Close
Faqja 0 prej 38 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 747
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Këngët e emigrantit

    Rruge pa fund
    cdo dite rruge te reja
    Bota eshte kaq e madhe
    dhe une
    kaq i vogel
    kaq i paditur.
    .
    Shkoj cdo dite
    dhjetra kilometra
    dhe cdo dite
    me i vogel
    me duket se jam.
    .
    Por jam i ri
    dhe jetes
    do t`i dal perball
    s`le te me flake
    dallge e saj
    andej kendej.
    .
    Jam pa shtepi
    e di.
    jam i papune,
    emigrant.
    Por endra kam
    dhe shprese
    se do t`i kap.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kjo Bote eshte e bukur,
    Pafund e bukur.
    Asgje s`me perket, jo, ne k`te bukuri.
    Dhe shoh me dhimbje nga bregu, detin.
    Matane e di, je ti vendi im
    Dhe shoh me dhimbje nga bregu, detin
    Matane e di , je ti Shqiperi.
    .
    Jam emigrant, Jo s`e haroj,
    Se jam i huaj, ngado qe shkoj.
    Jam emigrant, Jo s`e haroj,
    Jam i perbuzur, kudo qe shkoj

    .
    Perendim i pasur, perendim i bukur
    Une jam kaq i varfer, sa c`je i pasur ti.
    Rrugeve te tua, eci i menduar
    dhe s`mund t`a prek, jo, kete bukuri.
    .
    Njerez te lumtur, cifte te bukur,
    Vajza qe qeshin, qe prekin lumturine.
    Jeta eshte e bukur kur ke strehen tende,
    Por une i vetem , jam pa shtepi.
    Jeta eshte e bukur kur ke strehen tende,
    Por une i vetem , jam pa njeri.
    .
    Djemte s`me afrohen , vajzat me largohen,
    Pune s`me japin dhe nuk kam shtepi.
    Rruget pa fund i mbush plot me lot,
    Por lotet e mia, s`prekin njeri.
    .
    4 qershor 1991
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 03-05-2006 më 13:35
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ndjej mall

    Ndjej mall
    Per doren e ngrohte te nenes
    Per fjalen e urte te babait
    Perqafimin e cilter te motres
    Puthjen e te dashures
    Rremujen e lodrave te mbeses
    Buzeqeshjet e vajzave
    Dhe perplasjen e gotave me shoket
    Ndjej kaq shume mall
    Per te gjitha keto qe ketu s`i gjej dot
    .
    14. SHKURT.1992
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    (duke kerkuar Radio Tiranen)

    Kerkoj neper vale
    Kerkoj, kerkoj
    Zerin e Atdheut tim dua te kap,
    E s`e gjej dot
    Eh,
    Kur isha ne Atdhe
    Stacione te huaja kerkoja
    C`te ishin.
    Vetem shqip te mos flisnin.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Atdhe i kryqezuar
    Lidhur kembe e duar
    Shpirtera te gjymtuar
    Politikane te shemtuar
    Ligje te pashkruar
    Berre per te munduar
    As`ke per te shpetuar
    Dhe trupin e zvogeluar
    Ta shtrish nje here te lire?
    Flaki ata zinxhire
    Qe frymen ta kane zene
    Ty dhe mua
    Atdhe! Te dua.
    Me dhemb per ty
    .
    16.qershor.1994
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Liri
    Kaq shekuj larg qendrove prej vendit tim
    S`te pame nje here te vetme , te lire
    Shekujve ne Shqiperi te lidhur me zinxhire
    Kur do te vish valle ne vendin tim?
    Te shohim te zhveshur trupin tend te bukur
    Pa fustane te kuq, pa fustane te zinj
    Te puthim dhe ne gjoksin tend te bardhe
    Te perkedhelemi nga krahet e tua te bardhe e syte e kalter
    Dhe nese duhet te pergjaket ky vend qe te vish,
    Mere zemren time te vogel
    Ta jap me gjithe zemer.
    Mos ma prish.
    .
    6. JANAR.1992
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Sot qava!...
    Askush s`me rrahu!
    Askush s`me foli!
    Pashe nje film.
    Dhe qava!
    Une,
    Qe qeshja kur gjyshja ime
    Qante per gjera te tilla
    Une,
    Qe s`qava nga ndarja me prinderit.
    Qava...
    Dhe kuptova pse qante gjyshja ime,
    Tek shihte Deden te ngrije ne debore.
    ...
    Duhet te kesh vojtur,
    Te kesh ndjere mall per njerezit.
    Qe te qash e te qeshesh , duke pare nje film.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Rrjedhin muajt, rrjedhin, rrjedhin
    Bashke me ta dhe jeta rrjedh.
    Shkon rinia, dhe` i huaj,
    As e shohin, as i sheh.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga 2043
    (duke kerkuar Radio Tiranen)

    Kerkoj neper vale
    Kerkoj, kerkoj
    Zerin e Atdheut tim dua te kap,
    E s`e gjej dot
    Eh,
    Kur isha ne Atdhe
    Stacione te huaja kerkoja
    C`te ishin.
    Vetem shqip te mos flisnin.
    I sakte si konstatim ...
    e bukur si poezi...
    i dhimbshem si perjetim...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    I sakte si konstatim ...
    e bukur si poezi...
    i dhimbshem si perjetim...
    __________________
    ___________

    faleminderit _Whisper_
    edhe kritika jote ishte teper koncize_____
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Shqiptare!
    Jam nje bashkatdhetari juaj, emigrant
    Nje pjesez e atdheut tone te perbashket
    Jeta e solli te gjendem sot larg.
    Por atdheun dot , askush s`ma mohon!
    Ndaj jetoj cdo dite me shqetesimet e tij.
    Me shqetesimet tuaja te dashurit e mi
    Ju nuk jetoni asnje cast ndoshta,
    Me shqetesimet e mia.
    ..
    Por vetem me beni fajtor
    (Mua te pafajshmin)
    Ashtu si dhjetera te tjere, pse ikem larg.
    Ju, qe ju zgjua ndergjegja,
    Pikerisht kur ndodhi keshtu.
    Nuk jemi fajtore, Jo, jemi viktima.
    Fajtore ndoshta jeni Ju!
    .
    29.09.1991
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  12. #12
    Thjeshte bravo!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Faleminderit ooooo, ...me duket sikur me perkedhel.
    Eshte hera e pare qe dikush lexon poezite e mia. Me gjithe respektin, pres kritika.Poezite jane bruto, te paperpunuara fare qe nga momenti qe jane shkruar.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Afer?- Larg?

    Eh, vend i huaj
    ku ne kembe
    ecin vetem te huajt,
    Kaq afer je me vendin tim.
    Dhe kaq larg eshte vendi im,
    nga ti
    .
    .
    20 . qershor. 1991
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Lirika ime

    Nisem te shkruaj kaq here
    Dicka te bukur, te embel,
    Dicka lirike.
    Por asnjehere s`munda kaq kohe.
    Trishtimi, dhimbja;
    Jane bere afendikonj
    Te shpirtit tim.
    Dhe liriken e kane perzene
    S`di se ku.
    Tani lirika ime, ashtu si une
    ndodhet besoj ne emigrim

    A do te takohemi bashke perseri?
    Padyshim Lirika ime,
    Padyshim
    Vetem ne Shqiperi.
    .
    17.mars.1992
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 04-05-2006 më 13:38
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  16. #16
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Kjo kenge i kushtohet refugjateve te 7 Marsit 1991 qe iken me anijet nga Durresi ne Brindizi te Italise.

    7 Mars.........

    Data 7 nje dite Mars
    ne u ndame nga prindit tane
    E veshtire qe rruge e jone
    ne dhe te huaj ne po shkojme

    Braktisa nene,
    braktisa babe
    oh motrat vetem
    un i kam lane

    Braktisa nene
    braktisa babe,
    oh motrat vetem
    un i kam lane

    Do te vij nje dite
    e prape do t'kthehem
    e do ti puth
    duart e tua

    Ketu moj nane,
    moj nana ime,
    ketu moj nane
    te dua shume

    Braktisa nene
    braktisa babe,
    oh motrat vetem
    un i kam lane.

    Braktisa nene
    braktisa babe,
    oh motrat vetem
    un i kam lane.

    Oh, se sa shpejt
    me shkoi rinia
    oh jeten Zotit
    oh un ja dhashe

    Do te vij nje dite
    e prape do t'kthehem
    e do ti puth
    duart e tua

    Ketu moj nane,
    moj nana ime,
    ketu moj nane
    te dua shume...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arcimedes : 04-05-2006 më 14:22
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Te lumte Arkimedes.
    Kenga jote e zbukuron temen time.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Sot me ra te fiket, u rezova
    Doren e cava keq, me dhemb,
    Gjithe trupi me dhemb.
    Askush nuk me pa.
    Askujt s`i erdhi keq per mua.
    Shyqyr qe shpetova me pak.
    Neser mund te vritem me keq.
    Neser mund te vdes.
    Dhe askush nuk do te qaje per mua.
    Dhe nuk e di a do te me varose ndokush.
    O Zot!
    Kur do te kthehem ndonjehere:
    Mes atyre qe me duan?
    Mes njerezve te mi.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    (komshies, emrin ende s`ja di)

    mes lulesh ti hyre
    ti hyre
    ti hyre
    nga syte me humbe
    dot s`te shoh
    mes lulesh kerkova
    kerkova
    kerkova
    por ti nuk dukesh
    je bere si ato

    kerkoj te kepus
    te kepus
    nje lule
    dhe ti marr ere
    ta mbaj ne gji
    por une jam i huaj
    e ti je e vogel
    ndaj lamtumire
    o Dashuri.

    28.05.1991
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  20. #20
    Per 2043!
    Miremengjes!
    Poezite e tua (me lejon te flas ne njejes) me emocionojne. Per mendimin tim (nuk eshte profesional) nuk kane nevoje per redaktim. Ate c'ka do te thuash eshte kaq e dukshme sa "dhemb"
    Per mua poezia eshte ndjenja e perjetuar e pershkruar ne cast, ndyshe humbet magjia, proza ripunohet!
    Frymezim te mbare e te uroj te kesh muze qe e meritojne frymezimin tend.

Faqja 0 prej 38 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. I jepet lamtumira emigrantit që u hodh nga trageti
    Nga FLORIRI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •