Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Presidenti Moisiu mbledh homologėt e rajonit, mungon presidenti grek

    MOISIU NUK FTON PRESIDENTIN PAPULIAS



    Takimi informal i presidenteve te rajonit, mungon presidenti grek dhe ai kosovar.
    Tete presidentet e rajonit diskutojne neser mbi mundesite e bashkepunimit mes paleve.
    Neser ne Durres do te zhvillohet takimi informal i presidenteve te rajonit.

    Ajo qe bie ne sy eshte mungesa e presidentit grek, Karolios Papulias. Ne njoftimin zyrtar te Presidences jane te gjithe emrat qe do te jene ne kete takim, por mungon ai i presidentit grek. Takimi do te zhvillohet me ftese te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, dhe te Presidentit te Republikes se Kroacise, Stipe Mesi .

    Si thuhet ne njoftimin zyrtar te Presidences, bashke me presidentet Moisiu dhe Mesi , te pranishem do te jene edhe Presidenti i Bosnje Hercegovines, Sulejman Tihi , Presidenti i Bullgarise, Georgi Parvanov, Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski, Presidenti i Rumanise, Traian Basesku, Presidenti i Malit te Zi, Filip Vujanovi dhe Presidenti i Serbise, Boris Tadi .

    Pra jane te ftuar te jene ne kete takim te gjithe presidentet e rajonit me perjashtim te atij grek dhe nuk mbetet pa rene ne sy dhe mungesa e Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu. Por nese per kete te fundit mosprania e tij eshte e justifikuar per shkak te mosqenies akoma shtet te Kosoves, ajo qe nuk mbetet jashte vemendjes eshte mungesa e Presidentit grek, Karolios Papulias.

    Ne te vertete ky i fundit mesohet se nuk ka marre ndonje ftese per te qene pjese e ketij takimi te rendesishem edhe pse eshte informal. Mungesa e Papuliasit ne kete takim nuk eshte nje fakt qe nuk bie ne sy, por dhe mosftesa per te eshte e justifikuar. Ishte presidenti grek qe pak muaj me pare u kthye ne mes te rruges ne nje takim informal qe kishte me homologun e tij shqiptar ne Sarande.

    Dhe kjo ndodhi sipas tij pasi nuk ndihej i sigurte per shkak te protestave paqesore te nje grupi am po ate dite ku kerkonin pronat e tyre ne Greqi. Pas kesaj, komentet e shtypit grek ishin nga me te ndryshmet, duke e cilesuar ne kete menyre Shqiperine si nje faktor qe nuk prodhon stabilitet ne rajon.

    Ne kete menyre, ai nuk do te jete neser pjese e bisedimeve mes te gjithe presidenteve te rajonit dhe mosftesa per te eshte pranuar dhe nga te gjithe pjesemarresit derisa ata kane konfirmuar pranine e tyre edhe pse presidenti grek mungon.

    Po keshtu ne kete takim informal nuk do te jete as presidenti i Kosoves, per shkak se tashme Kosova synon pavaresine e saj dhe pjesemarrja ne nje takim te tille mund te sillte acarim te marredhenieve, referuar faktit se do te jete i pranishem Presidenti serb, Tadi . Tete presidentet do te kene si teme kryesore te takimit eshtje te bashkepunimit ekonomik dhe te fushes se turizmit.

    Ky takim eshte nje rast edhe per nje shkembim pikepamjesh mbi zhvillimet me te fundit ne rajon, ne kuader te perpjekjeve per rritjen e bashkepunimit dhe mirekuptimit, si faktore nxites per pershpejtimin e integrimit euroatlantik te rajonit. Gjate qendrimit ne Shqiperi, kryetaret e shteteve pjesemarres, krahas axhendes se percaktuar, do te zhvillojne edhe takime bilaterale, thuhet ne njoftimin e institucionit te Presidences.

    Koha Jone
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Per ca ta ftoje ate plehren grek?
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Plehra s'eshte as grek, se babai i tij e ka pasur emrin Sulejman dhe eshte shqiptar.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Plehra s'eshte as grek, se babai i tij e ka pasur emrin Sulejman dhe eshte shqiptar.
    Emri 'Sulejman' nuk mund ta vertetoje perkatesine etnike te nje individi, aq me pak ate shqiptare, ne nje rajon multietnik si Epiri i jugut. Dihet mire qe ne kete krahine, sidomos ne Janine dhe rrethine, deri ne 1913 por edhe me vone, ka jetuar nje numer i madh greqerish mysliman. Ka shume te ngjare qe i ati i ketij presidentit grek te kete qene nje prej atyre robve grek te myslimanizuar ....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Eh mor xha Fredi mos vdeksh kurre, se me kujtove ata pensionistet qe ziheshin me njeri- tjetrin per rradhen e qumeshtit dhe nuk i flinin njeri tjetrit 6muaj rresht

    Edhe xha Fredi me xha Karoqin si ata te shkretet rradhmbajtes.

    Njeher ja pjerdh njeri lojen me tavell tjetrit.Kurse me vone ky tjetri nuk e therret per te bere nje dore domino.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Sa per mos thirrjen e presidentit grek, shume mire ka bere Moisiu. Nese presedenti grek nuk ka ikur ne takim me Moisiun per arsye banale, nuk ka pse te iki tani dhe fakti qe presidenteve te tjere kjo gje nuk i ka shqetesuar fare eshte shenje qe presidenti grek nuk eshte i mirepritur, ne te kundert nuk mendoj qe do te mernin pjese ne kete takim. Greqia.....nejse mos te flasim per gjera te tjera!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-04-2006 mė 23:18

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga fejer_nagy
    Emri 'Sulejman' nuk mund ta vertetoje perkatesine etnike te nje individi, aq me pak ate shqiptare, ne nje rajon multietnik si Epiri i jugut. Dihet mire qe ne kete krahine, sidomos ne Janine dhe rrethine, deri ne 1913 por edhe me vone, ka jetuar nje numer i madh greqerish mysliman. Ka shume te ngjare qe i ati i ketij presidentit grek te kete qene nje prej atyre robve grek te myslimanizuar ....
    Greke myslimane?! Here e pare qe digjoj une kte gje. Sa per "Epirin e Jugut" ose "Epirin" ne pergjithsi, e para punes nqftse di pak greqisht "Epir" ne greqisht dmth toke veriore dhe nuk e ben "Epirin" grek sic mendojne shumica. Deri ne Janine toka eshte Shqiptare. Sa per Karolin, per te cilin kam pare dhe nje dokumentar ktu ne Amerike, eshte bir shqiptari dhe se luan topi. Ne dokumentarin qe pash spikati nje pjese shume interesante. Kur e pyeten Karolin se ca ben ne kohen e lire, ai tha qe digjon muzika nga krahina qe ka lindur. Ne te njejten kohe filloj te luhet muzika nga "krahina" e tij, qe ishte koke e kembe muzike shqiptare nga jugu, biles ishte tipike gjirokastrite.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Greke myslimane?! Here e pare qe digjoj une kte gje.
    Si er plak s'paske degjuar ti per greqer myslimane? Si ashu? Te kesh jetuar ne Rep. e Shqiperise, aq afer greqerve, e te mos kesh degjuar per pjestaret mysliman te kesaj etnie? Po car ke degjuar ti plako?

    Nejse sa per dijeni, greqer myslimane ka pasur ne Epir te jugut, Maqedoni te egjeut, Thesali, Thraki, Krete, Qipro, Anadoll etj. Me nje fjale ne te gjitha ato rajonet ku ka pasur edhe greqer orthodoks. Numri i tyre ka qene i madh, megjithese historiografia greke, per arsye qe dihen, eshte e heshtur ne lidhje me to. Shume prej pashallareve dhe bejlereve qe historia na i paraqet si 'shqiptare myslimane', kane qene ne fakt me kombesi greke ....


    Sa per "Epirin e Jugut" ose "Epirin" ne pergjithsi, e para punes nqftse di pak greqisht "Epir" ne greqisht dmth toke veriore dhe nuk e ben "Epirin" grek sic mendojne shumica.
    Ore i pakapshem une nuk thashe qe Epiri eshte grek, vetem potencova faktin qe pjesa jugore e Epirit, qe sot administrohet nga Greqia, gjate periudhes otomane ka qene nje krahine multietnike dhe multifetare. Ne te pervec shqiptareve myslimane dhe atyre te krishtere, kane jetuar edhe greqer e vlleh, te krishtere e myslimane. Duke u nisur nga kjo, pra nga karakteri multietnik e multifetar i rajonit ne fjale, eshte pothuajse e pamundur te percaktosh perkatesine etnike duke u bazuar vetem tek emri 'Sulejman'.

    Deri ne Janine toka eshte Shqiptare.
    Une mendoj qe deri ne Peloponez toka eshte shqiptare, but that's not the point ...

    Sa per Karolin, per te cilin kam pare dhe nje dokumentar ktu ne Amerike, eshte bir shqiptari dhe se luan topi.
    Po pse flet me kaq siguri ti i pakapshem per Karolin, sikur ta kishe ndonje te aferm tendin? Te te pyes perseri, ku e bazon ti perkatesine etnike shqiptare te te j'atit te Karolit? Vetem tek emri i tij 'Sulejman'? Po ashtu sic te thashe me siper Epiri i jugut, pervec shqiptareve ka pasur edhe shume greke dhe vllehe myslimane, biles numri i ketyre te fundit ne Janine ka qene edhe me i madh se ai i shqiptareve myslimane. Pastaj, edhe mbiemri i tij 'Papulias' apo 'Papuli' (nga rrenja 'Papa/Papas') nuk me duket si shqiptar, por si nje mbiemer i paster grek. Thua ta kete nderruar mbiemrin Karoli?!

    Po per momentin, le ta leme menjane perkatesine etnike te Sulejmanit dhe te fokusohemi tek perkatesia e tij fetare? Nga emri Sulejman shihet qarte qe babai i Karolit ka qene mysliman, gje qe e ben edhe vete Karolin mysliman. Thua Karoli eshte nje mysliman i konvertuar ne orthodoks? Apo mos valle eshte djali ilegjitim i nje myslimani dhe nje te krishtereje greke, i rritur vetem nga e ema si nje grek orthodoks? C'eshte ne pyetje? Cila eshte e verteta per atesine dhe prejardhjen etnike te Karolit? Ndoshta ti ke me shume info sa i perket atesise se Karolit (meqe edhe insiston per prejardhjen shqiptare te te j'atit) prandaj mund te na i zbardhesh kete faqe te erret te biografise te presidentit grek?

    Djali i nje 'myslimani shqiptar' te behet president i nje shteti islamofob, anti-shqiptar si Greqia? Hmm .... sikur nuk me besohet .....


    Ne te njejten kohe filloj te luhet muzika nga "krahina" e tij, qe ishte koke e kembe muzike shqiptare nga jugu, biles ishte tipike gjirokastrite.
    Ku dallohet muzika 'shqiptare' nga ajo 'greke' ne Epir? Cilat jane tiparet dalluese?

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire ben. Me greqine nuk behet dot biznes dypalesh. Qind here me mire ben biznes me sllavet(me keta na ka rene kufiri ske ci ben tani), dhe shqiptaret kane kohe qe bejne biznes me ta dhe ne kohe te veshtira, sa me greket qe qysh kur kane marre pavarsine ose qysh kur i eshte dorezuar pavarsia nuk kane pushuar se lehuri per te zhvatur cdo gje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti shqiptar, tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje stabilizuese, ndėrsa homologu serb u shpreh kundėr

    Moisiu e Tadiē, “pėrplasen” pėr pavarėsinė e Kosovės


    Llambi Kallēo

    Tiranė-Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu nuk ka ndarė tė njėjtin qėndrim me homologun e tij serb, Boris Tadiē, sa i pėrket ēėshtjes se Kosovės. Nė takimin informal tė tetė presidentėve tė rajonit, tė zhvilluar dje nė Durrės, Kreu i Shtetit, Alfred Moisiu ėshtė shprehur pėrpara mediave, se njė Kosovė e pavarur ėshtė e vetmja zgjidhje qė prodhon stabilitet nė rajon. Duke e cilėsuar si mjaft tė vyer respektimin e ftesave tė tetė krerėve tė shteteve ballkanike, presidenti shqiptar theksoi se kjo pjesėmarrje ėshtė shprehje e njė vullneti pozitiv, nė rrugėn drejt integrimit euroatlantik tė Rajonit. Nga ana tjetėr, presidenti serb Boris Tadiē, u shpreh se, “jemi kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėr pavarėsisė sė Malit tė Zi. Nuk mund tė destabilizojmė Serbinė, pėr tė zgjidhur Kosovėn”. Sipas tij, “Serbia do tė bėjė ēfarė ėshtė e mundur, nė mėnyrė qė tė gjendet njė kompromis i pranueshėm nga shqiptarėt, serbėt dhe pakicat e tjera”. Tadiē shtoi se ishte shumė i kėnaqur nga takimi, i cili tregon se e kaluara po lihet mbrapa. I pyetur se cili do tė jetė reagimi serb, nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Malit tė Zi, Tadiē deklaroi se marrėdhėniet mes Beogradit dhe Podgoricės nuk do tė jenė mė ato tė parat. Tadiē, ėshtė shprehur se, “kemi pasur shumė probleme nė tė shkuarėn, tė cilėn duhet ta lemė prapa”. “Aspiratat europiane nė Ballkan po realizohen tė parat nga Bullgaria dhe Rumania, tė cilat vitin e ardhshėm do tė jenė pjesė e Europės sė bashkuar”,- u shpreh mė tej Boris Tadiē. Nga ana e tij, Presidenti Moisiu deklaroi ndėr tė tjera, se Shqipėria e ka parė integrimin e vendit nė BE, si shansin e madh tė zhvillimit dhe tė pėrfshirjes sė vendeve tona nė rrjedhat europiane dhe si njė faktor vendimtar pėr stabilitetin afatgjatė tė rajonit. Nė qėndrimin tonė, tha Moisiu, "ne frymėzohemi nga bindja jonė se nė kėtė fillim mijėvjeēari tė ri, popujt tanė kanė njė shans tė madh pėr ta bėrė Ballkanin nė ēdo drejtim pjesė tė Europės dhe se marrėdhėniet shqiptaro-serbe, pėr shkak tė ndjeshmėrisė qė buron nga historia dhe tė peshės qė bartin nė tėrėsinė e marrėdhėnieve ballkanike, do ta kapėrcejnė trashėgiminė e hidhur tė sė kaluarės, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė mirė tė popujve tanė dhe tė tė gjithė rajonit". Gjatė takimit me dyer tė mbyllura, bėhet e ditur se presidenti i Malit tė Zi, Filip Vujanoviē ėshtė shprehur se vendi i tij, me sovranitet tė plotė ekonomik do t’i tregojė vlerat e veta nė njė shtet tė pavarur. Vujanoviē mėsohet se ka insistuar edhe nė ngritjen e njė segmenti modern tė infrastrukturės gjatė Adriatikut dhe Jonit. “Ftesa e munguar” e presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, mėsohet se nuk ka shkaktuar asnjė reagim nė Prishtinė, pasi pėrmes njė telefonate tė gjatė, Alfred Moisiu i ka shpjeguar homologut kosovar detajet e takimit informal. Pikat e diskutuara nė takimin e Durrėsit, ishin turizmi, eurointegrimi dhe bashkėpunimi ekonomik. Takimi informal i Durrėsit, u mbyll dje nė orėn 15.00.




    29/04/2006
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Jo vetem ai grek, por edhe ai turk mungoi. U takuan te varferit me te varferit .Jam kurioz kush i ka paguar kafete!! Pa tjeter ky i yne ,se ne shqiptaret kemi pordhe dhe nuk i leme te tjeret te fusin doren ne xhep.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Presidenti Moisiu fton Bush ne Tirane!
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •