Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17

    Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash nė Pogradec

    Zbulohet "fabrika" e parave false

    E Diele, 23 Prill 2006

    Ne qytetin e Pogradcit zbulohet nje laborator, qe sherbente per falsifikimin e parave. Arrestohet 27-vjecari Aleksander Lleshanaku. Policia: "Nisur nga kartemonedhat e falsifikuara, dyshojme se aktiviteti ilegal shtrihet edhe ne Maqedoni, ndaj kemi kerkuar bashkepunimin e kolegeve tane ne Oher"

    Sokol COBO

    Zbulohet nje laborator per prodhimin e kartemonedhave false dhe sekuestrohen 15 mije USD. Nje shtepi ne qytetin e Pogradecit sherbente per prodhimin e kartemonedhave false, qe shperndaheshin me pas ne tregun vendas dhe ate te huaj, kryesisht ne Maqedoni. Ne prangat e policise ra Nikoll Lleshanaku, 27 vjec, lindur ne Elbasan dhe banues ne Pogradec. Gjergj Lezhja, zv/minister i Brendshem publikoi operacionin e policise, i dyti i ndermarre gjate 24 oreve te fundit ne vend. "Strukturat e policise zbuluan nje laborator qe sherbente per prodhimin e kartemonedhave te falsifikuara, ndersa arrestuan 27-vjecarin Aleksander Nikoll Lleshanaku", tha ai, duke shtuar se ne kerkim eshte nje tjeter person, i cili eshte identifikuar nga policia.

    Dyshohet qe Lleshanaku bashkepunonte me disa persona te tjera per prodhimin e kartemonedhave false, por policia dhe drejtuesit e saj tregohen te rezervuar ne kete pike, per shkak te sekretit te hetimeve. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e te prangosurit, qe sherbente si laborator falsifikimi u zbuluan dhe u sekuestruan me cilesine e provave materiale miliona leke. Zv/ministri Lezhja tha se ne shtepine e Lleshanakut u gjeten 9600 USD te prerjes njeqindeshe, 151000 leke te prerjes njemije lekeshe, 371 mije leke te tjera, por te falsifikuara vetem nga njera ane, 60 USD me prerje njezeteshe. Gjithashtu, ne banese u gjeten dy kartemonedha maqedonase me prerje 50 dhe 100 dinareshe.

    Nisur nga kartemonedhat e sekuestruara hetuesit dyshojne qe aktiviteti i Lleshanakut dhe bashkepunetoreve te tij shtrihej edhe ne Maqedoni. Mesohet se hetuesit shqiptare po bashkepunojne me policine e Ohrit, ne perpjekje per te zbuluar bashkepunetore te tjere te te arrestuarit. Nderkohe, policia ka dyshime se edhe i kerkuari tjeter per bashkepunim ne kete veprimtari kriminale fshihet ne vendin fqinj, shtet qe duket se eshte kthyer ne nje "strehe" e personave te kerkuar nga drejtesia.

    Grupi hetimor tha se ne shtepine e 27-vjecarit Lleshanaku u sekuestruan edhe kartemonedha te tjera dhe monedha metalike shqiptare. U sekuestruan edhe paisjet qe sherbenin per falsifikimin e kartemonedhave, nje aparature e tipit "HP Office Jet 6210", qe sherbente per prodhimin e lekeve false, 6 pllaka metalike qe sherbenin per stampimin e parave, tri morseta, presa dhe bojera te ndryshme, kater shufra kallaji dhe 15 lima hekuri te imeta. Nderkohe, gjate kontrollit ne banese u gjet dhe u sekuestrua edhe nje pushke model-56 si dhe 325 fisheke pistolete model-54.

    POLICIA

    Hetime per shumen e hedhur ne treg

    Pas zbulimit te laboratorit per prodhimin e kartemonedhave false, puna e policise dhe prokurorise eshte perqendruar ne evidentimin e shumes se falsifikuar te hedhur ne treg. Te dhenat e policise ende nuk kane saktesuar shumen e hedhur nga prodhuesit ilegale te parave, por mesohet se gjate hetimeve, edhe ky detaj i rendesishem prite te zbardhet. "Kemi dyshime se laboratori i prodhimit te parave false ka shperndare ne Shqiperi dhe Maqedoni. Behet fjale per nje shifer te madhe, por qe gjithsesi nuk jemi ne gjendje ta themi ne kete faze hetimi", thane burimet policore. Ekspertiza e laboratorit ndaj pajisjeve te te sekuestruara pritet te percaktoje edhe venien ne pune te tyre, duke gjetur nje shume te perafert te parave false te hedhura ne treg. Nderkaq hetuesit kane filluar edhe evidentimin e pasurise se Lleshanakut, pasi dyshohet se me aktivitetin kriminal te goditur ka nxjerre te ardhura te mjaftueshme, me te cilat ka ngritur disa biznese. Hetuesit kane filluar edhe verifikimin e depozitave bankare te tij.

    ARRESTUAR

    Aleksander Nikoll Lleshanaku, 27 vjec, lindur ne Elbasan e banues ne qytetin e Pogradecit

    SEKUESTRUAR

    9600 USD te prerjes 100

    151000 leke te prerjes 1000 lekeshe

    371000 leke te falsifikuara vetem nga njera ane

    60 USD me prerje 20-she

    Dy kartemonedha maqedonase me prerje 50 dhe 100 dinareshe

    Kartemonedha te tjera dhe monedha metalike shqiptare

    Nje aparature e tipit "HP Office Jet 6210" qe sherbente per prodhimin e lekeve false

    6 pllaka metalike qe sherbenin per stampimin e parave false, dollareve amerikane dhe lekeve

    3 morseta, presa dhe bojera te ndryshme, qe sherbenin per falsifikimin e monedhave

    4 shufra kallaji dhe 15 lima hekuri te imeta

    Nje pushke model-56

    325 fisheke pistolete model-54

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Laboratori i parave false, ne pranga mjeshtri

    E Marte, 25 Prill 2006
    Vazhdon aksioni i policise se Pogradecit per arrestimin personave qe kane lidhje me laboratorin e kartemonedhave false, zbuluar ne fundjave. Nikolle Lleshanaku, 51 vjec, u arrestua dje nga policia e Pogradecit, i konsideruar si profesionist ne falsifikimin e parave. Sipas hetimit, Lleshanaku falsifikonte prerjet 200 lekeshe dhe aparaturat per falsifikimin e kartemonedhave ishin siguruar ne Greqi. Prangosja e Lleshanakut vjen pak dite pasi u prangosen i biri Aleksandri dhe gruaja e ketij te fundit, Mirela. Edhe 51 vjecari Nikolla, ka te njejtet akuze si i biri, falsifikim. Ai dyshohet te jete organizatori kryesor i superlaboratorit ku prodhoheshin parate. Lleshanaku ka qene i denuar dhe me pare me 5 vjet burg per falsifikim, ndersa ka rifilluar 'aktivitetin' e tij, pasi ka perfunduar denimin e dhene nga drejtesia shqiptare.

    Zbulimi u be te shtunen Pogradec. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen qe sherbente si laborator falsifikimi u sekuestruan 9. 600 USD te prerjes 100; 151 000 leke te prerjes njemijeshe dhe disa kartemonedha maqedonase. Po ashtu u gjeten dhe pajisjet qe sherbenin per prodhimin e parave false, si dhe nje pushke.

    I.Vreto

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    More i uruar kur nuk di ndodhine e vertete mos fol gjepura te pakten, nuk ishte fabrike more derebardhe ishte nje dhomez e vockel dy shufra kallaji dhe nje prese e improvizuar artizanatalisht, shtoi edhe nje skaner, kjo nuk eshte fabrike i uruar se e more ne qafe burrin e botes!

    Personi ne fjale fallsifikonte ne menyren me bajate kartomonedha shqiptare dhe sapo kish filluar me dinaret maqedonas, dhe pikerisht ishte policia maqedonase ajo qe sinjalizoi kete veprimtari dhe aspak policia shqiptare e cila nuk di te beje gje tjeter por vetem te grabise shtetasit e saj.

    Meso qe shqiptaret nuk e kane per edukate denoncimin ne polici te c'do fenomeni te kundraligjshem dhe pikerisht keshtu ndodhi edhe me kartomonedhat false qe bridhnin lart e poshte shqiperise, por.... jo ne maqedoni ndodh si ne shqiperi... pikerisht ketu shtetasit maqedonas besojne shume ne shtetin e tyre dhe e shohin policine si nje mbeshtetes te forte te ligjit, prandaj ata denonconin ne vazhdimesi per parate false qe kapnin ne qarkullim sepse edhe ky zog gomari qe fallsifikonte parate nuk perdorte leter me perqindje te pambukte por nje leter te nje cilesie mizerabel, mbi kete arsye ai ra ne sy mjaft shpejt ne bisnesin e tij te paligjshem.
    Pra policia maqedonase perdori agjentet e saj dhe arriti te lokalizonte shpejt burimin e kartmonedhave, por nuk kishte juridiksonin e duhur mbi nje territor te huaj dhe per kete ajo lajmeroi nepermjet zyres se interpolit koleget e saj ne shqiperi te cileve u'a dha qofte ke daja edhe shtepine me adresen e sakte.

    Pra policia shqiptare nuk ka asnje merite ne kete aksion dhe sharlatanet e ministrise se brendshme duhet te thone te verteten dhe jo te genjejne ashiqare miletin.

    Hajt selom nga plaku Albo djali, dhe mos beso c'fare shkruajne gazetat i uruar se ngaterrohesh keqas edhe sjell disinformacion per miletin ketu.

    Dito.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e strano
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    Normale qe policia e merr vesh e fundit...

    Edhe sa per dijeni ti DITO edhe ai kotec pulash mund te quhet FABRIKE.

    Se ne ate kotec qe thu ti, mund te fallsifikoheshin me miliarda leke.....

    si thu kotec quhet akoma??
    apo ti shef vetem dhomen, nuk shef se cfar mund te bohet aty mrena

    edhe ai burri huj qe thu ti se e mori ne qafe Albo..... ai burri qe fallsifikon leket, mos e pafte mo driten e djellit me sy.

    AMIN..!

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga [strano]
    Normale qe policia e merr vesh e fundit...

    Edhe sa per dijeni ti DITO edhe ai kotec pulash mund te quhet FABRIKE.

    Se ne ate kotec qe thu ti, mund te fallsifikoheshin me miliarda leke.....

    si thu kotec quhet akoma??
    apo ti shef vetem dhomen, nuk shef se cfar mund te bohet aty mrena

    edhe ai burri huj qe thu ti se e mori ne qafe Albo..... ai burri qe fallsifikon leket, mos e pafte mo driten e djellit me sy.

    AMIN..!
    Edhe per ty i uruar nje pergjigje:

    Njerez te tille si puna e ketij artistit qe fallsifikonte para, qeverite e vendeve perendimore por edhe ato lindore i vleresojne si artiste dhe i ingranojne ne zinxhirin e departamenteve perkatese per t'i sherbyer vendit me talentin e tyre dhe jo te groposesh nje talent ne qeline e erret per shume e shume vite. Njerez te tille ingranohen dhe ndryshohen plotesisht ne sherbim te shtetit, por c'te besh ne shqiperi ka vite e vite qe s'ka shtet dhe keshtu qe edhe talentet hidhen rrugeve.

    Sa per konceptin e fjales fabrikim hape fjalorin dhe lexoje c'do te thote, pastaj ndermerr nismen te etiketosh nje objekt me emrin perkates.

    Dito.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Dito: nuk ishte fabrike more derebardhe ishte nje dhomez e vockel dy shufra kallaji dhe nje prese e improvizuar artizanatalisht, shtoi edhe nje skaner, kjo nuk eshte fabrike i uruar se e more ne qafe burrin e botes!

    hahahahahhahahahah o Zot sa kom qeshur me ket fjali, Dito ama kontoanumrin e bankes se dua ta qes nje kaffe per kete Humor ( e vertet) kaq te fort hehehe.

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •