Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Vezhgim historik mbi qytetin e Fierit

    Kartolinat e fillimviteve 1900 nė galerinė e koleksionistit, Niko Xharo


    Fieri, historia e qytetit qė u formua nga Vrionasit




    Rezarta Delisula
    Eshtė lidhur ngushtė me dy qytetet antike Bylis dhe Apoloni, ndėrsa qė atėherė, edhe mė fort, me naftėn, duke u kthyer nė njė nga qendrat industriale mė tė mėdha nė Shqipėri.

    Bejlerėt e famshėm tė qytetit tė Beratit, Vrionasit, arritėn tė merrnin nga Stambolli statusin e veēantė nė shekullin XVIII, duke i dhėnė emėrtimin qytet (rreth 1864). Kėtė radhė nė galerinė e koleksionistit, Niko Xharo, do tė udhėtojmė nė qytetin e Fierit, Apoloni e Pojan, mes kartolinave tė fillimviteve 1900.

    Lidhja
    Kur pėrmendet Fieri tė gjithė e lidhin automatikisht dhe e identifikojnė me burimet e naftės, gazit dhe bitumit. Prezenca e burimeve natyrore ėshtė zbuluar nė kėtė zonė qė nė shekullin I pas Krishtit. Referuar dokumenteve shumė tė hershme, shkruhet se llampat me bitum janė pėrdorur nė rrethinat e tij qė nė fillimet e shekullit XVII (Dioscorides, in Materia Medica.) Thuhet se shumė kohė pėrpara, nė territorin e Apolonisė sė lashtė ndodhej njė vend qė quhej Nymphaeum. Ky ishte njė gur i madh qė shkaktonte zjarr. Pėrreth tij ndodheshin burime ujore me ujė tė ngrohtė dhe bitum. Kėto burime pėrfundonin nė njė tunel qė dilte nė njė kodėr rreth kėtij vendi. Pjesėt qė thelloheshin zėvendėsoheshin me tokė tė re, e cila me kohė kthehej nė asfalt. E nga historia kalojmė nė shekullin XX, ku Fieri u kthye nė qytetin industrial mė tė rėndėsishėm nė vend. Sė bashku me qytezėn e Patosit, Fieri krijoi qendrėn kryesore tė naftės, gazit, bitumit dhe industrisė kimike nė vend. Qyteti u ngrit nė fillim anė Gjanicės, degė e lumit Seman.

    Apolonia
    Qyteti antik, Apolonia, ndodhet fare pranė qytetit tė Fierit. Rreth 12 kilometra nė tė dalė tė qytetit shfaqet thesari i historisė shqiptare. Nė manastirin qė daton nė shekullin XIII janė vendosur objekte arkeologjike, duke e kthyer atė nė njė muze. Brenda oborrit tė manastirit ndodhet dhe njė kishė e shekullit XIV. Apolonia u themelua nė vitin 588 nė njė kodėr pranė detit dhe afėr grykėderdhjes mė tė madhe tė lumit Vjosa. Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut lindor nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K. helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K. themeluan Apoloninė (Pojani i Fierit), mbi bazėn e vendbanimeve mė tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (Korculla). Themelimi i kolonive ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30 qytetet, qė nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet qė nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendtė, e cila u pėrhap shumė nė Ballkan e jashtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme ekonomike, por edhe qendėr kulture. Ciceroni e quan Apoloninė “qytet i madh e hijerėndė”. Kėtu, ashtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura, mozaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė arenė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epirotėve, maqedonasve e romakėve.

    Zhvillimi
    Suksesi gjigand i Apolonisė u rrit nga zhvillimi i madh i tregtisė sė skllevėrve dhe i bujqėsisė. Monedha ilire e shekullit V me zhvillimin e tregtisė u pėrhap shumė. Nė vitin 229 sundimi romak sapo kishte filluar tė hidhte rrėnjėt. Kohė mė vonė, rreth vitit 168, sundimi romak kishte nėn kontroll tė tėrė qytetin. Pėr 200 vjet qyteti ishte qendra kryesore e Romės dhe e kolonive tė saj dhe mendohet tė ketė qenė gjithashtu stacioni kryesor i rrugės sė famshme tė asaj kohe, rrugės Egnatia. Ishte monopoli kryesor pėr Ēezarin nė luftėn civile midis Pompeit dhe Ēezarit. Si mbretėri Apolonia qėndroi si njė qendėr e suksesshme, por, filloi te rrėzohej e shkatėrrohej pak e nga pak, ndėrsa lumi Vjosa ndryshoi rrjedhėn dhe bregdeti ndryshoi si rezultat i tėrmetit tė madh qė ndodhi nė mesin e shekullit III. Nga porti gjigand i Apolonisė mundėn tė shpėtonin vetėm 100 anije.
    Leon Rei, drejtuesi i misionit francez tė arkeologėve, nė vitin 1924 zbuloi nė Apoloni dy banesa tė kohės romake. Mė pas gėrmimet e misionit francez, i cili shoqėrohej nga arkeologu shqiptar, Hasan Ceka, zbuluan njė sasi monumentesh interesante si agonotetet, odeonin, bibliotekat...

    Panair apo mitologji
    Origjina e emrit tė Fierit shpesh ėshtė kthyer nė objekt debatesh pėr studiuesit. Njė pjesė e studiuesve mbėshtesin tezėn e prof.Hysen Emirit, i cili thotė se Fieri e ka marrė emrin nga fjala latine fiera, ndėrsa e pėrforcon kėtė version me faktin qė nė lashtėsi nė territorin rreth qytetit tė sotėm organizoheshin panaire. Ai i referohet njė ish-profesori tė njohur tė Universitetit tė Vjenės, Karl Pasch, i cili ka botuar nė vitin 1925, njė libėr me titull “Ekonomia dhe kultura e Apolonisė”, dhe ku ndėr tė tjera ka shkruar: “Prodhimet e shumta natyrore, pasuria e vendit, e popullit, e fiseve ilire, po ashtu edhe puna e dorės e popullsisė sė kujdesshme u tėrhoqėn vėmendjen tregtarėve tė huaj pėr tė ardhur nė Apoloni. Greku kėrkonjės dhe shėtitės, i cili nė vitin 735 para epokės sė re kishte themeluar koloninė Korkyra (Korfuzin), u gjet nė bregun shqiptar me prodhimet e industrisė sė vet, pėr t’i shkėmbyer me mallrat ilire. Ai dinte tė bėnte tregti, pruri aso gjėrash qė u pėrshtateshin shijeve tė vendasve, tė cilėt zbrisnin nė sheshet e panaireve”. Njė studiues tjetėr, prof.Petraq Kote, thotė se emri i qytetit tė Fierit i ka rrėnjėt nė mitologji. Sipas tij, Fieri ka marrė emrin e hyjnisė sė quajtur Feri, e cila i pėrket mitologjisė pellazge-ilire-shqiptare. Feri ishte njėri ndėr pesė djemtė e hyjneshės Tiro. Pėr nder tė hyjnisė Feri, pellazgėt, ilirėt, caktuan vende tė shenjta nė dheun e tyre. Rrapi Bardhi, duke kundėrshtuar dy tė tjerėt thotė se emrin qytetit ia dha bima e fierit. Ai thotė se nė krahinėn e Fierit bima e fierit ka qenė shumė e pėrhapur dhe se fshatarėt e korrnin dhe e grumbullonin pėr shtresė gjatė dimrit. Sipas tij, nga dialogu mes fshatarėve: “Ku e korre fierin?”… “Nė fierishte” i mbeti emri qytetit. Kjo ėshtė historia e qytetit tė Fierit



    1930
    Nė Fier loja e futbollit nisi tė luhej rreth 1924-1925 prej studentėve sportdashės si Namik Resuli, Jorgji Xoxa... Ishin kėta pionierė tė futbollit fierak qė formuan tė parėn shoqėri futbolli nė Fier tė emėrtuar “Apolonia”. Nė vitin 1930 nė qytet u formua “Sport Klub Fieri”.
    1914
    Lufta I Zbulimet e para mbi historinė e Apolonisė u bėnė gjatė Luftės sė Parė Botėrore nga arkeologė austriakė, qė zbuluan dhe eksploruan muret e mėdha qė rrethonin qytetin e dikurshėm.
    1924
    Zbulimet sistematike nė Apoloni filluan nė vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey, zbulime tė cilat nxorėn nė dritė kompleksin e monumenteve tė qendrės sė qytetit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2010
    Postime
    1

    Unhappy

    Mund te me ndihmoni te bej nje ese me teme "kontrat shitjeje"..nuk di nga tja filloj...Pleaseee!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Qytet qe me pelqen dhe mjaft i bukur!Interesant historiku i tij dhe sidomos i prejardhjes se emrit te qytetit!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga Eduina Lexo Postimin
    Mund te me ndihmoni te bej nje ese me teme "kontrat shitjeje"..nuk di nga tja filloj...Pleaseee!!!
    Ky eshte postimi me i papare qe kam pare deri me sot ne Forum.

    Hahahahahahaahhaahahahahahahahahah, nuk e dija deri me sot, sa ma mesoje Eduina, qe Fieri apo historia e ketij qyteti te ndihmon per te bere nje ese per shkollen Ekonomike. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahaahahahahaha.

Tema tė Ngjashme

  1. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  2. Arratisen 3 tė burgosur nga paraburgimi i Fierit
    Nga Ujku'80 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 09:11
  3. Jetesa në qytetin Studenti
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 09:28
  4. Portret TUTORI
    Nga erzeni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 13:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •