Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 99 prej 99
  1. #81
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Cercafi i virgjerise ne Bibel

    14 dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",

    15 babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t'ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;

    16 dhe babai i së resë do t'u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,

    17 dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.

    18 Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;Ligji i Përtërirë - Kapitulli 22
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 08-07-2006 më 09:39
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #82
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Perdhuno, paguaj dhe martohu


    Ligji i Përtërirë
    28-29
    Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë,
    burri që është shtrirë me të do t`i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 08-07-2006 më 09:45
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #83
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar më parë nga Cappuccino
    Kjo fe e harapeve sjell:

    1)Dhune
    2)Pedofilizem
    3)Prostitucion familjar
    4)Incest
    5)Intoleranc
    6)Perversitet
    7)....etj



    Capu

    Nese ndonjeri nga krishteret ju sjell fakte rreth poligamise dhe marteses se profetit .

    Atehere tregojini historine e Jakobit prej te cilit kane prejardhjen dhe ato qe ato i quajne "popull i mallkuar".Jakobi kishte dy gra dhe dy konkubina.Po keshtu ne historine e tij do te mesoni se Jakobi flinte me rradhe nje here tek njera njehere tek tjetra.Te gjitha keto gjenden tek Zanafilla 30

    http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b01c030.htm


    Ndersa Prejardhja e Jezusit eshte prej Judes dhe birit te tij nga Tamara.Mirepo ju nuk e dini se kush eshte Tamara dhe pse ajo lindi paraardhesit e Jezusit.Ajo ne fillim ishte gruaja e djalit te Judes dhe me vone Juda e la shtazene duke kryer imoralitet nga te cilet linden dy binjake.Tamara ishte gruaja e djalit te Judes.Kete e keni per akuzat qe ngrene kristianet ne lidhje me zejdin.

    Lexoni gjenalogjine e Jezusit pavarsisht se sipas gjenalogjise se Lukes dhe Mateut dalin dy Jezusa.




    1 Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.


    2 Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.


    3 Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi;(Mateu1)

    Lexoni se cfare e kishte Juda Tamaren me te cilen linden femije

    http://www.albkristian.com/bibla_shqip/b01c038.htm
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #84
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    SAVDA,GRUJA E DYT E "PROFETIT" MUHAMET (Pedofil)

    Mbas vdekjes se Gruas se pare,Shavla thot qika e Hakimit,Gruaja e Otman Ibn Mazun,njeni nder ithetaret e par te Muhametit:
    "I derguari i Allahut,a nuk don prap te martohesh ?"
    Muhameti:"Kend?"
    Ajo:"A don Grua te virgjer,apo nje e cila nuk eshte me virgjine?"
    Muhameti:"E kush eshte ajo virgjine?"
    Ajo:"Ajo eshte qika e atij,te cilin Ti e don,Aisha,qika e Abu Bekrit."
    Muhameti:"E kush eshte ajo qe nuk eshte ma virgjine?"
    Ajo:"Ajo eshte Savda,qika e Ihb Quis,ajo eshte ba fetare dhe i permbahet Ligjeve tua."
    Muhameti:"Shko edhe mbaj te dyjat per mua!"
    Dhe keshtu shkoi ne Shtepin e Abu Bakr,dhe takoi Um Ruman,nanen e Aishes dhe i thot:
    "Qfar nafake dhe qfar bekimi mbi Ju dergoi Allahu!"
    Um Ruman:"Qfar eshte kjo nafak?"
    Shavla:"Muhameti me dergoi, qe Aishen te kerkoi per Grua."
    Um Ruman:"Te lutem,prit gjer sa vjen Burri im Abu Bakr,Ai duhet tani se shpejti te vie."
    Mu ne ate Momente Bekr mbrrini edhe Gruaja e njofton mbi porosin e Muhametit.
    Ai thot:" A eshte Aisha per te e pershtatsheme?"

    Pas ca kohe,Muhameti i qon fjal mbas Shavles:" Ti,Abu Bekr,je vellau im ne Islam e un jam vellau yt,dhe keshtu qika jote Aisha eshte per mua e pershtatsheme."
    Nana e Aishes e sqaron situaten:" Aisha eshte me djalin e Mutimit e fejuar."
    Kjo fejes u anulu dhe keshtu ju premtua Aisha 6 VJEQARE Muhametit pedofil.
    Pasi qe ajo ende ishte e vogel per te pas mardhanje sexuale me "Profetin",martesa u planifikua te behet ma von; ne kete kuptim Savda ishte Gruaja e par e Aisha e dyta mbas vdekjes se Gruas se par.

    Nje dit,Savda u thirr nga Babai i saj dhe i tha:"Muhameti eshte i interesuem per Ty,a don,qe Ti te martohesh me te?"
    Dhe me pajtimin e saj,ajo u ba Gruja e Muhametit.
    Para se te shkon te Muhameti,ajo ishte me Al Sakran e martuar dhe ishte femra e par qe e pranoi Islamin.
    Mbi fatin e ma vonshem dhe mbi mardhanjet e saja me "Profetin"Muhamet,Aisha tregon:"Mbasi qe Savda u ba ma e vjeter dhe e perdorur dhe Muhameti tregonte interes te vogel ndaj saj,ajo u frigonte se Muhameti do ta largonte.
    Ajo donte qe te jet Fati i Burrit dhe njiherit Gruja e "Profetit"dhe per ate i thot Muhametit:
    "I derguari i Allahut,une do te dhuroj ditet e mija ( dita e cila ishte e caktuar per mardhanje sexuale )Aishes!"
    Muhameti pranon ket propozim,keshtu qe edhe ja kushton rreshtat ne Kuran:

    "Nese nje Grua frigohet,se Burri i saj don te largohet dhe shmanget,ateher asnjeri nuk ban mekat,nese mirren veshte."(4,127) "

    E shikon Shiu dhe Arrubi c'beri profeti juaj me gruan ne mosh dhe si e zbuloi nje ajet te ri te cendisur nga epshi i tij seksual??


    Cappu

  5. #85
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Aisha 6 vjeqare,Gruja ma e dashur e "Profetit" Pedofil.

    Aisha tregon:
    "Une jam e vetmja Grua,e cila iu dha profetit permes zbuleses:
    Gabriele zbriti nje syret mbi pedofilin dhe i tha profetit: "Kete merre per grua (Kuptohej Ajshja 6 vjecare)"!

  6. #86
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pyetja ime është?: Si mund te pranohej Davidi ne gjeneologjine e Jezusit, kur ai e filloi me tradheti bashkeshortore? Mos 0 Zotl A nuk bie kjo ne kundërshtim me atë çka thuhet ne Deuteronomi 23:22 "Asnje i lindur prej një martesete paligjshme dhe asnjenga pasardhesit e tij deri ne brezin e dhjetë nuk mund te hyjë ne bashkesine e Perendise."


    Një tjetër shfaqje incesti, shoqëruar me perdhunim ishte ajo qe kreu Amoni, i biri i Davidit, mbi motren e tij, Tamaren (II Samueli 13:1.4:") Por ai, AMONI nuk pranoi ta degjonte dhe duke qenë me i fortë se ajo, e perdhunoi:" Një tjetër perdhunim i Shumefishte ishte ai qe kreu Absalomi me gratë e Davidit, siç tregohet ne I' Samuelin 16:33: "Kështu ata i ngriten Absalo'nit një tënde mbi Qati dhe atjeai harboi me gratë e te jatit përpara gjithë Izraelit".
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #87
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Te paster jane profetet nga shtremebrimet biblike


    Po kështu do të lexosh incestin e Profetit Lot me dy bijat e tij (Gjeneza 19:36 "kështu dy vajzat e Lotit mbeten shtatzena nga babai i tyre".
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #88
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Martesa brenda fisit ne bibel

    Lexo Eksodi 6:16-20, për te mësuar se cili qe Moisiu ne te vërtetë.

    Emrat e bijve te Levit sipas breznive ish in: Ghershon, Kanath, Merari...Dhe bijte e Kanathit qenë: Amrami... Amrami u martua me motren e te jatit e cila i lindi Aaronin dhe Moisiun.


    Gjeneza 20:12:" Veç kësaj, ajo (Sara) është me te vërtetë motra ime nga ana e tim eti: dhe ajo u be gruaja ime."
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #89
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Denimet biblike


    20 Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,

    21 atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj (Ligj 22)


    2 "Do t'u thuash bijve të Izraelit: Cilido nga bijtë e Izraelit ose nga të huajt që banojnë në Izrael do që t'i japë Molekut ndonjë nga trashëgimtarët e tij, do të dënohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasë me gurë.Levitiku - Kapitulli 20

    27 Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t'i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta".Levitiku - Kapitulli 20


    14 "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.
    16 Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.

    17 Kush ia heq jetën një njeriu, do të vritet.

    23 Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun(Leviticu 24)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #90
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Të Drejtat e Njeriut në Islam dhe Deklarata Islame (e Kajros)...



    Të Drejtat e Njeriut në Islam dhe Deklarata Islame (e Kajros) për të
    Drejtat e Njeriut.
    Me emrin e Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit.
    "O njerëz! Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre,
    dhe u kemi bërë popuj e fise, që ta njihni njëri-tjetrin. Më
    fisniku, tek All-llahu, është ai, që më së shumti i ruhet
    Atij…" (el
    Huxhurat, 13)
    Njerëzit janë të barabartë, si dhëmbët në krehrin e endësit, nuk ka
    përparësi të arabit ndaj joarabit. Dhe as të bardhit ndaj të ziut"
    (thënie e Muhammedit a.s.)

    Ajni Sinani
    Në kohën kur njerëzit kishin falsifikuar dhe ndryshuar mesazhin dhe
    librat e Zotit (Tevratin dhe Ingjilin), duke sajuar besime të reja
    dhe duke braktisur Islamin burimor; në kohën kur bota ishte mbretëri
    e territ dhe injorancës, kur njerëzimi jetonte në gjendje barbare;
    kur dy mbretëritë më të mëdha, Irani dhe Bizanti, jetonin nën
    pushtetin e tiranisë, të klasës së privilegjuar dhe të
    diskriminimit; kur Evropa ishte pre e barbarëve dhe jetonte në
    errësirë, kurse Amerika ishte ende e pazbuluar dhe banohej nga
    njerëz gjysëm të egër, All-llahu i Madhëruar, nëpërmjet Muhammedit
    a.s., shpalli Islamin.
    Islami, i cili përbën hallkën e fundit në zinxhirin e gjatë të fesë
    hyjnore, na mëson se njeriu është qenia më me vlerë e gjithësisë.
    Njeriu është një krijesë e veçantë, të cilën e ka dalluar i
    Madhi Zot, kundrejt krijesave të tjera. Duke u nisur nga ky
    botëkuptim islam, duhen parë edhe të drejtat e njeriut dhe obligimet
    e tij ndaj Krijuesit, universit dhe shoqërisë. Në mësimet e Islamit
    merren parasysh të gjitha nevojat e njeriut dhe jepen udhëzime të
    shumta e të përsosura për secilin rast. Ky është një element, të
    cilin nuk mund ta gjejmë në legjislaturat e tjera.
    Sistemi islam i legjislaturës, u qaset problemeve nga një kënd i
    gjerë, duke u bazuar në njohjen e shpirtit të njeriut, në njohjen e
    ndjenjave dhe prirjeve të tij, në njohjen e jetës së njeriut, duke i
    marrë parasysh nevojat dhe ndryshimet e tij, duke krijuar lidhje
    organike mes vlerave fetare dhe morale.
    Natyra njerëzore, njeriut, i është dhuruar nga Zoti. Njeriu
    lind i lirë, por megjithatë gjithkund është nën pranga. Të drejtat e
    njeriut në islam janë të rrënjosura thellë në të kuptuarit se Zoti,
    dhe vetëm Zoti, është autor i Ligjit dhe se Ai është burim i të
    gjitha të drejtave njerëzore.
    Për të kuptuar largpamësinë e të drejtave në Islam, është e
    nevojshme të theksojmë se të drejtat e njeriut në Islam, janë pjesë
    përbërëse e vizionit integral që muslimani ka ndaj Zotit, universit
    dhe njeriut. Kjo do të na ndihmojë që të përcaktojmë dimensionet e
    këtyre të drejtave, specificitetin dhe ndikimin e tyre në jetën e
    njeriut.
    Raporti ndaj të drejtave të njeriut qëndron apo bie me
    besimin në Zot. Ata që e mohojnë Zotin pa dashje ia përshkruajnë të
    gjitha të drejtat natyrës mëshiruese njerëzore, madje edhe kur
    gënjejnë vetveten me thirrjen për gjoja "të drejta natyrore". Në
    Islam, vullneti individual i nënshtrohet vullnetit Hyjnor dhe ka
    supremaci të interesave të përgjithshme kundruall interesave
    personale.
    Islami kërkon që njeriu të kuptojë vendin e tij në univers dhe
    lidhjet e tij me Të Gjithëpushtetshmin. Ai kërkon prej tij të
    kuptojë që duhet të bëjë jetë të respektuar e të mos pranojë
    poshtëërim e nënshtrim; që ai nuk është thjesht një kombinim mishi,
    kockash e gjaku me nevoja e dëshira vetëm materiale; dhe që ai duhet
    të jetë i vetëdijshëm, i lirë e krijues dhe duhet ta zotërojë veten,
    vullnetin dhe jetën e tij.
    Njeriu, që nga lindja, është i lirë dhe i barabartë me të
    tjerët. Të gjithë njerëzit janë lindur nga i njëjti paraardhës dhe
    kanë të njëjtën natyrë:
    "Ju të gjithë jeni bijtë e Ademit, kurse Ademi është krijuar prej
    balte." (hadith)
    Nuk mund të mohohet se njerëzimi përgjithësisht dallon në
    bazë të gjuhës dhe ngjyrës, mirëpo ky ndryshim nuk ndikon në
    barabarësinë e tyre dhe qenësinë e njëmendët njerëzore. Këto dallime
    janë sikurse ndryshueshmëria e ngjyrave të luleve në kopsht, ose
    sikurse llojllojshmëria e modeleve që i përdor njeriu. Privilegjet
    dhe përparësitë mbi bazën e gjuhës, dhe ngjyrës, të cilat kanë
    ekzistuar në popuj të ndryshëm mohohen kategorikisht nga Islami.
    Islami ka parashtruar të drejta themelore universale, dhe i
    ka dhënë njerëzimit një kod ideal për të drejtat e njeriut, që para
    1400 vjetësh. Qëllimi i këtyre të drejtave është të treguarit e
    nderit dhe dinjitetit mbarë njerëzimit, anulimi i eksploatimit,
    shtypjes dhe padrejtësisë.
    Korpusi i të drejtave të njeriut do të jetë stabil vetëm po
    qe se të drejtat fondamentale kuptohen në pajtim me pikëpamjen
    islame si të drejta të cilat nuk i krijon njeriu, por thjesht i
    zbuloi dhe i pranoi si përherë ekzistuese.
    Islami të drejtat e njeriut i ka sanksionuar me ligj, dhe ka
    siguruar mbrojtjen e tyre duke proklamuar se njeriu gëzon të drejta
    të patjetërsueshme dhe detyra të obligueshme, pa marrë parasysh
    gjendjen dhe pozitën e tij, për vetë faktin e të qenurit njeri.
    Kur flasim për të drejtat e njeriut në Islam, atëherë,
    nënkuptojmë ato të drejta që njeriut i janë dhënë dhe i janë dhuruar
    nga Zoti me vetë aktin e krijimit. Përderisa të gjithë njerëzit janë
    të barabartë në parim, Islami nuk pranon që individë të caktuar të
    trajtohen në mënyrë të ndryshme nga të tjerët. Është e njohur thënia
    e Umerit të Madh r.a. që ia tha valiut të Egjiptit, Amr ibn Asit,
    pasi që i biri i tij, kishte goditur një egjiptian gjatë një
    kalërimi: "Që kur i skllavëroni njerëzit, ndërkohë që nënat e tyre i
    lindin të lirë! "
    Islami nuk beson se ka grupe e klasa të caktuara, që janë
    lindur për të qenë të nënshtruara, e grupe e klasa të tjera, që janë
    lindur vetëm për të sunduar. Për muslimanët, çdo e drejtë duhet t'i
    kthehet burimit hyjnor - Kur'anit apo Sunnetit të Pejgamberit a.s. E
    drejta islame është tipike në insistimin se të drejtat themelore nuk
    mund t'i përcaktojë njeriu, por vetëm mund të kontribuojë për
    ndriçimin e tyre.
    Të drejtat e përpiluara, nga ligjvënësit ose kuvendet e
    ndryshme ligjvënëse, mund të flaken, ashtu sikurse edhe janë
    miratuar. Ndërkaq, të drejtat që janë dhënë nga Zoti, nuk mund t'i
    hedhë poshtë ose t'i flakë asnjë individ apo çfarëdoqoftë
    institucioni!
    Të drejtat janë të patjetërsueshme, vetëm nëse janë të
    vetvetishme, dhe s'janë vullnet i monarkut, i parlamentit apo i
    klasës, me një fjalë, nëse janë dhunti e Zotit, nëse kanë lindur dhe
    janë krijuar me njeriun. Ato janë një aspekt i dinjitetit njerëzor
    dhe, si të tilla, ato mbijetojnë kohën, kushtet dhe historinë dhe
    shkojnë deri te akti i Krijimit.
    Kartat, proklamatat dhe rezolutat e përpiluara dhe të
    aprovuara nga njerëzit, nuk mund të krahasohen me të drejtat e
    sanksionuara nga Zoti. Të parat, nuk e kanë fuqinë e duhur
    obliguese, ndërkaq, të dytat janë pjesë e pandashme e besimit islam.
    Të drejtat e tij janë me kuptim material dhe me kuptim
    shpirtëror. Të gjitha të drejtat përgjithësisht kanë të bëjnë me
    dinjitetin e njeriut, ku strumbullar i tyre, pas të drejtës për
    jetë, janë e drejta e barazisë dhe e lirisë. Këto janë dy të drejta
    të natyrshme të njeriut, sepse janë të pandashme nga vetë natyra e
    tij. Nga e drejta për jetë rezulton e drejta e ruajtjes së
    dinjitetit njerëzor. Jeta është ndijim dhe përjetim material i
    personalitetit të njeriut, kurse dinjiteti është ndijim shpirtëror i
    tij.
    Bota përëndimore mburret me historinë e të drejtave të
    njeriut. Ajo zëshëm pohon, se koncepti i parë i të drejtave
    elementare të njeriut, rrjedh nga Magna Carta e Britanisë.
    Shkurtimisht, historiku i të drejtave të njeriut është:
    1. Karta e Madhe e Lirive (Magna Charta Libertatum), viti 1215.
    2. Ligji për të Drejtat (Bill of Rights), viti 1689;
    3. Deklarata Amerikane e Pavarësisë, viti 1776, dhe
    4. Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve, viti
    1789.
    Në Përëndim, Magna Charta, prej vitit 1215, kremtohet si
    dokument i madh, i cili, me shkrim, vërteton sigurinë juridike të të
    gjithë (atëbotë) "të lirëve" dhe, poashtu, e obligon edhe mbretin,
    që t'u përmbahet ligjeve valide.
    Muslimanët e pranojnë, Kur'anin, si një bazë juridike, i
    cili i obligon të gjithë njerëzit, pa përjashtim, t'u përmbahen
    dispozitave të dhëna prej tij dhe atë, rreth 600 vjet para Magna
    Chartas. Muslimanët, jurisprudencën e tyre, e kanë fituar para 1400
    vjetëve, prej Allahut, me shpalljen e Kur'anit, që vlen për të
    gjithë njerëzit, madje, për të gjithë krijesat që ekzistojnë dhe për
    të gjitha kohërat Ndërkaq, njerëzit në përëndim, këto të drejta, i
    kanë përmbledhur prej njerëzve të tjerë dhe për këtë gjë u deshën
    1776 vjet.
    Formulimi i të drejtave të njeriut, në qarkun kulturor
    përëndimor, rrënjët e veta, i ka në një kryengritje, kundër
    dirigjimit të plotë 1700 vjeçar kishtar dhe kundër totalitarizmit
    sundues autokrat. Ndërkaq, muslimanët nuk është dashur që duke u
    thirrur në Zot, të shpikin fillimisht të drejtat e njeriut, e pastaj
    t'i fitojnë nga sunduesit. Ata, vetëm, është dashur të kujdesen për
    kthimin dhe referimin në fundamentat e Islamit, që të largonin
    regjimet e padrejta.
    Përëndimi duhet të dijë, se liritë e fituara, gjatë shumë
    shekujve në përëndim, janë të instaluara në Kur'an. Krahas lirisë,
    në jetën islame, gjithsesi, hyjnë edhe një varg obligimesh ndaj
    Zotit dhe bashkësisë, të cilat paraqesin bazë për një strukturë
    sociale, prej së cilës kultura përëndimore-hedoniste do të mund të
    mësonte.
    Prandaj, Islami na mëson se çdo njeri, pavarësisht nga
    vendi, feja, ngjyra, gjinia, shtresa shoqërore, thjesht për faktin
    se ai është qenie njerëzore, i gëzon të drejtat e tij të
    patjetërsueshme.
    Islami nuk bën vetëm deklarimin e të drejtave të njeriut, duke i
    përkufizuar si të drejta të natyrshme të tij, duke bërë rekomandime
    deklarative për respektimin e tyre, sikurse bëjnë shumë shtete, por
    garanton zbatimin e tyre. Të drejtat e njeriut, në Islam, nuk janë
    të karakterit deklarativ, por janë obligim imperativ për çdo pushtet
    ligjdhënës dhe pushtet ekzekutiv.
    Në vazhdim do të shohim se nuk ekziston kontradiktë
    esenciale ndërmjet mësimit islam dhe përëndimor për të drejtat e
    njeriut. Përkundrazi, Islami është sistem (komplementar) i të
    drejtave të njeriut.

    San Mak Brajd, profesor i universitetit të Dablinit, ish
    ministër i jashtëm i Irlandës dhe ish sekretar gjeneral i komisionit
    ndërkombëtar për të drejtën, gjatë dialogut ndërmjet disa juristëve
    dhe mendimtarëve nga Evropa dhe disa dijetarë të Arabisë Saudite,
    mbajtur në Rijad nga data 22-25 Mars 1972, duke shprehur admirimin e
    tij për të drejtën islame, thotë: "Këtu, nga ky vend islam, duhet të
    proklamohen të drejtat e njeriut, e jo nga ndonjë vend tjetër. Është
    detyrë e dijetarëve muslimanë që t'i proklamojnë, opinionit publik
    botëror, faktet e panjohura, mosnjohja e të cilave ka qenë shkak për
    shtrembërimin e imazhit të islamit, muslimanëve dhe pushtetit
    islam."
    Padyshim se është detyrë e gjithë dijetarëve muslimanë që
    t'i paraqesin parimet e larta morale të Islamit, qëndrimin e islamit
    në barazinë e njerëzve në aspekt të dinjitetit dhe të drejtave
    themelore të njeriut:
    "Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijt e Ademit..." (el Isra, 70.)
    Duhet të paraqesim urtinë e islamit, tolerancën e tij, aspektet e
    tij thellësisht humane dhe fleksibilitetin e tij, për të qëndruar
    përherë vital dhe për t'i përcjellë të gjitha periudhat e
    zhvillimeve të dobishme. Edhe ky punim i shërben këtij qëllimi.
    Me plotë të drejtë dijetari i madh, Mevdudiu, thotë: "Besimi ynë
    Islam, gjithjë e më tepër freskohet dhe forcohet, kur shohim se
    madje edhe në këtë kohë moderne, -e cila bën aq shumë zhurmë me
    pohimet e saj për progres dhe lumturi, -bota akoma nuk është në
    gjendje dhe as që do të jetë në gjendje, të përpilojë ligje më të
    drejta e më të paanshme se ato që janë dhënë, nga Islami, para 1400
    (e më shumë) vjetëve."

    Në vazhdim pason Deklarata (e Kajros) për të Drejtat e Njeriut.

    Deklarata Islame e të Drejtave të Njeriut
    Me emrin e Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit.
    "O njerëz! Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre,
    dhe u kemi bërë popuj e fise, që ta njihni njëri-tjetrin. Më
    fisniku, tek All-llahu, është ai, që më së shumti i ruhet Atij. All-
    llahu, më të vërtetë, është shumë i dijshëm dhe i informuar mirë."
    (el Huxhurat, 13)
    (Përkthimin e kësaj Deklarate (të Kajros) e kam bërë nga gjuha
    angleze të cilën e kam nxjerrë nga kjo adresë e internetit:
    http://www1.umn.ed/humanrts/INSTREE/...CLARACION.html, shën. nga
    Ajin Sinani)

    Vendet anëtare të Konferencës Islamike: - Duke pasur besim
    të plotë tek Allahu i Madhëruar, Krijuesi i të gjitha qenieve,
    Dhuruesi i të gjitha mirësive, e Cili e krijoi njeriun në formën dhe
    trajtën më të mirë, e nderoi duke e bërë atë mëkëmbësin e Tij në
    Tokë; i Cili i ka besuar njeriut të ndërtoj dhe mirëmbaj Tokën që Ai
    Vet e krijoi dhe i ka kërkuar njeriut që t'i përmbahet mësimeve dhe
    obligimeve Hyjnore dhe të shfrytëzojë gjithçka në në Tokë dhe qiell
    në shërbim të tij.
    -Duke besuar në Mesazhin e Muhamedit a.s., i cili ishte i
    ngarkuar me pejgamberinë dhe fenë e vërtetë si mëshirë për
    njerëzimin, si çlirues për të gjithë njerëzit e skllavëruar dhe
    shkatërrues i të gjithë tiranëve dhe njerëzve arrogantë në këtë
    jetë; i cili (i Dërguari i Allahut), shpalli barazi të vërtetë
    ndërmjet të gjithë njerëzve; duke mos dhënë preferencë të një
    personi ndaj një tjetri përveçse në devocion, i cili anuloi të
    gjitha dallimet ndërmjet njerëzve, të cilët Allahu i ka krijuar prej
    një njeriu të vetëm.
    -Të mbështetur në besimin e pastër monoteist, mbi të cilin
    është ngritur Islami, ku gjithë njerëzimit i bëhet thirrje dhe
    ftohet që të mos adhurojë askënd tjetër përveç Allahut të Madhëruar,
    të mos shoqëroj asgjë tjetër gjatë adhurimit të Allahut dhe të mos
    marrë hyjni të tjerë për adhurim, përveç Allahut; besim, i cili
    është i vetmi që formon bazën e vërtetë të lirisë, dinjitetit dhe
    integritetit njerëzor dhe deklaron lirinë e njeriut, prej
    skllavërisë nga njeriu tjetër.
    -Të mbështetur në ato, që Sheriati i amshueshëm Islam
    shpalli për njeriun në lidhje me ruajtjen e besimit, fesë, shpirtit,
    mendjes, nderit, dinjitetit, dhe pasardhësit; mbështetur,
    gjithashtu, në universalitetin dhe gjithpërfshirjen e Sheriatit
    Islam, në të gjitha rregullat, gjykimet dhe vendimet e tij, ku
    kombinohen në mënyrë të shkëlqyer shpirti dhe materia, dhe ku
    respektohen dhe nderohen ndjenjat dhe inteligjenca.
    -Me qëllim që të theksohet rëndësia e rolit historik dhe
    kulturor, që Ummeti Islam, Komuniteti (Botëror) Islamik ka luajtur
    në të gjitha aspektet në historinë e njeriut në Tokë, pasi që Allahu
    i Madhëruar e bëri këtë Ummet më të mirin e popujve, i Cili krijoi
    njerëzimin për të trashëguar një civilizim dhe kulturë të balancuar,
    të qëndrueshme dhe universale, që lidh këtë botë dhe botën tjetër;
    trashëgimi (e këtij Ummeti) e cila bashkon shkencën me besimin,
    Ummet, i cili shpresohet të luajë në ditët e sotme një rol të
    rëndësishëm si dhe të udhëheqë njerëzimin që ka denigruar, i cili ka
    humbur në rryma dhe drejtime konkuruese, duke ofruar zgjidhje për
    problemet e civilizimit materialist.
    -Me miratimin e arritjeve njerëzore, që kanë të bëjnë me të
    drejtat e njeriut, që mbrojnë njeriun kundrejt keqtrajtimit, dhunës
    dhe abuzimit, duke theksuar lirinë e njeriut dhe të drejtën e tij
    për një jetë më të mirë dhe trashëguese, që të jetohet në kushte që
    përputhen me Sheriatin Islam.
    -Me ilustrimin e shembujve se pavarësisht nga përparimi
    madhështor që njeriu ka arritur në fushën materiale, ai ka dhe do të
    vazhdojë të ketë nevojë të madhe për një përkrahje shpirtërore që
    bazohet në besim, me qëllim që të forcohen këto arritje madhështore
    të civilizimit të përparuar, gjë që është e nevojshme me qëllim që
    të mbrohen të drejtat njerëzore në këtë shoqëri.
    -Duke besuar, në përputhje me Islamin, se të drejtat
    themelore dhe liritë publike, janë pjesë integrale e besimit dhe
    fesë islame; askush nuk ka të drejtë, fillimisht, t'i ndalojë ato
    plotësisht apo pjesërisht, duke besuar gjithashtu se askush nuk ka
    të drejtë t'i shkelë këto të drejta, apo t'i injorojë ato; këto (të
    drejta themelore) janë Hyjnore dhe Qiellore; ato janë përcjellë prej
    pejgambereve të Zotit në të gjitha Librat e Shenjta; në fakt, Allahu
    i Madhëruar e autorizoi Muhammedin a.s, Pejgamberin e Tij të fundit,
    dërguar mbarë njerëzimit, i cili përmbylli misionet dhe mesazhin e
    të gjithë pejgambereve dhe të dërguarve të mëparshëm, me këto të
    drejta themelore; përveç kësaj respektimi i këtyre të drejtave
    themelore, është një lloj i adhurimit; ndërkaq, neglizhimi i të
    drejtave të tilla, apo cenimi i tyre është një akt mëkatar; në bazë
    të Islamit, çdo individ është përgjegjës, individualisht, për të
    respektuar me vendosmëri këto të drejta; edhe Ummeti, është
    gjithashtu përgjegjës, kolektivisht për t'i respektuar këto të
    drejta.
    Bazuar mbi këto që u thanë më lartë,
    vendet anëtare të Konferencës Islamike deklarojnë si më
    poshtë:
    Neni 1
    a) I gjithë njerëzimi përbën një familje të madhe, anëtarët e të
    cilit i bashkon nënshtrimi ndaj Zotit dhe të qenurit e tyre bij të
    Ademit (paqja e Allahut qoftë mbi të). Të gjithë njerëzit janë të
    barabartë në aspekt të dinjitetit dhe nderit njerëzor. Të gjithë
    njerëzit janë gjithashtu të barabartë në aspekt të përgjegjësisë.
    Asnjë përkatësi ngjyrë, gjuhe, gjinie, besimi fetar, përkatësi
    politike, status social, apo çfarëdo tjetër, nuk shërben si faktor
    diskriminues ndërmjet tyre. Besimi i vërtetë dhe i shëndoshë është e
    vetmja siguri dhe garanton ngritjen e dinjitetit njerëzor për
    përkryeshmërinë njerëzore.
    b) Të gjitha qeniet njerëzore janë (si) familje e të Potëfuqishmit,
    më i miri i të cilëve është më i dobishmi ndaj të gjithëve. Nuk ka
    privilegje për ndonjërin mbi të tjerët, veçse në bazë të
    devotshmërisë (drejtësisë) dhe veprave të mira.
    Neni 2
    a) Jeta është dhuratë e Allahut. Ajo i garantohet çdo qenieje
    njerëzore. Të gjithë anëtarët e shoqërisë, dhe të gjitha shtetet dhe
    vendet duhet të veprojnë për ta mbrojtur këtë të drejtë, kundër të
    gjitha llojeve të agresionit. Jeta nuk duhet të merret pa një arsye
    ligjore të përcaktuar (sipas dispozitave të Sheriatit).
    b) Është e ndaluar të përdoren mënyra dhe mjete që çojnë në
    shfarosjen e racës njerëzore.
    c) Mbrojtja dhe ruajtja e jetës njerëzore është obligim ligjor i
    Sheriatit.
    d) Sigurimi i njeriut nga dëmtimi i tij fizik është e drejtë e
    garantuar. Askush nuk ka të drejtë ta cënojë sigurinë e tij. Askush,
    gjithashtu, nuk ka të drejtë ta prekë sigurinë e tij, pa një arsye
    ligjore. Shteti duhet ta sigurojë këtë të drejtë.
    Neni 3
    a) Në rast të përdorimit të forcës, apo gjatë luftës së armatosur,
    është e ndaluar (e paligjshme) të vrasësh ata që nuk marrin pjesë në
    luftimin aktual, sikurse janë të moshuarit, gratë dhe fëmijët.
    Personat e plagosur dhe të sëmurët, gëzojnë të drejtën e ndihmës
    mjekësore. Robërit (të burgosurit e luftës) kanë të drejtë të
    ushqehen, të strehohen dhe të vishen. Ndalohet gjymtimi i trupave të
    viktimave të vrara të luftës. Robërit e luftës duhet të shkëmbehen.
    Familjeve, që janë ndarë për shkak të luftës u jepet e drejta për
    t'u bashkuar.
    b) Është e ndaluar të presësh (apo të shkulësh) pemë, të dëmtosh të
    lashtat dhe kafshët që prodhojnë qumësht, të shkatërrosh ndërtesa
    dhe pajisje të tjera civile të armikut, përmes bombardimeve apo
    hedhjes në ajër, etj.
    Neni 4
    a) Çdo qenie njerëzore gëzon të drejtën e integritetit, nderit, dhe
    reputacionit të tij, gjatë jetës, si dhe pas vdekjes së tij. Shteti
    dhe shoqëria duhet ta mbrojë kufomën dhe vendin e varrimit
    (varrezën) e të ndjerit.
    Neni 5
    a) Familja është njësia bazë e shoqërisë. Martesa është baza për
    ndërtimin dhe formimin e familjes. Meshkujt dhe femrat kanë të
    drejtën e martesës. Asnjë kufizim i bazuar në racë, ngjyrë apo
    kombësi, nuk duhet të vendoset për t'i kufizuar ata prej martesës.
    b) Shoqëria dhe shteti duhet të veprojnë për të larguar të gjitha
    pengesat e martesës. Përveç kësaj, ata duhet të përpiqen për ta bërë
    atë të lehtë dhe ta mbrojnë dhe të kujdesen për familjen.
    Neni 6
    a) Gruaja është e barabartë me burrin përsa i përket dinjitetit dhe
    nderit njerëzor. Asaj i jepet e drejta për të drejta dhe detyra të
    barabarta. Asaj i jepet e drejta e personalitetit të vet civil, e
    pavarësisë financiare dhe ajo ka të drejtë ta ruajë emrin dhe
    mbiemrin e saj.
    b) Burri duhet të kujdeset për të gjitha nevojat financiare të
    familjes së tij dhe duhet të sigurojë të gjithë kujdesin dhe
    përkrahjen e mundshme.
    Neni 7
    a) Çdo fëmijë, qysh nga lindja, gëzon të drejtën - mbi prindërit e
    tij, shoqërinë dhe shtetin - e ruajtjes, edukimit, kujdesit
    material, kujdesit arsimor dhe vëmendjes morale. Fetusit dhe nënës
    duhet gjithashtu t'iu sigurohet një kujdes i veçantë.
    b) Prindërit dhe kujdestarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e
    edukimit që ata pëlqejnë (apo preferojnë) për fëmijët e tyre.
    Sidoqoftë interesi dhe e ardhmja e fëmijëve duhet të merret në
    konsideratë, në dritën e vlerave morale dhe parimeve të Sheriatit.
    c) Prindërit kanë të drejtat e tyre kundrejt fëmijëve të tyre. Të
    afërmit, gjithashtu, kanë të drejtat e tyre ndërmjet vete, në
    përputhje me ligjet dhe parimet e Sheriatit.
    Neni 8
    a) Çdo individ ka të drejtën për të ushtruar të drejtat e tij të
    plota, në lidhje me marrjen e obligimeve dhe kryerjen e tyre. Nëse
    individi është i kufizuar për një kohë jo të gjatë për të ushtruar
    aftësitë ë tij, plotësisht apo pjesërisht, valiu (kujdestari) duhet
    të caktohet në vend të tij.
    Neni 9
    a) Kërkimi i dijës është obligim. Ofrimi dhe sigurimi i arsimimit
    është detyrë e shoqërisë dhe shtetit. Shteti duhet të sigurojë
    mënyrat dhe mjetet e edukimit dhe të sigurojë shumëllojshmërinë e
    formimit arsimor për t'i shërbyer interesit dhe mirëqenies së
    antarëve të shoqërisë. Arsimimi gjithashtu duhet t'i japë mundësinë
    njeriut për të mësuar rreth Islamit, si një besim dhe mënyrë jetë,
    dhe fakteve të universit dhe si të shfrytëzojë pasuritë materiale
    për të mirën dhe mirëqenien e njerëzimit.
    b) Çdo njeriu i njihet e drejta, që në institucionet e ndryshme,
    sikurse janë familja, shkolla, universiteti, media etj. të marrë
    formim shekullar dhe fetar dhe në këtë mënyrë të integrimit dhe
    balancimit, të mund të zhvillojë personalitetin e tij, të forcojë
    besimin e tij në Allahun e Gjithëfuqishëm, dhe ta lartësojë
    konsideratën e tij ndaj të drejtave dhe detyrave të njeriut.
    Neni 10
    a) Njeriu duhet të ndjekë dhe zbatojë fenë e tij të lindur
    (Islamin). Si rrjedhim, askush nuk ka të drejtë ta detyrojë tjetrin
    apo ta shtrëngojë atë të bëjë diçka kundër natyrës së tij. Përveç
    kësaj, askush nuk ka të drejtë të shfrytëzojë varfërinë e dikujt,
    dobësinë apo padijen e tij, për t'ia ndryshuar fenë apo për ta bërë
    atë ateist.
    Neni 11
    a) Njeriu lind i lirë. Askush s'ka të drejtë ta skllavërojë atë, ta
    poshtëërojë, ta pushtojë apo ta shfrytëzojë. Nuk duhet të ekzistojë
    robëri tjetër, përveçse robërimit ndaj Allahut të Gjithfuqishëm.
    b) Të gjitha llojet e kolonializmit ndalohen plotësisht.
    Kolonializmi është forma më e keqe e skllavërisë. Popujt që vuajnë
    nën zgjedhën e kolonializmit kanë të drejtë ta çlirojnë veten prej
    kolonializmit. Popujt e tillë kanë të drejtën e vetëvendosjes së
    fatit të tyre. Të gjithë popujt e tjerë duhet ta përkrahin kauzën e
    drejtë dhe të arsyeshme të luftimit kundër të gjitha formave të
    kolonializmit dhe pushtimit të të gjitha llojeve. Të gjithë popujt
    kanë të drejtë ta ruajnë pozitën dhe identitetin e tyre të pavarur
    dhe të kenë kontroll mbi të gjitha burimet natyrore.
    Neni 12
    a) Çdo qenie njerëzore ka të drejtë të lëvizë lirisht duke zgjedhur
    vendbanim të përshtatshëm për vete, brenda vendit apo shtetit të
    tij, apo madje edhe jashtë vendit të tij. Por, nëse një njeri është
    i pasigurt (në vendin e tij), ai ka të drejtë të kërkojë strehim në
    një vend tjetër. Vendi që i ofron strehim duhet ta mbrojë personin e
    tillë, nëse arsyeja e këtij azili nuk përfshin një krim ligjor
    (sipas Sheriatit).
    Neni 13
    a) Shteti dhe shoqëria duhet të sigurojnë punë për çdo person të
    aftë (për punë). Çdo individ duhet të gëzojë liri për të zgjedhur
    punën më të përshtatshme, që i përgjigjet dhe i shërben më së miri
    interesave të tij dhe interesave të shoqërisë. Punonjësi duhet të
    gëzojë të drejtën e tij të mbrojtjes dhe sigurisë, dhe të gjitha
    sigurimet dhe garancitë e mirëqenies sociale. Punonjësi nuk duhet të
    ngarkohet për të bërë atë që nuk është i aftë ta bëjë. Punëtori nuk
    duhet të detyrohet kundër dëshirës së tij për të bërë punë të
    caktuara. Punëtori nuk duhet të shfrytëzohet, apo të dëmtohet.
    Punëtori, mashkull apo femër, pa ndonjë dallim, ka të drejtën e
    shpërblimit të drejtë. Asnjë shtyrje nuk duhet bërë në pagimin e
    rrogës. Punëtori duhet të gëzojë pushimin (vjetor), gradimet,
    stimulimet dhe shpërblimet e tjera monetare që i meriton. Punëtorit
    i kërkohet që t'ia përkushtoj punës së tij, kohën dhe përpjekjet e
    tij, me përsosmëri dhe devocion. Nëse lind një konflikt ndërmjet një
    punëtori dhe punëdhënësit, shteti duhet të ndërhyjë për të zgjidhur
    konfliktin e tillë, të largojë shtypjen, të vendos drejtësi dhe të
    detyrojë palët konfliktuese për të marrë dhe pranuar vendimin e
    drejtë pa ndonjë anim.
    Neni 14
    a) Çdo individ ka të drejtë për të ardhura të ndershme dhe të
    ligjshme. Nuk lejohet monopolizimi i mallrave, mashtrimi, apo
    çfarëdo akti mashtrues që dëmton veten apo të tjerët dhe fajdeja
    (riba). Të gjitha këto, që u përmendën më lartë, janë të ndaluara
    ligjërisht.
    Neni 15
    a) Çdo individ gëzon të drejtën e pronësisë së ligjshme. Për të
    gëzuar të drejtat e pronësisë, parashikohet të mos shkaktohet asnjë
    dëmtim ndaj atij vetë, apo antarëve të tjerë, apo shoqërisë në
    përgjithësi. Pronësia (private) nuk duhet të shpronësohet, përveçse
    kur e kërkon interesi publik dhe me një kompensim të menjëhershëm
    dhe të drejtë.
    b) Asnjë konfiskim pasurie, (apo pronësie) nuk mund të bëhet pa një
    arsye ligjore dhe të ligjshme.
    Neni 16
    a) Çdo individ ka të drejtë të gëzojë frytet e punës së tij
    shkencore, letrare, artistike dhe teknike. Gjithashtu çdo individ ka
    të drejtë të mbrojë interesat e tij morale dhe materiale që
    rezultojnë prej tyre, me kusht që ato të mos jenë në kundërshtim me
    parimet e Sheriatit.
    Neni 17
    a) Çdo individ ka të drejtë të jetojë në një ambient të pastër, larg
    njollosjes dhe korruptimit moral. Ambienti i tillë duhet t'i lejojë
    individit që të ndërtojë moralisht karakterin e tij. Edhe shoqëria
    edhe shteti duhet të garantojnë dhe të sigurojnë këtë të drejtë për
    individët.
    b) Shoqëria dhe shteti duhet t'i sigurojnë çdo individi kujdes
    shëndetësor (adekuat dhe të nevojshëm) dhe mbrojtje sociale, duke
    ofruar të gjitha lehtësirat publike, brenda kufijve të burimeve që
    disponojnë.
    c) Shteti duhet të sigurojë të drejtën për kushte të përshtatshme
    jetese për individët dhe për ata që janë nën vartësinë e tyre. Kjo e
    drejtë përfshin banesën, ushqimin dhe fjetjen, veshjen e
    përshtatshme dhe të rregullt, edukimin e drejtë, kujdesin mjekësor
    dhe të gjitha nevojat e tjera esenciale.
    Neni 18
    a) Çdo individ gëzon të drejtën e jetës dhe sigurisë në shoqëri,
    përsa i takon personalitetit të tij, fesë dhe besimit, nderit
    familjar, dinjitetit, familjes dhe çështjeve financiare që i
    përkasin atij.
    b) Çdo individ ka të drejtë të jetë i pavarur në çështjet e tij
    personale, përsa i takon shtëpisë, familjes, financës dhe
    komunikacionit. Asnjë përgjim apo survejim nuk duhet të kryhet
    kundër kujtdo qoftë. Nuk lejohet përgojimi ndaj kujtdo. Për më
    tepër, të tjerët duhet t'i mbrojnë individët kundër të gjitha
    shqetësimeve të paligjshme.
    c) Fshehtësia e shtëpive nuk duhet të cenohet dhe hyrja në shtëpitë
    private duhet të bëhet me pëlqimin e pronarëve të tyre. Shtëpitë
    private nuk duhet të shkatërrohen, të konfiskohen, apo të nxirren
    jashtë banorët e tyre pa ndonjë arsye ligjore.
    Neni 19
    a) Të gjithë individët - sundimtarë dhe të sunduar - janë të
    barabartë përpara ligjit pa asnjë dallim.
    b) Të gjithë individët kanë të drejtë të kërkojnë gjykim të paanshëm
    për kërkesat e tyre.
    c) Përgjegjësia është personale.
    d) Krimi dhe ndëshkimi bazohen mbi vendimet gjyqësore të Sheriatit.
    e) Çdo i akuzuar është i pafajshëm, derisa t'i provohet fajësia,
    nëpërmjet një procesi gjyqësor të drejtë, ku është e domosdoshme të
    ofrohen të gjitha siguritë për vetëmbrojtje të plotë.
    Neni 20
    a) Askush nuk duhet të arrestohet, apo t'i kufizohet liria, të
    dëbëhet jashtë atdheut apo të ndëshkohet pa një arsye bazë ligjore.
    Individët nuk duhet t'i nënshtrohen torturës fizike apo psikike, apo
    çfarëdo trajtimi tjetër poshtëërues. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet
    eksperimentit mjekësor, pa pëlqimin e tij, me kusht që ai të mos
    shkojë në dëm të shëndetit të tij. Përveç kësaj, nuk është e lejuar
    që t'i jepet fuqi e plotë autoritetit ekzekutiv për të nxjerrë ligje
    të jashtëzakonshme.
    Neni 21
    a) Është e ndaluar të merret ndonjë person si peng, për ndonjë
    qëllim, dhe në çfarëdo formë.
    Neni 22
    a) Çdo individ gëzon të drejtën të shprehë mendimin e tij, nëse ai
    nuk është në kundërshtim me parimet dhe ligjet e Sheriatit.
    b) Çdo individ ka të drejtë për të urdhëruar të drejtën dhe për të
    ndaluar të dëmshmen, në pajtueshmëri me ligjet dhe parimet e
    Sheriatit.
    c) Media dhe informimi janë nevoja vitale për shoqërinë. Mediat nuk
    duhet të shfrytëzohen ose të keqpërdoren për të fyer dinjitetin e të
    dërguarve të Zotit, apo që të cenojnë vlerat morale dhe etike.
    Gjithashtu, janë të ndaluara të gjitha emetimet që shkaktojnë
    prishjen e unitetit, rënien morale, rrezik apo mosbesim.
    d) Është e ndaluar të shkaktohet urrejtje nacionale, apo sektarizëm,
    apo çfarëdo formë tjetër diskriminimi.
    Neni 23
    a) Pushteti është amanet. Keqpërdorimi i tij është i ndaluar
    rreptësisht. Ai duhet të ushtrohet në mënyrë të tillë që të
    garantojë të drejtat themelore të njeriut.
    b) Çdo individ ka të drejtë për të marrë pjesë në administratën
    publike të vendit të tij, qoftë direkt apo indirekt. Po ashtu, të
    gjithë individët kanë të drejtë të ushtrojnë funksione publike, në
    përputhje me ligjet dhe rregullat e Sheriatit.
    Neni 24
    a) Të gjitha të drejta dhe liritë e shënuara në këtë Deklaratë, janë
    të kuptueshme brenda kuadrit të ligjeve dhe parimeve të Sheriatit.
    Neni 25
    a) Ligjet dhe parimet e Sheriatit janë i vetmi burim për
    interpretimin, apo sqarimin e çfarëdo neni të kësaj Deklarate.

    (Konferenca Islame e XIX e Ministrave të Punëve të Jashtme e mbajtur
    në Kajro, nga 31 korrik deri më 5 gusht 1990, (14 muharrem 1411
    hixhri) ka aprovuar Deklaratën mbi të Drejta e Njeriut në Islam. Ky
    Dokument paraqet përpjekjen e rëndësishme të kodifikimit të parimeve
    të Sheriatit në fushën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  11. #91
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Deklarata Islame Universale e të Drejtave të Njeriut
    "Është dokumenti i dytë bazë, i shpallur prej Këshillit Islamik, në
    fillim të shekullit 15 të epokës Islame. E para ishte Deklarata
    Islame Universale, e shpallur prej Konferencës Internacionale,
    mbajtur në Londër, prej 12- 15 prill 1980."
    Deklarata Islame Universale e të Drejtave të Njeriut, bazohet në
    Kur'an dhe Sunet dhe është përpiluar prej studiuesve eminent
    musliman, juristëve dhe përfaqësuesve të lëvizjeve dhe mendimit
    Islamik.
    Dashtë All-llahu t'i shpërblej ata të gjithë për përpjekjet e tyre
    dhe të na udhëheq ne në rrugën e drejtë.
    Paris 21 Ka'ade 1401 Salim Azam
    19 shtator 1981 Sekretari i Përgjithshëm "
    Dokumenti i përgjithshëm i të drejtave të njeriut në Islam
    (19 shtator 1981.)
    (Shih http:// www. alhewar.com/ISLAMDECL.html Përkthimin e
    Deklaratës Islame për të Drejtat e Njeriut e kam bërë nga gjuha
    angleze nga adresa e përmendur në interenet, duke e krahasuar edhe
    me tekstin e gjuhës arabe, shën.- Ajni Sinani)

    Deklarata Islame për të Drejtat e
    Njeriut
    Me emrin e Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit.
    Preambula
    Këto janë të drejta, të cilat i ka vendosur Krijuesi - i lartësuar
    qoftë Ai. Njeriu, kushdo qoftë ai, nuk ka të drejtë që t'i ndryshojë
    ose t'i cenojë ato. Pacenueshmëria e tyre, nuk mund të ndikohet, as
    nga vullneti i individit dhe as nga vullneti i shoqërisë, të
    përfaqësuar përmes institucioneve të çfarëdo lloj natyre, ose
    çfarëdo lloj force. Konfirmimi i këtyre të drejtave, paraqet rrugën
    drejt ngritjes së shoqërisë së mirëfilltë islame, drejt:

    - Shoqërisë, në të cilën, janë të barabartë të gjithë dhe ku nuk ka
    privilegje ose diskriminim të individit, për shkak të origjinës,
    racës, gjinisë, ngjyrës, gjuhës ose religjionit.
    - Shoqërisë, në të cilën, barazia është bazë e posedimit të të
    drejtave dhe përmbushjes së obligimeve, barazisë, e cila bazën e
    saj, e ka në origjinën e përbashkët të gjithë njerëzimit: "O ju
    njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre…"
    (Kur'ani: 49, 13.); dhe tek nderimi me çka e ka pajisur Krijuesi, i
    lartësuar qoftë Ai: "Ne, vërtet, nderuam pasardhësit e Ademit
    (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det. I
    begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj
    shumicës së krijesave që Ne i krijuam." (Kur'ani: 17, 70).
    - Shoqërisë, në të cilën, liria e njeriut, me të cilën ai është i
    lindur pajtohet me kuptimin e jetës së tij, dhe në mbrojtjen e së
    cilës, ai, e sheh vetën e tij, të mbrojtur nga persekutimi, dhuna,
    nënçmimi dhe robërimi.
    - Shoqërisë, e cila, esencën (bërthamën) e saj e sheh në familje, së
    cilës, për këtë arsye, i ofron mbrojtjen, respektin dhe i siguron
    asaj të gjitha parakushtet për stabilitet dhe prosperitet.
    -Shoqërisë, në të cilën, zotëriu dhe shërbëtori, para Sheriatit
    (Ligjit) të Krijuesit, janë të njëjtë, pa e privilegjuar ose
    diskriminuar njërin ose tjetrin.
    - Shoqërisë, në të cilën, fuqia i është besuar një sundimtari të
    mirë që, ai t'i sendërtojë qëllimet në atë mënyrë sikurse ka
    urdhëruar (porositur) Sheriati.
    - Shoqërisë, në të cilën, secili është i bindur se, vetëm Zoti është
    sundimtar i gjithë universit, dhe se çdo gjë është e varur nga
    krijimi i Zotit, si dhuratë e mirësisë së tij, kurse para kësaj
    askush nuk kishte asgjë në dispozicion. Është e drejtë e çdo njeriu,
    që të marrë pjesën e njëjtë, të kësaj të dhëne nga Zoti: "Dhe për ju
    nënshtroi gjithë ç'ka në qiej dhe gjithë ç'ka në tokë." (Kur'ani:
    45,13).
    -Shoqërisë, në të cilën vendimet politike merren përmes konsultimit
    (esh shūra) dhe të cilat, nëpërmjet Ummetit, mbikëqyren dhe
    zbatohen: "…dhe ata që konsultohen mes vete." (Kur'ani: 42, 38).
    - Shoqërisë, në të cilën, gjithsecilit i është dhënë mundësia e
    njëjtë, që secili sipas prirjeve dhe talentit të marr përgjegjësi.
    Ai për veprat e tij është përgjegjës para Ummetit, kurse në botën
    tjetër, para Krijuesit të tij: "Secili nga ju është bari dhe është
    përgjegjës për tufën e tij." (hadhithi sipas Buhariut, Muslimit, Ebu
    Davudit, Tirmidhiut dhe Nesaiut).
    Shoqërisë, në të cilën sundimtari dhe nënshtetasi, janë të barabartë
    para vendimeve dhe masave gjyqësore.
    - Shoqërisë, në të cilën, secili është ndërgjegje e gjithë
    shoqërisë. Është e drejtë e tij, që të ngrejë padi kundër çdo
    njeriu, i cili bën gabime në drejtim të drejtave të shoqërisë. Ai ka
    të drejtë, që të kërkojë edhe përkrahjen nga të tjerët, të cilët
    janë të detyruar, që të jenë në anën e tij dhe që në çështjen e tij
    të drejtë, të mos e lënë pa përkrahje.
    - Shoqërisë, e cila, refuzon çfarëdo formë të tiranisë dhe, e cila,
    garanton lirinë, sigurinë, dinjitetin dhe drejtësinë, ndërsa zbaton
    të drejtat që paraqet Ligji (Sheriati) i Zotit për njeriun, vepron
    pozitivisht në sendërtimin e tyre dhe mbikëqyr ruajtjen e tyre.
    Këto të drejta i proklamohen botës "me këtë dokument":
    Neni 1- E drejta për jetë
    a). Jeta e njeriut është e shenjtë dhe e pacenueshme dhe duhet bërë
    çdo përpjeke për ta mbrojtur atë. Në veçanti, askush nuk duhet të
    jetë i ekspozuar ndaj dëmtimit apo vdekjes, përveçse nën autoritetin
    e Ligjit (islam, A. S.): "Kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa
    pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në
    tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë
    njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është
    si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit." (Kur'ani: 5,
    32).
    b). Sikurse gjatë jetës, gjithashtu edhe pas vdekjes, shenjtëria e
    trupit të njeriut është e pacenueshme. Është obligim i besimtarit,
    që kur ta mbështjellë trupin e personit të vdekur me çarçaf të
    vdekjes, ai le ta bëj një gjë të tillë me ndërgjegje. (hadithi,
    transmeton Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu); "Mos e shani
    të vdekurin, sepse së shpejti, do t'iu gjejë ajo që ia përgatitni
    vetes." (hadithi, sipas Buhariut).
    Neni 2- E drejta për liri
    Njeriu lind i lirë. Asnjë sulm nuk duhet bërë mbi të drejtën e tij
    për liri, përveçse nën autoritetin dhe procesin e duhur të
    ligjit: "Secili lind me natyrë të tij të pastër." (hadithi sipas
    Buhariut dhe Muslimit); "Qysh kur po robëroni njerëzit, kur nënat e
    tyre i kanë lindur të lirë?! " (thënie e h. Umerit).
    Çdo individ dhe çdo popull ka të drejtën e pacenueshme për liri, në
    të gjitha format e saj- fizike, kulturore, ekonomike dhe politike-
    dhe duhet t'i jepet e drejta për të luftuar me të gjitha mënyrat e
    lejueshme kundrejt çdo shkeljeje apo privimi të kësaj të drejtë; dhe
    çdo individ apo komb i shtypur ka njohjen e së drejtës legjitime të
    përkrahjes së individëve apo popujve të tjerë në një përpjekje të
    tillë: "Nuk do të përgjigjet ai, i cili e kthen me të njëjtën masë
    dëmin e pësuar." (Kur'ani: 42, 41); "Ata të cilët kur Ne u
    mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin,
    urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes." (Kur'ani: 22,
    41).
    Neni 3-E drejta për barazi dhe ndalimi i diskriminimit.
    a) Të gjithë personat janë të barabartë përpara Ligjit dhe u jepet e
    drejta për mundësi dhe mbrojtje të barabartë nga Ligji: "Arabët nuk
    kanë përparësi ndaj joarabëve, dhe as joarabët nuk kanë përparësi
    ndaj arabëve, as të bardhët ndaj të zinjve dhe as të zinjtë ndaj të
    bardhëve, veçse me devotshmëri (hadith i Pejgamberit a.s.); "Edhe
    sikur të vidhte Fatimja, vajza e Muhammedit, edhe asaj do t'i pritej
    dora" (hadithi sipas Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut
    dhe Nesaiut.); "Më i dobëti nga ju, është më i forti tek unë, derisa
    t'ia kthej të drejtën (që i takon), kurse më i forti nga ju, është
    më i dobti tek unë, derisa ia marr të drejtën e tjetrit. (thënia e
    Halifit Ebu Bekër me rastin e marrjes së pushtetit).
    b) Të gjithë personave, duhet t'u jepet e drejta për shpërblim të
    barabartë për punë të barabartë: "Ju të gjithë jeni bijtë e Ademit,
    kurse Ademi është krijuar prej balte." (thënia e Pejgamberit a.s. me
    rastin e haxhit lamtumirës, hadithi transmetohet nga Ahmedi); "E,
    secilit sipas veprave që bën, i takon shkalla." (Kur'ani 46,
    19); "Gjaku i të gjithë muslimanëve është i barabartë me të
    tjerët."(Transmeton Ahmedi).
    Asnjë personi nuk duhet t'i mohohet mundësia për të punuar, apo të
    diskriminohet në çfarëdo formë, apo të ekspozohet kundrejt një
    rreziku më të madh fizik për shkak të besimit fetar, ngjyrës, racës,
    origjinës, gjinisë apo gjuhës: "Andaj, ecni nëpër pjesë të saj
    (tokës) dhe shfrytëzoni begatitë e Tij." (Kur'ani: 67, 15); "E kush
    punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush
    punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë."
    (Kur'ani 99, 7-8).
    Neni 4-E drejta për drejtësi
    Çdo person ka të drejtë të trajtohet në përputhje me Ligjin, dhe
    vetëm në përputhje me Ligjin: "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë
    çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i Tij ) dhe
    te i Dërguari." (Kur'ani 4, 59); "Që edhe ti të gjykosh me atë që të
    zbriti Allahu, e mos ndiq dëshirat e tyre." (Kur'ani: 5, 49).
    Çdo person ka jo vetëm të drejtë, por gjithashtu e ka obligim të
    protestojë kundrejt padrejtësisë; t'i drejtohet për ndihmë mjeteve
    të parashikuara me Ligj, për sa i përket ndonjë dëmtimi apo humbjeje
    personale të padrejtë; të vetëmbrojtjes kundrejt çdo akuze që është
    ngritur kundër tij dhe për të siguruar vendim gjyqësor të drejtë
    përpara një trupi të pavarur gjyqësor, në ndonjë konflikt me
    autoritetet publike apo me ndonjë person tjetër: "Allahu nuk do
    publikimin e shprehjeve të këqija, përveç (publikimit) nga ai, të
    cilit i është bërë padrejtësi." (Kur'ani: 4, 148); "Njeriu le ta
    ndihmojë vëllanë e tij që bën padrejtësi, ose që i bëhet
    padrejtësi.. Kur bën padrejtësi le ta ndalojë, ndërsa kur i bëhet
    padrejtësi, le ta ndihmojë. (sipas Buhariut, Muslimit dhe
    Tirmidhiut); "Imami (prijësi) është mbrojtje, për të luftohet dhe ai
    është strehë." (sipas Buhariut dhe Muslimit).
    Është e drejtë dhe detyrë e çdo personi të mbrojë të drejtat e
    ndonjë personi tjetër dhe të bashkësisë në përgjithësi (hisba): "A
    dëshironi t'ju them se kush është dëshmitari më i mirë? Është ai i
    cili vjen me dëshminë e tij, para se të pyetet për të." (hadithi
    sipas Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe Nesaiut).
    Asnjë person nuk duhet të diskriminohet, ndërsa përpiqet të mbrojë
    të drejtat private dhe publike: "Ai që pohon, është i obliguar të
    japë dëshmi" (hadithi, sipas Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit,
    Tirmidhiut, Nesaiut); " Kur, para teje, paraqitën dy palë, vendos
    vetëm pasi t'i kesh dëgjuar të dyja palët, sepse kjo procedurë është
    konform marrjes së vendimit dhe e bën vendimin të saktë." (hadithi
    sipas Ebu Davudit dhe Tirmidhiut).
    Është e drejtë dhe detyrë e çdo Muslimani të refuzojë t'i bindet
    çfarëdo urdhri, i cili është në kundërshtim me Ligjin, pa marrë
    parasysh se prej kujt është lëshuar ai: "Nuk ka bindje ndaj krijesës
    që çon në mëkatim ndaj Krijuesit." (hadithi sipas Buhariut,
    Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe Nesaiut.); "Muslimani është
    vëlla për muslimanin, ai nuk i bën padrejtësi dhe respekton
    tjetrin." (hadithi sipas Buhariut).
    Neni 5- E drejta për procedurë të drejtë gjyqësore
    Asnjë person nuk duhet të konsiderohet fajtor i një kundërvajtjeje
    dhe të bëhet përgjegjës dhe t'i nënshtrohet ndëshkimit, veçse pasi
    t'i provohet fajësia, para një trupi gjyqësor të pavarur: "Çdo
    njeri në bashkësinë time konsiderohet i pafajshëm, përveç atyre që e
    punojnë të kundërtën publikisht." (sipas Buhariut dhe Muslimit).
    Asnjë person nuk duhet të shpallet fajtor, përveçse pas një procesi
    gjyqësor të ndershëm dhe pas mundësisë për mbrojtje që i është
    siguruar atij: "Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të
    dërguarin." (Kur'ani: 17, 15); "Nuk është ndonjë mëkat nëse keni
    gabuar padashje, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë
    qëllimisht." (Kur'ani: 33, 5).
    Ndëshkimi duhet të jepet në përputhje me ligjin, në përpjesëtim me
    seriozitetin e shkeljes dhe me marrjen në konsideratë të rrethanave,
    nën të cilat është kryer ajo: "Nëse ndonjë njeri i pandershëm u
    sjell ndonjë lajm, sqarojeni mirë." (Kur'ani: 49, 6).
    Asnjë veprim nuk duhet të konsiderohet krim, derisa ai nuk
    parashikohet si i tillë në formulimin e qartë të Ligjit: "Ato janë
    norma të All-llahut." (Kur'ani: 2, 229).
    Çdo person është përgjegjës për veprimet e tij. Përgjegjësia për një
    krim nuk mund të shtrihet tek anëtarët e tjerë të familjes apo të
    rrethit të tij, të cilët përndryshe nuk janë përfshirë direkt apo
    indirekt në kryerjen e krimit në fjalë: "Dhe asnjë mëkatar nuk do të
    bartë mëkatet e tjetrit." (Kur'ani: 17, 15); "Çdo kush është
    përgjegjës për atë që e bënë vet." (Kur'ani: 52, 21); "Zoti na ruajt-
    tha ai- si të marrim tjetër në vend të atij ku e gjetëm gotën
    tonë?! Atëherë ne jemi mizorë!" (Kur'ani: 12, 79).
    Neni 6-E drejta për t'u mbrojtur kundrejt shpërdorimit të
    pushtetit
    Çdo person ka të drejtë të mbrohet kundrejt shqetësimeve prej
    organeve zyrtare. Ai nuk është përgjegjës për të dhënë llogari për
    vetveten, përveçse të bëjë mbrojtjen kundër akuzave të ngritura
    kundër tij, apo ai të jetë gjetur në një situatë, ku mund të jetë
    ngritur një padi në mënyrë të arsyeshme, në lidhje me dyshimin e
    përfshirjes së tij në një krim: "E ata që fyejnë besimtarët dhe
    besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me
    një mëkat shumë të madh." (Kur'ani 33, 58).
    Neni 7-E drejta për t'u mbrojtur kundrejt torturës
    Asnjë person nuk duhet t'i nënshtrohet torturës mendore apo trupore,
    apo të poshtëërohet, apo të kërcënohet me dëmtim, ai vet, ndonjë i
    afërt apo që është i dashur për të, apo të detyrohet forcërisht për
    të pohuar para komisionit të një krimi, apo të jetë i detyruar të
    miratojë një akt, i cili është i dëmshëm për interesat e tij: "Ata
    që i torturojnë njerëzit në këtë botë, do të dënohen nga Zoti në
    botën tjetër." (hadithi sipas Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit,
    Tirmidhiut dhe Nesaiut); "Zoti ia ka falë bashkësisë sime gabimin,
    harresën dhe atë në çka është e detyruar." (hadithi sipas Ibn
    Maxhes).
    Neni 8-E drejta për mbrojtjen e nderit dhe reputacionit
    Çdo person ka të drejtë të mbrojë nderin dhe reputacionin e tij
    kundrejt shpifjeve, akuzave të pabaza, apo përpjekjeve të
    paramenduara të përgojosjeve dhe shantazheve: "Gjaku juaj, pasuria
    juaj dhe nderi juaj janë të shenjtë, sikurse është e shenjtë kjo
    ditë e juaj, në këtë muaj tuajin dhe në këtë qytetin tuaj." (nga
    Haxhi i Lamtumirës të Pejgamberit a.s. në Mekë); "Dhe mos hulumtoni
    për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri
    tjetrin." (Kur'ani 49, 12); "Dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me
    llagape." (Kur'ani 49, 11).
    Neni 9-E drejta për strehim
    Çdo person i persekutuar ose i shtypur, ka të drejtë të kërkojë
    strehim dhe azil. Kjo e drejtë i garantohet çdo qenie njerëzore,
    pavarësisht prej racës, religjionit, ngjyrës apo gjinisë: "E nëse
    ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që
    t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në
    vendin e tij të sigurt." (Kur'ani 9, 6).
    Shtëpia e Zotit, Qabeja në Mekë, është vend i shenjtë për të gjithë
    muslimanët: "Dhe kush hyn në të, ai është i sigurt." (Kur'ani: 3,
    97).
    "Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për
    njerëzit." (Kur'ani 2, 125); "Të cilën Ne e bëmë të barabartë për
    njerëz, qofshin vendas ose të ardhur. " (Kur'ani 22, 25).
    Neni 10-Të drejtat e pakicave
    Parimi kur'anor nuk ka detyrim në fe, rregullon të drejtat fetare të
    pakicave jomuslimane: "Në fe nuk ka dhunë." (Kur'ani: 2, 256).
    Në një vend Musliman pakicat fetare duhet të kenë alternativë për të
    qenë të qeverisur, për sa i përket çështjeve të tyre civile dhe
    personale, sipas Ligjit Islamik apo prej ligjeve të vet atyre: "Po
    nëse të vijnë, ti ose gjykoji ose ktheju shpinën! Dhe nëse ua kthen
    shpinën, ata nuk mund të bëjnë asgjë. Por nëse i gjykon, gjykoi
    drejt sepse All-llahu i do të drejtët." (Kur'ani: 5, 42); "E përse
    ata kërkojnë prej teje që t'i gjykosh Ti kur e kanë Tevratin, ku
    gjenden normat e All-llahut? Pastaj ata prapë i kthejnë shpinën."
    (Kur'ani: 5, 43); "Edhe pasuesit e Inxhilit le të gjykojnë sipas
    asaj që ka shpallur Allahu në ta." (Kur'ani: 5, 47).
    Neni 11-E drejta dhe detyrimi për të marrë pjesë në mënyrën e
    qeverisjes dhe administrimin e çështjeve publike
    I nënshtruar ndaj Ligjit, çdo individi në bashkësi (mmet) i jepet e
    drejta për të marrë detyra publike: "Dhe ata që konsultohen mes
    vete." (Kur'ani 42, 38); "Gjaku i çdo muslimani është i barabartë;
    ata e ndihmojnë njëri tjetrin; madje edhe më i thjeshti prej tyre
    përpiqet të fitoj sigurinë e përbashkët." (sipas Ahmedit).
    Procesi i konsultimit të lirë (Shura) është baza e marrëdhënieve
    administrative midis qeverisë dhe popullit. Populli gjithashtu ka të
    drejtë të zgjedhë dhe të heqë sundimtarët e vet në përputhje me këtë
    parim: "Unë jam udhëheqësi juaj, por në të njëjtën kohë nuk jam më i
    miri i juaj. Nëse shihni se punoj drejt, më përkrahni, e nëse vëreni
    se bëj gabime, më thoni. Më dëgjoni, nëse unë jam i dëgjueshëm ndaj
    Zotit, dhe Pejgamberit të Tij, e nëse unë nuk jam i dëgjueshëm,
    atëherë as ju nuk jeni të obliguar që të më dëgjoni mua." (thënia e
    Halifit Ebu Bekr).
    Neni 12-E drejta për lirinë e besimit, mendimit dhe të
    folurit
    Çdo person ka të drejtë të shprehë mendimet dhe bindjet e tij,
    derisa ai qëndron brenda kufijve të parashikuar prej Ligjit.
    Megjithatë, askujt nuk i jepet e drejta për të përhapur gënjeshtra,
    apo për të qarkulluar thashetheme, të cilat mund të nëpërkëmbin
    dinjitetin publik, apo të kënaqet me përgojime, aluzione apo të
    lëshojë shpifje përgojuese ndaj personave të tjerë: "Po nëse
    hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin
    gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh
    mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë
    të shkurtër. ( Do të jenë ) Të mallkuar, kudo që të ndeshen do të
    kapen dhe do të mbyten" ( Kur'ani: 33, 60-61 ).
    Ndjekja e diturisë dhe kërkimi i së vërtetës, është jo vetëm e
    drejtë, por edhe detyrë e çdo muslimani: "Unë ju këshilloj vetëm me
    një gjë: për hirë të Allahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose
    një nga një, e pastaj të mendoni thellë" (Kur'ani: 34, 46 ).
    Është e drejtë dhe detyrë e çdo Muslimani të kundërshtojë dhe të
    luftojë ( brenda kufijve të lejuar prej Ligjit ) kundër shtypjes,
    madje edhe nëse kjo përfshin mospranimin e autoritetit më të lartë
    të shtetit: " I Dërguari i Allahut është pyetur: cila luftë e
    shenjtë është më e mira? Ai ka thënë: Fjala e së vërtetës drejtuar
    sundimtarit despot " (sipas Tirmidhiut dhe Nesaiut).
    Nuk duhet të ketë pengesa në propagandimin e informacionit, me kusht
    që kjo të mos rrezikojë sigurinë e shoqërisë apo shtetit, dhe të
    kufizohet brenda kufijve të caktuar nga Ligji: "Kur atyre u vjen
    diçka që ka të bëjë me sigurinë ose tmerrin, ata e bëjnë edhe më të
    madhe- e përhapin. Sikur ata t'i drejtohen për këtë Pejgamberit ose
    përfaqësuesve të tyre, ata do t'i kishin njoftuar." (Kur'ani 4, 83).
    Askush nuk duhet të përbuzë, apo të tallë besimet fetare të të
    tjerëve, apo të nxisë armiqësi publike kundër tyre; respekti ndaj
    ndjenjave fetare të të tjerëve është obligim i të gjithë
    muslimanëve: "Mos i shani ata, të cilëve u luten në vend të All-
    llahut, se ata do të shajnë All-llahun nga armiqësia, duke mos e
    ditur. Gjithashtu çdo populli ua kemi zbukuruar veprat e tyre. Ata
    pastaj do t'i kthehen Zotit të vet. Ai do t'i informojë se çka kanë
    punuar." (Kur'ani 6, 108).
    Neni 13-E drejta për lirinë e besimit
    Çdo person ka të drejtë për lirinë e ndërgjegjes dhe adhurimit, në
    përputhje me bindjet e tij fetare: "Ju keni fenë tuaj, kurse unë kam
    fenë time." (Kur'ani: 109, 6).
    Neni 14-E drejta për shoqërim të lirë
    Çdo personi, i jepet e drejta për të marrë pjesë individualisht dhe
    kolektivisht në jetën fetare, sociale, kulturore dhe politike të
    komunitetit të tij; dhe për të krijuar institucione dhe mjete, që
    kanë si qëllim të bëjnë atë çfarë është e drejtë (maruf) dhe për të
    parandaluar çfarë është e ndaluar (munker): "Thuaj: Kjo është rruga
    ime, thërras te All-llahu, haptazi, unë dhe kush më pason mua."
    (Kur'ani: 12, 108).
    Çdo personi i jepet e drejta për t'u përpjekur për themelimin e
    institucioneve ku zotërimi i këtyre të drejtave duhet të bëhet i
    mundur. Kolektivisht, komuniteti është i obliguar për të krijuar
    kushte të tilla, që u lejojnë antarëve të tij të zhvillojnë
    plotësisht personalitetet e tyre: "Dhe le të ketë nga ju të atillë
    që do të thërrasin në të mirë dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe
    të pengojnë nga veprat e këqija." (Kur'ani: 3, 104); "Ndihmojeni
    njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat
    dhe armiqësi!" (Kur'ani: 5, 2); "Nëse dikush sheh dikë që bënë
    padrejtësi dhe nuk e ndalon atë nga një gjë e tillë, ai shumë
    shpejtë do të jetë i dënuar nga Zoti." (hadithi sipas Ebu Davudit,
    Tirmidhiut, Nesaiut dhe Ibn maxhes).

    Neni 15- Rendi ekonomik dhe të drejtat e evoluimit
    a) Në punët e tyre ekonomike, të gjithë personave, u jepet e drejta
    për përfitime të plota të natyrës dhe të të gjitha burimeve të saj.
    Ekzistojnë mirësi të dhuruara prej Zotit për të mirën e njerëzimit
    në tërësi: "All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës, edhe
    çka ka në to." (Kur'ani: 5, 120); "Dhe ua ka nënshtruar çka ka në
    qiej dhe në tokë. E tëra është prej tij…" (Kurani 45, 13). "As
    njerëzve mos ua cenoni të drejtat e tyre dhe mos bëni krime e
    shkatërrimë në tokë." (Kur'ani 26, 183); "Se dhuratat e Zotit tënd
    nuk janë të ndaluara për askë." (Kur'ani: 17, 20).
    b) Të gjitha qenieve njerëzore u jepet e drejta për të siguruar
    jetësën e tyre në përputhje me Ligjin: "Në tokë nuk ka asnjë qenie
    të gjallë e të mos e ketë ushqimin te All-llahu." (Kur'ani: 11,
    6); "Ai i cili ua ka bërë tokën të përshtatshme, andaj ecni nëpër te
    dhe ushqehuni me furnizimet e tij." (Kur'ani: 67, 15).
    Çdo personi, i jepet e drejta për pronën e vet individualisht, apo
    në shoqëri me të tjerët. Prona shtetërore e pasurive ekonomike të
    përcaktuara në interesin publik është e ligjshme: "Dhe se Ai pasuron
    dhe zbukuron." (Kur'ani: 53, 48); "Atë që ia ka dhënë All-llahu si
    plaçkë Pejgamberit të vet nga fshatrat, ajo është e All-llahut,e
    Pejgamberit, të afërmvet dhe bonjakëvet e varfanjakëve, dhe
    udhëtarit që ajo të mos qarkullojë ndërmjet pasanikëve tuaj."
    (Kur'ani: 59, 7).
    I varfri ka të drejtën e një pjesë të paracaktuar në pasurinë e të
    pasurit, siç përcaktohet prej Zekatit, që obligohet dhe mblidhet në
    përputhje me Ligjin: "Edhe ata që në pasurinë e tyre kanë një pjesë
    të caktuar. Për lypsin dhe për atë (nevojtarin) që nuk lyp."
    (Kur'ani: 70, 24-25); "Nëse refuzoni të më jepni vetëm një pjesë të
    asaj që ia keni dhënë Pejgamberit, do të luftoj kundër jush."
    (thënia e h. Ebu Bekrit).
    Të gjitha burimet dhe mjetet e prodhimit duhet të shfrytëzohen në
    interes të bashkësisë (Ummetit) në tërësi, dhe nuk duhet të
    mospërfillen apo të shpërdorohen: "Cili nga shërbëtorët e Zotit nuk
    i ofron ndihmë njerëzve për të cilën është i ngarkuar, nuk do të
    gjej rrugën e tij për xhenet." (hadithi sipas Buhariut dhe
    Muslimit).
    Me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të një ekonomie të balancuar
    dhe të ruajtjes së shoqërisë prej eksploatimit, Ligji Islamik
    ndalon: monopolet, praktikat tregtare restriktive të paarsyeshme,
    fajdenë, të detyruarit në bërjen e kontratave dhe publikimin e
    reklamimeve mashtruese: "Kush gënjen, nuk është i yni." (hadithi
    sipas Muslimit); "Pejgamberi ka ndaluar shitjen e gjërave të pavlerë
    dhe të dyshimta." (hadithi sipas Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut
    dhe Nesaiut); "Pejgamberi ka ndaluar shitjen e rrushit, para se të
    jetë pjekur dhe shitjen e të lashtave (drithërave) para se të jenë
    forcuar." (hadithi sipas Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut
    dhe Nesaiut); "Të mjerë ata që drejtë nuk peshojnë. Të cilët kur
    blejnë e marrin masën e plotë prej të tjerëve. Por kur u masin të
    tjerëve me litër e kandar ua mungojnë." (Kur'ani: 83, 1-3);"Vetëm
    qyqari monopolizon." (hadithi sipas Muslimit);"Dhe All-llahu e ka
    lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën." (Kur'ani: 2,
    275);"Blerësi dhe shitësi kanë të drejtë të ndërrojnë mendimin,
    derisa nuk janë ndarë nga njëri tjetri. Nëse ata janë të bashkuar
    dhe në harmoni atëherë shitblerja do të jetë e bekuar, e nëse
    mashtrojnë dhe gënjejnë, atëherë bekimi është larg punës së tyre."
    (hadithi sipas Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe
    Nesaiut).
    Të gjitha aktivitetet ekonomike janë të lejuara me kusht që ato të
    mos jenë të dëmshme për interesat e bashkësisë (Ummetit) dhe të mos
    shkelin ligjet dhe vlerat Islame.
    Neni 16-E drejta për mbrojtjen e pronës
    Prona nuk mund të shpronësohet, përveçse për interes publik dhe mbi
    pagesën e kompensimit të drejtë dhe të mjaftueshëm: "Dhe mos e hani
    pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar." (Kur'ani: 2,
    188); "Kush merr nga toka në mënyrë të padrejtë, në Ditën e gjykimit
    do të zhytet, së bashku me atë tokë, në zjarr." (hadithi sipas
    Buhariut); "Atij prej jush që i është besuar ndonjë punë publike dhe
    ai komprometohet qoftë edhe sa maja e gjilpërës, ai është mashtrues,
    dhe në Ditën e gjykimit do të ndëshkohet." (hadithi sipas Muslimit)…
    Neni 17-Statusi dhe dinjiteti i punëtorëve
    Islami e nderon punën dhe punëtorët dhe i urdhëron Muslimanët, jo
    vetëm ta trajtojnë punëtorin me drejtësi, por gjithashtu edhe me
    bujari. Ai kërkon që jo vetëm t'i paguhet aty për aty paga e tij e
    fituar me punë, por gjithashtu i jep të drejtën e pushimit të
    mjaftueshëm dhe të kohës së lirë: "Dhe thuaj: punoni …" (Kur'ani: 9,
    105). "Zoti i do ata të cilët punën e tyre e kryejnë në mënyrë të
    përsosur." (hadithi sipas Ebu Jala's). "Jepjani mëditësit mëditjen e
    tij para se t'i thahet djersa e ballit." (hadithi sipas Ibn
    Maxhes). "Për secilin ka shkallë të posaçme sipas asaj që kanë
    punuar. Veprat e tyre do t'i shpërblejë dhe ata nuk do të
    dëmtohen." (Kur'ani: 46, 19);
    "Dhe thuaj: Punoni! Se All-llahu do ta shoh punën tuaj, por edhe
    Pejgambeeri i tij edhe besimtarët." (Kur'ani: 9, 105); "Zoti e do
    besimtarin zanatçi." (hadithi sipas Taberaniut). "Në Ditën e
    gjykimit Zoti thotë: Unë jam kundërshtar i tre personave: njeriut i
    cili ka premtuar diç në emrin tim, kurse nuk e ka përmbushur
    premtimin; njeriut i cili ia ka shitur tjetrit personin e lirë dhe
    njeriut i cili ka marrë me qira mëditësin, nga ai ka përfituar çdo
    gjë që ka dashur, kurse nuk e ka paguar." (hadithi sipas Buhariut).
    Neni 18-E drejta për sigurim social
    Çdo person ka të drejtë për t'u ushqyer, për t'u strehuar, për t'u
    veshur, për t'u edukuar dhe për përkujdesje mjekësore në përputhje
    me burimet e bashkësisë. Ky obligim i bashkësisë shtrihet në veçanti
    ndaj të gjithë individëve, të cilët nuk mund të kujdesen për veten e
    tyre për shkak të disa paaftësive, qofshin ato të përkohshme apo të
    përhershme: "Pejgamberi duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj
    besimtarëve se sa ata ndaj vetës." (Kur'ani: 33, 6).
    Neni 19- E drejta për të formuar familje
    Çdo personi i njihet e drejta të martohet, të krijojë familje dhe të
    edukojë fëmijët në përputhje me religjionin, traditat dhe kulturën e
    tij. Çdo bashkëshorti i njihet e drejta e të drejtave dhe
    privilegjeve të tilla dhe mban obligime sikurse janë parashikuara
    sipas Ligjit: "O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi
    prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë dhe
    prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra." (Kur'ani: 4,
    1); "Edhe ato kanë po aq të drejtë sa edhe obligim, por burrat kanë
    përparësi për një shkallë ndaj tyre." (Kur'ani: 2, 228); "Ju jeni
    përgjegjës dhe do të jepni llogari për ata që keni në ngarkim."
    (hadithi sipas Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe
    Nesaiut ).
    Secilit prej partnerëve në martesë i jepet e drejta për respekt dhe
    nderim të tjetrit: "Edhe një tjetër argument i tij është se Ai, nga
    lloji juaj krijoi bashkëshort që të gjeni prehje pranë tyre dhe
    ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë." (Kur'ani: 30, 21).
    Çdo bashkëshort është i obliguar të mirëmbajë bashkëshorten dhe
    fëmijët e tij në përputhje me pasurinë e tij: "Ai që ka, le të
    shpenzojë sipas pasurisë së vet, por edhe si që është në skamje le
    të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu, sepse Allahu nuk ngarkon
    askë më tepër se sa i ka dhënë ." (Kur'ani: 65, 7).
    Çdo fëmijë ka të drejtë të mirëmbahet dhe të edukohet siç duhet prej
    prindërve të tij, ndalohet që fëmijët të punojnë në një moshë të
    hershme, apo që mbi ta të vendoset ndonjë barrë e cila mund të
    pengojë, apo të dëmtojë zhvillimin e tyre natyral: "Dhe thuaj: O
    Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje
    në vegjëli!" (Kur'ani: 17, 24).
    Nëse prindërit, për disa arsye, janë të paaftë për të plotësuar
    obligimet e tyre kundrejt fëmijës, atëherë është përgjegjësi e
    bashkësisë për të përmbushur këto obligime në llogari të shpenzimeve
    publike: "Unë kujdesem për secilin musliman, më shumë se ai për
    vete. Nëse dikush lë ndonjë borxh ose ndonjë foshnje pa përkujdesje,
    është obligim imi që unë të përkujdesem për ta. Nëse dikush lë
    pasuri, atëherë ajo i takon trashëgimtarëve." (sipas Buhariut,
    Muslimit, Ebu Davudit dhe Tirmidhiut.).
    Çdo personi i jepet e drejta për t'u mbështetur materialisht, si
    edhe për përkujdesje dhe përkrahje prej familjes së tij gjatë
    fëmijërisë së tij, në pleqëri apo në rast paaftësie. Prindërve u
    jepet e drejta për t'u përkrahur materialisht si edhe për
    përkujdesje dhe mbrojtje nga ana e fëmijëve të tyre: "Ti dhe çka
    është e jotja është e babait tënd." (hadithi sipas Ebu Davudit).
    Amësisë i jepet e drejta për respekt të veçantë, përkujdesje dhe
    ndihmë nga ana e familjes dhe organeve publike të bashkësisë
    (mmetit): "O i Dërguar, kush e meriton më së shumti respektin tim?
    Ai u përgjigj: Nëna jote! Ai përsëri pyeti: E pas asaj? Ai u
    përgjigj: Nëna jote! Ai pyeti përsëri: pas asaj? Ai u përgjigj: Nëna
    jote! Ai pyeti edhe një herë: E pas asaj? Ai u përgjigj: Babai yt!"
    (sipas Buhariut dhe Muslimit).
    Brenda familjes, burri dhe gruaja kanë pjesë në obligimet dhe
    përgjegjësitë e tyre sipas gjinisë së tyre, dhuntive të tyre
    natyrore, talenteve dhe prirjeve, duke mos harruar përgjegjësitë e
    tyre të përbashkëta kundrejt pasardhësve të tyre dhe farefisit të
    tyre: "O i Dërguari i Zotit, kë duhet ta respektoj më shumë? Ai
    përgjigjet: Nënën tënde, pastaj nënën tënde, pastaj përsëri nënën
    tënde, pastaj babain tënd, pastaj kushërirët, pastaj kushërirët."
    (hadithi sipas Ebu Davudit dhe Tirmidhiut).
    Asnjë person nuk duhet të martohet kundër dëshirës së tij apo të
    saj, apo të humbasë, apo të pësojë uljen e personalitetit të
    ligjshëm për shkak martesës: "Një vajzë erdhi tek i Dërguari dhe i
    tregoi se i ati e kishte fejuar, edhe pse ajo kishte refuzuar një
    gjë të tillë. Pejgamberi i lejoi asaj të vendos." (hadithi sipas
    Ahmedit dhe Ebu Davudit).
    Neni 20-Të drejtat e grave të martuara
    Çdo gruaje të martuar i jepet e drejta që:
    të jetojë në shtëpinë në të cilën jeton burri i saj: "Le të banojnë
    ku banoni edhe ju." (Kur'ani: 65, 6).
    të pranojë pasurinë e nevojshme për mbajtjen e një standardi jetese,
    që nuk është më i ulët se ai i burrit të saj, dhe në rast divorci të
    marrë gjatë periudhës së përcaktuar të pritjes (idet) pasuri për të
    jetuar në përpjesëtim të drejtë me pasurinë e burrit të saj për
    vetveten si edhe për fëmijët që ajo kujdeset apo që i mban,
    pavarësisht prej gjendjes së saj financiare, pagës, apo pasurisë që
    mund të zotërojë: "Burrat janë mbështetje e grave me aq sa u ka
    dhënë Allahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata
    shpenzojnë pasurinë e vet." (Kur'ani 4, 34); "Nëse janë me barrë ju
    furnizoni deri sa të lindin." (Kur'ani: 65, 6); "E nëse ju japin gji
    fëmijëve tuaj, atëherë atyre jepuni shpërblimin e vet." (Kur'ani:
    65, 6).
    të kërkojë dhe të fitojë prishjen e martesës në përputhje me kushtet
    e Ligjit. Kjo e drejtë i takon asaj, përveç të drejtës së saj për të
    kërkuar divorc nëpërmjet procedurave gjyqësore: "Po nëse frikësoheni
    se ata dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e Allahut (në
    bashkëshortësi), nuk e kan mëkat atë (divorcin) me atë që ajo bënë
    kompensim." (Kur'ani: 2, 229).
    të trashëgojë prej burrit të saj, prindërve të saj, fëmijëve të saj
    dhe të afërmve të tjerë, në përputhje me Ligjin: "Kurse
    bashkëshorteve u takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk
    keni fëmijë; e në qoftë se keni fëmijë atyre u takon një e teta nga
    ajo që keni lënë ju." (Kur'ani: 4, 12).
    Besueshmëri strikte prej bashkëshortit të saj, apo ish-bashkëshortit
    nëse është divorcuar, në lidhje me ndonjë informacion që ai mund të
    ketë siguruar rreth saj, përhapja e të cilit mund të rezultojë i
    dëmshëm për interesat e saj. Një përgjegjësi e njëjtë qëndron edhe
    mbi të, përsa i përket bashkëshortit, apo ish-bashkëshortit të
    saj: "Dhe mos harroni mirësinë ndaj njëri-tjetrit." (Kur'ani: 2,
    237).
    Neni 21- E drejta për t'u arsimuar
    a) Çdo personi i njihet e drejta për t'u arsimuar në përputhje me
    aftësitë e tij natyrore: "Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni
    tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej
    tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj ’ of ’! e as
    mos u fol me zë të lartë, por t'u drejtohesh me fjalë respekti të
    plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: 'O Zoti
    im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në
    vegjëli'." (Kur'ani: 17, 23-24): "Të kërkuarit e dijës është obligim
    për çdo musliman dhe muslimane." (hadithi sipas Ibn Maxhes).
    Çdo personi i njihet e drejta për një zgjidhje të lirë të
    profesionit dhe karrierës dhe mundësisë për zhvillimin e plotë të
    dhuntive të tij natyrore: "Dhe kur All-llahu e mori besën prej atyre
    të cilëve u është dhënë Libri, se me siguri do t'ua sqarojnë
    njerëzve dhe nga ai nuk do të fshehin asgjë, ata pastaj e lanë këtë
    pas shpine (Librin) dhe patën blerë me të diçka që vlen fort pak. Sa
    e keqe është ajo çka kanë blerë ata!" (Kur'ani: 3, 187); "Atij që
    Zoti ia do të mirën, ia mëson fenë, ndërkaq, unë jam vetëm ai që
    ndan, kurse Zoti jep." (sipas Buhariut dhe Muslimit); "Secili është
    i suksesshëm kur kryen atë për çka është i krijuar." (sipas
    Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit dhe Tirmidhiut).
    Neni 22- E drejta për ruajtjen e sferës private
    Çdo personi i njihet e drejta për të mbrojtur jetën e tij
    private: "A ia ke hapur zemrën." (hadithi sipas Muslimit); "Dhe mos
    spiunoni njëri-tjetrin." (Kur'ani: 49, 12); "O ju, që jeni bërë
    Musliman vetëm me gjuhë, dhe që feja nuk ju ka depërtuar në zemra:
    mos i shkaktoni muslimanëve hidhërim,, mos i spiunoni dhe mos
    shfrytëzoni pikat e tyre të dobëta. Kush ia zbulon të metat
    muslimanit, Allahu do t'ia zbuloj atij të metat në botën tjetër."
    (hadithi sipas Ebu Davudit dhe Tirmidhiut).
    Neni 23- E drejta për lirinë e lëvizjes dhe vendbanimit
    Duke marrë parasysh faktin se Bota Islame është vërtet një Bashkësi
    Islame (Ummeh Islamije), çdo musliman ka të drejtë të lëvizë lirisht
    brenda dhe jashtë çdo vendi Musliman: "Ai i cili ua ka bërë tokën të
    përshtatshme, andaj ecni nëpër te dhe ushqehuni me furnizimet e
    tij." (Kur'ani: 67, 15); "Thuaj: 'Ecni nëpër tokë e shihni se si
    kanë përfunduar përgënjeshtarët." (Kur'ani: 6, 11); "Vallë, a nuk
    ishte toka e All-llahut e gjërë që të emigroni." (Kur'ani: 4, 97).
    Askush nuk duhet të detyrohet forcërisht ta lëshojë vendbanimin e
    tij apo të internohet arbitrarisht, pa kërkuar ndihmën e procedurës
    gjyqësore: "Të pyesin për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaj,
    luftimi në atë muaj është mëkat i madh, por shmangia nga rruga e
    Allahut dhe mohimi i tij dhe tempullit të shenjtë dhe përzënia e
    banorëve të tij prej aty, është mëkat më i madh te All-llahu."
    (Kur'ani 2, 217); "Edhe ata të cilët e kanë përgatitur shtëpinë dhe
    besimin, përpara atyre, i duan ata që kanë ardhur te këta dhe nuk
    ndiejnë ngushti në zemrat e tyre ndaj asaj që u është dhënë atyre,
    dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete."
    (Kur'ani: 59, 9).
    Përfundimi i dokumentit.
    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
    (Përktheu: Ajni Sinani).
    http://www1.umn.ed/humanrts/INSTREE/...CLARACION.html
    Sa budalla eshte "Odisea"

  12. #92
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    [QUOTE=Arrnubi]QUOTE]


    I nderuari Arrnubi dhe ju te tjere:

    Jezusi eshte Mesues dhe Zot i yni!

    Bibla; Beslidhja e Vjeter dhe Beslidhja e Re!

    Vet fjala e Vjeter siq thot edhe Shkrimi I Shenjt aty tek Veprat e Apostujve eshte tregues se behet fjale per diqka te vjeter. Beslidhja e Krishtit, apo Beslidhja e Zotit me popullin neper gjakun e Krishtit eshte Beslidhja e Re, kete gje besoj se e din secili musliman qe eshte I informuar mire. Jezukrishti erdhi ne boten njerzore por ishte I pa asnje mekat, bile bile edhe ata qe e akuzuan dhe vete Pilati I cili e denoj me vdekje nuk gjeti arsye dhe disa her pretendoj ta liroj Ate per arsye se nuk kishte mekat. Kjo do te thote se ne besojme ne Jezukrishtin I cili e beri nje Jete edhe njerzore te pa asnje mekat. Nese ke diqka ma thuaj. Ndersa lidhur me ato se thuhen ne Beslidhjen e Vjeter; ardhja e Jezusit eshte vet treguese se ajo eshte e vjeter dhe tani kemi diqka te Re, eshte vet FJALA e HYJIT qe erdhi ne bote, dhe Ai pos shume te tjerave tha:


    DASMA NË KANË

    Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë. Aty ishte edhe nëna e Jezusit. Në dasmë ftuan edhe Jezusin e nxënësit e tij. 3 Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha:
    “Nuk kanë më verë!”
    Jezusi i tha:
    “Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!” Nëna e tij u tha shërbyesve: “Bëni gjithçka t’ju thotë!”

    Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjve. Secila zinte dy apo tri masë. Jezusi u tha shërbyesve: “Mbushni enët me ujë!” Ata i mbushën deri në grykë. “Merrini tani u tha atëherë e çojani kryetarit të tryezës.” Ata ia çuan. Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë e nuk e dinte nga vinte shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin kryetari i tryezës e thirri dhëndrin dhe i tha:

    “Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t’i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!” (GJ 2; 1-12)



    Askush nuk vë arnë pëlhure të re në petk të vjetër, sepse arna e shtrin petkun dhe grisja bëhet më e madhe.

    As nuk shtihet vera e re në rrëshiqa të vjetër: përndryshe rrëshiqat shpohen, vera derdhet edhe rrëshiqat shkojnë dëm. Vera e re hidhet në rrëshiqa të rinj e kështu ruhen të dy. (Mt 9;16-17)

    Nuk dua te jap vlersime lidhur me jeten e Muhamedit se jan vet shkrimet kuranore dhe shkrimet e tjera qe flasim per jeten e tij, pos asaj un nuk dua te lendoj dike sepse ka hapesire mjafte per kete gje, por ajo qe un dua te them eshte se; nese merr shembull diqka per Krishterimin apo mesimet e krishterimit, eshte reale dhe e sincert te mirren ungjijt e Beslidhjes se Re dhe Jeta e Jezukrishtit i cili eshte edhe mesues dhe Zot i te krishtereve, poashtu sepse per ate Beslidhje erdhi Jezusi dhe u be njeri.

    Lexo mesimet e Jezusit dhe do te kuptoni.

    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 08-07-2006 më 10:49
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #93
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Arrnubi cfare myslymani je ti kur nuk merr inciativen me te vogel te shkosh ne irak te ruash nderin e allahut. te mbrosh myslymanet.

    Arrnubi, ti je myslyman i rreme. ti qe per "detyre" ti apo ndonje tjeter keni ngarkuar vetes te shkruani carcafe neper forume.



    Arrnubi mos kujto se allahu e paska vene ne pike nr.1 kete punen e shkrimeve. shko ne irak ore kafir.

    profeti luftoi pastaj shkruajti. te tere luftuan pastaj shkruan.

    perserite disa here:
    para allahut une pabesimtari jam me i drejte sesa ti myslymani i rreme.

  14. #94
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga Cappuccino
    Per Shiun

    Harap i Harabise! Pike se pari: 1)Une jam "Besues ne Zot"
    Mire e ke thene, brenda thonjezave qe le te nenkuptohet se nuk je kurrfare besimtari ne asgje.

    Citim Postuar më parë nga Cappuccino
    Pike se dyti 2) Ti harap me gjithe harapet tjere nuk arrini te kuptoni ose nuk doni te kuptoni se : Dhuna, Pedofilia, Prostitucioni familjar, Incesti, Intoleraca etj.... lejohen e madje edhe perkrahen me fanatizem me Kuranin tend te shenjt. Ka perplot fakte nga Kurani yt famelart. Sa here me duhet te ju njoftoj se: "Edhe nese ka ne Boten e Qytetruar pedofila, pederasta, prostitucion etj... kjo nuk ka per testamet (Baze) Biblen sepse ne te nuk mund te gjesh dic te atille. Madje edhe nese pedofilat jane meshtar apo kryepeshkopa, nuk do te gjesh perkrahje nga Bibla. Ata jane thjesht ashtu sepse kane devijuar psicikisht apo humbje e vetkontrollit. Nese gjene dic te tille me sjall me fakte qe te te besoj e mos ia fut si Lopa Beglen. E c'ti bejme profetit tend pedofil ore i gjori Shiu qe dhunon nje femije 9 vjecare? Bie ne krevat me nje femije 9 vjecare e cila eshte e detyruar ta nderpres lojen me kukulla me shoqen e saj per tia shfryer epshin shtazarak profetit tend pervers?????????????? Logjiko o Shiu i thareeeee... ky eshte nje profet e jo njeri i rendomt sikur prifti pedofil apo prostitutja me fe te krishtere!!! Na sjell fakte o Shiu i thare dhe mos u merr me genjeshtra se shume here te dualen ne treg por s'mund ti shesesh...as femijen s'mund e mashtron.


    Capu
    Kete berllog qe ke shkruar eshte pjelle e hamendjes tende dhe nuk arrin te deshmosh asgje kunder Islamit. Une te thashe t'i percjellesh lajmet, te lexosh literature dhe te shikosh filma perendimore per te pare NE MENYRE TE DOKUMENTUAR se kush jane pedofilet, homoseksualet, maniaket dhe pervertet me te medhenj ne bote, e qe padyshim ne ate grup hyjne dhe prifterinjte katolike, o fanduc i Klines!

    Biblen askush nuk po e shan sepse ne muslimanet kemi per detyre ta respektojme. Por, gjithsesi nuk mund ta marrim si liber 100% hyjnor meqenese ka aq shume intervenime nga dora e prifterinjve gjate shekujve, sa qe nuk dihet me cfare ka mbetur origjinal e cfare eshte ndryshuar. Interesohu pak se sa kontradikta ka ne Bibel qe te shohesh se nje liber i tille gjithe gabime nuk mund te jete i paprekur, ndaj dhe e humb atributin hyjnor. Ndersa Kuranit nuk i eshte nderruar AS EDHE NJE PIKE per 14 shekuj.


    Ndersa sa i perket reagimit te ketifare Alketit, nuk ia vlen te pergjigjem sepse postimet e tij automatikisht do t'i hedhja ne Padogane qe te argetohen kalamajte. Kaq e ka nivelin i shkreti.

    PS. Sa i perket titullit "harap", aty s'me le pershtypje fare. Shiko ne trungun tend gjenetik mos ta ka "rregulluar" ndonje serb stergjyshen se kaq mllef mund ta kete vec nje shkavell.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 09-07-2006 më 10:43
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  15. #95
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga Shiu
    Mire e ke thene, brenda thonjezave qe le te nenkuptohet se nuk je kurrfare besimtari ne asgje.



    Kete berllog qe ke shkruar eshte pjelle e hamendjes tende dhe nuk arrin te deshmosh asgje kunder Islamit. Une te thashe t'i percjellesh lajmet, te lexosh literature dhe te shikosh filma perendimore per te pare NE MENYRE TE DOKUMENTUAR se kush jane pedofilet, homoseksualet, maniaket dhe pervertet me te medhenj ne bote, e qe padyshim ne ate grup hyjne dhe prifterinjte katolike, o fanduc i Klines!

    Biblen askush nuk po e shan sepse ne muslimanet kemi per detyre ta respektojme. Por, gjithsesi nuk mund ta marrim si liber 100% hyjnor meqenese ka aq shume intervenime nga dora e prifterinjve gjate shekujve, sa qe nuk dihet me cfare ka mbetur origjinal e cfare eshte ndryshuar. Interesohu pak se sa kontradikta ka ne Bibel qe te shohesh se nje liber i tille gjithe gabime nuk mund te jete i paprekur, ndaj dhe e humb atributin hyjnor. Ndersa Kuranit nuk i eshte nderruar AS EDHE NJE PIKE per 14 shekuj.


    Ndersa sa i perket reagimit te ketifare Alketit, nuk ia vlen te pergjigjem sepse postimet e tij automatikisht do t'i hedhja ne Padogane qe te argetohen kalamajte. Kaq e ka nivelin i shkreti.

    PS. Sa i perket titullit "harap", aty s'me le pershtypje fare. Shiko ne trungun tend gjenetik mos ta ka "rregulluar" ndonje serb stergjyshen se kaq mllef mund ta kete vec nje shkavell.
    Shiu

    Ti qe e shet prapanicen per ca lecka te Kuranit harap, duhesh patjeter te kesh leshin e perzier, ose me turq ose me harab. Te njejt jane , si te paret ashtu edhe te dytet. Per gjenet e mija mos baj dertin se une kame qene, jame dhe do mbetem gjaku i Gjergjit dhe Ismailit qe kame me lart per Avatar , i palekundur e jo sikur qe je ti, kush te vie perskaj shtepis tende ia jep prapanicen falas. Nuk eshte cudi kur dalin parazitet e sojit tuaj kur perzihet gjella me lloj lloj kafshesh!!


    Cappu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cappuccino : 09-07-2006 më 11:41

  16. #96
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga Cappuccino
    Shiu

    Ti qe e shet prapanicen per ca lecka te Kuranit harap, duhesh patjeter te kesh leshin e perzier, ose me turq ose me harab. Te njejt jane , si te paret ashtu edhe te dytet. Per gjenet e mija mos baj dertin se une kame qene, jame dhe do mbetem gjaku i Gjergjit dhe Ismailit qe kame me lart per Avatar , i palekundur e jo sikur qe je ti, kush te vie perskaj shtepis tende ia jep prapanicen falas. Nuk eshte cudi kur dalin parazitet e sojit tuaj kur perzihet gjella me lloj lloj kafshesh!!


    Cappu
    E pra, ky eshte Cappu, fanduci i Klines!

    Ik mer ruaji lopet.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  17. #97
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    ne nje moment thua keta po tallen me fene islame apo jane budallenj.eshte per te qeshur dhe per te qare.

    po postoj te njejten. nga Arrnubi po e ndryshoi ne Shiu qe e kane marre seriozisht punen e shkrimeve carcafe.


    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Shiu cfare myslymani je ti kur nuk merr inciativen me te vogel te shkosh ne irak te ruash nderin e allahut. te mbrosh myslymanet.

    Shiu, ti je myslyman i rreme. ti qe per "detyre" ti apo ndonje tjeter keni ngarkuar vetes te shkruani carcafe neper forume.



    Shiu mos kujto se allahu e paska vene ne pike nr.1 kete punen e shkrimeve.
    shko ne irak ore kafir.

    ==>>profeti luftoi pastaj shkruajti. ==>>te tere luftuan pastaj shkruan.

    perserite disa here:
    para allahut une pabesimtari jam me i drejte sesa ti myslymani i rreme.

  18. #98
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    ne nje moment thua keta po tallen me fene islame apo jane budallenj.eshte per te qeshur dhe per te qare.

    po postoj te njejten. nga Arrnubi po e ndryshoi ne Shiu qe e kane marre seriozisht punen e shkrimeve carcafe.
    O produkt i padoganuar! Pa gjeje icik ndonje "carcaf" timin e pastaj kthehu e fol. Ndersa sa i perket asaj qe me pare te luftoj e pastaj te shkruaj, me trego ti njehere se ne cilen lufte paske marre pjese qe tani paske te drejte te shkruash ketu kaq shume? Shko edhe ti ne Irak dhe lufto kunder muslimaneve, e pastaj eja dhe shkruaj.

    Per ate se kush eshte besimtar e kush jo, ate e di vetem Allahu, e jo nje anencephalus si ti.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e nardi22
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Postime
    5

    Post Për: Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami

    Citim Postuar më parë nga student romak Lexo Postimin
    Forum126---te lutem...lexo çfare shkruaj, mos immagjino ate qe do ti...thjesht LEXO!

    Disa here te kam kthyer pergjigje por ti je shume i kushtezuar nga trushpelarja (neologjizem...po bej gare me ty...) e nuk e ke mare mesazhin!!!

    Bibla nuk eshte njesoj si Kurani jot, eshte shume ndryshe. Heren e fundit te thashe qe interpretimin e Bibles lerua teologeve te krishtere, sepse vetem ata jane te afte ta interpretojne siç duhet...sepse atye ua ka besuar Kisha interpretimin e Fjales se Zotit. Kjo do te thote...qe TI, koleget e tu, deshmitaret e jehovait nuk mund ta interpretoni sepse nuk dini! Sepse e copezoni! Sepse nuk merni mesazhin e Zotit nga faqet e Bibles por perpiqeni te justifikoni idete tuaja te mbrapshta me ndonje paragraf te vjedhur andej kendej e duke e shkeputur nga konteksti i pergjithshem!

    Arrij te shpjegohem???

    Bibla lexohet nga fjala e pare deri tek e fundit, e çdo gje qe thuhet merr kuptim vetem duke e patur te qarte gjithe kete KORNIZE!!!!! Nese ti shkeput paragrafe te veçanta e nuk e ke idene se per çfare flitet-cili eshte konteksti-sila periudha kohore-kujt i drejtohet-kush e ka shkruar-pse e ka shkruar-çfare gjuhe ka perdorur-analiza gramatikale-sintaksa-etj etj etj etj etj....mund te nxjerresh 200 mije kuptime por jo ate kuptim QE ZOTI KA DASHUR TE SHPREHE! E nese menyra jote e interpretimit eshte vetem kjo-o forum126 i dashur....mund te te ndihmoj edhe une me te gjithe miqte e mij te krishtere ne kete forum e te nxjerrim 50 fishin e gabimeve te Bibles qe JU keni nxjerre deri tani (si ajo fletore e tmerrshme qe keni perkthyer ne shqip qe nga 1993 'Myslimani dhe kristiani' qe eshte ofendim edhe per zgjuarsine e nje rose me H5N1....), per t'ju bere qefin por qe nuk ka ME TE VOGLEN VLERE!!!!

    Te thashe heren e fundit qe Bibla jone quhet JEZU KRISHT sepse ai eshte plotesimi, realizimi, shpjegimi i BIBLES.

    "...keni degjuar te thone.... KURSE UNE PO JU THEM...duajeni njeri-tjetrin siç une JU DESHA JUVE, duajini armiqte tuaj, lutuni per ata qe ju bejne keq...."

    KJO ESHTE BIBLA o forum126! E nese ti gjen ne fjalet e Krishtit ftese per te vrare hajdutet apo prostitutat, nese me gjen nje ftese e dale nga goja e Krishtit per ME TE VOGLEN DHUNE....drejtuar nxenesve e apostujve te vet...ma trego e une te premtoj qe do te behem menjehere Mormon!

    Ato shkrime qe ti ofron...ku na servir nje zot inatçi e te padretje...qe ben dallime mes krijesave te veta (besimtaret po e jo besimtaret t'u priten duart.... sikur ato t'i kishte krijuar djalli e jo AI) kane vetem nje efekt...t'i provokojne te vjellat 99 perqind te globit tokesor!

    Te lutem....lexo! Mjafton te hapesh sitet e krishtera e gjen dokumentat ZYRTARE te kishes:
    per interpretimin e Shkrimit te Shenjte
    per Shkrimin e Shenjte dhe hebrenjte
    Katekizmin e Kishes Katolike
    Codex Juri Canonici
    Dokumentat e Koncilit Vatikan i II

    e plot te tjera....nuk do ti kuptosh...por do te kuptosh qe Kisha ka nje gjuhe ZYRTARE e te gjithe te krishteret e teologet qe na mesojne aty kane mbeshtetjen per te mos pjelle PALLAVRA si puna juaj ku nje IMAM nuk meson njesoj me IMAMIN e xhamise fqinje. Njeri bertet per paqe e tjetri ulerin per lufte te shenjte. Po lajmet i shikon ti????? Me gjithe guximin dhe besimin e patundur ke themeluesi juaj... per koherence...jo vetem qe nuk do te shkruaja per te drejtat e njeriut por do te heshtja duke u skuqur deri tek veshet!!!
    Bibla tregon për Lutin a.s. si konsumues i madh i alkoolit dhe se bëri zina (kurvëri) me bijat e tij,Citoj: “Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë bashkë me dy bijat e tij….. Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit. Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: "Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë". Edhe atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla shkoi të shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit. Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre…”. Zanafilla 19: 30-38; poashtu citati tjetër tregon se Luti bijat e veta ua dorëzoi disa burrave dhe i ftoi të bënin me to ç‘të donin.“Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t'i nxjerr jashtë dhe bëni ç'të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime". Zanafilla 19:8
    Prej këtyre shpifjeve që lexuam Kur’ani Lutin a.s. e quan pejgamber dhe njeri i veçuar dhe njëri prej më të mirëve ku thotë: “(shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë”. En Am 86 “Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve”. Enbija 74-75

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  3. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  4. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  5. Sheriati, xhihadi dhe shtetësia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •