Pas Lajiqit, edhe nënkryetari Dushan Spasojeviqi jep dorëheqje nga Trupi Koordinues, ndërsa shqiptarët rishqirtojnë pjesmmarjen në këtë organë

LUGINË E PRESHEVËS, 14 PRILL - Këshilltari i Kryetarit të Serbisë, Dushan Spasojeviqi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Spasojeviqi ka vendosur të jap dorëheqje pas largimit të Rasim Lajiqit nga Trupi Koordinues. "Nëpërmjet dorëheqjes së Spasojeviqit, Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi i ka dhënë mbështetje Lajiqit në mosmarrëveshjet e tij me Qeverinë e Serbisë", ka thënë një burim anonim.

Pas tërheqjes së Lëvizjes së Prgoresit Demokratik, të vetmës parti nga tri subjektet politke shqiptare të kyqura, nga ky organ po vrehet shpërbërja e tij. Me një fjalë po vetëshkatrrohet. Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është krijuar në vitin 2001 me një rregullore të veçant si nga qeveria republikane ashtu edhe Këshilli i Ministrave të unionit Sërbi-Mal i Zi. Qëllimi i këtij organi ka qenë zgjedhja e kryzës në tri komuna pasë konfliktit të armatosur mes ushtrisë sërbomalazeze me Ushtrinë Çlirimatre për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe më pas rehabilitimi i gjendjes ekonomike politike dhe të sigurisë. Në krye të këtij organi deri në gushtë të 2005 ka qëndruar Nebojsha Çoviq. Dhe që nga gushti i vitit të kaluar pas shkarkimit të Çoviqit, timonin e këtij organi e mori kush tjetër veq Rasim Laiqi ku me të është bërë edhe riorganizimi i këtij institucioni dhe në mars të vitit të kaluar janë kyqur edhe katër subjekte politke shqiptare të Luginës së Preshevës si PVD, LPD dhe BDL. Sot, pas tërheqjes së një subjekti shqiptarë, në dorheqje është edhe gati e tërë kryesia e Trupit Koordinues, e cila si sukses edhe pasë pesë vitesh e paraqetë "paqësimin e rajonit" dhe për ta është e rëndësishme vetëm paqja në rajon pa marë parasisht dështimet në fushat tjera.

Ndonëse drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiqi ka vlerësuar ka "shpërthyer" Trupi Koordinues pas dorëheqjeve të Rasim Lajiqit dhe Dushan Spasojeviqit. "Por problemi më i madh është se po shpërthen e tërë Lugina e Preshevës dhe që Qeveria e Serbisë po e humb kontrollin ndaj këtij rajoni", ka thënë ai. Janjiqi ka shtuar se pas dorëheqjes së Lajiqit, situata do të përkeqësohet në Luginën e Preshevës si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë politik.

Ndërkaq përgenjeshtron fjalët e Janjiqit zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Andreja Mlladenoviqi, i cili ka deklaruar se dorëheqja e Rasim Lajiqit nga Trupi Koordinues nuk do ta trazojë stabilitetin e Luginës së Preshevës. "Një dorëheqje apo një njeri nuk mund të vej në pikëpyetje stabilitetin e atij rajoni", ka thënë zyrtari i partisë së kryeministrit Koshtunica.

Megjithate, subjektet politke shqiptare ky vargë ngjarjesh përsëri i ka gjetur me "duar kryq". N ivelin e ulët politkë i organizimit të subjekteve politke shqiptare përsëri gjendet i paregatitur para sfidave të reja. Që nga paslufta nuk ka arrituar asnjë organizëm ti përmbledh katër subjektet poltike shqiptare që veprojnë në Luginën e Preshevës në një organizëm të vetëm.

Mungesa e një institucioni të till ka ç`orjentur dhe ka thelluar në masë të madhe përçarjet në lidershipin shqiptarë të kësaj ane. Edhe pse deri më tash ka pasur shumë iniciativa për t`u arritur një gjë e till, ato më në fund ka treguar se nuk janë të sinqerta dhe ka qenë tendencë dominimi mbi politikat e Luginës së Preshevës.

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik, Riza Halimi është shprehur se në këtë drejtim është e domosdoshme që kjo problematikë urgjentisht të "shqyrtohet në të njejtin nivel në të cilin është nënshkruar, e që nënkupton konsultimin paraprak edhe me faktorin ndërkombëtar". "Natyrisht se të gjitha subjektet politike, e mbi të gjitha tubimi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, është e domosdoshme që ta analizojnë situatën aktuale dhe të marrin qëndrime për modalitetet e veprimit të mëtejmë jo vetëm në kuadër të strukturave të Trupit Koordinues por edhe në strukturat e pushtetit lokal, e natyrisht ishin dashur definitivisht të përcaktohen edhe lidhur me ç`ështjen e ndieshme të Këshillit Nacional" tha numri një i PVD-së, Riza Halimi.

Sipas Halimit është e njohur se në qeverinë aktuale ende janë shumë të fortë elementet të cilat kundërshtojnë çfardo programi të veçantë për Luginën e Preshevës, e posaçërisht janë kundër angazhimit të faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve të ndieshme në këtë rajoni.

Vlen të theksohet se së fundi nga të gjitha subjektet politke kërkohet tërheqjen e menjëhershme të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, ku kujdesin për siguri në këtë rajon ta merr policia lokale, me ç'rast do të krijoheshin kushte për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Konsiderojn se burgosjet politike i takojnë periudhës së errët komuniste e sidomos regjimit të Millosheviqit andaj kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të gjykimeve të montuara politike sipas arbitrit të gjygjeve të pa reformuara serbe



Shqiptarët e pakënaqur me punën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë


Enkas nga Bujanoci, për MEKULIpress, Ragmi Mustafa

Luginë e Preshevës, 13 Prill - Liderët politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj dorëheqjes së Rasim Lajiqit nga posti i kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Preshevës dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa ka deklaruar se ndonëse nuk është në dijeni me arsyet e dorëheqjes së Lajiqit, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar procesi politik në Luginën e Preshevës. "Është koha e fundit që në kuadër të Trupit Koordinues të përfshihet edhe OSBE-ja dhe që përfaqësuesi i tyre të emërohet kryetar i Trupit Koordinues", ka kërkuar kreu preshevar. PDSH-ja e Mustafës deri më tash si subjekt politkë nuk është inkuadruar në punën e këtij organi, por Mustafa si ushtrues i detyrës së prefektit të Preshevës është në bashkëpunim e sipër me këtë organ. Partneri i tij i koalicionit në pushtet lokal, Orhan Rexhepi nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) ka rishprehur nevojën që të tërhiqen partitë politike shqiptare nga Trupi Koordinues. "E kam ditur se do të shpërbëhet Trupi Koordinues. Të tërhiqen partitë shqiptare nga Trupi Koordinues dhe më pas të shohim", ka thënë Rexhepi. Ministri për të Drejtat e Njeriut e të Minoriteteve i SMZ-së, Rasim Lajiqi ka dhënë të martën zyrtarisht dorëheqje nga posti i kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në një konferencë për gazetarë, Lajiqi ka thënë se e ka dhënë dorëheqjen për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të Qeverisë së Serbisë për futjen e masave të jashtëzakonshme në Komunën e Novi Pazarit. Lajiqi, ndryshe kryetar i Partisë Demokratike të Sanxhakut - parti kryesore në Kuvendin Komunal të Novi Pazarit - ka thënë se po e jep dorëheqjen për shkak se "nuk e gëzon besimin e Qeverisë së Serbisë". Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Sevdail Hyseni ka pohuar Trupi Koordinues do të dëmtohet nga largimi i Rasim Lajiqit. "Mund të vihet në pikëpyetje edhe vet funksionimi i Trupit Koordinues, i cili edhe ashtu që nga koha e nënshkrimit të Deklaratës për përfshirjen e shqiptarëve në punën e tij është ballafaquar me dorëheqje edhe të zyrtarëve të tjerë dhe ku kryesia e tij ka ende probleme me kompletimin e përbërjes së tij", ka thënë Hyseni nga LPD-ja e Bujanocit, parti kjo e cila është larguar nga Trupi Koordinues para do kohësh. "Pas këtyre ndryshimeve ka ardhur koha që në krye të këtij institucioni të emërohet një nga liderët legjitim shqiptar të rajonit, me që edhe vendimet që i sjell Trupi Koordinues ndërlidhen pikërisht me komunat me shumicë shqiptare", ka kërkuar kryekuvendari bujanocas duke shtuar se përndryshe do të pasojë shpërbërja e Trupit Koordinues. Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi ka nënvizuar dorëheqja e Rasim Lajiqit është korrekte nëse është e motivuar nga mosbesimi i qeverisë ndaj tij. "Pajtohem me atë që e kam dëgjuar në arsyetim e tij se nuk mund ta ushtrojë funksionin në atmosferë mosbesimi, e cila sipas mendimit tim mbretëron në qeverinë aktuale. Pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria është absolutisht e pamundshme të ushtrohet suksesshëm ai funksion. Nëse dorëheqja është e motivuar nga kjo, atëherë ajo është korrekte", ka komentuar lideri opozitar preshevar duke shtuar se nuk është me rëndësi se kush e udhëheq Trupin Koordinues, por si është ai, gjë që - sipas Halimit - nuk është definuar ende. Nga ana tjetër, kandidati për prefekt të Bujanocit, Nexhmedin Saqipi ka theksuar se dorëheqja e Rasim Lajiqit është edhe një dëshmi se interesi i popullatës së Luginës së Preshevës mund të flijohet për çdo interes politik. "Më reale do të kishte qenë që z. Lajiqi të jap dorëheqje nga postet më të rëndësishme, si nga Ministria për Minoritetet dhe nga kryetari i Këshillit Nacional për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës sesa vetëm nga posti i kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë", ka mbaruar Saqipi.