Close
Faqja 33 prej 33 FillimFillim ... 23313233
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 651 prej 651
  1. #641
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2014
    Postime
    3

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Une nuk jam gjuhetar, kam shume pak ose aspak njohuri ne zhvillimet historike te gjuheve dhe te shqipes ne vecanti. E megjithate befasohem nga disa cudi gjuhesore dhe ngjashmeri fjalesh (ne kuptimin baze te tyre). Ne nje nga komentet tek origjina e fjaleve shqip eshte permendur peremri vetor TI.
    Po marre shkas nga kjo fjale qe per mua por edhe per kedo eshte fjale themeli i komunikimit te grupeve shume te vogla njerezish qysh ne perpjekjet fillestare te organizimit njerezor. Une mendoj se edhe shoqeria me primitive do ishte ne gjendje te prodhonte 5, 10 ose 20 fjale per komunikim. Kjo duke filluar nga identifikimi i vetevehtes. Peremri vetor UNE me ka bere aq entuziast per lashtesine e shqipes dhe ndikimit themelor te saj tek gjuhet e tjera indo-europiane. Pse? UNE perfaqeson veteveten, eshte i pari subjekt dhe e vendos personin ne qender te rrethit natyror. Pra eshte numri NJE ne kete ekuacion njerezor. Rreth tij fillon ai ose ajo qe eshte me afer thirrur me TI (TY) i ngjashem me numrin DY. Atehere shikoni ngjashmerine e "llahtarshme" uno (ita.), un (ferngj), one (ang), e te tjera ose due, deux, two. Une mendoj se ka ndikim latin, grek, francez apo anglez ne shqip, sidomos ne fjalet qe identifikoheshin me nivelin me te larte te teknologjise, shkences qe ato shoqeri kane perfaqesuar gjate historise ne krahasim me shoqerine "primitive" te paraardhesve tane. Ashtu si anglishtja i imponohet botes me termat sot e per shume kohe.

    Nese pranojme se fjalet UNE, TI jane huazime nga latinishtja apo greqishtja, atehere une mendoj se eshte e kote qe te flasim per lashtesine e shqipes. Nga ana tjeter, nese shqipja eshte e lashte, huazimet nga gjuhet e tjera, qofte edhe me te perparuara nuk mund ndryshojne termat themelore te komunikimit te nje gjuhe sado primitive te jete.
    Ato 5, 10 apo 20 fjale baze mund te marrin ngjyrime te tjera tingellore, por asnjehere nuk mund te zevendesohen apo te pushtohen. UNE perfaqeson veteveten qe eshte NJESHI ne krahasim me te tjeret. Ndonje mendim?
    Do desha edhe komentet tuaja te hidhnin ca drite.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan architect për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Favola (02-06-2021),Kreksi (09-04-2015)

  3. #642
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Nese do ta shikonim nga hëna lumin Danub, ne do kujtonim se, ky lum rrjedh nga Deti i zi e shkon dhe zvoglohet...diku atje në Shvarcvallde(pyejet e zeza)...

    Mirëpo realiteti është krejt ndryshe;

    Eqrem Çabej

    Ndërsa gjer këtu në vija të përgjithshme u panë disa nga aspektet kryesore të zhvillimit të brendshëm të shqipes në lidhje me studimin etimologjik të leksikut të saj, tani, në mënyrë përmbledhëse dhe si përmbyllje, përbrenda kësaj fushe kërkimesh, le të shqyrtohen disa tipare të këtij zhvillimi që kanë lidhje me marrëdhëniet e jashtme të gjuhës shqipe.

    Dhe këto tipare le tê ndiqen si për periudhen para-historike si dhe për disa periudha historike të gjuhës; më konkretishtë, për shqipen si gjuhë indo-europiane dhe sigjuhë ballkanike, kryesisht nga dy pikpamje, nga ajo e trashëgimit të saj gjuhësor vendas dhe nga ajo përmes marrëdhenieve të huazimit. Në lidhje me elementin e trashëguar, icili nga pikëpamja cilësore në historinë e gjuhës shqipe pa dyshim zë kryet e vendit, siç u shtjellua dhe më lartë, këtu duhet të ritheksohet edhe një herë.

    Sikundër dëfton edhe analiza e tyre morfologjike, jo të gjitha fjalët e fondit autokton duhet të jenë medomos të lashta dhe drejtëpërdrejt të afta për krahasime me fjalë të huaja.Sepse si në çdo gjuhë, edhe në shqipen, përveç onomatopeve, fjalëve të përfituara prej thirrmash, krijimeve elementare apelativave prej emrash vetjakë e tjerave formime kësodore në periudha të ndryshme, me lëndë të moçme, pra prej disa fjalësh bazë, me mjete morfologjike te ndryshme, janë formuar fjalë të reja dhe këto formime fjalësh ndihëmëse përbëjnë një pjesë të mirë, mund të themi një pjesë kryesore të leksikut.

    Është e qartë që, më këtë dallim të prerjes së vjetres nga e reja, bien disa nga barazimet e rëndit të lashtë indoeuropianë të shqipes nga të cilat një pjesë e mirë e atyre fjalëve kanë zën vend nëpër fjalorë krahasues e nëpër gramatika hitorike të gjuhëve të ndryshme.

    Hyjnë aty, ndër të tjera si fjalët;
    ==================================
    =amë me amëz,
    =angërr,
    =ardhi,
    =arnê me artî,

    =ban me banesë,
    =bari,
    =barm,
    =i bie, (rrahë godit, qëlloj)
    =bisht,
    =bjerr,
    =bloshkë, blloshkë,
    =blozë,
    =bohet,
    =brimë,
    =brumë,
    =bushtër,
    =bykë,

    =cekë,
    =çilimi,

    =darë,
    =danë,
    =darsmë, dasmë,
    =dêhet bora,
    =dëboj, (d'bofsha)
    =dërrasë,
    =dot,
    =dragë, (ortek bore)
    =duaj duej (talle)

    =fëlliq,
    =hulli,
    =hutôj,
    =iki,
    =jerm,
    =jetë,

    =kaçubë,
    =kallëzoj,
    =kënaq,
    =kërmill,
    =kthjell,
    =kund,
    =kurrë,

    =lojka,
    =lajka,
    =lajthi,

    =nesër,
    =nxit,
    =pjekët,
    =prish,
    =puth,
    =rrej,

    =send,
    =sillë,
    =shkep shkrep,
    =thellim fellim,
    =vonë,
    =ylber,
    =zgurdhë,
    =zhagit,
    =zhys,
    =================================
    Kjo mënyrë shtjellimi të cilën për etimologjinë IE e kanë zbatuar me interes dhe tjerë dijetarë*, përshkon si një pé drejtues punimin fund e krye.
    Mbetet për ne parim kryesor me një pajtim të gjendjes reale të gjuhës shqipe, pra në këtë punim mbizotrojnë gjer më një farë shkalle barazimet e brendshme mbi barazimet e jashtme me një barazpeshim të dy fushave të krahasimit ku edhe një shqyrtim i ri i materialit nga burimet e reja ka sjellë shtime në leksikun e gjuhëve IE të shqipes. Ndër këto shtime po përmendim;
    ==================================
    =afër,
    =agôn,
    =ajkê,
    =anë,
    =arbër, arbën,
    =arë,
    =arzë,

    =bahe,
    =bajgë,
    =balâsh, balôsh,
    =baltë,
    =bashkë,
    =bërtas,
    =bij,
    =bli,
    =bri,
    =buj,

    =dal,
    =daltë,=dardh,
    =darsmë
    =dash,
    =dell,
    =des/vdes,
    =dëboj,
    =djalë,
    =dritë,

    =edh,
    =endem,
    =e enjte,
    =erdha,
    =ëmbël, ambël,

    =mbath,
    =ndërroj,
    =ruaj/ruej,
    =shkak,

    =unazë,
    =urë,
    =vâ,
    =valle,
    =varr/vorr,
    =vdes,

    =zamër,
    =zet/njëzet, dyzet,
    =zi,
    =ziej,
    =zog,
    =zemër, si dhe rreth 120 fjalë tjera...
    ===================vijon* =e jo (vazhdon)==(kreksi)======
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #643
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Kjo çështje e huazimeve çon më tej në problemin e vendit që zë shqipja në rreth të gjuhëve IE e në nevojën e rishqyrtimit tê teorive që janë ndêrtuar rreth këtij problemi, teori të bazuara pêr një pjesë të madhe nê këto përkime të veçanta.
    Një nga arsyet që krahasimet e shqipes me disa nga gjuhët e lashta jogreke të Ballkanit kanë çuar shpesh në rrugë pa rrugë, është mosperfillja e rrethanave kohore dhe kapercimi i distancave të kohës pa metoda.

    Nuk është këtu vendi të shtjellohet në hollësi çështja, mjaft e diskutuar dhe ende e diskutueshme, nëse ruhen ende në gjuhën shqipe relike apo copëza të fjalëve të mbetura trashëgim nga një nënshtresë para-indo-europiane-mesdhetare e zhdukur që në epokat e lashta të historisë.

    Si për të tjera gjuhë indoeuropiane, edhe për shqipen në parim mundësia pa tjetër është e dhënë që disa disa elemente leksikore sidomos të kultures materiale të trevës mesdhetare të kenë hyrë nê kohën parahitorike, protohistorike ose antike nga ndonjê gjuhë jo-indo-europiane e kësaj treve ose e Lindjes së vjetër.
    Mohimi i kësaj mundësie nuk do të ishte dëshmi e një qëndrimi shkëncor objektiv, ku me të vërtetë, një dijetar pozitiv si Gustav Majeri ka vënë në dukje si fakt të rëndësishëm që në gjuhën shqipe gjejmë një sasi fjalësh që sipas gjithë gjasash nuk janë indoeuropiane e për të cilat mund të mendohet që i përkisnin gjuhës së banorëve të parë e që pastaj depertuan në shqipen; ai vetë fjalën "shegë" e bie të ardhur prej një gjuhe Lindore, nga e cila rrjedh edhe emri i kësaj peme në greqishten.

    Prej një nënshtrese të para IE që Jokli e shpjegon doken e dikurshme të "kuvadës" (mërkoshit) në ndonjë krahinë të izoluar të vendit dhe mënyrën e numërimit "njëzetsh" në ( Njëzét- e- Dyzét )* në gjuhën shqipe. (shif më poshtë spjegimin dhënë së fundi nga Kreksi)*

    Mendimi i M. La Pianës se, fjalët e shqipes që nuk gjejnë përgjigjie në të tjerat gjuhë indo-europiane qenkan me mijëra dhe se ne gjendemi sot përpara një mase imponuese të fjalëve nga kjo shtresë e lashtë të një gjuhës jo-indo-europiane, pra para-indoeuropiane, që neve ky pretendim na duket i tepruar. ( shihe më poshtë shpegimin e dhënë së fundi nga Kreksi)*

    Ne vetë ndërkaq për shqipen, si një gjuhë e pellgut të Mesdheut, prej një shtrese të tillë i shpjegojmi disa fjalë, nga fusha e bimësisë, ku përveç fjalës "shegë" dhe "lëpjetë" (lepizivot), rrush, venë, verë, pastaj thes, (e rrjedhes sémite); dhe një burom para-indo-europian shtojmi ndër të tjera edhe fjalën "kandër" (enë okatore për vaj), fjalë këto që të gjitha gjejnë përgjigjiet e tyre në greqishten e pjesërisht dhe në latinishten, edhe këto dy gjuhë indo-europiane të zonës mesdhetare si shqipja.

    Në ditët tona kjo mundësi shkencore është ngritur në parim te disa dijetarë, të cilët, të pajisur pjesërishtë me njohuri të pamjaftueshme në lëm të shqipes janë rrekur të bien të ardhur shqipen nga nga një shtres mesdhetare me formime te mbrendshme ose gjithësesi vetjake të leksikut të saj, si;
    ================================
    =anë,
    =ardhi,
    =bajgë,
    =bar-i,
    =bari,
    =beronjë,
    =bisht,
    =kërmill,
    =shkurre...
    =================================
    Pra në këto rrethana shtrohet detyra e caktimit të një kriteri shkencor në shqyrtimin e këtij problemi.
    Dihet se, barazimet që janë provuar në mes të gjuhëve të ndryshme indoeuropiane ku bazohen të gjitha gjuhët simotra me një afrim të madh mes tyre e që perfshijnë një sistem të përbashkët me gjitha tiparet e vëçanta që i kanë këto gjuhë; ato mbështeten kështu mes njëra tjetres me një material të pasur të hovshëm të fituar nëpërmjet krahasimesh leksikore të bazuara në mbi lidhjet fonetike që paraqiten me një rregullsi të madhe.

    Asgjë nga një metodë shkencore e këtij lloji nuk shihet në krahasimet që janë shtruar e që vijojnë të shtrohen ndërmjet shqipes e gjuhëve të ndryshme jo-indoeruropiane të trevës mesdhetare, të kohërave të kaluara ose gjuhëve të gjalla të sotshme.

    Këto krahasime në përgjithësi janë teke; janë fjalë të izoluara e të shpërndara aty këtu, duken njashtu si i ka sjellur era, janë fjalë të kapura pick dhe mbështeten fund e krye me shperndarje të një barastingëllimi (na ngjajn si tonat) të thjeshtë të përjashtëm, e sipas gjasave fare gan e të rastit.

    Me zbatimin e një metode pune të këtij lloji, çdo gjë mund të krahasohet me gjithçka.(si Arefi e Kocaqi) pa e llogarritur fare faktorin kohorë; Ku dhe kur ?!

    Aty në shumicen e rasteve kemi të bëjmë me përpjekjen për t'iu dhënë atyre fjalëve kuptime me disa kombinime dhe ide tjera fantastike duke menduar se kanë kryër një punë shkencore ( si Arefi e Kocaqi) duke gënjyër kështu vetveten dhe të tjerët.

    Tani të kalojmi në disa vrejtje për marrëdhënjët e huazimit në gjuhën shqipe të vështruara, edhe në raport me fjalët e vendit.
    Dihet se, Gustav Mejerit, materiali i mbledhur në Shqipëri, Greqi e Italië, në punë të burimit të tij i doli raporti përtej mases së tij.
    ============================================
    Nga afërsishtë 5140 fjalët e shqipes që përmban Fjalori i Gustav Majerit nga këto burime;
    =romane 1420,...................................ndaj 930 nga Miklosishi....................
    =sllave..... 540..................................ndaj 319 nga Miklosishi.....................
    =turke.....1180................................... ...................
    =greke......840................................... ..................
    =======================================
    Përafërsisht vetëm 400 fjalë të leksikut të Fjalorit nga Gustav Majeri prej 5140* fjalësh (7, 7%) përafërsishtë janë nga trashëgimi indo-europian; mbeten të pa zbërthyeshme nga kjo anë nja 730* fjalë* tjera për të cilat ai shprehte shpresën dhe dëshirên që pasardhës më mirë të përgatitur e më të hollë se ai mundësisht sa më parë ti zbërthenin këto fjalë tjera ose ti pakësonin.

    Dy breza para këtij dijetari, pra para themelimit të gjuhësisë indoeropiane, Ksilanderi (Xylander)
    duke marrë në shqyrtim 1800* fjalë të shqipes, ai gjente se shumica e fjalëve perputhëshin me;
    ========================================
    =turqishten................190.................... ....përpjesëtim: 1/18............
    =greqishten...............400..................... ...përpjesëtim: 1/8...............
    =latino-romanishten....650.......................përpjesët im: 1/5...............
    =gjermanike...............500..................... .përpjesëtim: 1/7...............
    =sllave.......................600................. .....përpjesëtim: 1/60.............
    ===========================================
    Ksilanderi gjente pra se, afër gjysma e këtij leksikut ishte e huazuar prej këtyre gjuhëve; dhe gjysma tjetër përbëhej nga fjalë vendi, të afërta me ato gjuhë të tjera indoeuropiane.
    Pas Gustav Mejerit edhe F.Nopça (Nopcsa) në një sasi prej 282 fjalësh,
    të mbledhura në malësitë e Shqipërisë Veriore ai gjeti;
    =vendase..... 126............................................... ............
    =latine...........82.............................. .................................
    =turqishte......52................................ ...............................
    =sllavishte.....18................................ ................................
    =======================================
    Ne nuk do bëjmë këtu një kritikë të këtyre statistikave leksikore.

    Është e qartë që një statistikë pak a shumë përfundimtare e elementeve të ndryshme që përbëjnë leksikun e shqipes dhe e perpjesëtimeve që ekzistojnë midis tyre mund të dali në dritë atëherë kur të jetë mbledhur e shoshitur ky leksik në tërsin e tij nga pikpamja e burimit të fjalëve që e formojnë, një pik synim nga i cili jemi ende largë.

    Një gjë ndërkaq mund të thuhet me siguri se; sasia e elementit të huazuar dhe sasia e elementit të vendit tregojnë me një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, me anë tjetër edhe shkallën e rezistencës së saj.

    Nga një vështrim paraprak, por i mbështetur mbi një studim të gjatë të leksikut të shqipes nga kjo anë, neve na del që elementi i trashëguar mbizotron në atë pjesë të tij që ka lidhje me një jetë më afër natyrës e kulturës baritore-agrare, kurse elementi i huazuar kap një veprimtari në fushën e kulturës materiale e morale, pra ne arrijmi në këtë përfundim se;
    ===========================================
    Nga nomenklatura e konfiguracionit të terrenit, ndër 51 fjalë, na dalin;
    =të vendit....34.......................huazime:17..... ...

    Nga sfera e dukurive atmosferike ndër 44 fjalë, na dalin;
    =të vendit...30 ........................huazime:14........

    Nga sfera e astronomisë popullore, në 13 fjalë;
    =të vendit....9......................huazime:4........ .

    Nga sferën e ndarjës së kohës duke përfshirë aty numërimin e ngjyrat,
    në 78 fjalë;

    =të vendit....50...............huazime: 28.....

    Nga fusha e bimësisë, në 113 fjalë;
    =të vendit.....66................huazime: 47......

    Nga fusha e blegtorisë, në 108 fjalë na dalijn;
    =të vendit.....63.................huazime: 45......

    Nga emërtimet e trupit të njeriut dhe funksioneve të tij, ndër 157 fjalë;
    =të vendit....90.................huazime: 67.....
    =====================================

    Sikundër shihet, elementi i trashêguar në këto sfera leksikore,
    në 564 fjalë, del më i madh se ai i huazimit;

    =të vendit ...342...................huazime: 222*....

    Elementi i huaj mbizotron në sferatjera, si në emërtimin e botës shtazore,
    ndër 145 fjalë;

    =të vendit.....70 ..................huazime: 75......

    Nga sfera që i përket jetës së njeriut(martesa, lindje, vdekje), ndër 98 fjalë;
    =të vendit......48................huazime: 50......

    Në sferen e veshmbathjes e të ushqimit, ndër 174 fjalë;
    =të vendit.....74................huazime: 100 fjalë ....

    ================================
    Në sferen e banimit e paisjeve shtëpiake, ndër 158 fjalë;
    =të vendit....43..................huazime:115......

    Në atë të detarisë, të lundrimit e të peshkatarisë, në 34 fjalë;
    =të vendit....12..................huazime:22......

    Në atë të bijqësisë, në 81 fjalë;
    =të vendit....34.................huazime:47......

    Në atë të bimëve të kulturës, në 46 fjalë;
    =të vendit.....6...................huazime:40.....

    Nga ajo e mjeshtërive dhe e veglave të punës, në 100 fjalë;
    =të vendit....34..................huazime:66....

    Nga besimet popullore, në 24 fjalë;
    =të vendit....4......................huazime:20.....
    ================================
    Kështu në këto sfera të përmendura më lart nga të gjitha sferat e jetës,
    duke shtuar edhe emrat e metaleve ku të gjithat janë me burime të huaja,
    pra në këto sfera të shikuara së bashku, ndër 860 fjalë;
    =të vendit....325..................huazime:535*.....

    Gjithsejt pra, në 1424* fjalë të marrura këtu në shqyrtim;
    =të vendit.....667 fjalë..........huazime:757 fjalë*....
    =======================================
    "Sikundër del nga kjo pasqyrë, të ritheksojmë se është e përkohëshme, dhe sikundër edhe dihet në leksik të shqipes mbizotëron elementi i marrë së jashtmi mbi pasurinë vetjake të gjuhës, megjithëse në gjendjen e sotme të kërkimeve, si u tha edhe më lartë, nuk mund të dilet me një bilanc të prerë për momentin, pritet edhe shumë punë."

    Mirëpo nëse mirren në shqyrtim 14 240 fjalë të leksikut të shqipes, atêherë me përpjestim do kemi;

    = të vendit 6670 fjalë .......................huazime:7570 fjalë.......
    Kur i marrim në shqyrtim 28 480 fjalë;
    =të vendit....13 340.fjalë....................huazime:15140 fjalë.......

    Nese i shtojmi edhe 28 480 fjalë tjera nga gjysma e leksikut të shqipes:

    =të vendit....26680* fjalë.....................huazime:30 280* fjalë.....
    ===========Kreksi====================
    Pajtohet apo nuk pajtohet Arefi e Kocaqi, nuk ka kjo rëndësi të madhe, le të blejnë nga një litar (konop) dhe të zgjedhin vendin ku té dojne ata sepse shkenca nuk pranon gënjeshtra e mashtrime as iluzione fanteziste si e thotë Arefi;

    =Penelop="lyp pé" (ajo që lyp pé...) e më duket se Arefi lyp konop të trash e jo pé...!

    Prandaj, neve nuk na duhet as një gram i gjitha atyre genjeshtrave Arefo-Kocaqiane sepse shkenca jonë e ka provuar më parë edhe metoden e hamendjeve fanteziste por, u kthye edhe njëherë mbrapa dhe i permirsoj ato gabime ulur së bashkur me dijetar të shquar nga e mbarë bota, pra, as sot nuk ka nevoj që shkenca shqiptare te mirret me genjeshtrat fantastike të zhanrit fikcion trillogjiko-imagjinativ Arefo-Kocaqian, ku nuk pranohen as nga afër tek asnjë tryez shkencore nderkombetare apo tek ndonjë tubim shkencor rreth gjuhësisë, pra, këta diletantista i kanë hyrë një pune të pa punë, vetem se me qëllim që ta hasmërojnë dhe ta ndajnë Akademin tonë nga masa dhe opinioni i gjer popullor si dhe ta pengojnë atë nga detyra që i takon asaj në ruajtjen e kultures dhe historisë dhe trashëgimsisë të vendit tonë !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 09-04-2015 më 13:17
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #644

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Sot m'u kujtuan disa fjale interesante te gjuhes shqipe, qe gjejne perdorim dhe ne gjuhe te tjera sikurse:

    Kaç (kafshoj) - Catch
    Kore (buke) - Core
    Barrë (grua me barrë, barrë - ngarkesë) - Bare

  6. #645
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sot m'u kujtuan disa fjale interesante te gjuhes shqipe, qe gjejne perdorim dhe ne gjuhe te tjera sikurse:

    Kaç (kafshoj) - Catch
    Kore (buke) - Core
    Barrë (grua me barrë, barrë - ngarkesë) - Bare
    Kac-cope-ushqehem-haj
    kore-theke (ti se kupton)
    Barre-mbipeshe ose ne llogari fizike.
    IDIOT
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #646
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Kac-cope-ushqehem-haj
    kore-theke (ti se kupton)
    Barre-mbipeshe ose ne llogari fizike.
    IDIOT
    Martin, përse Ofendon njerëzit pa arsye ??????

  8. #647
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Martin, përse Ofendon njerëzit pa arsye ??????
    Sepse ofendere nuk eshte ne Shqip,pra ku ka perse preket!
    No pretendo insultar ni ofender a nadie al decir esto, señor Presidente.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #648
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2015
    Postime
    7

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Mendova ne keto fjal , dhe pyes a jan Shqip ??

    Bri - Brini - Brindisi

    Bri - Breg i detit.

    Brisk - me siguri para metaleve , ket mjet kan kriju nga Brijt.

    Rrisk - Nji cop moll e preme me Brisk quhet ...

    Brijt - Brijt e trupit...

    Pyetja : Brindisi a ashte fjal Shqip ???

  10. #649
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe

    Me disa komente me lart te cilat lexova, kam kuptuar sa humoristike eshte kjo tema. E forta eshte se nuk eshte me qellim ashtu, po per shkak te injorances ...

  11. #650
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe




    "Gjuha greke është krijuar nga fjalë të pista shqip", studiuesi trondit me fakte -

  12. #651
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe




    Studiuesi në Report Tv: Fjalët e greqishtes së vjetër janë të gjitha me orgjinë shqipe

Faqja 33 prej 33 FillimFillim ... 23313233

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •