Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Akijdetu et-Tahawijeh

    Ka thene Ebu Xha'fer el-Werak et-Tahawij r.a.:
    Kjo eshte Akideja e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, e bazuar ne Shkollat e Juristeve te botes sone, Ebu Hanifeh en-Nu'man ibn Thabit el-Kufij, Ebu Jusuf Ja'kub ibn Ibrahijm el-Ensarij, Ebu Abdullah Muhammed ibn el-Hasen esh-Shejbanij, Allahu qofte i kenaqur me te gjithe, kjo eshte cka besojne prej bazave te fese dhe themi per Tewhidin e Allahut duke besuar ne mbeshtetjen e Tij:

    "Allahu eshte nje dhe s'ka shok, asgje nuk i perngjet Atij dhe asgje nuk e pengon Ate, S'ka Zot tjeter pervec Tij. Kadijm (cilesi) pa fillim, i Perhershem pa fund, s'ka nevoje per asgje, asgje nuk e merr me mend dhe askush nuk mund ta dije me mend, Ai nuk u perngjet krijesave. Krijues pa qene nevojtar, Furnizues pa interes, s'jell vdekjen pa patur frike nga askush, Ringjalles pa patur veshtiresi.

    Allahu ekziston i pafillimte perpara krijesave, nuk influensohet me ekzistencen e tyre dhe askush para tyre nuk ka pasur cilesite e Tij dhe ashtu sic ishte me cilesite e tij i Amshuar ashtu eshte i Perhershem. Pas krijimit nuk ka perftuar emrin "Khalik" (Krijues) dhe as me krijimin e tokesoreve emrin el-Bari, i Tij eshte kuptimi i "Rububijeh" (te qenit Zot) pa patur rober ashtu edhe "Khalik" pa patur krijesa. Ashtu sikurse Allahu eshte "Muhji el-Mewta" (Ngjalles i te vdekurve) pasi ata te vdesin dhe e meriton kete emer perpara se te ndodhe, ashtu e meriton edhe emrin "el-Khalik" perpara se te krijoje, kjo sepse Ai eshte i Fuqishem mbi te gjithe dhe te gjithe jane te varfer para Tij e per Te cdo gje behet. Allahu s'ka nevoje per ndonje gje, "Ai nuk i perngjet asgjeje dhe eshte Degjues dhe Shikues".

    Krijoi krijesat me Dijen e Tij, percaktoi per ta cdo gje dhe arsyen e jetes nga lindja ne vdekje. Asgje nuk e imponoi Allahun perpara se te krijoje, di per ta cdo gje qe do te bejne perpara se ti krijoje. I urdheroi ti binden dhe i ndaloi te mekatojne, cdo gje zhvillohet me caktimin dhe deshiren e Tij, Deshira e Tij ekzekutohet, s'ka deshire per roberit perpos nen vullnetin e Tij, cdo gje qe deshiron per ta behet dhe cdo gje qe nuk e do nuk behet.

    Udhezon ke te doje, ruan dhe fal prej miresise se Tij dhe e humb ke te doje e turperon dhe gjykon me drejtesi. Te gjithe sillen rreth vullnetit te Tij mes miresise dhe drejtesise se Tij, Ai eshte i lartesuar ndaj te metave dhe mangesive. askush nuk influenson ne gjykimin e Tij dhe as ne urtesine e Tij dhe urdherin e Tij. Besuam ne Te dhe pranuam se cdo gje eshte prej Tij

    vazhdon......................
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Muhamedi eshte robi i Tij, i Zgjedhuri i Tij, Derguari i Tij dhe Mesazheri i Tij i pelqyer, ai eshte vula e pejngabereve, imami i te devotshmeve dhe zoteri i te gjithe profeteve, i dashuri i Zotit te Boterave. Cdo thirrje profetesie pas tij eshte e rrejshme dhe mashtruse, ai eshte i derguar per te gjithe xhinnet dhe njerezit me te verteten dhe udhezimin, me driten dhe ndricimin.

    Me te vertete Kur'ani,
    eshte fjala e Allahut prej Tij, filloi pa "kejfijeh" (karaktere) si thenie dhe e zbriti mbi te derguarin e Tij revelate. E pranuan besimtaret, dhe jane te bindur se eshte fjala e Allahut ne realitet, nuk eshte i krijuar si fjala e tokesoreve, kush e degjon dhe pretendon se eshte fjale e njerezve ben kufer, me te vertete Allahu e denon e turperon dhe ia premton "Sakrin" (vend ne xhehenem) sic thote : "do ta zhys ne Saker". Dhe kur Allahu u premton Sakrin kush thote: "Me te vertete kjo eshte fjale e njerezve", e njohem dhe e pranuam qe eshte fjala e Krijuesit te njerezimit dhe nuk i perngjent fjales se tyre. Ai qe e cileson Allahun me nje nder kuptimet njerezore ka bere kufer, ai qe e sheh i largohetduke ditur se cilesite e Tij nuk jane si cilesite e njerezimit.

    vazhdon...........
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Ja cfare shkruajne Wehabijte per Imam Tahawijun

    Ne librin "Et-Ta'lijkat ez'Zekijeh ala el-Akijdetu el-Wasitijeh" te Abdullah ibn Abdurahman el-Xhabrejn f.33 :
    "Shkruajti gjithashtu per kete Tahawiju akijdeten e tij te njohur me pas deklaroi (ibn Tejmijeh) shkollen e sakte ne konfirmimin e Cilesise se Istiwase, Uluw (lartesimit) real dhe Cilesite Veprore bazuar ne fjalet e selefeve te cilet i mbeshtesin argumentet e qelluara, sepse ne ate kohe u shtuan mohues te cilesive.
    Edhe pse ishte i qarte (tahawiju) me nje pjese te cilesive, s'ka dyshim se tek ai hyne gjera prej perngjasimeve te skolareve (ehlu el-Kelam) per kete mori gjera nga bidati (risite) e tyre,.........."

    ps/kete e gjeta ne internet
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kuds
    Anėtarėsuar
    23-03-2006
    Postime
    49

    frika nga shirku

    Allahu, thotė:
    S’ka dyshim se All-llahu nuk falė (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i falė kujt tė do. Kush pėrshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar njė mėkat tė madh. (Kur'an 4:48)

    Shirku ėshtė prej mėkateve mė tė rrezikshme, mė tė liga dhe mė i denuari rėndė pėr arsye tė mosnderimit dhe tė shpifjes ndaj Zotit, Tė Lartmadhėrishmit, Tė Gjithfuqishmit, dhe (pėr shkak) tė pėrngjarit e Allahut ndaj krijesave tė Tij tė cilat i pėrfshinė. Allahu na informon nė kėtė ajet se Ai nuk do ta falė atė i cili bėnė Shirk dhe vdes si Mushrik, 1 ndėrsa sa pėr atė qė vdes duke besuar nė Njėsin e Allahu, edhe po tė ketė bėrė disa mėkate, Allahu i ka premtuar falje nė pėrputhshmėri me Dėshirėn e Tij. Dhe pastaj ai e sqaron se pse mushrikit nuk do ti falet, duke thėnė se me bėrjen shok Allahut, ai e ka refuzuar Atė dhe ka shpifur (kundėr) Tij dhe ka bėrė mėkat qė nuk ka mėkat tjetėr sikurse ai.

    Dobit qė rrjedhin prej kėtij Ajeti

    1. Kushdo qė vdes duke qenė fajtor pėr Shirk Ekber (shirk tė madhė), me siguri do tė shkon nė Zjarrė.

    2. Kushdo qė vdes duke besuar nė Njėsin e Allahut, edhe pse ndoshta ka patur mundėsi qė tė bėjė mėkate tė mėdha, qė ka mundėsi tė falen nga Allahu, Mė i Lavdruari, Caktuesi Mė i Lartė.

    3. Nė ajet ėshtė njė pėrgjigje ndaj havarixhėve 2, ku atė qė bėnė mėkat tė madh e llogarisin pabesimtarė, dhe ndaj mu`tazilah 3 qė besuan se ata qė janė fajtor tė mėkateve tė mėdha do tė qėndrojn pėrgjithmonė nė Zjarrė.

    4. Vėrtetim i Dėshirės Hyjnore e cila ėshtė njėra prej Atributeve tė Tij.

    Lidhshmėria e kėtij Ajeti nė lidhje me Temėn e Teuhidit

    Kjo vėrteton se Allahu nuk do ti falė ata qė janė fajtor pėr Shirk dhe kjo duhet tė jetė vėrejtje pėr tė gjithė.

    Allahu, thotė:

    "(pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bėne kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve " (14:35)

    Allahu, Mė i Lavdėruari, Mė i Larti, na informon se Ibrahimi (as) iu lut Allahut qė ta bėjė Mėkėn vend sigurie dhe stabiliteti, pėr arsye se frika dhe kaosi i pengon njerėzit nga tė kryerit e ritualeve tė tyre fetare. Pastaj pas kėsaj vazhdoi me njė kėrkes tjetėr ndaj Zotit tė tij: Qė Ai ta ruaj atė dhe familjen e tij nga tė adhuruarit e idhujve, pėr arsye se ai e diti rrezikun e tij dhe ai e diti se sa lehtė njerėzit mund tė joshen nga ai.

    Tė mirat qė rrjedhin nga ky ajet

    1. Virtyti i Mekės ndaj qyteteve tjera.

    2. Lutja e Ibrahimit pėr siguri dhe stabilitet tė Mekės

    3. Fakti pėr dobin e lutjes.
    4. Se feja origjinale e tė gjithė tė Dėrguarėve ėshtė njė: Besimi nė Njėsin e Allahut.
    5. Dėshira e ndonjėrit qė tė lutet nė vend tė familjes sė tij.
    6. Ndalesa e tė adhuruarit tė idhujėve.
    Lidhshmėria e kėtij Ajeti nė lidhje me Temėn e Teuhidit

    Vėrteton se Ibrahimi, me besimin e tij tė fortė, kishte frikė pėr vetėn dhe pėr familjen e tij se Shirku mund tė ketė ndikin nė ta; andaj obligimi mbi ne qė tė kemi frikė ndaj Shirkut ėshtė shum mė i madhė.

    Ėshtė transmetuar se Pejgamberi (saas) ka thėnė: "Prej gjėrave pėr tė cilat kamė frikė pėr Umetin tim, gjėja pėr tė cilėn kamė frikė mė sė shumti ėshtė Shirku i vogėl. Pastai ai ėshtė pyetur pėr Shirkun e vogėl, dhe ai tha:" Eshtė arr-rrija." 4

    Pejgamberi (saas) nė kėtė Hadith na informon neve se kishte frikė pėr neve, dhe ajo qka ai kishte frikė mė sė shumti pėr ne ishte Shirku i vogėl. Kjo tregon se sa zemėrmirė dhe sa i mėshirshėm ishte Pejgamberi (saas) ndaj Umetit tė tij, dhe se sa i kujdesėshėm ishte pėr tė mirėn e tyre: Ai e diti rrezikun e Shirkut tė vogėl, dhe se si ka mundėsi qė vetė tė manifestohet fuqimisht nė komunitet, duke e ndotur monoteizmin e Muslimanėve, veqanarisht pasi qė ka mundėsi tė ndikoj nė ta pa e vrejtur atė. Kjo ėshtė pse Pejgamberi (saas) ua tėrhoqi vėrejtjen atyre qė tė ken kujdes ndaj tij.

    Dobit qė rrjedhin prej kėtij Hadithi

    1. Kujdesi dhe merakosja qė tregohet nga i Dėrguari i Allahut (saas) pėr Umetin e tij.


    2. Ndarja e Shirkut nė dy kategori: I madh dhe i vogėl.


    3. Dhe se rrija konsiderohet Shirk.


    4. Obligimi pėr tė pyeturit e njerėzve tė dijes pėr qėshtjet e hutueshme.


    Lidhshmėria e kėtij Hadithi nė lidhje me Temėn e Teuhidit

    Hadithi vėrteton se i Dėrguari i Allahut (saas) u frikėsua pėr Shokėt e tij se mos po binin nė Shirkun e vogėl pa pasur dėshirė; edhe pėrkundėr besimit dhe tė kuptuarit tė Islamit dhe Teuhidit tė fuqishėm tė tyre. Prandaj, ne me besimin tonė tė dobėt dhe diturin e pakėt, jemi tė obliguar edhe mė shumė qė tė kemi frikė nga tė dyjat Shirku i madh dhe i vogėl.

    Ėshtė transmetuar ne autoritetin e Ibn Masudit (ra) se i Dėrguari i Allahut (savs) ka thėnė:

    "Kushdo qė ka vdekur duke iu lutur hyjnis tjetėr pran Allahu, do tė hyjė nė Zjarrė." (Transmetuar nga Buhariu)

    Dhe Pejgamberi (savs) na informon nė kėtė Hadith se kushdo qė e ndot atė e cila duhet tė jetė e pastėr pėr Allahun (p.sh. adhurimin),duke i adhuruar tė tjerėt pranė Tij, dhe qė ka vdekur nė kėtė gjendje, do ta ketė vendbanimin e tij nė zjarr tė Xhehnemit.
    Dobit qė rrjedhin prej kėtij Hadithi
    1. Kushdo qė ka vdekur si Mushrik do tė hyjė nė Zjarrė- nėse ka qenė Shirk i madhė, ai do tė qėndroi atje pėrgjithmonė, ndėrsa nėse ka qenė Shirk i vogėl, atėherė Allahu do ta dėnoj aq sa Ai dėshiron, pastaj ai do tė lejohet qė tė dalė nga Zjarri.


    2. Dhe se njeriu do tė gjykohet nė bazė tė aktit tė tij tė fundit nė kėtė botė. 5

    Lidhshmėria e kėtij Hadithi nė lidhje me Temėn e Teuhidit

    Dhe se ky Hadith vėrtetonė se kushdo qė ka vdekur duke bėrė thirrje nė hyjni tjera pėrveq Allahut , do tė hyjė nė Zjarrė tė Xhehnemit, prandaj neve na takon qė tė kemi frikė nga Shirku. 1


    Raportohet nga Muslimi, nė autoritetin e Xhabirit (ra), se i Dėrguari i Allahut (savs) ka thėnė:

    "Kushdo qė e takon Allahun, pa i bėrė shokė Atij, do tė hyjė nė Xhenet; dhe kushdo qė e takon Atė sikurse njėri qė i ka bėr shok Atij me ndonjė gjė, do tė hyjė nė Zjarr."

    Pejgamberi (savs) na informon nė kėte Hadith se kushdo qė ka vdekur pa i bėrė shok Allahut - qoftė Zotėsin apo nė adhurim apo nė Emrat dhe Atributet Hyjnore i premtohet njė vend nė Xhenet, ndėrsa kushdo qė ka vdekur si Mushrik, do tė qėndroi nė zjarr tė Xhehnemit.

    Dobit qė rrjedhin prej kėtij Hadithi

    1. Konfirmimi pėr egzistimin e Xhenetit dhe Xhehnemit.


    2. Dhe se njeriu do tė gjykohet nė bazė tė aktit tė tij tė fundit nė kėtė botė.


    3. Kushdo qė ka vdekur duke besuar nė Njėsin e Allahut, nuk do tė qėndrojė nė zjarr tė Xhehnemit pėrgjithmonė, por vendbanimin e tij tė pėrhershėm do ta gjejė nė Xhenet.
    4. Kushdo qė ka vdekur si Mushrik duhet tė jetojė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehnemit.
    Lidhshmėria e kėtij Hadithi nė lidhje me Temėn e Teuhidit

    Dhe se Hadithi vėrtetone se kushdo qė ka vdekur si Mushrik do tė hyjė nė Zjarrė, dhe tė diturit e kėsaj na obligon neve qė te ia kemi frikėn Shirkut nė tė gjitha manifestimet e tij.

    Shėnimet
    1. Mushrik: Ai qė bėnė Shirk

    2. Havarixhėt: Sekt devijues, qė pohuan se tė bėrit e mėkateve tė mėdha e nxjerrin njeriun nga islami.

    3. Mu`tazilah: Sekt devijues, i cili i mohoi Atributet Hyjnore tė Allahut (svt) dhe pohuan se ata qė bėnė mėkate tė mėdha do tė qėndroin nė zjarrė tė Xhehnemit pėrgjithmonė.
    4. Transmetuar nga Imam Ahmedi.

    5. Ėshtė raportuar nė autoritet tė Abdullah Ibn Amrit (ra) se i Dėrguari i Allahut (savs) ka thėnė:"...vėrtet, vendbanimi i atij i cili do tė jetė Xheneti, vepra e fundit e tij do tė jetė prej veprave tė njerėzve tė Xhenetit, qkado qė tė ketė bėrė (mė parė), dhe vėrtet, ai i cili ėshtė i caktuar pėr zjarr tė Xhehnemit, vepra e fundit e tij do tė jetė e njerėzve tė zjarrit tė Xhehnemit, qkado qė tė ketė bėrė (mė parė)." (Transmetuar nga Ahmedi dhe At-Tirmidhiu, i cili ka thėnė se ėshtė hasen-sahi-garib p.sh. dikund rreth klasifikimit sahi (i vėrtet) dhe hasen (i mirė), qė mendohet tė jetė transmetuar nė tė njėjtėn pikė(s) nė zingjirin e tij vetėm prej njė transmetuesi.

  5. #5
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    ti Kudsi o robo s'ka teme qe te mos me ndjekesh? Shihe se per cfare eshte tema, dhe mos u fut si vaji ne lakra, ke dicka per te thene per Tahawijun? Apo edhe ky te duket ne akaid i gabueshem, nese s'ka mos shkruj tema te tjera sepse seshte teme per shirkun por per Akijden, dhe ta kesh parasysh qe cdo shirk eshte kufer dhe jo cdo kufer eshte shirk, na jeni bo si sauditet qe s'kane haber as nga gjuha e tyre dhe per cdo ndalese ne islam i peshtjellin ne "shirk"!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •