Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Dejtoni shenoi fundin e nje lufte apo fillimin e nje ndarje te re?

    Shtetet e Bashkuara tė zhgėnjyera nga zhvillimet politike nė Bosnje

    28-04-2006


    Shtetet e Bashkuara shprehėn zhgėnjimin e tyre lidhur me mosmiratimin e reformave kushtetore nga parlamenti i Bosnje Hercegovinės.

    Njė zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit theksoi se ligjvenėsit qė votuan kundėr, po vonojnė integrimin e Bosnjes nė struktuat euro-atlantike. Shtetet e Bashkuara, tha zėdhėnėsi, do tė vazhdojnė tė mbėshtesin ata qė janė pėr krijimin e struktuarave shtetėrore dhe qeveritare plotėsisht funksionuese.

    Reformat kushtetuese synonin zėvendėsimin e presidencės kolegjiale prej tre anėtarėsh me njė president tė vetėm dhe zgjerimin e kompetencave tė qeverisė.



    Zeri i Amerikes



    Sipas mendimit tim, duket se ne pamje te jashtme Ballkani po riformulohet drejt nje stabiliteti afatgjate, mirepo nga ana tjeter po duket se kete here krijesa e dale nga Dejtoni e qe quhet Bosnje, po shfaq krisjet reale, qe ndoshta paralajmerojne se se shpejti atje do te kete zhvillime te reja dhe ndoshta te parashikuara qe ne vitin 1995.
    Ndoshta Dejtoni ishte nje marreveshje vetem sa per ti dhene fund luftes dhe per te shtyre ne nje kohe tjeter riformulimin e kesaj krijese artificiale?!
    Rreth e qark Bosnjes dhe brenda saj ka levizje centrifugale.
    Sanxhaku po leviz, Presheva dhe Bujanovci po ashtu, Vojvodina ndoshta pak me vone, Kosova po pret te vendose "kuroren" shteterore, Mali i Zi po pret qe formalisht te njihet si nje shtet i pavarur.
    Shenja qe tregojne se Ballkani rezervon ende sfida te reja, por kete here te kontrolluara dhe te monitoruara nga prania e fuqishme dhe afatgjate e NATO-s dhe vecanerisht e SHBA-ve.

    Nese ne Dejton u ndal lufta a do te jete e mundur qe ne Ballkan te ndalohen ndarjet e reja?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-04-2006 mė 12:23

  2. #2
    Dobėsia e vazhdueshme e shtetit tė Bosnjes duket se ėshtė pengesa mė e madhe nė rrugėn pėr nė Evropė.

    Nga Nerma Jelaciq nė Sarajevė

    Ndonjė turist i rrallė i cili shėtit nėpėr rrugėt e kryeqytetit tė Bosnje Herzegovinės, Sarajevė, mund tė falet nėse mendon se ky vend ballkanik ėshtė nė prag tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian.

    Njė shėtitje me tramvajin e sponsorizuar nga BE nė qendėr tė qytetit do ta kalonte atė pranė tabelave tė mėdha tė cilat reklamojnė aktivitetet e BE-sė dhe agjensitė e tij nė Bosnje dhe prosperiteti qė rrjedh nga qenia anėtar i kėtij klubi prestigjioz vendesh.

    Por pas kėtyre tabelave, shihen ndėrtesa tė shkatėrruara nga lufta, pensionistė tė cilėt kėrkojnė nėpėr kazanet e plehrave pėr gazetat e njė dite mė parė dhe edhe ndonjė ushqim, dhe tė pastrehė e invalidė lufte tė cilėt lypin nėpėr rrugė.

    Pamje tė tilla bėjnė edhe turistin mė moskokcarės tė kuptojė se BE mbetet njė ėndėrr e largėt pėr kėtė vend tė shkatėrruar nga lufta. Pavarėsisht se konflikti ka pėrfunduar tetė vjet mė parė, Bosnja sapo e ka nisur rrugėn e vėshtirė drejt integrimit nė BE.

    SHTETE BRENDA SHTETIT

    Bosnja ka arritur njė progress tė ndjeshėm qė prej fillimit tė viteve nėntėdhjetė, kur imazhet e tmerrshme tė njė vendi tė pėrfshirė nga konflikti i armatosur kanė mbushur ekranet e televizioneve nė perėndim.

    Marrėveshja e paqes e nėnshkruar nė Dayton, Ohio, nė vitin 1995, i ka dhėnė fund luftės e cila ka zgjatur pėr tre vjet e gjysėm. Marrėveshja e ndau ish republikėn jugosllave nė dy pjesė, Federata dhe Republika Srpska, secila me qeverinė e saj, institucione dhe sistemin e saj ligjor. Njė Pėrfaqėsues i Lartė i emėruar nga komuniteti ndėrkombėtar ėshtė vendosur nė vend pėr tė mbikqyrur procesin e paqes.

    Por ndėrsa marrėveshja e plotėsoi qėllimin e saj - pėr ti dhėnė fund luftės - ėshtė bėrė mė se e qartė se institucionet qendrore nė vend, tė cilat mund tė flasin nė emėr tė tė dyja entiteteve, duhet tė forcohen nėse Bosnja dėshiron tė realizojė ambicjen e saj pėr tu pranuar nė programin Partneritet pėr Paqe tė NATO-s, dhe nė BE.

    Nė vitin 2000, njė 'plan veprimi" pėr BE ka identifikuar tetėmbėdhjetė hapa tė cilat duhet tė ndėrmerren nga Bosnja pėrpara se tė fillojnė bisedimet pėr njė marrėveshje asocimi dhe stabilizimi me Brukselin.

    Nė shtator tė vitit 2002, pjesa mė e madhe e kėtyre hapave ishin kryer, megjithėse shumė prej tyre ishin arritur vetėm me ndėrhyrjen direkte tė komunitetit ndėrkombėtar nėpėrmjet Pėrfaqėsuesit tė Lartė.

    Nė vitin 2003, BE dhe programi Partneritet pėr Paqe i NATO-s kanė shprehur gadishmėrinė e tyre pėr tė pranuar sė shpejti Bosnjen nė gjirin e tyre - por jo deri sa vendi tė ketė nisur reforma rrėnjėsore tė cilat do tė tregojnė se vendi ėshtė i bashkuar dhe i gatshėm tė flasė me njė zė tė pėrbashkėt.

    Megjithatė, kjo mbetet ende e vėshtirė, pėr sa kohė qė tė dy entitetet vazhdojnė axhendat e tyre pėr tė mbrojtur interesat e tyer etnike. Nė tė vėrtetė, institucionet locale tė entitetit vazhdojnė tė mbizotėrojnė ndaj institucineve qendrore tė dobta dhe kryesisht tė lėna pas dore.

    Komuniteti ndėrkombėtar (dhe disa polikianė local) kanė frikė se sistemi i tanishėm administrativ i Bosnjes ėshtė shumė kompleks dhe i pakontrollueshėm dhe nuk mund tė cojė vendin drejt anėtarėsimit nė BE.

    Por dy entitetet kanė kundėrshtuar thirrjet pėr tė bėrė ndryshime nė kushtetutėn e Dejtonit, vecanėrisht Republika Srpska, e cila mbron me forcė tė drejtėn e saj pėr tė mbrojtur territorin dhe pushtetin qė ka fituar nė kuadėr tė marrėveshjes sė paqes sė vitit 1995.

    "Marrėveshja e Dejtonit ėshtė njė ndėr pengesat pėr funksionimin e shtetit nė Bosnje Herzegovinė," ka thėnė Doris Pack, drejtuesja e komisionit tė Parlamentit Evropian pėr Europėn Juglindore, pėr IWPR. "Ajo ėshtė bėrė njė pengesė pėr integrimin evropian".

    "Shteti ėshtė ende tepėr i dobėt," pranon Markus Cox, njė analist pėr Inisiativėn Evropiane pėr Stabilitet. "Institucionet nuk tregojnė asnjė shenjė qė tė paktėn tė kuptojnė se cfarė problemesh kanė.

    "Problemi praktik i drejtimit ėshtė ende njė problem qė kėrkon zgjidhje. Askush nuk e di se kush ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė".

    Dobėsia e shtetit duket se ėshtė pengesa mė e madhe nė rrugėn drejt integrimit evropian. Si analistėt lokalė ashtu edhe zyrtarėt ndėrkombėtar janė tė shqetėsuar se pa njė rishikim tė marrėveshjes sė Dejtonit, dyert e BE-sė mund tė mbyllen pėrgjithnjė pėr Bosnjen.

    CFARĖ KĖRKON EVROPA

    Vėshtirėsia pėr tė plotėsuar reformat ėshtė bėrė mė e dukėshme qėkur Komisioni Evropian ka vendosur vitin e kaluar tė kryejė studimin e leverdisshmėrisė pėr tė vlerėsuar gadishmėrinė e Bosnjes pėr tė hedhur hapin e rradhės drejt integrimit nė BE.

    Tė gjithė e dinin se njė pėrgjigje negative do tė dėmtonte pozitat e politikanėve nė tė dyja krahėt e ndarjes etnike - megjithėse nė pakicė - tė cilėt janė tė gatshėm tė lėnė mė njė anė ndarjet e tyre etnike nė favor tė progresit tė pėrbashkėt drejt integrimit nė BE.

    Pėr kėtė arėsye, pėrgjigja e dhėnė nga studimi "Po, por" nuk pėrbėn ndonjė surprizė.

    Nė raportin e Komisionit Evropian thuhet se ai shpreson tė rekomandojė hapjen e bisedimeve pėr marrėveshjen e asocimit vitin e ardhėshėm "me kusht qė Bosnja tė arrijė progress tė dukshėm nė njė sėrė fushash tė identifikuara si prioritare".

    Njė listė e reformave tė propozuara prej 16 pikėsh i ėshtė dorėzuar autoriteteve boshnjake.

    Kėrkesat e BE-sė kanė tė bėjnė me pėrmbushjen e detyrimeve ndėrkombėtare ekzistuese, njė qeverisje mė tė efektėshme, njė administratė publike mė tė efektėshme, sigurimin e tė drejtave tė njeriut, reforma nė sistemin gjyqėsor, lufta kundėr krimit tė organizuar, njė kontroll mė i mirė i sistemit tė azilit dhe migracionit, reforma e sistemit doganor dhe taksave, legjislacioni i buxhetit, prodhimi i statistikave tė sakta, njė politikė tregtare mė konsistente, krijimi i njė tregu tė integruar tė energjisė, krijimi i njė hapėsire tė vetme ekonomike dhe reformimi i medias elektronike shtetėrore.

    Qeveria e ka pritur shumė mirė pėrgjigjen "Po, por" tė evropės dhe pjesa mė e madhe e mediave - e pasuar nga politikanėt - kanė premtuar se "progresi domethėnės" i kėrkuar nga KE do tė arrihej nga mesi i vitit 2004.

    Drejtoria e Integrimit Evropian e qeverisė kka pargatitur njė plan ambicioz, i cili parashikonte miratimin e 45 ligjeve tė reja dhe 25 institucioneve pėr tė siguruar zbatimin e reformave tė kėrkuara nga KE.

    Pesė muaj pas pėrgatitjes sė studimit tė leverdishmėrisė, komuniteti ndėrkombėtar, analistėt dhe media kanė filluar t'u bien kėmbanave tė alarmit.

    Mė 10 mars tė kėtij viti, Pėrfaqėsuesi i Lartė, Paddy Ashdown, ka kritikuar ashpėr partitė nacionaliste tė cilat janė nė pushtet nė tė dyja entitetet se po pengojnė reformat dhe ecjen e Bosnjes drejt integrimit evropian.

    Autoritetet e Bosnje, ka thėnė ai "nuk po pėrmbushin shumė nga afatet e caktuara nga vetė ata pėr fillimin e bisedimeve pėr marrėveshjen e asocimit," ka thėnė ai.

    "Asnjė prej 16 reformave nuk ėshtė zbatuar," ka qenė titulli i madh nė revistėn Slobodna Bosna.

    Tarik Djodjiq, kėshilltar ekonomik i Adnan Terziq, kryetar i Kėshillit tė Ministrave tė Bosnje Herzegovinės, i cili mbikqyr procesin e reformave nga Departamenti i Integrimit Evropian, thotė se ky vlerėsim ėshtė i gabuar.

    "Mė secilėn nga 16 reformat ne kemi bėrė pėrparime," ka ngulur kėmbė ai. "Ajo qė ne po bėjmė tani nuk mund tė gjykohet me shifra,"

    Por njė raporti i KE i 31 mars mbi progresin e procesit tė reformave thotė se ndėrsa ėshtė arritur njė progres modest nga Bosnja, asnjė prej reformave nuk ėshtė plotėsuar.

    Michael Humphreys, drejtues i Delegacionit tė Komisionit Evropian nė Bosnje dhe Herzegovinė, ka pėrsėritur pėr IWPR se studimi nuk ka pėrcaktuar pėrfundimisht afatet pėr plotėsimin e 16 pikave; ai vetėm ka kėrkuar "progres domethėnės" brenda njė viti.

    Ndėrsa Humphreys, nuk ka dashur tė japė njė gjykim mbi progresin e Bosnjes, ai ka thėnė se "reformat mund tė ishin mė tė shpejta".

    "Ende mbetet shumė pėr tė bėrė pėr tė arritur njė shtet efikas dhe funksional," ka thėnė ai.

    Megjithatė, zyra e Pėrfaqėsuesit tė Lartė, OHR, ka qenė mė e hapur nė shprehjen e pakėnaqėsisė sė saj me progresin e ngadaltė tė Bosnjes.

    "Pikpamja e OHR, dhe ne do t'ja bėjmė tė qartė atė KE, ėshtė se Bosnja nuk ka arritur progres tė mjaftueshėm," ka thėnė pėr IWPR, Julian Braithwaite, drejtor i zyrės sė komunikimit nė OHR.

    FUSHAT PROBLEMATIKE

    Megjithėse komuniteti ndėrkombėtar dhe zyrtarėt e qeverisė pranojnė se Bosnja ka arritur progres nė disa fusha - ata citojnė reformat nė sistemin gjyqėsor, njė ligj tė ri pėr parandalimin e pastrimit tė parave tė pista dhe krijimin e Agjensisė Shtetėrore pėr Informim dhe Mbrojte, SIPA - ende mbeten shumė probleme tė pazgjidhura.

    Njėri prej tyre ėshtė ligji pėr Shėrbimin e Transmetimeve Radiotelevizive Publike, PBS. Stacioni televiziv qendror i Bosnjes ėshtė ende i ndarė nė dy nė nivel entitetesh, ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar ka kėrkuar bashkimin e tij - dhe funksionimin e pavarur politikisht.

    "Ne duhet tė sigurojmė qė PBS nuk do tė pėrdoret kurrė mė pėr tė krijuar ndarje etnike," ka thėnė Himphreys pėr IWPR.

    Mė 14 mars, OHR ka thėnė se njė projekt ligj pėr PBS ėshtė paraqitur nė Kėshillin e Ministrave por nuk ka qenė nė nivelin e duhur. Ai nuk ka "arritur tė bashkonte vėrtetė shėrbimin publik, infrastrukturėn dhe programet e tij," ėshtė ankuar OHR, duke i kėrkuar Kėshillit tė Ministrave tė mos miratojė legjislacionin e propozuar.

    Njė tjetėr pengesė serioze e cila vėshtirė se mund tė zgjidhet pėrpara pėrfundimit tė vitit ėshtė vendosja e bashkėpunimit tė plotė me gjykatėn e Hagės.

    Gjykata kėrkon mbi tė gjitha arrestimin dhe dorėzimin e dy tė akuzuarve kryesorė pėr krime lufte, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, si edhe akses tė plotė nė dokumentacionin nė lidhje me ta dhe tė dyshuar tė tjerė.

    Megjithatė, Republika Srpska - ku dy tė kėrkuarit vazhdojnė tė konsiderohen si heronj - ka treguar pak vullnet pėr tė zgjidhur kėtė problem pėrvec disa deklaratave tė paqarta. Presioni i madh ndėrkombėtar ndaj entitetit pėr arrestimin e Karaxhiq dhe Mlladiq - respektivisht ish drejtuesi politik dhe ushtarak i serbėve tė Bosnjes - dhe hapjen e arkivave tė saj pėr prokurorėt e gjykatės - nuk ka dhėnė rezultat.

    Informacioni mė i fundit nė raportin e Departamentit tė Integrimit Evropian pėr progresin e Bosnjes i paraqitur mė 16 mars, ka theksuar se afati mė i fundit pėr nxjerrjen e kriminelėve tė luftės para drejtėsisė kishte pėrfunduar mė 1 janar.

    CFARĖ DUAN NJERĖZIT?

    Pjesa mė e madhe e qytetarėve tė Bosnjes do tė dėshironin tė gėzonin prosperitetin qė premton tė sjellė anėtarėsimi nė BE. Megjithatė, njė anketim i kryer sė fundi nga agjensia Prizma me qendėr nė Kroaci pėr Programin e Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara nė Bosnje, PNUD, tregon se anėtarėsimi nuk pėrbėn njė prioritet pėr asnjė nga tre grupet etnike tė cilat pėrbėjnė vendin.

    Nė Republika Srpska, vecanėrisht, shumė njerėz kundėrshtojnė me forcė sakrifikimin e pavarėsisė sė entitetit nė interes tė integrimit evropian. "Ideja e popullit serb qė Republika Serbe nuk duhet tė shkatėrrohet duhet tė respektohet," ka thėnė presidenti i Republika Srpska, Dragan Caviq, nė muajin shkurt, "sepse nėse nuk ka tė ardhme pėr Republika Srpska, nuk do tė ketė tė ardhme as pėr Bosnje Herzegovinėn".

    Megjithatė Caviq ka shtuar se "Nėse ne dėshirojmė tė ruajmė Republika Srpska, nuk duhet tė lejojmė qė tė jemi fajtorė pėr mosfunksionimin e Bosnje Herzegovinės".

    Serbėt e Bosnjes nuk janė tė vetmit fajtorė pėr "mosfunksionimin" e shtetit. Ndėrsa boshnjakėt dhe kroatėt e Bosnjes shpesh duken mė nė favor tė integrimit dhe ndėrmarrjes sė reformave kushtetuese tė cilat mund tė shpejtojnė integrimin, edhe partitė e tyre veprojnė hera herės duke penguar po aq sa edhe kolegėt e tyre serbė tė Bosnjes.

    Nė fillim tė marsit, pėr shembull, Ashdown ka akuzuar partinė mė tė madhe boshnjake, Partia pėr Veprim Demokratik, SDA, se po pengon procesin e transferimit tė kompetencave gjyqėsore nė nivel shtetėror. OHR ka akuzuar gjithashtu edhe partinė mė tė madhe kroate tė Bosnjes, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, se po bllokon krijimin e njė sistemi tė vetėm arsimor.

    Megjithatė, ėshtė e vėrtetė se si populli ashtu edhe drejtuesit politik tė federatės duket se janė mė pak kundėr planeve pėr tė dobėsuar apo edhe skatėrruar entitetet nė interes tė anėtarėsimit nė BE.

    BOSNJE HERZEGOVINA DUHET TĖ BĖJĖ MĖ TEPĖR

    Ndėrsa kritikat nga OHR shtohen dhe afatet skadojnė, duket se Bosnja ka pak mundėsi tė pėrmbushė kushtet e vendosura nga KE - ta paktėn, jo deri nė fund tė kėtij viti.

    Studimi i KE detyron Bosnjen tė tregojė pavarėsi dhe maturi si njė shtet duke bėrė kėshtu qė OHR tė "jetė mė tepėr nė rolin e ndėrmjetėsit".

    Por kjo nuk po ndodh. Nė vend qė tė nisė ndryshimet vetė, Bosnja vazhdon tė presė qė komuniteti ndėrkombėtar tė veprojė nė emėr tė saj.

    "Komuniteti ndėrkombėtar vazhdon tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė pėr marrjen e vendimeve mė tė rėndėsishme," thotė Cox. "Nė njė demokraci, qeveria punon kur ėshtė nėn presion. Bosnja ka nevojė pėr kėtė lloj presioni demokratik".

    "Vetė boshnjakėt nuk presin shumė nga politikanėt e tyre por i kthejnė sytė nga komuniteti ndėrkombėtar".

    Cox mendon se Bosnja nuk po bėn sa duhet pėr tė siguruar anėtarėsimin nė BE: "BE nuk do tė vijė ti lutet Bosnjes; ėshtė Bosnja ajo e cila duhet tė shkojė tek BE dhe ti thotė se ka disa arėsye qė ju duhet tė na pranoni".

    Sipas Humphreys, struktura shtetėrore nė Bosnje megjithėse e dobėt duhet tė kishte arritur tė zbatonte mė tepėr reforma. "Reformat nuk janė aq tė vėshtira," ka thėnė ai pėr IWPR.

    Ai gjithashtu ka shprehur shqetėsim rreth sasisė sė kohės dhe energjive qė komuniteti ndėrkombėtar po shpenzon nė Bosnje: "Nė njė moment komuniteti ndėrkombėtar do tė largohet nga Bosnja".

    Sipas Braithwaite: "Bosnja duhet tė kuptojė se sa mė tepėr tė mbėshtetet nė ndihmėn tonė aq mė larg do tė mbeten nga BE".

    Megjithatė, disa ekspertė tė huaj i japin mė tepėr rėndėsi progresit qė ėshtė bėrė deri mė tani. "Bosnja po bėn aq sa mundet tė pėrmbushė reformat e kėrkuara nga KE," ka thėnė Pack. "Kėtu funksionon nė mėnyrė efikase Departamenti i Integrimit Evropian. Unė vetėm nuk jam e sigurtė nėse ata do tė mund tė pėrfundojnė punėn nė kohėn e duhur. Problemi kryesor ėshtė struktura e tanishme e shtetit".

    Prezenca active e kaq shumė organizmave ndėrkombėtare nė Bosnje, ka vazhduar ajo, nuk ėshtė gjithnjė njė ndihmė, duke iu shtuar "strukturės edhe ashtu tė komplikuar tė shtetit".

    "Boshnjakėt shpesh herė ndjehen tė humbur nė mes tė kaq shumė axhendave dhe ndonjėherė nuk dinė se nė cilin drejtim tė shkojnė," ka thėnė ajo.

    Nga pikpamja e autoriteteve nė Bosnje, vendi ka avancuar shumė qė prej pėrfundimit tė luftės nė vitin 1995 dhe shteti ėshtė forcuar shumė nė krahasim me mė parė.

    "Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė kuptojė qė ne kemi nevojė pėr kohė pėr tė zbatuar tė gjitha vendimet," ka thėnė Djodjiq. "Ky ėshtė njė ndryshim rrėnjėsor i strukturės nė tė cilėn kemi jetuar deri mė tani.

    "Evropa ka planet e saj pėr Bosnjen dhe ne dėshirojmė tė jemi pjesė e saj. Ne do ta bėjmė veten tonė tė dėshirueshme pėr BE-nė".

    ANĖTARĖSIMI NĖ VITIN 2009?

    Megjithėse KE nuk pranon se ka pasur "progres tė madh" gjatė kėtij viti, ende ka shpresė se nė planin afatgjatė vendi mund tė anėtarėsohet nė njė prej organizmave mė prestigjioz tė botės.

    BE ka investuar shuma tė mėdha nė vend, dhe mė vonė kėtė vit do tė shtojė prezencėn nė vend kur tė marrė pėrsipėr drejtimin e forcės paqeruajtėse nga SFOR.

    Sipas disa analistėve, Bosnja nuk do tė abandonohet nė planin afatgjatė vetėm pėr shkak tė arėsyeve gjeo-politike.

    "Ekzistenca e njė grope tė zezė nuk ėshtė nė interesin strategjik tė Evropės," ka thėnė Cox. "Nė parim, BE nuk ka treguar asnjėherė entuzisėm pėr tė pranuar vende nga Ballkani. Por nga pikpamja strategjike ato duhet tė mbeten tė pėrfshira. Rajoni i ka kushtuar BE-sė shumė para".

    Pavarėsisht vonesave tė cilat kanė penguar edhe reformat mė bazė, disa zyrtarė u janė pėrmbajtur tė gjitha parashikimeve se Bosnja do tė anėtarėsohet nė BE nė vitin 2009.

    Sipas Adnan Terziq, kryetar i Kėshillit tė Ministrave, pranvera e vitit 2009 do ta gjejė vendin anėtare tė bashkimit.

    Por shumė vėzhgues, pavarėsisht se mund tė jenė dashamirės, thonė se kjo datė ėshtė krejtėsisht jo realiste. "Qeveria nuk duhet tė mbajė shpresa pėr anėtarėsim nė vitin 2009," ka thėnė Pack. "Nė vend qė tė caktojė data ajo duhet tė pėrpiqet tė zgjidhė problemet e brendėshme. Ka ende shumė probleme qė duhen zgjidhur brenda kėtyre viteve. Ėshtė ende shpejtė tė parashikosh njė datė pėr anėtarėsim".

    Humphreys ėshtė i tė njėjtit mendim: "viti 2009 nuk ėshtė njė datė realiste. Ne nuk do tė pėrcaktojmė njė datė dhe nėse do ta bėnim kjo nuk do tė ishte njė stimulim i mirė".

    Nerma Jelaciq ėshtė drejtuese e projektit tė IWPR nė Sarajevė.

  3. #3
    Ēėshtjet strategjike tė mbetura pa zgjidhje nė Ballkan
    Jela Jevremoviē
    30-03-2006


    Muajt qė vijnė, thonė shumė vėzhgues, mund tė sjellin njė zgjidhje paqėsore tė ēėshtjeve tė mbetura strategjike tė rajonit nė Ballkanin perėndimor, pėrfshirė krijimin e dy shteteve tė reja, Kosova dhe Mali i Zi, si dhe reformimin kushtetues tė Bosnjė Hercegovinės. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Jela de Franceschi, i hedh njė vėshtrim atyre qė mund tė sjellė ky vit pėr kėtė rajon tė shkatėrruar nga luftrat.

    2006-a ėshtė quajtur si vit vendimtar pėr shtetet e federatės ish jugosllave tė cilat u ndanė pas disa luftrave tė dhunshme ndėr-etnike gjatė viteve 1990. Ēėshtjet kanė tė bėjnė me kufijt dhe problemet e shtetit nė njė rajon qė ende po pėrpiqet tė tejkalojė njė trashėgimi pėrēarėse.

    Ēarls Kupēan ėshtė drejtor i Studimeve Evropiane nė Kėshillin e Marrėdhėnieve me Jashtė nė Uashington. "Pyetja pėr diplomatėt sot ėshtė se ēfarė mund tė bėhet pėr tė siguruar qė ky tė jetė raundi i fundit i gjakderdhjes nė Ballkan? Ēfarė mund tė bėhet pėr tė krijuar njė ekuilibėr tė qendrueshėm mes shteteve tė cilat ende kanė dyshime dhe armiqėsi ndaj njeri tjetrit dhe pėr tė bėrė qė integrimi politik dhe ekonomik tė funksionojė?"

    Sipas shumicės sė vėshguesve, ēėshtja kryesore ėshtė zgjidhja e statusit tė Kosovės, temė mosmarrėveshjesh tė hidhura mes shumicės shqiptare dhe pakicės serbe.

    Vitin e kaluar, Kosova u rikthye nė programin diplomatik ndėrkombėtar. Nė nėntor, Marti Ahtisari, i dėrguari i OKB-sė, bėri njė vizitė nė rajon pėr t’u hapur rrugėn bisedimeve mes shqiptarėve dhe serbėve pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

    Profesori Ēarls Kupēan, i cili jep mėsim edhe nė Universitetin Xhorxhtaun nė Uashington, thotė se ekziston njė koncensus diplomatik se Kosovės duhet t’i jepet pavarėsia: “Nė fund ndoshta do tė duhet njė vendim i paluhatshėm nga komuniteti ndėrkombėtar pėr ta zgjidhur kėtė. Por, unė mendoj se ėshtė realiste tė mendojmė se nėse ekipi negociator i drejtuar nga Marti Ahtisari e sheh se dy palėt, Prishtina dhe Beogradi, nuk arrijnė tė bien dakord, atėherė ai duhet tė ushtrojė trysni qė ata tė arrijnė njė marrėveshje deri nė fund tė vitit", thotė ai.

    Profesori Kupēan nuk beson se Serbia do tė lėshojė pe, por ai thotė se komuniteti ndėrkombėtar mund tė fitojė bashkėpunimin e saj duke i falur borxhin dhe pėrshpejtuar bisedimet pėr anėtarėsim nė NATO dhe Bashkimin Evropian.

    James Dobbins, drejtor i qendrės pėr sigurinė ndėrkombėtare dhe politikėn e mbrojtjes pranė korporatės Rand, thotė se shqiptarėt e Kosovės duhet t’i japin pak pushtet pakicės serbe dhe tė pranojnė njė pavarėsi tė kushtėzuar: “Kjo do tė pėrbėhej nga disa marrėveshje qė do tė pėrmbanin garancitė pėr pakicat dhe mbikqyrjen e vazhdueshme ndėrkombėtare pėr tė siguruar qė ato garanci pėrmbushen. Kjo do ta bėnte Kosovėn tė dukej pak a shumė si Bosnja, e cila ka qenė shtet i pavarur dhe sovran, por ka pasur njė administrator ndėrkombėtar dhe disa kufizime nė fushėn e veprimit".

    Qė nga nėnshkrimi i marrėveshjes sė Dejtonit nė vitin 1995, Bosnja ka qenė e ndarė nė dy njėsi administrative etnike tė mbajtura bashkė nga njė qeveri e dobėt qendrore dhe tre presidentė. Trupat e NATOs u zėvendėsuan nga njė forcė mė e vogėl e Bashkimit Evropian dhe zyrtari mė i lartė ndėrkombėtar i vendit ėshtė Pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian.

    Administrata ndėrkombėtare e ka ndihmuar Bosnjėn tė forcojė rolin e qeverisė qendrore dhe tė nxitė integrimin mė tė shpejtė. Njė arritje e rėndėsishme u realizua vitin e kaluar me formimin e njė force policore kombėtare shumė-etnike.

    Analisti Dobbins thotė se qė atėherė, krerėt myslimanė, kroatė dhe serbė kanė rėnė dakord tė eliminojnė sistemin e tre presidentėve dhe tė forcojnė qeverinė qendrore. Shumė vėzhgues thonė se krerėt kombėtarė tė Bosnjės e kuptojnė se vetėm njė qeveri e efektshme mund tė sigurojė anėtarėsimin e vendit nė BE.

    Edhe ambasadori amerikan, Donald Hays, thotė se votuesit po ushtrojnė trysni ndaj udhėheqėsve tė tyre. Nė maj, Mali i Zi do tė votojė nėse do tė ndahet apo jo nga Serbia. Dy republikat mbetėn bashkė gjatė koflikteve dhe nė shkurt 2003 formuan njė bashkim qė do tė zgjaste tre vjet, pas sė cilit dy republikat mund tė mbanin referendum pėr ndarje. Kur ndėrmjetėsoi kėtė marrėveshje, BE-ja ngurroi tė caktonte kufij tė ri nė rajon, por Brukseli pranon tani se kjo marrėveshje nuk ishte funksionale.

    Shumica e vėzhguesve parashikojnė se banorėt e Malit tė Zi do tė votojnė pėr pavarėsi. Ata thonė se ky rezultat, sė bashku me sovranitetin e Kosovės, do tė shėnojnė shpėrbėrjen pėrfundimtare tė Jugosllavisė sė Luftės sė Ftohtė dhe fillimin e ri-integrimit tė rajonit me pjesėn tjetėr tė Evropės, duke u bazuar nė parimet e demokracisė liberale dhe tregut tė lirė kapitalist.

    Zeri i Amerikes

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •