At Zef Giuseppe Valentini si kritik letrar dhe mendimtar i viteve 30-tė


"At Valentini mbrriti nga Italia nė Shqipėri nė shtatorin e vitit 1922. N'at muaj tė ėmbėl e tė praruar vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtėsinė e rrugėve tė saj gjarpnuese, rrethuar me gjethet e zverdhura tė lulvileve n'agoni e me aromat e fshehta qė asokohe vėrshonin prej s'brendshmi nė rrugė, tue ardhė prej matanė mureve tė larta tė oborreve tė mbyllura''.

Sigurisht, nė periudhėn e qėndrimit tė parė nė Shkodėr, ai do tė jetė ndjerė nė siklet pėrpara kėtyre dyerve tė mbyllura fort, n'ato shtėpi prej tė cilave vetėm dritaret e fortifikuara vėshtronin nga rruga, pėrballė atyre njerėzve tė sjellshėm e madje ceremonialė, por tė rezervuar e me pamje tė mezidallueshme mosbesimi, qė s'lejonin me u folė as edhe njė fjalė mė tepėr nga ajo qė pėrmbante fjalori i tyre ngushtėsisht konvencional.

Edhe pse mundohej tė pėrshtatej me vullnetin mė tė mirė e me tė gjithė "arsenalin" e tij tė komunikimit, ai nuk arriti kurrsesi ta thyente akullin me nxėnėsit e vet, nė klasat e gjimnazit ku jepte mėsime mbi latinishten, greqishten, italishten, religjionin apo historinė e natyrės. Ndihej sinqerisht i pikėlluar pėr kėtė dėshtim, kur e la Shqipėrinė pėr tė shkuar nė Xhenova e pėr tė vazhduar studimet pėr filozofi. E po kaq i izoluar vazhdoi tė ndihej edhe atėherė kur u kthye pėrsėri nė Shkodėr nė vitin 1926, tashmė pėr tė qėndruar gjatė. Mure qė dukeshin tė pakapėrcyeshėm nga moskuptimi e pengonin tė vendoste marrėdhėnie miqėsore me shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe me nxėnėsit e vet nė veēanti. I pėrfundonin pa rezultate tė gjitha pėrpjekjet e depėrtimit nėpėr ata shpirtra qė i dukeshin hermetikė. Aq mė tepėr qė ky moskuptim, po i shkaktonte edhe dėshtimin e detyrės sė tij si misionar. Kėshtu i tronditur sė brendshmi nga njė krizė ė rėndė shpirtėrore, arrin deri nė pikėn e dorėzimit dhe braktisjes sė ēfarėdolloj detyre. Vendos madje tė kėrkojė edhe transferimin.

Mirėpo e gjitha kjo ndryshoi nė ditėn e pėrvjetorit tė ditėlindjes sė tij, kur ai vuri re papritmas se sjellja e atyre djelmoshave nuk diktohej nga mosbesimi apo nga mungesa e dashurisė dhe respektit, por nga karakteri i veēantė i shqiptarit, i cili shfaqjet e hapura tė ndjenjave i konsideron si akt dobėsie".

Qė prej atij ēasti, akulli u thye. Pak nga pak ai u ndje i rrethuar jo vetėm nga simpatia, por edhe nga ngrohtėsia e sinqertė e kujtdo shqiptari me tė cilin takohej. Fliste hapur, komunikonte me banorė qytetesh, katundesh, malesh, dėgjonte me vėmendje njerėz tė ēdo niveli e feje, duke kėrkuar tė njihej madje dhe me problemet e tyre personale. Njė padovani si ai banesat karakteristike shkodrane, i kujtonin shtėpitė e fshatit tė vet, nė Brenta. E mahniste atmosfera e botės sė kėtyre familjeve, mbrujtur mes njė fisnikėrie autentike, e mbetur e pacėnuar nga shtrėngatat shekullore. Shijonte me ėndje shurupet e ėmbla tė limonėve, rritur nė oborret e shtėpive, dardhat e kopshteve shtėpijakė, gatuar me kujdes e ngrohtėsi sipas recetave tradicionale, rakinė e fortė tė rrushit tė vreshtave tė Bardhaj e Rencit…"

Megjithatė, me mprehtėsinė dhe intuitėn qė e karakterizonte, ai e kuptoi menjėherė se veprimtaria e tyre vėrtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran, pa e kapėrcyer gardhin e tij dhe pa hyrė nė lėmin e gjerė tė lėvizjes kulturore dhe shoqėrore qė kishte nisur tė shpėrthente nė Shqipėri, pas viteve 20-tė. Kėtė hap cilėsor jezuitėt do ta bėnin vetėm mė vonė, nė fillim tė viteve 30-tė me botimin e njė reviste me qėllime tė qarta dhe tė prera filozofike, letrare, e social kulturore, qė ata e quajtėn L.E.K.A. Ėshtė pikėrisht kjo revistė ku At Zef Valentini do tė dėftojė gjithė pasionin e tij pėr shkencė, gjithė aftėsitė e tij mendore, gjithė vetitė e tij si studiues me pėrgatitje tė thellė e tė gjerė, qė kapte skajet e erudicionit tė ndriēuar nga kultura e tij humaniste, veshur me petkun e largpamėsisė dhe origjinalitetit tė spikatur tė talentit tė vet, sidomos nė dyert e fushave tė shkencave shoqėrore.

Asokohe nė Shqipėri numėroheshin rreth 170 revista me veprimtari tė pėrcaktuar nė fusha tė ndryshme tė kulturės dhe fesė. Por kriteret nga tė cilat nisi punėn Zef Valentini qenė goxha tė larta nė krahasim me ato tė tė tjerėve.

Dalloheshin kryesisht artikujt qė filluan tė pėrfaqėsonin filozofinė dhe teologjinė, letėrsinė dhe historinė, ekonominė dhe tė drejtat politike e morale; pra, praktikisht tė gjithė argumentet e nevojshėm pėr ringjalljen dhe zhvillimin e ambjentit shqiptar.

Theksojmė kėtu faktin se Valentini, nė krye tė kėsaj reviste, nuk shfaqej aspak si shkencėtari i zyrave, si teoricieni pa kurrfarė kontakti me jetėn, si mendimtar i shquar qė nuk merr lėndė nga realiteti, por njė njeri impulsi i flaktė i dashurisė dhe humanizmit tė tė cilit e shtynte tė merrte pjesė nė zgjedhjen e nyjeve komplekse tė problemeve qė lidheshin jo vetėm me albanologjinė, por edhe me vetė Shqipėrinė dhe jetėn e saj tė brendshme. E gjitha kjo kishte vetėm njė shpjegim tė thjeshtė: brenda tij tashmė rritej e gjallohej njė vrull i madh pasional, brenda tij tashmė ai ndihej pėrfundimisht shqiptar.
Kėsisoj, pėr tė qe njė dėfrim tė kalonte nga kėrkimi dhe zbulimi i njė dokumenti tė ēmuar historik nė njė skutė tė errėt e tė humbur tė njė rafti tė pluhurosur biblioteke, nė sqarimin dhe shtjellimin praktik tė ideve e doktrinave filozofike, - si te artikujt "Ndėrgjegjja", "Kulturė, intelektualitet, diplomė, kolltuk", "Gjurmime filozofike mbi kuptime tė drejta", "E mira dhe e keqja", "Lindje e Perėndim", "Tue gjuermue kuptimin themelor tė mistikės", "Tė drejtat e metafizikės": Apo nė diskutimet social-politike tė kohės, si te "Morali i pares, "Optimizėm e pesimizėm", "Paqifizėm dhe atdhetarizėm", "Ndėrgjegja publiqitare", "Ndėrgjegjja profesionale", "Njė ligjė eugjenike" nė Shqipėri" (mbi parimet morale tė martesės), "Vetėvrasa, "Amicus Socrates… por folja hakun" (njė polemikė drejtuar Branko Merxhanit nė lidhje me meritat e klerit shqiptar), etj; Apo nė kritikė e gjuhėsi, si te "Shoqatat gjuhėsore tė Rilindjes", "Dale,…" (mbi unifikimin dhe zyrtarizimin e bashkimit tė gjuhėve dialektore), "Ēashtja e gjuhės, vlerėsim, pasurim dhe pastaj bashkim i dy dialekteve"; Apo me njė studim mė vete, tė titulluar "Nė parahistori tė shqipes", ku hartohet njė radhė prej 277 fjalėsh shqipe tė dėshmuara nė dokumentet historikė tė kohės, shumė mė parė se sa tė futeshin nė tekstet shqiptare; Apo nė njė punim tė gjatė e tė vazhduar nė rreth 20 numra te "LEKA", mbi njė "Studim ma objektiv tė historisė sė pedagogjisė'', ku ai merret gjėrėsisht me davaritjen e kritikave dhe parashtrimin e parimeve frymėzuese tė "Ratio studiorum", metodės klasike tė jezuitėve nė edukimin e tė rinjve.

Nė kėtė parantezė, edhe pse tė njė lloji tė veēantė e tė shtrira nėpėr fusha specifike tė dijes, janė pėr t'u pėrmendur edhe pėrkthimet e tij tė artikujve tė ndryshėm mbi albanologjinė, si p.sh. ajo e Baldaccit kushtuar albanologut hungarez, baronit F. Nopēa; ajo e kardinal Tagliavinit mbi "Kardinal Mezzofantin dhe gjuhėn shqipe"; ajo e Florio Banfit me titull: "M'a i moēmi humanist shqiptar, Gjon Gazuli", njė kontribut ky mjaft origjinal e jashtėzakonisht i ēmuar, i sjellė prej shkrimesh e dokumentesh tė panjohura mė parė, nga ana e historianit hungarez Ladislav Halik-Borak, qė parapėlqente shpesh nė artikujt e vet pseudonimin Florio Banfi.

Por padyshim, vlera mė e ēmuar qė i ka lėnė letėrsisė sonė, janė kritikat e njė niveli elitar qė ai ka dhuruar pėr figurat mė tė mėdha letrare tė Shqipėrisė sė asaj kohe.
Kėshtu, nė kėtė panoramė recensionesh e artikujsh, paraqitet madhėshtore sprova e tij mbi Fishtėn, me anė tė sė cilės autori mėton tė japė ēelėsin pėr tė hapur thesarin e poezisė fishtiane, duke e gjetur atė nė konceptin heroik tė njė jetese tė mbrujtur nga kurajoja, qėndrueshmėria, vlera morale, besnikėria dhe nga tėrė ajo mori karakteristikash qė janė rezultat i tyre i drejtpėrdrejtė, si mėnēuria, fisnikėria, mikpritja, bujaria dhe dekori i saj pafajėsor e gati naiv. Duke vėnė para syve tė lexuesit jo vetėm shpirtin dhe format popullore qė shfaqen qartė nė veprėn e poetit tė "Lahutės sė Malcis" (metrika, stili, vlerat etike dhe juridike tradicionale), por edhe brenditė e reja ideologjike qė e rigjallojnė atė, ai thekson se "duke pranuar stilin e rapsodėve qė i pėlqen aq shumė popullit tė tij, Fishta pranon gjithashtu edhe pėrralloren si sfond a dekor letrar, por nuk kėrkon tė pranojė kurrsesi pėrkundjen si nė djep tė njerėzve tė Atdheut tė vet nė njė jetė ėndėrrimtare"; Pėrkundrazi, ai kėrkon ta parapėrgatisė trimėrisht dhe shpirtėrisht popullin e tij pėr njė Rilindje, tė kuptuar jo vetėm si njė luftė apo njė luftė pėr pavarėsi, por si njė ringjallje tė gjithanshme tė jetės shpirtėrore kombėtare, si njė ngritje totale tė saj nė njė shkallė mė tė lartė qytetėrimi, bazuar gjithmonė nė parimet e shėndosha etike tradicionale…"

"Nuk gjejmė te Fishta kurrfarė rrethanash motivuese e pėrjetuese tė luftės, nė njė kohė kur ėshtė konstante pėrherė njė thirrje e fortė ndaj virtyteve shoqėrore themelore pėr etikėn tradicionale shqiptare, tė mishėruar nė traditėn juridike tė kanunit tė maleve". E, kjo pėr faktin se vlera tė tilla, padyshim mjaft tė ēmueshme, mund tė strukturojnė njė bazė tė fortė e pėr t'u pasur zili nė ndėrtimin e jetės kombėtare. "Ėshtė pikėrisht ky program i frymėzuar nga ide tė reja tė shkrira aq natyrshėm me ato tė vjetrat, e qė ngjizet aq mirė nė personalitetin e spikatur tė Fishtės, ai qė mund tė na ndihmojė nė zbėrthimin e poezisė sė tij" - nėnvizon Valentini. "Ndaj, merita mė e madhe i takon jo vetėm intuitės pėr tė pranuar dhe strukturuar kėtė mpleksje tė tillė vlerash, por edhe aftėsisė pėr t'i dhėnė kėtij drejtimi tė ri tė jetės shqiptare njė zė tė fuqishėm e njė program tė thellė e tė ekuilibruar, tė hartuar nė gjirin e njė poetike qė e lartėson jo vetėm si poet tė madh, por edhe poet kombėtar, e padyshim njėri nga mė tė mėdhenjtė nė botė, tė cilit pėr t'u emėruar si i tillė, i mungon vetėm fakti i tė qenit tė pėrkthyer nė gjuhėt kryesore".

I rėndėsishėm pėr t'u theksuar nė studimet e Valentinit mbi Fishtėn ėshtė edhe cilėsia homerike dhe prirjet mikelangjeloliste qė ai vėren nė poezinė e tij. Kėshtu, shfaqet gjenial krahasimi bazuar nė vargje, detaje historike e koncepte, i "Lahutės sė Malcis" dhe kryeveprave homerike (i vazhduar nė disa numra tė Lekės), pėr tė arritur nė "pėrfundimin e lavdishėm" (siē shprehet P. Marlekaj) se "Fishta mund tė rrijė fare mirė nė radhė me Homerin, ose mė pėrpiktas, nė analogji proporcionaliteti me tė". Aq mė tepėr qė ai e cilėson atė "homerik, por jo homerid", me fjalė tė tjera: "Dy poemat, po tė ishin dy piktura, do t'i vinim nė tė njėjtėn dhomė galerie, pėr tė ba "pendant" njėra-tjetrėn, pa guxuar tė caktojmė diēka mė tepėr, por duke mohuar prerazi se njėra ėshtė kopje e tjetrės".

E kjo pėr faktin e pamohueshėm se "Fishta nuk kopjon, as nuk imiton, por mban me Homerin njė analogji proporcionaliteti, njat analogji qė nuk e vendos nxėnėsin nė njė shkallė mė tė ulėt nga mjeshtri, apo si njė shtojcė e tij, por baraz me tė".
Po kaq e paharrueshme ėshtė edhe pėrpjekja tjetėr e Valentinit pėr tė analizuar veprėn e Koliqit. Nė kėtė pikė, do tė qe me vlerė tė paraqisnim teknikėn dhe zgjedhjen e veēantė tė metodės qė Valentini pėrdorte nė kompozimin e njė kritike letrare. Nė studimet e tij, vendin parėsor nuk e zė kurrė vepra letrare nė autonominė e saj, me pėrfundimet pasuese, vlerėsuese apo paragjykuese; pėrkundrazi, parėsor dhe konstant ėshtė qėllimi pėr tė rrokur heteronominė nė thelbin e vet, ose e shpjeguar mė tej, pėr tė ngėrthyer indet e larmishme e nyjet e pazgjidhshme tė lidhjeve me format e qytetėrimit dhe ethshmėrinė shekullore tė jetės kolektive, prej sė cilės ato marrin domethėniet mė tė vėrteta e mė tė pėrjetshme. Shembulli mė i mirė i pėrdorimit tė kėsaj metodologjie ėshtė sprova "Jeta shkodrane pėrmes shkrimeve tė Koliqit", e pėrpunuar mė vonė nė tė famshmen "Shkodra dhe poeti i saj", sprovė nė tė cilėn hapėsira (vepruese) e poetit shėrben me njė efikasitet befasues nė kuptimin e ideologjisė dhe spiritualitetit intim qė qarkullon nė veprėn letrare tė Koliqit, tė poetit i cili qe i pari qė arriti tė kuptojė e tė kėndojė nė lirikat e tij Shkodrėn, "kėtė qytet sekret e shumėformėsh, qė sa mė shumė ta njohėsh e ta studiosh aq mė shumė forma tė reja i zbulon; ato tė duken sikur tė zhvillojnė shumė kinde tė kėtij sekreti, kur nė realitet tė bėjnė tė gjendesh pėrballė njė misteri tė ri".

Duke bėrė krahasimin midis Mjedjės dhe Koliqit, Valentini vėren se "gjer nė kohėn e daljes sė tyre, Shkodra s'kish pasur kurrė njė poet tė sajin. Duam tė themi jo njė poet qė t'ishte biri i saj e ta ilustronte hijshėm me famėn e vet, por njė poet qė ta ndjente e ta kremtonte nė gjithė madhėshtinė e kėsaj fame".

Aq mė tepėr qė Shkodra e asaj kohe ishte njė thesar i ēmuar vlerash me tė cilat s'mund tė mburrej asnjė qytet tjetėr, ku mbi tė gjitha spikaste katoliēizmi i saj i pėrjetshėm e i palėkundur kurrė, pėr tė cilin mund tė thuhet se ajo ka shoqe vėrtet shumė tė rralla nė tė gjithė botėn katolike.

Sepse janė pikėrisht kėto karakteristika tė historisė sė qytetit, ajo lėndė qė Koliqi rroku, blatoi por edhe pėrjetoi nė mėnyrėn e vet misterioze prej shpirti poeti. Ėshtė pikėrisht kjo aventura nė tė cilėn ai u rrek: "Tė ndjekė fijet e pejzave tė shpirtit shkodran, me rezultat atė "shkundje" tė fortė ideologjike qė ai arriti t'i japė kėsaj bote nė krizė tė plotė transformimi, pėr shkak tė shqyerjes nga aspiratat e reja pėr tė provuar bashkė me kėnaqėsinė e kėsaj shkundjeje edhe shijen e skandalit qė i rri gjithmonė pėrbri gjithēkaje: "pėr konservatorėt ajo nuk qe mjaftėsisht konservatore, pėr inovatorėt tejmasėsisht konservatorė", njė skandal ky qė asokohe nga letrar shndėrrohej menjėherė edhe nė moral".

Nisur nga kjo metodė e studimit kritik dhe nga rrjedha e arsyetimit estetik dhe lirik tė autorit, nė pėrfundim tė sprovės Valentini na jep njė portret mjeshtėror tė Koliqit dhe njė mesazh tė sintetizuar, teknik dhe shpirtėror tė veprės sė tij: "Gjuha e poetit kullon prej Shkodrės dhe maleve tė saj" - shpjegon ai, por nuk ėshtė as njėra as tjetra: "Ėmbėlsia dhe ngrohtėsia e saj i drejtohet kujtimeve shkodrane, ndėrkohė qė entuziazmi dhe pathosi i jepet misionit tė Shkodrės nė shėrbim tė Atdheut", pėr t'u ngėrthyer nė njė ndjesi tė vetme: "Shkodra nuk mundej e nuk do tė mundet kurrė tė bėjė pa poezinė e tij. Pėrkundrazi, me tė nė gji, ajo do tė jetojė gjithmonė e gjallė, si njė pikturė prekėse dhe gjallimndjellėse, njė pikturė qė s'e pat bėrė e s'ka pėr ta bėrė askush ndonjėherė".

Nė vazhdim tė udhės sė vet nė "historinė" e mendimit kritik shqiptar, i prirur edhe nga formimi i tij i spikatur e i rreptė me theks klasik, Valentini shpejt do tė gjendej nė pragun e kėrkimit dhe tė zbulimit tė asaj ēka klasike pėrmban brenda saj tradita letrare shqiptare. Kėshtu, ai ishte i pari qė rrėmoi nė vargun e humanistėve tė mėdhenj shqiptarė duke shkruar njė studim tė gjatė (nė disa numra) pėr mė tė madhin prej tyre, Marin Beēikemi (me nėntitullin "Njė humanist shkodran"), pėr tė kaluar mė pas nė sprovat madhėshtore mbi De Radėn ("Jeronim De Rada nė literaturėn dhe historinė shqiptare") dhe Zef Skiroin ("Zef Skiroi: pėrfaqėsuesi i traditės klasike tė poezisė shqiptare"). Pėrsa i pėrket veprės sė De Radės, te Valentini spikat mbi tė gjitha trajtimi i mprehtė e filozofik qė ai i bėn karakterit parėsor e mbizotėrues tė shpirtit tė poetit, religjiozitetit, bazuar filologjikisht edhe nė detajet qė jep vetė autori nė shkrimet e tij autobiografike. Nė kėtė kėndvėshtrim, duke nxjerrė nė pah mistiēizmin e De Radės, sentimentit qė shfaq veten mė shumė se tė gjithė tė tjerėt nė poezinė e tij, studiuesi argumenton se prej zemrės sė kėtij mistiēizmi grafullon pohimi konstant i njė previdence, qė ruan nė vetvete fatet e njeriut, tė kombeve e tė gjithė botės.

Njė sentiment ky qė e bindi De Radėn tė ndihej i shėnjuar pėr tė ringjallur shpirtin e bashkėkombasve tė tij, duke besuar se mbarte mbi vete njė mision tė pashlyeshėm nga ēfarėdolloj shtypje dhe pengimi. Njė mision tė cilit Valentini do t'i pėrgjigjej me tė gjithė pathosin shqiptar tė kredos sė tij. "Edhe ne si ai, besojmė nė providencėn e kėsaj vepre"… "E mund tė thuhet pa ndrojė se De Rada qe i pari qė arriti t'i bėjė tė njohur Evropės ekzistencėn e njė Shqipėrie - Atdhe tė heronjve e truall tė njerėzve me sentimente fisnike - tė denjė pėr tė rrojtur njė jetė tė tyren krahas tė gjithė atyre kombeve qė Zoti u ka dhėnė njė fytyrė, e rrjedhimisht njė mision".

Por nga ana tjetėr, s'mund tė lėmė pa pėrmendur e pa i quajtur Pilatė, tė gjithė ata qė nuk arrijnė dot tė njehėsohen me konceptin religjioz fisnik tė Atdheut, pikėrisht pse "pėr ta ėshtė mė interesante lėnda se sa shpirti i veprės"…

E diku mė tej, ai shpall hapur thirrje-sfidėn e tij pėr tė gjithė shqiptarėt, duke thėnė: "Ndaj, ne vazhdojmė tė kemi edhe sot, tė njėjtėn kredo me De Radėn. Besojmė si dhe ai nė Zot, e besojmė si dhe ai nė Providencė, rrjedhimisht besojmė edhe nė misionin qė zoti i ka dhėnė Shqipėrisė e qė do tė bėhet realitet vetėm atehėre kur tė vihen nė jetė idealet fisnike tė De Radės".

Pra, po tė kalojmė pėrtej meritave letraro-shkencore tė studimit dhe ta zhveshim atė nga petku i klerikut, fjalė tė tilla janė emblemė e faktit se brenda zemrės sė At Zef Valentinit, nuk flakėron vetėm zjarri i njė albanofili (gjė, qė dhe mė vete do tė qe kolosale), por gjallon regėtima mė pėrshkėnditėse e zemrės sė njė shqiptari tė zhurritur pėr Atdheun e vet. Pėr kėtė lloj zjarrmie proverbiale dashurie, brezat le t'i mbeten pėrjetėsisht mirėnjohės kujtimit tė tij.