Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hedh vaj te djegur shoqes.Përjashtohet nga konvikti studentja e Infermierisë

    Drejtoria e konviktit tek “21 Dhjetori” merr masa për Anisa Metollarin


    Përjashtohet nga konvikti studentja e Infermierisë

    Etleva DELIA


    Përjashtohet nga konvikti studentja që dogji me vaj shoqen e dhomës. Ky është vendimi që mori dje drejtoria e konviktit të studentëve të Inxhinierisë, për Anisa Metollarin. Kjo e fundit dy ditë më parë, pas një zënke që ka pasur me shoqen e saj Esmeralda Çeçon, i ka hedhur në trup vaj të nxehtë duke e djegur. Ky veprim ka detyruar më pas drejtorin e këtij konvikti që të marrë masa për studenten e vitit të parë të Infermierisë, Metollarin, duke e përjashtuar nga konvikti.
    Largimi
    Pas djegies së shoqes me vaj të nxehtë, drejtoria e konviktit ku qëndrojnë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit merr masa për “autoren”. Kjo e fundit do të lërë dhomën duke u përjashtuar nga konvikti. Sipas drejtorisë mësohet se largimi i Anisa Metollarit është bërë pasi dogji me vaj shoqen e dhomës Esmeralda Çeçon. Ndërkohë, burime nga policia bënë të ditur se kjo e fundit ka tërhequr dje denoncimin e bërë për shoqen e saj, duke bërë që studentja e vitit të parë të Infermierisë të jetë e lirë duke mos pasur asnjë problem me drejtësinë shqiptare.
    Ngjarja
    Bën sherr për televizionin me shoqen e dhomës, i hedh vajin e nxehtë në kurriz. Ngjarja e pazakontë ndodhi dy ditë më parë në një nga dhomat e konviktit të vajzave që ndodhen tek “21 Dhjetori”. Burime nga Komisariati Nr.2 pohuan, se debati mes studenteve ka nisur për televizorin. Anisa Metollari ka qenë e sëmurë dhe i ka kërkuar shoqes së saj, Esmeralda Çeços, të ulë zërin se nuk po e duronte dot. Mirëpo nuk ka gjetur mirëkuptimin e shoqes dhe televizori ka nisur të punojë si më parë me të njëjtin volum zëri. Pas kësaj ka nisur debati, ku vajza nga Erseka që ndihej e sëmurë i ka qëlluar me pëllëmbë shoqes së saj, duke nisur kështu mes tyre grindja. Por për Metollarin kjo zënkë nuk ka përfunduar me kaq, pasi shoqja e saj pasi ka hequr nga furnela vajin me të cilin kishte skuqur mish, e ka marrë dhe ia ka hedhur në kurriz mikeshës së saj nga Kolonja, e cila është treguar e “pabindur”. Shoqet që ndodheshin në dhomën fqinje janë alarmuar nga ulërimat e vajzës së djegur dhe kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Ato fillimisht i kanë ndarë dhe më pas kanë menduar për të njoftuar kujdestaren e konviktit. Ndërkaq është njoftuar dhe policia dhe Metollari pasi është marrë në pyetje është lënë përsëri lirë. Të njëjtat burime treguan se vajza e djegur është mjekuar në ambulancën e konviktit dhe më pas është dërguar në dhomën ku jetonte së bashku edhe me dy shoqe të tjera.

    Grindja e disa diteve me pare mes dy shoqeve

    Nuk ishte hera e parë që Anisa Metollari dhe Esmeralda Çeço grindeshin mes njëra-tjetrës. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se disa ditë më parë dy studentet e vitit të parë të Infermierisë janë zënë me njëra-tjtrën. Sipas uniformave blu shkaku i grindjes ka qenë për motive banale, mes dy shoqeve të dhomës që qëndronin të dyja bashkë që prej fillimit të vitit të ri shkollor. Ndërkohë dje, Metollari është larguar nga konvikti duke shkuar së bashku me prindërit në shtëpinë e saj në qytetin e Ersekës.

    Mjeket: Gjendja e studentes e mirë

    Menjëherë pas ngjarjes studentja e djegur, Esmerlada Çeço, është dërguar në ambulancën e konviktit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas mjekëve ajo ka pësuar djegie në dorë dhe në pjesën e qafës. Bluzat e bardha pohojnë se plagës që kishte në trup 21-vjeçarja nuk kanë qenë djegie e shkallës së fundit dhe pasi studentja ka marrë mjekimin është dërguar më pas në dhomën e konviktit. Por studentja e vitit të parë të Infermierisë do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve të ambulancës.

    Tirana-Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ehhh ja nje rast ku shkulja e flokeve do kishte qene me e mire!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e strano
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    boo bo ca bejn ky milet kshu..!! kan lujt nga ment e kokes kta se ska munsi.. Nuk arrij ta imagjinoj nje skene te tille.. ajo goce qe e ka bo kte akt duhet te denohet edhe rende madje sepse eshte me te vertete person me te meta mendore.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    mos ja hidhni fajin njeres studente apo tjetres. menyra si sillen njerezit, si reagojne njerezit jane probleme te "demokracise".

    ta gezoni sale hajvanin me gjithe demokracine dhe problemet qe sjell demokracia ne jeten e perditshme.

  5. #5
    Tradhetar I Kombit Maska e Aldo_west_83
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Vendndodhja
    Ne Interrnim!
    Postime
    132
    Alket123, dukesh qe je komunist ti lal
    Tradhetar I Kombit!

    I Denuar Me Interrnim Per Agjitacion E Propagand !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Edukata Edukata Thoni Qe Nuk Ekziston Me Tek Asnjenjeri .....dhe Ja Cfar Ndodh


    Prshendetjeeeee

  7. #7
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Drejtoria e konviktit tek “21 Dhjetori” merr masa për Anisa Metollarin


    Përjashtohet nga konvikti studentja e Infermierisë

    Etleva DELIA


    Përjashtohet nga konvikti studentja që dogji me vaj shoqen e dhomës. Ky është vendimi që mori dje drejtoria e konviktit të studentëve të Inxhinierisë, për Anisa Metollarin. Kjo e fundit dy ditë më parë, pas një zënke që ka pasur me shoqen e saj Esmeralda Çeçon, i ka hedhur në trup vaj të nxehtë duke e djegur. Ky veprim ka detyruar më pas drejtorin e këtij konvikti që të marrë masa për studenten e vitit të parë të Infermierisë, Metollarin, duke e përjashtuar nga konvikti.
    Largimi
    Pas djegies së shoqes me vaj të nxehtë, drejtoria e konviktit ku qëndrojnë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit merr masa për “autoren”. Kjo e fundit do të lërë dhomën duke u përjashtuar nga konvikti. Sipas drejtorisë mësohet se largimi i Anisa Metollarit është bërë pasi dogji me vaj shoqen e dhomës Esmeralda Çeçon. Ndërkohë, burime nga policia bënë të ditur se kjo e fundit ka tërhequr dje denoncimin e bërë për shoqen e saj, duke bërë që studentja e vitit të parë të Infermierisë të jetë e lirë duke mos pasur asnjë problem me drejtësinë shqiptare.
    Ngjarja
    Bën sherr për televizionin me shoqen e dhomës, i hedh vajin e nxehtë në kurriz. Ngjarja e pazakontë ndodhi dy ditë më parë në një nga dhomat e konviktit të vajzave që ndodhen tek “21 Dhjetori”. Burime nga Komisariati Nr.2 pohuan, se debati mes studenteve ka nisur për televizorin. Anisa Metollari ka qenë e sëmurë dhe i ka kërkuar shoqes së saj, Esmeralda Çeços, të ulë zërin se nuk po e duronte dot. Mirëpo nuk ka gjetur mirëkuptimin e shoqes dhe televizori ka nisur të punojë si më parë me të njëjtin volum zëri. Pas kësaj ka nisur debati, ku vajza nga Erseka që ndihej e sëmurë i ka qëlluar me pëllëmbë shoqes së saj, duke nisur kështu mes tyre grindja. Por për Metollarin kjo zënkë nuk ka përfunduar me kaq, pasi shoqja e saj pasi ka hequr nga furnela vajin me të cilin kishte skuqur mish, e ka marrë dhe ia ka hedhur në kurriz mikeshës së saj nga Kolonja, e cila është treguar e “pabindur”. Shoqet që ndodheshin në dhomën fqinje janë alarmuar nga ulërimat e vajzës së djegur dhe kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Ato fillimisht i kanë ndarë dhe më pas kanë menduar për të njoftuar kujdestaren e konviktit. Ndërkaq është njoftuar dhe policia dhe Metollari pasi është marrë në pyetje është lënë përsëri lirë. Të njëjtat burime treguan se vajza e djegur është mjekuar në ambulancën e konviktit dhe më pas është dërguar në dhomën ku jetonte së bashku edhe me dy shoqe të tjera.

    Grindja e disa diteve me pare mes dy shoqeve

    Nuk ishte hera e parë që Anisa Metollari dhe Esmeralda Çeço grindeshin mes njëra-tjetrës. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se disa ditë më parë dy studentet e vitit të parë të Infermierisë janë zënë me njëra-tjtrën. Sipas uniformave blu shkaku i grindjes ka qenë për motive banale, mes dy shoqeve të dhomës që qëndronin të dyja bashkë që prej fillimit të vitit të ri shkollor. Ndërkohë dje, Metollari është larguar nga konvikti duke shkuar së bashku me prindërit në shtëpinë e saj në qytetin e Ersekës.

    Mjeket: Gjendja e studentes e mirë

    Menjëherë pas ngjarjes studentja e djegur, Esmerlada Çeço, është dërguar në ambulancën e konviktit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas mjekëve ajo ka pësuar djegie në dorë dhe në pjesën e qafës. Bluzat e bardha pohojnë se plagës që kishte në trup 21-vjeçarja nuk kanë qenë djegie e shkallës së fundit dhe pasi studentja ka marrë mjekimin është dërguar më pas në dhomën e konviktit. Por studentja e vitit të parë të Infermierisë do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve të ambulancës.

    Tirana-Observer.
    Po kjo paska qene ''Armike'' i rrofte emri qe ka pas ''shoqe dhome''

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •