Koēo Pihoni


Bashkėjetesa fetare

Vite mė parė mė ka bėrė pėrshtypje njė rrėfim nga z.Bari Peza, nga Tirana, me origjinė nga zona veriore e vendit, qė kishte miqėsi familjare nė Pogradec me Tasi Mangėrrin, e ai tregonte se si nė njė katund andej nga veriu jetonin nė harmoni tė plotė banorėt e atij komuniteti me besime tė krishterė, katolikė, e myslimanė muhamedanė, tė cilėt nuk kishin asnjė ndarje nė vajtje- ardhjet midis tyre, nė tė mirė e nė tė keq, lindje, dasma, gėzime e hidhėrime. Rasti pėr tė cilin do tė flas bėhet fjalė pėr dy djem nga ky katund, shokė shkolle qė nė vegjėlinė e tyre, e mė tej njėri prej tyre shkon tė studiojė pėr prift e tjetri pėr hoxhė. Tė dy kthehen nė katundin ku ishin rritur dhe fillojnė punė sipas studimeve teologjike qė kishin kryer. Dhe bukuri. Secili i kryente shėrbesat sipas Ungjillit e Kur’an-it. Dhe tė dy gėzonin respektin e dashurinė e banorėve e besimtarėve tė katundit, ku kėta klerikė tė rinj kishin hapur shkolla dhe u mėsonin vogėlushėve shkrim e kėndim nė gjuhėn e bukur shqipe, duke ndihmuar nė zhdukjen e injorancės dhe padijes.

Nė kohėn e lirė takoheshin e kėmbenin vizita nė objektet e kultit, nė festa fetare si Krishtlindje, Pashkė, Bajram etj., si dhe vizita tė ndėrsjella nė familjet e tyre, veprime kėto qė kishin rėnė nė vesh tė Myftiut nė Shkodėr. Pėr kėtė shkak ai u thirr prej tij dhe i kėrkoi kėtij klerikut tė ri mysliman qė t’i jepte fund miqėsisė me shokun e tij prift, si tė papajtueshme nga feja islame, nė tė kundėrt tė dorėzojė detyrėn e klerikut. Pėr kėtė iu dha edhe njė afat disa ditor pėr tė vendosur. I dėshpėruar pėr kėtė mėnyrė komunikimi, kleriku Ali largohet dhe shkon nė katund, ku takon shokun e tij, klerikun prift, qė quhej Fan dhe i bėn tė njohur pėrse e kishte thirrur Myftiu nė Shkodėr. Rrėfim ky qė e dėshpėroi dhe i krijoi imazh tė keq pėr kėtė Myfti, qė bėnte njė veprim tė papranueshėm me ato ē’ka thonė librat e shenjtė e tė nesėrmen ndodhej te Ipeshkvi i Shkodrės, i cili pasi e priti dhe e dėgjoi, ndjeu dėshpėrimin e madh qė shprehte ky klerik pėr shokun e tij, klerikun Ali.

Si dėgjoi fjalėt mė tė mira pėr atė klerik mysliman, pėr ndershmėrinė, pėrkushtimin pėr t’u shėrbyer njerėzve, si dhe konceptet qė kishte pėr gjuhėn e kombin dhe ndjenjėn e atdhedashurisė, peshkopi i Shkodrės i thotė klerikut Fan, pasi e dėgjoi pėr veprimin e dėnueshėm tė kėtij Myftiu, pėr atė intolerancė qė ka treguar dhe i thotė: “Feja, Zoti vetė, urdhėron qė njerėzit tė kenė dashurinė, e cila duhet t’i bashkojė e jo t’i armiqėsojė njerėzit”. E duke u solidarizuar me kėtė klerik tė ri, i dėrgon tė falė me shėndet shokut tė kėtij dhe i ofron njė mundėsi: N.q.s ai ėshtė i pėrkushtuar pėr t’i shėrbyer Zotit, i cili ėshtė njė pėr tė gjithė, pa ē’ka se si i lutemi e i falemi, ai ishte gati qė ta shuguronte atė nė klerik tė krishterė dhe tė fillonte me kėtė detyrė nė njė kishėzė aty pranė. Kleriku Fan kthehet nė katund, e takon shokun e tij hoxhė, efendi Aliun, e i sjell tė falė me shėndet dhe propozimin e Ipeshkvit tė Shkodrės.

Kleriku Ali e falėnderoi Peshkopin pėr konceptin qė kishte pėr fenė dhe Shqipėrinė, ku me tė drejtė thuhej nga Vaso Pashė Shkodrani: “Feja e Shqiptarit ėshtė shqiptaria”, prandaj ai shkoi te Myftiu i Shkodrės dhe i bėn tė njohur vendimin e tij pėr ta dorėzuar rrobėn (byrden dhe ēallmėn) dhe se kjo nuk do ta pengonte qė t’i falet e lutet Zotit ndryshe, duke u shuguruar prift katolik e duke veshur veladonin, e ndėrruar gjysmė-hėnėn me kryqin. Ky veprim qe i pandodhur dhe dėgjuar ndonjėherė, veprim ky qė krijonte njė skandal, incident tė pamenduar nga Myftiu. Kuptohet qė njė veprim i tillė do tė bėnte njė efekt negativ nė gjithė besimtarėt myslimanė dhe me patjetėr do tė ndodhte edhe shkarkimi i tij nga detyra nga Kryemyftiu i gjithė Shqipėrisė, prandaj dhe Myftiu e mblodhi mendjen dhe i kėrkoi ndjesė klerikut Ali pėr atė veprim tė turpshėm qė kishte bėrė pa u menduar thellė, duke e lutur qė tė vazhdojė detyrėn dhe tė ruajė miqėsinė me shokun e tij, duke e mbyllur kėtė konflikt qė do tė krijohej nga ky Myfti, qė desh tė tregohej sa mė afėr Anadollit e Portės sė Lartė nė Turqi.
Po nė Pogradec, si ka qenė, si ėshtė e si do tė jetė bashkėjetesa fetare, toleranca?

Deri nė shekullin e XVI-XVII, besimi dihet qė ka qenė i krishterė dhe shekuj mė vonė, si rrjedhojė e sundimit osman, tė cilėt nė politikėn e tyre sunduese favorizonin popullatėn qė ktheheshe nė besimin islam, duke mos u kėrkuar taksa dhe duke u ofruar privilegje. Me gjithė kėto janė tė pranishme nė ē’do fshat rrėnojat e kishave, varrezave dhe toponime emrash qė dėshmojnė besimin krishterė. Mė vonė, mbase sot duken paradokse, por nė Pogradec ka pasur djem xhaxhallarėsh: njėri ka qenė prift nė Pogradec dhe tjetri hoxhė nė Piskupat. Duke vazhduar me lidhje miqėsie edhe sot ku janė martuar, vajza prifti me muhamedanė, e pėr tė mos thėnė qė nuk gjen soj e fis tė mos kenė dhėnė e marrė nė fe tė ndryshme sa qė nė rrethin tonė jo qė nuk ka ndarje fetare, por po tė pyesėsh cilindo me rrėnjė e degė, me patjetėr do dalėsh me lidhje gjaku. Me tė drejtė shkrimtari i nderuar Niko Nikolla thoshte qė ne Ballkanasit dalim tėrė soj e fis. Nuk ka si shpjegohet qė vendet e shenjta tė rrethit tonė si Shėn Naumi (ish i joni), Shėn Marena, Shėn Ilia (nė Lin), janė vende ku pelegrinė janė qytetarė nga Pogradeci, e gjithė Shqipėria pa dallim besimi, e shpesh nė kėta manastire qė kthehen nė festa bashkimi dhe lidhje ēiftesh tė reja, si pėr tė marrė bekimin, shenjtėrimin e uratėn e Zotit.

Vlen pėr tė veēuar rasti i kishės, nga mė tė vjetrat nė rrethin tonė, mbi 500-600 vjeēare, asaj tė Shėn Prokopit, tė ndodhur nė fshatin Vėrdovė, deri nė vitin 1967 qė mund tė thuash me bindje se ishte shembulli i shkėlqyer i bashkėjetesės e tolerancės fetare. Fshati nė periferi tė qytetit, nė pjesėn perėndimore, me banorė tėrėsisht muhamedanė, dhe duhet thėnė se ajo kishė ruhej dhe mirėmbahej e gjithė sipėrfaqja livadhore, duke mos lejuar as edhe bari tė shkelej dhe nė kėtė vend njė ditė pas Pashkėve. Tė hėnėn e parė tė saj, tė gjithė tė krishterėt dhe muhamedanė festonin njė piknik familjar, ku gjėja mė dalluese ishte veza e kuqe e Pashkės. Pashka ishte e pranishme nė tė gjitha familjet, paēka se ishin me besim muhamedan. Edhe sot te ne nė Pogradec e rrethinat e tij, Krishtlindjet, Pashka, Dita e Ujit tė Bekuar, Bajrami (veēanėrisht ai i Vogli) shėrbejnė si ditė bashkimi, ku njerėzit me besime tė ndryshme kėmbejnė vizita dhe festojnė sė bashku.

Emblema e Pogradecit, Kostandini i madh

Kjo ėshtė trashėgimia dhe festimi i festave dhe i riteve tė ndryshme fetare dhe kjo trashėgimi ka ardhur e pėrfaqėsuar nė mėnyrė natyrale nga Kostandini i Madh, hero i qytetit, shenjt e engjėll mbrojtės i pėrjetshėm i qytetit e njerėzve tė tij. Kush ėshtė Kostandini? Ai ka qenė luftėtar trim qė ka shkėlqyer nė dhjetėra beteja pėr mbrojtjen e trojeve tė qyteteve Ilire dhe ra heroikisht pėr mbrojtjen e qytetit tonė. Kėtij luftėtari iu bė njė varrim me nderime tė mėdha nga gjithė populli nė qendėr tė qytetit, te sheshi pėrballė bashkisė. Ky njeri u bė shenjt dhe legjenda e qytetit tonė. Ai u kthye nė engjėll mbrojtės i qytetit e qytetarėve. Mbi varrin e tij u ngrit njė objekt kulti, i cili shėrbeu si vend i shenjtė deri nė vitin 1967. Ky objekt administrohej nga Kėshilli i Xhamisė. Ishte ky vend i shenjtė, ku tė gjithė qytetarėt shkonin luteshin, faleshin e ndiznin qirinj pa dallim feje e race dhe gjenin forca pėr tė pėrballuar ēdo tė keqe qė u kanosej dhe lutnin shėndet dhe harmoni mes njerėzish.

E ėshtė ky njeri, Kostandini i Madh, njeri i shpallur hero e shenjt nga qyteti ynė, paraardhės para njeriut-shenjt Nėnė Terezės. Ėshtė ky Kostandin qė i bėn nder qytetit tonė, Shqipėrisė dhe mbarė qytetėrimit tė sotėm, ku intoleranca e dhuna janė bėrė tė dukshme sot. Ėshtė ky Kostandin qė duhet tė jetė zgjidhja e dilemės pėr Emblemėn e Qytetit tonė. Duhet qė monumenti, nė vendndodhjen e tij nė qendėr tė qytetit duke KALĖRUAR, mbasi ai pėrjetėson vlerat e bashkėjetesės sė qytetit tonė dhe i bėn nder edhe gjithė shqiptarėve e mbarė njerėzimit; ai dhe mesazhi i tij ndėr shekuj e pėrjetėsisht.

Gazeta SOT