Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Këshilla për meshkujt që vuajnë nga prostati

    Këshilla nga specialistët për meshkujt që vuajnë nga sëmundja

    Ushqimet që kurojnë prostatën

    Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale.
    Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.

    Ushqimet
    Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikane iu sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatës. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.

    Prostata, gjithmonë pas 40 viteve

    Tumor? Prostat? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.

    Çfare te hani

    1-Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
    2-Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë
    3-Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit
    4-Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit
    5-Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D
    6-Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës
    7-Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen
    8-Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

    Shkenca

    Radioterapia, si e lufton sëmundjen e prostatës

    Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.

    Krioterapia, një gjysmë ore për të hequr prostatën
    Ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes

    Ilaçe farmaceutike që rregullojnë prostatën
    Terapia hormonale ka të bëjë me përdorimin e ilaçeve farmaceutike që rregullojnë nivelin e testeteronit, kjo terapi zgjat dy orë në ditë për rreth dy vjet dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk duan apo nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, pacientët në moshë të avancuar dhe ata në metastazë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    -=- HoNeY -=- Maska e honeyy
    Anëtarësuar
    28-02-2006
    Postime
    10
    Mire qe e ke hap kete teme e dem qe nuk paska postuar askush, do te shkruajn sigurisht, ne temen e kaluar per kacer ka pas shume pergjigje dhe shkrime, kanceri nje gje qe po shemton shpresen e jetes.

    Pirolla te qofte per kete teme ALBO, sa me shume informacione qe te postosh do te jem teper e interesuar te lexoj, posto mundesisht nese ke ndonje literature per kancerin ne MELQI
    HoNeY

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Analizë e re për kancerin e prostatit

    Analizë e re për kancerin e prostatit
    Astrit Lulushi
    Zëri i Amerikës, Uashington
    01-05-2007

    Kanceri i prostatit është mes kancereve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara. Rreth 400 mijë raste të tilla shfaqen çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dhe afro 90 mijë burra pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të sukseshme.

    Për shembull, mjekët u bëjnë thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit. Kjo analizë quhet ndryshe PSA. Niveli i lartë ose rritja e nivelit të këtij antigjeni është shenjë paralajmëruese për kancer në prostat. Por kjo analizë nuk është gjithmonë e saktë, prandaj shumë burra kryejnë një analizë tjetër më e dhimbëshme siç është biopsia e prostatit. Profesor Robert Gecenberg pranë universitetit Xhons Hopkins thotë se me këtë analizë ekziston një problem. Tani për tani, thotë ai, na duhet të kryejmë biopsinë tek 6 burra për të gjetur një që ka kancer në prostat. Objektivi është përqëndrimi ose kufizimi i kryerjes së biopsisë tek persona që me të vërtetë kanë kancer në prostat.

    Përveç disa pasaktësive, analiza e antigjenit të prostatit shpesh nuk e dallon kancerin. Një analizë e tillë zakonisht mat sasinë e një kimikati që prodhohet në prostat. Analiza e re mat vetëm kimikatet e prodhuara nga qelizat kanceroze në prostat. Profesor Gecenderg dhe kolegët e tij zbuluan se analiza e re është e saktë në 94 përqind të rasteve. Prova të mëtejshme klinike me këtë analizë janë planifikuar, dhe një gjë e tillë do të bënte të mundur që pas afro 1 viti e gjysëm, analiza e re për zbulimin e kancerit të prostatit të jetë gati për publikun e gjërë. Doktor Gecenberg thotë se analiza e re, është në gjendje të tregojë edhe nëse kanceri është kufizuar vetëm në prostat apo është përhapur në organe të tjera.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1058
    Postimi i Fundit: 30-11-2023, 15:26
  2. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  3. Meshkujt, frikë nga “gjinekologu”
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 12:44
  4. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •