Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Puçrrat, si të kujdesemi

    Shkenca/Të rejat e fundit për trajtimin e akneve tek të gjitha grupmoshat

    Puçrrat, si të kujdesemi

    Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën e pubertetit, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.
    Shkaqet kryesorë janë faktorët gjenetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

    Etapat
    Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal. Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh. Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë.
    Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.

    Kur formohen
    Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo, i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës.
    Është e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rruajtjes dhe produkteve, në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rruajtjes duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj., këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteriet në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohshme. Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja. Larjet e shpeshta dhe energjike të fytyrës si dhe përdorimi i larësve që çojnë në tejtharje të sekrecioneve yndyrore shkakton pasoja të paevitueshme në lëkurë. Të gjitha terapitë funksionojnë në mënyrë të tillë që të parandalojnë aknet e reja. Pas çdo terapie mbeten shenja pavarësisht nga kujdesi e korrektësia e specialistit. Këto gjurmë zhduken gradualisht me rigjenerimin e lëkurës, të paktën një muaj më pas. Terapitë ose konkluzionet i vendos specialisti.

    Keshilla

    1. Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
    2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.
    3. Lani duart përpara aplikimit.
    4. Zgjidhni kozmetikë profesionale.
    5. Evitoni “fast-food”-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
    6. Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
    7. Merrni vitamina A, C, E.
    8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
    9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
    10. Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
    11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

    70 % e personave me akne, nuk kurohen

    Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një ç’ekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure.

    Shkenca

    Pastrimi i fytyrës në disa seanca

    Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten. Terapinë në institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në institut.

    Pastrimi, 10 seancat e domosdoshme
    Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca. Produktet e paketës aplikohen të alternuara sipas instruksioneve dhe të gjitha penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet.

    Gratë shtatzëna, si të veprojnë
    Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzëna përjashtohen nga terapia.

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    albo,
    shkrim me interes .. flmd !!

  3. #3
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Po kjo teme eksiston te rubrika "bukuri dhe estetike"
    titullohet "acne-t"
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #4
    Puçrrat në fytyrë




    Puçrrat në fytyre janë çrregullim qe karakterizohen me çarje, të hapura dhe të mbyllura te lëkurës, te mbledhura me qelb.

    Puçrrat në fytyre shpesh zhvillohen gjatë adoleshencës. Gjatë kësaj periudhe të rritjes aktive, gjëndrat e lëkurës kalojnë nëpër një periudhë të gjatë të zhvillimit. Te disa të rinj, këto gjëndra shkaktojnë puçrra ne fytyre.

    Menaxhimi dhe Parandalimi


    1. Mbani duart tuaja të pastra dhe thonjtë tuaj të shkurtër. Shmangni prekjet direkte te fytyrës me përjashtim me leckë të pastër . Shumica e njerëzve me puçrra në fytyre kanë një zakon të pandërgjegjshëm, shpesh përballen me te prekur, te syve, buzëve dhe ballit


    2. Mbani flokët tuaja te pastra dhe lani shpesh me shampon. Mos i prekni flokët pa nevoje.
    Bëni dush çdo dite


    3. Pini sasi te mjaftueshme të ujit në mënyrë që ngjyra e urinës te humbet po thuaj tërësisht.


    4. Ushqimi dhe gjumi te jenë me orar, pirja e ujit te freskët, dhe lëvizja pas ushqimit..




    5. Mos përzierja e shumë ushqime në një vakt. Përzierja e ushqimeve të ndryshme krijon një luftë kimike brenda trupit tuaj. Hani ushqime të thjeshta.


    6. Agjërimi për një ditë ose dy ne jave , është i dobishëm. Hani ushqimet në të njëjtën kohë çdo ditë. Shmangni ushqimet pa kontroll (kalimthi).


    7. Ushqimin përtypeni mire dhe hani kafshoret e vogla .
    Mos u ngopni tërësisht.


    8. Shmanguni ëmbëlsirave ne një mase te caktuar :

    9. Shmanguni duhanit alkoolit dhe ushqimeve me përbërje kimike .
    Merrni vitamine A
    Hani fruta dhe perime
    .
    10. Mundohuni të ekspozoni ballin tuaj diellit çdo dite në mënyrë të moderuar(lehtë).

Tema të Ngjashme

  1. Fjale te huaja qe perdoren se fundmi ne shqip
    Nga andrida në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 13:23
  2. Puçrrat në fytyrë dhe kurimi i tyre
    Nga StormAngel në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 12:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •