Islami dhe liria e mendimit -
"Ajo qė dikur ka qenė njė ngjarje rastėsore detyrimi i dijetarėve tw heshtin ėshtė bėrė pėrherė e mė tepėr njė mėnyrė jetese nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve muslimane. Nga Azia Jugore e deri nė Afrikėn e Veriut, njė brezni e tėrė e intelektualėve muslimanė ėshtė aktualisht nėn kėrcėnim: Shumė prej tyre tashmė janė vrarė, janė detyruar tė heshtin ose janė dėbuar me forcė."
Ndėrsa Amerika dhe aleatėt e saj janė orvatur tė ngrejnė koalicione ku pėrfshihen shumė prej vendeve islamike, ėshtė e thjeshtė tė humbasėsh syve problemin e lirisė intelektuale brenda botės muslimane. E ndėrkohė qė siguria e vendeve perėndimore mund tė mvaret nga aleancat me regjime tė tjera, kėto aleanca duhet tė vijnė jo me ēmimin e braktisjes sė intelektualve dhe dijetarėve nė Lindjen e Mesme, aftėsia e tė cilėve ėshtė jo mė pak nėn shėnjestėr, shpeshherė nga vetė kėto qeveri. Shqetėsimi ynė ėshtė se kėta dijetarė do tė anashkalohen nė ngutjen e farkėtimit tė aleancave tė volitshme.
Pamja e treguar botės nė kopertinėn e New York Times Magazine tė 17 qershorit 2001, ku Said Ed-din Ibrahim, njė sociolog mjaft i respektuar egjiptian, ishte pas hekurave dhe nė gjyq pėr ushtrimin e lirisė sė tij intelektuale, i dėrgoi njė drithmė gjithė botės muslimane dhe perėndimit. Para arrestimit tė tij pėr akuza homoseksualizmi, pėrvetėsim dhe spiunazh pėr Shtetet e Bashkuara e Izraelin, ai po kryente njė kėrkim pėr ndjesitė e votuesve tė Kajros rreth faktit pse muslimanėt i bashkohen grupeve militante. Nga Azia Jugore e deri nė Afrikėn e Veriut, njė brezni e tėrė e intelektualėve muslimanė ėshtė nė kėtė moment nėn kėrcėnim: Shumė tashmė janė vrarė, detyruar tė heshtin ose janė dėbuar me forcė.
Shikoni Pakistanin. Fizikanti i ndjerė bėrthamor Abdus Salam, i vetmi laureat i ēmimit Nobel nga Pakistani, u vu nėn njė trysni ta linte herėt karrierėn e tij, nė fund tė viteve 1950, pasi bėnte pjesė nė njė sekt tė papranuar nga shumica e muslimanėve pakistanezė. Fazlur Rrahman, thelbėsor nė ēeljen e studimeve islamike nė fund tė viteve 60 nė Universitetin e اikagos, u pėrndoq nė fillim tė asaj dekade nga partitė fetare islamike.
Ka ironi tė konsiderueshme nė faktin se tė dhėnat e Pakistanit nė lidhje me lirinė e mendimit nuk janė tė mira, duke mbajtur parasyh natyrėn e themeluesit tė saj, Mohamed Ali Xhinah. Xhinah besonte nė tė drejtat e njeriut, tė drejtat e gruas, tė drejtat e pakicave dhe rregullin e ligjit. Krahas ndjekėsve tė tij, ai shpresonte tė krijonte njė vend modern musliman, i cili vend do tė respektonte traditėn islamike por njėherazi do tė ishte pjesė e njė komuniteti modern kombesh.
Xhinah i ka respektuar kaq shumė tė drejtat e gruas saqė ai ngulte kėmbė qė e motra e tij, Fatima Xhinah, tė ishte publikisht krah tij nė pėrpjekjen e tij pėr krijimin e Pakistanit nė vitin 1947. Vetė Fatima Xhinah u bė njė figurė qendrore pėr gratė. Dhe Xhinah e dashuronte thellėsisht bashkėshorten e tij, Rutie, e cila nuk ishte muslimane (dhe kishte gjysmėn e viteve tė tij), si dhe fėmijėn e tij tė vetėm, Dina, e cila kur ishte grua e re, nuk pranoi tė martohej me njė musliman. Gratė nė familjen Xhinah pėr pasojė krijuan probleme pėr ata qė dėshironin ta portretizonin Xhinahun si njė ekstremist tė ndershėm fetar.
Ky kėndvėshtrim rreth Xhinah u nxit mė fuqimisht pasi gjenerali Z ia-ul-Hak mori pushtetin nė vitin 1977 pėrmes njė puēi ushtarak dhe nisi njė fushatė pėr tė "islamizuar" Pakistanin. Por si shpjegohet njė bashkėshorte qė nuk ėshtė muslimane, dhe njė bijė refuzonte tė martohej me njė musliman? Histroiani Sharif Al Muxhahid e tė cilit biografi e vitit 1981 e Xhinah, Kuaidi Azam Xhinah, ėshtė mbase mė mirėnjohura nė Pakistan nuk pėrmend as njėrėn e as tjetrėn nė volumin e tij prej 806 faqesh. As arkivat zyrtare tė Pakistanit, as ekspozetė tė ilustruara dhe as botimet zyrtare nuk pėrmbajnė mė tepėr se njė apo dy fotografi tė tyre.
Pėr tė portretizuar Xhinahun e vėrtetė, Akbar Ahmed, njėri prej autorėve tė kėsaj eseje, krahas disa miqėve dhe kolegėve, I ka kaluar vitet 1990 nė disa projekte tė lidhura me temėn, qė morėn emrin Kuarteti Xhinah. Ato pėrmbajnė filmin me metrazh tė gjatė Xhinah (i nxjerrė nė vitin 2000 nė anglisht dhe urdu), njė dokumentar televiziv, i Nderuari Xhinah Krijimi i Pakistanit (nxjerrė nė vitin 1997), njė libėr akademik tė titulluar Xhinah, Pakistani dhe Identiteti Islamik: Nė kėrkim tė Saladinit (botuar nga Rougtledge nė vitin 1997), si edhe njė roman me vizatime (botuar nga Oxford University Press nė 1997).
Kuarteti Xhinah u rrek ti pėrgjigjej njė pyetje kritike pėr shoqėrinė muslimane qė shumė studiues dhe intelektualė muslimanė dhe jomuslimanė qofshin po shtrojnė nė vendet e tyre pėrkatėse: A mund tė prodhojnė vendet muslimane liderė tė moderuar? A kanė muslimanėt liderė qė shqetėsohen pėr tė drejtat e njeriut, tė drejtat e gruas dhe shenjtėrinė e ligjit, dhe qė mund tė udhėheqin me nder vendet e tyre drejt bashkėsisė ndėrkombėtare? Autorėt e kuartetit besojnė se Xhinah ishte njė lider i tillė qė qė ofron njė model tė pėrtatshėm bashkėkohor. Kuartiteti Xhinah u orvat jo vetėm tė sfidonte imazhet dhe idetė e ditėve tė fundit tė Raxhit Britanik (sundimit britanik, sh.p.), por edhe tė pėrēonte idetė rreth lidershipit, natyrės sė shtetit islamik dhe natyrėn e dhembshur dhe tolerante tė Islamit.
Kuarteti Xhinah ngjalli diskutime. Me tė nisur xhirimet nė vitin 1997 nė Angli, ku autori jetonte, dhe nė disa mjedise nė Pakistan media pakistaneze dhe parti tė ndryshsme politike lėshuan njė fushatė keqinformuese, duke pretenduar se Salman Rushdiu kishte shkruar skenarin e filmit, apo se ishte pjesė e njė komploti hindu apo sionist.
Ndėrsa xhironin nė Pakistan, autori dhe tė tjerėt u pėrfshinė nė projekt ata u sulmuan gojarisht dhe u kėrcėnuan nga gazetarėt dhe "qytetarėt e shqetėsuar". Dhe zyrtarė tė rėndėsishėm i paralajmėruan vazhdimisht tė mos portretizonin njė Xhinah tolerant dhe islamin tolerant qė ai pėrfaqėsonte. Gazetarėt kėrkonin para pėr tė shkruar artikuj pozitivė pėr projektin, ndryshe kėrcėnonin tė shkruanin shpifje, burokratėt u orvatėn tė ndalnin projektin nėpėrmjet vonesave dhe mohimit tė lejeve tė domosdohme pėr xhirim. (Pėrfundimisht, qeveria e Pakistanit nuk iu pėrmbajt njė marrėveshje tė shkruar dhe tėrhoqi thuajse njė tė tretėn e buxhetit qė kishte premtuar gjatė xhirimit tė filmit.) Projekti u pėrmbush dhe fitoi disa filma nė festivale ndėrkombėtarė filmi. Por pavarėsisht reagimit tė kėnaqshėm nga perėndimi, afrika, madje dhe Pakistani, projekti Xhinah duket se dėshtoi nė botėn muslimane. Madje edhe ata udhėheqės politikė qė besojnė nė demokraci, kur ishin nė pushtet, ranė pre e tiraniė dhe e korrupsionit pėr tė qėndruar nė pushtet. Qytetarėt e zakonshėm kanė pak njohuri se njė model indigjen demokratik ėshtė nė dispozicion tė shoqėrisė muslimane, pasi studiuesit dhe intelektualėt qė mund tė artikulojnė kėtė vizion shtrėngohen tė heshtin.
Kur studiuesit dhe intelektualėt muslimanė ata qė kėrkojnė dhe ushqejnė dijen shtrėngohen tė heshtin, qytetarėt muslimanė largohen nga njė pjesė e asaj qė janė. Islami vė fuqimishit theksin tek dija. I ngarkon njerėzit tė pėrdorin arsyen e dhėnė prej Zotit pėr tė pėrmirėsuar veten dhe ata qė kanė nė ngarkim, dhe pėrgjatė historisė muslimanėt e zakonshėm kanė ushqyer kėtė shpresė dhe pėrfitimet qė ka prodhuar njė dije e tillė. Ata ēmojnė kontrollin qė kjo dije u jep mbi fatin e tyre, lidhjet qė ajo u lejon tė formojnė me njerėz tė ndryshėm prej tyre, depėrtimi qė ajo u jep nė besim, dhe caqet ajo mund tė vendosė tek ata qė ushtrojnė pushtetin. Vėnia nė rrezik e njė kėrkimi tė tillė shumėfarėsh pėr dije do tė thotė rrezikim jo vetėm i humbjes sė informacionit por edhe humbja e njė elementi thelbėsor tė cilin muslimanėt e njohin nė veten e tyre.
Ne e mendojmė dijen nė kėtė epokė informacioni si lehtėsisht tė gjindshme pėr tė gjithė. Kur shohim njė internet-kafe nė njė qytet me pluhur tė azisė jugore apo njė marrės satelitor tė vendosur mbi njė bateri makine nė njė fshat afrikan, supozojmė se regjimet autoritare nuk mund tė kontrollojnė mė rrjedhėn e informacionit. Por tė shohėsh stacione satelitore apo tė hysh nė rrjet mund ta bėjė mė tė lehtė tė dish se ēfarė ndodh nė mbarė botėn se sa tė njohėsh ngjarjet qė ndodhin nė derėn apo lagjen ngjitur. Nė shumė regjime muslimane (sh.p., bėhet fjalė pėr regjime tė ushtruara ndaj popullėsive mulsimane, dhe jo pėr regjime me bazė nė fe) agjensisė e kundėrzbulimit me programet e tyre dhe presidentė qė ushtrojnė pushtetin e tyre nė mėnyrė kapriēoze krijojnė njė gjendje tė pasigurie vazhdueshme qė pėrhapet pėrtej sfidės sė ideve apo reformave tė propozuara tė ēdo mendimtari. Kur njė studiues shtrėngohet tė heshtė, nuk humbet njė dije e kotė: Pėrhapet ndjesia se ndjekja e njohurisė, kudo qė mund tė gjendet, nuk ėshtė mė pjesė e shprehjes sė vullnetit tė Zotit.
Trysnitė ndaj lirisė intelektuale vijnė nga burime tė shumta.
Pėrgjatė pjesės mė tė madhe tė botės muslimane, studentėt universitarė janė disa prej fondamentalistėve mė tė zjarrtė (termi fondamental shpėrdorohet pa teklif, kėtu kanė kanė rėnė pre edhe autorėt e kėtij shkrimi), tė nxitur nga interpretimi i fjalpėrfjalshėm i islamit tė mėsuar nė medrese. Rrjeta e medereseve nga ana tjetėr lidhet me partitė politike fetare pėrgjatė gjithė kufijve kombėtare. Nė vendet muslimane, medereset konsiderohen njė alternativė e ligjshėme islamike e shkollave private mjaft tė kushtueshme tė marra nė mbrojtje nga elita e perėndimizuar. Profesorėt, sidomos ata tė arteve liberale, frikėsohen shpesh tė heshtin nga vetė studentėt e tyre, si nė leksionet e tyre ashtu edhe nė shkrimet e tyre. Si disa postmodernist tė kapur nga marrėzia, studenti i letėrsisė mund ta shohė prozėn letrare si asgjė tjetėr veē shprehjes sė politikės sė shkrimtarit, ndėrsa studenti I shekncave nuk merret me vėnien nė pyetjeve tė themeleve, por me zbatimin e teknologjisė pėr qėllime fetare dhe politike.
Rezultatet pėr intelektualėt kanė njė larmi qė nga njė mohim e traditės mė tė thekshme tė debatit tė hapur e deri tek puna nė njė ambjent nėn kėrcėnim tė gjithėpranishėm. (Nė Islamabad, kėtė vit njė profesor nė njė universitet mjekėsie u deklarua i fajshėm pėr blasfemi dhe u dėnua pėr vdekje, pasi studentėt u ankuan pėr tė tek njė drejtues fetar i zonės.) ثshtė e pamundur tė injorohet mungesa e lidhjes ndėrmjet theksit islamik mbi njohurinė dhe klimės sė diskutueshme pėr studiuesit dhe intelektualėt nė vendet muslimane. Studiues tė mėdhenj tė sė kaluarės, njerėz si Ibn Khaldun, historian arab i shekullit tė XIV, dhe si shkrimtari I shekullit tė XIX Abu Raihan Muhamed Al Beruni mund tė kenė trazuar qetėsinė e qeverisėsve, por ata vazhduan traditėn islamike tė rendjes pas njohurive nė tė mirė tė tė gjithėve. Fakti mendimtarė muslimanė kaq tė njohur sot mund tė vihen nė njė kafaz apo tė kėrcėnohen me lėndim fizik, minon besimin islam se kushdo mund tė zhvillojė nė plotėsi intelektin e tij apo tė saj, duke treguar njė ndjesi tė zvetėnuar dhe tė tėhuajsuar tė vetė Islamit.
E nė tė vėrtetė, pėr muslimanin, dija ėshtė ėshtė pjesė pėrbėrėse pėr drejtėsinė, se si do ta pėrcaktojė dikush, nga persepktiva muslimane, se ēbalancė do tė mbahet ndėrmjet alternativave nėse njė personi i mungojnė njohuritė pėr tė vlerėsuar vetė mundėsitė pėr tė zgjedhur? Si do tė bashkėjetojė dikush me tė tjerė tė besueshėm nėse nuk ekziston njė formė pėr tė treguar se si ata sillen nė tė tjera kontekste apo se si i vėnė nė pėrdorim lidhjet qė kanė farkėtuar? E vėrtet, si mund tė arrijė dikush idealin e njohurive nėse nuk ėshtė i lirė tė hulumtojė, tė hetojė dhe tė ēmojė botėn, pėr tė cilėn Allahu ka thėnė se ai mban pėrgjegjėsi? Kur Abdu Salam duhej tė vihej nėn mbrojtjen e policisė gjatė vizitės sė tij nė vendlindje pasi fitoi اmimin Nobel nė vitin 1979, kur bashkėautori i kėsaj eseje, ndėrsa kthehej ndėrsa kthehej nė shtėpi pas njė viti tė kaluar nė Institutin pėr Studime tė Avancuar nė Prinston tė Shteteve tė Bashkuara, u pyet nga njė gjeneral pakistanez, "Pse u ktheve nė shtėpi? Nuk kemi nevojė pėr intelektualė dhe studiues nė Pakistan," kur kėrkues si Profesor Ibrahimi duhet tė vėnė nė rrezik lirinė e tyre pėr tė botuar njė anketė pėr ndjesitė e votuesve, humbja pėr muslimanėt e zakonshėm ėshtė shumė mė e madhe nga ēduket se paraqet ēdo rast individual.
Ajo qė dikur ka qenė njė ngjarje rastėsore shtrėngimi i studiuesve tė heshtin pėrherė e mė tepėr ėshtė bėrė njė stil jetese nė vendet muslimane. Krahas shfaqjes sė informacionit tė hapur akses nė postė elektronike dhe internet pėr shembull nė vende muslimane si Indonezia apo Egjipti ka ardhur njė mohim mė i thellė i lirisė intelektuale se nė ēdo kohė tjetėr bashkėkohore. Njė numėr i gjerė i shtresės sė mesme tė shkolluar por orvaten tė largohen, apo janė larguar tashmė, nga vendet e tyre tė lindjes.
Dalja e tyre dobėson mė tej barazimin e njohurive dhe virtytit islamik, duke ia lėnė terrenin atyre, si ithtarėt e Osama Bin Ladenit, qė e shohin padrejtėsinė por qė kanė mėnjanuar apo humbur zėrat qė mund ta vlerėsojnė atė nė terma edhe objektivė edhe islamikė. Profeti Muhamed (s.a.u.s.) ka thėnė: "Vdekja e njė studiuesi ėshtė vdekja e universit". Dhe presidenti i Universitetit Amerikan tė Bejrutit, Malkolm Kerr, i qėlluar pėr vdekje nė vitin 1984 brenda zyrės sė tij, dikur ka shkruar: "Nėse nuk gjinden idetė pėr tu dhėnė formė ngjarjeve, atėherė nė kundėrvajtje ngjarjet do tu japin formė ideve, duke iu qėndruar kursit tė paplanifikuar dhe mbase grotesk. Nė njė kohė kur ėshtė e lehtė tė injorosh lirinė intelektuale ndėrsa pėrqėndrimi ėshtė tek lufta ndaj terrorizmit, nė duhet patjetėr tė kujtojmė se vetėm kur muslimanėt kanė njė larmi tė plotė opsionesh, tė gjindshme lirisht dhe hapur, mund tė veprojnė alternativa krijuese ndaj ekstremizmit; vetėm kur ne nė perėndim do tė mbėshtesim tė njėjtėn hapėsirė tė mendimit nė botėn muslimane qė presim nė vetė shoqėritė tona, mundet qė shpresat e njerėve tė zakonshėm pėr pėrmirėsim nė jetėn e tyre bėhet baza pėr njė lidhje tė pėrbashkėt. Saad Ibrahim mbetet pas hekurave nė Egjipt, me presionin e heshtur amerikan qė errėsohet nga nga nevoja e aleancės kalimtare me qeverinė e atij vendi.
Nėse Ibrahimi dhe tė tjerė si ai, ashtu si edhe e vėrteta, janė viktima tė mėtejshme tė luftės ndaj terrorizmit, fitorja qė do tė arrihet vetėm sa do tė fertilizojė farat e pakėnaqėsisė sė pėrjetėshme nė vendet muslimane dhe do tė pėrforcojė imazhin se perėndimorėt nuk shqetėsohen pėr lirinė pėrveēse kur bėhet fjalė pėr nėnshtetasit e tyre. Ndėrkaq mungesa e qartėsisė dhe e stabilitetit nė shoqėrinė muslimane do tė nxisė mė tej ata qė e shtrembėrojnė islamin nė dhunė dhe anarki. Ky artikull ėshtė paraqitur pėr herė tė parė nė numrin e shtatorit tė vitit 2001 tė "The Cronicle of Higher Education".
Akbar Ahmed ėshtė profesor pėr studimet islamike nė Universitetin Amerikan nė SHBA, ka qenė ambasador i Pakistanit nė Mbretėrinė e Bashkuar (1999-2000) dhe sė fundmi, autor i librit "Islami Sot: Njė prezantim i shkurtėr i botės muslimane" (I.B. Tauris, 1999).
Lorens Rozen ėshtė shefi i Departamentit tė Antropologjisė nė Universitetin Prinston nė Shtetet e Bashkuara, ndihmės profesor nė Shkollėn e Ligjit Kolumbia dhe autori i librit "Drejtėsia e Islamit" (Oxford University" (Oxford Univsity Press, 2000)
Krijoni Kontakt