Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    At Donat Kurti O.F.M.

    At Donat Kurti O.F.M.


    nga Fritz Radovani


    Ka lé nė Shkodėr mė 3 shtator 1903. Nė vitin 1937 nga Universiteti "San'Antonio" i Romės, i jepėt titulli "Doktor i Shkencave". Asht i njoftun ndėr franēeskanėt ma tė ditun dhe rreshtohėt ndėr shkenctarėt qė kanė dalė prej asaj vatre tė pashterrėshme tė kulturės sone shqiptare. Thėmelet e vueme prej At Gjeēovit u ngritėn nalt nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt Dema etj. me veprat e mėdha qė i lanė trashigim Atdheut, tue i pėrjetėsue ato nė "Visaret e Kombit".
    Prof. Dr. Norbert Jokli e cilėson At Donat Kurtin: "Njė ndėr prozatorėt ma tė mėdhaj shqiptarė".
    Nė vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit tė Fretėnve "Illyricum" tė Shkodrės. Asht drejtor i atij Gjimnazi, qė asht cilėsue vatra prej ku pėrhapeshin shkėndijat e atij atdhetarizmi dhe tė asaj kulture shqiptare, mbi tė cilat u ndėrtue pėrjetėsisht binomi "Fé e Atdhé".
    Prof. Simon Pepa, shkruen: "Dhe tani, nė 55 vjetorin e botimit tė "Iliadės" shqiptare tė gjithė ata qė e mblodhėn dhe e botuan nuk janė mė. Edhe Kuvendi Franēeskan ku punuan, ėshtė kėthyer nė gėrmadhė."(Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30).
    Asht pragu i ngjarjėve tė zeza qė dukej se po vinin. At Donati, shkon nė Tiranė aty nga gjysma e tetorit tė vitit 1946, pėr me takue Nako Spiron, dhe me bisedue nė lidhje me problemet financiare tė shkollės. Jo vetėm qė nuk takohet me té, por edhe mėrrinė me kuptue se jo vetėm shkollės por edhe mėsuesve po u vinte fundi. Me tė ardhun nė Shkodėr At Donati, kryen aktin burrnor tue thye vulėn e ftohėt tė shkollės, pėr mos me u ra nė dorė komunistėve kėshtu, qė, i pret mundėsinė me falsifikue dokumenta tė atij Gjimnazi. Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futė armėt dhe akuzon Fretnit pėr kėtė akt tė ultė qė u krye nė Kishėn Katolike Shqiptare, nė tė gdhimė tė datės 17 nandor 1946, nga vetė ata. Me datėn 12 nandor asht ndėr tė parėt qė arrestohet At Donat Kurti, me akuzėn e formimit tė Partisė Demokristjane, tė futjes sė armėve nė Kishė, edukator i rinisė me frymėn fashiste, njė ndėr bashkėpuntorėt e "Hyllit tė Dritės", qė ka lavdėruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnė ndėr ata klerikė qė nuk pritej prej askujt shpėtimi i kokės sė tij. Ai ishte i sėmurė me njė ulēėra kronike, nga e cila ka vuejt gjithė jetėn. Ndoshta, gjendja shėndetėsore e randė nė birucat e Sigurimit, u ka krijue pėrshtypjen xhelatėve se "nuk e ka tė gjatė", prandej po e lamė tė vdesin ndėr burgjet e mnershme qė ka vuejt dėnimin e pėrjetėshėm, mbas pretencės sė prokurorit qė kėrkoi pushkatimin e tij.
    Hetohėt nga kriminelėt Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi, Hysni Ndoja etj. Qėndron kokfortė, ashtusi kishte edhe natyrėn e tij para armiqve, nuk thehėt as nga frika, as nga torturat por asht ballhapėt dhe trim para tė gjithė presionėve. Asht i vetėdijshėm se e pret plumbi.
    At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i pėrbamė nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarė, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: "Nuk kam punue pėr fashizmin asnjėherė... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin pėr me kėrkue lirimin e kuvendit qė na kishte zanė ushtria gjermane... herėt tjera At Matia ka shkue vetėm tek gjermanėt, mbasi dinte vetė gjermanishten e merrėsh vesht direkt.... Me zbritjen e partizanėve nė Shkodėr, kemi mbajtė qėndrim tė ftoftė pėr 4-5 muej mbas vėndosjes sė Pushtetit, unė pėr vehten teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej rrezik pėr Fenė... Monsinjor Gjini, me t'u emnuem Delegat vitin e kaluem i ka drejtue njė memorandum delegatit franēeskan, ku kėrkohej tė respektohėn tė drejtat e katolikėve nga qeveria, mbasi ato tė drejta qė i takojnė po shkeleshin ēdo ditė... Pėr armėt nė Kishė nuk dij gja... Me rastin e 2 dhetorit 1945, unė kam dalė pėr votime, por votėn e kam hjellė nė arkėn boshe. Natyrisht, kėtė e kam ba si kundėrshtar i rregjimit komunist... njė mikroskop, njė aparat fotografik, 20 filma, njė makinė shkrimi, njė gramafon dhe njė arkė me libra e dorėshkrime i kam mėshef nė njė odė e cila asht nalt pa shkallė, dhe po tė mos tė tė ēojė kush, nuk e gjenė dot... Pėr né, e quej ma tė rrezikėshėm qenjen e kėtij Pushteti kėtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrėn e Padėr Gjon Shllakut me pseudonim "Forca Atomike", e kam ruejt pėr dokument, mbasi ajo tregon qėndrimin e Padėr Gjon Shllakut, nė burg.... Nuk e ndiej vedin fajtor..."(Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranė)
    Kėshtu edhe At Donati, me kėtė grup ku bante pjesė Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatė qėndrimi i Anės Daja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Ēela njėditė para gjyqit, e vazhdon skenarin e filmit jugosllav "Dosja 1302/2-A", dhe kjo asht e kuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit "Dosja 1303 At Donat Kurti...".
    Ai edhe pse ishte nė burg vazhdoi punėn shkencore, nga e cila e ndau vetėm vdekja. Atje ai njihej me tė burgosun tė krahinave tė ndryshme tė Shqipnisė, dhe mblidhte fraza gjuhėsore qė pėrdornin ndėr ato krahina. I shkruante ndėr fletore dhe pregatiste "Fjalorin Frazeologjik tė Gjuhės Shqipe". Ky fjalor kishte 45000 (katėrdhet e pesėmijė) fraza. Asht kenė i shkruem nė dy kopje me dorė, njė pėr Universitetin, dhe njė do ta merrte me vedi kur tė lirohej. Kjo punė nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut tė Burrelit. Ditėn qė asht lirue, komandanti i burgut ia ka mbajtė nė zyrėn e tij edhe kopjen qė kishte tė veten At Donati, tue i thanė: "Me qė janė shumė fletore dhe nuk i lexojmė dot tani, kėto do ti merrni pasi tė kontrollohėn nga ana e jonė. Do tė ua dėrgojmė nė Degėn e Punėve tė Mbrendshme tė Shkodrės, nuk ua humbim, por, ėshtė njė formalitet qė do tė bėhet, mbasi kėshtu kemi urdhėr nga lart." Kėto fjalė mi ka tregue vetė At Donati, kur ishte pėr drekė nė shtėpinė tonė mė 13 qershor 1964, ditėn e Shna Ndout, bashkė me Don Mark Hasin, Prof. Gaspėr Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atė ditė ai erdhi ma vonė se tė tjerėt. Kur hyni mbrend na kėrkoi tė falun pėr vonesėn. Mbasi u ul nė krye tė vendit nė sofėr tregoi sesi e kishte pritė tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, tė cilin deri atė ditė nuk e njihte fare, as pėr fėtyrė... Ndėrsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. qė kanė pasė nė dorė fjalorin e tij nuk dij nėse e kanė takue ndonjėherė, mbasi pėr vite tė tana ata kanė vjelė frutin e punės sė tij.
    At Donati, ishte njoftue nga njė fratel i kuvendit se pritej nga Jupi dhe i kishte nxjerrė fjalė se nuk mund tė takohemi, se, sot jam i zanė, por Jupi kishte vazhdue me qėndrue, tue zanė rrugėn e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirė skutat, mbasi gati ka kenė ba edhe ky "fratel" dikur. At Donati, pėr mos me na lanė me pritė né nė sofėr kishte dalė dhe, ka gjetė Jupin aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokė tė pėrulun dhe tue fėrkue duert me zgėrdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalė pak pėrpara At Donatit tue i tregue emnin. Me qė, At Donati ishte tue dalė e nuk kishte mundėsi me e pritė, Jupi i kishte kėrkue njė takim nė njė ditė tjetėr, kur tė kishte kohė tė lirė ky. At Donati, me natyrėn e tij autoritare si para njė nxanėsi rrugaē, i kishte pėrgjigjė: "Sot ke ardhė dhe tė fola, pėr mue kėtu mos u duk ma mbasi nuk due me tė takue. E dij mirė kush jé, ke marrė ēka ke marrė nga At Justin Rrota, ajo asht kenė puna e tij. Tek unė nuk merr gja, prandej mos u duk ma nė kėtė Kuvend, se ia ke pa hajrin boll kėtij vendi!" dhe kishte kalue pa i dhanė edhe dorėn... Nuk dij nėse Jupi e ka shkrue kėtė takim nė kujtimet e tija!... Por, unė atė ditė kam pij me gėzim tė madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, pėrgjigjėn qė i kishte dhanė kusarit tė Fretėnve.
    At Donat Kurti bani ma shumė se 17 vjet burg dhe u kthye nė vendlindje tue u mbledhė nė sofrėn e tė vobegtėve tė Asizit, qė kishin mbetė nė Kuvendin e Arrės sė Madhe. Aty nuk shkoi gjatė, mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe "kėtė qendėr me thėmel", por kėtė herė jo nga rusėt, po me porosi nga kinezėt.
    Populli i Shkodrės nuk e pau asnjėherė qė nga viti 1946 tue thanė meshė ose me ndigjue fjalėn e tij nė ndonjė predikatore, mbasi ai nuk ishte dakord asnjėherė me Statutin e Kishės sė vitit 1951. Kėtė Statut ai e kishte kundėrshtue qė nė Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtue me qėndrimin e klerit "tė lirė" nė atė kohė. At Donati, nuk ishte i vetėm nė kėtė qėndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne ishte fatkeqėsi kryesisht pėr edukimin e rinisė.
    Koha bani tė veten.
    At Donat Kurti, njėditė u gjet nė njė barakė me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, vetėm me pak libra, mbasi pjesėn ma tė madhe i kishte tė mėshefun si shumė shokė tė tij, me njė dyshek pėr vedi e njė pėr motrėn, murgeshėn e nderueme .... tė spitalit tė Tiranės, e cila nuk e la vetėm deri atė ditė, mė 10 nandor 1983, qė u bashkue me shokėt e vet, eshtnat e tė cilėve i kishte nėn brinjė.
    At Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri nė vdekje tė gjitha cilėsitė qė i pėrkisnin Urdhnit tė tij tue jetue fukara, tue vuajtė me fukara, tue punue me edukue fukaratė dhe tue vdekė si fukara, i nderuem prej fukarave tė mbarė Shqipnisė, tė cilėve, nė kėtė jetė tė mjerueme, u la trashigim njė thesar shumė tė ēmueshėm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARĖT E KOMBIT".

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    VEPRA KULTURALE E ELEMENTIT KATOLIK NE SHQYPNI

    Veprimi i katolikve ne Shqypni kje i vijueshem qysh prej fillimit te kristjanizmit e deri nder dit't tona; por, prejse me pushtimin otoman fati i vendit tone kje ne mndyre te jashtzakonshme i kobshem mbasi na dau nderrmjet vedit, na dha rrugat e mergimit, na dermoi e na ēfaroi gati krejt, kshtu edhe veprimi i elementit katolik per kah kultura mund te dahet dysh:

    1) Veprimi i katolikve sa komi qindroi ne besimin e krishtene, e
    2) Veprimi i katolikve gjate pese shekujsh robnimit, errsijet e ligshtijet.

    Nji qi shikjon nder ledhet e kaklopve te hershem blokat e shkamive te renduem njeni mbi tjetrin gjate korrizit te kalave, mund te sajoje njifare ideje per fuqi te jashtzakonshme e per trup te lidhun, qi kan pase nierzt motit. Prap edhe nji qi kalon neper Athine a neper Rome e vron me kujdes tepricat e tempujve, te skulptures e te artit, mund ta ēoje menden te madhnija, te perparimi, te luksi, te kultura e atyne kryegjyteteve te fuqishme. Kshtu na bjen rasa edhe ne me mendue per veprim te katolicizmit gjate 14 shekujve te pare.

    Aty-ktu ndeshim nder rrenime te kishve, te ledheve, te gjytetzave e t' urave te hershme. Gojdhana na i shumon per gjith vend e per gjith katund. Ato pak viza arkitekture na diftojn madhnin e atyne mbeturinave shenjte; do copa afreskesh me njyemje te gjalla na tregojn doren e msueme te piktorve, qi u rriten ne vend tone. Ndonji kumbone piramidale me mbishkrim te thjeshte e me kumbim te tingllueshem na kallxon perparimin e mjeshtrive edhe ne Shqypni. Ndonji mermer i zgavrruem prej dalte don me na fole per kohe te hershme; por asht thermue prej mizoris s'anmikut e te moteve e s' na ep kurrfare drejtimit. Tjeter nuk gjejm perveē lavdeve e nderimeve, me te cillat tonet e te huejt pershndesin nder shkrime te veta kulturen e katolikut shqyptar.

    Marin Barleti tuj na kallxue jeten e Skanderbegut, ma te madhit fatos te kristjanizmit, ban aty-ktu pershkrime te gjalla e poetike gjytetesh, ndertesash e monumentash, sidomos ne Durrec, ne Krue e ne Lezhe; permende nierz te mdhaj e te perpiekuna diplomatike; kishe, preleten, dhanti te ēmueshme etj., sende te gjitha, qi nenkuptojn nji perparim e nji kulture verte te lulzueme.

    Prof. Giuseppe Gelcich, nji nder studjozt ma te ēenshemt e ma me autoritet te vjetersive shqyptare, tuj fole permbi zhvillim tone kulturar, para te XV shekull, thote: "Shqytari i pajisun prej natyret me 'i kuptim te forte e me i shijim te bukur, kishte stolise gjytetet e veta me permendore (monumenta) artistike fort te ēmueshme e, deri qi kto gjytete ran rrash per toke prej zjarmit e pezmit t' anmikut, s'pran tuj dergue me shumice rraqe argjanti, fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme, arme e ene remi te punueme me mjeshtri e hollim te madh gjithkund neper Ballkan e nder vise, kndej e andej detin. Petkat mandej te qendisuna n' ar per bukuri, qi u perdorshin asokohe ne Ballkan per stoli shtati e shpije, vishin edhe kto prej andej. Arti rromanesk ne Dalmacje pat shkasin ma te madhi e te paret apostuj prej Shqypnije.

    Kta ndodhte sa mbretnote paqa ne vendin tone, pse, si nisen m' u dynde shqyptaret katolike, gjith perparimin, kulturen e influksin e tyne kah Dalmacija, Gelcich e permbledhe me kto fjale:

    "Sa familje, qi sot thirren dalmate, rriedhin prej te hikunve t' aiyne kohve! Sa sende, qi sot shumica i mban per arte e vepra dalmate, nuk jane tjeter veē krijime e vepra te daluna prej mjeshtris e zhenis shqyptare!"

    Prap Prof.Gelcich, tuj rķ ne bisede me P. Gjergj Fishten permbi arte te hershme ne Shqypni, dishmoi, se veē mbrenda nji shekullit te vetem, tuj nise gjate Bregut te Bunes e deri ne gjytet te Djokles afer Podgorices, njitfeshin 82 piktora me za, te cillve u dihej edhe emni.

    Kto e sa te mbetuna te shkelqyeshme te historis sone na paraqesin, veē sa me thane, veprimin e katolikve per perparim te vendit; veprim, i cilli vijoi edhe mbasi u buer lirija, kur prendoi Hylli i Shqypnis, d.m. th edhe mbas te XV shekull.

    Jeta ne robni, qi po marrim me pershkrue, do te thirret per katolike kohe heroizmit, pse, jo veē u lyp heroizmen me pshtue ndiesit komtare ne mjes te nji trathtis e te nji robnis komtare, ne mjes te nji trathtis e te nji robnis se poshter.

    Kundra rrymes se kohve e te rrethanave katoliku shqyptar me urti e me dashtni zhvilloi nji program perparimtar, qi kje themeli i kultures se sotshme ne vendin tone. Me njato pak mjete, qi pat per doresh, u mundue me shpirt me mbajte

    SHKOLLAT

    Ma te parat shkolla, mbas te bierrunit t' autonomis ne Shqypni, kjene, per sa dijm na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit dhe e Shkoders.

    Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M., italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guxim me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj ēile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem. Kje ndieke me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde te largta te Zadrimes, qi memzi pritshin me i ēue fmit e vet. Numri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do te kene pase edhe ndonji konvikt. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeshin edhe msime letrare d.m.th. mbahet deri diku nji shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.

    Ne vjete 1697 kje ēile rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se "ka gjase se gjindet edhe sot" (1702?)

    Nji vjete mbas theme limit te shkolles se Pdhanes, d. m. tho ne vj. 1639, kje ēile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nji tjeter shkolle ne Blinisht6, drejtori i se cilles kje P. Karl Mirandulanus O. F. M.

    Me shka duket, kje nji shkolle mjaft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 nxansash e pose kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande tjera, posaēe gjuha latine prej atyne qi dojshin m' u ba prifta bahej n' at shkolle; por anmiqt ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg tuj psue mundime te mdhaja. Ka gjase se kjo shkolle s' mujt me vijue gjate, pse P. Karli kah mbarimi i asaje vjete njehet nder msuesa ne shkolle te Pdhanes.

    Ne vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret O. F. M. ēile shi ne Shkoder nji shkolle private e mson fmit e tregtarve e te pasanikve.

    Nji qi i ka perpara sysh pshtiellimet e atyne kohve, mnin posaēe kundra katolikve e kundra ēdo shejit kulturar, mund ta mane me mend, se ē' v1ere paten kto shkolla per shpirt te shqyptarit edhe vetem porsi hap kah gjytetnimi.

    Por kush mundet mandej me dyshue, se ne kto shkolla nuk flitej shqyp? Ne ē’mndyre katundari i padishem i ndiqte me zell, ne kje se s'merrte gja vesht? Veprat, qi na kan mbete prej atyne puntorve te palodhshem, prej atyne msuesave te kujdesshem, na dishmojne kjarte, se ato shkolla s'kjene mjete te hueja per me influencue ne shpirt te popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejtperdrejt te naltuemt e moralit e shkasin kahe kultura, e kta tash gadi 300 vjet.

    Kta msuesa kjene, qi m,e 20 Prill 1711, te ndimuem e te nxzitun prej Papes shqyptar, Klementit Xl, ngrehen ne Rome ne kuvend te S. Pietro Montorio nji kateder per gjuhe shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vijte vendit t' one; e njatehere kur se mendote kush per gjuhe shqype e per zhvillim te saje, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.

    Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran O. F. M. shkruen "Dizionario italiano-albanese" f. 120; dorshkrim i ruejtun ne bibljoteke te Jezuitve ne Shkoder. Ne vj. 1675 P. Bemardus a Quintiano O. F. M. shtypi nji liber shqyp "Dottrina cristiana (epirotica)" - Venetiis 1675.

    P. Leo a Cittadella O. F. M., qi diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjonar ne Shqypni, shkruen "Dictionarium epiroticum".

    Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonji Misjonari ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhe turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propagandes nji Eksprefekt i Misjonit te Shqypnis.

    Ne vj. 1716 P. Franēesk M. da Lecce O. F. M. shkruen e shtype ma te paren gramatike shqyp, qi ka randsi edhe sot: "Osservazioni grammaticali nella lingua albanese" Roma, 1716 dalla tip. Della S. Congo Di Propaganda. - Ma vone shkruen edhe nji fjaluer, per te cillin nuk dihet si mbaroi. Kje pershkrue pjessisht prej G. Camarda, i cilli e levdon fort.

    Ne vj. 1722 edhe P. Didacus a Desio O. F. M. perpiloi nji gramatike shqype, qi s' kje botue.

    Ne vj. 1752 P. Bonaventura Prucher O. F. M. prej Castel Giovio la ne Rome nji dorshkrim gadi per me u botue "Manuale Catechetico italiano*epirotico" e nji fjaluer per sherbim te Misjonarve te Shqypnis.

    Ne vj. 1848 P. Luka da Monte Giove O. F. M. na ka lane nji fjaluer shqyp-italisht, qi ruhet si dorshkrim ne bibljoteke te bashkis se Todit n'Itali me ket numer: "Cod. 224 format 80 fq. 328.

    Ne vj. 1858 P. Dario Bucciarelli O. F. M. la nji dorshkrim "Grammatica della lingua albanese" qi ruhet ne Bibljoteken Franēeskane te Gjuhadolit ne Shkoder.

    Ne vj. 1862 P. Bonaventura da Francavilla O. F. M. shkruen "Elementi grammaticali di lingua epirotica" ne format 80 fq. 110 e ruhet si dorshkrim nder franēeskaj te Gjuhadolit.

    Ne vj. 1866 P. Francesco Rossi da Montalto O. F. M. shtype "Regole grammaticali delIa lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesco M. da Leece." _ Roma 1866 - Stamperia della S. Congo di Propa*ganda for. 80 fq. 350.

    Shi n' at vjete shtypi edhe "V ocabolario Italiano*Epirotico" con tavola sinoptica ne f. 80 fq. 954.

    Ne vj. 1881 p. Leonard de Martino O. F. M. qi kje nji nder ma te paret, qi punoi vjerrsha ne gjuhe shqype mbas metrikes moderne, qiti librin "L'Arpa" di un Italo-Albanese" Venezia 1881.

    S' do harrue, se nder Mijonare ky kje ma i pari qi ua lshoi kushtrimin nierzve te mdhaj, e neper ta Europes, per indipendence te Shqypnis.

    Mbas gjith ktij veprimi kultura katolike nise me marre hapte ne vend tone. Balli i perulun i shqyptarit ne robni xen me njofte e me kujtue kunoren, qi dikiu e rrethote, nxitet, kerkon me punue, me perparue e m' u mkambe. Civila e kler dora -doras duen me e pertri popullin e me te pertrim te popullit, pertrijn komin. Ky entuzjazem vrohet posaēe ne shekullin e 19-te.

    Prej vj. 1800 e deri ne vj. 1861 ēilen aty-ktu shkolla private me klase fillore. Veē ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin te vogla e primitive, prandaj nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per te hapun te kultures. Nji msues perfaqsote nji shkolle ne vedi. Ende sot, si ne shej evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.

    E perkohshmja "Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma te njoftun me ket rend:
    Gege Kodheli
    Gjergj Benussi (1836)
    Gjon Shkrumi
    Zef Kamsi
    Jaku i Tushit te Mark Krtajes (Speci)
    Shor Markja
    Don Pepini,
    D. Egjell Radoja
    D. P. Babi.

    Prindt mernzi qi pritshin me i ēue fmit e vet ne shkolle, bile u zotnoshin me pague edhe msuesin.

    Edhe jashta Shkodert ēilen shkolla tjera katolike ne gjuhe shqype. Ne Pezrend b. f. ne Peje e ne Gjakove i gjejm shkollat e ēiluna per djelm shum para vj. 1840; por prej mungeses se datave te sigurta e te njoftimeve ma te caktueme, jemi te ngushtuem vetun me i xane ne goje.

    Koha veē ia kishte mrrijte me ia hi nji vepres ma te madhe.

    N e vj. 1861 franēeskajt ēilin ma te paren shkolle fillestare publike ne Shkoder. I kje ndimue e kje mprojte prej Episkopatit shqyptar e kje pershndete me gzim prej mbare popullit katolik porsi ogur i mire, porsi voter kulturet, porsi shndi lirijet. E pernjimend kje voter kulturet per 72 vjet, pse aty xun e u rriten me mija fmish.

    Msimet erdhen tuj u permirsue perhere e ma teper.Qysh nder vjett ma te parat kje ngrehe edhe nji salon akadenlljet e konferencash, e te damt e pervjetshem te ēmimeve ishte nji rase gzimit e harejet jo veē per fmi, por per mbare katolicizmin, pse aty ndiheshin vjersha te bukura, kange te tingellueshme e fjale e msime t' urta.

    Ne vj.1880 me 24 Dhetuer P. Leonard de Martino, O. F. M. kje ma i pari qi ēfaqi mbrende ne kishe ne gjuhe shqype nji dram barituer.

    Kohe mbas kohet xansat e dikurshem u xun vendin msuesave te vet: shqyptari mrrin me pase aq kulture, sa me drejtue e me organizue ai vete vepra per te mire e perparim te komit.

    N e vj. 1902 zgidhet porsi Drejtuer i ksaje shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli pa tjeter ven porsi gjuhe msimit nder te gjitha landet gjllhen shqype e ēon zanin e u thote te gjith shqyptarvet, se:

    Porsi kanga e zogut l' veres,
    Qi vallzon n' blerim te Prillit,
    Porsi i ambli fllad i eres,
    Qi lmon gjit e drandofillit,
    Porsi vala e bregut t' detit,
    Porsi gjama e rrfes zhgjetare
    Porsi ushtima e nji termetit
    Njashtu asht gjuha e jone shqyptare
    Pra mallkue njaj bir Shqyptari
    Qi ket giuhe te Perendis
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s' ia len ai fmis;
    Edhe atfj iu thafte, po, goja,
    Qi e perbuze ket gjuhe hyjnore;
    Qi n' gjuhe t' huej kur s' asht nevoja,
    Flet e t' veten len mbas dore.


    Ne vj. 1909 tri klasve te para fillore, qi paten mrrijte deri ne te gjashten plotore, u kjene shtue tri klase gjytetse, me muzeum e gabinet fiziket te mjaftueshem. Ne salon mandej vjete per vjete kjene ēfaqe drama me njyemjeft edukative e atdhetare si: Shqyptari i Gjytetnuem, Odisea, Juda Makabe, I ligu per mend, Dredhit e Patukut, Sh'Franēesku, Sh'Aleksi, Shkolla e muzikes etj.

    Me ndrrim te kohve, per perparim te vendit, u ndertue edhe sistemi shkolluer, kshtu ne vj. 1921 kje ngrehe ne vend te klasve gjytetse gjimnazi 8 klasesh e ma vone 7 klasesh, tuj iu adaptue programit te Ministris s' Arsimit.

    Do pase perpara sysh edhe, se qysh ne vj. 1882 franēeskajt kan pase ēile nji kolegje per me rrite e me msue njata qi deshirojshin m' u ba freten. Msimet ishin te rregullueme mbas programit te gjimnazeve t' Austris e prej vj. 1905 shkolla kje ba krejt ne gjuhe shqype.

    Perpara veē se m' u ēile kjo kolegje, Ipeshkvit e Shqypnis, tuj dashte me i dhane popullit shqyptar prisa te mire e te kndueshem ne lame te besimit e te kultures paten themelue gysh ne vj. 1859 seminarin (konvikt per ata qi duen m'u ba priften) e u paten lshue ne dore Jezuitve, te cillet prej andej moren shkas me e diftue perhere e ma teper aktivitetin e zotsin e vet ne te hapun te kultures katolike. Ne vj. 1868 nisen me e avite prej vedit ndonji xas, e nande vjet ma vone, kur kjene foreue me mesuesa te nevojshemml, ēilen ne vj. 1877 shkollen publike fillestare, qi shkoi tuj u permirsue kohe mbas kohe e tuj u naltue me klase reale e tregtare. Qysh prej vjetes 1914 fillojn m' u ba hapat per te ēilun te nji gjimnazit per civila, pse s'do harrue, se Jezuit e kan pase ēile gjimnazin e mbrendshem per seminarista pak vjet mbas themelimit te Seminarit. Ne vj. 1922 kan te rregulluem ma te parin lice. Per edukate te fmive shofim, se s' kursehen, si kah lokali, si kah argtimet, si kah mjetet tjera.

    Ne vj. 1890 ndreqen nji salon te madh e te bukur, ku ēfaqen sa here drama te ndryshmel, u dan ēmimet fmive me ma te madhin lulzim e mbajten disa heresh konferenea per dobi shoqnore.

    Megjithse komsijet te huej, Jezuit tu munduen edhe per lavrim te gjuhes shqype.

    Ne vj. 1862 P. Giulio Buffili S. J. la nji fjaluer italisht-shqyp, qi ruhet si dorshkrim ne Kolegjen Saverjane.

    Ne vj. 1880 P. Jak Jungg S. J. botoi ne Shkoder librin "Regale grammaticali sulla lingua albanese", e nji vjete ma vane "Elementi grammaticali della lingua albanese".

    Ne vj. 1889 P. Dede Pasi S. J. shkruen nji "Liber per m 'u msue shqyp".

    Ne vj. 1895 P. J. Jungg S.J·. botoi nje fjaluer shqyp- italisht.

    Ne vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi Ubrin "Gramatika shqyp" e nji rend librash tjere edukativ.

    Ne vj. 1910 P. Anton Busetti S. J. boton "Gramatichetta della lingua albanese" e nji vjete mbrapa fjalorin voluminoz te perpiluem me mund te madh "Vocabalario italiano-albanese" me fq. LVI*1148.

    Prej vjetes 1920 e tektej Jezuitt botuen gjithfare librash per shkolla. Numri i librave shqyp e ne te perpiekun me gjuhe te hueja kapet ne 52.

    Ne vj. 1929 ēilen ne Tirane nji shkolle fillore e tri vjet mbrapa filluen edhe ndonji klase gjimmazjare.

    Pose ktyne shkollave me randsi kryesore shofim, se gjate ksaje kohe livron nder dej e ne zemer te katolikut shqyptar nji te prinin kah perparimi e anekand Shqypnis se Veriut ēilen shkolla fillore.

    Para vjetes 1880 Shkupi e Zumbi e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kan shkollen e vet ne gjuhe shqype per djelm.

    Ne vj. 1893 xen fill shkolla e Shirokes, qi vijon deri ne dite te soēme.

    Ne vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqe ne Se1ce nji shkolle me lokal te mjaftueshem per 50 xansa.

    Shi ne ket vjete edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. ēile nji shkolle shqype ne Hot Traboine

    Ne vj.1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep msim fmive ne kuvend te Troshanit.

    Ne vj. 1898 D. Ndoc Mjedja ēile nji shkolle ne Pdhane, te cillen ne vj. 1904 e mban P. Tome Bicaj O.F.M.

    N e ket kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nji shkolle katundi.

    Ne vj. 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mson P. Severin Lushaj O. F. M.

    Ne vj. 1907 P. Shtjefen K. Gjeēov O. F. M. ēile shkollen ne Gomsiqe.

    Ne vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n' Iballe nji shkolle ne gjuhe shqype.

    Ne vj. 1909 P. Egjell Vjeshta O. F. M. avite femit e Bazit e i mson me kndue e me shkrue.

    Ne vj. 1900 e ndonji vjete mbrapa, neper zell e te nxitun te shoqnis "Bashkimi" e "Agimi" ēilen shkolla ne shum katunde. Kemi mrrijte me dijte se e ka pase shkollen e vet Rrsheni, Oroshi, Miloti, Dajēi, Kallmeti, Spaēi, Kashnjeti e Nenshati.

    Prej vj. 1916-1929 katoliket kan pase shkolla, te thuesh, nder shum katunde te Shqypnis se Veriut. Msojshin priften, freten e civila katolike. U ndimohej pjessisht prej mbretnis Austro*Hungare e ma von edhe prej Shtetit Shqyptar. Ne ket perjode kohet veē famullitaret franēeskaj kan pase 17 shkolla katundit.

    Por sot kultura ēmohet ma von edhe prej Shtetit Shqyptar. Ne ket perjode kohet veē famullitaret franēeskaj kan pase 1 7 shkolla katundit.

    Por sot kultura ēmohet ma fort prej nderimit e liris, qi i epet seksit femnuer, ne kontrast me robni e poshtnim te pagajve e te popujve te pagjytetnuem.

    Edhe ne ket pike katoliket kan parin.

    Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa s' kje ēile shkolla e Stigmatineve vem oroe nji te nxitun e nji zell per me ngrehe shkolla femnore. Varzat mblidheshin neper shpija private e aty u msohej me kndue e me shkrue si edhe per pune dore. Kta vin mjaft sa me i diftue rraces shqyptare, se kto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura. Jane pune 80-90 vjeēe e ende mbahen mend emnat e atyne msueseve te hershme, nder te cillat njehen:

    Kush Micja
    Tone Radoja
    Tereze Berdicja
    Tina e Nikes.

    Kto shkolla mund te thuhet, se e poqen mendimin per me themelue nji shkolle publike femnore.

    Ne vj. 1879 Motrat Stigmatine ēilin ma te paren shkolle fillore per varza e ma te paren shkolle punet. Aty u rriten me kujdes jo vetem zoja shpijash; por edhe nana shqyptare.

    Qysh nder vjett ma te parat ēfaqeshin prej bijave shkodrane drame e argtime rrethue prej drites se ndritshme te nderes e te njerzis.

    Sirnbas kohet edhe shkol1at femnore erdhen tuj u permirsue.

    Ne vj. 1924 ne vend te klasve plot ore e gjytetse kje ngrehe prej Motrave Stigmatine normalja, aq e hatrueme prej te gjithve.

    Ne vj. 1885 a aty pari ne Pezrend gjejm nji shkolle fillore shqype per varza. N' at kohe xehet e themelueme edhe ajo e Shkupit.

    Ne vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojn ne Durrec e aty mbajn per 13 vjet nji shkolle fillore per varza e nji shkolle per pune dore.

    Ne vj. 1896 ?) gjejm se ne Kallmet Motrat e Mshires (Vinēencjanet) kishin nji shkolle fillore per varza e per djelm.

    Ma vone shkollat fillore per varza te drejtueme prej Stigmatineve shumohen.

    Ne vj. 1907 Shiroka ka shkollen e vet per varza. Ne vj. 1925 ēilin nji shkolle katundit ne Dajē per djelm e per varza; kshtu bajn edhe ne vj. 1927 ne Nenshat.

    Ne vj. 1930 ēilen nji shkolle per varza ne Tirane. Prej ktyne vrejteve te shpejta mund te vrohet se gjate pushtimit otoman d.m.th deri ne vj. 1911, katoliket kane hape nder kohe te ndryshme 47 shkolla shqype, nder te cillat 10 per varza.

    Kultura e perhapun nepermjet shkollave s'mbaron me kaq.

    Flija n'ideal te katolikut mrrin deri ne heroizeem. Per te mire te vendit, simbas fuqive e mjeteve, s' u kursye gja.

    Durimi e dashtnija pasqyrohen fort bukur nder fmi te njome, te mledhun nder azile a strehe foshnjore.

    Ne vj. 1898 me 3 Tetuer Motrat Servite hapin dyeret e kuvendit te vet ne Shkoder per nji azil; e kaq mire e rregullojne dhe e mbajn, sa m' u binde deri te huejet per te.

    Ne vj. 1920 Motrat Stigmatine nisen me i avite fmit e lagjeve te largta te qytetit neper nji azil, qi e ēilen ne Rus.

    Ne vj. 1929 Motrat Servite shkojn ne Tirane e ngrehin nji azil te ri.

    KONVIKTAT

    Mungesa e mjeteve e e nierzve e vshtirsija e rrethanave bashin te ngushtohej veprimi kulturar mbrenda gjyteteve e katundeve t'aferme. Malcoret e largte s' mujshin me pase shkolla, por edhe ata kishin te drejte per zhvillim. Me ndihme te Mbretnis Austro-Hungare kje mendue m' u ēile nji konvikt i madh per djelmoēa te maleve. Kjo pune u realizue ne vj. 1907 e u kje lshue ne dore Vllazenve te shkollave (Schulbruder), te cillet i ēoshin fmit me marre msim ne Shkollen franēeskane. Shume nder oficera te sotēem, me fis prej malesh, do t'i kujtojn me ande ato vjet, qi kaluen n' at konvikt te rregulluem ne ēdo pikpamje.

    Ne vj. 1921 Motrat Stigmatine hapen ne Shkoder nji konvikt per varza me afer 72 vende. Kje levdue e ēmue prej te gjithve e deri prindt besimesh te ndryshme ēuen bijat e veta n' at vend plot shprese, edhe me bursa te veta.


    SHTYPSHKROJAT

    Na s'mundena me i pase perpara sysh e me i rreshtue dobite, qi pat perftue ky invencjon katolik ne vendin tone ne kohe fill mbas te gjetunit. Mjafton me thane, se qysh nder vjett ma te parat kjene pru shtypshkrojat ne Shqypni. Permendet ajo e Obotit ne vj. 1493 e ajo e Shkoders ne vj. 1563.

    Nji mjegull azjatike na dan prej atyne kohve e gjate robnis kje shue gjithshka.

    Me te mkamun te shkollave u ndie edhe nevoja e shtypit e katoliket kjene, qi ia sollen ma te parat shtypshkroja vendit tone.

    Ne vj. 1871 Jezuitt prun ne Shkoder ma te paren shtypshkroje ne kto ana. Pese vjet mbrapa botohet me te libri shqyp i Don Egjell Radojes "Dotrina e Kerscten"; ne vj. 1881 "Gramatika per gjuhe shqype" e P. J. Jungg S. J., e ne vj. 1892 "Vakinat e ligs herscme e t' ligs ree" te Don Pashko Babit.

    C’prej asaje kohe e deri me sot kjo shtypshkroje ka botue ma se 320 vepra te ndryshme faret shqyp a ne te perpiekun me gjuhe te hueja.

    Ne vj. 1909 Don Ndoc Nikaj pru ne Shkoder me shpenzime te veta nji shtypshkroje te re "Nikaj", qi botoi deri ne vj. 1922 afer 52 veprash ne gjuhe shqype. Shi 'ne ket vjete me makina ma modere ēili nji tjeter ne Tirane.

    N e vj. 1913 Dr. Terenc Tocci pat pru ne Shkoder shtypshkrojen 'Taraboshi", Mete cillen pat botue nji fletore e pak libra.

    Ne vj. 1916 Franēeskajt sollen ne Shkoder nji shtypshkroje, me te cillen u botuen kund 112 vepra te ndryshrne te gjitha ne gjuhe shqype perveē ndonji perjashtimi te vogel.

    SHKRlMTARET E LIBRAT

    Per me e paraqite ne nji mndyre ma te gjalle shkasin, qi i dha elementi katolik zhvillimit te gjuhes e te kultures, te shikjohen librat e shkrimet e botueme e dorshkrimet e ruejtuna neper bibljoteka.

    S' ka kene dege ditunijet, qi s' a marre parasysh. Ne ket katalog te madh, qi edhe ne na vjen merzi me e lexue, gjejm libra

    Besimi
    Morali
    Gramatologjije
    Letratyre
    Historije
    Socjologjije
    Didaktike
    Filozofije
    shkencash pozitive
    etj.

    Shkrimtaret katolike shqyptare, pose se dahen ne shej per zotsi, jane edhe te lodhshem, pse, per me ia mnijte idealit, qi kane pase sysh, te kultures e t' atdheut, perdorojn edhe shtypin e jashtem e gjuhet e hueja; kshtu qi a pune e vshtire me e paraqite ne mndyre te plotsueme veprimin e tyne. Me gjithkta kemi mrrijte, si per kurjozitet, me i njehe veprat ma te njoftuna e me caktue simbas shekujsh numrin e tyne aproksimativ.

    Prej vj. 1555 deri ne vj. 1700 njofim 12 vepra e 9 autore, nder te cillet asht Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi etj.

    Prej vj. 1700 deri ne vj. 1800 kerni 11 vepra, 9 autore e 6 dorshkrime, nder kta P. Francesk M. de Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. GjonKazazi etj.

    Prej vj. 1800 deri ne vj. 1900 kemi njehe 81 vepra, 34 autore e 4 dorshkrime. Dahen ne shej posace ne ket kohe: P. Leonardo de Martino OFM qi ma i pari nise e i Imon vjerrshat shqype mbas metrtkes moderne e mundohet me shpirt me interesue boten e gjytetnueme per Gashtje shqyptare.

    Zef Jubani (i NdokHlis), i cilli m' ane te Veriut kje ma i pari qi mlodh kange shqype e i perkthei italisht.

    Pashko Vasa, i cilli msimet fillore i bani ne shkollen franceskane ne Shkoder, nisi me shkrue qysh nder vjet te para e botoi 6 vepra ne gjilhe te ndryshme per pamvarsi shqyptare. Kaq me urti e dije punoi, sa mnijti me ia mbushe mendjen Abdull Hamidit t'i epte lejen me ngrehe ne vj. 1879 nji shoqni letrare shqyptaresh shi mbrende ne Stamolle. Ne ket rase Pashko Vasa, ne bashkpunim me tjere, trajtoi nji alfabet te pergjithshem per shqyptare e qysh atehere e ka parasysh unitetin e komit, dashtnin ndaj te cillit e shprehi plot ndiesi ne kangen, qi kndojm edhe sot:

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitun me krye ne hi?
    Ti ke pase kene nji zoje e rande
    Burrat e dheut te thirrshin nane.


    Mandej jane per t'u permende: D. Egjell Radoja, D. Pjeter Zarishi, P. Francesk Rossi da Montalto O. F. M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi O. F. M., D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e tjere shkrimtare te ri te cillve u del . zani ne shekullin e XX.

    Do pase parasysh, se edhe andej detin n'Itali, katoliket italo-shqyptare tregojn nji dashtni te posacme per atdhe te lanun, zhvillojn nji letratyre fort te hapte e i apin te nxitun te madh kultures e ides komtare.

    Dahen ne shej nder ata te hershemt: Luke Matranga, Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil Catalani etj; nder ata ma te vonshemt: Jeronim de Rada, i cilli, per pose shkrimesh te panumer propagandet e raset shkrou edhe 13 vepra me randsi per gjuhe e cashtje komtare; P.Anton Santori O.F.M. qi shkrou tri vepra shqyp e shum vjerrsha satirike; Zef Serembe; Zef Schiro, qi shkrou 9 vepra me randsi e shum shkrime raset; Zef Camarda etj.

    Prej vj. 1900 deri ne vj. 1912 pra mbrenda 12 vjetve, gjejm 59 vepra e 16 autore. Dahen ne shej sidomos:

    P. Gjergj Fishta O. F. M., qi ne ket kohe shkruen: "Lahuta e MaIcis" 1905; "Anxat e Pamasit" 1907; "Pika voeset" 1909 etj. deri ne dite te sotshme gjithsejt 17 vepra, te gjitha shqyp e plot ndiesi komtare.

    Luigi Gurakuqi, i cilli tane dashtni per atdhe e kalon te rit e vet ne mergim, s' len te perkohshme pa e mbushe me artikuj te vet, s' len shoqni shqyptaresh pa marre pjese edhe ai. Shkruen 6 vepra te ndryshme.

    D. Ndoc Nikaj, i cilli filloi qysh ne vj. 1888 me i dhane komit libra shqyp. Shkrou shume nder te perkohshme e fletore; deri ne dite sotshme kei shkrue 12 vepra.

    P. Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si puntuer i palodhshem i gjuhes shqype, shkrou ma se 14 vepra e la shum dorshkrime.

    P. Shtjefen K. Gjeēov O. F. M. i cili qysh ne te ri te vet u vu me mledhe prej gojes se popullit shka asht ma te bukur ne gjuhe e nder doke tona; shkrou shum ne te perkohshmen "Albania" e na la 7 vepra te ndryshme, nder te cillat edhe "Kanuni i Leke Dukagjinit".

    Pose ktyne ne ket kohe dahen ne shej porsi shkrimtare te mire neper te perkohshme e fletore:

    P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S. J., Kole ThaGi etj.

    Prej vj. 1912 deri ne vj. 1933 shkrimtaret shtohen e punojn perhere e ma me zell. Kemi mrrijte me njehe 304 vepra te ndryshme e 69 autore.

    Kan nji randsi te posacme ne ket kohe:

    Dr. Terenc Tocci per artikuj, qi shkruen e per 8 vepra qi boton;

    P. Vinēenc Prennushi O. F. M. per artikuj te panumer e per 20 vepra te ndryshme.

    P. Fulvio Cordignano S. J. qi shkruen mbi shum cashtje te ndryshme e nja dy libra.

    P. Ndoc Saraēi S. J. i cilli boton 13 libra shkolle. Karl Koliqi, i cilli shkruen ne shume te perkohshme e fletore e perkthen mire 8 vepra te ndryshme.

    Ernest Koliqi, i cilli tuj bashkpunue nder gjithfare te perkohshmesh, mrrin me fitue nji stil te rriedhshem e elegant e shkruen vete e perkthen gjithsejt tri vepra.

    Por ma teper dahen ne shej gjate ksaje kohe per botime te ndryshme e per artikuj me randsi:

    P. Ambroz Marlaskaj O.F.M.,

    Gasper Mikeli,

    P. Anton Harapi O.F.M.,

    Gasper Beltoja, D. Lazer Shantoja,

    P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi,

    P. Justin Rrota O.F.M.,

    Kale Kamsi, D. Gasper Gurakuqi,

    D. Leke Sindari etj.

    Prej ktej mund te shifet, se para vjetes 1800 gjuha e jone s' kishte me pase asnji shqype, po t'u hiqshin shkrimtaret katolike deri n' at kohe d.m.th. D.Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 1664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, Autoret FranGeskaj, qi kemi permende, tuj fole mbi shkolla, Kuvendi i Arbenit 1706, Kazazi 1743 si edhe autoret jashta Shqypnije d.m.th. De. Luke Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll Filla 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 etj. te cillet i ngrehin nji monument te pamort gjuhes sone. Letratyra e jone mandej s' kishte me e pase as te katerten pjese, per mos me e ēue krejt pa gja, te materjalit e te perparimit, qi ka sot, po t' u hiqshin 460 vepra te njehuna deri tash, pa marre parasysh te perkohshmet, e po t'u perjashtoshin 136 shkrimtare katolike, prej te cillve kjene asish, qi moren pjese ne Kongres te Manastirit e ne Komisjon letrar te vj. 1916.

    TE PERKOHSHMET E FLETORET

    Nji mjet tjeter per me e shtype e me e perhape kulturen kristjane e sidomos per me e edukue popullin e me e ba t' afte per indipendence kjene te perkohshmet e fletoret, qi due1en kohe mbas kohe.

    Ne vj. 1891 nisi m' u botue ne shtypshkrojen e Zojes se Paperlyeme prej Jezuitve e perkohshmja fetare "Elēya e Zemers se Krishtit", qi njehet ma e vjetra nder kto ana. Ne vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa letrare, ne te cillen punoi ma se forti P. Anton M. Xanoni S. J. Ne vj. 1914 kje da dysh: pjesa fetare me emnin "Perparimi " , qi ngjati deri ne vj. 1916.

    Ne vj. 1912 xu fill.nder franēeskaj nji e perkohshme tjeter fetare "Ziini i Shna Ndout", qi permban edhe shum shkrime te bukura letrare.

    Ne vj. 1913, nen drejtim te P. Gjergj Fishtes O. F. M. fillon m' u botue e perkohshmja letrare*kulturale "Hylli iDrites", qi mbas sa vujtjesh ende vijon i pelqyem e i ēmuem prej mbare popullit shqyptar si edhe prej te huejesh.

    Neper te iu lshue kushtrimi gjith shqyptarve per lavrim te gjuhes e per kerkim te drejtave te veta.

    Ne vj 1917 nen drejtim te D. Ndre Zadejes duel ne Shkoder per tri vjet e perkohshmja fetare "Zoja e Shkoders".

    Ne vj. 1921 nen drejtim te Z. Gasper Mikelit duel ne Shkoder e perkohshmja arsimore "Shkolla e re", qi ma vone nen tjere emna kje ba gadi si organ i Ministris s' Arsimit.

    Ne vj. 1929 porsi organ i Shoqnis L. E. K. A. te drejtueme prej Jezuitsh duel e perkohshmja letrare- kulturale "L. E. K. A." fort e ēmueme prej popullit.

    Katoliket s' kjene kursye me e ēue zanin edhe jashta Shqypnije. Jane per t'u permende posaēe Italo-Shqyptaret, si edhe shkrimtaret tone ma te miret, qi bashkpunuen ne "Albania" te Bruxelles.

    Ne vj. 1887, drejtueprej Jeronimde Rades, duel e perkohshmja "Fiamuri iArberit", qi ngjati 4 vjet.

    Ne vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef Schiro, kje botue e perkohshmja muejore "Arbri i rii".

    Ne vj. 1896 nen drejtim t' Antonio Argondizzo duel fletorja "Ili i Arbreshevet".

    Ne vj. 1897 duel per pak kohe "L'Albania letteraria" drejtue prej disa djelmoēash italo*shqyptare.

    Ne vj. 1897-1924 del "La nazione albanese", e perkohshme politike-letrare-kulturale dyjavshe, e drejtueme prej Anselm Lorecchio.

    Ne vj. 1907 ne Trieshte nise m' u botue per do kohe e perkohshmja "Dashamiri" nen drejtim te Mati Logorecit.

    Pose te perkohshmeve jane edhe fletoret, qi ne mndyre ma t' ardhshme e ma popullore influencojn me i fuqi magnetike n' opinjon publik.

    Ne vj. 1910 duel ne Shkoder fletorja "Bashkimi", qi kje thirre edhe "Koha " , e vijoi deri ne vj. 1913; mandej ndrroi emen e kje quejte "Besa shqyptare " qi qindroi deri ne vj. 1924 nen drejtim te Don Ndoc Nikaj. Pat kundershtime te mdhaja kjo fletore edhe prej shqyptarve, por trimnisht luftoi per indipendence tone.

    N e vj. 1913 Dr. Terenc Tocci botoi fletoren 'Taraboshi" ne dy perioda te ndryshme

    Kah mbarimi i vj. 1916 nen drejtim te P. Gjergj Fishtes O. F. M. duel fletorja "Posta e Shqypnis", ne te cillen pose pjeses politike, mund te gjeje nieri shum copa te bukura letratyret shqype.

    Ne vj. 1923 del fletorja "Ora e Maleve" nen drejtim te grupit me at emen.

    SHOQNIT

    Idealistat e komit, katoliket e njimendte, kuptojshin mirfillit, se asnji hap i organizuem s'rnund te bahej, se asnji program s' mund te zbatohej pa dashtni e pa lidhni me njani-tjetrin. pranej nisen m' u qandrrue si civila, si kler per rreth ndonji nierit ma ne shej e ma me autoritet e kshtu dora-doras u formuen edhe shoqnit ne ket vendin tone.

    Tuj kene se kultura merr hapte e s' mund te pershihet vec me i program, kshtu shoqnit kjene formue me programe te ndryshme per nji qellim te vetun, qi kje kultura e perparimi i vend it.

    Ne vj. 1899 Emzot Preng Doci, Abat i Mirdites, themeloi shoqnin "Bashkimi" me program letrar. M'at pershihen nierzt ma te zott ne lame letrare e asaje do t'i dihet alfabeti i sotēem. Botoi shum shqyp, nder te cillet edhe "Fjalori i ri". Entuzjazmoi e nxiti edhe tjeret shqyptare, tuj shprehe nder shkrime te ndryshme dashtnin per atdhe e per indipendence. Qysh prej vj. 1904 pat gadi te thuesh si organ te vetin nji kalendar te pervjetshem fort te bukur, me emen "Shqyptari", te cillin e botoi per tri vjet. Kje cmue prej te gjith atdhetarve te vertete e kje perfaqsue ne Kongres te Manastirit.

    Ne vj. 1901 shumica e Ipeshkvive, ne bashkpunim me Z. Don Ndre Mjedjen, ngrehen shoqnin "Agimi" edhe kjo me program letrar. Ndoq nji alfabet ne vedi e shtypi disa libra. U dha shkas shum ēashtjeve gjuhsore, kshtu qi erdhen tuj u caktue rregullat ma mire. Kje perfaqsue edhe kjo ne Kongres te Manastirit.

    Ne vj. 1907 kje ngrehe nder Jezuit t nji shoqni e thirrun "Vepra Pijore" me qellim me gjete mjetet per botim te lib rave shqyp. I vjefti shum letratyres shqype me ma se 40 vepra te ndryshme .

    Ne vj. 1911 me 22 Kallnduer prej nji grupi idealistash katolike kje formue nji shoqni tjeter letrare me emen "Klubi Gjuha shqype". Nxiti me kujdes shkrimtaret e ri per kahe lavrimi i gjuhes e me shpenzime te veta botoi edhe ndonji liber.

    Ne vj. 1924 per me shue sidomos analfabetizmin ne vend tone kje formue shoqnija "Lidhja e Mesuesave Katolike" qi s'pat jet te gjate.

    Ne vj. 1929 prej ish-xansave te shkolles se Jezuitve kje ngrehe shoqnija L. E. K. A. me pro*gram letrar-kulturar, qi vijon ne botim t' organit te vet te permuejshem "Leka".

    Te gjitha kto shoqni kan pase per program ma fort letratyren e arsimin.

    Ne vj. 1914 kur levizjet politike vishin tuj u egersue perhere e ma fort e shumkush dishrote me ia njite thojt Shqypnis, kje formue prej disa djelmoēave katolike entuzjasta per atdhe, shoqnija "Nji tube djelmoēa shkodrane", qi nxiti shpesh popullin nder rasa te ndryshme me metinga e ligjirata per me lype te drejtat e veta. Vijoi deri ne vj. 1921.

    N e vj. 1918 na themelohet ne Shkoder shoqnija "Rozafat" me program muziko-artistik; qi mrrijti me trajtue nji orkester e ne vj. 1923 organizoi ma te paren ekspozite pikturash komtare.

    Ne vj. 1919 prej do djelmoēave idealista kje themelue shoqnija "Bogdani" me program muziko-*dramatik. Formoi nji nder bandat ma te plotsuemet e Shkoders e ēfaqi me zotsi te rralle drama gjithfaresh. Ne salon te shoqnis kjene mbajte disa heresh edhe konferenca ēashtjesh shoqnore si edhe akademi.

    Mbasi na ra rasa me fole permbi shoqni, qi u moren me muzike, nuk asht jashta vend it me ceke, se ky art muer shkas ne Shqypni te Veriut e u zhvillue vetun prej elementit katolik.

    P. Tome Marcozzi de Rapino O.F.M. kje ma i pari qi formoi ne Shkoder nji bande private.

    Ne vj. 1882 n' oborr te Kishes Kathedrale ushtuen per te paren here burijat, qi kjene lajmtaret e kohve ma te mira, qi do te vishin per Shqypni.

    Kush mundet me ia paraqite vedit gzimin, qi ndieu n'at rase populli katolik njai populI, qi ndrydhe nen robni, s' kishte pse kndote?

    Ajo bande per te gjith te dielle e per te gjith kremte nisi me knaqe gjithkendin e kje nji fuqi e re, qi e shtyni popullin kahe lavrimi i artit te muzikes, pse qysh atehere nisin ne Shkoder me e ēmue e me punue mbas artit.

    Ne vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mrrijti me fonnue ne Shkoder ma te plotsuemen orkester e ma te miren kangtori ne vj. 1922 me xansa te vogjel shkollet ngrehi nji bande komplete me 42 vegla e me uniforme, nji pune kjo qi bindi mbare popullin e Shkoders, qi e shikjote me simpati. Kjo bande vijoi deri ne vj. 1924. Rishtas kje ngrehe ne vj. 1930 e ne konkurs bandistik-teatruer, qi kje ba ne Tirane prej Ministris s' Arsimit me 8 *X-1930, fitoi ēmimin e pare.

    VEPRA TJERA KULTURE

    Te huejet, sa here kan pase trase me ardhe ne Shqypni, jo vetem ne kohe te pushtimit otoman, por edhe nder dit tona, kan vu oroe me ande nder katolike ndertese e kishe te ndertueme mbas arkitekture. Te thuesh vetem kto kan tregue te prirunt kah bukurija e kah estetika e kan lane ndere vendit.

    Mjeshtrit e ndryshme, prej te cillave, gjithkush e din, se rriedhe perparimi ekonomik i vendit, kjene perftue e lavrue posaēe prej elementit katolik. Nder ta ke gjete farmacista, terzi te mire, kundratare, marangona, farketare, argjentare, llastertare, tregtare e sa e sa mjeshtri tjera te kryeme me aftsi e shije.

    Qysh ne vj. 1903 (?) Italija pat ngrehe ne Shkoder nji shkolle mjeshtrish, qi kje ndieke prej shum katoliksh, qi sot jane mjeshtra te plotsuem ne dege te vet seicilli.

    Nder ne mandej u msue me ēmue arkeologjin e me ia ruejte atdheut 'vjetersit e mija vjetve.

    Jezuitet per zhvillim te msimeve qysh nder vjett ma te parat e shkollave te veta paten formue nji gabinet fiziket e sidomos nji muzeum, qi per shumsi te sendeve te mledhuna mund te njehet ende ma i bukri e ma i rregulluemi ne Shqypni. *Franēeskajt ne tjetren ane, pose muzeut te vogel ne kto vjett e mbrame mrrijten me themelue njifare pinakoteket me bukur do piktura te rralla e te vjetra. Por ai qi e pat ma per zemer arkeologjin e vendit tone kje padyshim i njoftuni P. Shtjefen K. Gjeēov O. F. M., i cilli qysh nder vjett ma te parat e zyres se vet kje mundue me kerkue vete e me nxite edhe tjeret per me i ruejte e me i mledhe vjetersit e vendit. Shkrou sa heresh mbi ket subjekt e shtyni deri funksjonaret e nalte te Shtetit me formue komisjone te ndryshme per ket qellim; pune kjo qi tregon nji ndiesi fort delikate per perparim te vendit.

    VEPRAT FILANTROPIKE

    Njajo ndiesi e ambel, qi zhduke egoizmin, tuj na perkule para mjerimeve te vllazenve tone pa ndryshim besimi, nuk asht thjeshte prej natyret, por prej besimit kristjan, qi e shprehe me fjalen charitas. Ky virtyt na nalton para mbare nierzimit porsi idealista te njimendte. Bota liberale e ndien influksin e ksaje vepers vigane, por s'do me e njofte kavin, prandej e pagzon me f]alen filantropi.

    Katolicizmi dijti me perftue ne mndyre te ndryshme kso veprash filantropike, qi gjithmone do te kujtohen me evari.

    Ne vj. 1885 Jezuitt per me u vijte edhe atyne qi s' mujshin me ndieke shkollen, themeluen nji "Oratorium", ku fmit e te mdhajt pose argtimit kishin edhe ndonji msim fetar. Vijoi per bukur do vjet e kje ndieke prej shumkuj.

    Ne vj. 1889 kje themelue prap nder Jezuit shoqnija bamirse "Rrethi i Sh'Jozefit", qi kishte per program me mledhe lmoshe e me u pague qiran te vorfenve. Vijoi deri ne vj. 1916 e dau nji lmoshe kund 50000 K.

    Ne vj. 1890 (?) me ndime te mbretnis Austro*Hungare kje ēile ne Shkoder nji smūtore, ku sherbyen me durim e dashtni te jashtzakonshme Motrat Vinēencjane ase Motrat e Mshires. Aty kje mjekue gjithkushi pa ndryshim besimi. Vijoi deri ne vj. 1918.

    Ne vj. 1898 a ndonji vjete perpara, gjejm ne Kallmet nji "Ambulatorium", te mbajtun prej Motrave te Mshires, ku mjekohej katundarija e merreshin baret pa pare. Kto Murgesha edhe sot sherbejn ne smutore te Shtetit ne Shkoder.

    Ne vj. 1897 ne kuvend te franēesajve kje themelue "Buka e Shna Ndout", nji veper bamirsije, qi mund te thirret ma e frytshmja ne vend tone. Per gjith te Marte u dahet buka pa ndryshim besimi ma se 200 vetve; u epet lmoshe muejore sa familjeve te vorfna e teren sa lot. Lmosha, qi mledhe e shperdan per gjith vjete, asht pemjimend e bindshme, pse kapen ne 24-25000 Krs. Jashta ksaje shume, prej vj. 1902 e deri ne vj. 1912 kje dhane nder shkolla te fretenve ma se 60 te vorfenve buke, minester e tesha.

    Ne vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i suellen syt kah ma te mjeruemt e popullit, kah pleqt e plakat e metuna e te vorfna e me nji durim e me nji dashtni heroike i mlodhen ne nji shpi, qi kje thirre "Streha e pleqve". E mbajten ket veper te mshirshme deri ne vj. 1916 atehere d. m.th. kur per rrethana politike ju u desht me e lane Shkodern e vijuen at veper per tri vjet rresht Motrat Stigmatine.

    Ne vj. 1907 Motrat Salezjane ēilin me ndime t' ItaIis nji orfanatrof per varza jetime, tuj i edukue kah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanatrof vijoi deli me 24 Prill te ksaje vjete.

    Shi ne ket vjete (1907) edhe Schulbriider-t me ndime t' Austro- H ungeris hapen nji orfanotrof per djelm, te cillin e mbajten fort mire deri ne vj. 1916.

    Ne vj. 1914 Motrat Salezjane i gjejm se sherbejn ne smutoren "Iolanda", te hapun prej Italis. E mbas nji pushimit te gjate prep e vijojn ket veper ba mirsije, ē' prej vj. 1928 e tektej.

    Ne vj. 1920 kje hape prej Etenve Jezuit "Orfanatrofi i zemers se Krishtit" per djelm, veper qi gzoi deri ne Prill te ksaje vjete afer 40 jetimash.

    Ne vj. 1924 nisi nji tjeter veper bamirsije. N' at vend ku mbretnon mjerimi e ankimi d.m.th. ne burg te Shkoders, kje shti nji rreze drite, nji shkas paqe e dashtnije. Franceskajt e kan marre mbi vedi me u sherbye atyne te shkretve, e pose kujdesit fetar, nder te kremtet ma te mdhat nper te nxitun te tyne mlidhen lmoshe, qi shpesh kapen deri ne 3000 Krs. E te burgosunve pa ndryshim besimi u bahet buke, djathe, voe, duhan, petka etj.

    MISJONI

    Gjithshka u permend deri ktu asht fryti i njasaje detyres shpirtnore, qi i ven feja seicillit katolik me e cpalle te verteten, me e ndieke e me e mprojte; por populli shqyptar s' kishte mujte me qindrue ne ket detyre, as s' ishte mbajte i ndershem, i thyeshem e idealist mos t'i kishte ndeje gadi meshtarija neper misjone, tuj i msue e tuj i drejtue.

    Franceskani s' iu da popullit shqyptar per 700 vjet.

    Kur mbas pushtimit otoman franceskanit i kjene rrenue kuvendet e kishes e i kjene hieke mjetet e rrneses e erdh tuj u ligshtue fuqish d.m.th. iu pakue personali, ajo kohe kje ma e mpershmja per vend tone.

    Ne vj. 1634 vine freten prej Italije e bashkpunojn me ata pak freten, qi kishin mbete ne Shqypni. Kta e kerkojn shqyptarin nder male te thepisuna e nder fusha. Msojn, predikojn, i mbajn gjalle ndiesit bujare te rraces, pshtojn te prirunt kah kultura, gatojn zemrat per liri. Rrahen njimend, burgosen e mbyten, por nuk ligshtohen, nuk thehen. Me dashtni e tuj ba mire mrrijn me fitue deri simpatin e anmiqve, e tuj pshtue besimin katolik, pshtojn idealistin shqyptar.

    Kjo cete misjonaresh vijon deri nder ditt tona. Prep meshtarija nder predke, nder shkrime e nder msime kerkon me e ba popullin leal, me ndergjegje e me karakter e jo fanatik.

    Ne vj. 1883 e ma vone ne vj. 1888 edhe Jezuitt fillojn me zhvillue nji program te ri per dobi te popullit. Sajojn misjonet shetitse, qi shkuen gjithkund tuj ba mire, tuj i avite zemrat me zemra, tuj pajtue gjaqet, tuj zhduke poshtersit, tuj ēile shtiqe kahe drita e njimendshme e kahe kultura.

    Ne nji studim kaq te vogel, tuj mos mujte me i paraqite faktet nder imtime te veta, jemi te sigurte se jane lane jashte shum vepra, qi kishin me e ndrite ma teper aktivitetin e elementit katolik ne Shqypni per kah kultura; por kaq te mjaftoje. Neper rreshtim te datave, si ne nji film ka m'u pķ tendenca e perhershme e katolikut kah perparimi, veprimi i tij i ndryshem nder kohe e nder rrethane fort' te vshtira e negative e njiherit dashtnija e tij per atdhe e per pamvarsi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •