Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Moore: Ndarja e Kosovës, recetë për rindezje të konflikteve

    Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

    RADIO EVROPA E LIRË
    Grupi i Kontaktit disa herë ka pohuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Megjithatë, disa analistë thonë se opsioni i ndarjes duhet të mbetet në tavolinë. Nga ana tjetër disa zyrtarë kosovarë, siç është kryetari i Parlamentit, kanë thënë se nëse kufijtë e Kosovës do të preken, kjo do të hapë çështjen e kufijve dhe në hapësira të tjera. Si e shihni ju këtë çështje?

    PATRICK MOORE
    Nuk di përse dikush që e njeh rajonin mund të bëjë një deklarata kaq të papërgjegjshme. Një nga rrethanat, që do të ishte reçetë për ri-nxitje të konfliktit në Kosovë, do ishte ndarja. Mendoj që kushdo që di diçka për rajonin duhet ta kuptojë këtë. Komuniteti ndërkombëtar, në tërësi, me siguri e di këtë mirë dhe është i ndërgjegjshëm që çfarëdo lloj decentralizimi që mund të zbatohet, nuk duhet të krijojë apo formojë ndonjë mundësi për ndarje. Natyrisht nëse do të ndodhte ndonjë ndarje, edhe pse unë nuk shoh rrethana reale që mund të ndodhë kjo, ajo do të ri-hapte çështjen e Preshevës dhe sigurisht do dëgjoheshin edhe zërat e zotërinjëve nga Banja Lluka.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Nga Brukseli vijnë vlerësime sipas të cilave serbët e Kosovës, të influencuar nga Beogradi, gjithnjë e më shumë po largohen nga procesi i bisedimeve dhe se nuk dëshirojnë të hyjnë në institucionet e Kosovës. A është ky një sinjalizim se në fakt Beogradi po luan me kartën e copëtimit të Kosovës?

    PATRICK MOORE
    Le të kujtojmë se zoti Jessen Petersen të henën e kaluar tha se komuniteti ndërkombëtar po bën çdo gjë të mundshme që të inkurajojë serbët që të kthehen në shtëpitë e veta, por autoritetet e Beogradit po u bëjnë atyre obstruksione. Beogradi po përpiqet të luajë në kartën e Kosovës, sepse ndërkombëtarët, në një mënyrë jo të mençur, e lejuan Beogradin, që të ketë një rol në proces. Është dashur që para disa vitesh ata t'i thonin Beogradit, pasi përfundoi konflikti në vitin 1999, se e keni humbur luftën dhe duhet të prisni edhe humbjen e territoreve dhe për ju nuk ka vend në tavolinë, ndërsa interesat serbe brenda Kosovës do të përfaqësohen nga anëtarët e komunitetit serb të Kosovës dhe jo nga Beogradi. Tash Beogradi po përpiqet që të ketë një rol, por jam i sigurt se ajo që përpiqen të bëjnë është manipulimi dhe në fund braktisje e serbëve të Kosovës, ashtu siç bëri Millosheviçi me këta njerëz dhe ashtu siç bëri Millosheviçi me serbët në Kroaci dhe në Bosnje Hercegovinë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Si i shihni zhvillimet e mëtejme në Kosovë? Në cilin drejtim do të shkojnë ato?

    PATRICK MOORE
    Më duhet të kthehem në pyetjen tuaj të parë, pra nëse ka ndonjë bisedë për ndarje. Nuk duhet harruar se nëse flitet për ndarjen duhet folur gjithashtu edhe për çështjen e Preshevës dhe gjithashtu duhet të kihet parasysh se do të kishte një mundësi reale të një konflikti të ri nëse ndarja do të realizohej. Pika e dytë që dëshrioj ta theksoj është ajo se është shumë e rëndësishme që shumica shqiptare e Kosovës të pranojë përgjegjësinë e vet përballë pakicës serbe, pjesëtarët e së cilës duan të jetojnë në shtëpitë e tyre dhe në paqe me fqinjët në Kosovë. Gjithashtu është e rëndësishme që serbët e Kosovës të pranojnë që nuk janë më pjesë e Republikës së Serbisë, por që jetojnë në shtetin e Kosovës në të cilin janë pakicë. Dhe nëse shteti do të jetë i ndërtuar, ashtu si shpresojmë dhe presim që të ndodhë, në bazë të pushtetit të ligjit, pakica serbe do të mund të jetojë e sigurtë dhe e kënaqur në Kosovë ashtu siç po mësohen të bëjnë anëtarët e komunitetit serb në Kroaci.

    Intervistoi: Melazim KOCI

  2. #2
    WHYTE:"NDARJA E KOSOVËS IDE E KEQE DHE PREÇEDENT I RREZIKSHËM"

    Nicholas WHYTE, drejtor iGNK për Kosovën

    EVROPA E LIRË
    Zoti Whyte, çfarë është vlerësimi juaj për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë, që kryesisht u përqëndruan në decentralizimin?

    NICHOLAS WHYTE
    Mua më duket se ajo që ka dalë nga këto bisedime janë propozimet e drejta dhe konkrete mbi decentralizimin. Ne aktualisht shohim se për herë të parë njerëzit janë të angazhuar për thelbin e zgjidhjes së mundshme. Kuptohet që ende janë larg nga arritja e një marrëveshjeje, ndaj më duhet të them se bashkësia ndërkombëtare me gjasë do të ndërmarrë ndonjë masë për të imponuar një zgjidhje për këtë çështje, ashtu si edhe për çështjet tjera. Ky me siguri do të jetë model edhe për rrjedhën e mëtejme të bisedimeve mbi çështjet tjera.

    EVROPA E LIRË
    Si i shihni qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit në bisedimet?

    NICHOLAS WHYTE
    Është mjaft e qartë se Beogradi dëshiron të ketë kontroll sa më të madh të mundshëm në rast të një zgjidhjeje për të ardhmen. Prishtinia ndërkaq e dëshiron saktësisht të kundërtën.

    EVROPA E LIRË
    Kohëve të fundit, disa analistë perëndimorë kanë deklaruar se ndarja e Kosovës gjithashtu mund të jetë një nga opcionet. Mendoni se kjo mund të shkaktonte efektin e dominos në rajon?

    NICHOLAS WHYTE
    Po ashtu është. Mendoj se kjo është një ide shumë e keqe. Është e qartë se ky do të ishte një precedent i pakëndshëm edhe për pjesët tjera në botë, e jo vetëm për Kosovën. Unë mendoj se duhet të bëhet e qartë dhe të thuhet se Kosova nuk është rast i mirë për një zgjidhje të këtillë.

    EVROPA E LIRË
    Sekretari i Jashtëm Britanik Jack Straw ka thënë se pavarësia e Kosovës është pothuaj e pashmangshme. Në anën tjetër, homologu i tij rus Sergei Lavrov thotë se është herët të flitet për pavarësinë. Si i shihni këto zëra te anëtarët e Grupit të Kontaktit?

    NICHOLAS WHYTE
    Nuk mendoj se ka ndonjë kundërthënie ndërmjet këtyre dy pikëpamjeve. Është e qartë se për momentin, jemi ende larg fundit të procesit të statusit përfundimtar. Nga ky këndvështrim, z. Lavrov ka të drejtë, por edhe z. Straw ka të drejtë për atë që duket se mund të jetë përfundimi më i mundshëm.

    Intervistoi: Vullnet POSHKA

  3. #3
    Busek: Ndarja e Kosoves rrezik per Maqedonine dhe per rajonin

    Rreth implikimeve te mundshme negative te stabilitetit dhe sigurise se Maqedonise nga pavaresia eventuale e Kosoves, Busek deklaroi se per Maqedonine ekziston rrezik nese paraqiten ide per ndarjen e Kosoves, pasi nese fillohet me ndarje, atehere mund te paraqiten edhe ide lidhur me ndarjen e vendeve fqinje te Kosoves, jo vetem lidhur me ceshtjen shqiptare, por edhe ne Bosnje, ku situata ende nuk eshte permiresuar teresisht
    .
    Shkup, 19 nentor - Pavaresia e Kosoves eshte proces qe nuk eshte i mundshem pasi ende duhet te punohet ne marreveshjen e relacionit Beograd-Prishtine. Keshtu qe nese nuk ka marreveshje, atehere mund te krijohet nje situate e rrezikshme, pasi te gjitha vendet do te fokusohen ne ceshtjen e bazes kombetare, e jo ne problemet reale te rajonit, thuhet ne intervisten dhene MIA-s koordinatori special i Paktit te stabilitetit te EJL-se, Erhard Busek. Rreth implikimeve te mundshme negative te stabilitetit dhe sigurise se Maqedonise nga pavaresia eventuale e Kosoves, Busek deklaroi se per Maqedonine ekziston rrezik nese paraqiten ide per ndarjen e Kosoves, pasi nese fillohet me ndarje, atehere mund te paraqiten edhe ide lidhur me ndarjen e vendeve fqinje te Kosoves, jo vetem lidhur me ceshtjen shqiptare, por edhe ne Bosnje, ku situata ende nuk eshte permiresuar teresisht. "E gjithe kjo do ta hape Kutine e Pandores me pasoja per tere rajonin", vleresoi Erhard Busek ne intervisten dhene MIA-s, te cilen se shpejti do ta publikojme ne teresi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Jeto i lire, ose vdis - thenia e lashte, qe sot iu dedikohet shqiptareve ne Ballkan
    te lidhen ne nje levizje kombetare dhe te iu jipet fund ketyre pordhokologjive analitike, qe te mbajne vjerre me dokrra, nga kolltuqet e tyre te nxehta!

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •