SHTATĖ FJALĖT E FUNDIT


POROSIA NGA KRYQI [1]


Ėshtė mė se e nevojshme pėr jetėn tonė tė krishterė, qė sa mė mirė ta njohim dhe ta kuptojmė qėllimin e Mishėrimit tė Jezu Krishtit. Pėrmes vuajtjeve, vdekjes dhe Ngjalljes sė tij, ne na pėrtėrihet jeta dhe ringjallemi nė jetėn e re tė hirit. Prandaj, kėto porosi le tė jenė pėr ne njė nxitje qė tė shtijmė nė veprim mėsimet e Krishtit dhe kėshtu tė ruajmė dinjitetin e bijve dhe tė bijave tė Zotit nė jetėn tonė tė pėrditshme. HYRJE

Ēdo porosi e madhe zakonisht ėshtė e pėrcjellur prej tri elementeve, shkruan Fulton J. Sheen, edhe atė prej: ambonit, dėgjuesve dhe tė sė vėrtetės. Kėto tri elemente i gjejmė nė dy porositė e Shėlbuesit, edhe atė nė fjalėt e para dhe tė fundit tė jetės sė tij publike. Me rastin e predikimit tė tij nė mal (shpallja e Lumturive, Krhs. Mt 5, 1-12) si ambon mirret kodra, dėgjues ishin Galilenjtė, ndėrsa e vėrteta ishte pėrmbajtja e predikimit tė tij-Lumturitė. Amboni prej tė cilit e dha porosinė e fundit ishte Kryqi, dėgjues ishin farisenjtė qė e fyenin Zotin, priftėrinjtė qė e pėrqeshnin, ushtarėt romak, nxėnėsit e frikėsuar, Magdalena e cila qante, Gjoni qė e donte dhe Maria e cila vuante siq di tė vuaj nėna pėr fėmijėn e vet. Magdalena, Gjoni dhe Maria, simbolet e pendimit, meshtarisė dhe pafajsisė. Kėta janė shpirtrat qė gjithmonė i gjejmė pranė Kryqit tė Krishtit. Porosia qė e dėgjuan prej Kryqi nė prag tė vdekjes sė Jezu Krishtit ishin Shtatė fjalė. Ai thėrret njerėzit pranė kėtij amboni qė ēdo fjalė e thėnė tė shpallet gjithmonė, por edhe tė jenė Fjalė ngushėlluese pėr gjithė ata qė besojnė. Kjo porosi nuk do tė heshtė kurrė dhe as qė do tė bie nė harresė gjatė gjithė kohės sė njerėzimit.

Edhe sot, nė kėtė moment, ne i dėgjojmė kėto fjalė tė cilat na thėrrasin qė t’i pėrgjigjemi dashurisė sė Krishtit e tė nisemi pas Tij.

FJALA E PARĖ

“Fali o Atė, se nuk dijnė ē’bėjnė”

Njeriu kur ėshtė afėr vdekjes atyre qė i don dhe tė afėrmve tė vet u drejton fjalė tė mira. Krishti atyre qė mė sė shumti i ka dashur u drejtohet sipas kėsaj rėnditje: Fjala e parė u drejtohet armiqve: “Fali o Atė”; e dyta u drejtohet mėkatarėve: “Qysh sot do tė jesh me mua nė parriz”, dhe e treta shenjtėrve: “Grua, qe biri yt”!

Ata qė e kryqėzonin besonin se tash Krishti do tė lėshoj klithje e britma, sepse kjo u kishte ndodhur me ēdonjėrin qė e kishin kryqėzuar mė parė. Seneka thotė se tė kryqėzuarit mallkonin ditėn kur kanė lindur, mallkonin vrasėsit e nėnat e veta, ndėrsa Ciceroni thotė se disave u ėshtė shkurtuar gjuha qė tė merrnin fund blasfemitė e tyre tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, edhe tash vrasėsit prisnin tė njėjtėn gjė. Por kėsaj radhe mashtrohen. Prej Krishtit u dėgjua Fjala: “Fali o Atė, se nuk dijnė ē’bėjnė“.

Krishti i falė tė gjithė, Pilatin, Herodin, ushtarėt qė e rrahėn dhe e munduan. Pse i falė? Sepse nuk dijnė ē`bėjnė. Sikur ta dinin se ēfarė krimi janė duke bėrė, se janė duke e gjykuar Jetėn me vdekje, sikur ta dinin padrejtėsinė qė bėnė kur e zgjodhėn Barabėn nė vend tė Krishtit... ata nuk do tė kishin shpėtuar. Edhe ne, sikur ta dinim se sa e keqe e madhe ėshtė mėkati e do tė vazhdonim tė mėkatojmė, edhe ne do tė humbnim. Prandaj, arsyetimi i vetėm pse ne nuk jemi shenjtėr ėshtė se nuk e dijmė se sa Zoti ėshtė i mirė.

FJALA E DYTĖ

“Qysh sot do tė jesh me mua nė parriz”

Njė legjendė tregon se kur shėn Jozefi dhe Zoja bashkė me foshnjen u detyruan tė largohen ė Egjipt, rrugės u ndalė nė njė bujtinė. Zoja e Bekuar kėrkoi ujė qė ta pastroj Foshnjėn. Mė pas, gruaja qė ia solli ujin e pyet Zojėn se a guxon ta pastroj edhe ajo foshnjen e vet qė ishte e sėmurė prej gėrbule nė atė ujė. Dhe, pasi e pastron foshnja i shėrohet. Rritet kjo foshnje dhe mė vonė e gjejmė tė kryqėzuar nė anėn e djathtė tė Krishtit. A i`u ka kujtuar ngjarja pėr tė cilėn ndoshta i ka folur nėna e tij e tash Krishtin e shikon si njė mik tė vetin, kėtė nuk e dijmė, por e rėndėsishme ėshtė se ai tash i drejtohet Krishtit dhe i thotė: “Tė bie ndėr mend pėr mua, o Jezus, kur tė arrish nė Mbretėrinė tėnde”. Mė nė fund dikush i ėshtė mirėnjohės Krishtit. Nė mesin e shumė tė pranishmėve dėgjohet njė zė, edhe atė, zėri i njė tė gjykuari. Nuk do tė befasoheshim sikur ta falėnderonte gruaja e vejė tė cilės Krishti i`a kishte ngjallur djalin e vetėm, apo Pjetri qė e kishte parė Shndėrrimin e tij, ose ai tė cilit Krishti i`a kishte kthyer tė pamurit... Ja, pėrpos njė grupi tė vogėl qė qėndronte pranė kryqit e qė e dėshmon Krishtin Mbret, gjindet njė cub i gjykuar qė e pranon njė gjė tė tillė. Fitorja e Krishtit bėhet edhe mė e madhe sepse edhe nė kėto momente ai e shpėton njė shpirtė: “Qysh sot do tė jesh me mua nė parriz”.

Tregohet njė shembull se si njė ditė Krishti i dėftohet shėn Jeronimit dhe i thotė: “Jeronim ēka don me mė dhėnė”? Ai i pėrgjigjet: “Do ti jap librat i mia”! Por Krishti i thotė se kjo nuk mjafton. “Ēka tė jap atėherė” i thotė Jeronimi, nuk mė mbetet tjetėr, pos tė jap “jetėn time pendestare e vetmohuese”?! Krishti i`a kthen: “Jeronim, mi jep mėkatet e tua”.

FJALA E TRETĖ

“Grua, qe biri yt”

Njė engjėll vjen nė Nazaret te njė Virgjėr e pėrvujtė. Dhe, derisa ajo ishte e thelluar nė lutje e dėgjon pėrshėndetjen mė tė rėndėsishme nė jetėn e vet: “Tė falem, hirėplote”! Ky ishte Dėftimi i parė se botės po i vjen shėlbimi. Kalojnė nėntė muaj dhe prapė vjen engjėlli dhe nė brigjet e Judesė u shpallė barinjėve Lajmin e gėzueshėm pėr lindjen e Mesisė, “lavdi Hyjit nė lartėsi”.

Kjo Foshnje do tė vazhdojė jetėn e vet nė Nazaret, por do tė vij momenti i rėndėsishėm pėr ne, kur nė Kalvar do tė ndodhė Dėftimi i dytė. Tė parin e solli engjėlli, ndėrsa tė dytin e shqipton zėri i Zotit: “Qe biri yt”. Zoja, pra, nuk ėshtė mė vetėm Nėna e Krishtit, por ajo bėhet edhe Nėna jonė.

Eva me mosdėgjesėn e vet te druri i njohjes sė mirės dhe tė keqes e humb emrin - Nėna e tė gjallėve, ndėrsa me ndėgjesėn dhe flijen e vet Maria pranė Kryqit denjėsisht bėhet Nėna jonė.

Kjo, pra, ėshtė dashuria e Krishtit i cili edhe nė Kryq vazhdon tė kujdesohet pėr mua dhe pėr ty duke na e lėnė Nėnėn e vet pėr Nėnėn tonė. Ajo kurrė nuk do tė pushoj tė lutė dhe ndėrmjetėsojė pėr ne.

FJALA E KATĖRT

“Hyji im, Hyji im, pėrse hoqe dorė prej meje?“

Tri fjalėt e para u ishin drejtuar atyre qė Krishti mė sė shumti i donte: Armiqtė, mėkatarėt dhe shenjtėrit. Dy fjalėt nė vazhdim zbulojnė vuajtjet e Krishtit Zot e Njeri tė cilat i pėrjetoi nė Kryq. Fjala e katėrt nė mėnyrė simbolike paraqet vuajtjet e njeriut qė ėshtė i lėnė edhe prej Zotit, ndėrsa e pesta paraqet dhimbjen e Zotit qė ėshtė i lėnė prej njerėzve.

As natyra nuk mbeti indiferente kur njeriu e kryqėzoi Krijuesin e gjithėsisė. Tokėn e mbuloi njė errėsirė e madhe kur Krishti tha Fjalėn e katėrt: „Hyji im Hyji im, pėrse hoqe dorė prej meje“? Fshehtėsi e madhe kjo pėr ne. Zoti i lėnė prej Zotit. Biri e thėrret Atin e vet, Zotin. Sa mė ndryshe tingėllojnė kėto fjalė nė krahasim me ato tė lutjes qė na e mėsoi: “Ati ynė, qė je nė qiell”. Nė momentin e tmerrshėm qė pėrjetonte Krishti pasi mbi vete kishte marrė tė gjitha mėkatet e botės, duket sikur ėshtė fshehur edhe para Tij fytyra e Atit qiellor. Krishti i pėrjeton kėto vuajtje pėr tė gjithė ata qė nuk e pranojnė Zotin, pėr ata qė dyshojnė nė praninė e Tij si dhe pėr tė gjithė ata qė rrinė indiferent ndaj Zotit.

O Krisht ēdo gjė nė botė ėshtė e Jotja pėrpos vullnetit tim. Na mėso tė themi: “Jo vullnesa ime, por vullnesa jote u bėftė o Zot”.

FJALA E PESTĖ

“Kam etje”

Ky ėshtė ankimi mė i shkurtė prej kėtyre shtatė ankimeve nga Kryqi. Krishti vazhdon predikimin e vet. Ai nuk mallkon ata qė e kryqėzojnė, nuk i qorton as nxėnėsit qė tė frikėsuar rrinin skaj rrugės. Nė tjetrėn anė, nuk i jep fjalė shprese Magdalenės, fjalė dashurie Gjonit e as fjalė qė i premtojnė jetėn Nėnės sė vet Zojės sė Bekuar. Nė kėtė moment nuk i drejtohet as Atit tė vet, vetėm se, prej thellėsisė sė Zemrės sė Tij tė Shenjtė del ankimi: “Kam etje”.

Krishti kėtu nuk lakmon pak ujė tė kėsaj toke, por Ai e dėshiron dashurinė tonė. “Kam etje pėr dashuri”. Nė njė mėnyrė na zbulohet dhimbja e Zotit i cili ėshtė i lėnė prej njerėzve. Krishti ka nevojė pėr ujin apo dashurinė e shpirtit tonė. Nė fund tė fundit, e kush e ka dėshmuar dashurinė e vet ndaj nesh nėse jo Krishti? Lexojmė nė Shkrimin Shenjt se: „Askush nuk ka dashuri mė tė madhe se ndokush tė jap jetėn e vet pėr miqtė e vet“. Kėtė dashuri Ai e dėshmon edhe kur i themelon Sakramentet qė gjithjnė tė mbetet i pranishėm nė mesin tonė. Edhe kjo ėshtė njė shprehje e dashurisė sė Tij tė pamasė e shfaqur ndaj nesh. Pėrmes sakramenteve, kėtyre shenjave tė dukshme tė dashurisė sė Tij ne e shuajmė etjen tonė shpirtėrore.

Pėr kėtė arsye, dashurinė tonė qė duhet tė jetė e ndėrsjelltė, nuk e meriton askush mė tepėr se sa Krishti-Zoti ynė.

FJALA E GJASHTĖ

„Gjithēka u krye”

“Hyji e krijoi njeriun nė pėrngjasimin e vet” (Zan 1, 27), por e dijmė se me kryengritjen e Luciferit kėtė pėrngjasim njeriu e humb dhe kėshtu i nėnshtrohet pushtetit tė errėsirės qė ėshtė vdekja. Mirėpo, Ati qiellor, me mėshirėn e vet don gjithėsesi ta kthejė njeriun nė gjendjen e mėparshme tė lavdisė sė tij. Zoti e dėrgon nė botė Birin e vet qė krijesat e tija edhe njėherė ta shofin se ēfarė duhet tė jenė sipas dėshirės dhe vullnesės sė Krijuesit tė tyre. Nė vend tė Adamit tė padėgjueshėm vjen Krishti i ndėgjueshėm, e nė vend tė gruas krenare Evės vjen gruaja e pėrvujtė Maria. Nė vend tė drurit tė kopshtit tė Edenit qėndron druri i Kryqit.

Shėlbimi ynė u realizua, por me pesė varrė tė mėdha tė Krishtit, nė duar, kėmbė e krahėror. Kjo ishte beteja nė tė cilėn Krishti thėrriste: “Fali o Atė”. Dhe, ja, momenti kur Krishti i`a paraqet Atit punėn e kryer: „Gjithēka u krye”!

Krishti e vuri gurin e themelit mbi tė cilin tash ne duhet ta formojmė jetėn tonė. Prandaj, e Premtja e Madhe e Tij asgjė nuk do tė na vlejė nėse nuk e marrim Kryqin e nuk shkojmė pas Tij. Qė tė jetojmė sipas mėsimit tė Tij, gjithmonė do t`na pengoj mėkati, prandaj duhet t`i luftojmė dukuritė tona tė kėqija, sepse derisa tė jetė mėkati i pranishėm nė jetėn tonė Krishti gjithnjė do tė kryqėzohet nė zemrat tona.

FJALA E SHTATĖ

“O Atė, nė duar tua po e porosisė shpirtin tim”

Atėherė kur Zoti e dėboi Adamin prej kopshtit tė Edenit, ai u detyrua qė kafshatėn e gojės ta siguroj me djersėn e vet (Krhs. Zan 3). Mė vonė ai ballafaqohet me njė dukuri tė te tė cilė deri atėherė nuk e kishte njohur. Kur hasė nė trupin e vdekur tė Abelit ai e merr dhe i`a dėrgon Evės. E thėrrasin por ai nuk pėrgjigjet. Asnjėherė nuk kishte qenė ashtu i heshtur, i ftohtė dhe i palėvizshėm. Ndėrsa ishin tė hutuar iu ra ndėr mend se: “atė ditė qė tė hanė prej pemės sė dijes tė mirės dhe tė sė keqes do tė vdesin” (Zan 2, 16-17). Dhe, ja, pėr tė parėn herė erdhi nė botė vdekja.

Edhe Krishti po i kthehet Atit. Fjala e gjashtė ishte “e kreva veprėn time”, ndėrsa tash Ai e thotė Fjalėn e fundit: “Nė duar tua po e porosisė shpirtin tim”. Nė orėn e fundit tė jetės sė tij Krishti e dhuron edhe pikėn e fundit tė gjakut tė vet pėr shėlbimin e botės.

Zoja e Bekuar nė Betlehem i`a dhuron njerėzimit Birin e vet, ndėrsa nė Kalvar njeriu mėkatarė ia kthen asaj. Ta lusim Zojėn qė tė ndėrmjetėsoj te Biri i saj qė t`na i falė mėkatet tona dhe tė na e jep hirin qė mos ta kryqėzojmė mė.

PĖRFUNDIM

Gjatė kėtyre shtatė porosive prej Kryqi qė Krishti na i drejtoi e patėm rastin dhe e kemi gjithnjė qė mė mirė ta njohim dashurinė e Zotit, prandaj, pėr ne, le tė jenė kėto fjalė, fjalė shprese dhe fuqie qė tė mos biem mė nė mėkate.

Edhe ne na thotė Krishti se do tė jeni me mua nė parriz, por lyp prej nesh qė ta kryejmė vullnesėn e tij. Ai na e dha Nėnėn e vet pėr Nėnėn tonė. Ajo na bėftė tė denjė qė tė qėndrojmė nė praninė e Birit tė saj, i cili me dashurinė e vet tė madhe e shuan etjen tonė shpirtėrore dhe na e mundėson edhe ne qė njė ditė tė mund tė themi: “Gjithēka u krye, o Atė, nė duar tua po e porosisė shpirtim tim”.



________________
[1] Ky ėshtė libėr i njė ipeshkvi amerikan Fulton J. Sheen (1895-1979). Pėrmbajtja e kėsaj teme kryesisht ėshtė prej kėtij libri. Shpresoj qė kėto fjalė tė na ndihmojnė pėr njė meditim tė mirė mbi vuajtjen e Krishtit e cila duhet tė zgjojė nė ne ndjenjėn e pendimit. Krishti prej Kryqi, edhe nė momentet mė tė vėshtira tė jetės sė vet shfaq Dashurinė ndaj nesh duke e dėshmuar se i “deshti tė vetėt edhe atė mu deri nė Kryq”. Porositė e tija edhe sot jehojnė nė veshėt tanė, prandaj, me njė pėrshpirtėri tė madhe, t’i lexojmė kėto fjalė.