Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,086
    Faleminderit
    64
    776 falenderime nė 635 postime

    Kolė Xhumari, babai i abetares shqipe

    VDES BABAI I ABETARES SHQIPE, KOLE XHUMARI

    Dje eshte ndare nga jeta ne moshen 94 vjecare, nje nga themeluesit kryesore te abetares shqipe, Kole Xhumari, me abetaren e te cilit kane mesuar breza te tere. Gjate ceremonise se varrimit ka qene i pranishem edhe ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili ne fjalen e tij, nder te tjera tha: “Duket se mesuesi i madh, punetori i madh, gjeti pikerisht diten e punes per t’u prehur ne paqe.

    Ne do ta nderojme perhere vepren e prof. Kole Xhumari, qe ka dhene aq shume per gjuhen shqipe. Nuk ka mbetur pa u shkelur ne Shqiperi asnje qytet e asnje fshat, asnje klase, nga mesuesi i dashur e gojembel, i cili me thjeshtesine, seriozitetin, respektin per punen e te tjereve, ua fitonte zemren te gjitheve. Vepra e Kole Xhumari eshte e paperseritshme, breza te tere femijesh kane mesuar shqip fale abetares se tij.

    Si nje rilindas i madh, ai ne vepren e vet ka percjelle seriozitetin, thjeshtesine, origjinalitetin e tij. Perhere ate e ka rrethuar dashuria e te gjithe mesuesve te thjeshte, e shoqates se Arsimtareve te Shqiperise, mbeshtetja e gazetareve dhe medias dhe kerkesat per librin e tij te bukur nga te gjitha anet e botes nga shqiptaret qe duan te mesojne gjuhen shqipe.

    Mesuesi i madh, mesuesi i ne te gjitheve po i le boshllek familjes, ne te gjitheve, botes kulturore shqiptare, qe do mundohemi ta plotesojme me kujdesin per pastertine e gjuhes shqipe, qe ai i kushtoi jeten” eshte shprehur gjate fjales se tij ministri Pollo.


    Kole Xhumari, u lind ne Kavaje ne 1912. Ai rridhte nga nje familje e thjeshte arsimdashese qe beri cmos per kulturimin e tij. Me mbarimin e Normales se famshme te Elbasanit, Kole Xhumari filloi punen si mesues dhe me zellin e dhuntine e shkencetarit, filloi te bente eksperimentimet e tij te para, qe do vinin pas abetareve te Naim Frasherit, Kristoforidhit e Xhuvanit.

    Qe ne kohen e mbreterise, ministrit Mirush Ivanaj i ra ne sy ky djalosh me sy te zjarrte, qe e donte pa mase punen, femijet, gjuhen shqipe dhe e lejoi qe te eksperimentonte metodat qe po futeshin ne Evropen e qyteteruar te asaj kohe. Ai nuk e nderpreu kurre punen e tij me vogelushet e klases se pare, te cileve u mesonte gjuhen e bukur shqipe, me metodat me te thjeshta.

    Me pare mesues e me pas punonjes i Ministrise se Arsimit, bashkepunetor i palodhur i saj, i Institutit te Studimeve Pedagogjike, i Shtepise Botuese te Librit Shkollor, ai nuk ndahej ne cdo reforme te shkolles duke u bere pjesetar aktiv i saj.

    KJ

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,964
    Faleminderit
    141
    234 falenderime nė 190 postime

    Shuhet “Veqilharxhi” i ABC-sė moderne

    Kol Xhumari, krijuesi i abetares nė 1946-ėn

    Shuhet “Veqilharxhi” i ABC-sė moderne

    Blerina KACA

    Me njė ceremoni tė madhe mortore pėrcillet pėr nė banesėn e tij tė fundit profesori i madh i shkronjave, Kol Xhumari, “Veqilharxhi” i ABC-sė, abetarja e tė cilit pėrdoret edhe ditėn e sotme. Qė prej vitit 1946 e deri sot, abetarja e tij ka kaluar brez pas brezi. Metodėn e tij globale, me tė cilėn jo vetėm hartoi tekstin e abetares, por edhe zhvilloi orėt e mėsimit gjatė kohės qė qe vetė profesor, e pėrcolli edhe tek mėsuesit e asaj kohe, pėr tė cilėt nxėnėsi dhe psikologjia e tij ishin shumė mė tė rėndėsishme, se sa ora e mėsimit qė zhvillohej nė klasė. Profesor Kol Xhumari ndahet nga jeta, duke lėnė pas veprėn e tij tė papėrsėritshme, me tė cilėn kanė mėsuar tė lexojnė dhe tė shkruajnė shqip qindra dhe mijėra nxėnės. Si njė rilindės i madh, vepra dhe puna e tij mes shkronjave dhe pėr shkronjat ka pėrcjellė seriozitetin, thjeshtėsinė, origjinalitetin e tij.
    Puna
    Kolė Xhumari, u lind nė Kavajė, nė 1912. Ai rridhte nga njė familje e thjeshtė arsimdashėse, qė bėri ēmos pėr kulturimin e tij. Me mbarimin e Normales sė famshme tė Elbasanit, Kolė Xhumari filloi punėn si mėsues, dhe me zellin e dhuntinė e shkencėtarit filloi tė bėnte eksperimentimet e tij tė para qė do vinin pas abetareve tė Naim Frashrit, Kristoforidhit e Xhuvanit. Qė nė kohėn e Mbretėrisė, ministrit Mirush Ivanaj i ra nė sy ky djalosh me sy tė zjarrtė, qė e donte pa masė punėn, fėmijėt, gjuhėn shqipe dhe e lejoi qė tė eksperimentonte metodat qė po futeshin nė Evropėn e qytetėruar tė asaj kohe. Ai nuk e ndėrpreu kurrė punėn e tij me vogėlushėt e klasės sė parė, tė cilėve u mėsonte gjuhėn e bukur shqipe me metodat mė tė thjeshta. Mė parė mėsues, e mė pas punonjės i Ministrisė sė Arsimit, bashkėpunėtor i palodhur i saj, i Institutit tė Studimeve Pedagogjike, i Shtėpisė Botuese tė Librit Shkollor, ai nuk ndahej nė ēdo reformė tė shkollės, duke u bėrė pjesėtar aktiv i saj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,964
    Faleminderit
    141
    234 falenderime nė 190 postime
    PERVOJA PROFESIONALE

    1931 - 1933 Mėsues filloreje nė Durrės.
    1933 - 1936 Mėsues filloreje dhe tetėvjeēareje nė Tiranė.
    Mė pas emėrohet drejtor i “Shkollės sė Kuqe”. Pėr tė vijuar me drejtor i Shtėpisė sė Pionierit. Pas njė viti e gjysmė pune, transferohet si referent i Drejtorisė sė Teksteve nė Ministrinė e Arsimit. Mė pas metodist pėr shkollėn fillore nė Kabinetin Pedagogjik tė Tiranės. Metodist nė Institutin e Perfeksionimit tė Mėsuesve, i cili vepronte nė rang Republike. Mėsues dhe drejtor i Shkollės Ushtrimore tė pedagogjikes “Murat Toptani”, Tiranė.
    Mėsues i Pedagogjisė Praktike nė shkollėn “Ndrec Ndue Gjoka”, Tiranė. Mėsues pėr mėsimin e punėve tė dorės pėr pėrgatitjen e mjeteve mėsimore nė shkollėn “Ndrec Ndue Gjoka” dhe nė Shkollėn Pedagogjike tė Tiranės. Mėsues nė Shkollėn Pedagogjike pėr mėsimin e metodės globale si dhe tė metodikės sė edukimit estetik nė kursin e parashkolloreve. Metodist i shkollės fillore nė Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe tė botimeve shkollore. Me mbylljen e institutit, mė 1966 del nė pension, pėr tė ushtruar profesionin e tij nė mėnyrė tė pavarur.
    1937- 1944-Vė nė zbatim metodėn globale pėr mėsimin e klasės sė parė.
    1937-Botohet pėr herė tė parė njė gazetė shkollore nė tė cilėn aktivizoheshin vetė nxėnėsit pėr shtypjen e saj. Vitet e para pas
    ēlirimit jep mėsim dhe nė kurset verore tė perfeksionimit tė edukatorėve tė kopshteve, nė kurset pėr pėrgatitjen e mėsuesve tė rinj pėr shkollėn fillore, si dhe nė kurset pėr kualifikimin e mėsuesve tė fillores.
    1947- 1964 -Ka qenė anėtar i kolegjiumit tė gazetės “Mėsuesi”;
    1947-Anėtar nė kėshillin e pėrgjithshėm arsimor pranė Ministrisė sė Arsimit e Kulturės;
    1958- Anėtar i aktivit tė bashkėpunėtorėve tė gazetės “Pionieri”;
    1958- Anėtar i kabinetit pedagogjik tė Tiranės;
    1959- Anėtar i komisionit pėr shkollėn fillore;
    1966- Anėtar i komisionit tė shkollės fillore pranė degės metodike- mėsimore nė pėrpilimin e planeve dhe programeve, teksteve shkollore si dhe ēėshtjeve tė ndryshme tė saj;
    1969- Anėtar i grupit tė punės nė komisionin qeveritar tė arsimit pėr lėndėt gjuhė shqipe, letėrsi dhe gjuhė tė huaja;
    1973- Anėtar i komisionit tė lartė shtetėror tė ciklit tė ulėt tė shkollės 8- vjeēare; aktivist nė Institutin e Historisė dhe Gjuhėsisė pranė Universitetit tė Tiranės.
    1994-Aktivizohet nė AFDP, pėr tė ndihmuar shkollėn e Shalėsit, Belsh, Elbasan.
    1995-Aktivizohet nė qendrėn burimore tė metodologjisė “Hap pas hapi”.

    Xhumari mes studimeve dhe kErkimeve shkencore

    Profesor Xhumari, pėrveē kontributit tė madh qė dha si krijues i abetares, ka shkruar shumė studime dhe publikime, kryesisht rreth fushės sė shkronjave. Fillimisht nė vitin 1945 ai publikon studimin “Abetare e emėrtuar Kėndimi im i parė, me disa ripunime dhe ribotime tė herėpashershme”. Por po nė tė njėjtin vit intelektualėt shqiptarė do tė kishin nė duart e tyre edhe tė tjera publikime tė profesor Xhumarit, mes tė cilave pėrmenden “Broshurė e shkrimit “SKRIPT”. “Libri i kėndimit pėr klasėn e dytė”. Ndėrkohė qė vetėm dy vjet mė vonė, pikėrisht nė vitin 1947, hidhet nė treg, “Programe dhe udhėzime pėr kurset kundėr analfabetizmit”, qė sė bashku me publikimet “Ndihmėsi i mėsuesit pėr shkollėn fillore”, “Ndihmėsi i mėsuesit pėr klasat kolektive”, publikime kėto tė cilat iu dhanė njė mundėsi tė madhe tė gjithė mėsuesve tė asaj kohe rreth mėnyrės sė mėsimdhėnies, pėrshtatjes sė saj me grumposhat e caktuara. Studimet dhe publikimet kanė qenė tė pandara gjatė gjithė jetės sė profesor Xhumarit, madje disa prej tyre datojnė deri nė vitin 1998. Po ashtu ai ka qenė aktiv edhe nė revista dhe gazeta, nė tė cilat trajtonte gjerėsisht tema tė mėsimdhėnies.

    POLLO: Vdes “babai” i Abetares shqipe

    “Duket se mėsuesi i madh, punėtori i madh, gjeti pikėrisht ditėn e punės pėr t’u prehur nė paqe. Ne do ta nderojmė pėrherė veprėn e prof. Kolė Xhumarit, qė ka dhėnė aq shumė pėr gjuhėn shqipe. Nuk ka mbetur pa u shkelur nė Shqipėri asnjė qytet e asnjė fshat, asnjė klasė, nga mėsuesi i dashur e gojė ėmbėl, i cili me thjeshtėsinė, seriozitetin, respektin pėr punėn e tė tjerėve, ua fitonte zemrėn tė gjithėve”. Kėshtu ėshtė shprehur nė fjalėn e tij, kreu i arsimit, Genc Pollo, i cili ka marrė pjesė ditėn e djeshme nė ceremoninė e varrimit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kole Xhumari eshte djali i Pal Xhumarit, themelues i Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare bashke me Fan Nolin.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  5. #5
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    A e dini valle se Babai i Abetares eshte ende gjalle?!
    24 Shtator 2004
    Ben Andoni


    Quhet Kole Xhumari dhe eshte 92 vjec. Eshte i afte qe te komunikoje dhe ca me shume akoma, qe te pergatise Abetaren, ashtu si ka bere dhe gati 70 vjet me pare, edhe me mire se nxenesit e tij, qe diktojne me fuqine e moshes dhe...me gabimet e medha

    "Kjo eshte abetarja. Ky liber femije, do t'u mesoje gjuhen tone te bukur. Do te mesoni se kush kane qene te paret tuaj dhe kush e ka mbrojtur kete vend, pse ajo ja u tregon te gjitha". Ky pasazh i sterperseritur na eshte thene te gjitheve ne kohe te ndryshme, madje dhe prinderve tane, pergjate dhjetra viteve. Ajo, Abetare, qe e kemi kaluar te gjithe eshte pergatitur nga Profesori i nderuar Kole Xhumari dhe ka jetuar shume e shume vjet.

    Ajo qe te vjen ndermend, kur permendet rralle emri i tij, eshte se shqiptaret ia kane shprehur hapur mosmirenjohjen. Ne Fjalorin Encilopedik, emri i tij nuk ekziston, (kuptohet, rendom si i shume te tjereve), teksa duket se eshte lene qellimisht ne harrese. Ne fakt, kane kujtuar se e kane lene, sepse Prof. Xhumari, eshte nje nga pedagoget me te nderuar per brezat e tere te mesuesve dhe kuptohet ne shpirtin e shume e shume nxenesve, qe kane mesuar te lexojne nepermjet tij. Por, sa vlejne te gjitha keto? Duket se asgje...Ne kohen tone, Profesor Xhumari eshte nje nga fituesit e dy Abetareve, qe nxenesit fillestare do te kene ne duar. Por, me nje ndryshim, se Abetarja e tij, eshte lene pothuaj e paperfillur, per t'i lene vend Abetares, qe tashme eshte shperndare masivisht per nxenesit e klases se pare me nje tirazh impresionues.

    Le te bejme nje revistim te jetes se tij. Me shume te diktuar prej kushteve dhe per faktin se nje burre i permasave te tij merret shume pak me vehten. Por, edhe se ato pak gjera, qe mund t'i marresh nga goja e tij, jane teper te kursyera. Ne fakt, nuk sesi te ndodhe ndryshe, teksa per te me mire flet vete puna e tij.

    Ai ka lindur me 1912 ne vitin e Pavaresise dhe eshte rritur bashke me Shqiperine. Por, si pakkush shqiptar ka kontribuar, qe trupit te saj te brishte dhe vazhdimisht te semure ti jape nje ilac. Dhe, ka zgjedhur nje ilac mbi te gjithe ilacet e tjera: mesimin e gjuhes se saj. E ka bere pa buje kete dhe pa u ndiere, sepse kishte perpara nje aradhe te tere pseudosh, qe kane luftuar per tu dukur dhe per te shfrytezuar Shqiperine. "Tashme me ka mbetur vetem kjo", thoshte pak vite me pare duke treguar tekstin e Abetares, kur i kishte ndodhur nje fatkeqesi familjare.

    Ne vitin 1931, djali me origjine nga Kavaja do te fillonte shkollen ne "Hoxha Tahsini", ndersa me vone ne shkollen ushtrimore, ku zbatoheshin ato qe mesoheshin ne Normalen e Elbasanit. Ishte shume i dhene pas abetares, ku atehere me efikasja ishte ajo e modelit te De Krolit. Flitet per mesin e viteve '30 te shekullit te shkuar. "Ne kete kohe une aplikova, nje nga abetaret qe kishte me shume sukses dhe qe quhej abetarja e Dekrolit. Mua nuk me pelqente, ne ate kohe menyra sesi mesonin femijet. Une doja qe femijet te kishin lirine. Dhe me pelqen kur femijet shpalosin qetesisht njohurite e tyre. Metoda globale qe perdora, nuk niset me shkronjat, por me fjalet. Sa me e madhe te jete fjalia, aq edhe me e lehte eshte. Kjo lidhet me globalizmin feminor". (Prononcim i marre nga goja e tij ne vitin 2001. Ne vitin 1937,Ministria e Arsimit e lejoi qe te aplikohej Abetarja e tij. Shtypshkronja "Luarasi", qe bente shtypjen e librit ne ate kohe e ndihmoi mesuesin e apasionuar dhe me dicka tjeter. Gjithska qe mbetej nga prerja e librave nuk hidhej, po u jepej nxenesve per te bere ushtrime te ndryshme, qe te pershtasnin dhe te lehtesonin mesimin e tyre. Ne vitin 1937 ishin 37 nxenes qe kane mesuar per here te pare, por metoda e tij do te mbijetonte edhe ne kohen e Luftes, ku ai nuk u angazhua direkt. Pak pas lufte, duhej te adoptohej metoda ruse analitike-sintetike dhe ku emri i tij humbi, sepse nuk shkruhej me asgjekundi. Do te perdorej perseri dhe do te shkruhej pas vitit 1989, kur metoda e shkolles ruse do te nderthurej me metoden globale ose mikse, qe ishte perpunuar nga Prof. Xhumari. Dhe, qe nga ai vit, profesori, qe nuk mbahet mend, kur ka dale ne pension, ka qene vete prezent ne shkolla, ku degjonte nxenesit sesi e thithnin diturine e perhapur nga germat e tij dhe shikonte sesi e perfillnin kulturen e tij. Bashkebisedonte me ta dhe rinohej me dhjetra e dhjetra vjet...

    Si eshte Si duhet

    Albani beri balone Albani beri balone.

    Bebi Bebja

    Cekici ben cak-cak Cekici ben cak-cak.

    Lisharese Shilares

    Bretkoca Bretkosa

    Torta Embelsire

    Era luan me Rean, me ari e me rike. Era luan me Rean, me ariun e me riken.

    Iliri po luan me lahute. Iliri i bie lahutes!

    Kur ik ne park? Kur iken ne park?

    Iternet Internet

    Maqedon Maqedonas

    Ata nisen te hane me rrembim. Ata nisen te hanin me rrembim.

    Gruaja e babait Njerka

    Disa mua'j Disa muaj

    Thuqthuqin Thuthuqin

    Akoma Ende

    Une-tha dielli... Une-tha Dielli...

    Une-tha hena ... Une-tha Hena...

    Thonin Thoshnin

    Ndje Ndie

    Genjehu Genjeu

    Viole Vjollce

    Duan te flisin Donin te flisnin

    Me lule uruan mamin. (Struktura e gabuar)

    Bora ben si Barbi. Luan koke, bel e kembe. (Strukture e gabuar)

    Kur e pa Hirushen, e mori, e hipi ne kale e iku ne kala. Mbreti e nena e tij po e prisnin.

    (Nuk kuptohet nese flitet per nenen e mbretit apo te princit (mbreteresha)

    Ne ekran Entela pa: Mot i mire, por nate me re. Temperatura te larta.

    (Coroditese per mendjen feminore)

    Rita mbushi shporten me kokrra rrushi. (Mos duhet bistake, sepse ne foto paraqiten pikerisht bistake)

    Te buta dhe te frikshme (A nuk shkon "te egra" me mire)

    Ne ate ane humbet. (Per cfare ane flitet)

    Te parat jane stinet (Po pas stineve cfare paraqitet)

    Dhurata e plakes per Borebardhen. (I shkon me mire shtriges, pasi jemi mesuar me nje fakt te tille)

    Gjashte plage kishte marre ai ne luftra. (Flitet per Gjergj Elez Aline, por ai kishte nente plage).

    Me pas iku dhe vete i lumtur ne rrugen e tij te gjate. (Perseri per Gj.E.A. ?!)

    Nje plake e moshuar (E moshuar apo plake?!)

    Kur jemi te semure, punojne mjeket dhe farmacistet. (Ata ne fakt punojne gjithmone)

    Tani qe jemi te vegjel kemi nevoje per nenen e babane, por edhe per njerez te tjere. (Po me pas)

    Zoti te bekofte!.. (Shkolla eshte laike)

    "Nje dite nje disk fluturues u ul prane nje qyteti. Nga disku doli nje Ufo"...(Konfuze, sepse UFO jane vete Disqe)

    (Disa nga gabimet e bera ne abetare dhe te shfrytezuara nga origjinali per te rrefyer)

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 15:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 21:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 11:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •