Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Arbëreshët në Shqipëri për Skënderbeun

    Arbëreshët në Shqipëri për Skënderbeun

    Pesëdhjetë arbëreshë do të mbërrijnë në Shqipëri mëngjesin e sotëm. Në kuadër të 600-vjetorit të Skënderbeut, do të organizojnë për herë të parë kortezh historik në stilin medioval të princit Gjon Kastriot Skënderbeu, bir i Heroit të Madh, së bashku me manifestime artistike në sheshet e qyteteve dhe kalave të Vlorës, Lushnjës, Durrësit, Prezës, Petrelës, Krujës, Lezhës, Tiranës etj. Manifestimi kryesor do të organizohet në Kalanë e Prezës (pranë Aeroportit të Rinasit), nesër. Titullohet "Nga agimi deri në perëndim". Me prezantimin e martesës së Mamicës, kortezh historik dhe një festë të madhe arbëreshe me artistë italianë, shqiptarë dhe arbëreshë. Ata do të mbërrijnë sot në orën 08:00 me tragetin "Skënderbeg Lines", në Vlorë, ku një orë më vonë në ambientet e universitetit të Vlorës do të japin konferencën e parë të mirëseardhjes. Në orën 10 do të zhvillohet homazh "Donika Arianiti Kastriot Skënderbeu" pranë sheshit të universitetit të këtij qyteti. Ndërsa në Durrës, homazh për rrugën "Egnatia". Ndërkohë nesër në orën 9:30 do të inaugurohet ekspozita fotografike "Arbëria e Italisë".



    E veçanta
    Durrësi përmes këtij aktiviteti ka revokuar antikitetin e tij të lulëzuar. Përmes këtij aktiviteti janë bërë edhe retrospektiva historike nëpërmjet vënies në skenë të dialogjeve nga periudha ilire. Veç kësaj, ky aktivitet ka shërbyer edhe për të promovuar folkun e mrekullueshëm shqiptar përmes të rinjve të veshur në mënyrën më tradicionale sipas trevave të ndryshme. Në këtë manifestim kontinental të kulturës veç poezisë është menduar të ushtrohen edhe aktivitete të tjera paralele si shëtitjet peripatetikë, ekspozita pikture, eliksire poetike, panaire libri, guida turistike dhe shijim verërash.
    Përshpirtja
    Jubileu i 440-vjetorit të lindjes së Pjetër Budit do të përkujtohet nëpërmjet një homazhi artistik, për humanistin e cilësuar ndryshe edhe si poetin e parë të shqipes. "Krijimi i rruzullimit", një ndër perlat e krijimtarisë së Budit do të jetë "qershia mbi tortë" në këtë festival ndërkombëtar të poezisë. Përmes një "përshpirtjeje" artistike dedikuar Budit do të promovohen edhe vlerat e krijimtarisë mesjetare shqiptare. Veç një aktiviteti artistik, ky festival synon edhe të zvogëlojë hendekun mes poezisë dhe publikut, i cili është bërë një fenomen shqetësues, që kërcënon artin klasik në epokën moderne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Festa Arbereshe "Nen Yje" dhe "Dasma e Mamices"
    E Hene, 01 Maj 2006
    Pas suksesit te madh te marre ne Itali (Pulia-Bazilikata), nga manifestimet e organizuara ne kuadrin e festimeve per 600-vjetorin e lindjes se heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, per here te pare ne Shqiperi, eshte ftuar nje delegacion prej 50 personash, i perbere nga krere dhe anetare bashkish te Komunes se San-Marzanos, Orias, Copertinos, Brindizit (Pulia) dhe Komunes se Bariles (Bazlikata), se bashku me artiste te grupeve folklorike te qyteteve perkatese. Dhe per here te pare, pas 600 vitesh, Kortezhi Historik ne stilin medioval i Princit Gjon Kastriot Skenderbeu, bir i Heroit te Madh, se bashku me manifestime artistike ne sheshet e qyteteve dhe kalave: Vlore, Lushnje, Durrres, Preze, Petrele, Kruje, Lezhe.

    30 Prill-Manifestimi kryesor, ne Kalane e Prezes

    "Kalaja e Prezes", qe mikepritesja e ceremonie se Flamurit Shqiptar si edhe ceremonia e celjes se ekspozites fotografike "Arberia e Italise"-Shqiperia e mijevjecarit III, dje dhe sot. "Nga rruga Egnatia ne Appian Antike", qe nje mbledhje ne te cilen trajtua historia e popullit shqiptar, me eksode, pengesa, konfliktualitet, historik, kulture dhe turizem kulturor, integrim, struktura e potencialitet "Drejt Evropes". Festa e Madhe apo ndryshe, kortezhi historik "Dasma e Mamices si edhe festa arbereshe "Nen Yje" do te mbushen pasditen jo vetem te prezakeve por edhe te ftuarve dhe atyre qe vleresone kulturen dhe traditat tona. Gjithcka erdhi ne saje te nje bashkepunimi me Ministrine e Kultures, Drejtorie e Monumenteve, Komuna e Preze, Qyteti i Vlores, Durresit, Tiranes dhe promotorit kryesor, Qendra Kulturore Shqiptare "Artisti", drejtor artistik i se ciles eshte Mimmo Gianfreda.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Kalabrezët kujtojnë fitoren e Skënderbeut
    Shekulli
    11-04-2007

    "Nëpër rrugë ringjallen vallet. Mes një kori djemsh e grash që përplasin duart, njerëzit kërcejnë. Dëgjon teksa rrahin këmbët e zbathura në tokën e butë". Kështu, përshkruante në 1925 Corrado Alvaro, "valljet" që çdo vit, të martën pas pashkëve kërceheshin në Civita. Tradicionalja valle rrethore, interpretuar nga grupe me kostume shqiptare e të shoqëruara me këngë korale, është një nga aktivitetet më të pritshme dhe të ndjekura prej komunitetit arbëresh.
    Tema e kërcimit është përkujtimi i fitores së Skënderbeut, Heroit Kombëtar shqiptar, mbi turqit në prill të vitit 1446. Prej shek. XV, shqiptarët e diasporës në Itali festojnë këtë fitore nën sharmin e valleve, për të transmetuar historinë dhe vlerat e brezave më të rinj dhe për të vënë në dukje ekzistencën e një minorance etnike.
    Kujtesa historike e përcjellë gojarisht rijeton në këngët që i referohen "Motit të madh", epokës së ndritur të rezistencës shqiptare ndaj pushtuesve që pasoi më tej me emigracionin në Itali. Dje në mesditë në sheshin kryesor të Civita-s grupet e San Benedetto Ullano, Firmo, Falconara Albanese e Santa Sofia d'Epiro u takuan së bashku me ata të San Marzano e Montecilfone për t'i dhënë jetë valles rrethore nëpër rrugët e qytetit. Po dje, në Civita u zhvillua një aktivitet kulturor kushtuar poezisë bashkëkohore të përkthyer në shqip. U prezantua antologjia "Nga njëri breg a tjetri i këtij deti - D'una o dell'altra riva di questo mare", nën kujdesin e Pier Franco Bruni, ku përfshihen poezitë e 24 autorëve italianë që jetojnë, nën përkthimin e Caterina Zuccaro. Sipas "Il quotidiano" në të dy aktivitetet mori pjesë Ambasadori shqiptar në Itali.

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •