Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222

    Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte

    Shpetim Kelmendi

    Ne fjalorin shqip te vitit 1980, fjala sekser shpjegohet keshtu: “Ai qe merret me punen e ndermjetesit per shitblerjet ose per dhenien e marrjen me qira te shtepive”. Pra, me pak fjale, sekseri na qenkerka nje individ i cili, ne te gjitha rastet vetem fiton, po per te rrezikuar nuk rrezikon asnjehere.

    Me falni per qendrimin tim, po personalisht nuk kam asgje kunder seksereve, por i percmoj se tepermi individet te cilet, duke u fshehur mbas petkut te ndritshem te njeriu te kultures apo te nji fisniku, ne te vertete ben thjesht punen e sekserit. Kam parasysh individe te cilet nuk dine te rrezikojne, por vec te bazohen ne fitimin e sigurte.

    Ne kete rast, fjala sekser me ben te sjell ndermend meskinitet, frike, egoizem dhe mungese te plote ambicjesh. Nje qenie qe nuk ka ambicje, por vec endet ne zonen e sigurise, as nuk ia del te realizohet vete, e as ndikon ne realizimin e ndokujt tjeter.

    Gjithe cfare thashe me siper, perben nje skicim te shpejte dhe lakonik te fizionomise se botuesit shqiptar. Botuesit shqiptare i plotesojne te gjitha kushtet per ta merituar emertimin seksere. Ky model botuesi, me gjase i paperseritshem ne ndonji vend tjeter te botes, e madje as ne Burkina Faso, Bangladesh. Zimbabve e kudo tjeter, funksionon mbi moton: te fitoj une, pa te tjerat s’kane rendesi.

    Eshte thene e sterthene tashme, qe profili me i hijshem dhe me bindes i identitetit dhe vetedijes se nje kombi eshte kultura. E, kur permend termin kulture, gjeja e pare qe na shkon ndermend, e para fare, eshte libri. Te merresh me cdo lloj bisnesi dhe te mendosh te nxjerresh fitime sa me shume, kjo nuk perben ndonje gje te jashtezakonshme apo te palejueshme.

    Dikush merret me bisnes artikujsh ushqimore, dikush me bisnes paisjesh elektroshtepiake, dikush me bisnes patatesh, orizi a ku di une. Ne kete rast fiton edhe bisnesmeni edhe klienti. Gjithsesi, ajo qe vlen te theksohet, eshte fakti se te gjitha keto mallra qe tregtohen jane mallra konsumi.

    Por, te merresh, me bisnesin e librit, ketu nuk eshte me fjala per mall konsumi. Libri eshte dicka qe mbetet, qe ruhet e qe percillet neper breza. Perpara se te jete mall, libri eshte kulture, eshte dije, dhe dija do trajtuar ne lartesine dhe perkushtimin qe meriton. Botuesit tane shqiptare kete ose nuk e dine, ose e dine dhe as qe e vrasin mendjen.

    Mjerisht, po na rezulton se per ta, bisnesi i librit nuk ka kurrfare ndryshimi nga bisnesi i sheqerit apo i orizit. Une nuk mund ta ve doren ne zjarr se, nga te gjithe botuesit shqiptare, mund te kete me shume se pese a gjashte individe qe kane lexuar mbi pese gjashte libra artistike ne jeten e tyre. Kesaj i thone mbaj vere e pi uje.

    Sigurisht, bejne perjashtim ata qe jane vete autore librash, te cilet leximin e kane te pashmangshem. Por, shumica derrmuese e botuesve shqiptare, nuk dine as cfare botojne e as cfare nuk botojne. As pse po e botojne kete, e as pse nuk po e botojne ate. Ata ndjekin thjesht logjiken e tregut, gje qe do te ishte fare normale, nese do te shoqerohej edhe me ca parametra te tjere qe kane lidhje me vetedijen fisnike se po i sherbejne hic me pak se kultures.
    Shtepite tona botuese jane pothuajse te gjitha te tipit bjeri t’i biem sepse rendesi ka fitimi.

    Qe botuesit fitojne, ketu s’ka kurrfare problemi. Qe botuesit fitojne duke mos i sherbuer njekohesisht edhe kultures ne lartesine e duhur, ketu ka shume problem.

    Njoh botues qe tere kohen sillen verdalle neper dyer fondacionesh e sidomos ambasadash te huaja, per te shkulur ndonje lek ne emer te kultures dhe librit, apo duke perpiluar projekte andej kendej. Vete s’kane kokerr leku, por bash per kete i sheh tere kohen ne kerkim te lekut.

    Per te siguruar parate, ata fshihen mbas idealeve te madherishme kulturore, iluministe, mbas slloganeve bajate te mesuara permendesh e qe na paskan te bejne me riperteritjen kulturore te vendit, me botimin e aksh autori, pa ardhjen ne shqip te se cilit kultura shqiptare eshte e manget, e mbas sa e sa llogjesh te tjera qe synojne thjesht dhe vetem fitimin.

    Me pas, me te siguruar parate, keta lloj botuesish xhepshpuar nisin e botojne ca autore te medhenj, te cilet i kane masakruar me pare ne perkthim ca djemka e ca cuperlina diletante, qe s’kane haber se c’eshte perkthimi. Te gjithe kemi pare filozofe, psikanaliste, shkrimtare dhe mendimtare te shquar, te cilet jane botuar ne shqip ne menyren me cnjerezore. Nese do te ekzistonte mundesia e versioneve perkthimore, ku ma gjen! Por puna eshte se ketu ne Shqiperi, librat kane vetem nje version perkthimor, fakt i cili krijon keqkuptime te renda mbi autoret e medhenj.

    Lexuesi i lexon, dhe me te drejte i mbushet mendja se aksh autor qe ia kishin shitur per te madh, s’vlen as dy grosh, mendim te cilin e shnderron ne bindje pergjate tere jetes. Nuk e kuptoj si mund t’i jepet licensa botuese nje individi te tille gdhe, qe s’e meriton as zanatin e Eumeut? Mire qe i eshte dhene nga nje i krisur dikur, po nuk e kuptoj pse nuk u hiqet nga te mencurit e sotem? Nese nuk ka ligje qe nderhyjne per te penguar kete masaker, duhet te behen sa me pare.

    Nga ana tjeter, keta botues, vijojne te vetequhen te tille pa zoteruar kurrfare kapitali financiar, duke mos marre persiper e duke mos rrezikuar asgje. Ata u marrin parate autoreve, fusin ne xhep fitimin dhe e botojne librin ne ndonje shtypshkronje me cmime te arsyeshem. Pas kesaj, autori e merr me traste tere tirazhin dhe, gjithe duke dihatur nen peshen e librave, nis te endet neper pikat e shitjes.

    Ky lloj botuesi, per te cilin flasim, nuk ka para, nuk ka zyra, nuk ka keshill botues, nuk ka redaktore, korrektore, lektore, nuk merr persiper shperndarjen, nuk reklamon libra, pra nuk ben gje prej gjeje. Ky tip eshte thjesht nje sekser i palodhur, nje proletar i vockel periferik qe mundohet te nxjerre ndonje lek. Tashti, perpiquni ta merrni me mend se sa mund t’i plase per kulturen ketij lloj robi qe vetequhet botues!

    Po e them une: as s’ia ndjen fare! Ky kens keso bote eshte gati te perdhose cdolloj koncepti kulturor, cdolloj autori dhe teksti. Ku i kercet atij se filan filozof erdhi ne shqip krejtesisht i keqkuptuar! Sepse, me se pari, i keqkuptuari eshte ai vete. Ai parate do, dhe parate merr.

    Mbi keta individe duhet te veproje medoemos ligji, nese duam vertete qe, nje dite prej ditesh, bota te filloje e ta besoje se jemi njerez serioze. Jo me larg se dje, nje tip me tha se edhe ata duhet te jetojne. Mua, e jo vetem mua besoj, as qe me intereson fare kjo ceshtje, sepse askush nuk ka te dreje te jetoje duke abuzuar, e sidomos me kulturen. Keta bicime botues duhet te pengohen sa nuk eshte vone.

    Mandej kemi ata qe vetequhen botues te medhenj e te rendesishem e bla bla bla. Me perjashtime te rralla, edhe keta ne thelb kane idealin e paster fitimprures. Edhe keta nuk rrezikojne, po per te siguruar botimin e nje libri, ua mesyjne ambasadave te huaja, fondacioneve, etj. Edhe keta botues, gjoja te medhenj, ne rastin kur botojne nje autor shqiptar, s’e kane per gje t’ia ngarkojne tirazhin ne kurriz, duke vepruar kesisoj si kategoria qe lartpermendem, si ndermjetes te thjeshte, pra si seksere.

    Kur botojne nje perkthim, keta e paguajne perkthyesin ne menyre te mjerueshme, ne nje kohe qe librashitesit fitojne shume me teper nga ai i gjori qe ka lene leshte duke perkthyer. Perfytyrojeni pak: librashitesi qe fiton shume me teper se perkthyesi i tekstit, se ai zejtari i i mire qe i eshte derrmuar shtylla kurrizore perpara tekstit dhe ka qorruar syte e vet duke u perpjekur ta sjelle ne shqip sa me mire nje autor te madh!

    Ne rastin me fatlum perkthyesi paguhet 500 leke te reja per cdo 2200 karaktere, ndersa librashitesi, ne rastin me te keq merr te pakten dhjete perqind te vleres se nje kopje libri te shitur. Kjo vertete skandaloze!
    Ashtu si edhe botuesit e vegjel qe enden me trasta librash mbi kurriz, edhe keta, ne nentedhjete e nende perqind te botimeve te tyre botojne jo autore shqiptare por te huaj, aty ku fitimi i tyre eshte i sigurte.

    Edhe keta botues, perjashto nje ose dy prej tyre, nuk kane nje staf te plote pune, si fjala vjen nje keshill botues funksional, nuk kane redaktore, nuk kane korrektore, nuk kane lektore, gje qe vihet re ne faktin se librat qe ata botojne jane te mbushur ne shume raste me gabime e me gafa te patolerueshme. Dua te them: ajo qe e bashkon kete kategori me kategorine e mesiperme eshte moskokecarja absolute ndaj letersise dhe autoreve shqiptare.

    Botuesi yne eshte shqiptar, ka shtepi botuese shqiptare, rezidencen e ka ne Shqiperi, boton ne gjuhen shqipe, e shet mallin tek nje lexues po shqiptar, por, prapeseprape, nentedhjete e sa perqind te prodhimit te tij e ka perkthim nga gjuhet e huaja. Te krijohet ideja se keta njerez ia kane hyre ketij bisnesi thjesht per te sjelle dhe promovuar ne Shqiperi kulturen e kombeve te tjere. C’eshte kjo cmenduri, valle?

    Mund ta pranoj qe ne ne shume vende te botes mbizoterojne perkthimet, por qe te lihen kesisoj mbas dore prurjet kulturore te vendit, kjo ben vaki vetem ne Shqiperine tone.

    Gjithsesi, sillesh e sillesh dhe fajtori kryesor mbetet shteti, shteti i cili lejon te ndodhin gjema te tilla kulturore. Ne menyre alarmante duhet te hartohen ligje te cilat e pengojne kete cmenduri kolektive. Shteti ia hoqi TVSH ne e librit botuesve shqiptare, por a s’me thoni, a ndryshoi dicka ne dobi te lexuesit, pra a ndryshoi dicka ne cmimin e librit, fjala vjen? A ndryshoi dicka ne cilesine e botimit, fjala vjen? A ndryshoi dicka ne orientimin e ndonje vizioni te ri mbi botimin, fjala vjen?

    A ndikoi ndopak qe te rritet niveli i promovimit te vlerave tona kulturore, fjala vjen? Jo, fjala vjen! Po, a s’me thoni: Pse valle ua hoqi TVSH ne shteti? Per t’i pasuruar edhe me keta individe? Po pse, a ky na qenka problemi emergjent i shqiptareve sot? Pasurimi edhe me i botuesve? Po perse valle?

    Sa here qe pyeten mbi botimin e autoreve shqiptare, botuesit tane fusin kaseten ne magnetofon dhe thone te njejten gje qe kane thene ngahera: “Autoret shqiptare nuk ecin ne treg”. Sigurisht qe jo. Si kane per te ecur autoret shqiptare, kur ata nuk i botojne fare? Si mund te ecin, kur shtepite tona botuese nuk kane njerez te specializuar dhe me shije? Si mund te ecin kur nuk kane agjente qe vihen ne kerkim te autoreve te mire dhe nuhasin kerkesat e tregut?

    Si mund te ecin, nese botuesit tane nuk rrezikojne as edhe nje qindarke? Si mund te ecin, nese botuesit nuk e shperndajne mire librin, jo vetem ketu por edhe ne Kosove e ne viset e tjera ku flitet shqip? Si mund te ecin, nese nuk kembengulin, ne emer te qellimit te fisem e madhor per t’i sherbyer sadopak kultures shqiptare?

    Mos valle per te qene botues shqiptar mjaftoka te kesh nenshtetesi dhe kombesi shqiptare? Mos valle per te qene botues shqiptar mjaftoka thjesht te botosh libra ne shqip? Mos valle per te qene botues shqiptar mjaftoka te mbash fjalime retorike qe lartesojne vlerat tona kulturore shqiptare? Mendoj se jo. Them se, per te qene botues shqiptar duhet te sakrifikosh sadopak ne emer te promovimit te vlerave te kultures shqiptare.

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Plotesisht dakort me logjiken e shkrimit te mesiperm...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Tema tė Ngjashme

  1. Ambasada greke, sekserė dhe ryshfete
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 03:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •