U pėruruan dy kishat e para tė Indisė kushtuar sė Lumes Nėnė Terezė
( 24. 04. 06 )
U pėruruan kėto ditė nė Nju Deli dhe nė Mangalore dy kishat e para tė Indisė kushtuar sė Lumes Nėnė Terezė.
Kisha indiane kremtoi kėto ditė lindjen e dy kishave tė reja, tė parat nė Indi, kushtuar sė Lumes Nėnė Terezė. Siē njofton agjensia AziaNjuz, ndėrtesa e parė u pėrurua tė shtunėn e kaluar nė Parparganj, zonė shumė popullore nė krahun lindor tė Nju Delit, nga kryeipeshkvi i qytetit, imzot Vincent Majkėll Konēesao. E Lumja Nėnė Tereza tha prelati ėshtė bėrė simbol i mėshirės sė Zotit pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr e jam tepėr i lumtur qė u zgjodh Pajtore e kishės. Ky vend i ri kulti pohoi ipeshkvi ndihmės i Nju Delit mund tė bėhet mjet shumė i rėndėsishėm nė duart e Zotit, sepse mund ti prijė popullit drejt bashkimit nė figurėn e Krishtit e mund ti ndihmojė njerėzit ta dėshmojnė fenė e krishterė.
Kisha tjetėr u pėrurua sot nė Mangalore, kėshtjellė e katolicizmit nė shtetin jugor tė Karnatakės, nga ipeshkvi i qytetit, imzot Aloizius Paul DSuza. Kisha u ngrit falė pėrpjekjeve tė Fondacionit pėr kishėn e sė Lumes Terezė, nė tė cilin pėrfshihen tė gjithė besimtarėt e famullisė tė Indraprastha, qė janė mobilizuar pėr tė mbledhur fondet e nevojshme. Jemi tė kėnaqur tha Izmot DSuza - sepse ia dolėm mbanesh tė ndėrtojmė njė kishė, qė i kushtohet njė Shenjtoreje tė cilėn e kemi parė dhe e kemi njohur.
Nė sa flasim pėr kėto Kisha nė Indinė e largėt, lind natyrshėm pyetja: Po nė Shqipėri? Nė vendlindje tė sė Lumes Terezė?.
Sigurisht edhe nė Shqipėri ka njė Kishė, madje njė katedrale, kushtuar sė Lumes: ėshtė katedralja e dioqezės sė Sapės. E kjo tė nxit tė dėshirosh qė nė tė ardhmen nė trojet shqiptare tė lartohen edhe kisha tė tjera kushtuar sė Lumes, qė e kemi parė tė gjithė, qė e kemi njohur e qė vijojmė ta njohim pėrmes veprės sė saj, e cila jeton ndėr simotrat e sivėllezėrit e Kongregatės tė Bamirėsisė, themeluar prej sė Lumes shqiptare.
Krijoni Kontakt