Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Post Dy Fytyrat E Islamit

    ME DATEN 28 PRILL ne tv klan, emisioni Zone e Lire u ftua Stephen Schwartz. Ky asht autori i librit " DY FYTYRAT E ISLAMIT, Fondamentalizmi saudit dhe roli i tij ne terrorizem".
    Libri do te dale keto dite ne qarkullim, perkthyesi Blendi Kraja, librat ars, ne shkoder shtator 2005. Por ne Shkoder, ku une jetoj, libri ka dale ne qarkullim ne kiosken e gazetave per nje periudhe disa ditore dhe me pas nuk asht pare ma ne stende. Pra u hoq nga qarkullimi si me urdher.
    Autori ne emision dha disa mesazhe paqeje dhe bashkejetese qe sherbejne per me i qetesue njerezit. Libri ka shume gjana per me u sqarue, por pa ra viktime e ambientit negativ ndaj islamit qe asht tek ne.
    U lutem muslimaneve (te ditur apo injorante) qe te tregojne me urtesi dhe pa u ngutur realitetin e ceshtjeve qe trajton libri.

    Per sqarim te disa ceshtjeve u sugjeroj te vizitoni faqen http://www.TheWahhabiMyth.Com
    Se shpejti do te fusim ne internet disa pjese te ketij libri qe une e kam ble ne ato pak dite qe ai ka qarkulluar ne kiosken me te vizituar te gazetave ne qender te Shkodres.

  2. #2

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Pff e cna qenka ky liber me kete titull??Si na i paska Islami 2 fytyra?Skam ndermend te lexoj librat e Shia-ve.Paska bere shume mire qe se paskan nxjerr me ne treg!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Me falni qe shkruaj ketu pa qene anetare e ketij komuniteti por ndiej te them dy fjale sepse dhe une e degjova biseden me shkrimtarin dhe me kane pelqyer dy shprehje te tij:

    e para - Islami nuk ka fytyren e eger qe mundohen ta paraqesin por eshte progresiv, pajtimtar, i evoluar me kohen (dhe shkrimtari mori si shembull bashkjetes e besimeve fetare ne Shqiperi)

    e dyta - Kur e pyeten qe ēfare do ti thoshte nje miku te tij nqse ai do ishte kristian shkrimtari tha:Nje miku kristian do ti thoja te jete nje kristian i mire, nje miku ortodoks te jete nje ortodoks i mire po ashtu dhe nje miku hebre etj , rendesi ka qe te gjithe te besojne qe ka nje Zot.

    Pff e cna qenka ky liber me kete titull??Si na i paska Islami 2 fytyra?Skam ndermend te lexoj librat e Shia-ve.Paska bere shume mire qe se paskan nxjerr me ne treg!
    Nenkupton qe Islami nuk eshte ai qe reklamohet me ekstremiste etj por eshte diēka tjeter dmth ka nje fytyre qe ja kane ngjitur (fytyren e terrorizmit) dhe nje fytyre qe e ka vete ate te bashkejeteses normale me te gjithe besimet (si ne Shqiperi)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 01-05-2006 mė 17:05
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga BluPower_blu
    Stephen Schwartz
    (Suleyman Ahmad)

    eshte nje i konvertuar ne islam, ai rrjedh nga nje familje protestante, konvertimi i tij njihet nga viti 1997, eshte i njohur si kritikues i vahebizmit.
    Per saktesim, sipas gojes se tij, Schwartz, tha qe eshte amerikan me baba hebre dhe mama te krishtere. Dhe qe nuk eshte hebre i konvertuar ne myslyman, sic e percaktojne, por nje i pafe qe u be myslyman(kjo pasi hebrejte, e marrin perkatesine hebre nga e jema, jo nga i jati si pjesa tjeter e botes, dhe kane te drejte...lol)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e brahobravo
    Anėtarėsuar
    23-04-2006
    Vendndodhja
    Mallakaster
    Postime
    26
    ..................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brahobravo : 02-05-2006 mė 00:35

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Nenkupton qe Islami nuk eshte ai qe reklamohet me ekstremiste etj por eshte diēka tjeter dmth ka nje fytyre qe ja kane ngjitur (fytyren e terrorizmit) dhe nje fytyre qe e ka vete ate te bashkejeteses normale me te gjithe besimet (si ne Shqiperi)
    Kete liber s'e kam lexuar dhe mendoj se s'do kem kohe ne dispozicion ne te ardhemen, per ta lexuar!
    Por per keto "nenkuptimet", me e pakta mund te thuhet se lene shume per te deshiruar ose ne rastin tjeter, krijojne hapesira dhe hedhin baza per keqinterpretim!

    Gjithsesi, eshte me se e qarte se Islami nuk ka lidhje me fenomene negative.

    Personalisht jam kurioz te di mendimin e ndonje dijetari islam rreth librit ne fjale.
    --------------------------------------------------------Me respekt
    ------------------------------------------------------------Olsi

  7. #7
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kadare dhe Schwartz,


    Shekulli

    I prezantuar nė ekran si autor i librit “Dy fytyrat e Islamit”, Stephen Schwartz-i tha se nėse njė ditė Kadare do tė merrte Ēmimin Nobel do tė vinte nė tė njėjtin tv shqiptar i veshur si grua. “Kadare s’ka pėr ta marrė ēmimin Nobel, sadoqė ky ėshtė njė ēmim me tė cilin nuk vlerėsohet nderi. Ai u jepet kalemxhinjve tė kurvėruar”. Ky autor veē vlerėsimeve personale pėr shkrimtarin, qė sollėn tė qeshura e zbavitėn audiencėn gjatė asaj interviste, merr edhe pozicionin e kritikut letrar sharlatan duke klasifikuar letėrsinė e shqiptarėve nė katolike, myslimane, e ortodokse. Veē kėsaj, ėshtė e disata herė qė nga sprova e Ismail Kadaresė “Identiteti Evropian i shqiptarėve” veēohet si thelb i saj pretendimi pėr njė identitet kristian tė shqiptarėve, ēka do t’i hapte rrugėn Shqipėrisė nė Evropėn e Bashkuar. A ėshtė i saktė ky perceptim i pėrftuar edhe nga “eksperti” pėr Islamin nė Ballkan?


    02/05/2006
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Thumbs up

    autori ne disa raste me dy tre te goditura(ne nje rresht a dy rreshta) mundohet te rrezoje personalitete kolose tek muslimanet, te cilet jane bere te tille per dijen qw kane dhe per shume e shume probleme qe kane sqaruar. Autori deshton se shpjeguari se cili eshte raporti mes faltores (xhami-vendit ku behet sexhde) dhe varrit. mendoj se lexuesit qe do te bien ne rrjeten e librit jane me se shumti pa njohuri akademike te islamit dhe te pazot qe te gjejne argumente per ate qe besojne.
    Cfare shpjegimi jep autori ne lidhje me ceshtjen e varreve qe ndertohen ne faltore. asgje pervec se termave, doktrina e ibn tejjmije, xhihad , stil arab, djem me mjekra ne rruget e sarajeves, etj
    varret - Profeti (paqja qofte mbi te) ka thene :" popujt qe kane qene para jush i shnderruan varret e profeteve te tyre ne vende faljeje. Mos veproni si ata! Une ua ndaloj kete gje."
    Nese do te bejme nje krahasim midis udhezimeve te Profetit(paqja qofte mbi te) ne lidhje me varret dhe gjendjes se shume njerezve ne kohen e sotme, do te shohim se ato bien plotesisht ne kundershtim me njera tjetren. Keshtu, Profeti (paqja qofte mbi te) e ka ndaluar faljen e namazit prane varreve, ashtu sic ka ndaluar edhe shnderrimine tyre ne vende faljeje.....
    Islami nuk ka fytyren e eger qe mundohen ta paraqesin por eshte progresiv, pajtimtar, i evoluar me kohen (dhe shkrimtari mori si shembull bashkjetes e besimeve fetare ne Shqiperi) - shpresoj qe kete ta kene pervetesuar degjuesit e emisionit
    Ne faqen e fundit te librit gjejme: Megjithese ky liber perqendrohet ne nji rend ngjarjesh qe fillojne me Ibn Tejmijen shekuj ma pare, ai asht i mbeshtetun ne pjese te madhe ne kerkimet n'internet. .... Ngasa ana tjeter, nji burre mendjemprehte dikur shkroi, "gjaja ma e rendesishme ne bote, mendoj, asht paaftesia e mendjes njerzore me e lidhe krejt permbajtjen e saj."Asht nji shprehje paradoksale e perdorun nga nji autor i Kalifornise: "te mshehta publike". Ky liber asht nji nderthurje e "te mshehtave publike" -- nji koncept qe mbetet nji nga te mshehtat te fundit sufi ne kohnat tona. paqendrueshmenia ne tarnskiptimin e emnave arabe pasqyron larmine e burimeve.

    mendoj se per te shpetuar Akiden e njerezve, libri duhet pajisur me sqarime. Une jam duke e hedhur librin ne Word( do te me haje disa kohe). Kush e do nje kopje te me dergoje email dyfytyrat@hotmail.com, ose dyfytyrat@yahoo.com
    libri ka edhe nji sens zbavitjeje.. sidoqofte le te sqarojme ato gjera te rendesishme, para se te tjerat t'i marre era
    Paqja qofte me ju!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Wink ne pune

    le t'i hyjme leximit te librit:
    Diftojsi vii

    Hymje e botimit shqip tė Dy fytyrave t’Islamit ix

    Hymje xi

    Borė nė shkretinė 1

    Muhamedi dhe kumti i Islamit

    Kalatė dhe shtigjet malore 25

    1,000 zgjanim islamik

    Urryesit e kangės 61

    Lėvizjet e hershme vehabiste

    Kumargjijtė e botės 85

    Pushtimi vehabi-saudit i Arabisė

    Ardhja e imamit 116

    Revolucioni islamik i Homejnit

    Xhihadi i pėrhershėm 140

    Hija e Afganistanit

    Shpata e turpit 166

    Internacionalja vehabiste

    Kolonializmi fetar 208

    Vehabizmi dhe islami amerikan

    Pėr ku Arabi Saudite? 236

    Mbasthanie 265

    Falenderime 274



























    Hymje e botimit shqip tė Dy fytyrave t’Islamit

    Ka me iu dukė e ēuditshme ndoshta shumė lexuesve tė kėtij libri qė thurja e tij me pėrvojat qė me ēuen tek ai n’fund t’fundit i detyroheshin ma pak leximeve e studimeve tė mia nė shpirtėsinė e kulturat islamike (sufizėm) tue fillue qysh se isha jo ma shum se 20 vjeē – nė Kaliforni mė 1966 – sesa takimit tim me nji mėrgimtar intelektual katolik shqiptar, Gjon Sinishtėn, mė 1990 nė moshėn 42 vjeē.
    Sinishta asht nji prej disa shqiptatėve tė falenderuem nė botimet e kėtij libri. Ai ka lindė nė bashkėsinė shqipfolėse tė Malit tė Zi dhe mė paraqiti trashigiminė e shqueme tė bashkimit ndėrfetar nė mesin e bijve tė shqipeve, i mishnuem me pohimin klasik poetik tė Pashko Vasės, i biri i shquem i Shkodrės e guvernator i Libanit : “feja e Shqyptarit asht shqyptaria”. Epika e solidaritetit fetar mes “kombit tė heronjve”, siē i kam quejtė diku tjetėr ata, pati jehonė zamadhe pėr mue, tue mė rikujtue shembullin e Spanjės mesjetare ku muslimanėt, tė krishterėt e hebrenjtė lulzonin krah pėr krah, edhe nė gjendje lufte.
    Unė jam kalifornian nga prejardhja. Ndoqa qysh prej fillimit tė zhvillimit intelektual nji rrugė qė ēonte nė Gadishullin Iberik. Nsa zanafilla e mitit tė prejardhjes sime amerikane fillon me Anglinė e ngulimet nė Bregun Lindor tė kontinentit, prej ku u shpėrngul popullsia vendase, u rrita me nji ndjesi dyfishėsia n’at mjedis. Emnat spanjollė pėr qytetet anglishtfolėse, qenia e Meksikės afėr – tė gjitha kėto mė banė me u ndi sikur kalifornia ishte ma shumė iberiko-amerikane sesa anglo-amerikane.
    Kalova shum kohė nė Spanjė tue zotnue gjuhnat e mėdha tė lėtėrsisė hispanike, kastiljanen e katalanen, e tue shkrue mbi luftėn civile tė Spanjės mė 1936-39. Por ndėrsa spanja jugore ishte e mbushun me pėrmendore islame e gjuha kastiljane kundėrmon prej huazimeve arabe, ndiesia e dialogut intelektual e shpirtnor krishtero-islam ishte pastėrtisht historike nė Spanjėn qė njihja unė.
    Udhtimi im i parė n’ish-Jugosllavi dhe ndejat nė San Franēisko me Sinishtėn, qė m’u ba “baba i dytė” (personalisht, jo fetarisht), mė futi nė nji ndjenjė tė ngjashme me atė tė qyteteve andaluze, aragoneze e kastiliane nė vitet e tyne tė lavdishme. Kur komunizmi mbas-titoist filloi me u shembė, tokat veriore e tė mesme tė lindjes s’Adriatikut patė rast me rigjallnue nji model fitimprurs, tė dobishėm e paqėsor tė bashkjetesės mes katolikėve, qofshin sllovenė, kroatė, shqiptar kosovarė a serbė; muslimanėve boshnjakė, shqipfolės e maqedonas; bashkėsive t’identifikueme me ortodoksinė lindore dhe mbetjeve tė vogla hebreje nė rajon. Nji pėrfundim i tillė dėshirohej me zjerm prej njerėzve tė Zotit dhe atyne vullnetmirė simbolizue nga drejtimi politik slloven e boshnjak, nga herojtė fetarė e kombtarė kroatė si kardinalėt Franjo Kuhariq, Vinko Puljiq e Franjo Komarica, si dhe peti Vlado Kotovac e drejtuesit kosovarė Adem Demaēi, Rexhep Qosja e Ibrahim Rugova.
    Por diēka e tillė s’kishte me ndodhė pėr shkak tė vizionit dashalig tė tė tejskajshmėve sllavo-komunistė nė Serbi e Maqedoni. Me Sinishtėn tue mė drejtue, mė 1990 unė nisa grupin e parė “Miqtė e Kosovės” nė Sh.B.A. qė synonte edukimin e medias amerikane lidhur me kėrcėnimin terrorist tė Sllobodan Millosheviqit. Personalish dėshmova mėsymjen e pėrplajes nė Koroaci dhe tendosjen gjithnji e ma tė madhe nė Bosnjė, si dhe udhtova pėr Mal tė Zi ku pashė xhamijat bashkohore pėr hėrė tė partė. Kėtu filloi marrja ime serioze me Islamin. Ma vonė kalova shum khe nė tokat shqiptare, ku takova shum sufij tė cilėt i quaj si shpresa ma e madhe e Islamit dhe njerėzimit.
    Gjon Sinishta mė mėsoi shum gjana tė tjėra pėrveē atune lidhur me bashkimin krishten-islam pėr interesin e kombit tė Skėnderbeut, Naim Frashėrit, Gjergj Fishtės, Ismail Qemalit. Ai mė ktheu gjithashtunė nji mbrojtės tė vendosun tė traditave gege tė Shqipnisė veriore, qė ishim aq tė verteta pėr mue sa ē’mbroheshin nga muslimanėt si Arshi Pipa e martirėt katolikė tė Shkodrės nėn komunizėm. Kėto parime frymėzuen tre librat e tjerė tė mi, Ėnėrrimi nė shqip, botue nė Shkup 2003, Kosovarejardhja e njė lufte, botue nė Prishtinė 2005 dhe Drandofillja e Srajevės:nji bllok ballkanik hebre.
    Tue e paraqitė kėtė libėr nė pėrkthimin e tij shqip unė i pėrulem me nderim, gjithmonė mbi tė gjitha, trditės ndėrfetare tė “kombit tė hernjve” prej Gjergj Elez Alisė te Mehmet Ali Pasha e Adem Jashari.

    Stephen Sulejman Schėartz
    Uashington, DC, 28 nandor 2005




    Hymje

    Mbas sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit 2001, njerzit vullnet mirė nga tė dyja anėt e kufinit tė botėve judeo-krishtere e muslimane ishin mbushė me ankthe tė mėdhaja. Pėr perėndimorėt, duket se ishte ba e pashmangshme nji pėrplasje qytetnimesh. Pėr muslimanėt, ishte e qartė se kmbit ma tė i ishte shkaktue nji varrė e madhe – varrė qė kmishte me shkaktue nji mdėshkim te tmerrshėm. Shume hebrej dhe tė krishterė bėsonin se diēka vdekjeprurėse dhe e ligė nė besimin e Muhamedit e kishte ba 11 Shtatorin tė pashmanfshėm. Shum muslimanė kishin frikė se kishte me nisė nji “kryqzatė“ kundėr Islamit, qė shprehte impulse tė ngulituna thellė nė Perėndim.
    Mbas pothuejse njimijė e pesqindvjetsh qytetnim islamik, Perėmdimi judeo-krishten mbetet jashtzakonisht i hutuem dhe i paditun lidhun me kėtė zhvillim madhor nė historinė e besimit nė nji Zot. Duket absurde me kuptue se mbas 14 shekujsh lidhjesh mes tė dyve mirėkuptimi i pėrbashkėt u mėnjanue dhe nji krim i shmtuem terrorist vrau mijra vetė nė qytetim ma tė madh tė botės. Islami shihet nga shumica e njerėzve nė Perėndim si monolit. Por mbas 11 Shtatorit islami asht identifikue ma shumė se kurr nė mendjen perėndimore me dhunėn, intolerancėn dhe fanatizmin. Per shum amerikanė fytyra e Islamit shihet nė festimet arabe pėr masakrėn e kullave binjake, nė zgėrdhimjen keqdashėse t’Osama bin Ladenit, nė fytyrat e 19 pengmarrėsve dhe nė bombat vetvrasėse n’Izrael. Kjo fytyrė identifikohet, mbi tė fjitha, me urrejtjen maniakale pėr Shtetet e Bashkueme.
    E ndėrsa mbas sulmeve n’Amerikė fytyra e Islamit dukej njitrajtėsisht kėrcėnuese, perėndimoretėt e friksuem i zaptoi nji Babel zanesh tė paditun jo-muslimanė e anti-muslimanė. Nxorėn kry nga tė gjitha anėt shpjegime tė ndryshme pėr “urrejtjen muslimane”. Disa komentatorė vajtonin teprimet e imperializmit perėndimor, tė tjerė tregonin me gisht Izraelin. Disa tė vetquejtun ekspertė mėtonin se kishin gjetė provėn e ceneve tė thella nė vetė islamin, nė tekstin e Kur’anit dhe nė historinė e gjatė tė pėrplasjes ushtarake tė krishtnimit me qytetnimin musliman. Kėta eseistė fhe shkrues pėrvijonin pamjen e nji islami qė asht brenėsisht agresiv, pėrbuzės i modernizmit dhe Perėndimit, qė i friksohet grave dhe urryes i arsyes e individualitetit. Ideologėt konservatorė u pėrpoqėn me e ngacmue opinionin amerikan tue rigjallnue fjalorin e vjetėr tė qytetnimit tė krishtenė tė sulmuem. Pol Xhonson, nė nji ese tė lexueme gjansisht, e hodhi poshtė idenė qė Islami asht “besim paqsor”. Kjo asht e pavėrtetė, shkroi ai:”Islami nėnkupton “:nėnshtrimin”, ēėshtje shum e ndryshme, dhe nji nga funksionet e Islamit sa i pėrket pamjes sė tij luftarake, asht me e arritė nėnshtrimin prej tė tanėve, nėse duhet edhe me forcė. Islami asht fe imperialiste”.
    Shkrimtarėt islamofobikė u shtuen si kėrpurdha nė median perėndimore tue recitue klishe lidhun me kthimet me gjasė tė detyrueme tė popullsive hebreje e tė krishtena, ndalimet gjoja tė kishave tė krishtena nė tė gjitha shoqnitė islamike dhe mbiztnimin e zakoneve tė tilla si gjymtimi i organeve gjenitale nė tokat muslimane. N’Europė, politikanė tė tejskajshė si Zhan Mari le Pen grumbulluen vota tue pėrdorė spektrin e emigrantėve muslimanė si piratė plaēkitės me thika nė dhambė.para se tė vritej, politikani hollandez Pim Fortyn i bani thirrje shum herė qytetarėve me votue kundėr Islamit.
    Askush n’europėn Perėndimore nuk do tė kishte andrrue me sugjerue nji referendum politik mbi Judaizmin, por Islami tashti shihej si Tjetri i frikshėm e i pashtruem. Ishte sikur mėsimi i Holokaustit, ku europa kishte lejue masakrėn nė shkallė tė gjanė tė nji populli jo tė krishtenė i cili kishte jetue me shekuj nė tokat e saj, thjesht pėr shkak tė besimit tė tyne, t’ishte harrue krejtėsisht. Njollosje tė tjera pėrfshinin akuza pėr shkatrrime tė plota kulturore, si ato tė paraqituna nga V.S. Najpol , i cili mėtoi se media ishte vorfnue vetėm pėr shkak tė fuqisė muslimane. Nė mesin e sllavėve tė krishtenė dhe mbrojtėsave tė tyne, kishte kohė qė flitej pėr kėrcėnimin demografik musliman pėr Europėn.
    Presidenti Xhorxh Bush i riu s’pari u duk se i dha jeh kėsaj retorike kur e quejti pa takt luftėn ndaj aleancės Osama bin Laden/talebanė “kryqėzatė”, ndoshta fjala ma e keqe qė mund tė pėrdoret nė nji kontekst tė tillė. Nji terminologji e tillė ishte dhuratė pėr Bin Ladenin; lufta perėndimore me ēlirue muslimanėt e Afganistanit ma mirė t’ishte quejtė xhihad i mirfilltė e i drejtė.•
    Por asnji nga kėto pikėpamje mbi Islamin nuk pėrfaqėsonte nji rrėfim tė kujdesshėm mbi thelbin e tij. Udhtimi nė zemrėn e vėrtetė t’Islamit tė pėrball me njė sasi tė madhe dijeje tė gabueshme nė Perėndim, e kjo asht nji gjendje qė islamikėt e skajshėm e kanė shfrytėzue pėr me arritė synimin e tyne. Mungesa e nji pushteti qendror fetar n’Islam e randon problemin, ata qė e shohin prej jashtė e kanė tė vėshtirė me dallue rrymėn qendrore prej skajeve.
    Perėndimorėt deri tashti s’kanė ditė kurrgja lidhur me pėrplasjen e thellė qė rravgon tash pėr tash nė shpirtin e Islamit, pėrpjekja me pėrcaktue t’ardhmen e tij asht nė tė njėjtėn kohė nji kundėrthanie e sė shkuemes sė tij. Ditja e kėsaj ndamjeje dhe natyra e prtagonistėve tė saj, pėrmban nji “histori tė mshehtė” tė krahasueshme me arkivat e mshehta tė komunizmit sovjetik. Por kjo ėshtė pėrballje qė s’mund ta anashkalojmė dhe s’mund tė rrimė tė ftohtė.
    Kur presidenti Bush dhe drejtues tė tjerė perėndimorė e siguruen publikun e tyre se terrorizmi asht nė kundėrshtim me islamin e vertetė, dhe u miratuen nga pushtetet islamike nė shum vende muslimane e jo-muslimane, ata e kishin edhe drejtė edhe gabim. Rryma e Islamit qė nxit Bin Ladenin dhe mbėshtetėsit e tij sa nuk pasqyron nji shumicė muslimanėsh, as vlera tradicionale islamike.Por nuk asht as kjo ēėshtje e penfmarrjes sė besimit. Fytyra e skajshme e Islamit, qė shfajėson dhunėn dhe nxit urrejtjen, pasqyron interesa tė pasuna e tė fuqishme. Ajo fytyrė zotnohet nga ideologia e njohun si Vehabizėm• , nji “kult vdekjeje” i cila asht system fetar zyrtar i Mbretnisė Saudite dhe qė sauditėt, tue pėrdorė pushtetin financiar qė kanė vjelė prej t’ardhunave tė mėdhaja prej naftės, kanė harxhue dhjetėvjeēarė – dhe miljarda dollarė – me e tejēue nė pjesėn tjetėr tė botės, prej Pakistanit e Indisė nė Ballkan, Filipine, Europė Perėndimore dhe nė vetė Amerikėn. Megjithė shumimin e grupeve terroriste me mbėshtetės dhe emna tė ndryshėm, burimi i vėrtetė i i problemit tonė asht zvetnimi i mėsimeve islamike nga kulti fashist Vehabi qė ndodhet nė zemėr tė pushtetit saudit, miqtė tanė tė ngjashėm nė rajon. Siē asht e njohun rirė prej nji milliard muslimanėve tė pjesės tjetėr tė botės, shumica e tė cilėve nuk janė vehabistė dhe qė i bajnė ballė futjes sė tij nė shoqninė e tyne, ky kult ka lulzue pėr dhjetvjeēarė, ironikisht nėn mbrojtjen perėndimore. Ne e kemi mbajtė kėtė gjarpėn bash nė gjirin tonė. Prapseprap, nuk asht shkrue asnji histori pėr kultin Vehabi pėr masėn e gjanė; asht koha mase e duhun pėr me e ndreqė kėtė gabim.
    Deri mė 11 shtator, nė mėnyrė tipike shihnim e ndigjonim vetėm dy lloj muslimanėsh nė media: princat e pasun tė naftės dhe llapaqena te papunė nė rrugėt e qyteteve arabe. Edhe pas tmerreve tė Nju Jork, Uashington e Pensilvani, zakonet e vjetra nuk janė harrue. Urtia e zakonshme na sugjeron se duhet me e ndigjue rrugėn arabe, sepse thuhet se zani i saj formėson ndėrgjrgjen politike n’ato shoqni. Asgja tjetėr s’mund tė jetė ma larg tė vėrtetės: nė vendet shumė tė shtresėzueme arabe e muslimane, rruga s’ka lidhje fare, qė asht arsyeja kryesore pse njerėzit e mbushin tue vikatė shprehje t’urryeshme. Ka ardhė koha me shikue pėrtej rrugės arabe, tek traditat anti-fondamentaliste, anti-vehabiste.
    Princat e naftės dhe rrugėt e zhurmshme janė dy skaje qė nė nji mjedis qė asht shum ma i arsimuem dhe i larmishėm nga ē’jami mėsue me besue. Amerika ka shum me mėsue pėr Islamin. Gazetarėt, akademikėt dhe diplomatėt kanė nevijė tė ngutshme me zbulue se kujt me ia vu veshin, nėse duen me i pėrmirsue mardhaniet me botėn muslimane dhe me parandalue keqėsimin e t’ashtuquejtunės pėrplasje qytetnimesh.
    Me kėtė libėr unė jam pėrpjekė me dhanė nji pamje tė freskėt t’Islamit, tue sfidue hegjemoninė e tejskajshmėnisė tė mbėshtetun nga sauditėt nė botėn muslimane por edhe tue hedhė poshtė polemikat thjeshtėzuese tė “kryqėzatave” qė shihen gjanėsisht nė jetėn intelektuale perėndimore sot. Rryma qendrore e islamit mbasi tė kthehet nė fuqinė qė ka pasė, tradicionale dhe pluraliste, ka me dhanė ndihmesa tė reja tė frytshme ndaj njerzimit. Ai ka me u mbėshtetė nė historinė e mshehtė qė Perėndimi duhej ta kishte mėsue me kohė, por ndaj sė cilės ka qenė e verbuem nga paragjykimi, miti dhe frika. Lufta kundėr boshtit tė terrorit mundet me zgjatė nji dhjetvjetsh ose ma shum. Mund tė vazhdojė pėr aq sa zgjati Lufta e Ftohtė, ose edhe ma gjatė. Asht e domosdoshme qė ne me gjetė aleatė muslimanė tė besueshėm nė kėtė luftė, t’ua mėsojmė gjuhėt e t’i kuptojme dallimet dhe ngjashmėnitė e tyne kulturore.
    Unė nuk mendoj se, sė brendshmi dhe pashmangshmėnisht, tek 11 shtatori na ēoi ndonji gja e Islamit. Nėse Islami do tė kishte qenė besim i dhunshėm pa shpėtim, ai do t’ishte zhdukė kohė ma parė si kultet e panumėrta pagane. E mbėshtes kėtė pikpamje nė pėrvojėn time si gazetar e shkrimtar nė luftnat ballkanike tė viteve ’90, gjatė sė cilės ndesha ftyrėn tjetėr t’Islamit – pluraliste, shpirtnore dhe tė pėrkushtueme pėr bashkjetesė me shpalljet e mahershme abrahamike, Judaizmin dhe Krishtnimin.
    Perėndimorėt, tė tmerruem nga pamja e nji Perėndimi t’islamizuem, duken tė pazot me kujtue se dikur pat qenė nji mundėsi pėr nji Islam t’europianizuem. Makthue nga nji gojtari e pėrqendrueme mbi pėrplasjen, pushtimet, keqkuptimet dhe konkurrencėn pėr sundim, kemi harrue se ka pasė edhe kohna tė gjata shkėmbimi tregtar e kulturor, nė Spanjė e tjetėrkund nė Mesdhe, e mbi tė gjitha nė Ballkanin osman, shoqnia e tė cilit ishte nė mėnyrė tė njinjishme europiane dhe islamike. Rishikimi nga ana ime e kėsaj historie ofron nji alternativė ndaj konceptit tė nji pėrplasjeje tė pashmangshme qytetnimesh.
    Shum lexuesve mund t’u duket ky pohim i paintuitė, sepse tmerri ballkanik i viteve ’90 e ringjalli pamjen e atij rajoni si kazan urrejtjeje ndėrfetare dhe i egėrsisė, qė mendohet nga shum veta si i rrjedhun nga nji e kalueme shtupėse turke dhe ku kontrollimi i dhunės me rranjė tė thella u zhduk me fundin e komunizmit. Sigurisht, asht e pa kundėrshtueshme qė nė fundin e shekullit XVIII dhe nė atė tė XIX muslimanėt e Ballkanit morėn nė thue, ekonomia e tyne mbeti shum mbrapa nė zhvillin nė krahasim me Europėn Perėndimore dhe u zhytėn nė luftna etnike e politike. Megjithatė, gjatė periudhės sė pėrparimit dhe qendrueshmėnisė sė tynė ma tė naltė, prej mėsit tė shekullit tė XV deri nė mes tė shekullit XVIII, Ballkani osman ishe nė masėn ma tė madhe rajoni ma pėrparimtar i botės islamike, falė pėrfshimjes sė tij tė pazgjidhshme me pjesėn tjetėr t’Europės. Perėndimi ka shum me mėsue nga pėrvoja e gjatė ballkanike pėr bashkėpunimin ndėrfetar dhe qytetarinė: ajo mishnon ftyrėn tjetėr t’Islamit, atė qė duhet ta pėrlulzojmė e ta mbėshtesim nėse duem m’e ndihmue botėn muslimane m’i mposhtė dreqnit e vet shkatrrimtarė – llojin e vet fashist e totalitarist komunist – dhe me anė tė kėsaj tė ndihmojmė vetveten.
    Ma s’pari u josha nga Ballkani – Shqipnia, ish-Jugosllavia dhe nė veēanti Rumania – prej nji interesi gjuhėsor e letrar nė kulturėn e hebrejve sefardikė tė cilė dikur ishi me qindra njija nė rajon. Kėta hebrej rridhnin nga ata tė shpėrngulun prej monarkėve te krishtene tė Spanjės e Portugalisė nė fund tė shekullit tė XV. Tė mirpritun nė trevat osmane, ata u vendosėn prej nė veri nė brigjet e Danubit, njimendėsisht nė ēdo qytet tė Ballkanit e Turqisė: Dubrovnik, Split, Sarajevė, Beograd, Bukuresht, Shkodėr, Shkup, Sofje, Vlonė, Adrianopojė, Kostandinopojė, Smirna. “Kryeqyteti’ i tyne ishte Selaniku nė Maqedoninė greke, nji qytet-shtet osmanme 100.000 banorė, nji “republikė hebraike” ku 80 pėrqind ishin hebrej. Atje kishin gjuhėn e tyne, e cila u ba e njohun si judeo-spanjisht dhe ladino. Ata shkollonin rabinė, shkruanin trktate mbi Teuratin,mėsonin tė mshehtat mistike tė Kabalės, haheshin pėr drejtimin e botės hebreje dhe shtypnin me mija copė libra fetarė e shekullarė nė hėbraisht, aramaikisht e judeo-spanjisht, qė iu bashkangjitėn ma vonė gazeta e revista. Martoheshim, ngrinin familje, shkruenin vjersha e balada, tregtonin e udhtonin si dhe recitonin lutjet e ndiqnin festat e besimit tė tyne nė sinagoga tė panumėrta. Pėrbanin nji qytetnim tė tanė hebre.
    Sefardiku i Ballkanit futi rranjė tė thella mes Adriatikut e Detnave tė Zij. Aty pėrfshihej nji nga pionierėt e mėdhaj tė sionizmit, Hehuda Alkalej (1798-1878), qė kishte lindė nė Sarajevė dhe shėrbente sirabin nė Zemun, pėrtej lumit Sava tė Beogradit. Sefardiku qė mbėshteti sionizmin e gjykoi atė ma pak si zgjidhje ndaj paragjykimeve anti-hebreje sesa si pėrmbushje mistike tė Marrveshjes mesianike, dhe ata qė shkuen nė Tokėn e Shenjtė e banė kėtė ma shum pėr arsye shpirtnore sesa pėr arsye ideologjike a politike. Shum prej tyne hynė nė lėvizjet socialiste dhe nė lėvizjet e tjera revolucionare. Por pėrveē atyne qė u ngulėn nė Turqi e Bullgari dhe disa mbetjeve tė vogla tjetėrkund nėpėr Ballkan, ata u fshinė nga Holokausti. Traditat e tyne letrare e fetare u shkatėrruen pothuejse krejtėsisht bashkė me ta. Vajzat sefardike nė pritje tė vdekjes nė kampet e pėrqendrimit nazist nė Poloni e ngushėllonin njena-tjetrėn tue kėndue kangėt spanjolle tė dashunisė qė i kishin mėsue nė fėmini.
    Unė jam fėmijė kalifornie, dygjuhėsh n’anglisht e spanjisht, kam punue n’Amerikė Latine e Spanjė dhe kam botue vėllime mbi historinė dhe kulturėn hispanike dhe mbi luftėn civile spanjolle. U tėrhoqa shum nga ideja se ndonji pjesė e kėsaj bote judeo-spanjolle mund tė kishte mbijetue nė Bosnjė–Hercegovinė, zgjatimi i saj ma verior. Si gazetar nė San Francisco Chronicle dhe i dėrguem pėr Forėard-in hebre, s’pari shkova aty mė 1990, ndėrkohė qė Jugosllavia po shmbej. Ndoqa shėrbimet hebreje, fotografova sinagoga e vorreza dhe ndigjova pėr tė parėn herė meloditė sefardike tė kėndueme prej tė mbijetumve folės tė judeo-spanjishtes. U preka thellė n’udhtimin e parė nė Sarajevė kur gjeta nji pėrmendore pėr vullnetarėt vendas qė vdiqėn tue i shėrbye Ushtrisė Republikane Spanjolle – tė tanė kishin emna sefardikė, dmth spanjollė. Fėmijėt hebrej t’Iberisė, prej kohėsh tė humbun, ishin rikthye nė tokėn e iberisė me sakrifikue jetėt pėr kauzėn e lirisė sė saj.
    Krijova miqėsi tė forta nė bashkėsitė hebreje tė Kroacisė dhe Bosnjė-Hercegovinės. Por atje ndesha me Islamin vendas europian tė Ballkanit dhe traditat mrekulluese tė shqiptarėve. E shpejt vrejta brumin e nji pėrpjekjeje tė re, tė guximshme, tė dėshpėrueme dhe mizore pėr liri kur muslimanėt boshnjakė dhe mandej shqiptarėt filluen me u sulmue mizorisht.
    Prej vitit 1991 deri nė vitin 1995 gjallova nė punėn e Daniel Danajt, S. J., Instituti Katolik Shqiptar, forum unik pėr studimin e Islamit europian dhe marrdhanieve tė tij me tė krishtenėt dhe hebrejtė, i ndodhn nė San Francisco. Instituti ishe i pėrfshimė kryesisht nė rindėrtimin e jetės katolike nė Shqipni, Kosovė e Maqedoni, mbas martirizimit nga komunizmi. Falė punės sime atje fitova nji dije tė hollėsoshme mbi gjuhėsinė, lerėrsinė, historinė e besimet shqiptare. Interesat e mija letrare nė Balkan ishin ba historike., mandej u kthyen nė nji drejtim shpirtnor. Nė fushėn hebreje krijova nji bibliotekė tė madhe vetjake, tue pėrfshi klasikė tė tillė sefardikė balkanas si i famshmi MeAm Lo’ez (Nė gjuhė tė hueja), nji enciklopedi e Teuratit botue nė judeo-spanjisht, fillue nė shekullin XVIII nė Kostandinopojė e Selanik. Nė tė njėjtėn kohė lexova veprat e franēeskanėve dhe muslimanėve shqiptarė e boshnjakė dhe ndesha traditat e forta vendore tė sekteve sufi. Shumė nga ajo ēka gjeta prodhonte ide e koncepte qė i kisha zbulue shum kohė ma parė nė vitet 1960 si studiues tipik i misticizmit nga San Franciskoja, dhe ripohonte mėsimet qė kisha nxjerrė nė rrugėt e Narbonit nė Provencė nė Barcelonė dhe nė Palma de Majorkas, prej historisė sė Spanjės islamike dhe marrdhanieve tė saj me kulturėn hebreje dhe tė krishtenė.
    Umora edhe me nji ēėshtje qė asht ba tejet kundėrthanėse nė kohėt e fundit: dhimma apo marrėveshja qė qeveris marrdhaniet e sundimtarėve muslimanė me Popujt e Librit, domethanė tė krishterėt dhe hebrejtė. Tue kėrkue nėpėr historitė e bashkėsive dhe ato ekleziastike, shqyrtova zbatimin e dhimma-s osmane mbi sefardikun ballkanik dhe tė krishtenin boshnjak e shqiptar. Fatkeqėsisht, dhimma islamike tash sė fundmi asht ba shfajsim pėr nji qėndrim paragjukues nė mesin e disa hebrejve, qė imiton mendėsinė e “kryqtarit”, me anė tė sė cilės islamofobia shfajsohet si mbrojtje e Perėndimit tė krishtenė. Tue u mbėshtetė nė pseudoshkencė edhe autorė tė respektuem si historiani izraelit Beni Morris, i njohun pėr rrėfimin e tij simpatik tė shpėrnguljes sė palestinezėve mė 1948, kanė paraqitė mėtimin se jata hebreje nėn sundimin iskamik ishte gjithandej e shtypun.
    Mėtime tė tilla pėr dhimma-n dhe pėrplasja me gjasė e pėrhershme dhe e pashmangshme hebreo-muslimane mund tė mbėshteten vetėm nga lania e sefadrikėve nė Turqi e Ballkan krejtėsish jashtė kronikave hebreje. Janė hedhe akuza se hebrejtė ishin “qytetarė tė dorės sė dytė” nėn sundimin osman, por vetė koncepti i qytetarisė nuk ishte askund nė botė para tevonės sė shekullit XVIII dhe statusi i hebrejve nėn sundimin e osmanėve turq ishte padyshim ma i naltė se ai nė sundimet e krishtena, ku hebrejtė i nėnshroheshin nji dhunė tė papame.
    Rreth vitit 1454, rabini Isak Sarfati i Adrianopojės shpreh pikpamjen e tij pėr jetėn hebreje nėn sundimin musliman nė nji letėr drejtue hebrejve gjermanė, ku thotė:

    Kam ndigjue pėr tė kqijat, ma t’idhta se vdekja, qė u janė shkaktue vllazėnve tonė nė Gjermani, pėr ligjet tiranike, pagėzimin e detyrueshėm dhe ndalimet qė janė tė pėrtitshme. Mė asht thanė se kur ikin prej njenit vend, gjejnė tek nji tjetėr nji fat edhe ma tė vėshtirė… Nga tė gjitha anėt mėsoj pėr vuejtjet e shpirtit dhe mundimet e trupit, pėr kėrkesa tė pėrditshme tė bame nga shtypės tė pamėshirshėm. Kleri dhe murgjit, si priftėn tė rremė qė janė, lėshohen kundėr njerzve tė palumtun tė Zotit… pėr kėtė arsye ata kanė ba nji ligj qė ēdo hebre nė ndonji anije tė krishtenė tė drejtueme kah Lindja duhet me u hedhė nė det. O kob! Sa keq trajtohen njerzit e Zotit nė Gjermani, sa trishtueshėm shkatrrohet fuqia e tyne! Ata hidhen andej kėndej dhe ndiqen deri nė vdekje… Vllazėn dhe mėsues, miq dhe tė njohun! Unė, Isak Sarfati, megjithėse vij nga nji fis francez, prapseprap kam lindė nė Gjermani dhe jam ulė atje nė gjunjtė e mesuesve tė mij tė nderuem. Ju them se Turqia asht nji vend ku nuk mungon asgja dhe ku, nėse doni, keni me qenė mirė me veten. Rruga pėr nė Tokėn e Shnjtė shtrihet e hapun para jush pėrmes Turqisė. A nuk asht ma mirė pėr ju me jetue nėn muslimanėt sesa nėn tė krishtenėt? Kėtu ēdo njeri mundet me rrnue nė paqe dhe me kopshtin e pemėt e veta. Kėtu lejoheni me veshė teshat ma te ēmueshme. Nė Krishtnim, nga ana tjetėr, ju as qė guxoni me kuturisė me i veshė fėmijėt me tė kuqe a me blu nė pėrputhje me shijet tona pa rrezikue me i pėrpallė me fyemjen e tė nximunit prej rrahjes apo me i shkelmue tue i ba jeshil e kuq, e prandaj ju jeni tė dėnuem me dalė tė veshun keq nė tesha me ngjyra tė rėndomta… E ashti, tue i pa tanė kėto gjana, O Izrael, pse flen ti? Ēohu! Dhe braktise kėtė tokė tė mallkueme pėrgjithmonė!

    Pėr me mbėshtetė pamjen e muslimanėve si armiq tė paepun tė hebrejve mbi tė cilėt sunduen, tė duhet me shlye nga historia “revolucionin” nė jetėn hebreje shkaktue nga masakrat kozake tė shekullit XVII n’Ukrahinė, gjatė tė cilave qindra mija tė pafajshėm u vranė dhe kur refugjatėt nga Europa Lindore i hodhėn sytė nga sulltani turk me i mbrojtė e bile edhe me ja marrė hakun.
    Nji e vėrtetė e ēmueshme mbi dhimma-n dhe pasojat e saj del prej nji teme tė rrahun rrallė nė kėtė kontekst: shtypi hebre. Libri i parė shtypė me teknikė perėndimore n’Azi ishte nji kod ligjor hebre, Arba Turim apo Katėr Vargjet, me autor rabinin Jakov Ben Asher tė Toledos (1270- 1343). Kjo perlė tipografike e bame nė menyrė tė mrekullueshme u botua nė Kostandinopojė mė 1493. (Shtypi nė gjuhėn turke donde edhe nji shkull me lindė, gja qė nuk pasqyron gja tek muslimanėt; ata kishin nji “esnaf” shum ma tė gjanė shkruesish e kaligrafėsh qė e ruenin prodhimin e teksteve nė dorėshkrim si zeje vetjake.) Libri i parė i shtypun nė kontinentin e Afrikės ishte nji botim i Abudarham-it, nji pėrmbledhje ligjesh e trajtesash mbi lutjen, shkrue mė 1340 nga rabini David Ben Josef i Seviljes. Tė dy kėta libra dhe qindra tė tjerė mbas tyne, u prodhuan nėn sundimtarėt muslimanė.
    Megjithėse libri i parė hebre i shtypun (traktati mbi Teuratin i Rashit) u botua nė Romė mė 1470 dhe shtypi hebre mandej u zhvillue n’Itali e mandej tjetėrkund nė Krishtnim, botimi i librave hebraikė mbikqyrej nga afėr dhe nganjiherė pengohej seriozisht. Ndėrkohė qė n‘Itali librat hebraikė digjeshin, hebrejtė dhe tė kthyemit hebrej nė krishtnim si dhe trashėgimtatėt e tyne digjeshin tė gjallė nė Spanjė dhe tjetėrkund n’Europėn e krishtenė. Flijime tė tilla nuk kanė ndodhė kurrė nė sundimet osmane. Sulltanėt turq nuk shqetėsoheshin aspak pėr librat e shtypun prej tė nėnshtruemve tė tyne hebrej e as nuk i nėnshtronin kta burra e gra ndaj pėrndjekjes, aq ma pak vdekjes, pėr besnikninė e tyne ndaj Marrveshjes sė Abrahamit, Isakut e jakobit. Nuk ka histori mbi sulmet fizike mbi hebrenjtė nga muslimanėt nė Turqi apo nė Ballkan, pamvarshisht “shpifjeve gjakatare” qė u janė veshė me litjen e tė krishtenėve vendorė gjatė shekujve XVIII-XIX. Kėto fakte historike nuk i shfajsojnė arabėt e persėt nga dhuna kundėr hebrejve, por Turqia, si fuqia ma e madhe islamike nė histori, duhet tė krenohet me shembullin qė ka dhanė.
    Xhorxh Oruelli nuk e mėsoi natyrėn e stalinizmit tue shkue nė Moskė, por shkio nė Barcelonė ku dėshmio se si policia e mshehtė komuniste punonte me ia gėrrye thmelet tė majtės spanjolle. Po kėshtu, unė nuk pata nevojė me shkue nė Riad pėr me i kuptue veprimtaritė keqdashėse tė vehabistėve, sepse mėsova pėr ta nė Sarajevė, ku tė tejskajshmit e mbėshtetun nga suditėt kėrkonun gjallnisht me e pėrmbyse ēėshtjen e muslimanėve boshnjakė. E ndigjova sė pari fjalėn “Vehabi” nė nji kontekst ballkanik nė fillin tė viteve 1990 dhe e kam dėshmue vetė pėrpjekjen mes muslimanėve vendas e vehabistėve prap nė Kosovė nė fund tė shekullit.
    Tė kuptuemit e mi pėr kėtė dukuri mė pajisi pėr me kuptue ma mirė si sulmet e 11 shtatorit, ashtu edhe sjelljen hutuese tė regjimit saudit mbas tyne. Qėndrimi saudit mbetet thellėsisht i pakuptueshėm pėr shumicėn e amerikanėve; ata nuk na kanė sigurue aspak nga bashkpunimi qė presim prej nji aleati madhor nė luftėn kundėr terrorizmit dhe pikėpamja e qėndrueshme perėndimore pėr mbretninė saudite si forcė e moderueme nė botėn arabe e muslimane asht vu nė dyshim – me tė drejtė, siē ka me u zbulue, edhe nė nji mėnyre qė i ka kalue koha kaherė.
    Mė 1999 hoqa dore nga San Francisco Chronicle dhe shkova me jetue e punue nė Bosnje-Hercegovinė e Kosovė. Atje pata nderin me bashkpunue me hebrej, franēeskanė, dijetarė e sufij tė frymzimit sunit e shiit si dhe me drejtues fetarė ortodoksė serbė nė pėrpjekjet pėr bashkpunim ndėrfetar – pėrvojat ma tė ēmueshme nė tanė jetėn time. Kam mėsue shum prej besimtarėve e mistikėve tė Ballkanit – pėr Judaizmin, Krishtnimin e Islamin – por mbi tė gjitha, pėr shpirtnimin islam. Nė Sarajevėn e njohun si “Jeruzalemi i vogėl i Ballkanit”, qytet qė ka pa nji tė keqe kaq tė madhe, duhet gjetė zgjidhja pėr “pėrplasjen e qytetnimeve”. Nė ish-Jugosllavi ka ndodhe nji shprishje e madhe njerzore por atje shum mirė mund tė fillojė nji shndoshje e madhe po aq e madhe. Pėrveē se tė ndajė, besimi mundet edhe tė bashkojė e shndoshė. Atėherė mundet me pasė vetėm nji zgjidhje pėr krizėn e tashme botnore – nji zgjidhje fetare tė mbėshtetun nė solidaritetin abrahamik.
    Nė sinagogėn ashkenazim tė Sarajevės, ndėrtue saktėsisht nji shekull ma parė, nji minian i vetėm, ose nji grup prej 10 mashkujsh hebrej, mblidhen me ndigjue drejtuesin e korit apo kazani-n David Kami qė drejton shėrbimin e Sabatit nė stilin e sinagogave tė Stambollit. Ai kėndon hymnin e famshėm kabalistik sabat Leha dodi apo “Eja miku im” tė shkruem nė Palestinėn osmane nji gjysmė mijvjeēari ma parė. Ai pėrfshin rreshtat Itoreri itoreri, ki va oreh kumi ori – “Ēohuni, ēohuni se ka dalė drita…” Nė sinagogė ndigjohen kumbonat e kishave tė krishtena… dhe thirrja muslimane pėr me u lutė apo ezani, thirrja e mbramjes e njohun edhe si aksham, ndigjohet prap e prap nga xhamitė e shumta tė Sarajevės. Zoti asht i madh! Zoti asht i madh! Fjalėt e akshamit qė shėnojnė njilloj fundin e ditės pėr muslimanin, tė krishterin, hebreun dhe ateistin nė Sarajevė, depėrtojnė nėpėr mėndjet e besimtarėve hebrej boshnjakė. Dhe mandej hebrejtė e Sarajevės, bijtė e Abrahamit, Isakut e Jakobit, largohen nga sinagoga pėrmes rrugėvė tė qytetit, nji qytet jo ma pak i tyni sesa i muslimanėve, ku dėshmohen ligjet hyjnore tė bijve t’Ibrahimit, Ismailit dhe Isakut.
    “Ēohuni, ēohuni se ka dalė drita… “ Nė fund tė natės sė urrejtjes, luftės e shtypjes duhet me zbardhė agu. Pėrfytyrojeni kėtė agim: nė nji vend malor ku e ke kalue natėn si mik nė nji shpi tė vogėl guri, ēohesh prej thirrje pluskuese qė depėrton ambėl, e cila fton pėr lutje muslimane ng minarja e nji xhamie aty afėr. Shkon tek nji dritare e ngushtė dhe i sheh tė tana krijesat e Zotit tė bukura sa ma s’ka: nė kadifen e zezė tė natės, poshtė yjeve tė shkėlqyem dhe nji hanė tė shndtitshme. Thirrja pėr faljen e mjesit pėrfshin nji varg tjetėr: “Falja asht ma e mirė se gjumi”. Dhe kur qėndron ne dritare maleve dhe i sheh e i ndigjon vetėm, i kupton ato fjalė. I thith nė vete ato fjalė tė bekueme e tė gjithfuqishme: dashuni, bashkim, Zot. Dhe mbasi je lutė dhe mbi ty ka ra kthjelltėsia, vijnė fijet e holla tė dritės e mandej ngritja e ngadaltė e errsinės: agimi.
    Kėshtu e shohin menēurinė e sufive dhe tė poetit tė madh tė tyne Ibn Arabi, Shejul Ekber pėrkrahėsit e tyre. Sheh Muhamed Hisham Kabani i urdhnit sufi nakshibendi i ka kėrkue presidentit Xhorxh Bush riu me mbėshtetė nji mbledhje botnore tė drejtuesve tradicionalė muslimanė, qė do tė kėshilloheshin me figura intelektuale e politike perėndimore pėr fillimin e nji djalogu tė ri abrahamik. Nji “bashkbisedim qytetnimesh” ma fort sesa pėrplasja aq shum e paralajmueme e tyne kishte me dhanė ndihmesė edhe nė zgjidhjen e pėrplasjes izraelito-arabe. Por ai s’mund tė pėrcaktohet si projekt politik a diplomatik. Ai duhet me pėrfshi nji mision pajtimi abrahamik, tue theksue trashėgiminė e pėrbashkėt tė hebrejve, tė krishtenėve e muslimanėve si dhe pėrgjegjėsinė e pėrbashkėt pėr t’ardhmen e njerzimit.
    Shtetet e Bashkueme duhet me ndėrmarrė nji nisėm historike me e mirpritė rrymėn qendrore t’Islamit tradicional e pluralist nė ligjėrimin e pėrbashkėt shpirtnor e intelektual anembanė botės. Kjo s’mund tė bahet thjesht tue i pėrfshi muslimanėt si nji shije tjetėr nė buqetėn shumkulturore. Perėndimi duhet me e mbėshtetė nji pėrpjekje domethanėse pėr ma ja kundėrvu Islamin tradicional skajshmėnisė vahabiste, pėrfshi masat pėr me i joshė sauditet me e ndalė financimin e shtrimjes botnore tė tij. Dėshirės sė dukshme tė sauditėve pėr nji pėrfshimje ma domethanėse nė zgjidhjen e pėrplasjes izraelito-palestineze s’mund t’i besohet pėr sa kohe qė veprimtaritė saudite qė mbėshtesin tejskajshmėninė teologjike dhe terrorizmin vazhdojnė me u lanė tė lira.
    Zhvendosja e Islamit nga nxitja vehabi-saudite e terrorit tek pėrkushtimi i rrymės qendrore muslimane pėr mėshirė e dhimbsuni jo vetėm qė do t’i zbuste tendosjet mes botės perėndimore e islamike, por mund tė bante tė mundun edhe nji “paqe besimtarėsh” n’Izrael. Kjo nėnkupton heqjen e rebusit tė Lindjes sė mėsme nga duert e politikanėve nga tė dyja palėt qė kanė nji interes tė dukshėm nė pėrplasje – simbolizue njilloj nga Jaser Arafati e Ariel Sharoni – me braktisjen e procesit tė paqes tė mbėshtetun mbi zhgėnjimet. Nė vend tė kėsaj, don me thanė nxitja e rabinėve, imamėve, klerikėve tė krishtenė, shejhėve sufi dhe ajatollahėve pėr me u pėrfshi nė nji “nisėm tė mbėshtetun te besimi” rajonale e botnore nė krah tė paqes.
    E ardhmja e mundshme e botės nuk asht vetėm nji abis i thellė mes Perėndimit e Islamit. Edhe mbas 11 shtatorit, amerikanėt dhe aleatėt tonė, qė pėrfshijnė shum uslimanė, janė tė vendosun e me shpresė fitoreje. Tue mposhtė islamofashizmin e vehabistėve, Perėndimi mund t’i grishė muslimanėt tradicionalė nė nji mėnyrė qė jep ndihmesė pėr nji pluralizėm e qėndrueshmėni tė re bashkėsisė botnore islamike. Islami kėshtu mund ta pėrmbushė fatin e tij si forcė pozitive pėr gjithė njerzimin – n’emėn tė Zotit, Bamirėsit tė Pėrgjithshėm, Mėshiruesit.


    Sarajevė-Uashington
    2001-2002


    duke e shikuar humjen libri premton zbavitje apo jo
    dyfytyrat@yahoo.com

  10. #10

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar mė parė nga Njuton
    , ai asht i mbeshtetun ne pjese te madhe ne kerkimet n'internet. ....
    Hajde shkrimtar hajde bazuar ne kerkimet ne internet

  11. #11
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Gjithsesi Zhvarci mbetet amator!!!
    Nuk dua te kritikoj autorin per nismen e tij, duke filluar nga titulli ai eshte provokativ si per muslimanet ashtu edhe per boten mbare, nese do te ishte nje titull me i qelluar do te bente mire sepse ka nje far kuptimi dhe ai eshte islami qe njohim ne si muslimane dhe ai qe njohin perendimoret, gjithsesi, zhvarci ngelet amator.
    ps/ librin nuk e kam lexuar por nga intervista ne Zone e Lire dukej se kishte stil amerikan i te qenit liberal ne fjale kjo nuk eshte prej dukjeve islame.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  12. #12
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga La_Lune
    Hajde shkrimtar hajde bazuar ne kerkimet ne internet

    tani do na lini te lexojme librin apo jo?
    flm per mirekuptimin

    Nuk mund te flas pa e lexuar por titulli me duket pak i papershtatshem.
    Injoranca nuk zhduket me top

  13. #13
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Dyshimi dhe mohimi kane te njejten status ne islam
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •