Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Globalizimi dhe efektet e tij

    Cfare mendoni se do te thote Globalizim ne rradhe te pare?

    Jepni ju lutem nje perkufizim te mundshem te ketij procesi.

    Pse mendoni se mund te kete faktore pozitive dhe negative? Cilat jane ato?

    Diskutim te mbare.

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sa per te ushqyer debatin....a mund te jepni mendimin tuaj?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kur lexova kete teme mu kujtua qe para disa vitesh kisha lexuar nje artikull te profesor Selami Xhepes dhe per ēudine time e gjeta sot mbas kerkimeve ne internet (sepse me ka pelqyer shume artikulli) dhe me pelqen qe ta lexojne te gjithe ata qe jane te interesuar per te ditur diēka me shume per GLOBALIZMIN.



    Globalizmi Si Filozofi Dhe Globalizimi Si Teori Ekonomike

    Globalizmi ėshtė ideologjia, filozofia qė justifikon teorinė ekonomike - globalizimin, fenomenin mė tė shumėpėrfolur tė dekadės sė fundit, mė tė kritikuarin dhe tė dashuruarin njėkohėsisht; atė qė ka grumbulluar rreth vetes turma dhe dijetarė dashamirės, por dhe kundėrshtarė deri nė dėshpėrim dhe violencė. E pamė kėtė mėri tė shfrehej gjithė mllef nė rrugėt dhe sheshet e Siatėll, Gjenova, Washington D.C., e ndoshta do t’a shohim pėrsėri nė Kankun (Meksikė) kėtė shtator.

    Kur lexon shtypin, gjithkush e ndjen sensin e njė luftė tashmė tė shpallur, asaj qė njė analist politik amerikan e quan si luftėn midis “Xhihadit” kundėr “McWorld”.
    Nė fakt, kjo nuk ėshtė diēka e re. Historia pėrsėrit vetveten. Shkruhet nė librat e historisė se, kur Marko Polo, pas udhėtimit nė Rrugėn e Mėndafshtė, u kthye nė Venecia nė vitin 1295, i mahniste miqtė e tij tė tavolinės me rrėfenjat e udhėtimeve nėpėr vende tė ndryshme, se atje “... me para letėr mund tė blinje ēdo gjė dhe tė paguaje me asgjė; monedha qė shkruante 15 talerė, nė fakt nuk peshonte as sa pėr 2”. Nuk do tė habitej edhe sot Marko Polo nga kjo industri gjigande e prodhimit tė parasė letėr, kartave tė kreditit dhe gjithė parasė virtuale nė ekonominė e sotme botėrore.

    Ndėrsa fenomeni ėshtė i vjetėr, ajo ēfarė ėshtė e re ėshtė cilėsia, pėrmbajtja dhe shfaqja e tij. Edhe fshatari qė mund tė shkojė gjithė jetėn duke punuar copėn e tij tė arės, pa parė asnjėherė njė njeri tė huaj, ndikohet nga ajo ēfarė ndodh nė tregun e huaj ndėrkombėtar. Krijimi i perandorive financiare tė pėrqėndruara nė pak duar, e ka bėrė botėn kaq tė paqėndrueshme dhe jetėn tonė kaq tė pasigurtė.

    Pamė gjatė viteve ’90 kaq shumė kriza ekonomike dhe financiare: mposhtjen e sterlinės nė vitin 1992 dhe pamundėsinė e njė shteti kaq tė fuqishėm si Anglia, t’i bėnte ballė sulmeve spekulative tė aq pak individėve tė fuqishėm; falimentimin e pesos meksikane nė vitin 1994 dhe rėnien aq tė madhe tė ekonomisė sė kėtij vendi; nė vitin 1997, krizėn mė tė madhe tė ekonomive mė dinamike tė globit, tė atyre qė quheshin “Tigrat e Azisė”; falimentimin e rublės dhe tė ekonomisė sė Rusisė nė vitin 1998 pėrballė detyrimeve tė saj financiare; tė Argjentinės nė vitin 2002 me falimentimin e pesos dhe shembjen e sistemit tė saj bankar dhe tė gjithė ekonomisė; falimentimet e shpeshta tė Turqisė qė gati ēdo vit pret nė dėshpėrim tė blihet nga FMN-ja dhe kreditorėt e huaj. Akoma sot, ne shohim nė gjithė globin miliarda njerėz qė jetojnė nė kufijtė e mizeries dhe skamjes, mes urisė shtrėnguese dhe utopisė sė luksit tė shfrenuar.

    Kėsaj pamje trishtuese i shtohen edhe tė tjera. “Zhdukja” e kufijve kombėtarė i ka dhėnė jetė lulėzimit tė bizneseve sfiduese: krimit tė organizuar dhe terrorizmit ndėrkombėtar, tregtisė sė drogės dhe trafikimit njerėzor; emigrimeve masive klandestine nė kėrkim tė Eldorados, tė ushqyer aq bujarisht dhe mė pėrdhunė nga filmat hollivudianė. Madje edhe sėmundjet janė bėrė globale. Po pėrjetojmė, kėshtu, njė krizė tė thellė morale, kur vėrejmė se parimet e dikurshme tė jetės nė familje dhe nė komunitet nuk na flasim mė me atė forcėn dhe autoritetin e dikurshėm; parimet e tregut kanė hyrė kaq thellė nė shpirtin njerėzor dhe po formėsojnė sjelljet tona shoqėrore.

    Por, a mund tė fajėsohet globalizimi pėr gjithė kėto absurditete tė jetės sonė post-moderne? A ėshtė globalizmi filozofia mėkatare qė justifikon kėto rrjedhoja?
    Argumentet rreth sė cilės mbėshtillen pėrkrahėsit e globalizimit janė po aq tė shumtė.

    Ekonomia botėrore ėshtė rritur si kurrė ndonjėherė nė histori; tė ardhurat dhe mirėqenia janė rritur progresivisht. Kėto fake shprehen qartazi nė rritjen e jetėgjatėsisė nė nivel global, rėnien e vdekshmėrisė foshnjore, zhdukjen e sėmundjeve karaktersitike tė shtresave dhe popujve tė varfėr, pėrhapjen gjithnjė e mė shumė tė dijes dhe informacionit nė nivel global. Pėr rrjedhojė, kjo mund tė karakterizohet edhe si shoqėria e oportuniteteve tė mėdha, e mundėsive pėr njė jetė mė tė begatė dhe tė sukesshme. Pėr mė tepėr pyetja mund tė shtrohej: a do tė ishte bota me e begatė dhe mė e sigurtė nėse do tė ishte mė e ndarė dhe mė proteksioniste? Historia mė tepėr flet pėr tė kundėrtėn.

    Nė kėtė kėndvėshtrim analize, nuk duket se kjo ėshtė njė luftė kaq e thjeshtė midis djallit-ferr dhe engjėllit-parajsė, forcave destruktive dhe atyre progresiste. Mėsimi qė dikush mund tė nxjerrė ėshtė se: globalizmi si filozofi dhe globalizimi si teori ekonomike, kanė nevojė pėr parimet etike. Nė tė kundėrt, vėshtirė tė vėsh bast se kush mund ta fitojė kėtė ndeshje midis “Xhihadit” kundėr “McWorld”.

    Dr. Selami Xhepa
    Qendra Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare

    Botuar pėr herė tė parė: Korrieri, maj 2003
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 27-04-2006 mė 15:47
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    C'eshte globalizmi?

    Shume entuziaste shqiptare e shikojne si shprese dhe nuk lejne fjale te bukur pa perdorur ne pershkrimin e tij (sigurisht qe keta kane ndermend ndonje teori parajse te nxjerre nga ndonje optimist i ndonje shekulli te kalur qe fliste per Liberalizmin para se te deformohej here pas here).

    Po qe ta kapim muhabetin qarte....

    Globalizmi eshte ajo "urata" qe ne kohen e Mesjetes mbante klerin siper dhe popullin poshte!

    Dhe meqenese kjo urata moderne flet per gjithe boten perkthehet ne zinxhire me te cilet Veriu/Perendimi i pasur terheq prej kembesh Jugun/Lindjen e varfer.... dhe kjo e dyta duke ndjekur uraten (Banka Boterore, Arka Monetare Nderkombetare apo american life style - a e dini sa familje hyjne ne borxh te madh ne Afrike vetem per nje cope televizori qe do i sjelli ameriken ne ekran?- ne rastin me te mire dhe US Force apo "paqeruajtes" nderkombetare ne rastin me te keq) nuk ngre dot koke!


    Njashtu..... globalizmi juaj vetem me bomba vjen!




    shenim: Shqiperia duket se kishte fatin qe te ndodhet gjeografikisht ne pjesen veriore te rruzullit, gje qe mbas shume vitesh do i lejoje te bashkohet me abuzuesit veriore (keshtu shpjegohet edhe gjithe ky frymezim ne publicistiken shqiptare mbi globalizmin, euroatlantizmin etj.).... megjithate cdo gje ndodhet akoma ne periudhen e eksperimentit, dhe nga nje eksperiment mund te presesh me shume se nje rezultat!

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Plotesisht dakord me Kryeplakun! Neokolonializem me petka "moderne"......
    Ironia eshte qe pervec nje grushti plutokratesh (pa kombesi te percaktuar) ne altarin e globalizmit po sakrifikohet edhe shtresa e mesme e kombeve qe promovojne kete menxyre!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Qė nga vitet ‘80, nuk ka akoma njė pėrkufizim tė vetėm dhe tė unifikuar

    Globalizimi: Koncepti dhe sfidat

    Pėr shumė teoricienė, pėrcaktimi i kėsaj fjale pėrfaqėson njė nga vėshtirėsitė mė tė mėdha tė dekadave tė fundit

    Nėse jemi bėrė pjesė me apo pa dashje dhe i jemi nėnshtruar nė njė farė mėnyre nė shumė plane fenomenit tė globalizimit, duket se shumėkush mbi tė ka njė koncept tė ndryshėm. Vėshtirėsitė nisin pikėrisht kėtu, nė pėrcaktimin e konceptit bazė. As nė debatin shkencor dhe as nė atė tė gjerė publik nuk ka njė pėrkufizim tė vetėm e tė unifikuar, tė njohur si tė tillė nga tė gjithė. Le tė shohim nė njė mėnyrė tė pėrmbledhur disa nga pėrpjekjet pėr tė pėrkufizuar konceptin e globalizimit, pėrkatėsisht nga Elmar Altvater, Anthony Giddens dhe Ulrich Menzel, kontributeve tė sė cilėve u referohet "D@dalos", platforma e edukimit politik online e UNESCO-s:

    "Globalizimi ėshtė njė proces i kapėrcimit tė kufijve tė lindur historikisht. Ai nėnkupton tė njėjtin fenomen si erozioni (pra nuk ėshtė zhdukje) e sovranitetit kombėtaro-shtetėror dhe prezantohet si shkėputje e ekonomisė sė tregut nga ‘shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve tė institucionalizuara tė shoqėrive". "Globalizimi ėshtė intensifikimi i marrėdhėnieve sociale mbarėbotėrore, pėrmes tė cilave vende tė largėta mbajnė lidhje me njėra-tjetrėn, nė mėnyrė tė tillė qė ngjarjet nė njė vend karakterizohen nga tė njėjtat procese, sikurse edhe nė njė vend tjetėr shumė kilometra larg dhe anasjelltas". "Globalizimi ėshtė intensifikim sasior dhe cilėsor i transaksioneve ndėrkufitare gjatė procesit tė njėkohshėm tė zgjerimit tė tyre lokal". Por kemi edhe pėrqasje tė tjera, si ajo e sjellė nė njė kontribut tė pėrbashkėt nga dy autorė qė janė marrė me kėtė fenomen, Dirk Messner dhe Franz Nuscheler: "Globalizimi ėshtė kthesa mė e madhe ekonomike dhe shoqėrore qė prej revolucionit industrial", thonė ata. Apo dhe "globalizimi ėshtė varėsi dhe integrim nė rritje e ekonomive tė ndryshme pėrreth globit", siē thotė nga ana tjetėr Meghnad Desai, profesori indiano-britanik i ekonomisė. Ndėrkohė, duket se njė pėrcaktim mė mbresėlėnės do tė kishte qenė ai i bėrė nga Dr. Johannes Varwick, profesori gjerman i sociologjisė nė Universitetin e Kiel-it, kur thotė se "globalizimi ėshtė proces i lidhjeve nė rritje mes shoqėrive dhe problematikave".

    Gjithsesi, ashtu sikurse e theksuam dhe mė lart, hasen me qindra pėrcaktime konceptuale mbi globalizimin dhe pėrkufizimi i tij nė kornizat e lartpėrmendura vetėm sa e cek lehtė kėtė temė. Por, njė nga ato qė konsiderohen si "vlera tė globalizimit", janė dhe dimensionet shumėplanėshe tė tij. Pėr tė parė mė konkretisht e nė mėnyrė mė tė kuptueshme se cilat janė ato, le t‘i hedhim njė sy grafikut qė shoqėron kėtė artikull dhe mė pas le tė sqarojmė secilin nga dimensionet e globalizimit mė vete: Nėse vėrejmė me vėmendje, do tė shohim se dimensionet janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Nė dallimin mes dimensioneve ėshtė e rėndėsishme tė vihet re se kėto nuk ndahen qartė nga njėra-tjetra. Kėshtu- vetėm pėr tė pėrmendur disa shembuj -problemet e mjedisit nuk mund tė trajtohen si tė izoluara as nga dimensioni i "ekonomisė" dhe as nga ai i "politikės". Kjo ndėrthurje ndėrkombėtare, jo vetėm e aktorėve, por edhe e fushave tematike, bėn pjesė te veēantitė e globalizimit. Dimensionet e ndryshme formojnė fushėprerjet e tyre ndryshueshmėrisht tė mėdha me "globalizimin", sepse, nė fakt, ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ēfarė bėn pjesė nė globalizim dhe se ai nuk ezaurohet aspak nė procese thjesht ekonomike, edhe pse duhet thėnė qė globalizimi ekonomik paraqet fillesėn e njė force tė rėndėsishme lėvizėse.

    Por, po aq e rėndėsishme ėshtė tė kuptojmė se jo gjithēka bėn pjesė apriori nė globalizim, apo pėrcaktohet prej tij nė mėnyrė vendimtare. Edhe globalizimi ka kufijtė e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh si njė hap mė tej pėr njė trajtim tė diferencuar. Shembuj pėr tė gjitha dimensionet mund tė gjenden pa problem nė shtypin e ditės, ku dimensioni ekonomik ėshtė nė plan tė parė (rritja tejet e madhe e tregtisė dhe investimet direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull pararojė, prodhimi i integruar mbinacional, sipėrmarrjet ndėrkombėtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombėtare). Kėtu theksohet shpesh fakti qė kėto procese janė mbiquajtur gabimisht me etiketimin e "Globalizimit", meqenėse ato pėrqendrohen kryesisht nė Amerikėn e Veriut, Evropė dhe nė Azinė Juglindore (Japoni). Pėr kėtė arsye, mė i pėrshtatshėm duket se ėshtė nė kėtė rast termi i "triadizimit". Probleme globale, si ngrohja e atmosferės sė tokės, vrima e ozonit, apo shpyllėzimi i pyjeve tropikale, e bėjnė tė qartė globalizimin nė mėnyrėn mė mbresėlėnėse, pasi kėtu bėhet fjalė pa diskutim pėr probleme globale, tė cilat kanė nevojė pėr njė trajtim gjithashtu po global.

    E megjithatė, nė aspektin e mjedisit, natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale edhe atėherė kur ato dėshmojnė tė kenė karakter ndėrkufitar, si pėr shembull ndotja e lumenjve. Mė tej bėhen tė qarta varėsitė e "ēkufizuara" nė kohė dhe hapėsirė, kur mbajmė parasysh faktin se mbijetesa e shteteve tė vogla ishull, tė cilat janė grupuar nė organizatėn AOSIS dhe qė janė tė kėrcėnuara nė ekzistencėn e tyre nga ngritja e mėtejshme e nivelit tė detit, varet nga sjellja e shkuar dhe e ardhme e tė gjithėve, veēanėrisht e njerėzve qė banojnė nė shtetet me industri shumė tė zhvilluar. Njė aspekt tjetėr ėshtė dimensioni shoqėror: Bota po shndėrrohet nė njė "global village". Pėrveē komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjėsia, po dalin nė skenė komunitete tė reja komunikimi (chat, e-mail), por ato nuk zėvendėsojnė dot kėto hapėsira tradicionale komunikimi, sa pėr tė pėrmendur njė shembull nga dimensioni shoqėror.

    Nėse do kalonim pastaj nė dimensionin kulturor tė globalizimit, mund tė pėrmendnim shembullin e prodhimeve tė Hollywood-it, tė cilat mund tė shihen nė tė gjithė botėn e kėsisoj nuk duhet mohuar njė lloj "amerikanizimi" i kulturės, por, kjo nuk do tė thotė se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundėrta: ndėrgjegjėsimi pėr kėto kultura bėn pjesė pikėrisht nė dukuritė shoqėruese tė globalizimit, arsye kjo pėr tė cilėn nė debat ėshtė shfaqur edhe termi "Glokalizim". Por duket se njė nga dimensionet mė tė rėndėsishme tė globalizimit ėshtė dhe ai i politikės: politika duhet tė luftojė probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojnė hapėsirėn e veprimit pėr politikėn kombėtare dhe shumė probleme mund tė trajtohen nė mėnyrė tė pėrshtatshme vetėm nė nivel ndėrkombėtar apo mė mirė, le tė themi, nė rrafsh global.

    Duhen gjetur forma dhe arena tė reja tė politikės. Kėshtu, integrimi evropian pėrcaktohet si njė pėrgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave tė globalizimit. Politika e organizuar, sikurse edhe mė parė, kryesisht nė nivel territorial dhe nė kuadrin e shteteve kombėtare, ka mbetur prapa nė krahasim me ekonominė e organizuar gjithnjė e mė tepėr nė mėnyrė ndėrkombėtare apo globale, e ēliruar nga kufijtė dhe materia. Vendosja e kapitalizmit nė "shtratin" e njė shteti social, kėrcėnon tė dėshtojė nė kėtė ēbalancim raportesh bazė.

    Por jo pėr gjithēka, pėr ēfarė qortohet globalizimi, ėshtė vėrtetė ai pėrgjegjės. Shpesh ai shėrben pėr politikanėt si kokė turku dhe armė argumentimi pėr tė justifikuar qėllimet apo gabimet e tyre madhore.

    John Naisbitt, babai i globalizimit?

    Nė fakt, ekziston njė njeri qė mund tė quhet si "babai i globalizimit". Ai ėshtė John Naisbitt, qė mė sė shumti personifikon nocionin "Globalizim". Nė vitin 1982, specialisti i ekonomisė amerikane shkroi njė libėr qė justifikoi nė njė farė mase famėn e tij nė rrethet e VIP-ave tė ekonomisė e sociologjisė, "Megatrends". Atje ai "u betua" pėr rritjen e shpejtė tė Azisė dhe pėr fillimin e epokės sė informacionit. Qysh prej asaj kohe, ish-politikani amerikan kėshillon shefa qeverish nė shumė vende pėr strategjitė e sė ardhmes qė ata duhet tė pėrfshijnė nė programet e tyre. Shumė kontribute nacionale janė "borė e shkelur" tashmė, sipas Naisbitt. Ekonomia botėrore nė fund tė fundit do tė bėhet njė e vetme. Kėshtu theksonte ai nė njė intervistė tė kohėve tė fundit pėr mediat perėndimore.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. HaloPeridoli
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-11-2016, 17:05
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Shumė zhurmė..., shumė zhurmė...
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 21:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •