Kartolinat e fillimviteve 1900 nė galerinė e koleksionistit, Niko Xharo
Fieri, historia e qytetit qė u formua nga Vrionasit
Rezarta Delisula
Eshtė lidhur ngushtė me dy qytetet antike Bylis dhe Apoloni, ndėrsa qė atėherė, edhe mė fort, me naftėn, duke u kthyer nė njė nga qendrat industriale mė tė mėdha nė Shqipėri.
Bejlerėt e famshėm tė qytetit tė Beratit, Vrionasit, arritėn tė merrnin nga Stambolli statusin e veēantė nė shekullin XVIII, duke i dhėnė emėrtimin qytet (rreth 1864). Kėtė radhė nė galerinė e koleksionistit, Niko Xharo, do tė udhėtojmė nė qytetin e Fierit, Apoloni e Pojan, mes kartolinave tė fillimviteve 1900.
Lidhja
Kur pėrmendet Fieri tė gjithė e lidhin automatikisht dhe e identifikojnė me burimet e naftės, gazit dhe bitumit. Prezenca e burimeve natyrore ėshtė zbuluar nė kėtė zonė qė nė shekullin I pas Krishtit. Referuar dokumenteve shumė tė hershme, shkruhet se llampat me bitum janė pėrdorur nė rrethinat e tij qė nė fillimet e shekullit XVII (Dioscorides, in Materia Medica.) Thuhet se shumė kohė pėrpara, nė territorin e Apolonisė sė lashtė ndodhej njė vend qė quhej Nymphaeum. Ky ishte njė gur i madh qė shkaktonte zjarr. Pėrreth tij ndodheshin burime ujore me ujė tė ngrohtė dhe bitum. Kėto burime pėrfundonin nė njė tunel qė dilte nė njė kodėr rreth kėtij vendi. Pjesėt qė thelloheshin zėvendėsoheshin me tokė tė re, e cila me kohė kthehej nė asfalt. E nga historia kalojmė nė shekullin XX, ku Fieri u kthye nė qytetin industrial mė tė rėndėsishėm nė vend. Sė bashku me qytezėn e Patosit, Fieri krijoi qendrėn kryesore tė naftės, gazit, bitumit dhe industrisė kimike nė vend. Qyteti u ngrit nė fillim anė Gjanicės, degė e lumit Seman.
Apolonia
Qyteti antik, Apolonia, ndodhet fare pranė qytetit tė Fierit. Rreth 12 kilometra nė tė dalė tė qytetit shfaqet thesari i historisė shqiptare. Nė manastirin qė daton nė shekullin XIII janė vendosur objekte arkeologjike, duke e kthyer atė nė njė muze. Brenda oborrit tė manastirit ndodhet dhe njė kishė e shekullit XIV. Apolonia u themelua nė vitin 588 nė njė kodėr pranė detit dhe afėr grykėderdhjes mė tė madhe tė lumit Vjosa. Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut lindor nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K. helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K. themeluan Apoloninė (Pojani i Fierit), mbi bazėn e vendbanimeve mė tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (Korculla). Themelimi i kolonive ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30 qytetet, qė nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet qė nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendtė, e cila u pėrhap shumė nė Ballkan e jashtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme ekonomike, por edhe qendėr kulture. Ciceroni e quan Apoloninė qytet i madh e hijerėndė. Kėtu, ashtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura, mozaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė arenė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epirotėve, maqedonasve e romakėve.
Zhvillimi
Suksesi gjigand i Apolonisė u rrit nga zhvillimi i madh i tregtisė sė skllevėrve dhe i bujqėsisė. Monedha ilire e shekullit V me zhvillimin e tregtisė u pėrhap shumė. Nė vitin 229 sundimi romak sapo kishte filluar tė hidhte rrėnjėt. Kohė mė vonė, rreth vitit 168, sundimi romak kishte nėn kontroll tė tėrė qytetin. Pėr 200 vjet qyteti ishte qendra kryesore e Romės dhe e kolonive tė saj dhe mendohet tė ketė qenė gjithashtu stacioni kryesor i rrugės sė famshme tė asaj kohe, rrugės Egnatia. Ishte monopoli kryesor pėr Ēezarin nė luftėn civile midis Pompeit dhe Ēezarit. Si mbretėri Apolonia qėndroi si njė qendėr e suksesshme, por, filloi te rrėzohej e shkatėrrohej pak e nga pak, ndėrsa lumi Vjosa ndryshoi rrjedhėn dhe bregdeti ndryshoi si rezultat i tėrmetit tė madh qė ndodhi nė mesin e shekullit III. Nga porti gjigand i Apolonisė mundėn tė shpėtonin vetėm 100 anije.
Leon Rei, drejtuesi i misionit francez tė arkeologėve, nė vitin 1924 zbuloi nė Apoloni dy banesa tė kohės romake. Mė pas gėrmimet e misionit francez, i cili shoqėrohej nga arkeologu shqiptar, Hasan Ceka, zbuluan njė sasi monumentesh interesante si agonotetet, odeonin, bibliotekat...
Panair apo mitologji
Origjina e emrit tė Fierit shpesh ėshtė kthyer nė objekt debatesh pėr studiuesit. Njė pjesė e studiuesve mbėshtesin tezėn e prof.Hysen Emirit, i cili thotė se Fieri e ka marrė emrin nga fjala latine fiera, ndėrsa e pėrforcon kėtė version me faktin qė nė lashtėsi nė territorin rreth qytetit tė sotėm organizoheshin panaire. Ai i referohet njė ish-profesori tė njohur tė Universitetit tė Vjenės, Karl Pasch, i cili ka botuar nė vitin 1925, njė libėr me titull Ekonomia dhe kultura e Apolonisė, dhe ku ndėr tė tjera ka shkruar: Prodhimet e shumta natyrore, pasuria e vendit, e popullit, e fiseve ilire, po ashtu edhe puna e dorės e popullsisė sė kujdesshme u tėrhoqėn vėmendjen tregtarėve tė huaj pėr tė ardhur nė Apoloni. Greku kėrkonjės dhe shėtitės, i cili nė vitin 735 para epokės sė re kishte themeluar koloninė Korkyra (Korfuzin), u gjet nė bregun shqiptar me prodhimet e industrisė sė vet, pėr ti shkėmbyer me mallrat ilire. Ai dinte tė bėnte tregti, pruri aso gjėrash qė u pėrshtateshin shijeve tė vendasve, tė cilėt zbrisnin nė sheshet e panaireve. Njė studiues tjetėr, prof.Petraq Kote, thotė se emri i qytetit tė Fierit i ka rrėnjėt nė mitologji. Sipas tij, Fieri ka marrė emrin e hyjnisė sė quajtur Feri, e cila i pėrket mitologjisė pellazge-ilire-shqiptare. Feri ishte njėri ndėr pesė djemtė e hyjneshės Tiro. Pėr nder tė hyjnisė Feri, pellazgėt, ilirėt, caktuan vende tė shenjta nė dheun e tyre. Rrapi Bardhi, duke kundėrshtuar dy tė tjerėt thotė se emrin qytetit ia dha bima e fierit. Ai thotė se nė krahinėn e Fierit bima e fierit ka qenė shumė e pėrhapur dhe se fshatarėt e korrnin dhe e grumbullonin pėr shtresė gjatė dimrit. Sipas tij, nga dialogu mes fshatarėve: Ku e korre fierin? Nė fierishte i mbeti emri qytetit. Kjo ėshtė historia e qytetit tė Fierit
1930
Nė Fier loja e futbollit nisi tė luhej rreth 1924-1925 prej studentėve sportdashės si Namik Resuli, Jorgji Xoxa... Ishin kėta pionierė tė futbollit fierak qė formuan tė parėn shoqėri futbolli nė Fier tė emėrtuar Apolonia. Nė vitin 1930 nė qytet u formua Sport Klub Fieri.
1914
Lufta I Zbulimet e para mbi historinė e Apolonisė u bėnė gjatė Luftės sė Parė Botėrore nga arkeologė austriakė, qė zbuluan dhe eksploruan muret e mėdha qė rrethonin qytetin e dikurshėm.
1924
Zbulimet sistematike nė Apoloni filluan nė vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey, zbulime tė cilat nxorėn nė dritė kompleksin e monumenteve tė qendrės sė qytetit.
Krijoni Kontakt