Diogardi thërret politikanët të zgjohen…


Kryetari i lidhjes shqiptaro amerikane Xhozef Diogardi tha mbërëm në Mitrovicë se pavarsia e Kosovës është e pshmangshem .
“Ne e dimë se nuk do ta na japin pavarësinë nesër, por liderët duhet t’i thonë Shtajnerit se këtu ekziston vertëm një opcion - e ajo është pavarsia e Kosovës”, tha Diogardi duke folur para afaristëve dhe biznismenëve në qytetin e ndarë të Kosovës.
Sipas ish kongresistit amerikan, mënyra e vetem e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe çështjes së Mitrovicës qëndron në Uashington.
“Çështja e Mitrovicës nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën por për pesë milionë shqiptarë që jetojnë jashtë saj, për shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Çamëri, Mal të Zi, Greqi, prandaj ne duhet të punojmë”, tha Xhozef Diogardi.
Sipas tij, nuk ka koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet partive politike .
“Nëse doni që të bashkohet Mitrovica dhe Kosova të bëhët e pavarur mu tani atëherë duhet të flasim me një zë në Uashington, me nje zë të fuqishëm, siç bëjën hebrejët”, theksoi Diogardi.
Ai terheqi vërejtejen se ekzistojnë disa shenja të rrezikshme për Kosovën.
“Serbët po forcohen, propaganda e tyre tani po vjen në shtypin amerikan, Bushi e ka vëmendjen drejt Irakut, ndihma Kosovës po i zvoglohet, Shtajneri i bën 7 pika për Mitrovicën e nuk ka asnjë shqiptarë në tavolinë që të bisedojë me të, para dy vitesh e ndërruan kufirin në Maqedoni e asnjë shqiptarë nuk u pyet fare… këto janë shenja të rrezsikshme për Kosovën “ u shpreh Diogardi.
“Zgjohuni, zgjoni politikanët tuaj. Unë jam i gatshëm që të kryejë punë time por edhe ju duhet ta kryeni puën tuaj, përfundoi kryetari i lidhjes shqiptare amerikane Xhozef Diogardi.

Ku janë partiakucet dhe gazetarucët tane?
Ku eshte presidenti dhe ata qe mbledhin "fakte" per te denoncuar ushtaret e UCK-se para gjykates se Hages...?!
A krijohet kombi e shqiperia me kete klase politke qe kemi ne?

RRNOFTE SHQIPERIA E LIRE!