Close
Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 747
  1. #41
    Tani jam pa fjale. Me pelqyen shume poezite e tua. Me shtine ne shume mendime te thella dhe prekese.

    Urime.



    Shkurt 2000


    Sa dua te jem ne Shqiperi,
    e te ec ne rruget e vockla.
    Sa dua te jem ne token time,
    e te mallengjehem
    nen shtyllat e plogeshta.

    Sa dua te jem aty
    ku u linda e kur te zgjohem ne mengjes
    te thith ajrin e mrekullueshem plot freski
    qe vjen nga malet perreth.

    Sa dua te ec nen shi,
    e te mos mendoj se po lagem,
    aspak!

    Sa dua te degjoj zerat e vocerrakeve
    qe jane duke shkuar ne shkolle
    e ti shoh tek ecin gjallerisht.

    Sa do te doja
    te isha ne dheun tim
    e te flisja Shqip,
    te qaja e te qeshja ne Shqip,
    te merrja fryme ne Shqip.

    Sa do doja
    te isha aty,
    ne vendlindjen time te shtrenjte,
    Te ecja, te qeshja, te qaja me ju
    qe tani jeni atje.

    Ne vendlindjen time te shtrenjte
    qe e dua aq shume,
    tani do te doja te isha
    me shume se kurre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 27-05-2006 më 02:08
    Ignore List: Snow~Drop



  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Faleminderit; LOTI NE SY / faiksmajli / white snake / ooooo / ony / gogla e kuqe ,

    per fjalet e ngrohta dhe per poezite teper te ndjera.
    Ndaj me ju kenaqsine e Temes
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    A keni pare ju buzeqeshje greke?
    A keni pare?
    S`ka lidhje fare kjo
    Me humorin.
    Kur shohin pare,
    Nxjerrin dhembet e bardhe.
    Me falni!
    Tek ne kjo perkthehet ndryshe.
    Dicka si; ........
    Buzehapje,
    Buzeshqyerje.
    Vec buzeqeshje;......- Jo!
    Ketu buzeqeshin
    Me tingullin e monedhave.
    Ketu buzeshqyhen
    Me feshferimen e kartemonedhave.
    Me falni!
    Ketu njerezit buzehapin shume.
    Ketu njerezit buzeqeshin pak.


    Gusht.1991.----------------Grecce.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #44
    Kjo e fundit eshte TOP, nuk mund te imagjinoj pershkrim me te sakte.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Me falni vellezer.
    Me falni motra.
    Me falni
    Haronj Greke te Demokracise.
    Nuk e dija.
    Sot;
    Morra vesh,
    Se demokracia ketu,
    Kaloi me tanke,
    Permbi trupat tuaj.
    Nderim per Ju.
    Sot,
    U ndjeva me turp
    Per padijen time.


    21.qershor.1991
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #46
    Anëtare e regjistruar Maska e ony
    Anëtarësuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    -bosh-
    Postime
    33
    Sec ke nje stil te shkruari ti, qe e ben poezine interesante. Vertete
    Njerëzit që janë në gjendje të njohin bukurinë, nuk plaken kurrë.

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Faleminderit ooooo.
    Do perpiqem te mos ju zhgenjej me te tjerat ne vazhdim.
    Mall

    Ketu,...
    me merr malli per shume gjera,
    nevoje ndjej per shume te tjera.
    Per mua valle ke mer malli,
    A ka nevoje njeri , per mua valle?

    Nuk flas ketu per parate e mia
    ..... Nje pjese e gjakut tim
    Per shpirtin flas,
    ..... E as per trupin.
    A ka nevoje njeri sot?!!?
    Kesaj poezise po munde beji ne redaktim...

    p.s po kerkoj edhe nje tjeter po nuk po e gjej, mund te me ndihmosh te lutem, flet per nje qe mbjell e nuk korr

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga ooooo Lexo Postimin
    Kesaj poezise po munde beji ne redaktim...

    p.s po kerkoj edhe nje tjeter po nuk po e gjej, mund te me ndihmosh te lutem, flet per nje qe mbjell e nuk korr


    me vjen keq sinqerisht.
    Di te shkruaj , por jo te redaktoj.
    Mendimi eshte hedhur sic eshte ndjere dhe aty e ka edhe vleren.
    Nuk e redaktoj dot.
    Nese mundesh vete, nuk do me vinte keq.
    flm
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    me vjen keq sinqerisht.
    Di te shkruaj , por jo te redaktoj.
    Mendimi eshte hedhur sic eshte ndjere dhe aty e ka edhe vleren.
    Nuk e redaktoj dot.
    Nese mundesh vete, nuk do me vinte keq.
    flm
    ok, te shoh ca do bej, por po munde me sill poezine qe te kerkova, pease

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Per nder jam bujk i keq
    Gjithe ate fare dashurie
    dhe asnjera nuk mbiu
    Per dreq.

    Ndoshta s`i dita kohen
    Ndoshta plehun s`ia gjeta,
    Por si t`ja bej une i mjeri
    Pa korrje me shkoi jeta

    Te tjeret korren pa mbjelle
    Pa korrje hengren te tjere
    Mua fara me mbeti ne dore
    E fruta s`hengra nje here





    Te kish qene
    Kaq kollaj,
    Zemra e mbytur ne vaj,
    Do kish qeshur
    E tani,
    S`do lengonte,
    Ne vetmi.
    __________________




    Di ti ,
    ku gjendet Dashuria?
    A falet, a shitet,
    A si??????
    Se iku nje qe pata
    Kaq vjet
    Jam ne vetmi.




    Kjo zemra ime
    Tash sa vjet
    Ne Diell
    E lagur me ka mbet

    Dhe syte dikur
    Plot me shkelqim
    Tash vec levizin,
    Por me s`ndrijne.




    Pra qenka nje genjeshter?????????
    S`e dua pra!!!
    I lodhur jam. Prej tyre
    Shpina ne toke me ra
    __________________

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=63546&page=2
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 13-11-2007 më 16:54
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  11. #51
    efkaleminderit

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    A keni pare ju buzeqeshje greke?
    A keni pare?
    S`ka lidhje fare kjo
    Me humorin.
    Kur shohin pare,
    Nxjerrin dhembet e bardhe.
    Me falni!
    Tek ne kjo perkthehet ndryshe.
    Dicka si; ........
    Buzehapje,
    Buzeshqyerje.
    Vec buzeqeshje;......- Jo!
    Ketu buzeqeshin
    Me tingullin e monedhave.
    Ketu buzeshqyhen
    Me feshferimen e kartemonedhave.
    Me falni!
    Ketu njerezit buzehapin shume.
    Ketu njerezit buzeqeshin pak.


    Gusht.1991.----------------Grecce.
    cudi si me paskan shpetuar mua keto poezite
    shume te bukura

  13. #53
    Urime dhe nga une per kete realitet ...shprehur ne vargje, me nje stil te vecante.

    Pershendetje
    Palma

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    flm
    palma, engjellore.
    ehh..... tema te kycura ne sirtar
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  15. #55
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Kjo Bote eshte e bukur,
    Pafund e bukur.
    Asgje s`me perket, jo, ne k`te bukuri.
    Dhe shoh me dhimbje nga bregu, detin.
    Matane e di, je ti vendi im
    Dhe shoh me dhimbje nga bregu, detin
    Matane e di , je ti Shqiperi.
    .
    Jam emigrant, Jo s`e haroj,
    Se jam i huaj, ngado qe shkoj.
    Jam emigrant, Jo s`e haroj,
    Jam i perbuzur, kudo qe shkoj

    .
    Perendim i pasur, perendim i bukur
    Une jam kaq i varfer, sa c`je i pasur ti.
    Rrugeve te tua, eci i menduar
    dhe s`mund t`a prek, jo, kete bukuri.
    .
    Njerez te lumtur, cifte te bukur,
    Vajza qe qeshin, qe prekin lumturine.
    Jeta eshte e bukur kur ke strehen tende,
    Por une i vetem , jam pa shtepi.
    Jeta eshte e bukur kur ke strehen tende,
    Por une i vetem , jam pa njeri.
    .
    Djemte s`me afrohen , vajzat me largohen,
    Pune s`me japin dhe nuk kam shtepi.
    Rruget pa fund i mbush plot me lot,
    Por lotet e mia, s`prekin njeri.
    .
    4 qershor 1991
    shkruan me nje thjeshtesi te habitshme , po vargjet e tua kan kaq forc sa godasin me dhimbje dhe tregojn me ze te lart çfar esht emigrimi larg vendit tend dhe njerzve qe do . Bravo
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Albela Lexo Postimin
    shkruan me nje thjeshtesi te habitshme , po vargjet e tua kan kaq forc sa godasin me dhimbje dhe tregojn me ze te lart çfar esht emigrimi larg vendit tend dhe njerzve qe do . Bravo
    Kompliment i bukur Albela.
    Te falenderoj
    Ne fakt ky eshte tekst kenge.
    Sikur ta degjoje te kenduar........................ por e kam kenduar vetem per rrethin teper te afert shoqeror
    Nje kenge e ruajtur ne sirtar per shume vite, ashtu si edhe disa te tjera ketu.
    Jam egoist i dua vetem per vete.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  17. #57
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Kompliment i bukur Albela.
    Te falenderoj
    Ne fakt ky eshte tekst kenge.
    Sikur ta degjoje te kenduar........................ por e kam kenduar vetem per rrethin teper te afert shoqeror
    Nje kenge e ruajtur ne sirtar per shume vite, ashtu si edhe disa te tjera ketu.
    Jam egoist i dua vetem per vete.
    e drejta jote dhe me fat ai rreth njerzish qe e kan degjuar ket keng
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    (duke kerkuar Radio Tiranen)

    Kerkoj neper vale
    Kerkoj, kerkoj
    Zerin e Atdheut tim dua te kap,
    E s`e gjej dot
    Eh,
    Kur isha ne Atdhe
    Stacione te huaja kerkoja
    C`te ishin.
    Vetem shqip te mos flisnin.
    Shum reale kjo poezi, më pëlqeu shum
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Atdhe i kryqezuar
    Lidhur kembe e duar
    Shpirtera te gjymtuar
    Politikane te shemtuar
    Ligje te pashkruar
    Berre per te munduar
    As`ke per te shpetuar
    Dhe trupin e zvogeluar
    Ta shtrish nje here te lire?
    Flaki ata zinxhire
    Qe frymen ta kane zene
    Ty dhe mua
    Atdhe! Te dua.
    Me dhemb per ty
    .
    16.qershor.1994
    që nga koha që e ke shkruar, fatkeqëshisht asgjë nuk ka ndryshuar
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Faleminderit Aksinja
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. I jepet lamtumira emigrantit që u hodh nga trageti
    Nga FLORIRI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •