme evropiane. Por simboli origjinal prej te cilit rrjedhin te dyja simbolet eshte nje simbol transicional i ngjashem me simbolin Thet greq. dhe Ku te sotme latine).
    mbijetoi ne gjuhet e regjionit i pa prishur deri ne ditet e sotme. Kjo shprehje u be me kohe sinonim per gjithe bizantinet edhe pse kuptimisht shenjonte dicka pagane.

    Ndonese helenet (banoret e Helades se lashte) kah fillimi shekullit VI pes, vendosen ta quanin veten pasardhes te Io-se, qe ka dy kuptime te pandashme gjate gjithe historise; qe eshte homonim si per henen e re, ashtu edhe per meshqerren apo lopen e re.
    Likuidi L/J : L\J eshte fenomen reversibil ne varesi nga: si, ku dhe kur? (Keto ngaterresa jane shaktuar kryesisht nga standardizimet arbitrare te alfabeteve gjate periudhave te ndryshme historike qe me kohe shkatuan huti edhe ne gjuhen e folur). Rast tipik eshte shprehja e sotme (gjuhe) ne shqipen standarde, ndersa evoluoi prej (gluhe) ne (giuhe g[j]uhe) qe te kaloje arbitrarisht ne ([gj]uhe) =gjuhe, vetem per shkak se g+j perfiton (gj) ne alfabetin me te ri shqip (por edhe vice versa, kete nuk e perjashtoj se g+j ne te foluren e jugut rezulton vetiu ne nje "gj" te shkrifet cfare nuk ndodhe ne veri tash tre shekuj prej se u paraqit ky tingul per te paren here). Por me se miri verehet ne trekendeshin e kalimeve shqiperi-greqi-itali. Jun-Luna, te dy shprehjet rrjedhin nga i njejti homonim.

    Sidoqofte IO=Aja (Ija), si dhe toponimi Ajaja, perpos qe e kane njohur edhe simbas atributit ne iliri si ika (icca),{zakon i cuditshem semit aq me cuditerisht i perbashket me iliret, qe te mos permendet emri i perendise publikisht, e spjegon fare mire edhe faktin perse dita e enjte nuk ka emerin e perendise por atributin apo mbiemrin (egnatius) = enjti-ja} ka lidhje organike me henen, shpesh edhe me syrin dhe perhapja e kultit te saj papecaktueshmerisht e gjere kane lene gjurme ne te tri kontinentet edhe me larg ndoshta. Prandaj AJ ne turqishten evropiane e vecoi kuptimin e henes, ne anglishte dha si derivat te larget syrin.
    Nuk e di a ka nevoje te bej perafrime tjera. Junad serb. =vjetat (viç); gjedhet, lopet. Iunusi, (derivate emrash Janus, Jani, ndoshta edhe Januz/Jonuz shqip, Janosh etj) edhe sot eshte pershendetje hungareze ne vend te miredita = Juno potkivano. Eshte fjala per Zeusin (e bardhe) Ka, i cili e grabiti Europen. Dallimi etrusk me ate latin per Juno, qendron me se shumti ne faktin se shkrimi i tyre mjaftohej me Uni per te shqiptuar Juna[j]a, ndersa etimologjija indoeuropiane eshte e deshtuar plotesisht se bazohet ne hamendje te paster.

    Te mos zgjerohem teper, muaji qershore dhe festivali 7 qershori (Nonae Caprotinae) qe mbahej per ndere te Junones, (qe ne realitet eshte muaji i martesave) eshte viti i ri (organikisht i lidhur me martesen mbreterore dhe shpalljen e mbretit) me kalendarin e vjeter, andaj popujt qe kane humbur kontaktet me boten tone ne zhvillim te panderprere edhe sot e festojne vitin e ri ne qershor. Cuditerisht ne mesin e gjithe gjuheve evropiane shqipja bene nje perjashtim te vogel leksikor sa i perket emerimit te ketij muaji. Juni quhet Qershor sepse shqiptaret e ruajten emrin ne gjuhen amtare Qelshori, apo muaji kur leshohen Q[i]ete, Kijet. gje qe duhet te kete lidhje me pergatitjet verore per ritin sot ende te gjalle vetem ne Spanje ne nje forme sporti qe njihet me emrin Toreadorizem, por qe ne parahistori kishte per qellim zgjedhjen e mbretit te ri me origjine nga Kreta ne evrope, ndersa ne Krete nga Babilonia, kurse ne Babiloni nga ndikimi i Mohenxho Daros (krahine mes pakistanit dhe indise) aty e andej i humben gjurmet kesaj dyndjeje diku ne atlantik. Linje e nje dyndjeje te furishme drejte evropes ne kohe te panjohur. Qe s'ka te beje shume me temen por qe ka lidhje te ngushte me kultin e lopes dhe briret e saj si simbol i henes se re qe erdhi nga nje popull per ne i panjohur.

    E kam pershtypjen se u zgjerova teper

  6. #266
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Junan=grek=lopë me brirë.

  7. #267
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Junan=grek=lopë me brirë.
    Injoranca jote dhe e atij me siper mbushin (bashke) nje biblioteke...

  8. #268
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Injoranca jote dhe e atij me siper mbushin (bashke) nje biblioteke...
    Ah, kjo nuk ishte pergjegje, aq me teper ishte nje ofendim te cilin une me asgje nuk e meritova.

    Kjo mua aspak nuk me demton, perkundrazi mbeshtete dhe perforcon secilen shkronje qe kam shkruar.

    Ndoshta pse deshirove te hysh ne nje thes me pergjegjen e alibabes, une diferencohem nga te dy pergjegjet tuaja. Edhepse kam pritur nje pergjegje me konstruktive nga ana jote, kurse tani nuk e kuptoj perse e prisja.

  9. #269
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Ndoshta pse deshirove te hysh ne nje thes me pergjegjen e alibabes, une diferencohem nga te dy pergjegjet tuaja. Edhepse kam pritur nje pergjegje me konstruktive nga ana jote, kurse tani nuk e kuptoj perse e prisja.
    Une nuk kam pse perseritem, pasi te gjitha i kam shkruar dhe i kam shpjeguar. Ne qofte se nuk keni mundesine te kuptoni eshte problemi juaj.

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Greket e Greqise se lartme, te cilet ishin vetem komb, por jo shtet i organizuar ndaheshin ne tre grupe. Grupi i Pindit lindor quheshin Maqedone, grupi i Pindit perendimor quheshin Molose dhe grupi i jugut Etole. Kishte dhe nengrupe dhe emertime te nengrupeve. Emri Greke filloi te mos perdorej dhe per pak te harrohet, deri ne ardhjen e Romakeve qe e perhapen ne gjithe boten. Prandaj Helenet nga popujt e Perendimit quhen Greke kurse nga popujt e Lindjes quhen Iones. Iyn ne Djaten e Vjeter quhet Greqia dhe Iynim, greket dhe qe ne perkthimin e te 72-ve keto fjale perkthehen Ellas dhe Elines. Ne tekster Rabinike quhen Ionan kurse nga turqit dhe nga popujt e tjere te lindjes quhet greqia Junanistan dhe greket Junan.
    Nga tema ime 'Pellazget'.

  10. #270
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Injoranca jote dhe e atij me siper mbushin (bashke) nje biblioteke...
    Sa do të jesh i shkolluar, prapë se prapë je grek, kot e ke që të bëhesh dikushi.
    Ku ka sharje dhe ofendim më të madh se ti thuash njeriut "grek"?

  11. #271
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Une nuk kam pse perseritem, pasi te gjitha i kam shkruar dhe i kam shpjeguar. Ne qofte se nuk keni mundesine te kuptoni eshte problemi juaj.



    Nga tema ime 'Pellazget'.
    Ndersa ti aty flet per etnonime me origjine toponimesh e gjeonimesh, une flas
    per semoitiken e tyre qe eshte nje dallim i madh.

  12. #272
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    (ne rast se te ka hutuar retorika ime!)
    Nga e mesipermja del se nuk ke thene asgje. Me thjeshte ke pohuar me heshtje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  13. #273
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Fjalori i Institutit ka rreth 35.000 fjale ku brenda ne keto bejne pjese edhe ato 5000 qe permenda. G. Meyeri trajtoi shqipen e folur te shek. te XIX kurse sot shqipja ka edhe huazime te tjera qe ne shek. e XIX nuk egzistonin si psh fjalet elektronik, hidraulik, dhe shume te tjera qe jane futur ne shek. e XX. Perpjestimi pak a shume ngelet i njejte.
    Jo sivjet ka dalur nje fjalor i ri me 45.000 terma shqipe...keta e ka shkru nje linguist shqiptar nga Kosova, para 1 muaji qe ishte seanca e albanologjise ne Prishtine ai e prezantoj fjalorin para gjithe albanologeve shqiptar e te huaj...

  14. #274
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Fjalori i Institutit ka rreth 35.000 fjale ku brenda ne keto bejne pjese edhe ato 5000 qe permenda. G. Meyeri trajtoi shqipen e folur te shek. te XIX kurse sot shqipja ka edhe huazime te tjera qe ne shek. e XIX nuk egzistonin si psh fjalet elektronik, hidraulik, dhe shume te tjera qe jane futur ne shek. e XX. Perpjestimi pak a shume ngelet i njejte.
    Zakonisht studiohen ato 5000 fjale qe perbejne rrenjet e gjuhes. Tek 45000 fjelet bejne pjese bashke, bashkim, i bashkuar, bashkesi, bashki, nenbashkesi e tetjera qe sme vijne ne mend. Kurse tek 5000 fjalet bejne pjese vetem bashke si rrenje qe formon keto fjale.

  15. #275
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Megjithate eshte lajm i vitit kaluar por me shume desha ta aktivizoj kete teme per debat.

    ----------------------------------------
    "Fjalori i gjuhës shqipe 2006" ka 7 mijë fjalë të reja shqip

    Eshtë promovuar dje në ambientet e Akademisë së Shkencave "Fjalori i gjuhës shqipe 2006", i cili ka dalë në qarkullim në janar të këtij viti. Ky fjalor, i pari në llojin e vet dhe me një format praktik vjen sipas projektit të mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim. Ai është hartuar nga një grup leksikologësh dhe leksikografësh të Departamentit të Leksikologjisë e të Terminologjisë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, nga prof. Jani Thomai (drejtues shkencor i projektit dhe redaktor shkencor i fjalorit), prof. Miço Samara, prof.as. Pavli Hazhillazi, prof. Hajri Shehu, prof. Thanas Feka, prof.as. Valter Memisha, Artan Goga. Vetë botimi i këtij fjalori përbën një risi në radhë të parë për formatin e tij të vogël libër "dorë", që ka munguar deri më sot dhe që e bën atë praktik në përdorim nga studentët e shkollarët, nga pedagogët e mësuesit, nga shkrimtarët e përkthyesit, nga publicistët e të huajt, që duan të mësojnë gjuhën shqipe, por edhe nga leksikografët dhe studiuesit e gjuhës shqipe, etj. Eshtë shumë e rëndësishme të theksojmë në këtë rast, se pavarësisht volumit të tij praktik, nga numri i fjalëve "Fjalori gjuhës shqipe 2006" është më i madhi ndër fjalorët shpjegues të derisotëm të gjuhës shqipe; ka rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë njësi frazeologjike, që e bëjnë atë shumë të dobishëm. Akademiku Jani Thomai, njëkohësisht edhe drejtues shkencor i projektit dhe redaktor shkencor i fjalorit, tregon risitë, që sjell një vepër e tillë voluminoze, si dhe vlerat praktike të fjalorit. "Me këtë botim plotësohet një kërkesë e kahershme, që të ketë një fjalor praktik nga pikëpamja e formatit. Të gjithë fjalorët shpje-gues, që kanë dalë pavarësisht nga vlerat që kanë nuk mbahen në dorë, nuk vihen në çantë për nxënësit dhe studentët. Nga kjo pikëpamje, ky bëhet një fjalor praktik dhe masiv. Kjo nuk është një zgjidhje mekanike, por një zgjidhje e brendshme, që lidhet edhe me ndërtimin e strukturave kuptimore, që të përshtaten sa më shumë për nivelet e nxënësve të shkollës së mesme, e madje edhe për nivelin e nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë. Ky është një fjalor, që do të hyjë në përdorim shumë më të gjerë nëse do të ketë mundësi të shpërndahet edhe jashtë kufijve të vendit, kudo ku ka shqiptarë". Por prof. Thomai tregon njëkohësisht edhe pasurimin e këtij fjalori, në raport me botimet e mëparshme të këtij lloji, duke theksuar njëkohësisht se ky pasurim ka ardhur si rezultat i shfrytëzimit të literaturës, por edhe i ligjërimit të folur në këto 15 vjet. "Edhe pse fizikisht është më i vogël, nga vëllimi i fjalëve, ky fjalor është më i madh edhe se fjalori i vitit 1980, që ka 41 mijë fjalë".
    Ndërkohë prof.as, Valter Memisha, bashkëhartues i fjalorit, ndalet edhe në njësitë frazeologjike të përfshira në këtë botim. "Ky është një fjalor me 48 mijë fjalë, por njëkohësisht ka edhe 5 mijë njësi frazeologjike dhe frazeologjia është e barabartë me një fjalë. Kjo do të thotë që struktura e fjalorit është 53 mijë njësi". Pas këtij fjalori të suksesshëm, gjuha shqipe do të ketë edhe fjalorin e madh, në 5-6 vëllime me rreth 80 mijë deri 100 mijë fjalë, puna për vëllimin e parë të të cilit sapo ka filluar.

    Nga Panorama.

  16. #276
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Duket se eshte fjala per te dyja nga paak, keshtu i quanim ne francezet origjinal, nje pjese e mire e tyre sot jane shqiptar te mire por qe kan ten te vrugte si mielli tip 850.
    francezët rrjedhin nga një degë tjetër e racës dinarike... S'kanë të bëjnë me shqiptarët.

    Megjithatë fjala gal dhe kelt, tregon mjaft mirë, "galët" ishin zeshkanë dmth "galanë'. kurse keltët ishin të çelur dmth të çelt (kelt).

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    shqiptaret jo fjalet po edhe kambet i kan perzi me te huj
    e me marr edhe krahnin e shpesht smund ta pashtrojsh shqiptarin as nga fjala as nga gjaku ...
    mos u lodhni shum folni rahat
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  18. #278
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    francezët rrjedhin nga një degë tjetër e racës dinarike... S'kanë të bëjnë me shqiptarët.

    Megjithatë fjala gal dhe kelt, tregon mjaft mirë, "galët" ishin zeshkanë dmth "galanë'. kurse keltët ishin të çelur dmth të çelt (kelt).
    C'ke te thuash per galabret, nje nenfis Dardan?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  19. #279
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    C'ke te thuash per galabret, nje nenfis Dardan?
    Është sot krahina "Gallap" që serbët zakonisht e quajnë në formë të shtrembëruar "Goljak".

    Gallap quhet në popull, Gallapi është në zonën verilindore të Kosovës, më saktë është një Malësi. Aty afër është edhe kështjella e Artanës (ish-Novobërdë).

  20. #280
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Dikur kam pas hasur dicka qe me ka bere te mendoj se Lek Dukagjini ka qene galaber. Per fat te keq nuk e gjej dot ate pjese ku kam pasur dokumentimin, por ne se s'gabohem ka te beje me simboliken e Dukagjineve. Sa e mundeshme duket kjo ide per dike qe e njeh Kosoven nga afer?

    Permende keshtjellen e Artanes. Cfare eshte Artana? Nje emer shume i perhapur ne Shqiperi. Dikur Akademia (mbase nga te paktat pune te mira qe ka bere) kishte bere nje liste me emrat e lashte ilire. Kam pershtypjen se kjo liste qe botuar ne "Shkenca dhe Jeta", dhe keshtu pati nje eksplozion te emrave Artana, Arjan, Ermira, Lydra, Teuta etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 03-08-2008 më 11:07
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 14 prej 33 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •