Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar

Nga Bashkim Abazi

Sociologjia politike tashmė e ka analizuar pėrvojėn e shoqėrisė perėndimore dhe amerikane pėr trajtimin e ēėshtjes sė modelit politik, ekonomik, social, tė ēėshtjes sė tė drejtave si barazi dhe pabarazi apo tė tė gjithė eksperiencave tė ndodhura nė Institutin e sė Drejtės, si standarde civile, politike dhe penale.Realisht, sfondi i tė drejtave tė mbrojtura e tė rregulluara me ligj ka ardhur nė rritje bashkė me institucionet dhe mekanizmat e mbrojtjes, sepse edhe interesi i shoqėrisė pėr siguri, paqe dhe progres ėshtė i orientuar pozitivisht nga tė gjithė aktorėt e jetės. Prishjen e rendit tė sė drejtės e ka sjellė Politika.

Ajo ka dėshmuar paqėndrueshmėri, larmi dhe refleksione jo tė plota ndaj ērregullimeve tė shkaktuara nė jetėn e pėrditshme tė njė vendi apo rajoni, veēanėrisht nė momente tė mbarsura me kriza tė pjesshme e tė pėrgjithshme, kundėr funksionimit normal tė shtetit dhe tė institucioneve tė pavarura kushtetues dhe instrumenteve ligj-zbatuese. Nė mjedisin shqiptar ėshtė e lehtė tė pėrcaktohen e tė emėrtohen faktorėt, shkaqet, ndryshimet dhe sfidat e Politikės, por arritja e vėshtrimit psiko-social dhe ekonomik, nė funksion tė reformės politike paraqet jo pak vėshtirėsi.

Ndihmesa nė ēėshtjen e reformės rrjedh nga analiza periodike e tė qėndrueshme tė jetės politike dhe nga interesi i studimeve pėr tė ardhmen. Pyetja ėshtė e thjeshtė: a e kemi gjetur rrugėn e drejtė pėr reformimin e sistemit politik nė Shqipėri? Nėse jo, cilat janė disa nga mangėsitė e deritanishme dhe modalitetet e nevojshme pėr pėrmirėsime tė mėtejshme. Rruga e performancės dhe e reformimit tė vazhdueshėm nė Politikė arrihet padyshim duke e krijuar, mbrojtur dhe pėrsosur sistemin demokratik dhe Demokracinė. Dimension i pashmangshėm i kėtij procesi ėshtė reformimi nė fushėn ekonomike, duke ndėrtuar me kujdes njė ekonomi konkurruese tregu me drejtim thellėsisht social si dhe me njė sipėrmarrje serioze, tė planifikuar e tė mbėshtetur nė fushėn sociale, kulturore, arsimore, religjioze, shkencore etj.

Nė kompleks, kėto drejtime e formojnė modelin e zgjedhur tė shtetit tė vendit tė zhvilluar dhe modern. Me rėndėsi janė krijimi i hapėsirave pėr alternativa konkurruese, pėrpunimi i njė filozofie dhe njė politike tė re pėr pėrcaktimin e rrugės progresiste tė shoqėrisė, ecja me shpejtėsi, siguri dhe kosto tė pėrllogaritur drejt reformave pėr standardizim dhe rritje tė nivelit tė jetės sė pėrditshme dhe krijimin e identitetit kombėtar, pėrpunimi i menēur i infrastrukturave ligjore - juridike pėr arritje nė nivelet e shtetit tė sė drejtės - si kusht dhe premisė e sigurisė dhe stabilitetit politik - si dhe ndėrtimi i bazave tė shtetit tė mirėqenies sociale. Kėto janė drejtime me efekte vendorė, rajonale e globale, ato sigurojnė hedhjen e hapave tė sigurta nė projekte e procese integruese, duke mos i pėrjashtuar aspak formėn klasike nė drejtim tė lėshimit tė sovranitetit, nė disa fusha prioritare dhe me rėndėsi pėr vendimmarrje tė shtetit, qeverisė, institucioneve tė pavarura, shoqėrisė civile si dhe tė aktorėve e faktorėve tė tjerė me mė pak rėndėsi, por jo tė papėrfillshėm, pėrcaktues dhe me ndikim praktik.

I. Roli i Politikės nė Demokraci.

Nė njė vėshtrim tė kohės sė pakėt (rreth njė dekadė e gjysmė) ajo qė ėshtė bėrė nuk ėshtė pak dhe nuk ėshtė e ngjashme me shprehjen se “..nuk ėshtė bėrė asgjė”. Janė kėto reforma, qė ndryshuan fizionominė e shoqėrisė shqiptare post-totalitare. Njė perceptim mė i plotė, sipas standardeve tė proceseve pėr zgjerim dhe lehtėsim tė saj, mund t’i ofrohet shoqėrisė me kontribute akademike, shkencore, teknologjike dhe inteligjente. Njė frymėmarrje e tillė do tė shkurtonte kohėn dhe qėndrimin me ngarkesa e pengesa tė apelueshme me vėshtirėsi dhe me kosto tė lartė. Aktualisht, sistemi dhe modeli politik ėshtė kapitali mė i rėndėsishėm i njė shoqėrie tė zhvilluar dhe me standarde tė kohės moderne. Pėr kėtė nivel ėshtė harxhuar shumė kohė, mjaft burime, shumė vlera dhe njė moral i drejtpėrdrejtė publik, rajonal e ndėrkombėtar.

Historikisht, procesi i demokratizimit me anė tė reformave politike ėshtė shtrirė tej mase, ai ka pėrfshirė rajone tė tėra dhe ėshtė pėrzgjedhur si i arrirė. Ai ėshtė dėshmuar si njė proces dinamik, i natyrshėm, i njėtrajtshėm dhe i pakthyeshėm. Cilėsi tė tilla tė imponojnė forcė dhe vullnet, eksperienca apo pėrvoja tė veēanta tė shmangin gabimet, arritje tė dukshme tė prijnė pėr mė tej me kurajė dhe besim. Nė kėndvėshtrimin e domosdoshmėrisė sė parashtrimit me forcė dhe tė kuptimit me logjikė tė pėrparėsisė sė reformės politike ėshtė pak i lejueshėm rishikimi i shkurtėr historik i sistemit politik tė deritanishėm (1990). Vendos kėtė ndarje, pasi ende fillesa e nisur pėr ndryshim, pluralizėm, reformim dhe hapje ndaj rajonit e mė gjerė nuk ka pėrfunduar, pėrkundrazi e ka shtruar me forcė nevojėn e reformės politike, ekonomike dhe sociale.

Edhe pse tė studiuara e tė deklaruara mjaft herė, sistemi politik totalitar do tė kėrkojė vėmendjen e klasės politike – veēanėrisht tė historianėve e politologėve – pėr krijimin dhe ndėrtimin e vizionit mė tė plotė pėr tė ardhmen. Pas njė periudhe tė veēuar nga ideologjia dhe nga njė drejtim i ngurtė – veēanėrisht nė marrėdhėniet e individit me shtetin, tė lirisė dhe tė drejtave, marrėdhėnieve ndėrkombėtare me preferenca tė kushtueshme e tė dėmshme (Jugosllavia, BS, Kina) si dhe nė trajtimin jo human tė njė pjese tė konsiderueshme tė shoqėrisė (lufta e klasave) – procesi i demokratizimit tė vendit pėrfshiu gradualisht pjesėt mė tė kuptueshme e mė tė prekshme nga klasa e re politike nė rritje, ai shformoi dhe riformuloi aspekte tė momentit apo ēastit tė nevojshėm social, rishpėrndau nė kaos dhe anarki juridike pronėn dhe pasurinė kombėtare, i devijoi politikat ekonomike sipas planifikimeve me pėrfitime personale dhe interesave tė grupeve tė caktuara, nė rritje tė shpejtė dhe pėrfitim maksimal tė padrejtė.

Aktori i parė ėshtė individi politik, i cili deri mė sot nuk ka ecur nė hullitė e parimit tė identitetit dhe kundėr parimit themelor tė botėkuptimit tė vjetėr. Nė konceptimin “…individi ėshtė i barabartė me vetveten” zė vend pandryshueshmėria e vlerės morale tė identitetit politik. Tė mbarsur me idhujtari tė verbėr tradicionale, ende nuk mungojnė ithtarėt e Politikės, tė cilėt i vendosin parimet e jetės moderne njeri kundėr tjetrit dhe tė pėrthyer mbi parimet e vjetra.

a. Individi politik.

Identiteti i vėrtetė e pėrmban nė vetvete ndryshimin. Metafizikėt dhe okultėt janė vetėm pėr “detyra shtėpie”. E megjithatė, brenda caqeve tė vogla ai do tė vazhdojė tė mbetet “i vlefshėm” por jo i dobishėm pėr progresin e plotė tė sistemit social. Njėsoj si me botėn e gjallė, identiteti politik po i kryen dhe kapėrcen gjithė ciklin e metamorfozave ideologjike dhe sociale, duke i ndrydhur kulturėn dhe eksperiencėn politike nė njė vetėdije aventure apo vizioni tė pakėt. Ndryshimi i llojit nuk i takon vetėm drejtuesit apo liderit tė njė force politike dhe si lloj i pėrzgjedhur nė njė cikėl ndryshimi tė shpejtė, kapėrcimi i plotė nė identitetin e ri kėrkon mė shumė kohė se sa ėshtė pasur realisht nė dispozicion pėr aksion politik real.

Praktikisht, parimi i identitetit ėshtė i mėnjanuar dhe fatkeqėsisht – nė teori – ai po vazhdon tė sundojė mendje tė ndėrtuara mbi kapitale dhe shėrbime, mbi mitologji dhe histori bajate, pėr ta sfiduar ndryshimin si “…njė rast i vetėm”. E papajtueshme me Polin e Vetėm apo Polin e Tretė, nė politikėn e sotme po dikton matematika e renditjes “…i treti” apo “i dyti pas tė parit”brenda llojit. Ky dimension nuk ėshtė aspekt real i Politikės dhe nė episodin e veprimit reciprok ai e prezanton tė pėrjashtuar ndryshimin e identitetit politik vetėm mediatikisht dhe nė njė formė tė pėrkryer propagande. Sigurisht, padrejtėsitė dhe mangėsitė e politikės nė rindėrtimin e sistemit demokratik janė mė tė gjera, ashtu sikundėr janė tė shumta arritjet dhe pėrfitimet e njė plani tė gjerė social dhe publik.

Nga studimet e fundit jepet e kthjellėt dhe e qartė filozofia udhėheqėse e shekullit tė 20-tė dhe ka zėnė vend pėrfundimi historik, shkencor dhe filozofik i mendimit tė lartė se “…Bota nuk ndryshon vetiu”. Atė e ndryshojnė njerėzit, kapitalet, shėrbimet, lėvizja e lirė dhe barazia e tė drejtave. Ajo ndryshohet nga ligje, ligjėsi, traktate juridike, pakte historike-politikė, programe e projekte, pėr tė eliminuar padrejtėsitė sociale, duke mos i rėnduar tokės dhe jetės, por duke i shpalosur tėrėsisht Shoqėrinė, Kulturėn dhe Besimin mbi vlera qytetėrimi dhe me njė shpirt tė madh human. Nė politikė ka ndodhur ndryshimi i identitetit individual dhe tjetėrsimi i tij i pandreqshėm ose i korrigjueshėm me vėshtirėsi. Individi dhe grupi politik u bėnė pjesė e kohės sė re politike, duke hedhur me neveri aradhen dhe individualitetet e dėnuara publikisht. Ajo qė ende ėshtė e mangėt dhe kėrkon arsyetime racionale historike ėshtė pesha, roli dhe vlera e politikės totalitare pėrballė Demokracisė.

Nė kėtė fushė hulumtimi tė nevojshėm janė lėshuar anatema dhe deklarime egoiste, duke e dėshiruar periudhėn si “tė pa qenė” ose si njė “pjesė turpi tė madh” pėr vendin. Nė kėtė kuptim, Politika e sotme ka krijuar idenė, se ėshtė fushė e re dhe e shkėputur plotėsisht nga e kaluara. Nė vėmendje nuk mund tė mos vihet fakti i egėrsisė apo urrejtjes sė shprehur nga “klasa e re politike” nė sistemin e demokracisė ndaj reminishencave fizike tė aradhes – nė tė gjitha rastet e tė qenurit aktiv, kėrkuese dhe tė vendosura pėr tė ridėshmuar forcė, vitalitet dhe qėndrueshmėri politike. Mbetjet ekstreme idealiste dhe tė politizuara nė thelb nuk munguan tė grishin demokracinė. Aktualisht, ky dimension politik ėshtė i zbehtė, por jo i harruar.

Sot.com.al